Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Edhe Prokuroria e Përgjithshme thotë JO, drejtësia refuzon komisionin e vëllait të Geron Xhafajt

By: Ela
4 October 2024 at 12:14

Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se nuk do të marrin pjesë me ekspertë në punën e të ashtuquajturit komisioni antikorrupsion i vëllait të Geron Xhafajt. Prokuroria e Përgjithshme sqaron se do të bashkëpunojë me komisionin për të dhënë opinione në çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor sa i takon […]

The post Edhe Prokuroria e Përgjithshme thotë JO, drejtësia refuzon komisionin e vëllait të Geron Xhafajt appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria e Përgjithshme nuk do marrë pjesë me ekspertë në komisionin “Xhafaj”

4 October 2024 at 12:07

Prokuroria e Përgjithshme është shprehur në një reagim për Euronews Albania se as ky institucion nuk do të marrë pjesë me ekspertë në komisionin Antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Prokuroria njofton më tej se ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës.

“Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur vullnetin të bashkëpunojë me Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” për çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor brenda të cilit funksionon prokuroria dhe sistemi i drejtesisë.

Prokuroria nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit, por ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës, të cilët do të bashkëpunojnë me komisionin në formën e dhënies së opinioneve mbi produktet e punës së këtij të fundit në të gjitha rastet që do t’u kërkohet prej tij”.

Kujtojmë se më herët kanë refuzuar të marrin pjesë në komisionin Aktikorrupsion edhe SPAK, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Prokuroria e Përgjithshme nuk do marrë pjesë me ekspertë në komisionin “Xhafaj” appeared first on Euronews Albania.

“Antikorrupsioni”/ Pse krerët e drejtësisë po refuzojnë Komisionin “Xhafaj”

4 October 2024 at 07:33
VALENTINA MADANI/ Katër institucione të drejtësisë refuzuan të marrin pjesë në komisionin “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit, dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, ndryshe komisioni “Xhafaj”. Fillimisht ishte Gjykata Kushtetuese e cila refuzoi pjesëmarrjen, më pas Gjykata e Larta, ILD dhe SPAK-u. Në një reagim thuhet se Prokurorët e Posaçëm
Yesterday — 3 October 2024Main stream

Prokurorët e SPAK nuk do marrin pjesë në Komisionin Antikorrupsion

By: lindita
3 October 2024 at 11:52

Pas Gjykatës Kushtetuese edhe Prokurorët e SPAK kanë marrë vendimin që të mos bëhen pjesë e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Reagimi i SPAK Në përgjigje të interesimit tuaj, ju bëjmë me dije se kërkesa e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” (Komisioni)…

Source

Before yesterdayMain stream

Sytë mbi Komisionin “Xhafaj”

27 September 2024 at 16:27

Diplomacia perëndimore i dha disa mesazhe shumë të prera shumicës socialiste gjatë dy ditëve të fundit në lidhje me pavarësinë e sistemit të drejtësisë, nevojën për të respektuar pa diskutime vendimet e Gjykatës Kushtetuese si dhe për mbrojtjen e lirisë së shprehjes, shoqëruar këto me disa leksione elementare mbi shtetin e së drejtës dhe parimin […]

The post Sytë mbi Komisionin “Xhafaj” appeared first on Reporter.al.

❌
❌