Curri pyet Nokën: Do ikni të hënën nëse nuk ju vjen populli në protestë? Ja si përgjigjet
Në studion e “Top Story” u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të futeshin në Kuvend me dhunë. Flamur Noka u shpreh se kjo është e vetmja rrugë që i ka ngelur opozitës, pasi sipas tij, Salianji u dënua padrejtësisht. Nga ana tjetër, analisti Arjan Curri tha se këtë aksion duhet ta kishte bërë populli.