Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Nga viti 2025 WhatsApp nuk do të funksionojë në disa modele të iPhone

By: gaze tare
3 October 2024 at 10:49

Rrjeti social WhatsApp po përditëson sistemin operativ dhe nuk do të funksionojë më në disa modele të vjetra të iPhoneit.

Nga 24 shkurti i vitit 2025 kërkesa minimale për WhatsAppin në pajisjet iPhone do të jetë instalimi i sistemit operativ iOS 14.1.

Kjo do të thotë se në iPhone 6, iPhone 5s, iPhone 6 Plus dhe modelet më të vjetra nuk do të funksionojë WhatsAppi pasi nuk mund të përditësohen në versionin e kërkuar të sistemit operativ.

Si arsye kryesore për këtë vendim, rrjeti social që menaxhohet nga Meta përmend sigurinë e përdoruesve dhe thotë se sistemet e vjetra operative nuk i plotësojnë të gjitha standardet e nevojshme për funksionet e nevojshme.

Për përdoruesit e Androidit, nuk ka kërkesa të reja të sistemit – mjafton të keni Android 5.0 dhe mund të përdorni WhatsApp-in.

The post Nga viti 2025 WhatsApp nuk do të funksionojë në disa modele të iPhone appeared first on iconstyle.al.

Bill Gates liston “pasojat negative’ të Inteligjencës Artificiale

By: gaze tare
3 October 2024 at 10:21

Bill Gates ka ngritur disa shqetësime rreth Inteligjencës Artificiale.

Bashkëthemeluesi i Microsoft shpalosi tri shqetësimet e tij më të mëdha për teknologjinë ndërsa fliste në një podcast të fundit, të publikuar të hënën. Gates tha se shqetësimi i tij i parë është “që njerëzit e këqij me qëllim të keq do të përdorin AI për krime kibernetike, bioterrorizëm, si dhe luftëra shtet-komb”.

“Në këto raste le të sigurohemi që njerëzit e mirë të kenë një AI që mund të krijojë mbrojtje kundër atyre gjërave,…”, citohet të ketë thënë ai.

Mediat kujtojnë se buxheti i SHBA-së për vitin fiskal 2025 përfshin miliarda të destinuara për AI, duke përfshirë përpjekjet për të avancuar “zhvillimin dhe përdorimin e sigurt dhe të besueshëm të AI” dhe për të investuar në një “institut të ri të sigurisë së AI për të mbrojtur sigurinë dhe të drejtat e publikut amerikan”.

Shqetësimi i dytë i Gates është për “shkallën e shpejtë të ndryshimit” që mund të çojë në humbje të vendeve të punës, shkruan BI.

Një raport i Goldman Sachs i vitit 2023 tha se AI mund të rezultojë në “çrregullime të konsiderueshme” të tregut të punës dhe të ndikojë në rreth 300 milionë vende pune me kohë të plotë.

Ndërkohë një sondazh i kryer nga HubSpot vitin e kaluar zbuloi se punonjësit e shitjeve kursenin dy orë e 15 minuta në ditë kur përdornin AI për të automatizuar detyrat manuale, duke përfshirë planifikimin e takimeve, mbajtjen e shënimeve dhe futjen e të dhënave.

“Inteligjenca artificiale nuk po zëvendëson shitësit – por thjesht po kujdeset për aspektet më të përsëritura të punës së tyre”, thuhet në studim.

Gates shtoi se shqetësimi i tij i tretë, i cili “shfaqet shumë”, është skenari i “humbjes së kontrollit”.

Shumë studiues dhe ekspertë të AI kanë paralajmëruar për vite të tëra për pasojat e mundshme nëse arrihet AGI, ose inteligjenca e përgjithshme artificiale që tejkalon inteligjencën njerëzore – duke përfshirë skenarët e mundshëm të fundit të botës.

Ekspertët kanë paralajmëruar se modelet e AI mund të abuzohen për qëllime të tilla si kryerja e mashtrimeve ose sulmeve kibernetike ose përhapja e dezinformatave, ndër të tjera.

The post Bill Gates liston “pasojat negative’ të Inteligjencës Artificiale appeared first on iconstyle.al.

Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë nga mosha 25-59 vjeç, ja kush dominon më shumë

By: gaze tare
3 October 2024 at 09:35

Tranzicioni demografik dhe ndryshimi i stilit të jetesës e ka transformuar familjen shqiptare si në strukturë, edhe në model jete.

Gjithnjë e më shumë njerëz në moshë produktive 25-59 vjeç janë me status beqar, por më së shumti dominojnë meshkujt, sipas të dhënave nga Cens 2023. Nga grupmosha 25-59 vjeç, në të gjithë vendin numërohen 213,232 meshkuj beqarë. Ata përbëjnë 40% të meshkujve në këtë grupmoshë.

Numri i femrave beqare në grupmoshën në shqyrtim është më i ulët, në mbi 129 mijë. Femrat beqare zënë 23% të grupmoshës 25-59 të popullsisë së gjinisë femërore.

Siç tregon grafiku i mëposhtëm, numri më i madh i meshkujve beqarë është në grupmoshën 25-29 vjeç, me rreth 67 mijë të tillë, që përbëjnë 31% të beqarëve gjithsej.

Në grupmoshën 30-34 vjeç ka mbi 59 mijë meshkuj beqarë ose 27% e totalit të beqarëve meshkuj.

Në grupmoshën 35-39 vjeç ka 41 mijë meshkuj beqarë dhe në grupmoshën 40-44 vjeç ka 22,6 mijë beqarë. Numri i beqarëve vjen e ulet me moshën. Në grupin 50-54 vjeç ka mbi 6800 meshkuj beqarë.

Në popullatën femra ka më pak beqare se sa meshkuj. Numri më i madh i femrave beqare është në grupmoshën 25-29 vjeç, ku numërohen rreth 59 mijë femra të pamartuara. Në grupin 30-34 vjeç në të gjithë vendin janë 26,6 mijë femra beqare dhe gjithashtu rreth 26 mijë të tilla janë nga mosha 35-39 vjeç. Në moshën 50-54 vjeç janë 1166 femra beqare.

Siç shihet nga të dhënat ka diferenca të mëdha në numër ndërmjet femrave dhe meshkujve në të njëjtën grupmoshë. Për shembull nga mosha 30-34 vjeç ka 45% meshkuj beqarë më shumë se femra beqare. Nga mosha 35-39 vjeç ka 62% meshkuj beqarë më shumë se femra me këtë status.

Në grupmoshën 40-44 vjeç ka 61% më shumë meshkuj beqarë se femra.

Tranzicioni demografik që ka vijuar në tre dekadat e fundit, ka krijuar emigracion të lartë të lëvizjeve të brendshme dhe rënie të lindjeve. Kjo ka bërë që të ketë zhvendosje të vendbanimeve dhe qasje të ndryshme për jetën midis femrave dhe meshkujve.

Gjithnjë e më shumë meshkujt i drejtohen emigracionit dhe nuk zgjedhin arsimin dhe zanatet, ndërkohë femrat preferojnë të shkollohen. Rritja e disbalancave në arsim i pengon shumë meshkuj të gjejnë partneren e jetës dhe kjo vjen edhe për femrat beqare të cilat synojnë gjithnjë e më shumë të rriten në karrierë, duke vënë mos vënë në plan të parë krijimin e familjes./Monitor

The post Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë nga mosha 25-59 vjeç, ja kush dominon më shumë appeared first on iconstyle.al.

Loredana dhe Karim janë martuar?

By: gaze tare
3 October 2024 at 09:22

Ditën e martë, Dortmundi – Celtic kishin ndeshjen e cila përfundoi me rezultat 7-1.

Tre gola në pjesën e parë u shënuan nga Karim Adeyemi, i cili nuk mund të mos ishte i lumtur.

Pas fitores, ai bëri një deklaratë e cila u bë virale në platformën X.

Dje gruaja ime ka bërë brokoli, kjo është arsyeja pse”, shkroi ai, teksa pozon në fushën e gjelbërt.

Detaji që bëri lëmsh rrjetin është se Karim iu drejtua Loredanës si “gruaja” e tij. Mos vallë dyshja kanë kurorëzuar dashurinë me martesë?

The post Loredana dhe Karim janë martuar? appeared first on iconstyle.al.

U akuzua për vdekjen e yllit të “Friends”, mjeku pranon fajin

By: gaze tare
3 October 2024 at 09:00

Mjeku Mark Chavez, i akuzuar në lidhje me vdekjen e yllit të “Friends”, Matthew Perry, është deklaruar fajtor për akuzën e komplotit për shpërndarjen e drogës ketamine.

Chavez u shfaq në një gjykatë në Los Angeles të mërkurën për të pranuar fajin e tij. Ai mund të përballet me 10 vjet burg, raporton SkyNews.

Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles, në moshën 54 vjeç, më 28 tetor të vitit të kaluar. Aktori po merrte ketaminë gjashtë deri në tetë herë në ditë para se të vdiste, sipas dokumenteve të gjykatës.

Avokati i Chavez, Matthew Binninger, tha pas paraqitjes së tij të parë në gjykatë në gusht se ai është “tepër i penduar” dhe “po përpiqet të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të korrigjuar gabimin që ndodhi këtu”.

Pesë persona, përfshirë Chavez, janë akuzuar në lidhje me vdekjen e Perry.

The post U akuzua për vdekjen e yllit të “Friends”, mjeku pranon fajin appeared first on iconstyle.al.

Messi shënon dopietë, gol edhe Suarez! Inter Miami merr trofeun e parë në MLS

By: gaze tare
3 October 2024 at 08:56

Inter Miami ka marrë tri pikë të rëndësishme kundër rivalëve direkt të Columbus Creu dhe vijojnë të jenë në krye të Konferencës Lindore në MLS amerikane të futbollit.

Në “Louer Stadium”, Interi Miami fitoi 2-3 në udhëtim kundër Columbus Creu dhe padyshim njeriu i ndeshjes ishte Lionel Messi. “Pleshti” shënoi dy gola në fundin e pjesës së parë, duke ‘tërbuar’ vendasit.

Konkretisht në të 45 minutë dhe në 45+2, Messi e dërgoi sferën në rrjetë. Pjesa e dytë nisi me golin e vendasve, ndërsa vetëm pak çaste më vonë Luis Suarez shënoi golin e qetësisë. Në këtë sfidë kishte vend edhe për një tjetër gol nga Cucho Hernandez për rezultatin 2-3.

Lionel Messi e çon në 843 numrin e golave në karrierë, duke kërcënuar Ronaldon që ka 904 të tillë. Me 68 pikë Inter Miami prin kreun, duke lënë pas Columbus me 57 të tilla. Me këtë rezultat, Inter Miami fiton për herë të parë trofeun e Konferencës së Lindjes në MLS gjatë sezonit të rregullt, ndërsa më pas do i drejtohet play-off për titullin kampion.

The post Messi shënon dopietë, gol edhe Suarez! Inter Miami merr trofeun e parë në MLS appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, 3 tetor 2024

By: gaze tare
3 October 2024 at 08:02

Dashi

Pavarësisht ndikimit jo shumë të favorshëm të Hënës, gjendja emocionale parashikohet e mirë. Në sferën private pranoni me entuziazëm, propozimet e partnerit/es, do e bënit tejet të lumtur.

Ata që janë vetëm duhet të lënë pas të kaluarën dhe të shohin përpara. Në punë, do të keni shumë ide të reja. Përkushtohuni më shumë për t’iu dhënë jetë.

Demi

Do të jeni të mbushur me energji dhe gati për të dhënë maksimumin në jetën në çift. Dhurojini vetes një mbrëmje romantike me partnerin/en, Hëna do të jetë me ju.

Kjo e enjte është mjaft e favorshme për ata që janë vetëm, të cilët mund të gjejnë dashurinë. Do të jeni të ëmbël dhe romantikë, më shumë se kurrë.

Në punë do i keni idetë shumë të qarta lidhur me mënyrën si të veproni për të arritur objektivat tuja dhe për të konsoliduar pozicionin tuaj profesional.

Binjakët

Zemra juaj është e mbushur me emocione të forta! Mundohuni që të hapeni më shumë, në mënyrë që të mos e largoni partnerin/en nga vetja. Heshtja e tepërt, nuk i bën mirë dashurisë.

Ata që janë vetëm, do të jenë në kërkim të miqësive të reja dhe është mirë që të shmangni personat jo të besueshëm.

Një rezultat i kënaqshëm në punë, do ju bëjë që të ndiheni mirë. Përkushtimi dhe dinakëria, do të jenë armët tuaja të fshehta.

Gaforrja

Kjo ditë do ju gjejë mjaft të përkushtuar në jetën private. Do ju duhet që të ballafaqoheni me një problem familjar, ndaj duhet të tregoheni sa më të kuptueshëm dhe tolerant, në mënyrë që të mos lëndoni të tjerët. Nëse jeni vetëm, mund të bëni miqësi të reja, por bëni kujdes nga mashtruesit.

Në vendin e punës, nëse punoni në varësi, mund të përballeni me konflikte, ndaj mundohuni të veproni me dinakëri.

Luani

Dashuria do ju dhurojë emocione të forta. Nëse bëni premtime, mundohuni që ti mbani ato, pasi është në lojë krenaria juaj. Shumë nga ata që janë vetëm, duhet të marrin vendime të rëndësishme, duke dëgjuar të paktën njëherë ndjenjat. Në vendin e punës do të vlerësohet shpirti i iniciativës dhe do të shënoni rezultate të shkëlqyera.

Virgjëresha

Ndonjë e papritur në vendin e punës, do të prishë qetësinë tuaj në familje, por me ndihmën e Hënës, do të jeni të qetë dhe të relaksuar me njeriun tuaj të zemrës.

Ata që janë vetëm do të kalojnë një mbrëmje të këndshme, nën shoqërinë e miqve. Pavarësisht ndonjë të papritur, do të arrini që të realizoni gjithë çfarë do ju propozohet, duke ruajtur qetësinë.

Peshorja

Kjo e enjte do ju gjejë të karikuar me entuziazëm dhe eufori dhe gjithçka do të shkojë më së miri. Do të jeni gati për të projektuar të ardhmen me partnerin/en.

Ata që janë vetëm do të jenë optimist dhe të gatshëm për tu përfshirë në lidhje të reja. Sa i takon punës, para jush do të hapen mundësi të reja, ndaj duhet ti kapni fluturimthi.

Akrepi

Ndiqni instinktin tua! Do të jeni tërheqës dhe intrigantë, gjë që do të bëjë që partneri/ja të bjerë në këmbët tuaja.

Kryefjala e kësaj dite për ata që janë vetëm është sinqeriteti. Dëshira për të shprehur ndjenjat ndaj një personi, do të bëhet gjithnjë e më e fortë. Në vendin e punës duhet të jeni më të përqendruar dhe shmangni çdo rrezik për të gabuar.

Shigjetari

Mërkuri dhe Saturni nuk do të kenë aspak ndikim negativ për të lindurit e kësaj shenje. Do ju duhet të luftoni fortë për të fituar zemrën e personit që doni.

Ata që janë vetëm do të ndihen të stresuar! Sa i takon sferës profesionale do të jeni të vendosur më shumë se kurrë dhe nuk do të ktheheni mbas lidhur me një vendim. Bëni mirë që të bindni kolegët, për atë të cilën ju tashmë jeni të sigurtë.

Bricjapi

Do të jeni nën ndikimin e plotë të yjeve, ku historia juaj e dashurisë do të jetë e mbrojtur. Do të arrini të bëni për vete njeriun e zemrës, duke përjetuar emocione të papërshkrueshme.

Ata që janë vetëm, do të marrin një lajm të bukur dhe do e kalojnë mbrëmjen nën shoqërinë e miqve të besuar. Sa i takon punës, duhet të kujdeseni më shumë për financat.

Ujori

Yjet janë në anën tuaj dhe ju garantojnë momente të lumtura dhe të qeta. Ju pret një ditë vërtetë pozitive. Do të arrini që të zgjidhni një sërë të papriturash.

Ata që janë vetëm do të përjetojnë momente lumturie, pasi do të njohin një person fantastik. Ndërsa në punë do të përballeni me një sërë mundësish të mira.

Peshqit

Qetësia juaj është vetëm në dukje, ndërsa në fakt do donit të shembnit gjithë botën. Partneri/ja nuk do e vlerësojë humorin tuaj, ndaj merrni masa.

Ndërsa ata që janë vetëm, do të jenë në gjendje që të zgjidhin një çështje tejet delikate. Në punë do të jeni të pamposhtur dhe idetë tuaja do të vlerësohen maksimalisht. Gjithashtu nuk duhet të bëni shumë tolerime në negociata!

The post Horoskopi ditor, 3 tetor 2024 appeared first on iconstyle.al.

Jul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

By: gaze tare
2 October 2024 at 23:36

Aktori Julian Deda ka reaguar pas një intervistë të dhënë nga kolegu i tij Albano Bodgo, në të cilën ky i fundit gjatë bisedës përdorte fjalë banale.

Deda shprehet se ndihet i keqardhur kur shikon që kolegu i tij “ka rënë në këtë derexhe”, duke i thënë se nuk ka nevojë të bjerë në këtë nivel të të folurit sepse ka talent dhe është i formuar, e se publikun e ka fituar me talent dhe mënyrën si ka tejçuar humorin tek ta.

“Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që ka bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes.

Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë derexhe.

Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”, tha ai.

@juldeda_Me shume dashamiresi…!♬ original sound – Jul Deda

The post Jul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe appeared first on iconstyle.al.

E akuzojnë se këndon playback në koncertet e saj, ja si përgjigjet Sabrina Carpenter

By: gaze tare
2 October 2024 at 23:22

Sabrina Carpenter i është përgjigjur komentit të një personi në rrjetet sociale që pretendonte se ajo nuk këndon live në koncertet e saj.

Këngëtarja postoi një video në TikTok nga turneu i saj, i titulluar “Short n’ Sweet”. Klipi tashmë ka mbledhur miliona shikime, ndërsa publiku i këngëtares e adhuron.

Mirëpo, nuk munguan edhe komentet negative, ku disa e akuzuan Sabrina Carpenter se po këndon playback.

@riiano7 Replying to @Blossom 🥲#shortnsweet #shortnsweetnewyork #madisonsquaregarden #newyork #sabrinacarpenter #shortnsweettour #ny #sabrinacarpeneterlive #sabrinacarpenterconcert #sabrinacarpen #pleasepleaseplease ♬ original sound – ✦ Ri ✦ 💎

A këndon ajo ndonjëherë live?” , ka shkruar dikush, ku këngëtarja nuk ka lënë pa përgjigje komentin e tij, pasi nuk është referenca e vetme për aftësitë e saj vokale.

“Unë këndoj 100% live në të gjitha koncertet e mia, a do të dëshironit të flisni me skuadren time?” , u përgjigj Sabrina Carpenter.

The post E akuzojnë se këndon playback në koncertet e saj, ja si përgjigjet Sabrina Carpenter appeared first on iconstyle.al.

Pse Diddy ndaloi së ftuari princat William dhe Harry në festat e tij?

By: gaze tare
2 October 2024 at 22:53

Sean “Diddy” Combs “ndaloi së ftuari” Princin William dhe Princin Harry në festat e tij.

Autori i “Mbretit”, Christopher Andersen e bëri këtë pretendim pas rishfaqjes së një interviste të vitit 2011, në të cilën manjati i muzikës bisedoi se donte që anëtarët e familjes mbretërore të merrnin pjesë në festimet e tij .

“Diddy i ftoi Uilliam-in dhe Harrin të ktheheshin kur vëllezërit ‘ishin të rinj‘, tha gazetari për Fox News Digital Wednesday.

“Diddy kishte një qëllim që t’i ftonte ata në festat e tij,” vazhdoi Andersen. “Por ato ftesa u refuzuan me mençuri, dhe pasi William dhe Kate [Middleton] u fejuan [në 2010], Diddy ndaloi së ftuari.”

Si William dhe Harry ishin frekuentues të rregullt të festave dhe, siç vuri në dukje eksperti mbretëror, “mund të kenë thënë lehtësisht po dhe të kenë marrë pjesë në një nga festat e egra të Diddy”.

Combs, konfirmoi gjatë një paraqitjeje në vitin 2011 në “The Graham Norton Show” se ftesat ishin ofruar për “të rinjtë”.

Combs besohet se i ka takuar për herë të parë princat kur ai performoi në një koncert për nder të nënës së tyre të ndjerë, Princeshës Diana, në 2007.

Reperi mirëpriti festa ekstravagante që tërhoqën një mori emrash të njohur. Takimet kanë qenë nën një vëzhgim intensiv që kur ai u arrestua muajin e kaluar dhe u akuzua për konspiracion të shantazhit, trafik seksual dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e Combs, u zbuluan 1,000 shishe lubrifikanti dhe vaji për fëmijë, të cilat dyshohet se ishin përdorur gjatë festave të tij.

The post Pse Diddy ndaloi së ftuari princat William dhe Harry në festat e tij? appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 2 October 2024Main stream

Fero flet pas ribashkimit me vajzën: Jam i lumtur, tu fluturu

By: gaze tare
2 October 2024 at 21:56

Fero është ribashkuar me vajzën e tij, Nina, dhe që nga ajo kohë dedikimet e shumta për vajzën nuk kanë munguar, duke u treguar si baba tejet i përkushtuar ndaj vajzës.

Mbrëmjen e sotme, ai vendosi të postojë një shkrim emocionues në profilin zyrtar në “Instagram”.

Ai uron që të gjithë nënat dhe baballarët që nuk janë afër fëmijëve të bashkohen sa më shpejt.

Gjithashtu shtoi se është tejet i lumtur pas ribashkimit me vajzën, duke theksuar se është “duke fluturuar”.

Per te gjith babat dhe nonat qe nuk jan ngat femijeve te tyre e lus Allahun e Madherishem me ju bashku sa ma shpejt me femijet e juv.
Nuk e keni iden se sa i lumtur jom pas bashkimit me vajzen, jom tu fluturu ndryshe edhe po ushtroj bile hahaha”

The post Fero flet pas ribashkimit me vajzën: Jam i lumtur, tu fluturu appeared first on iconstyle.al.

Ndryshime në emisionin e mëngjesit në RTSH, rikthehen moderatorët e vjetër

By: gaze tare
2 October 2024 at 21:30

Sërish ndryshime në emisionin e mëngjesit në Radio Televizionin Shqiptar.

Florian Agalliu dhe Matilda Mçini do të rikthehen në drejtimin e programit. Vip Magazine ka mësuar se pas disa ndryshimeve brenda vitit të fundit, drejtuesit e rinj kanë vendosur rikthimin e tyre sërish në këtë program.

Së fundmi programi drejtohej nga Krisa Çaushi dhe Ardit Murataj. Ata zëvendësuan në këtë pozicion Ermal Qorin dhe Valbona Mhillin, të cilët u pushuan nga puna.

Ndërkohë kujtojmë se Krisa Çaushi drejton një tjetër program në RTSH, “Stacioni Rozë”. Ndërsa, Ardit Murataj ka disa vite eksperiencë në ekran, me një start në Top Channel bashkë me Kiara Titon dhe Liesa Haxhiasllanin në programin rinor, Top Select.

Me këtë vendimin, besojmë se programi nuk do pësojë të tjera ndryshime.

The post Ndryshime në emisionin e mëngjesit në RTSH, rikthehen moderatorët e vjetër appeared first on iconstyle.al.

Zbulohet dashuria e Mbretëreshës Elizabeth për UFO-t

By: gaze tare
2 October 2024 at 21:13

Familja mbretërore thuhet se është e magjepsur nga UFO-t, përfshirë Mbretëreshën Elizabeth dhe në një dokumentar të ri kjo temë u thellua më tej.

E publikuar në Amazon Prime, thuhet se monarkja e ndjerë ishte aq e etur për aktivitete paranormale saqë ajo dërgoi këshilltarët e saj për të zbuluar të vërtetën rreth një prej formacioneve të rrethit të të korrave në Angli në mes të natës. Dokumentari gjithashtu tregoi se bashkëshorti i saj i ndjerë, Princi Philip ishte i interesuar për këtë temë pasi të dy kërkonin përgjigje për këto paraqitje të çuditshme.

Colin Andrews, një studiues i rrethit të të korrave, i tha drejtorit, Mark Christopher, se ai po hetonte një nga këto dukuri në Wiltshire me një ekip japonezësh.

Gjatë kërkimit të tyre, ai tha se kuptoi se Mbretëresha ishte e prirur të dinte se çfarë po ndodhte, dhe për këtë, këshilltari i saj kryesor shkencor u shfaq aty.

Në një rast tjetër, ish-detektivi i CID John Hanson tha se incidenti i Rendelsham në vitin 1980 magjepsi çiftin e ndjerë mbretëror, pasi një ulje e supozuar e UFO-ve ndodhi në fshatin Suffolk.

Mark tha: “Ajo që doja të tregoja në këtë film është se sa pasionantë dhe seriozë ishin anëtarët e familjes mbretërore për temën e UFO-ve. Ata duhej ta mbanin këtë më së shumti sekret për shkak të talljeve të mundshme, por nëse njerëz të tillë të lartë, të ekuilibruar, i merrnin seriozisht, pse të mos mundemi ne?”.

The post Zbulohet dashuria e Mbretëreshës Elizabeth për UFO-t appeared first on iconstyle.al.

Çfarë po paralajmërojnë Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako?

By: gaze tare
2 October 2024 at 20:26

Artisti Pirro Çako dhe Xhensila Myrtezaj kanë bashkuar sërish forcat për të na sjellë perla muzikore.

Këngëtarja ka publikuar së fundmi një video në rrjetet e saj sociale ku shihet së bashku me kantautorin e njohur duke krijuar së bashku. Në mbishkrimin e videos në fjalë, Xhensila shkruan:

‘Pirro, sa me fat jemi që prekemi nga bekimi i artit tënd. E emocionuar nga kristalet e çmuara që Pirro ka krijuar për mua. Projekte që do shenjojnë jetën time’

Nisur nga ky postim, duket që Pirro Çako ka krijuar disa projekte për Xhensilën.

Kujtojmë se “Sekreti im”, dueti i tyre i para disa vitesh, ishte një sukses i madh për dy artistët, ndaj me siguri edhe ky projekt do jetë i tillë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

The post Çfarë po paralajmërojnë Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako? appeared first on iconstyle.al.

Barcelona gjen portier, firmos me polakun Szczesny

By: gaze tare
2 October 2024 at 20:00

Wojciech Szczęsny i rikthehet futbollit të luajtur, vetëm pak muaj pasi kishte deklaruar tërheqjën, pas prishjes së marrëveshjes me Juventusin. Barcelona dhe polaku kanë arritur një marrëveshje që portieri t’i bashkohet katalanasve deri më 30 qershor 2025. Portieri polak bashkohet me Barcelonën në rrethana jo normale, pasi do zëvendësojë të dëmtuarin ter Stegen, i cili pësoi një dëmtim të rëndë pak ditë më parë dhe tashmë e ka mbyllur sezonin.

Gjatë karrierës së tij, e cila dukej se kishte marrë fund në verë, Szczęsny ka luajtur në klube të mëdha si Arsenal, Roma dhe Juventus që kur u largua nga qyteti i tij i lindjes, Varshavë, në moshën 16-vjeçare.

Szczęsny ishte pjesë e “Zonjës së Vjetër” për shtatë sezone nga viti 2017, duke fituar tre tituj të Serisë A, tre trofe të Kupës së Italisë dhe tre Superkupa të Italisë. Në total ai ka bërë më shumë se 500 paraqitje si profesionist, 75 prej të cilave në Champions League. Me kombëtaren polake ai ka luajtur 84 ndeshje, duke luajtur në dy Kupa Bote dhe katër Kampionate Evropiane./GazetaReforma

The post Barcelona gjen portier, firmos me polakun Szczesny appeared first on iconstyle.al.

Izraeli kundër Iranit: Cili është më i fortë ushtarakisht?

By: gaze tare
2 October 2024 at 19:35

Teksa gjithë bota është në ankth për përgjigjen e Iranit ndaj Izraelit, ne ju sjellim një krahasim të makinave luftarake të dy vendeve.

Për të krahasuar fuqinë ushtarake të Izraelit dhe Iranit, ne do të shohim aspekte të ndryshme si buxheti, numri i personelit ushtarak, sistemet e armëve dhe teknologjia.

Buxheti

Izraeli : Buxheti i mbrojtjes i Izraelit vlerësohet në rreth 24-25 miliardë dollarë në vit.

Irani : Buxheti i mbrojtjes i Iranit është më i ulët dhe vlerësohet në rreth 15-20 miliardë dollarë në vit.

Izraeli : Ka rreth 170,000 trupa aktive dhe rreth 445,000 rezervistë.

Irani : Ka rreth 523,000 trupa aktive dhe rreth 350,000 rezervistë.

Sistemet dhe Teknologjia e Armëve

Izraeli :

Aviacioni : Izraeli ka një nga forcat ajrore më të avancuara në botë, me avionë të tillë si F-35 dhe F-16.

Marina : Ka nëndetëse dhe fregata të avancuara.

Sistemet e raketave : Izraeli ka një sistem të sofistikuar të mbrojtjes raketore, duke përfshirë Iron Dome, David’s Sling dhe Arrow.

Teknologjia : Ka aftësi të forta në luftën elektronike, luftën kibernetike dhe dronët.

Irani :

Aviacioni : Forcat ajrore të Iranit janë më pak të avancuara me avionë më të vjetër si F-14 dhe Su-24.

Marina : Irani fokusohet në anije dhe nëndetëse më të vogla dhe ka aftësi luftarake asimetrike në Gjirin Persik.

Sistemet e raketave : Irani ka zhvilluar një program të gjerë raketash balistike, duke përfshirë Shabab dhe Sejjil.

Teknologjia : Investon në luftën kibernetike dhe dronë, edhe pse në një shkallë më të vogël se Izraeli.

Aftësitë Bërthamore

Izraeli : Ndërsa Izraeli nuk ka konfirmuar zyrtarisht aftësitë e tij bërthamore, besohet se posedon armë bërthamore.

Irani : Irani nuk ka armë bërthamore, megjithëse ka shqetësime për programin e tij bërthamor.

Aleancat Strategjike

Izraeli : Ka marrëdhënie të ngushta me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, duke ofruar akses në teknologji dhe mbështetje të avancuar.

Irani : Ka aleanca me vende si Rusia dhe Kina, por përballet me sanksione nga shumë vende perëndimore.

Këto shifra tregojnë se Izraeli ka një forcë ushtarake më të avancuar dhe më të zhvilluar teknologjikisht, ndërsa Irani ka një numër më të madh ushtarësh dhe fokusohet në aftësitë asimetrike dhe raketore.

The post Izraeli kundër Iranit: Cili është më i fortë ushtarakisht? appeared first on iconstyle.al.

Skandali i Sean ‘Diddy’ Combs’, avokati: Emrat e bashkëpuntorëve do ju shokojnë

By: gaze tare
2 October 2024 at 19:07

Sean “Diddy” Combs është vetëm një nga “njerëzit e shumtë të fuqishëm” që do të dënohen për krimet e supozuara të sulmit seksual që ndodhën në festat e tij.

Në një konferencë shtypi të mbajtur në Hjuston, avokati Tony Buzbee paralajmëroi se “do të vijë dita” kur ai të zbulojë personat e tjerë të dyshuar të lidhur me aktivitetet e supozuara të paligjshme të Combs.

“Ne do t’i ekspozojmë personat që mundësuan këto sjellje me dyer të mbyllura. Ne do ta ndjekim këtë çështje pavarësisht se kush implikon provat”, tha Buzbee, i cili përfaqëson mbi 100 viktima të supozuara të themeluesit të Bad Boy Records, gjatë konferencës për shtyp.

“Do të vijë dita kur do të emërtojmë emra të tjerë përveç Sean Combs, dhe ka shumë emra. Tashmë është një listë e gjatë, por për shkak të natyrës së këtij rasti, ne do të sigurohemi se kemi të drejtë përpara se ta bëjmë këtë. Emrat do t’ju shokojnë’

Avokati i firmës ligjore Buzbee tregoi se gjysma e viktimave që ai përfaqëson janë meshkuj dhe se sulmet e supozuara seksuale kanë ndodhur në shtete të ndryshme.

Reperi u arrestua muajin e kaluar me akuzën e konspiracionit të shantazhit; trafikimi seksual, mashtrim dhe prostitucion. Atij iu mohua lirimi me kusht dhe po mbahet në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn.

The post Skandali i Sean ‘Diddy’ Combs’, avokati: Emrat e bashkëpuntorëve do ju shokojnë appeared first on iconstyle.al.

Tetori vjen me xhepat plot për këto shenja të horoskopit

By: gaze tare
2 October 2024 at 18:52

Demi – Tetori është muaji juaj! Çështjet tuaja financiare do të lulëzojnë dhe investimet që keni bërë në të kaluarën do të fillojnë të japin fryte. Ju gjithashtu mund të merrni një ofertë ose ngritje të papritur. Bëhuni gati për të shijuar paratë që do të jenë në xhepin tuaj!

Luani– Bëhuni gati për një rilindje financiare! Tetori është koha e përkryer për të përfituar nga idetë tuaja krijuese dhe për t’i kthyer ato në para. Një partneritet i ri mund të hapë dyer që nuk i kishit imagjinuar kurrë. Shkëlqimi juaj do t’ju bëjë të dalloheni!

Peshorja – Situata juaj financiare duket se po përmirësohet dhe kjo mund të vijë nga marrëveshjet apo partneritetet që do të bëni. Mos kini frikë të kërkoni atë që meritoni. Tetori ju përgatit për suksese të mëdha!

Bricjapi – Bricjap, është koha për të realizuar ëndrrat tuaja! Tetori do t’ju sjellë mundësi që do t’ju lejojnë të investoni me zgjuarsi dhe t’i shihni paratë tuaja të shumëfishohen. Mos hezitoni të bëni lëvizje që do t’ju sjellin fitime. Puna dhe durimi do të shpërblehen!

Peshqit – Peshq, ky muaj mund të jetë magjik për ju! Mundësitë financiare mund të lindin nga jeta juaj shoqërore. Mos hezitoni të shprehni idetë tuaja, pasi ato mund t’i lënë përshtypje dikujt që mund t’ju mbështesë financiarisht. Gjithashtu, intuita juaj do t’ju udhëheqë drejt zgjedhjeve të mira. Pra, është koha për të marrë masa! Nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave, përgatituni për një periudhë që do t’ju sjellë pranë prosperitetit financiar. Sa për ju që nuk i përkisni, mos u dëshpëroni! Çdo muaj ka mundësitë e veta, dhe ju mund të jeni me fat!

The post Tetori vjen me xhepat plot për këto shenja të horoskopit appeared first on iconstyle.al.

Pa prisni pak, Milaim Zeka dhe Einxhel Shkira do jenë opinionistët e ‘BBV’?

By: gaze tare
2 October 2024 at 18:15

Prej disa kohësh është përfolur se Milaim Zeka do të jetë pjesë e ‘Big Brother Vip Kosova’ në këtë edicion, në rolin e opinionistit. Mirëpo, në rrjet po thuhet se edhe Einxhel Shkira do jetë po ashtu opinioniste.

Tashmë produksionit i është bashkuar Olsa Muhameti në rolin e producentes ekzekutive. Nga ana tjetër moderatorët do vijojnë të mbeten Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Deri tani mes emrave që janë përfolur për t’u bërë pjesë e këtij formati janë Meda, Bashkim Sahiti, Mevlan Shaba, Diona Fona, Fatlume Popovci, Arbër Zeka etj. Por në një intervistë, Olsa tha se asnjë prej emrave të përfolur nuk do jetë pjesë e BBVK3, duke shtuar se ky kast do jetë përtej të gjitha pritshmërive.

Kujtojmë se edhe Einxhel Shkira ka dalë nga një program si Big Brother Vip 1, ku në fund fitoi dashurinë e DJ Dagz, me të cilin ka një djalë.

Ky format pritet të startojë këtë javë, ndaj ka mbetur edhe shumë pak ditë deri kur të zbulojmë se kush do jenë banorët, moderatorët dhe opinionistët.

The post Pa prisni pak, Milaim Zeka dhe Einxhel Shkira do jenë opinionistët e ‘BBV’? appeared first on iconstyle.al.

“Tenxherja Kapakun”/ Elvana dhe Romeo flasin për serialin: Kemi një vit që xhirojmë

By: gaze tare
2 October 2024 at 17:30

Këtë të shtunë, do startojë seriali që bën bashkë aktorin Romeo Veshaj dhe këngëtaren Elvana Gjata. ‘Tenxherja Kapakun’ do të startojë më 5 tetor në ekranin e Top Channel.

Në një intervistë të dhënë për “Ftesë në 5”, të dy ata kanë treguar sfidat që kanë kaluar gjatë xhirimeve të këtij seriali, teksa gjithashtu kanë zbuluar dhe surprizat që priten nga ky serial.

“Përtej shakasë ka qenë një gjë shumë e bukur. Romeo ka qenë surprizë, sepse është një aktor shumë i mirë. Ka skena që i kemi bërë me një xhirim, ka skena që kanë zgjatur. Jemi njerëz në fund të ditës, pavarësisht se mundohemi të përshtatemi me personazhin. Ishte një projekt sfidues, por ja kemi dalë siç duhet. Kush vjen i pari në xhirime? Me kë po e bën intervistën e parë?! (qesh)”, u shpreh Elvana.

Ndërsa Romeo u shpreh:

“Elvana është një super artiste. Përveç se një këngëtare është dhe një aktore shumë e mirë komedie. Është privilegj të kesh një kolege të tillë. Në këtë serial do të qeshni. Janë xhiruar aq shumë materiale sa që se di sa kohë kemi që xhirojmë. Që unë vij i pari në xhirime janë vetëm llafe, sepse unë vij me një orë me vonesë (qesh). Të shkretët partnerët e mi, sepse më presin një orë. Unë këta ose i bëj që të punojnë të gjithë, ose s’ka. Seriali? Janë situata në çift, zënkat, jeta e një çifti në të gjitha dimensionet. Do ta gjejnë veten të gjithë çiftet, ose ata që do të bëhen çifte.

Gëzimi këtu është i shpesh, por zgjat shumë pak. Duhet të xhirosh shumë shpejt dhe nuk ke kohë të gëzohesh fare. Jemi bërë si “Game of Thrones”. Kam hyrë 27 vjeç e nuk e di kur do dalë. Kemi një vit që xhirojmë. Është bërë një super punë. Është një nga produksionet më të arrira.

Xhirohet vetëm me një dubël dhe teksti është fantastik. Regjisorja është fantastike, Andia Xhunga. Kemi një super staf. Jemi një familje e madhe që shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Përveç se janë njerëz të mirë, janë dhe shumë profesionist. Batutat që kam jashtë i fus brenda, ato që bëj brenda nuk i nxjerr jashtë.

10 seri të tjera? Patjetër që po. Është fat që jam këtu dhe punoj me këta njerëz për këtë projekt”, tha Romeo.

The post “Tenxherja Kapakun”/ Elvana dhe Romeo flasin për serialin: Kemi një vit që xhirojmë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌