Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 October 2024Main stream

Sfidat e kreut të ri të NATO-s, Mark Rutte

1 October 2024 at 07:50

Kreu i ri i NATO-s, Mark Rutte merr sot detyrën si kreu i ri i NATO-s. Në këto kohë plot sfida atij do t’i duhen të gjitha aftësitë diplomatike për të menaxhuar aleancën veriperëndimore. Por cila janë këto sfida?

Mark Rutte njoftoi në korrik 2023 se ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Holandës dhe “është tërhequr nga politika” pasi koalicioni i tij qeveritar u rrëzua nga pushteti për shkak të dallimeve mes partive në pushtet për politikën e migracionit.

Megjithatë, në tetor të vitit të kaluar, Rutte me sa duket kishte harruar gjithçka që tha për largimin e tij nga politika dhe shprehu dëshirën për të pasuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili kishte njoftuar se do të largohej përfundimisht nga posti në fund të shtatorit të vitit 2024 pas një dekade në krye të aleancës.

Për muaj të tërë, Rutte zhvilloi një fushatë diskrete për të fituar mbi udhëheqësit e NATO-s, shumicën e të cilëve ai i njihte tashmë prej më shumë se 13 vitesh si kryeministër holandez dhe nga puna me organizma të ndryshëm ndërkombëtarë. Historiani ishte kandidati i favorizuar i presidentit amerikan Joe Biden, si edhe i shumicës së liderëve evropianë.

Një diplomat i tha DW se Rutte shihet si “Mr. No” në Bashkimin Evropian, sepse ai ka refuzuar planet dhe idetë ambicioze të reformës të paraqitura nga presidenti francez Emmanuel Macron. Megjithatë, Rutte ka raporte të mira me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ai është gjithashtu në marrëdhënie të mira me kryeministern populiste të krahut të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni. Së bashku, Rutte dhe Meloni kanë sugjeruar përpunimin e kërkesave për azil jashtë BE-së në shtetet e palëve të treta.

Rezistenca e Hungarisë

Por fitorja ndaj kryeministrit nacionalist të krahut të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban, me të cilin ai nuk është në marrëdhëniet më të mira, zgjati pak. Rutte duhej t’i premtonte Orbanit se Hungaria nuk duhet të marrë pjesë në aktivitetet që mbështesin Ukrainën, për sa kohë që Rutte drejton aleancën. Orban, i cili mban lidhje miqësore me Rusinë, ka përjashtuar edhe dërgesat e armëve në Ukrainë.

Politika liberale e Rutte dhe këndvështrimi joliberal i Orbanit shpesh i vendosin ata në mosmarrëveshje në marrëdhëniet e tyre brenda BE-së. Kur Hungaria miratoi një ligj kundër LGBTQ+ në 2021, Rutte i tha Orbanit se mund të largohet nga blloku nëse nuk pajtohet me politikat e tij.

Aftësia e famshme e Rutte për të përballuar vështirësitë politike i ka dhënë atij pseudonimin “Teflon Mark”, e kjo mund të jetë e dobishme nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe vendos të kritikojë prapë NATO-n. Pavarësisht nga kjo tendencë, Rutte dhe Trump zhvilluan raporte çuditërisht pozitive gjatë mandatit të parë të Trumpit si president i SHBA-së. Trump e quajti Rutte madje një “mik”. Por Rutte, si udhëheqës i një kombi historik tregtar, kundërshtoi ashpër politikën ekonomike proteksioniste të Trumpit.

Rutte mbështet armatosjen e Ukrainës

Ndryshe nga Trump, Rutte është një mbështetës i vendosur i Ukrainës dhe ka kërkuar dërgesa të mëdha të armëve në Kiev, duke përfshirë obuset holandeze dhe F-16. Por vetë ushtria holandeze nuk ishte e financuar sa duhet gjatë viteve të pushtetit të Rutte. Ky vit do të jetë hera e parë që Holanda do të shpenzojë 2% të PB-së së saj në mbrojtje, në përputhje me objektivat e shpenzimeve të NATO-s.

Rutte ka qenë prej kohësh kritik ndaj presidentit rus Vladimir Putin, jo vetëm sepse Rusia shihet gjerësisht si pjesërisht përgjegjëse për rrëzimin e avionit MH-17 mbi Ukrainën lindore në vitin 2014. Pothuajse 300 njerëz, shumica prej të cilëve shtetas holandezë, vdiqën kur avioni i Malaysia Airlines, që udhëtonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, u rrëzua. Hetuesit ndërkombëtarë arritën në përfundimin se raketa që goditi avionin ishte e prodhuar në Rusi dhe ishte lëshuar nga territori i pushtuar nga separatistët në Ukrainën lindore.

Krijimi i konsensusit

Rutte ka përvojë në menaxhimin e koalicioneve në Holandë, por tani ai ka 32 vende që duhet të koordinojë dhe me të cilat duhet të arrijë konsensus për të gjitha vendimet e NATO-s. Ish-zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, personi më jetëgjatë në këtë rol, beson se kjo do të jetë sfida më e madhe e Rutte. “Sekretari i Përgjithshme i NATO-s nuk duhet të jetë vetëm sekretar, por edhe gjeneral, në aspektin politik natyrisht”, tha ajo për DW.

“Ai duhet të tregojë udhëheqjen politike të nevojshme për të shtyrë përpara aleancën, sepse arritja e konsensusit mund të marrë kohë. Mund të ketë probleme, mund të jetë zhgënjyese, por është e rëndësishme të arrihet përparim në marrjen e vendimeve.” Ajo thekson se përvoja e gjatë e Rutte në mbajtjen së bashku të qeverive të koalicionit holandez të përçarë do t’i shërbejë atij për të ecur përpara.

Lungesku vëren se të qenit shef i NATO-s do të thotë t’i nënshtrohesh edhe disa nevojave të pashmangshme të pozicionit dhe profilit të lartë, që do të thotë se Rutte nuk mund të shkojë më në punë me biçikletë dhe duhet të ndryshojë sjelljet./DW/

Before yesterdayMain stream

Fitoret e së djathtës ekstreme në Francë e Gjermani do ta dobësojnë Bashkimin Evropian

27 September 2024 at 09:25

Pas 5 nëntorit, bota do të dijë nëse amerikanët janë larguar nga lidershipi global apo kanë vendosur ta mbajnë atë, së bashku me angazhimin e vendit të tyre ndaj aleancave që ekzistojnë tashmë prej kohësh siç është NATO-ja. Këto janë alternativat e zymta të përfaqësuara nga izolacionisti Donald Trump dhe zv/presidentja Kamala Harris, përkatësisht. Por, […]

The post Fitoret e së djathtës ekstreme në Francë e Gjermani do ta dobësojnë Bashkimin Evropian appeared first on Reporter.al.

Kush do të krijojë një kulturë të re evropiane debati?

5 September 2024 at 08:53

Ka diçka të kalbur në gjendjen e Evropës. Në qendër të fjalimit të presidentit francez Emmanuel Macron në Sorbonë në prill ishte një paralajmërim se Evropa është e vdekshme – “ajo mund të vdesë”. Shumë ndiejnë një nevojë urgjente për një mënyrë të re të menduari, lidership të ri dhe ide të reja, megjithatë është […]

The post Kush do të krijojë një kulturë të re evropiane debati? appeared first on Reporter.al.

Çfarë do të duhet për të zgjuar Evropën?

4 September 2024 at 12:05

Bashkimi Evropian po përballet me tre kriza të mëdha. E para është një krizë konkurrence që ishte tashmë e dukshme në fund të viteve 2010, por është përkeqësuar, duke çuar në produktivitet dhe performancë të dobët të rritjes. Kohët e fundit, pushtimi rus i Ukrainës krijoi një krizë sigurie, e cila shoqërohet me përkeqësimin e […]

The post Çfarë do të duhet për të zgjuar Evropën? appeared first on Reporter.al.

Puthja homoerotike e Macron u gjenerua me inteligjencë artificiale

15 August 2024 at 14:07

Pretendimi: Kjo foto tregon presidentin francez Macron duke u puthur me një burrë.

Verdikti: Gjeneruar me IA

———————————————

Në rrjete sociale po qarkullon një seri fotosh që duket se tregon presidentin francez Emmanuel Macron duke u përqafuar dhe puthur me një burrë.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Reverse Image, Faktoje gjeti se tre fotot e para u postuan më 2 gusht 2024 në Instagram nga llogaria Legend Media, e cila e përshkruan veten si një kompani mediatike franceze. Këto foto duket se tregojnë Macron duke u ndeshur me shaka me një burrë në një varkë. 

Përshkrimi që shoqëron fotot thotë: 

“Kohë pushimi për Brigitte dhe Emmanuel Macron, të cilët po kalojnë sërish pushimet verore në Fort de Brégançon, rezidenca verore e krerëve të shtetit francez. Çifti presidencial gjithashtu rimodeloi vendin midis 2018 dhe 2023.”

Një artikull i 3 gushtit 2024 me titull, “Emmanuel Macron pa bluzë dhe duke luajtur luftash me pushime: fotot që ndezin rrjetet sociale”, raportoi se Macron është me pushime dhe “fotot tregojnë Presidentin pa këmishë, të buzëqeshur, dhe duke luajtur në një varkë me truprojat e tij.”

Më 5 gusht, në Tëitter nisi të qarkullonte një video që duket se tregonte truprojën e Macron duke i hedhur krahun presidentit dhe duke e puthur më pas. 

Megjithatë, sic vërejtën dhe përdoruesit e Twitter, në videon e plotë dallohet se kemi të bëjmë me një klip të gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).

Origjina artificiale e videos është vecanërisht e dallueshme në videon e ngadalësuar më poshtë, ku duket barku i Macron duke u valëvitur dhe dora e truprojës e cila kalon nga një pozicion në tjetrin shumë shpëjt në mënyrë të panatyrshme, dhe në një moment duket sikur kalon tejpërtej trupit të Macron. 

Imazhi që po qarkullon në rrjete sociale është shkëputur nga kjo video, por duket edhe më i besueshëm pasi nuk përmban treguesit e zakonshëm të gjenerimit me AI.

The post Puthja homoerotike e Macron u gjenerua me inteligjencë artificiale appeared first on Faktoje.al.

Noti i Macron në Seinë i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale

14 August 2024 at 12:37

Pretendimi: Ky imazh tregon presidentin francez Macron duke notuar në lumin Seinë të mbushur me plehra

Verdikti: Gjeneruar me IA


Gjatë Lojërave Olimpike, në rrjete sociale qarkulloi një imazh që duket se tregon presidentin francez Emmanuel Macron duke notuar në ujin e ndotur të lumit Seine në Paris.

Imazhi i mësipërm, në të vërtetë, nuk është foto. Ai është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).

Një tregues i origjinës artificiale të këtij imazhi është pamja si e pikturuar e fytyrës së Macron dhe proporcionet e ekzagjeruara të tipareve të tij. 

Krahasuar me një foto të vërtetë të Macron nga i njëjti kënd, presidenti në imazhin e mëipërm duket si një model Instagrami.

Një foto e vërtetë e Macron

Origjina artificiale e imazhit të mësipërm konfirmohet edhe nga mjeti për detektimin e imazheve AI, aiornot.com.

Në përfundim, një version më i madh i imazhit të mësipërm postuar në Twitter përfshin edhe firmën e ‘autorit’ @draws_nn në cep.

@draws_nn është emri i një kanali në Telegram, i cili poston shpesh imazhe, që sipas përshkrimit të kanalit, janë “krijuar nga rrjeti neural.” Rrjeti neural i referohet mënyrës se si programet e inteligjencës artificiale funksionojnë.

The post Noti i Macron në Seinë i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale appeared first on Faktoje.al.

❌
❌