Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Bozheku: Izraeli nuk mund të sulmojë Turqinë. Eksperti: Ankaraja ka filluar të zhvillojë sisteme raketore

By: lia rda
3 October 2024 at 22:38

Presidenti Turk, Rexhep Taip Ergogan deklaroi nga Parlamenti në Ankara këtë të martë, se pas Libanit dhe Rripit të Gazës Izraeli synon të pushtojë Turqinë.

Lidhur me këtë deklaratë është diskutuar në emisionin ‘360 Gradë’, ku ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku ka thënë se Izraeli kurrsesi nuk do të mund të sulmonte Turqinë, për shkak të linjës së njëjtë fetare.

Ndërsa, koloneli Dritan Goxhaj u shpreh se Erdogani i thonë vëllezër libanezëve, kur gjysmën e ka deklaruar organizatë terroriste.

Sipas ekspertit gjeopolitik Lufti Bilalli, Izraeli mund ta dëmtojë Turqinë, por mund të dëmtohet dhe vetë.

Bozheku: “Po të shohën Erdogani në deklaratën që ka dhënë përmend dy momente, tokën e premtuar dhe fenë. Të gjithë retorikën që bën dhe i drejtohet popullit të tij e bazon mbi elementin fetar, pra që duhet të bashkohemi me vëllezërit dhe motrat tanë libanezë, për shkak të një linje fetare muslimane, që duhet të na ccojë ne të gjithë së bashku, që Turqia është me ju. Izraeli kurrsesi nuk do të mund të sulmonte Turqinë.

Goxhaj: “Ka dhe nuanca të hipokrizisë. Ai i drejtohet dhe popullit libanez ku thotë i kemi të gjithë vëllezër. Nuk është e vërtetë. Një pjesë të libanezëve, Turqia i ka deklaruar me probleme se vazhdon të ketë përplasje me Hezbollahun. Nuk mund të thuash që të gjithë libanezët i kemi vëllezër, kur gjysmën e tyre i ke deklaruar organizatë terroriste”.

Bilalli: “Shoh dy fjali të rëndësishme, nga fjalimi i presidentit turk, një kur tha që Izraeli ndalet vetëm me dhunë dhe e dyta kur tha që në radhë ne jemi të dytët që rrezikohemi për sulm nga Izraeli. Ai dhe për Gazën ka pas thënë që do të dërgojë trupa. Turqia në kapacitet e veta ka filluar të zhvillojë sisteme raketore, por jo në një nivel të tillë. Izraeli mund ta dëmtojë Turqinë, por mund të dëmtohet dhe vetë”./abcnews.al

Yesterday — 3 October 2024Main stream

Lufta mbi Izrael/ Duro: Të gjitha palët luajnë me karta të mbyllura. Goxhaj: 60% e raketave kanë goditur objektivin

By: lia rda
3 October 2024 at 21:23

Irani sulmoi Izraelin me raketa balistike më 1 tetor, në përgjigje të fushatës së Izraelit kundër Hezbollahut të Libanit, duke shënuar një përshkallëzim të ri të konfliktit midis Izraelit dhe grupit militant të mbështetur nga Irani.

Lidhur me këtë është diskutuar në emisionin “360 Gradë”, ku kolonel Foto Duro ka thënë se të gjitha palët në luftë luajnë me karta të mbyllura, si pasojë përshkallëzimi i luftës sjellë një parqatësi në rajon.

Ndërsa, kapiten Dritan Goxhaj u shpreh se 60% e raketave kanë goditur objektivin.

Duro: “Ne pamë që ka pasur një përshkallëzim nga Hamasi, Hezbollahu dhe tani te Irani. Kjo sjellë parqatësi në rajon se të gjitha palët luajnë me karta të mbyllura. Në luftë, askush nuk i hap kartat. Njëkohësisht, i vë palët në një pozitë të tillë që ata shpeshherë ndihen në kurth, ndihen të detyruar të veprojnë. Është menduar që Irani ka pasur hezitimin dhe në prill të këtij viti Irani lajmëroi 48 orë para që do të bënte goditjen mbi Izraelin. Këtë goditje e nisi me dronë. Irani ka pasur një lloj ngurimi të hynte a të mos hynte”.

Goxhaj: “Koha që Irani ka marrë për të bërë goditjen, nuk është çështje ngurimi, por është çështje teknike. Pasi që pas prillit që mori goditjen e parë, ka filluar të marri ndihmë ushtarake nga Rusia, pothuajse një herë në tre ditë avion të mbrojtjes ruse fluturoni nga Moska në drejtim të Teheranit. Irani ka pasur mungesë të mbrojtjes ajrore. Besoj që 60% e raketave kanë goditur objektivin”./abcnews.al

Kryetari i parlamentit të Gjeorgjisë nënshkruan ligjin kundër komunitetit LGBTQ+

By: lia rda
3 October 2024 at 20:16

Kryetari i parlamentit të Gjeorgjisë nënshkroi të enjten ligjin që kufizon rëndë të drejtat e komunitetit LGBTQ+ në këtë shtet dhe që imiton ligjet e miratuara në Rusinë fqinje.

Kryetari i parlamentit Shalva Papuashvili, njoftoi përmes rrjeteve sociale se ligji “nuk pasqyron idetë dhe ideologjitë aktuale, të përkohshme dhe të ndryshueshme, por bazohet te arsyeja, përvoja historike dhe vlerat e lashtë të krishtera, gjeorgjiane dhe evropiane”.

Presidentja gjeorgjiane Salome Zourabichvili refuzoi ta nënshkruante ligjin dhe ia ktheu atë parlamentit të mërkurën. Ligj u paraqit nga partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane” dhe ishte miratuar nga ligjvënësit muajin e kaluar.

Ligji përfshin ndalimin e martesave ndërmjet gjinisë së njejtë, birësimit të fëmijëve nga çiftet që i takojnë gjinisë së njejtë, si dhe përkrahjen publike, apo mbulimin nga media të marrëdhënieve, apo pjesëtarëve të komunitetit LGBTQ+. Ai gjithashtu ndalon kujdesin mjekësor për personat që ndryshojnë gjininë dhe ndalon ndyrshimin e identifikimit gjinor në dokumentet zytare.

“Ky ligj mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve, përfshirë lirinë e të shprehurit, në mënyrë që të drejtat e të tjerëve të mos shkelen, që është edhe thelbi dhe ideja e një demokracie të vërtëtë”, tha zoti Papuashvili.

Parlamenti i dha miratimin përfundimtar ligjit ndërkohë që Gjeorgjia, një shtet kryesisht konservator, ku Kisha Ortodokse ka një ndikim të rëndësishëm, përgatitet për zgjedhjet parlamentare.

Shumë e konsiderojnë ligjin si një përpjekje të partisë në pushtet për të fituar përkrahjen e grupeve konservatore. Ligji është kritikuar nga aktivistët e të drejtave të njeriut dhe të komunitetit LGBTQ+, të cilët thonë se ai godet më tej një komunitet tashmë të brishtë.

Duke nënshkruar ligjin, partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ “po e çon homofobinë në një nivel të ri, në një homofobi politike dhe institucionale”, tha aktivistja Ana Tavadze, nga organizata ‘Tbilisi Pride’.

Qëllimi i kësaj partie është “të fabrikojë” probleme para zgjedhjeve për të larguar vëmendjen e njerëzve nga “dështimet” për të zgjidhur probelemet si papunësia, arsimi dhe përkujdesi shëndetësor, i tha aktivistja Tavadze agjencisë Associated Press.

Ligji ka nxitur krahasime me Rusinë, ku Kremlini nënvizon ato që i quan vlera tradicionale të familjes. Autoritetet ruse në dekadën e fundit kanë ndaluar mbështetjen publike për “marrëdhëniet seksuale jotradicionale” dhe kanë hartuar ligje kundër përkujdesjes mjekësore për ndryshim gjinie, në kuadër të masave të tjera.

Gjykata e saj e Lartë pothuajse e ka shpallur të jashtëligjshëm aktivizmin për çështjet LGBTQ+ duke e etiketuar atë si organizatë ekstremiste dhe duke ndaluar aktivitetet e saj.

Në Gjeorgji, komuniteti LGBTQ+ ka hasur në vështirësi para se të hartohej ky ligj. Demonstratat dhe incidentet e dhunshme kundër pjesëtarëve të komunitetit LGBTQ+ ishin të shpeshta dhe vitin e kaluar qindra kundërshtarë të të drejtave të këtij komuniteti hynë me dhunë në një festival të tij në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi, duke detyruar anulimin e tij.
Këtë vit, dhjetëra mijëra marshuan në Tbilisi për të promovuar “vlerat tradicionale familjare”.

Një ditë pasi parlamenti miratoi ligjin kundër komunitetit LGBTQ+, aktorja dhe modelja transgjinore Kesaria Avramidze u godit për vdekje me thikë në banesën e saj në Tbilisi. Aktivistët e të drejtave të njeriut janë të shqetësuar se ligji do të nxisë më shumë dhunë.

Kryetari i parlamentit Papuashvili tha se duke mos e nënshkruar ligjin, Presidentja Zourabichvili dhe opozita gjeorgjiane “nuk patën guxim të mjaftueshëm që haptas të shprehnin mendimin e tyre për këtë ligj”.

Disa analistë thonë se një pjesë e opozitës në Gjeorgji po tregohet e kujdesshme pata zgjedhjeve të 26 tetorit duke mos dënuar veprimet që kufizojnë të drejtat e komunitetit LGBTQ+ për të mos larguar një pjesë të votuesve.

Presidentja Zourabichvili ka kohë që nuk ka marrëdhënie të mira me partinë në pushtet. Ajo i vuri veton ligjit për “ndikimin e huaj”, i cili u miratua nga parlamenti në fillim të këtij viti. Por parlamenti, ku dominon partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’, e rivotoi dhe e mirartoi ligjin.

Kundërshtarët e këtij ligjit e krahasojnë atë me ligjin rus, të cilin autoritetet e përdorin për të shtypur mendimin ndryshe dhe akuzojnë partinë në pushtet se po vepron në bashkërendim me Moskën, duke rrezikuar shanset e Gjeorgjisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ky shtet i Kaukazint Jugor me 3.7 milionë banorë, ka aplikuar zyrtarisht për t’u anëtarësuar në BE në vitin 2022, pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, por BE-ja e ka pezulluar procesin si reagim ndaj miratimit të ligjit për “ndikimin e huaj” dhe ka ngrirë pjesë të paketës së saj financiare për këtë vend. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dhjetëra zyrtarëve gjeorgjianë për shkak të këtij ligji.

Partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ është themeluar nga miliarderi Bidzina Ivanishvili, i cili e krijoi pasurinë e tij në Rusi dhe shërbeu si kryeministër i Gjeorgjisë në vitin 2012.

Kjo parti premtoi të jetësonte të drejtat qytetare dhe të “riniste” marrëdhëniet me Moskën, e cila zhvilloi një luftë të shkurtë me Gjeorgjinë në vitin 2008 rreth Osetisë Jugore, krahinë që kërkon të shkëputet nga Gjeorgjia. Më pas, Rusia njohu pavarësinë e Osetisë Jugore dhe të Abkhazisë, krahinës tjetër që kërkon shkëputje dhe vendosi atje bazat e saj ushtarake.

Shumë gjeorgjianë mbështetën Ukrainën ndërsa Kievi iu kundërpërgjigj sulmit të Rusisë në vitin 2022. Por qeveria gjeorgjiane abstenoi për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Moskës, ndaloi hyrjen e dhjetëra kritikëve të Kremlinit në Gjeorgji dhe akuzoi Perëndimin se po përpiqet të fusë Gjeorgjinë në konflikt të hapur me Rusinë. Opozita e ka akuzuar partinë në pushtet se po e çon Gjeorgjinë drejt orbitës së Rusisë duke rrezikuar aspiratat evropiane të vendit./voa

Mijëra njerëz marshojnë në Vjenë kundër FPO-së para bisedimeve për koalicion

By: lia rda
3 October 2024 at 19:52

Mijëra protestues marshuan të enjten në Vjenë, duke u bërë thirrje partive politike të Austrisë, posaçërisht partisë konservatore në pushtet, të mos e bëjnë Qeverinë e re së bashku me partinë e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), e cila i fitoi zgjedhjet e përgjithshme për herë të parë të dielën e kaluar.

FPO-ja, e udhëhequr nga Herbert Kickl, i fitoi 29 për qind të votave, duke e lënë në vendin e dytë Partinë Popullore Austriake (OVP), e cila i mori 26 për qind të votave.

Megjithatë, FPO-ja ka dështuar ta fitojë shumicën në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë dhe tani i duhet ta formojë një koalicion për ta udhëhequr Qeverinë për herë të parë në historinë e vet.

FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve.

Vetëm OVP-ja e ka lënë derën e hapur për koalicion qeveritar me FPO-në, edhe pse ka thënë jo nëse pjesë e Qeverisë së re do të ishte lideri i saj Kickl.

FPO-ja ngul këmbë se Kickl do të jetë pjesë e Qeverisë së re.

“Ne duam ta themi qartazi tani: E dashura OVP, ju lutem mos u futeni në këtë marrëveshje përsëri”, tha Marty Huber, njëri nga organizatorët e protestës, për Plus 24 TV.

Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën pranë Universitetit të Vjenës duke valëvitur flamuj dhe duke mbajtur pankarta me mbishkrime, si “Mbrojeni demokracinë”.

Huber po i referohej faktit se OVP-ja ka qenë tashmë dy herë në Qeveri me FPO-në, por në secilën herë FPO-ja ka qenë partneri i vogël. OVP-ja zuri vendin e dytë në zgjedhjet e së dielës, duke ngelur rreth 2 pikë mbrapa FPO-së.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili mbikëqyr formimin e qeverive, pritet të takohet me liderët e të gjitha partive parlamentare, duke nisur me Kicklin të premten.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje atyre të mbajnë bisedime me njëra-tjetrën për formimin e koalicionit qeverisës.

OVP-ja do ta kishte një shumicë të qartë, nëse bashkohet me vendin e tretë, Socialdemokratët dhe me një parti më të vogël si, për shembull, liberalët e Neos./rel

Demonstrata në Berlin kundër luftës në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme

By: lia rda
3 October 2024 at 19:33

Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, në Ditën e Unitetit Gjerman, po zhvillohen demonstrata kundër dërgesave të armëve në Kiev dhe për një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Demonstratat zhvillohen në sheshin qendror të parkut Tiergarten në Berlin. Tubimi u organizua nga një numër i madh lëvizjesh të majta, ndër politikanët që e mbështetën ishin deputetja e Bundestagut nga Partia e Majtë, Zeren Pellmann, kryetarja e partisë gjermane Aleanca për Arsye dhe Drejtësi, Sara Wagenknecht, përfaqësuesi i Partisë Socialdemokrate Ralf Stegner dhe një sërë njerëzish të tjerë të famshëm, liderë sindikatash dhe organizate.

Demonstratat në të cilat, sipas vlerësimeve paraprake të organizatorëve, marrin pjesë të paktën tre mijë persona, po zhvillohen nën sloganin “Jo luftës dhe armëve, po paqes dhe solidaritetit ndërkombëtar”.

Demonstruesit mbajnë flamuj të Rusisë dhe Palestinës dhe postera që i bëjnë thirrje qeverisë të promovojë një zgjidhje paqësore në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme./abcnews.al

Numri i aplikimeve për lejen e atësisë për baballarët në Spanjë u rrit gjatë Kupës së Botës 2022

By: lia rda
3 October 2024 at 17:58

Numri i burrave që merrnin lejen e atësisë në Spanjë u rrit gjatë Kupës së Botës FIFA 2022, sipas një studimi që sugjeron se aftësia për të parë ndeshjet luajti një rol në vendimin e tyre.

Sipas një dokumenti pune nga Shkolla e Ekonomisë në Barcelonë, duke përdorur të dhëna nga Sigurimet Shoqërore Spanjolle, gjatë atij Botëror të organizuar nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor 2022 në Katar, ka pasur një “tepricë” dyshifrore të 1000 burrave me leje.

Megjithatë, gjatë asaj periudhe nuk ka pasur rritje të kërkesave për leje lehonie nga nënat, saktëson studimi me titull “Përdorimi i kohës së baballarëve gjatë pushimit të lehonisë: kujdesi për fëmijët apo koha e lirë?”.

Nuk u rrit as përdorimi i pushimit të lehonisë tek punëtorët e vetëpunësuar, të njohur për orarin e tyre më fleksibël të punës.

Në Spanjë, si baballarët ashtu edhe nënat kanë të drejtë për 16 javë pushim të paguar nga viti 2021 kur lind fëmija i tyre. Kjo leje mund të përdoret menjëherë ose me ndërprerje gjatë 12 muajve të parë të jetës së fëmijës.

Futbolli është një sport jashtëzakonisht popullor në Spanjë dhe Kupa e Botës 2022 ishte një nga ngjarjet më të ndjekura në televizion në vend./abcnews.al

Evropë, rritja e të djathtës ekstreme nxit debatin mbi migracionin, Ukrainën

By: lia rda
3 October 2024 at 16:15

Evropa duket e gatshme të ashpërsojë ligjet e migracionit mes rritjes së mbështetjes për partitë e ekstremit të djathtë në të gjithë kontinentin. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgewell, Partia e Lirisë në Austri, e cila bëri fushatë me një program zgjedhor për t’i dhënë fund emigracionit dhe për të kundërshtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, doli e para në zgjedhjet e javës së kaluar. Megjithatë, rivalët kanë thënë se do të refuzojnë të bëjnë koalicion me të.

‘Partia e Lirisë’ në Austri fitoi 29 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar. Partia u themelua nga ish-nazistët, pas Luftës së Dytë Botërore. Ky është rasti më i fundit i fitoreve të partive të ngjashme, në të gjithë Evropën.

Analistët thonë se partia trajtoi me sukses shqetësimet e votuesve.

“Bëhet fjalë për emigracionin dhe ka ende çështje në lidhje me Covid19″, thotë analisti politik Peter Hajek.

Gjatë fushatës zgjedhore, Partia e Lirisë u zotua, siç u shpreh ajo, “të riemigrojë të huajt e paftuar” dhe të pezullojë të drejtën për azil.

Partitë e ekstremit të djathtë që janë kundër imigracionit, kanë fituar zgjedhjet në Holandë dhe Itali, zgjedhjet e fundit shtetërore në Gjermani dhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Francë.

“Një tjetër sukses i ekstremit të djathtë në Evropë. Partitë e qendrës së djathtë po reagojnë duke ashpërsuar qëndrimet e tyre ndaj imigracionit, duke imituar kështu gjithnjë e më shumë ekstremin e djathtë, veçanërisht idetë e tyre rreth identitetit, imigracionit dhe islamit”, thotë Hans Kundnani nga Universiteti i Nju Jorkut.

Emigracioni ka të ngjarë të jetë në krye të agjendës në takimin e nivelit të lartë të BE-së, më 17 tetor.

“Nëse blloku shkon më tepër drejt politikave të ngjashme me ato të programit të Partisë së Lirisë në Austri, kjo në thelb nënkupton ndërtimin e një muri rreth BE-së”, thotë analisti Kundnani.

Kjo është një kthesë e madhe nga viti 2015, kur afro dy milionë migrantë të parregullt u lejuan të hyjnë në Bashkimin Evropian. Në vitin 2023 vetëm një e pesta e këtij numri është lejuar në bllok.

BE-ja ka rënë dakord për një marrëveshje të re për azilin dhe emigracionin, që do të hyjë në fuqi në vitin 2026. Megjithatë, kjo nuk ka gjasa të zbusë debatin e Evropës për imigracionin.

“Ta vësh këtë sistem në funksion, ashtu siç synohet, brenda dy vjetësh, është shumë ambicioze”, thotë Raphael Bossong nga Instituti Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Ndërsa kundërshtimi ndaj imigracionit i bashkon partitë e ekstremit të djathtë, ato janë të ndara për mbështetjen për Ukrainën. Partia e Lirisë së Austrisë dhe partia Alternativa për Gjermaninë e kundërshtojnë ndihmën ushtarake për Kievin dhe duan t’i japin fund sanksioneve ndaj Moskës.

Megjithatë, partitë e tjera të ekstremit të djathtë, si Vëllezërit e Italisë, janë pro-ukrainas.

“Nëse jeni në ekstremin e djathtë, por jeni pro-ukrainas, atëherë mendoj se shumë evropianë të qendrës, nuk kanë asnjë problem me këtë. Ata janë të gatshëm të mbyllin një sy për pothuajse çdo gjë tjetër që bëjnë këto parti të ekstremit të djathtë, veçanërisht për çështje si emigracioni”, thotë analisti Hans Kundnani.

Partia e Lirisë në Austri nuk e ka shumicën e duhur për të qeverisur e vetme dhe partitë e tjera po refuzojnë të hyjnë në koalicion. Ata mund të mbesin jashtë pushtetit, por shtimi i mbështetjes për ekstremin e djathtë në Evropë është duke i dhënë tonin debatit politik në të gjithë bllokun./voa

Apeli lë në fuqi vendimin, ja sa dënohet Alda Klosi, Rozeta Dobi dhe i biri

By: lia rda
3 October 2024 at 15:54

Apeli ka lënë në fuqi vendimin për Rozeta Dobin e arrestuar për vjedhjen e mbi 400 mijë eurove në banesën e ish zyrtares Alda Klosi, ku punonte si sanitare.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, për akuzën vjedhjes me pasoja të rënda në bashkëpunim, përkatësisht me 7 vjet dhe 5 vjet burg.

Ndërsa, deklaroi fajtore për fshehje pasurie më 19 mars Alda Klosin, dhe e dënoi atë me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Kujtojmë Rozeta Dobi ka dëshmuar në polici se në vitin 2018 ajo ka gjetur në krevatin e Alda Klosit shumën e 120 mijë eurove, ndërsa në 2021, në një banesë e cila ishte marrë me qira nga zyrtarja ka gjetur në dollap sërish shumë të mëdha lekësh. Pasi nënë e bir u arrestuan, Prokuroria shoqëroi Alda Klosin, e cila fillimisht tha se paratë ishin të xhaxhait të saj që jetonte në Amerikë, por ndryshe ka thënë vëllai i saj, i cili ka pretenduar se ato para i ka marrë hua dhe i ka lënë te shtëpia e motrës së tij.

Si u zbuluan 120 mijë eurot?

Policia pasi arrestoi Rozeta Dobin dhe djalin e saj, ky i fundit pasi kishte ndihmuar nënën e tij të lëvizje kasafortën me shumë të mëdha parash, i vendosi atyre një përgjues. Duke komunikuar me njëri-tjetrën ata u shprehën së shyqyr që policia nuk gjeti shumën e tjetër te tubi i aspirimit. /abcnews.al

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Linja të shumta ajrore botërore pezullojnë fluturimet

By: lia rda
3 October 2024 at 15:50

Shqetësimet për shpërthimin e mundshëm të një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme kanë bërë që linjat ajrore ndërkombëtare të pezullojnë fluturimet në rajon ose të shmangin kalimin përmes hapësirës ajrore në zonë.

  • Kompania ajrore “Emirates” nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka anuluar fluturimet drejt Irakut, Iranit dhe Jordanisë deri më 8 tetor.
  • Kompania javën e kaluar anuloi fluturimet midis Dubait dhe Bejrutit deri të paktën më 8 tetor.
  • Etihad Airways me bazë në Abu Dhabi tha se po devijonte një numër fluturimesh nga 2 tetori në përgjigje të kufizimeve të hapësirës ajrore në pjesë të Lindjes së Mesme.
  • Më 30 shtator, kompania ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe “FlyDubai” anuloi fluturimet Dubai-Bejrut deri më 7 tetor. Ajo gjithashtu anuloi fluturimet për në Jordani, Irak, Izrael dhe Iran në 2 dhe 3 në tetor për shkak të mbylljes së përkohshme të hapësirave të shumta ajrore.
  • Iran Air ka anuluar të gjitha fluturimet për në Bejrut deri në një njoftim tjetër.
  • Transportuesi kombëtar irakian “Iraqi Airways” ka pezulluar fluturimet për dhe nga Bejruti deri në njoftimin e mëtejshëm, njoftoi Ministria irakiane e Transportit më 27 shtator.
  • Linja ajrore greke “Aegean Airlines” ka anuluar fluturimet për dhe nga Bejruti deri më 31 tetor dhe për dhe nga Tel Aviv deri më 6 tetor, shkruan Reuters.
  • Kompania ajrore algjeriane “Air Algeria” ka pezulluar fluturimet për dhe nga Libani deri në një njoftim të dytë.
  • Kompania letoneze “Air Baltik” ka anuluar fluturimet për dhe nga Tel Aviv deri më 31 tetor.
  • Kompania ajrore spanjolle “Air Europa” ka planifikuar fluturime drejt Tel Avivit deri më 7 tetor.
  • Më 30 shtator, “Air France” pezulloi fluturimet Paris-Tel Aviv dhe Paris-Bejrut deri më 8 tetor.
  • Kompania ajrore turke “Pegasus” ka anuluar fluturimet për në Bejrut deri më 7 tetor.
  • Linja ajrore më e madhe evropiane me kosto të ulët “Ryaner” ka anuluar fluturimet për dhe nga Tel Aviv deri më 26 tetor.
  • Linja ajrore e Katarit “Qatar Airways” ka pezulluar përkohësisht fluturimet për dhe nga Bejruti deri në një njoftim të dytë.
  • Kompania ajrore gjermane “Sunder” anuloi fluturimet Berlin-Bejrut dhe Bremen-Bejrut deri më 31 tetor.
  • Kompania ajrore amerikane “United Airlines” me seli në Çikago ka pezulluar fluturimet drejt Tel Avivit deri në një njoftim të dytë për arsye sigurie.
  • Kompania ajrore hungareze “Wiz Air” gjithashtu ka pezulluar përkohësisht fluturimet drejt dhe nga Izraeli që nga 3 tetori./abcnews.al
Before yesterdayMain stream

“Diplomacia, më peshë për zgjidhjen e konfliktit”, Dyrmishi: Zgjedhja e presidentit të ri të SHBA, e rëndësishme për armëpushimin

By: lia rda
2 October 2024 at 17:38

“Ishte diçka e parashikueshme, që në fakt do të kishte përshkallëzime jo vetëm në rajon, por më të gjëra dhe globale”, ka thënë ekspertja e sigurisë, Emanuela Dyrmishi lidhur me sulmin iranin mbi Izrael.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ajo ka deklaruar se: “Është shumë e rëndësishme, zgjedhja e presidentit të ri në SHBA”.

Sipas Dyrmishit, diplomacia gjithashtu ka shumë peshë në zgjidhjen e konfliktit.

“Në qoftë se luhen mirë këto lëvizje midis Iranit dhe Izraelit, atëherë mundësia për të pasur një konflikt midis këtyre vendeve të jetë diçka e shkurtër, por këtu diplomacia është shumë më e rëndësishme se sa nga rastet e tjera. Do kujtoja edhe disa konfliktet, por dhe Guterres është non grata në Izrael. Në këtë moment, roli i zgjedhjeve në SHBA është shumë, shumë i rëndësishëm. Nga ana tjetër, ajo që do konsideroja për t’u marrë parasysh jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në Europë, në Ballkan, është përshkallëzimi i një fryme të terrorizmit brenda për brenda, duke marrë parasysh se çfarë ndodh shumë larg nga ne”, u shpreh ndër të tjera ekspertja e sigurisë./abcnews.al

Aksionet e Tesla-s ranë me 3.5 për qind në tremujorin e tretë të 2024

By: lia rda
2 October 2024 at 16:53

Aksionet e Tesla ranë 3.5 për qind përpara hapjes së tregut të aksioneve të Shteteve të Bashkuara, pasi kompania publikoi të dhëna për dërgesat e automjeteve në tremujorin e tretë të 2024 që zhgënjyen analistët.

Në tremujorin që përfundoi më 30 shtator, Tesla dorëzoi 462,890 automjete, ndërsa ekspertët e kompanisë Fekset parashikuan 463,310 automjete të dorëzuara.

Analistët shpesh vlerësojnë shitjet totale të automjeteve të Tesla në të njëjtën periudhë bazuar në dërgesat.

Në të njëjtën kohë, kompania njoftoi se ka prodhuar gjithsej 469,796 automjete në tremujorin e tretë të këtij viti.

Kohët e fundit, Tesla ka qenë nën një presion të madh konkurrues, veçanërisht në Kinë, ku kompanitë BYD dhe Geely po shënojnë rritje të konsiderueshme në shitjet e makinave elektrike.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tesla po përballet me konkurrencë në rritje në formën e kompanisë ambicioze Rivian, si dhe gjigantëve tradicionalë të industrisë së automobilave, General Motors dhe Ford, të cilët prodhojnë edhe automjete elektrike./abcnews.al

Sudani sulmoi rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe/ Reagon Rama: Shqipëria i bën thirrje palëve për paqe

By: lia rda
2 October 2024 at 16:33

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë herët të hënën se rezidenca e ambasadorit të tyre në Khartoum u sulmua nga një avion ushtarak sudanez.

Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi në një deklaratë se sulmi në rezidencën e ambasadorit të saj kishte shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë.

Lidhur me këtë sulm ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili e ka dënuar ashpër. Ai ka theksuar se Shqipëria i bën thirrje të gjitha palëve t’i japin përparësi paqes.

“Shqipëria dënon me vendosmëri sulmin frikacak në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum. Kjo shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe çdo norme diplomatike nuk duhet të mbetet e pakundërshtueshme. Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje për respektim të plotë të Konventës së Vjenës dhe mbrojtje të plotë diplomatike. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i japin përparësi paqes dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar“, ka shkruar Rama.

Albania firmly condemns the cowardly attack on the UAE ambassador’s residence in Khartoum. This blatant violation of international law and every diplomatic norms must not go unchallenged. Albania stands with the UAE, calling for full respect of the Vienna Convention and fully…

— Edi Rama (@ediramaal) October 2, 2024

/abcnews.al

 

OBSH: Përdorimi i telefonave inteligjentë duhet të kontrollohet si duhani

By: lia rda
2 October 2024 at 14:44

Shtetet duhet të rregullojnë përdorimin e pajisjeve dixhitale, si telefonat inteligjentë, me legjislacion më të rreptë, siç është ai për duhanin, për shkak të dyshimit se ato shkaktojnë sjellje problematike tek të rinjtë që i ngjan varësisë, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Përfaqësuesja e OBSH-së Natasha Azzopardi Muscat tha se një rregull i tillë është i nevojshëm për të kufizuar efektet negative në shëndetin mendor të të rinjve, të cilat përhapen përmes

“Ka prova në rritje se sjellja problematike në lojëra dhe media sociale është në rritje midis adoleshentëve në Evropë dhe vendet duhet të frymëzohen nga sferat e tjera të shëndetit publik ku legjislacioni ka ndihmuar në përcaktimin e zakoneve potencialisht të rrezikshme, siç është ligji për duhanin”. 

Drejtoresha e politikave shëndetësore në vendet dhe sistemet e OBSH-së në Evropë, Azopardi Muscat, shtoi se për të luftuar efektet negative të pajisjeve të tilla si smartphone, mund të merren masa, për shembull, që do të përfshinin kufijtë e moshës, çmimet e kontrolluara, madje dhe zona të kufizuara siç janë përdorur gjatë vendosjes së ndalimit të pirjes së duhanit./abcnews.al

Antonio Guterres ‘non grata’ nga Izraeli/ Çika: Nuk është “rrufe në qiell të hapur”, OKB ka një ngërç politik prej vitesh

By: lia rda
2 October 2024 at 13:56

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz shpalli non grata Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, duke i ndaluar kështu hyrjen e tij në vend.

Ai vendosi një masë të tillë si përgjigje ndaj dështimit të Guterres për të dënuar sulmin e së martës iranian ndaj Izraelit.

Këtë zhvillim e ka komentuar në “News Line”, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika, i cili e ka konsideruar si diçka të pritshme nga Izraeli, pasi sipas tij nuk është një “rrufe në qiell të hapur”.

Ai ka theksuar se OKB ka një ngërç politik për vite me radhë dhe prandaj duhet reformim.

“Një zhvillim të cilin të them të vërtetën nuk është se pritej, por ka një bazë. Gjatë kësaj kohe Izraeli është përgjigjur negativisht kundër reagimeve zyrtare  të Kombeve të Bashkuara dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Nuk ishte një rrufe në qiell të hapur. Ndoshta është një ndërveprim me simbolik politike, jashtëzakonisht shumë të madhe. Por nuk pritej për shkak të marrëdhënies që ka pasur Izraeli dhe qendrimeve ndaj Kombeve të Bashkuara. Kjo do të thotë nga ana tjetër, që Kombet e Bashkuara edhe pse janë e vetmja organizatë globale në botë, nuk do të thotë që politikat e saj janë të zbatueshme.

Ky është dhe antikapi më i madh, se një pjesë e rezolutave nuk janë të detyrueshme dhe një pjesë e mirë nuk kalojnë nga Këshilli i Sigurimit. Është një ngërç që flitet për vite me radhë për një reformim në mënyrën e vendimmarrjes së kësaj organizate, e cila është e përqendruar në krimet e luftës dhe humbja e jetëve”, tha Çika./abcnews.al

❌
❌