Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 October 2024Main stream

Konflikti në Lindjen e Mesme, forcat izraelite përparojnë drejt Libanit lindor

1 October 2024 at 13:43

Forcat e Armatosura të Izraelit kanë përparuar në disa fshatra në Libanin Lindor. Mediat e huaja raportojnë se nga ana tjetër Hezbollah vazhdon të sulmojë me raketa drejt Izraelit qendror.

Ndërkohë përparimi i forcave izraelite të këmbësorisë të kryesuar nga elitat e grupit të Divizionit 98 mbështetet nga bombardimet e gjëra nga forcat ajrore izraelite dhe nga artileria.

Në një deklaratë të dhënë se fundmi zëdhënësi i IDF Daniel Hagari, ritheksoi se këto janë “sulme të kufizuara”, kundër grupit të Hezbollahut dhe gjithashtu synojnë bastionet e Hezbollah që janë kërcënim për qytetet izraelite.

/abcnews.al/

Fier/ Dyshohet se falsifikoi firmën e një shtetaseje për t’i përvetësuar pensionin, procedohet 36-vjeçari

1 October 2024 at 12:45

Një 36-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një shtetaseje, për të përvetësuar pensionin e saj. Ngjarja ka ndodhur në Fier.

36-vjeçari sipas policisë rezulton me profesion arkëtar në postë.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin , 36 vjeç, banues në Fier, me detyrë arkëtar në postë, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një shtetaseje, për të përvetësuar pensionin e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Atentati me dy të plagosur në “Don Bosko”, identifikohet një nga autorët e dyshuar

1 October 2024 at 12:25

TIRANË- Policia ka identifikuar një nga tre autorët e dyshuar të atentatit në “Don Bosko” ku u plagosën Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Gazetarja Xhensila Kodra tha për ABC News se nuk është bërë i ditur identiteti për shkak të hetimeve.

Ndërkohë hetimet për këtë ngjarje vijojnë të ende të hapura

Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi janë dy personat që u plagosën në atentatin e ndodhur në Don Bosko. 45-vjeçari Elezaj mori dy plumba, një në gjoks dhe një në krahë, ndërsa 22-vjecari Renaldo Metushi, u plagos në këmbë. Ndaj Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushit u qëllua me 7 plumba.

/abcnews.al/

Bejrut/ Izraeli vë në shënjestër vendet e prodhimit të armëve të grupit Hezbollah

1 October 2024 at 10:40

Izraeli ka akuzuar grupin Hezbollah se po përdor civilët si mburojë për të nisur sulmet në Libanin jugor.

Ushtria izraelite bëri të ditur se ka goditur objektet e prodhimit të armëve që i përkasin Hezbollahut në Liban.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se kanë kryer sulme në infrastrukturën që sipas tyre i përkiste grupit militant në zonën e Dahieh në Bejrutin jugor.

Nga ana tjetër Izraeli bëri të ditur se janë ndërmarrë hapa për të ulur rrezikun për civilët.

“IDF po vazhdon të godasë infrastrukturën terroriste të Hezbollahut dhe të shkatërrojë aftësitë e tij ushtarake në Liban, në mënyrë që të rivendosë sigurinë për qytetarët e shtetit të Izraelit.”

Deklarata vjen pasi ushtria izraelite konfirmoi se trupat e saj kishin filluar një “operacion tokësor të synuar” në Libanin jugor.

/abcnews.al/

Lufta në Ukrainë/ Sulmet ruse në Kherson, të paktën 7 viktima

1 October 2024 at 10:21

Të paktën 7 persona u vranë në një sulm nga forcat ruse këtë mëngjes pranë një tregu në qendër të Kherson.

Kherson është qyteti i madh në Ukrainën jugore që ndodhet pranë vijës së frontit. “Tre gra dhe katër burra” humbën jetën në këtë sulm, i cili me sa duket u krye me ndihmën e artilerisë, sqaroi prokuroria e përgjithshme.

Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan sot se rrëzuan 29 nga 32 mjete ajrore të nisura nga Rusia në sulmet e realizuara gjatë natës.

/abcnews.al/

Hasani: Shqipëria, e përkushtuar për të vijuar kontributin e saj në luftën kundër ISIS-it

1 October 2024 at 09:25

Në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, në Washington D.C, më 30 shtator 2024, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vuri në pah rolin e vendit tonë dhe kontributin ndaj Koalicionit, si dhe konfirmoi se Shqipëria do të vijojë të jetë partnere e përkushtuar në mbështetjen e misionit të tij të luftës kundër ISIS.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të kontribuar aktivisht në luftën kundër ISIS-it dhe promovimin e shoqërive të hapura dhe harmonike ndërfetare”, nënvizoi ai.

Në Deklaratën e përbashkët të miratuar në Takim, i cili shënoi 10-vjetorin e Koalicionit, u bëhet thirrje partnerëve që të tërheqin shtetasit e tyre që aktualisht gjenden në kampet e Al-Hojit dhe Rojit, si edhe vijimin e mbështetjes për forcat e sigurisë së Irakut, nëpërmjet vijimit të kontributeve në Misionin e NATO-s (NMI).

Agron Hoti, piktori i ngjyrave, realizon veprën abstrakte prej 7500 metrash katrore

1 October 2024 at 08:45

Agron Hoti në “ABC e Mëngjesit” në ABC News ka treguar se si ka realizuar veprën abstrakte prej 7500 metrash katrore.

Gjatë intervistës ai është shprehur se është një pikturë 7500 metra katrore e madhe dhe më pas do ta ndajë, për të krijuar më pas veprën.  Kjo vepër gërsheton sportin me natyrën dhe personifikon lirinë. Veprën gjigande e realizon pas 3 muajsh.

“Në Greqi jam marrë me gdhendje ikonash. Nuk kam hequr asnjëherë dorë. Kam provuar punë të tjera, por sërish nuk dilja dot nga rrjedha ime. Në Greqi jam marrë gjithë kohës me ikona. Unë nga kjo punë, kur shkova në Itali, pashë një tjetër histori. Dhe kam qëndruar gati një apo dy tre vite për të kuptuar se si funksionon”, tregoi ai.

Hoti gjithashtu tregoi se është baba i dy fëmijëve, një vajzë dhe djalë.

“I lë mundësi të gjithëve ta gjejnë vetveten në pikturë. Piktura abstrakte nuk ka shpjegim, nuk shpjegohet. Duhet ta zbërthesh vetë. Çdonjeri ka një botë të brendshme, një emocion, kjo është e bukura e kësaj. Kur përballesh me një pikturë abstrakte, çdonjeri gjen figurën e tij. Gjithë kohën kur nuk pikturoj unë fantazoj. Unë fantazoj 3 muaj , pastaj ulem 30 minuta të pikturoj”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

“Tetori rozë”, Rama mesazh ndërgjegjësimi për të gjitha gratë dhe vajzat: Të kryejnë mamografinë

1 October 2024 at 08:08

Muaji tetor është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si muaji i luftës kundër kancerit të gjirit. Muaji tetor njihet ndryshe si “Tetori rozë”, muaj kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Qëllimi është të rritet numri i ekzaminimeve për kapjen e hershme të kancerit dhe për rritjen e mundësive për një shërim të plotë të gruas.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi në Facebook, bën thirrje për ndërgjegjësim për të gjitha gratë dhe vajzat për t’u kujdesur për veten duke bërë bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.

“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Sfidat e kreut të ri të NATO-s, Mark Rutte

1 October 2024 at 07:50

Kreu i ri i NATO-s, Mark Rutte merr sot detyrën si kreu i ri i NATO-s. Në këto kohë plot sfida atij do t’i duhen të gjitha aftësitë diplomatike për të menaxhuar aleancën veriperëndimore. Por cila janë këto sfida?

Mark Rutte njoftoi në korrik 2023 se ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Holandës dhe “është tërhequr nga politika” pasi koalicioni i tij qeveritar u rrëzua nga pushteti për shkak të dallimeve mes partive në pushtet për politikën e migracionit.

Megjithatë, në tetor të vitit të kaluar, Rutte me sa duket kishte harruar gjithçka që tha për largimin e tij nga politika dhe shprehu dëshirën për të pasuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili kishte njoftuar se do të largohej përfundimisht nga posti në fund të shtatorit të vitit 2024 pas një dekade në krye të aleancës.

Për muaj të tërë, Rutte zhvilloi një fushatë diskrete për të fituar mbi udhëheqësit e NATO-s, shumicën e të cilëve ai i njihte tashmë prej më shumë se 13 vitesh si kryeministër holandez dhe nga puna me organizma të ndryshëm ndërkombëtarë. Historiani ishte kandidati i favorizuar i presidentit amerikan Joe Biden, si edhe i shumicës së liderëve evropianë.

Një diplomat i tha DW se Rutte shihet si “Mr. No” në Bashkimin Evropian, sepse ai ka refuzuar planet dhe idetë ambicioze të reformës të paraqitura nga presidenti francez Emmanuel Macron. Megjithatë, Rutte ka raporte të mira me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ai është gjithashtu në marrëdhënie të mira me kryeministern populiste të krahut të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni. Së bashku, Rutte dhe Meloni kanë sugjeruar përpunimin e kërkesave për azil jashtë BE-së në shtetet e palëve të treta.

Rezistenca e Hungarisë

Por fitorja ndaj kryeministrit nacionalist të krahut të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban, me të cilin ai nuk është në marrëdhëniet më të mira, zgjati pak. Rutte duhej t’i premtonte Orbanit se Hungaria nuk duhet të marrë pjesë në aktivitetet që mbështesin Ukrainën, për sa kohë që Rutte drejton aleancën. Orban, i cili mban lidhje miqësore me Rusinë, ka përjashtuar edhe dërgesat e armëve në Ukrainë.

Politika liberale e Rutte dhe këndvështrimi joliberal i Orbanit shpesh i vendosin ata në mosmarrëveshje në marrëdhëniet e tyre brenda BE-së. Kur Hungaria miratoi një ligj kundër LGBTQ+ në 2021, Rutte i tha Orbanit se mund të largohet nga blloku nëse nuk pajtohet me politikat e tij.

Aftësia e famshme e Rutte për të përballuar vështirësitë politike i ka dhënë atij pseudonimin “Teflon Mark”, e kjo mund të jetë e dobishme nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe vendos të kritikojë prapë NATO-n. Pavarësisht nga kjo tendencë, Rutte dhe Trump zhvilluan raporte çuditërisht pozitive gjatë mandatit të parë të Trumpit si president i SHBA-së. Trump e quajti Rutte madje një “mik”. Por Rutte, si udhëheqës i një kombi historik tregtar, kundërshtoi ashpër politikën ekonomike proteksioniste të Trumpit.

Rutte mbështet armatosjen e Ukrainës

Ndryshe nga Trump, Rutte është një mbështetës i vendosur i Ukrainës dhe ka kërkuar dërgesa të mëdha të armëve në Kiev, duke përfshirë obuset holandeze dhe F-16. Por vetë ushtria holandeze nuk ishte e financuar sa duhet gjatë viteve të pushtetit të Rutte. Ky vit do të jetë hera e parë që Holanda do të shpenzojë 2% të PB-së së saj në mbrojtje, në përputhje me objektivat e shpenzimeve të NATO-s.

Rutte ka qenë prej kohësh kritik ndaj presidentit rus Vladimir Putin, jo vetëm sepse Rusia shihet gjerësisht si pjesërisht përgjegjëse për rrëzimin e avionit MH-17 mbi Ukrainën lindore në vitin 2014. Pothuajse 300 njerëz, shumica prej të cilëve shtetas holandezë, vdiqën kur avioni i Malaysia Airlines, që udhëtonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, u rrëzua. Hetuesit ndërkombëtarë arritën në përfundimin se raketa që goditi avionin ishte e prodhuar në Rusi dhe ishte lëshuar nga territori i pushtuar nga separatistët në Ukrainën lindore.

Krijimi i konsensusit

Rutte ka përvojë në menaxhimin e koalicioneve në Holandë, por tani ai ka 32 vende që duhet të koordinojë dhe me të cilat duhet të arrijë konsensus për të gjitha vendimet e NATO-s. Ish-zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, personi më jetëgjatë në këtë rol, beson se kjo do të jetë sfida më e madhe e Rutte. “Sekretari i Përgjithshme i NATO-s nuk duhet të jetë vetëm sekretar, por edhe gjeneral, në aspektin politik natyrisht”, tha ajo për DW.

“Ai duhet të tregojë udhëheqjen politike të nevojshme për të shtyrë përpara aleancën, sepse arritja e konsensusit mund të marrë kohë. Mund të ketë probleme, mund të jetë zhgënjyese, por është e rëndësishme të arrihet përparim në marrjen e vendimeve.” Ajo thekson se përvoja e gjatë e Rutte në mbajtjen së bashku të qeverive të koalicionit holandez të përçarë do t’i shërbejë atij për të ecur përpara.

Lungesku vëren se të qenit shef i NATO-s do të thotë t’i nënshtrohesh edhe disa nevojave të pashmangshme të pozicionit dhe profilit të lartë, që do të thotë se Rutte nuk mund të shkojë më në punë me biçikletë dhe duhet të ndryshojë sjelljet./DW/

Parashikimi i motit, kthjellime e vranësira gjatë ditës, si do të ndryshojnë temperaturat

1 October 2024 at 07:47

Sipas MeteoAlb Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që; kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme të jenë dominante ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.

Orët e pasdites do të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, por mundësia për reshje është thuajse zero;

E njëjta situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por rriten në mesditë duke bërë që; vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës 6°C dhe maksimalja të ngjitet deri në 26°C në qarkun e Beratit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Veriperëndimor; duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë Republikën e Kosovës; por pas – mesditës pritet dendësim i vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës duke krijuar kushte të favorshme për reshje shiu, por në sasi të pakta.

Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por rriten lehtë maksimalet duke u luhatur; nga vlera minimale 3°C dhe në qytetin e Podujevës dhe maksimalja do të ngjitet deri në 19°C në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare; por herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku vranësirat më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të RMV. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri vonë pasdite KUR pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë territorin e republikës së RMV.

Përsa i përket: Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur; nga 3°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

Europa

Mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme pjesa më e madhe e kontinentit Europian duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jetë dominante.

Konkretisht; me diell do të paraqiten; gadishulli Iberik; gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Peloponez, ndërsa përjashtim bëjnë; Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre ku priten reshje të dendura shiu; shoqëruar herë pas – here më stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. Po ashtu; rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere priten në gadishullin Skandinav si edhe ishujt Britanikë.

/abcnews.al/

Prej tre ditësh në flakë, situata me zjarret në Greqi ende problematike

1 October 2024 at 07:37

Zjarri që përfshiu disa zona pyjore në Greqi vazhdon të jetë aktiv në ditën e tij të tretë. Forcat zjarrfikëse janë në luftë me flakët, pasi zjarri është përhapur me shpejtësi.

Autoritetet kanë theksuar se shkatërrimi ekologjik është i pallogaritshëm. Fatkeqësisht një ditë më parë mediat greke raportuan edhe për dy viktima si pasojë e flakëve.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte sipas mediave greke situata me zjarret mbete shqetësuese, pasi është përhapur sërish. Të angazhuar lidhur me këtë janë 406 zjarrfikës, 16 grupe këmbësore, 132 automjete, pesë avioni dhe tre helikopterë.

Konflikti në Lindjen e Mesme, SHBA: Duhet zgjidhje diplomatike

1 October 2024 at 07:23

Ofensiva e Izraelit në Libanin jugor është diskutuar nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant, njofton Departamentit i Mbrojtjes të SHBA.

“Ata ranë dakord për domosdoshmërinë e çmontimit të infrastrukturës sulmuese përgjatë kufirit për të siguruar që Hezbollahu libanez nuk mund të kryejë sulme të stilit të 7 tetorit ndaj komuniteteve veriore të Izraelit”, tha departamenti në një deklaratë.

Austin ripohoi se kërkohet një rezolutë diplomatike për të siguruar që civilët të mund të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre në të dy anët e kufirit, sipas departamentit.

/abcnews.al/

Izraeli fillon një operacion “të kufizuar” tokësor kundër Hezbollahut në Libanin jugor

1 October 2024 at 07:20

Izraeli filloi një sulm të kufizuara tokësor të hënën kundër Hezbollahut, thanë zyrtarët, duke shpallur tre nga komunitetet e tij veriore si një “zonë të mbyllur ushtarake”, gjë që dukej se sinjalizonte se më shumë forca mund të dërgohen së shpejti në Liban për të luftuar militantët e mbështetur nga Irani.

Ushtria izraelite tha përmes një deklarate se objektivat e saj ndodheshin në fshatrat afër kufirit që përbënin “një kërcënim të menjëhershëm për komunitetet izraelite në Izraelin verior”. Në deklaratën e ushtrisë izraelite gjithashtu thuhet se forcat ajrore dhe artileria po mbështesnin forcat tokësore me “sulme të sakta”.

Banorët në qytetin kufitar libanez të Aita al-Shabit njoftuan për sulme me artileri të rëndë dhe zhurmë helikopterësh dhe dronësh.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se Izraeli informoi Shtetet e Bashkuara për sulmet. Ai tha se ato u konsideruan si “operacione të kufizuara të përqendruara në infrastrukturën e Hezbollahut pranë kufirit”.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

1 October 2024 at 07:13

Dashi

Nis për deshët një tetor me shumë impenjime. Kujdes duhet në çdo këndvështrim. Puna nuk po ju lejon të shkëlqeni në sferën e dashurisë. Debatet po bëhen të zakonshme, ndaj hiqni dorë nga mëritë. Një çështje ligjore ju mban pezull. Pika e dobët është mungesa e qetësisë, çelësi i suksesit; strategjitë pozitive.

Demi

Dita sot është plot fat. Romanca do ju ndihmojë të ngrini gjendjen shpirtërore. Pasioni për sportet ju ka shndërruar në një person tjetër, për të cilin miqtë kishin kohë që prisnin. Dëshira për të qenë protagonist është zëvendësuar me maninë për të krijuar momente të paharruara me rrethin tuaj të ngushtë. Pika e dobët është abuzimi me kuletën, çelësi i suksesit stina që ju bën më socialë.

Binjakët

Punë, ngarkesë, projekte, udhëtime… Ju binjakë jeni në kulmin tuaj edhe pse shpesh ankoheni për mungesë vëmendje. Një shumë parash do ju vijë menjëherë e do ju duhet të silleni me shumë dashuri me të. Hiqni dorë për një kohë nga takimet e shpeshta me partnerin, për t’i dhënë përparësi karrierës, e cila prej kohësh kishte rënë në letargji. Xhelozitë e tepërta ju bëjnë shpesh komikë. Pika e dobët është rrëmuja në jetën personale, çelësi i suksesit; dashamirësia ndaj të tjerëve.

Gaforrja

Vazhdoni të ruani qetësinë me njerëz që duan të shfrytëzojnë pozitën. Në dashuri po përgjoni sjelljet dhe reagimet e partnerit duke qenë se jeni spostuar nga vëmendja. Dashuroni si të ishte dita e fundit dhe jepni maksimumin tuaj që lidhja të mos shkëputet. Pika e dobët është padurimi për të kaluar në një stad të ri profesional, çelësi i suksesit; aftësia për të fituar simpatinë e të tjerëve.

Luani

Sentimentalë dhe melankolikë, çfarë po ndodh me ju luanë? Raporti dashuror nuk është më i gjithi në dorën tuaj. Grindjet dhe inati duhen hedhur pas për të mos mbajtur ngarkesa të tepërta dhe të rrezikoni gjendjen tuaj shpirtërore. Ekonomikisht jeni po ata luanë që nisni ditën ditën me zoro lekë e ktheheni në shtëpi milionerë. Pika e dobët është gjaknxehtësia, çelësi i suksesit; aftësia për të harruar problemet.

Virgjëresha

Jeni futur në një vorbull pasioni dhe po ndiqni intuitën tuaj. Kjo është mjeshtëria juaj për të ecur të sigurt përpara. Ana ekonomike ka përmirësime, thjesht ju duhet të bëheni më shumë përllogaritës. Përjetimet e së shkuarës po ju kthehen duke ju përkëdhelur me kujtime të ëmbla. Pika e dobët është mungesa e një grafiku për sipërmarrjet dhe çelësi i suksesit; inteligjenca dhe fisnikëria për t’u solidarizuar me të apasionuarit pas punës.

Peshorja

Pjesa më e madhe e punës me çështjet ligjore është kryer. Ju jeni tani përgjegjës për t’ia dalë mbanë falë vullnetit për të ndjekur çdo procedurë. Ngarkesa në raport me partnerin do shpërblehet me çaste lumturie që do i mbani mend gjatë. Pika e dobët është mania për të ndezur debate, çelësi i suksesit; harmonia me partnerin.

Akrepi

Venusi do ju mbërthejë për një kohë të gjatë në kurthin e vet duke ju errësuar sytë. Do i kushtoheni vetëm dashurisë dhe do lini pas dore, punën, shoqërinë, pasionet. Çfarë fitoni nga kjo. Shfrytëzoni pozicionin astral e çoni përpara planet në familje. Pika e dobët është indiferenca, çelësi i suksesit është gjendja financiare.

Shigjetari

Shigjetarë rebelë, puna po çalon dhe për këtë jeni direkt ju fajtorë. Çështjet financiare kanë mbetur në vendnumëro. Rekomandohet të mblidhni energjitë e t’i përkushtoheni familjes për të rigjetur pasionin. Shëndeti duket i mirë dhe raportet në dashuri janë disi në diskutim. Pika e dobët është paqëndrueshmëria, çelësi i suksesit; pozitiviteti.

Bricjapi

Shumë pozitivitet për ju bricjapë. Tekat i keni lëmë mënjanë dhe ju ka dhënë shumë dorë. Përballuni me të shkuarën tuaj dhe kapërceni çdo ngërç që keni me kolegët. Reformat profesionale janë të stuhishme, mjaft të ruani fillin. Pritet të forcohen lidhjet farefisnore dhe nuk është çudi të jepeni shumë pas kujtimeve të vjetra. Kënaqësia në punë është pika e dobët, çelësi i suksesit; rebelimi ndaj rregullave.

Ujori

Një ditë e veçantë për ujorët. Fati do jetë me ju dhe xhelozia do ngjajë më shumë me një shaka kalimtare. Diskutimet e luhatjet e humorit nuk kanë qenë kurrë në natyrën tuaj ndaj nuk keni pse bini preh e tyre. Pika e dobët është sheqerosja e situatave të ndërlikuara, çelësi i suksesit: të qënurit sistematikë.

Peshqit

Peshq lini çdo punë e mbani vesh, do bëheni të pasur. Fati ju ka çuar në portat e bollëkut dhe ju duhet të tregoheni të zgjuar. Mbani larg personat dembelë dhe pretendoni shumë lart. Çdo dëshirë e zemrës do ju përmbushet, por juve ju duhet të mprehni shqisat për të gjuajtur rastin fatlum. Pika e dobët është të qenurit euforik dhe çelësi i suksesit; ylli i fatit që ju ndrin. Kapeni çastin!

Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Dy viktima nga zjarret në Greqi, evakuohen disa fshatra

30 September 2024 at 13:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 2 persona humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit shpërtheu në një pyll në jug të Greqisë.

Flakët u përhapën me shpejtësi të dielën pranë Ksilokastro, në rajonin e Peloponezit.

Shumë fshatra u urdhëruan të evakuohen si një masë paraprake. Shërbimi zjarrfikës njoftoi se rreth 350 zjarrfikës, të ndihmuar nga 18 avionë që hedhin ujë, arritën të vënë nën kontroll flakët në masë të madhe, që rezultuan fatale për 2 banorët lokalë.

Viktimat janë të moshave 35 dhe 40 vjeç, të cilët humbën jetën po tentonin të ndihmonin një mikun e tyre për të shuar zjarrin. Njëri prej tyre ishte baba i tre fëmijëve ndërsa i dyti ishte në pritje të fëmijë së tretë.

Sipas mediave greke, 35-vjeçari dhe 40-vjeçari kanë marrë motorët mbrëmjen e së dielës dhe janë nisur drejt të njohurit të tyre për ta ndihmuar. Ndonëse gjatë rrugës ata u përballën me zjarrfikësit të cilët u kërkuan që të kthehen pas rrezikut të lartë, ata nuk i dëgjuan.

Greqia, si vendet e tjera të Evropës Jugore, rrënohet nga zjarret çdo verë që janë përkeqësuar nga ngrohja globale.

/abcnews.al/

Vjosa në UNESCO, gati dosja e aplikimit, Kumbaro: Një kontribut i gjithë shoqërisë shqiptare

30 September 2024 at 13:28

Ka përfunduar përgatitja e dosjes për përfshirjen e Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa” në UNESCO, programi “Njeriu dhe Biosfera”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro nënshkroi dosjen që do të dërgohet pranë UNESCO, një punë voluminoze e udhëhequr nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me ekspertët e Unionit Ndërkombëtar të Konservimit të Natyrës dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Vjosa do të kategorizohet në kategorinë e re «Njeriu dhe Biosfera», një ndër kategoritë më interesante që ka UNESCO kur bëhet fjalë për zona të mbrojtura natyrore, ku njeriu bashkëjeton me natyrën. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë të IUCN dhe UNESCO, dosjen e kanë bërë gati. Tani fillon një proces bashkëpunimi me ekspertët e UNESCO në Paris dhe me besimin e plotë se në mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Trashëgimisë Natyrore, Vjosa do të marrë edhe këtë patentë të re për të rritur emrin e vet, për të përfshirë komunitetet, por edhe për të ardhur me produkte të reja për secilën nga zonat që shtrihen në Pellgun e Vjosës. Jemi shumë krenarë për punën që kemi bërë gjithë këto vite për Vjosën ku secili nga aktorët e shoqërisë shqiptare ka luajtur një kontribut shumë të rëndësishëm, nga shoqëria civile deri tek ata që janë njerëzit e Vjosës dhe e kanë ruajtur e mbrojtur në shekuj”, u shpreh ministrja Kumbaro përmes një videomesazhi.

Muaji shtator shënoi edhe një tjetër ngjarje të rëndësishme për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa, siç është miratimi i Planit të Integruar të Menaxhimit, rezultat final i një pune mjaft intensive ndërmjet ekspertëve shqiptarë dhe të huaj, konsultimesh publike të njëpasnjëshme në të gjithë territorin, diskutimesh, trajnimesh dhe ekspertizash. Ndërkohë, paralelisht ka vijuar puna edhe për përgatitjen e projektit të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar Vjosa, puna për të cilin nis brenda vitit.

Forcat izraelite kryejnë operacione hetimore brenda Libanit

30 September 2024 at 13:26

Forcat speciale izraelite po kryejnë operacione hetimore brenda Libanit. Një zyrtar i izraelit tha për “sky news” se operacionet e forcave të vogla ishin nisur në Libanin jugor.

Sipas “sky news” këto operacione janë krijuar për të mbledhur më shumë detaje dhe për të hetuar pozicionet e Hezbollahut.

Izraeli ka lëvizur mijëra trupa drejt kufirit. Të shtunë ushtria izraelite tha se po mobilizonte ushtarë shtesë, mes përshkallëzimit të tensioneve me Libanin.

/abcnews.al/

Rusi i arrestuar në Shqipëri, Gjykata e Lartë pro ekstradimit, pritet Ministria e Drejtësisë

30 September 2024 at 13:12

Igor Kukunov 60-vjeçari është arrestuar rreth një vit më parë në pikën doganore të Muriqanit.

Ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti lëshuar nga Rusia. Avokatët e tij mbrojtës kanë kundërshtuar ekstradimin e tij.

Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se gjykata e shkallës së parë në Shkodër, por edhe gjykata e Apelit të Përgjithshëm në kryeqytet por edhe Gjykata e Lartë vendosi ekstradimin.

Ndërkohë pritet vendimi i ministrit të Drejtësisë.

/abcnews.al/

Begaj takohet me senatorin Luciano D’Alfonso: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkan

30 September 2024 at 13:04

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Senatorin italian Luciano D’Alfonso të shoqëruar nga një grup sipërmarrësish italianë.

Në takim u theksuan marrëdhëniet shumë të mira dhe të ngushta ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat, përfshirë dhe atë ekonomike, të favorizuara edhe nga afërsia gjeografike mes dy vendeve.

Presidenti Begaj theksoi se Italia është porta hyrëse e Shqipërisë për në BE, ndërsa Shqipëria një portë e mirëhyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor.

Intensifikimi i këtyre marrëdhënieve ka sjellë jo vetëm shtimin e investitorëve italianë në Shqipëri, por dhe faktorizimin e biznesit shqiptar në Itali.

/abcnews.al

❌
❌