Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Betohet nesër Kryepolici i ri, vjen reagimi i parë nga opozita

By: Mirgen
2 October 2024 at 22:42

Pas miratimit të Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda nga Këshilli i Ministrave, ka ardhur një reagim edhe nga opozita. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se sot në Shqipëri është emëruar nga krimi i organizuar drejtori i ri i bluve të vendit. Mes rreshtave, duke e quajtur […]

The post Betohet nesër Kryepolici i ri, vjen reagimi i parë nga opozita appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 2 October 2024Main stream

60 ditë i përjashtuar nga Kuvendi, Noka: Mosbindja civile, e vetmja rrugë për të rrëzuar qeverinë

By: redi
2 October 2024 at 21:37

”Mosbindja civile është e vetmja rrugë e opozitës për të rrëzuar qeverinë dhe për të ardhur në pushtet”, thotë Flamur Noka, pak orë pas përjashtimit për 60 ditë nga Kuvendi. Në lidhje me përjashtimin e tij dhe 23 kolegëve demokratë nga Kuvendi, ai ripërsëriti edhe deklaratën e tij të mëhershme, teksa zhvillohej mbledhja e komisionit të etikës, se Rama i ka shpallur luftë opozitës…

Source

Betohet nesër Kryepolici i ri, vjen reagimi i parë nga opozita

By: Fia Nelaj
2 October 2024 at 21:48

Pas miratimit të Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda nga Këshilli i Ministrave, ka ardhur një reagim edhe nga opozita.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se sot në Shqipëri është emëruar nga krimi i organizuar drejtori i ri i bluve të vendit.

Mes rreshtave, duke e quajtur si “Policia e Narkoshtetit”, për Nokën kjo strukturë tashmë do të ketë në krye të saj një person të zgjedhur drejtpërdrejt “nga koordinatori i qeverisë me krimin e organizuar, Ergys Agasi”.

Deklarata e plotë:

“Nga sot në Shqipëri krimi i organizaur emrëon drejtorine përgjithshëm të Policisë së Shtetit. I përzgjedhur drejtpërdrejt nga koordinatori i qeverisë me krimin e organizaur, Ergys Agasi. Nga sot quhet Policia e Narkoshtetit.”

Ilir Proda është tashmë zyrtarisht Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pas propozimit nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, Proda mori këtë të mërkurë miratimin nga Këshilli i Ministrave.

Ishte vetë ministri i Brendshëm ai i cili bëri publik lajmin në një deklaratë për media. Hoxha njoftoi se së shpejti do të nisin dhe konkurrset për sa i përket drejtuesve të policisë në nivel lokal.

Karriera e Ilir Prodës nisi në vitin 2005, pas përfundimit të Akademisë së Policisë.

Fillimisht, ai punoi si specialist i Policisë Kriminale në Komisariatet 3 dhe 4 në Tiranë deri në vitin 2012. Më pas kaloi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në sektorin për hetimin e krimeve, ku ka punuar për shumë vite.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Betohet nesër Kryepolici i ri, vjen reagimi i parë nga opozita appeared first on Euronews Albania.

Noka flet pas përplasjeve në Sekretariatin e Etikës: Nuk na intimidojnë dot

By: fra nc
2 October 2024 at 15:38

Është mbajtur këtë të mërkurë mbledhja e Sekretariati të Etikës, ku u shqyrtua kërkesa e grupit parlamentar të maxhorancës për marrjen e masave ndaj deputetëve të opozitës të përshirë në kaosin e ditës së hënë në parlament. Mbledhja u shoqërua me debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Ishin deputetët e opozitës ata të cilët tentuan të bllokonin mbledhjen, duke dëmtuar dhe mikrofonat e sallës.

Në një prononcim për media, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se opozita nuk frikësohet nga kërcënimet.

Ai ftoi shqiptarët të marrin pjesë në mosbindjen civile që nis në Tiranë më datë 7 tetor me synimin e krimit të qeverisë teknike përpara zgjedhjeve.

“Mendojnë se me kërcënime dhe duke shfryrë duf dhe mllef mund ta intimidojnë opozitën. Kurrë nuk kanë për t’ja arritur. Ka mbaruar ajo ditë kur bënin çfarë të donin me opozitën. Opozitën do ta kenë përballë në mosbindje civile, në Tiranë, më datë 7, ora 18:00. E gjithë Shqipëria më datë 7 në Tiranë në mosbindje civile për t’i hapur rrugë qeverisë teknike.

Në këtë version janë korrigjuar gabimet në përdorimin e shkronjave, apostrofave dhe shkronjave të mëdha”, tha Noka.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Noka flet pas përplasjeve në Sekretariatin e Etikës: Nuk na intimidojnë dot appeared first on Euronews Albania.

Tensione në Sekretariatin e Etikës/ Flamur Noka shkul mikrofonin, Klotilda Bushka: Ik qërohu (VIDEO)

By: V K
2 October 2024 at 15:39

Opozita ka bllokuar mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku po shqyrtohej kërkesa e socialistëve për përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike nga aktivitetet parlamentare.

Mbledhja nisi me tensione, pasi demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë.

“Garda jashtë”, u shpreh Flamur Noka me tone të ashpra.

Por pas debateve me Klotilda Bushkën, Noka ka shkulur mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës. Debati ka vijuar me tone të ashpra, ndërkohë që Bushka është detyruar të ndërpresë mbledhjen.

Mazhoranca kërkoi përjashtimin e deputetëve kundërshtar një ditë pas seancës së tensionuar të hënën në Kuvend, ku opozita dogji një pjesë të karrigeve, si dhe bllokoi foltore.



The post Tensione në Sekretariatin e Etikës/ Flamur Noka shkul mikrofonin, Klotilda Bushka: Ik qërohu (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Noka: Qenkan bërë vrer hajdutët e inceneratorëve për karriget

By: Oldi
1 October 2024 at 22:40

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka ironizuar deklaratat e qeverisë për dëmin e shkaktuar gjatë protestës së opozitës te Kuvendi, të cilin e konsiderojnë si 10 milionë e 500 mijë lekë. “Qenkan mërzitur hajdutët e inceneratorëve, janë bërë vrer për karriget. Me aq para i pari i sojit të tyre nuk ndërron dot […]

The post Noka: Qenkan bërë vrer hajdutët e inceneratorëve për karriget appeared first on BoldNews.al.

U përplas me Nokën në Kuvend, Petro Koçi zbardh prapaskenat e sherrit

By: M C
1 October 2024 at 16:34

Deputeti socialist, Petro Koçi, ka folur lidhur me situatën e djeshme në Kuvend, ku pati një përplasje mes tij e Sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

I ftuar në një program televiziv, Koçi tregoi përpasjen me Nokën, i cili sipas tij i ka thënë se ‘po na provokoni’ dhe i ka ndërprerë fjalën.

“Më hoqën të drejtën e fjalës dhe kjo është shumë e rëndë. Ishte duke thënë që ‘po na provokon’i. I kam thënë ‘je ti që po më provokon mua’. Tha ‘na keni burgosur kolegun’. I thash ‘e keni burgosur vetë, nuk e kemi burgosur ne’. Kaq ka qenë”, tha deputeti socialist.
Ndër të tjera ai i quajti veprimet e opozitarëve ordinere, ndërsa shtoi se ajo që po ndodh me opozitën nuk ka lidhje vendimin e Salianji, sepse sipas tij, togfjalëshi për mosbindje civile ka kohë që qarkullon.

“Në asnjë çast nuk humba qetësinë, por kur ka tension, në fjalorin tim s’ka asnjëherë fjalë të papërshtatshme. Ndjehesha i fyer nga veprimet ordinere të kryera dje edhe ndaj meje. Erdhën të tjerët te unë. Më hoqën të drejtën e fjalës dhe kjo është shumë e rëndë. Ishte duke thënë që ‘po na provokoni’. I kam thënë ‘je ti që po më provokon mua’.

Tha ‘na keni burgosur kolegun’. I thash ‘e keni burgosur vetë, nuk e kemi burgosur ne’. Kaq ka qenë. Aty ka shumë tension dhe veprime të dhunshme… Ajo që po ndodh me opozitën nuk ka lidhje me konfirmimin e vendimit për dënimin e zotit Salianji sepse togfjalëshi për mosbindje civile ka kohë që dëgjohet, më kujton 14 shtatorin, vrasjen e Azem Hajdarit, kur shkruanin Shqipëria në luftë. Lëvizje politikisht vetëvrasëse e opozitës”, tha ai.

The post U përplas me Nokën në Kuvend, Petro Koçi zbardh prapaskenat e sherrit appeared first on Albeu.com.

U përplas me Flamur Nokën në Kuvend, deputeti socialist tregon sherrin me demokratin: Më tha se na keni burgosur…

1 October 2024 at 15:56
Deputeti socialist, Petro Koçi, ka folur lidhur me situatën e djeshme në Kuvend, ku pati një përplasje mes tij e Sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka. I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Koçi tregoi përpasjen me Nokën, i cili sipas tij i ka thënë se ‘po na provokoni’ dhe i ka ndërprerë fjalën.

Socialistët dhe policia kërkojnë ndëshkim për deputetët opozitarë

1 October 2024 at 13:51

Gjatë seancës plenare të hënën pasdite, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe dogjën karriget në oborrin e Parlamentit në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit. Por akti i protestës rrezikon të çojë një pjesë të mirë të tyre para përgjegjësisë penale, pasi […]

The post Socialistët dhe policia kërkojnë ndëshkim për deputetët opozitarë appeared first on Reporter.al.

Flamur Noka: Fatmir Xhafaj u betua tek varri i nënës që do ta burgos Salianjin!

By: user 4
1 October 2024 at 13:15

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka thënë se arrestimi dhe burgosja e Ervin Salianjit ishte hakmarre politike për faktin se ai denoncoi vëllain e Fatmir Xhafajt traifkant droge që më pas u detyrua të bëjë burg në Itali. Sipas Nokës, Fatmir Xhafaj ishte betuar në varrin e nënës së tij që një ditë do të burgoste Salianjin që i çoi vëllain në burg.

“Ka dhe një gjë të tmerrshme, e dini pse se ai (Xhafaj) e ka mbushur dynjanë që jam betuar tek varri i nënës që do ta burgos. Nuk duhet të sulmohet ai që të shërben, por ai që denoncon” u shpreh Noka për Top Channel..

Më herët edhe Salianji ka mbështetur të njëjtin version sipas të cilit Fatmir Xhafaj kishte thënë se do ta çonte në burg si kompensim për burgun që bëri vëllai i tij Agron Xhafaj.

Gjykata e dënoi Ervin Salianjin me 1 vit burg për denoncimin që bëri bashkë me Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi. Sipas vendimit Salianji bëri një kallëzim publik, duke denoncuar vëllezërit Xhafaj nga selia e Partisë Demokratike.

The post Flamur Noka: Fatmir Xhafaj u betua tek varri i nënës që do ta burgos Salianjin! appeared first on Lapsi.al.

Si do vijojë aksioni i opozitës? Noka: Më 7 tetor nis rrugëtimi drejt qeverisë teknike

By: Ela
1 October 2024 at 12:11

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaron se kryeministri Edi Rama me dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji i ka hapur luftë opozitës dhe të njëjtën përgjigje do të marrë. Noka u shpreh se mosbindja civile është rruga e vetme për të larguar këtë regjim, ndërsa theksoi se më 7 tetor do të startojë […]

The post Si do vijojë aksioni i opozitës? Noka: Më 7 tetor nis rrugëtimi drejt qeverisë teknike appeared first on BoldNews.al.

Federata e Opozitës takim në selinë e PD, Noka: Opozita është nën një agresion të pandalshëm! Prej tre vitesh duan të na asgjësojnë

By: E.K
1 October 2024 at 12:29

Federata e Opozitës po zhvillon takim në selinë e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, u shpreh se në 3 vite opozita ka qenë përballë përpjekjeve për likujdimin e saj Ndërsa në lidhje me situatën e fundit politike me burgosjen e Salianjit dhe tensionet në Kuvend,. Noka tha e opozita […]

The post Federata e Opozitës takim në selinë e PD, Noka: Opozita është nën një agresion të pandalshëm! Prej tre vitesh duan të na asgjësojnë appeared first on FaxWeb.

“Federata e Opozitës”, Noka drejton tryezën. Meta çon Blushin, mungon Mediu

By: E.K
1 October 2024 at 12:21

Në selinë e PD-së ka nisur takimi i partive opozitare, ku pritet të diskutohet lidhur me protestën e 7 tetorit të thirrur nga demokratët dhe aksionin opozitar  që do të ndërmerret pas burgosjes së Ervin Salianjit. Takimi po drejtohet nga Flamur Noka, ndërsa Partia e Lirisë përfaqësohet me Tedin Blushin, Sekretar i Përgjithshëm i kësaj […]

The post “Federata e Opozitës”, Noka drejton tryezën. Meta çon Blushin, mungon Mediu appeared first on FaxWeb.

Si vijon aksioni i opozitës, Noka: Më 7 tetor nis rrugëtimi drejt qeverisë teknike

1 October 2024 at 11:58

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri Edi Rama me dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji i ka hapur luftë opozitës dhe të njëjtën përgjigje do të marrë.

Noka u shpreh se mosbindja civile është rruga e vetme për të larguar këtë regjim, ndërsa theksoi se më 7 tetor do të startojë rrugëtimi drejt qeverisë teknike.

“Edi Rama na ka hapur luftë dhe luftë do të ketë. Jemi në aksion që ky regjim të mos qëndrojë më në pushtet se shqiptarët nuk e meritojnë dhe ne jemi gati të bëjmë gjithçka, aksioni është mosbindja civile, revolta popullore. Mosbindja civile është rruga e vetme për të larguar këtë regjim. Pas protestës së 7 tetorit do të japim datat e protestave të tjera. Rrugëtimi drejt qeverisë teknike do startojë në datë 7 tetor. Po ta shihnin veten si rrogëtare do ishim mjeranë, ne jemi misionarë”, tha Noka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Si vijon aksioni i opozitës, Noka: Më 7 tetor nis rrugëtimi drejt qeverisë teknike appeared first on Euronews Albania.

“Salianji u burgos sepse tha të vërtetën për një trafikant”- Flamur Noka: Dosja e Sali Berishës flluskë sapuni! Më 7 tetor nisim mosbindjen civile, nuk ka rrugë tjetër

1 October 2024 at 12:27
Flamur Noka tha në mbledhjen e Federatës së Opozitës se kjo qeveri ka burgosur politikisht tre figura, Sali Berishën, Fredi Belerin dhe Ervin Salianjin. Sipas tij, Salianji është kurban i Ramës dhe Xhafajt, duke theksuar se ai i burgos sepse denoncoi një trafikant që fshihej pas pushtetit të vëllait ministër. Noka beri thirrje qe me

Noka: Xhafaj u betua në varrin e nënës që do të ndëshkonte Salianjin për vëllain!

By: Oldi
30 September 2024 at 22:15

Flamur Noka, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për dënimin me burg të deputetit të PD, Ervin Salianji. Noka e cilësoi si një vendim politik atë që ka ndodhur me Salianjin, duke shtuar se vjen si pasojë e influencës direkte të Fatmir Xhafajt mbi sistemin e drejtësisë. […]

The post Noka: Xhafaj u betua në varrin e nënës që do të ndëshkonte Salianjin për vëllain! appeared first on BoldNews.al.

Debat mes Nokës dhe Lalës për Salianjin: Ç’të duhet ty ç’bëjmë ne brenda llojit?

By: M C
30 September 2024 at 22:43

Deputeti Flamur Noka dhe gazetarja Klodiana Lala debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për qëndrimet e selisë blu ndaj Salianjit, pas dënimti me një vit burg ndaj tij. Ndërsa Noka e cilësoi Salianjin një demokrat të madh, Lala i kujtoi përplasjet që kishin pak kohë më parë.

Pjesë nga debati

Flamur Noka: Ne kemi konsideruar politik vendimin ndaj Salianjit, sepse dihet botërisht që nuk ka asnjë bazë ligjore. Është gjyq politik që është zhvilluar prej vitesh, për të mbajtur nën presion deputetin guximtar dhe kurajoz, njeriun që i shërbente interest publik dhe të vërtetës, opozitës dhe opozitarizmit, demokratin e madh Ervin Salianji. Dënimi i tij ne na kujton nenin famëkeq 55 për agjitacion dhe propagandë. Salianji kreu një shërbim publik në dobi të vendit, demokracisë.

Ylli Rakipi: Dakord, por unë bëra pyetje tjetër Flamur. Pyetja është: Çfarë ndërprerje institucionale keni me maxhorancën? Se mos po bëni sikur.

Flamur Noka: Pyetja është kjo, por përgjigjen e di unë.

Ylli Rakipi: Përgjigjen jepe si të duash, thuaj na do qejfi, ç’të duhet ty, se mund të thuash edhe ç’të duhet ty, mbylle gojën, por unë dua për këtë gjë.

Flamur Noka: Ervin Salianji në një demokraci normale duhej të falenderohej, sepse i bëri një shërbim, demokracisë, ligjit dhe politikës. Tregoi me gisht se kemi një ministër të brendshëm që ka një vëlla trafikant droge, që fshihej dhe askush nuk e thoshte. Atij i ishte dhënë edhe një pasaportë tjetër se me atë që kishte nuk shkonte dot në Itali, me emrin Geron.

Klodiana Lala: Ajo pjesa ku z. Noka thotë Ervin Salianji, demokrati i madh, e di si më vjen si te ajo shprehja “vdis pa të të dua”, se kur të kemi në mesin tonë ne bëjmë luftë brenda llojit.

Flamur Noka: Ç’të duhet ty se çfarë bëjmë brenda llojit ne? Ne zihemi sot, përqafohemi nesër. Në familjen time unë sot bëj sherr me gruan, nesër me djalin, i bërtas vajzës. Kjo nuk është puna jote.

Klodiana Lala: Po flisja për familjen politike.

Flamur Noka: Po pra për familjen politike e kisha edhe unë. Se unë bëj sherr me Preçin sot, nesër jam prapë me Preçin…

Klodiana Lala: Vendimi për Ervin Salianjin është politik, por duhet të ndajmë dy gjëra për shkak të ndërhyrjes brutale të policisë, verdiktit që dha kryeministri, largimit të Geron Xhafës në drejtim të Italisë. Por prej vitesh jam e neveritur për gjuhën spiropaliste të politikës shqiptare dhe jam kundër kësaj. Bie dakod me ju kur thoni se Geron Xhafa u detyrua të dorëzohej kur u denoncua nga PD. Ama pjesa e dytë, por në gjykim ka qenë një përgjim me Balales dhe Geron Xhafës. Ju keni bërë një gjë që a është Geron Xhafa në këtë përgjim?

Flamur Noka: Shërbimi Informativ i asaj kohe kishte të dokumentuar veprimtarinë e Geron Xhafës.

Klodiana Lala: Kjo nuk më del nga dosja.

The post Debat mes Nokës dhe Lalës për Salianjin: Ç’të duhet ty ç’bëjmë ne brenda llojit? appeared first on Albeu.com.

Flamur Noka: Vendimi për Saljanjin u mor në varrimin e nënës së Fatmir Xhafajt

By: Java News
30 September 2024 at 22:53

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur për dënimin me burg të Ervin Salianjit, të cilin e ka cilësuar sërish si vendim politik.

Noka tha në “Të Paekspozuarit”, se burgosja e Salianjit vjen si pasojë e influencës direkte të Fatmir Xhafajt mbi sistemin e drejtësisë. Noka tha se Xhafaj është betuar në varrin e nënës së tij, se do të dënojë Salianjin, për t’u hakmarrë ndaj tij për shkak se pas denoncimit të Salianjit, vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj, vuajti dënimin në Itali si trafikant droge.

“Vendimi është marrë në varrin e nënës së Xhafës. Fatmir Xhafaj është betuar në varrin e nënës që unë do ta burgos, sa burg të bëjë vëllai im”, tha Noka.

Noka tha se dënimi i Salianjit i kujton “nenin 55” në diktaturë. Sipas tij, në një demokraci normale, Salianji duhet të falenderohej nga të gjithë për faktet që denoncoi.

“Ne kemi konsideruar vendimin politik, pasi botërisht dihet që është vendim që nuk ka bazë ligjore, gjyq politik që është zhvilluar prej vitesh me një qëllim për të mbajtur nën presion deputetin guximtar dhe kurajoz, njeriun që i shërbente opozitës dhe opozitarizmit, demokratin e madh, Ervin Salianjit. Dënimi i Salianjit na kujton nenin famëkeq, nenin 55. Ervin Salianji, nuk është autori i asnjë vepre penale. Ervin Salianji thjesht kreu një shërbim publik ligjit, vendit, demokracisë në Shqipëri.

Çfarë bëri? Ervin Salianji në një demokraci normale, duhet të falenderohej nga të gjithë. Bëri një shërbim demokracisë, ligjit, politikës. Tregoi me gisht që kemi një ministër me vëlla trafikant droge që fshihej. Tregoi se në shtetin e Edi Ramës, një trafikant droge i dënuar po maskohej. Atij trafikantit nga pushteti i ishte dhënë pashaportë tjetër. Nga pushteti, jo vetëm fshihej, por i ishte dhënë mbështetje. Jo vetëm e fshehën por shteti i mafias e pajisi me pashaportë me emër tjetër, që ti shmangej burgut dhe të shëtiste i lirë në gjithë botën. Ku ndodh kjo? Ky njeri burgoset. Ky shtet mund të na përfaqësojë ne apo mafian?”, tha Noka.

Pas ‘një paqeje’ të shkurtër, Kuvendi rikthehet në arenë tensioni

By: BIRN
30 September 2024 at 18:34

Pas një paqeje të shkurtër 6-mujore mes socialistëve dhe demokratëve, Parlamenti shqiptar u kthye sërish në një arenë të tensionuar të hënën, pasi deputetët e Partisë Demokratike protestuan brenda dhe jashtë sallës kundër burgosjes së kolegut të tyre, Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë nga Gjykata e Apelit. Deputetët […]

The post Pas ‘një paqeje’ të shkurtër, Kuvendi rikthehet në arenë tensioni appeared first on Reporter.al.

Dhuna në Kuvend, përjashtohet Flamur Noka/ Spiropali mbyll seancën

By: lia rda
30 September 2024 at 17:25

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca parlamentare deputetin e PD, Flamur Nokën. Më pas, ajo ka mbyllur seancën parlamentare mes tensioneve të krijuara në Kuvend.

“Zoti Noka jeni i përjashtuar nga seanca, ju lutem dilni jashtë.

Seanca mbyllet këtu. Shihemi në seancën e radhës. Ju kujtoj deputetë, që të gjitha aktet tuaja kanë pasoja. Seanca mbyllet, për seancën e radhës do të njoftoheni.”, tha Spiropali./abcnews.al

❌
❌