❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Ilir Proda merr zyrtarisht detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

By: user7
3 October 2024 at 14:57

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezanton Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë teksa u shpreh se ceremonia e betimit të Prodës do bëhet kur të zgjidhen edhe drejtuesit e 12 qarqeve. Hoxha u shpreh se emërimi i Prodës në krye të Policisë së Shtetit do të sjellë një dinamikë tjetër në organizatën e policisë.

“Sot hapim njĂ« kapitull tĂ« ri nĂ« rrugĂ«n e pĂ«rpjekjes sĂ« organizatĂ«s sĂ« policisĂ« pĂ«r tu rritur dhe zhvilluar profesionalisht. E vetmja vĂ«shtirĂ«si e drejtorit tĂ« ri edhe kjo nĂ« aspektin pozitiv mbetet standardi ku Ă«shtĂ« ngritur policia e shtetit e cila duhet tĂ« vijĂ« nĂ« rritje dhe konsolidim”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër, gjatë fjalës së tij Proda tha se në emër të të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike, për të garantuar zbatimin rigorozisht të ligjit, në nderim të tij personal betohet për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit.

“I nderuar zoti ministĂ«r i brendshme, nĂ« kĂ«tĂ« çast solemn tĂ« veprĂ«s sĂ« tĂ« gjithĂ« brezave tĂ« policisĂ« shqiptare, nĂ« shenjĂ« nderimi, detyrimi dhe respekti, pĂ«r gjakun e punonjĂ«sve tĂ« policisĂ« tĂ« rĂ«nĂ« dhe tĂ« plagosur nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s, nĂ« emĂ«r tĂ« tĂ« gjithĂ« punonjĂ«sve tĂ« policisĂ« sĂ« shtetit, tĂ« vendosur pĂ«r tĂ« mbrojtur rendin dhe sigurinĂ« publike, pĂ«r tĂ« garantuar zbatimin rigorozisht tĂ« ligjit, nĂ« nderim tim personal betohem pĂ«r tĂ« mbajtur me nder flamurin e policisĂ« sĂ« shtetit”, tha Proda.

The post Ilir Proda merr zyrtarisht detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit appeared first on Lapsi.al.

Garda pengoi edhe gazetarët/ Zhupa: U përdor forca, sjellje e papranueshme

By: user7
3 October 2024 at 14:24

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me mënyrën se si efektivët e Gardës së Republikës penguan gazetarët, në mjediset e Parlamentit, gjatë kohës kur deputetë të opozitës tentuan të hyjnë në sallën e seancave plenare.

“DĂ«noj me forcĂ« pengimin nga forcat e sigurisĂ« tĂ« gazetarĂ«ve nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s pĂ«r tĂ« transmetuar tĂ« vĂ«rtetĂ«n mbi zhvillimet nĂ« ambjentet e Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Liria e medias Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r demokracinĂ« dhe ushtrimi i lirĂ« i profesionit Ă«shtĂ« parakusht pĂ«r informimin e drejtĂ« dhe nĂ« kohĂ« reale tĂ« qytetarĂ«ve”, thuhet nĂ« reagimin e deputetes Zhupa.

NĂ« vijim ajo thekson se â€œĂ«shtĂ« e papranueshme, Ă«shtĂ« autoritare qĂ« gazetarĂ«t tĂ« cĂ«nohen fizikisht, tĂ« pengohen me forcĂ«, nĂ« njĂ« ambient publik. Kjo Ă«shtĂ« alarmante”.

“Pas qytetarĂ«ve, pas opozitĂ«s, tani rradha ishte e gazetarĂ«ve.

Regjimet autoritare lindin pikĂ«risht kĂ«shtu dhe ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« zyrtarisht shtet personal i njĂ« njeriu, pa KushtetutĂ« e pa ligj”, thekson ajo.

The post Garda pengoi edhe gazetarët/ Zhupa: U përdor forca, sjellje e papranueshme appeared first on Lapsi.al.

Artan Hoxha del nga SPAK: Materiali audio është 34 minuta,dalin përgjime të zyrtarëve të lartë

By: user7
3 October 2024 at 13:40

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas më shumë se 3 orësh marrje në pyetje.

Hoxha ka deklaruar se në SPAK ka dorëzuar një material audio për vrasjet e ndodhura në protestën e 21 Janarit.

“Gjykata atĂ«herĂ« vendosi se gjithçka ndodhi nga pakujdesia dhe nuk kishte komunikim. Kaseta, me anĂ« tĂ« saj vĂ«rtetohet komunikimi, por komunikimi Ă«shtĂ« rutinĂ«, nĂ« momentin pas vrasjes mĂ« duket shumĂ« i ftohtĂ«, sikur nuk ka ndodhur asgjĂ«. Materiali shĂ«rben pĂ«r tĂ« identifikuar kush Ă«shtĂ« zinxhiri komandues i GardĂ«s dhe drejtues tĂ« tjerĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« shtetit qĂ« kanĂ« komunikuar me drejtuesit e GardĂ«s. Prokuroria do tĂ« vlerĂ«sojĂ« mĂ« pas sa i vlefshĂ«m Ă«shtĂ« ai audioregjistrim.

Jo vetĂ«m ka qenĂ« me urdhĂ«r, por urdhĂ«r ka ardhur mĂ« lart me gjakftohtĂ«si mĂ« tĂ« madhe, ashtu sikurse erdhi dhe urdhri pĂ«r tĂ« ndaluar. NĂ«se zjarri do tĂ« zgjaste sikur 30 sekonda mĂ« shumĂ«, aty do tĂ« ishte bĂ«rĂ« masakĂ«r shumĂ« mĂ« e madhe se sa u bĂ«. PĂ«r mua, nĂ«se nuk zbardhet as kĂ«tĂ« radhĂ«, nuk ka pĂ«r t’u zbardhur mĂ«. Provat u prishĂ«n qĂ« nĂ« momentin qĂ« ndodhi ngjarja. SPAK tani Ă«shtĂ« mĂ« ndryshe, e ka ma tĂ« lehtĂ« tĂ« thĂ«rrasĂ« zyrtarĂ« tĂ« lartĂ«. Kam identifikuar dy tĂ« tjerĂ« qĂ« nuk kanĂ« qenĂ« pjesĂ« e GardĂ«s, por kjo u pĂ«rket hetimeve”, tha ai.

The post Artan Hoxha del nga SPAK: Materiali audio është 34 minuta,dalin përgjime të zyrtarëve të lartë appeared first on Lapsi.al.

I vuri flakën gruas, arrestohet pas një muaji në arrati Bledar Trëndafili në Korçë

By: user7
3 October 2024 at 12:42

Ditën e sotme është arrestuar Bledar Trëndafili, personi i cili tentoi të digjte gruan e tij. Trëndafili e spërkati me benzinë dhe i vuri flakën bashkëshortes duke i shkaktuar djegie në 35% të trupit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 gusht të këtij viti në qytetin e Korçës ku 45-vjeçari ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakë gruas me të cilën ishte në proces divorci. Fillimisht ai e i ka zënë pritë teksa e reja po kthehej nga puna dhe e ka spërkatur me lëndën djegëse. Bledar Trëndafili pasi i ka vënë flakën 31-vjeares, Melisa Trëndafilit, është larguar menjëherë nga vendngjarja.

The post I vuri flakën gruas, arrestohet pas një muaji në arrati Bledar Trëndafili në Korçë appeared first on Lapsi.al.

Pas Gjykatës Kushtetuese, SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Anti-Korrupsion

By: user7
3 October 2024 at 12:37

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në komisionin e posaçëm parlamentar Anti-Korrupsion të drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj. SPAK në përgjigjen pas interesimit të mediave ka theksuar se prokurorët unanimisht kanë vendosur që nuk është e nevojshme pjesëmarrja në nivel ekspertësh.

“NĂ« pĂ«rgjigje tĂ« interesimit tuaj, ju bĂ«jmĂ« me dije se kĂ«rkesa e Komisionit tĂ« Posaçëm Parlamentar ‘PĂ«r Thellimin e Reformave pĂ«r MirĂ«qeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030 nĂ« Bashkimin Evropian’ (Komisioni), u analizua me shumĂ« kujdes nga ana jonĂ«, duke u trajtuar nĂ« mbledhjen e ProkurorĂ«ve tĂ« Posaçëm tĂ« datĂ«s 03.09.2024. GjatĂ« kĂ«saj mbledhjeje, ProkurorĂ«t e Posaçëm diskutuan rĂ«ndĂ«sinĂ« e bashkĂ«punimit me Kuvendin pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e sundimit tĂ« ligjit dhe luftĂ«n kundĂ«r korrupsionit dhe krimit tĂ« organizuar, gjithmonĂ« duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit tĂ« pushteteve.

NĂ« mĂ«nyrĂ« unanime, tĂ« gjithĂ« ProkurorĂ«t e Posaçëm nuk e konsideruan tĂ« nevojshme pjesĂ«marrjen me ekspert nĂ« kĂ«tĂ« Komision, pasi vlerĂ«suan se tashmĂ« institucioni ynĂ« i ka pĂ«rmbushur detyrimet ligjore pĂ«r bĂ«rjen publike tĂ« problematikave tĂ« hasura gjatĂ« ushtrimit tĂ« funksioneve tĂ« tij, duke pĂ«rfshirĂ« kĂ«tu dhe nevojat pĂ«r ndryshime ligjore pĂ«rkatĂ«se. Ky detyrim ligjor Ă«shtĂ« realizuar pĂ«rmes publikimit tĂ« Raporteve Vjetore tĂ« SPAK nĂ« faqen zyrtare, si dhe raportimeve periodike pĂ«rballĂ« KLP-sĂ« dhe Kuvendit. Nga ana tjetĂ«r, Prokuroria e Posaçme cilĂ«soi se Ă«shtĂ« e gatshme pĂ«r tĂ« ofruar kontributin e saj pĂ«rmes dhĂ«nies sĂ« mendimeve ligjore sa herĂ« qĂ« do tĂ« konsiderohet e nevojshme nga ky Komision,” thotĂ« SPAK.

Në Komisionin, që drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj, nuk ka marrë pjesë asnjë deputet i opozitës. Xhafaj, pas rekomandimeve të ambasadës amerikane, në kërkesën e tij drejtuar institucioneve që ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit. Ditën e djeshme dhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ftesën e Kuvendit për tu bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion.

The post Pas Gjykatës Kushtetuese, SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Anti-Korrupsion appeared first on Lapsi.al.

BreshĂ«ri plumbash nĂ« njĂ« ‘shisha bar’ nĂ« Gjermani, humb jetĂ«n 29-vjeçari, autori nĂ« arrati

By: user7
3 October 2024 at 11:59

NjĂ« atentat Ă«shtĂ« regjistrua mbrĂ«mjen e djeshme nĂ« Gjermani, ku si pasojĂ« ka humbur jetĂ«n njĂ« i ri. MĂ«sohet se nga tĂ« shtĂ«nat nĂ« njĂ« ‘shisha bar’ ka humbur jetĂ«n 29-vjeçari. Sipas policisĂ« gjermane, autori i veshur me rroba tĂ« zeza, Ă«shtĂ« larguar nga vendi i krimit nĂ« kĂ«mbĂ«.

Policia ka mbërritur në qendër të qytetit me një kontigjent të madh dhe ka rrethuar zonën përreth lokalit. Në fotot e operacionit, ndër të tjera shfaqen edhe policë të maskuar të armatosur me automatikë.

Nuk dihet ende se kush janë viktima dhe të plagosurit dhe çfarë raporti ka pasur autori me ta. Policia kriminale ka marrë përsipër hetimet. Gjithashtu është e paqartë nëse krimi ka ndonjë lidhje me përplasjet e përgjakshme midis dy grupeve rivale në zonën më të madhe të Shtutgartit.

The post BreshĂ«ri plumbash nĂ« njĂ« ‘shisha bar’ nĂ« Gjermani, humb jetĂ«n 29-vjeçari, autori nĂ« arrati appeared first on Lapsi.al.

Burgu i “Ali Demit” do strehojĂ« kriminelĂ«t “mĂ« tĂ« rrezikshĂ«m” shqiptarĂ« tĂ« dĂ«buar nga Britania

By: user7
3 October 2024 at 11:02

Britania po ndihmon në hapjen e një burgu të ri që do kushtojë miliona euro në Shqipëri.

Oficerët e burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë punuar me homologët e tyre shqiptarë për të zhvilluar burgun e parë të hapur në vend pas një marrëveshjeje për transferimin e të burgosurve prej 4 milionë paundësh në vit mes Shqipërisë dhe Britanisë.

Britania po i paguan Shqipërisë paratë për të rikthyer 200 të burgosurit shqiptarë më të rrezikshëm, si dhe financon trajnimin e oficerëve të burgjeve, rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punëtoritë dhe pajisjet e rehabilitimit.

Mbretëria e Bashkuar ka paguar gjithashtu për një flotë prej 1.5 milion paund me 15 makina elektrike dhe 22 mikrobusë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit të burgjeve në Shqipëri.

Kjo është pjesë e përpjekjeve të qeverisë angleze për të trajtuar krizën e mbipopullimit në burgjet në Angli dhe Uells.

Janë rreth 1,270 shqiptarë të mbajtur në burgje në Angli dhe Uells, numri më i madh nga çdo kombësi dhe që përbën gati një në shtatë nga 10,500 të burgosur të huaj.

10,500 tĂ« burgosurit e huaj po zĂ«nĂ« njĂ« nĂ« nĂ«ntĂ« vende nĂ« burgje me njĂ« kosto prej 52,000 paund pĂ«r person, ose gati 550 milion paund, kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse ministrat britanikĂ« po pĂ«rpiqen tĂ« gjejnĂ« mĂ«nyra pĂ«r t’i riatdhesuar nĂ« vendet e tyre.

Burgu i ri i hapur shqiptar, i quajtur burgu i Ali Demit dhe me qendër në Tiranë, do të jetë në shënjestër të shkelësve në gjashtë muajt e fundit të dënimit të tyre me burgim, ku do të imitojë institucione të ngjashme në Mbretërinë e Bashkuar.

Një ekip i menaxherëve të shërbimit të të burgosurve në Mbretërinë e Bashkuar dhe ekspertëve teknikë kanë këshilluar mbi planifikimin dhe regjimin për burgun e ri, ku të burgosurit do të kenë dhomat e tyre të vendosura në një rrugë të stilit me tarraca me liri për të ardhur dhe për të shkuar.

Fillimisht ishte njĂ« burg i grave me njĂ« regjim “mĂ« tĂ« butĂ«â€ tĂ« krijuar pĂ«r t’i rehabilituar dhe riintegruar ato nĂ« shoqĂ«rinĂ« shqiptare. Tani do tĂ« ketĂ« hapĂ«sirĂ« ??pĂ«r 25 tĂ« burgosur meshkuj.

Klevis Qose, drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i shĂ«rbimit tĂ« burgjeve shqiptare, tha: “Ne jemi gati tĂ« popullojmĂ« burgun e hapur tĂ« Ali Demit, burgun mĂ« tĂ« ri nĂ« ShqipĂ«ri.

“Projekti i financuar nga qeveria shqiptare dhe me mbĂ«shtetjen e ambasadĂ«s britanike nĂ« TiranĂ« pĂ«r rritjen dhe forcimin e kapaciteteve tĂ« burimeve njerĂ«zore, pritet tĂ« pĂ«rgatisĂ« shkelĂ«sit pĂ«r t’iu pĂ«rshtatur sa mĂ« natyrshĂ«m jetĂ«s civile”, tha ai.

Burgu i hapur mund të përdoret nga shkelësit më të rëndë shqiptarë të transferuar nga Britania deri në fund të dënimit.

Sipas marrĂ«veshjes dyvjeçare, kriminelĂ«t – tĂ« gjithĂ« qĂ« vuajnĂ« dĂ«nime me mĂ« shumĂ« se katĂ«r vjet, pĂ«rfundojnĂ« burgimin nĂ« ShqipĂ«ri me njĂ« kosto prej 32 paund nĂ« ditĂ«, krahasuar me 109 paund nĂ« ditĂ« nĂ« Britani.

“TĂ« 200 tĂ« burgosurit pĂ«rfshijnĂ« vrasĂ«s, pĂ«rdhunues dhe tregtarĂ« droge, tĂ« cilĂ«t do tĂ« transferohen nĂ« grupe “me shumicĂ«â€ pĂ«r t’u pĂ«rpunuar nĂ« sistemin e burgjeve shqiptare, ku do tĂ« vuajnĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« dĂ«nimi siç do tĂ« kishin nĂ« Britani”, raporton The Telegraph.

The post Burgu i “Ali Demit” do strehojĂ« kriminelĂ«t “mĂ« tĂ« rrezikshĂ«m” shqiptarĂ« tĂ« dĂ«buar nga Britania appeared first on Lapsi.al.

Mbyllet seanca plenare në Kuvend brenda pak minutave

By: user7
3 October 2024 at 10:44

ËshtĂ« mbylluar brenda thuajse gjysmĂ« ore seanca e sotme plenare. DeputetĂ«t e mazhorancĂ«s kanĂ« votuar qtĂ«sisht tĂ« vetĂ«m pikat e rendit tĂ« ditĂ«s. Pas kĂ«saj si deputetĂ«t ashtu dhe ministrat socialistĂ« janĂ« larguar nga ambientet e Kuvendit.

Ndërkohë deputetët e opozitës pas përplasjeve me Gardën e Republikës dhe pas protestës simbolike me djegien e manekinëve me fotot e vëllezërve Rama dhe Xhafaj, janë larguar gjithashtu nga oborri i Kuvendit.

The post Mbyllet seanca plenare në Kuvend brenda pak minutave appeared first on Lapsi.al.

“Dosja 21 Janari”/ Gazetari Artan Hoxha paraqitet nĂ« SPAK

By: user7
3 October 2024 at 10:40

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Gjithashtu mësohet se Hoxha është thirrur në SPAK për dosjen e 21 janarit. Siç raportohet Hoxha do të te japë sqarime ne lidhje me nje material audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve te Gardës, para dhe pas protestës se 21 janarit.

Disa muaj mĂ« parĂ« Gjykata e LartĂ« vendosi qĂ« dosja ‘21 janari’ tĂ« hetohet nga SPAK, qĂ« Ă«shtĂ« i detyruar tĂ« regjistrojĂ« procedimin.

Sakaq protesta e 21 janarit u thirr nga Partia Socialiste pasi u shfaq një video që implikonte ministrin e Jashtëm të atëhershëm Ilir Meta në aktivitete korruptive duke e treguar atë teksa diskutonte se si të përfitonte nga një tender publik.

The post “Dosja 21 Janari”/ Gazetari Artan Hoxha paraqitet nĂ« SPAK appeared first on Lapsi.al.

Manekinë me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, Noka u vendos flakën para Kuvendit

By: user7
3 October 2024 at 10:31

Manekinët me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, janë djegur para Parlamentit nga deputeti Flamur Noka. Fillimisht deputetët demokratë larguan fjongon rozë të vendosur në hyrje të Kuvendit.

Më pas Noka nxori një shishe me benzine dhe më pas i vuri flakën. Deputetët e tjerë të PD qëndronin në hyrje të Kuvendit.

The post Manekinë me foto e vëllezërit Rama dhe Xhafaj të veshur si të burgosur, Noka u vendos flakën para Kuvendit appeared first on Lapsi.al.

Makina e Spiropalit mbërrin në Parlament, demokratët i bllokojnë dyert

By: user7
3 October 2024 at 10:05

Makina e kryetares së Parlamentit Elisa Spiropali ka mbërritur në Parlament, por demokratët kanë bllokuar dyert. Deputeti i PD-së Flamur Noka ka deklaruar se makina është bosh dhe se pushteti i narkove hyn si minjtë në Parlament.

“Po tĂ« ishin pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« popullit do hynin dinjitozĂ«, jo si minjtĂ«. U ka hyrĂ« frika nĂ« palcĂ«. NjĂ« aksion mori opozita janĂ« fshehur si minjtĂ«â€, tha Noka.

The post Makina e Spiropalit mbërrin në Parlament, demokratët i bllokojnë dyert appeared first on Lapsi.al.

Ministri Hasani tenton të futet në Kuvend, pengohet nga Gazment Bardhi

By: user7
3 October 2024 at 09:59

Nga pjesa e pasme e Kuvendit disa deputetë të opozitës nuk kanë lejuar futjen në sallë të ministrit të jashtëm, Igli Hasani. Ndërkohë pati dhe një debat me deputetin Gazment Bardhi.

Bardhi: Largohu të lutem. Ne kemi ardhur me vota. Të ka emëruar krimi.

Hasani: Ul gishtin

Bardhi: Bashkë me ushtarin e Ergys Agasin, që është ministër i brendshëm. Sju vjen zor. Pinjoll i Enver Hoxhës.

The post Ministri Hasani tenton të futet në Kuvend, pengohet nga Gazment Bardhi appeared first on Lapsi.al.

“Nuk ka bir k*** qĂ« mĂ« ndalon tĂ« hyj nĂ« Parlament”, deputeti i PS-sĂ« pĂ«rplaset me Flamur NokĂ«n

By: user7
3 October 2024 at 09:54

Deputetët e opozitës kanë tentuar të ndalojnë deputetët socialistë të hyjnë në Kuvend, pasi atyre vetë iu është ndaluar hyrja.

Deputeti Flamur Noka është përplasur me deputetin e PS-së Frrok Gjini, i cili ka thënë se gjallë a vdekur do hyjë në parlament.

“Nuk ka bir k*** qĂ« mĂ« ndalon tĂ« hyj nĂ« Parlament”, tha Gjini.

The post “Nuk ka bir k*** qĂ« mĂ« ndalon tĂ« hyj nĂ« Parlament”, deputeti i PS-sĂ« pĂ«rplaset me Flamur NokĂ«n appeared first on Lapsi.al.

Të dhënat e Cens 2023: Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë nga mosha 25-59 vjeç

By: user7
3 October 2024 at 08:47

Tranzicioni demografik dhe ndryshimi i stilit të jetesës e ka transformuar familjen shqiptare si në strukturë, edhe në model jete. Gjithnjë e më shumë njerëz në moshë produktive 25-59 vjeç janë me status beqar, por më së shumti dominojnë meshkujt, sipas të dhënave nga Cens 2023.

Nga grupmosha 25-59 vjeç, në të gjithë vendin numërohen 213,232 meshkuj beqarë. Ata përbëjnë 40% të meshkujve në këtë grupmoshë. Numri i femrave beqare në grupmoshën në shqyrtim është më i ulët, në mbi 129 mijë. Femrat beqare zënë 23% të grupmoshës 25-59 të popullsisë së gjinisë femërore.

Siç tregon grafiku i mëposhtëm, numri më i madh i meshkujve beqarë është në grupmoshën 25-29 vjeç, me rreth 67 mijë të tillë, që përbëjnë 31% të beqarëve gjithsej. Në grupmoshën 30-34 vjeç ka mbi 59 mijë meshkuj beqarë ose 27% e totalit të beqarëve meshkuj. Në grupmoshën 35-39 vjeç ka 41 mijë meshkuj beqarë dhe në grupmoshën 40-44 vjeç ka 22,6 mijë beqarë. Numri i beqarëve vjen e ulet me moshën. Në grupin 50-54 vjeç ka mbi 6800 meshkuj beqarë.

Në popullatën femra ka më pak beqare se sa meshkuj. Numri më i madh i femrave beqare është në grupmoshën 25-29 vjeç, ku numërohen rreth 59 mijë femra të pamartuara. Në grupin 30-34 vjeç në të gjithë vendin janë 26,6 mijë femra beqare dhe gjithashtu rreth 26 mijë të tilla janë nga mosha 35-39 vjeç. Në moshën 50-54 vjeç janë 1166 femra beqare.

Siç shihet nga të dhënat ka diferenca të mëdha në numër ndërmjet femrave dhe meshkujve në të njëjtën grupmoshë. Për shembull nga mosha 30-34 vjeç ka 45% meshkuj beqarë më shumë se femra beqare. Nga mosha 35-39 vjeç ka 62% meshkuj beqarë më shumë se femra me këtë status. Në grupmoshën 40-44 vjeç ka 61% më shumë meshkuj beqarë se femra.

Tranzicioni demografik që ka vijuar në tre dekadat e fundit, ka krijuar emigracion të lartë të lëvizjeve të brendshme dhe rënie të lindjeve. Kjo ka bërë që të ketë zhvendosje të vendbanimeve dhe qasje të ndryshme për jetën midis femrave dhe meshkujve.

Gjithnjë e më shumë meshkujt i drejtohen emigracionit dhe nuk zgjedhin arsimin dhe zanatet, ndërkohë femrat preferojnë të shkollohen. Rritja e disbalancave në arsim i pengon shumë meshkuj të gjejnë partneren e jetës dhe kjo vjen edhe për femrat beqare të cilat synojnë gjithnjë e më shumë të rriten në karrierë, duke vënë mos vënë në plan të parë krijimin e familjes./ Monitor

The post Të dhënat e Cens 2023: Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë nga mosha 25-59 vjeç appeared first on Lapsi.al.

Irani e sulmoi me qindra raketa, pritet hakmarrje e ashpër e Izraelit

By: user7
3 October 2024 at 08:28

Irani i hodhi gati 200 raketa balistike drejt Izraelit, duke e kryer sulmin më të madh si kurrë ndonjëherë ndaj armikut të vet të përbetuar.

Sulmi i 1 tetorit ishte më i madh dhe më i guximshëm se sulmet e papritura të Iranit kundër Izraelit në prill. Këtë herë, Teherani gjithashtu përdori raketa më të përparuara dhe nuk dha paralajmërime të dukshme para kryerjes së sulmit.

Izraeli e ka asgjësuar lidershipin dhe i ka shkatërruar aftësitë luftarake të Hezbollahut, aleatit më të afërt dhe kyç të Iranit në strategjinë e Teheranit për ta luftuar Izraelin.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

NdĂ«rkohĂ«, Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit – grupit palestinez tĂ« shpallur organizatĂ« terroriste nga SHBA dhe BE – u vra nga njĂ« sulm i dyshuar izraelit nĂ« Teheran, nĂ« korrik.

EkspertĂ«t kanĂ« thĂ«nĂ« se trysnia e brendshme pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur Izraelit dhe pozita e dobĂ«suar e Iranit nĂ« rajon, e detyruan Teheranin tĂ« veprojĂ«.

“Irani duket se ka arritur nĂ« pĂ«rfundimin se kostoja e mosveprimit ishte mĂ« e madhe sesa rreziqet e ndĂ«rmarrjes sĂ« veprimeve”, tha Vaez.

“Nuk ka dyshim se Teherani Ă«shtĂ« i vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r rreziqet, jo vetĂ«m duke e pĂ«rsĂ«ritur, por duke e zgjeruar sulmin raketor kundĂ«r Izraelit, duke nxitur kĂ«shtu njĂ« hakmarrje izraelite qĂ« duket se sigurt do tĂ« ndodhĂ«â€, shtoi ai.

Sulm i madh, përgjigje e ashpër
Sulmi i Iranit me raketa dhe dronë ndaj Izraelit në prill, i parë i drejtpërdrejtë ndonjëherë ndaj armikut të tij, ishte shumë i parashikuar. Irani gjithashtu përdori dronë me rreze të gjatë veprimi dhe raketat më të vjetra në atë sulm.

NĂ«se krahasohet me sulmin e atĂ«hershĂ«m, sulmi i Iranit mĂ« 1 tetor ishte “shumĂ« substancial”, tha Fabian Hinz, hulumtues nga Instituti NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r Studime Strategjike nĂ« LondĂ«r.
Dëshmitë fillestare sugjerojnë se Irani përdori raketat balistike, të cilat arritën në Izrael brenda disa minutash, tha ai për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë.

QĂ«llimi i mundshĂ«m, tha Hinz, ishte t’i jepte Izraelit kohĂ« tĂ« kufizuar pĂ«r t’u pĂ«rgatitur.

Në prill, Izraeli iu përgjigj sulmit të Iranit duke goditur një sistem radari të mbrojtës ajror në qytetin qendror iranian, Isfahan.

Por, ekspertët paralajmërojnë se hakmarrja izraelite këtë herë pritet të jetë shumë më e ashpër.

Zyrtarë izraelitë janë cituar nga mediat duke thënë se Izraeli mund të godasë zona strategjike brenda Iranit, duke përfshirë objektet energjetike.

NjĂ« sulm i mundshĂ«m izraelit ndaj ndonjĂ« objekti nafte ose gazi nĂ« Iranin e pasur me energji, do tĂ« ishte spektakolar pĂ«r t’u parĂ«, por i padĂ«mshĂ«m nga pikĂ«pamja strategjike, tha Farzin Nadimi, hulumtues nĂ« Institutin e Uashingtonit pĂ«r Studime tĂ« Lindjes sĂ« Mesme.

Sulmi ndaj ndonjë objekti bërthamor do të sillte më shumë rreziqe dhe do të duhej të ishte shumë i madh, duke marrë parasysh se infrastruktura kryesore bërthamore e Iranit ndodhet thellë nën tokë, tha ai.

Sulmet që synojnë objektet bërthamore të Iranit, të cilat Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara thuhet se i kanë ushtruar, mund ta detyrojnë Teheranin të armatosë programin e vet bërthamor, kanë paralajmëruar ekspertët.

“Pa marrĂ« parasysh se cili Ă«shtĂ« synimi [i Izraelit], njĂ« goditje e tillĂ« Ă«shtĂ« e destinuar ta detyrojĂ« Teheranin tĂ« hakmerret, duke nxitur sulme me raketa balistike qĂ« mund ta shtyjnĂ« tĂ«rĂ« rajonin drejt humnerĂ«s”, tha Vaez./REL

The post Irani e sulmoi me qindra raketa, pritet hakmarrje e ashpër e Izraelit appeared first on Lapsi.al.

Pasi mbeti stok, mbjelljet e reja me grurë në tetor pritet të pakësohen deri në 15%

By: user7
3 October 2024 at 08:05

Kultura e grurit ka qenë një nga drithërat që mbillej më gjerësisht në vend prej fermerëve. Muaji tetor është periudha e mbjelljes së grurit, por sipas përfaqësuesve të kompanive të shitjes së farave dhe agronomëve është në rënie interesi i fermerëve për mbjellje. Vasfi Sherifi, drejtues i kompanisë AGROVAS-SHE, për tregtimin e farave, fidanëve dhe plehrave kimike, njëkohësisht dhe me profesion agronom tha se sivjet pritet rënie deri në 15% të të mbjellave në zonën e Korçës.

Shkak, sipas tij, është mungesa e tregut për shitjen e produktit. Për periudhën 2023-2024, gruri i prodhuar nga fermerët mbeti stok, nga rënia e çmimit 50 deri në 60% krahasuar me çmimin e shitjes në 2022.

“Interesi i fermerĂ«ve pĂ«r tĂ« shtuar tĂ« mbjellat me grurĂ« Ă«shtĂ« nĂ« rĂ«nie. Sivjet mendohet qĂ« tĂ« mbjellat tĂ« bien deri 15%. Kjo ka ardhur tĂ«rĂ«sisht pĂ«r shkak tĂ« rĂ«nies sĂ« çmimit tĂ« shitjes sĂ« grurit dhe tĂ« mbetjes sĂ« tij stok. NdĂ«rsa kostot e prodhimit nuk janĂ« shtuar. Çmimet e produkteve tĂ« plehĂ«rimit tĂ« grurit janĂ« ulur deri 40% krahasuar me vitin 2022, ku pĂ«r shkak tĂ« luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, pati shtrenjtim tĂ« lartĂ« tĂ« tyre. Edhe çmimet e farĂ«s sĂ« grurit pĂ«r mbjellje janĂ« ulur” tha ai.

Agronomët pohojnë se për shkak të mosshitjes së grurit, fermerët janë të detyruar ta përdorin sasinë e prodhuar si ushqim për kafshët. Përveç mungesës së leverdishmërisë, shpopullimi i zonave malore ka sjellë që disa fshatra të largëta të mbeten pa mullinj të bluarjes së grurit. Pasja e një mulliri në fshat ka kontribuar ndër vite në shtimin e sipërfaqeve të mbjella me grurë për popullatën vendase. Mungesa e tyre po ndikon te braktisja e mbjelljes së grurit në sasitë e vetë konsumit.

Për shkak të rritjes së lartë të çmimit të drithërave në 2022 në tregjet e huaja të ndikuara nga lufta Rusi-Ukrainë, Ministria e Bujqësisë nxiti fermerët me subvencione direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për hektar për shtimin e sipërfaqeve të mbjella. Nga fermerët subvencionet u përfituan më maj të 2023. Me subvencione direkte u mbështetën 4 mijë fermerë me një fond prej 5 milionë USD. Financimi shtoi në zona të caktuara sipërfaqet e tokave me të mbjella deri në 40% sipas agronomëve.

NĂ« 2023 sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« INSTAT sipĂ«rfaqja e tokĂ«s me mbjellje gruri arriti nĂ« 57,200 ha. Krahasuar me 2022 sipĂ«rfaqja e tokĂ«s e mbjellĂ« me grurĂ« u shtua 6%. Sipas agronomĂ«ve para viteve ’90 sipĂ«rfaqja e tokave tĂ« mbjella me grurĂ« arrinte deri 200 mijĂ« ha. NĂ« raport me vitin 1998, periudha mĂ« e hershme e raportuar nga INSTAT, tĂ« mbjellat me grurĂ« pĂ«r 2023 u pakĂ«suan 45%. NdĂ«rsa sasia e prodhuar e grurit u rrit rreth 1% krahasuar me 2022.

Por fermerët e shitën grurin nën kosto, pasi çmimi u përgjysmua krahasuar me 2022. Në muajin korrik çmimi për shitjen e grurit 21 deri 23 lekë për kg, deri 33% më lirë se në 2023. Në raport me çmimin e shitjes së grurit vendas në 2022, rënia e çmimit është rreth 60%./ Monitor

The post Pasi mbeti stok, mbjelljet e reja me grurë në tetor pritet të pakësohen deri në 15% appeared first on Lapsi.al.

E rëndë në Meksikë/ Ushtarët hapin zjarr ndaj emigrantëve, humbin jetën gjashtë persona

By: user7
3 October 2024 at 08:01

UshtarĂ«t meksikanĂ« vranĂ« gjashtĂ« emigrantĂ« pasi hapĂ«n zjarr ndaj grupi prej 33 migrantĂ«sh. Sipas njĂ« deklarate tĂ« ministrisĂ« sĂ« Mbrojtjes, migrantĂ«t udhĂ«tonin me njĂ« kamion qĂ« ishte pĂ«rpjekur t’i shmangej njĂ« patrulle ushtarake.

Gjithashtu 10 emigrantë të tjerë u plagosën në incidentin e së martën në mbrëmje. Emigrantët ishin nga Egjipti, Nepali, Kuba, India dhe Pakistani. Ministria tha se incidenti ndodhi pranë qytetit Huixtla, rreth 40 kilometra nga Tapachula, pranë kufirit me Guatemalën.

Tapachula, është një pikë hyrjeje në Meksikë për shumë emigrantë që synojnë të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara, shumë prej të cilëve ikin nga dhuna dhe varfëria.

The post E rëndë në Meksikë/ Ushtarët hapin zjarr ndaj emigrantëve, humbin jetën gjashtë persona appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 2 October 2024Main stream

Kallëzimi për shantazh/ Gazment Bardhi paraqitet në SPAK

By: user7
2 October 2024 at 15:08

Kreu i grupit Parlamentar tĂ« PartisĂ« Demokratike Gazment Bardhi Ă«shtĂ« paraqitur pasditĂ«n e sotme ProkurorinĂ« e Posaçme. MĂ«sohet se Bardhi nĂ« SPAK ka shkuar pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« detaje pas kallĂ«zimit qĂ« bĂ«ri se e kanĂ« kĂ«rcĂ«nuar me anĂ« tĂ« mesazheve nĂ« aplikacionin ‘Signal’.

Kreu i grupit demokrat Ă«shtĂ« kĂ«rcĂ«nuar nga mesazhe anonime nĂ« aplikacionin ‘Signal’. NĂ« mesazhe, shkruheshin emrat e Ervis Martinajt dhe tĂ« Erigers Mihasit, me shkrimin ‘TĂ« jesh mirë’. Bardhi i ka kĂ«rkuar SPAK-ut qĂ« tĂ« hetojĂ« dhe verifikojĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« shpejtĂ« mesazhet me natyrĂ« intimiduese ndaj njĂ« deputeti tĂ« Kuvendit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, me qĂ«llim identifikimin e autorit/Ă«ve tĂ« kĂ«tyre mesazheve, motiveve tĂ« dĂ«rgimit tĂ« tyre, dhe arsyet e prodhimit tĂ« njĂ« dokumenti tĂ« falsifikuar.

The post Kallëzimi për shantazh/ Gazment Bardhi paraqitet në SPAK appeared first on Lapsi.al.

Ilir Proda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

By: user7
2 October 2024 at 14:06

Ilir Proda është emëruar ditën e sotme si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Lajmin për emërimin e Prodës nga Këshilli i Ministrave e ka dhënë vetë Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë një dalje për gazetarët. Ministri Hoxha, pas emërimit të Prodës në krye të Policisë, theksoi se do të hapet konkurimi për drejtuesit e policive në qarqe.

Kandidati i cili sot u emĂ«rua nĂ« krye tĂ« policisĂ« do tĂ« jetĂ« nĂ« krye tĂ« policisĂ« dhe pas emĂ«rimit tĂ« ProdĂ«s do tĂ« hapet gara pĂ«r emĂ«rimin e 12 drejtorĂ«ve tĂ« qarqeve dhe drejtorĂ«ve tĂ« departamenteve nĂ« DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme. PĂ«rzgjedhja do tĂ« bĂ«het me garĂ« dhe kandidatĂ«t do tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r postet pĂ«rkatĂ«se, proces qĂ« do tĂ« pĂ«rfundojĂ« brenda tetorit”, tha ministri Hoxha.

Ministri i BrendshĂ«m Ervin Hoxha ka pĂ«rzgjedhur Drejtorin e PolicisĂ« sĂ« Elbasanit Ilir ProdĂ«n, pĂ«r tĂ« qĂ«nĂ« pasuesi i Muhamet Rrumbullakut. Pas propozimit, vendimi i qeverisĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« kandidaturĂ« Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« mbledhjen e sotme. NĂ« garĂ« pĂ«r postin e drejtorit ishte Altin Mena Ardian Çipa, Ilir Proda, Neritan Nallbati dhe SkĂ«nder Hita.

The post Ilir Proda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit appeared first on Lapsi.al.

G7-a mblidhet pas krizave në Lindjen e Mesme

By: user7
2 October 2024 at 13:53

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do tĂ« mbajĂ« takim virtual me liderĂ«t e G7-s mĂ« vonĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«n (sot) pĂ«r t’i diskutuar krizat nĂ« Lindjen e Mesme, ka thĂ«nĂ« zyra e saj.

“Italia do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« pĂ«rpiqet pĂ«r zgjidhje diplomatike, duke pĂ«rfshirĂ« edhe pĂ«rmes aftĂ«sive tĂ« saj si kryesuese e G7-s. UnĂ« kam thirrur pĂ«r takim kĂ«tĂ« pasdite liderĂ«t e shteteve tĂ« grupit”, citohet t’i ketĂ« thĂ«nĂ« Meloni kabinetit tĂ« saj.

Italia mban presidencĂ«n e radhĂ«s sĂ« G7-s – grupi i demokracive kryesore perĂ«ndimore, i cili pĂ«rbĂ«het nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, Kanadaja, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Meloni i ka thĂ«nĂ« ministrave se ka “shqetĂ«sime tĂ« thella” pĂ«r zhvillimet e fundit, duke pĂ«rfshirĂ« sulmin raketor tĂ« Iranit kundĂ«r Izraelit dhe jostabilitetin nĂ« Liban, ka thĂ«nĂ« zyra e saj.

The post G7-a mblidhet pas krizave në Lindjen e Mesme appeared first on Lapsi.al.

❌
❌