Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Mbretëria e Bashkuar dërgon 10 milion £ mbështetje financiare për Libanin

4 October 2024 at 14:37

Ndihma humanitare “jetike” është nisur për në Liban, ka njoftuar qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo ka dërguar me 10 milion paund për të mbështetur numrin në rritje të njerëzve të zhvendosur në vend.

Më shumë se 1.2 milionë libanezë janë zhvendosur nga sulmet izraelite, sipas autoriteteve në vend, ndërsa rreth 2,000 raportohet të jenë vrarë gjatë vitit të kaluar – shumica në dy javët e fundit.

Njoftimi vjen pasi Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’u kërkojë të gjithë shtetasve britanikë të largohen nga Libani, me një tjetër aeroplan që u ul në Birmingham nga Bejruti dje.

Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbretëria e Bashkuar dërgon 10 milion £ mbështetje financiare për Libanin appeared first on Euronews Albania.

SHBA dhe Koreja e Jugut pajtohen për planin e ndarjes së shpenzimeve për mbrojtje

4 October 2024 at 13:58

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut janë pajtuar për një plan pesëvjeçar për ndarjen e kostos së mbajtjes të trupave amerikane në Korenë e Jugut, thanë nga ministria e Jashtme në Seul dhe Departamenti amerikan i Shtetit.

Për vitin 2026, shtetet janë pajtuar të rrisin shpenzimet e mbrojtjes për 8.3 për qind, në 1.1 miliard dollarë, tha Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut përmes një deklarate.

Seuli dhe Uashingtoni nisën më herët bisedimet për këtë çështje, në atë që u pa si përpjekje për të arritur pajtim për këtë plan para se në SHBA në nëntor të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja arritën marrëveshje për planin e ri të shpenzimeve pas tetë rundesh bisedime që nisën në prill, teksa marrëveshja ekzistuese ishte paraparë të skadonte vitin e ardhshëm.

Afër 28.500 trupa amerikane janë të stacionuara në Korenë e Jugut, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar Korenë e Veriut, që ka armë bërthamore.

Koreja e Jugut nisi të ndante koston e dislokimeve amerikane, fonde që përdoren për të financuar punësimet lokale, ndërtimin e instilacioneve ushtarake dhe mbështetjes tjetër logjistike, në fillim të viteve ’90.

Donald Trump, kandidati republikan për zgjedhjet e nëntorit, në kohën kur ishte president i SHBA-së, kishte akuzuar aleaten, Korenë e Jugut, se nuk po paguan për mbrojtjen amerikane, duke kërkuar që të paguajë nga 5 miliardë euro në vit për dislokimet amerikane.

Gjatë administratës Trump nuk kishte pasur përparim në këtë drejtim. Por, pasardhësi i tij, Joe Biden, arriti marrëveshje dhe Seuli u pajtua të rrisë kontributin për 13.9 për qind.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA dhe Koreja e Jugut pajtohen për planin e ndarjes së shpenzimeve për mbrojtje appeared first on Euronews Albania.

Sainz vendos objektivin e fundit si pilot i Ferrari-t

4 October 2024 at 13:41

Spanjolli Carlos Sainz pranon se ka ende një objektiv për të realizuar me “Scuderia”-n, përpara se të transferohet te Williams në vitin 2025. Të fitojë edhe një garë si pilot i kokëkuqes.

Prej vitit 2021 kur u bashkua me “Scuderia”-n, Sainz ka disa arritje të rëndësishme në karrierë.

Të parin pole position dhe fitore ai i realizoi në “2022 British Grand Prix” ndërsa në vitin 2023 ishte i vetmi pilot që ndërpreu serinë e fitoreve të Red Bull kur triumfoi në Singapor.


Sainz shtoi një fitore të tretë këtë sezon kur dominoi “Australian Grand Prix” vetëm dy javë pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e apandesitit.

Dhe tani që ditët e tij janë të numëruara në skuadër për shkak të mbërritjes së Lewis Hamilton, Sainz është i motivuar të ngjitet edhe një në majën më të lartë të podiumit si pilot i Ferrari’t. Për këtë ai ka në dispozicion 1/3 e sezonit shto këtu edhe 3 evente Sprint deri në fund të tij.

Ndërkohë që Ferrari ka përjetuar disa oshilacione gjatë vitit 2024, së fundmi ka rigjetur momentum’in në klasifikimin për konstruktorë ku mban vendin e 3 me 441 pikë, 34 pas Red Bull.

Spanjolli beson se “Scuderia” jo vetëm mund të konsolidohet në vendin e 3-të por mund të shfaqë progres në cirkuite si Brazili, Austin, Katari dhe Abu Dhabi që duken pista normale.

Aktualisht Sainz është në vendin e 5-të në klasifikimin e pilotëve me 190 pikë, 16 më shumë se Hamilton.

Në përfundim të këtij sezoni, fituesi i 3 garave deri tani do të transferohet te Williams në vitin 2025, pas kontratës disa vjeçare që nënshkroi me skuadrën nga Grove.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sainz vendos objektivin e fundit si pilot i Ferrari-t appeared first on Euronews Albania.

Lufta në Gaza, rritet numri i viktimave. 14 të vrarë vetëm në ditën e fundit

4 October 2024 at 13:34

Të paktën 41,802 njerëz janë vrarë dhe 96,844 janë plagosur në sulmet ushtarake izraelite në Gaza që nga 7 tetori, thotë Ministria e Shëndetësisë në Palestinë.

“Nga këta, 14 palestinezë u vranë dhe 50 u plagosën në periudhën e fundit të raportimit 24-orësh”, shtoi ministria.

Disa shkolla të kthyera në strehimore të improvizuara u goditën nga sulmet ajrore izraelite këtë javë.

Izraeli pretendon se Hamasi përdor shkollat ​​si qendër komandimi dhe kontrolli dhe civilët si mburoja njerëzore, një taktikë që Hamasi e ka mohuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lufta në Gaza, rritet numri i viktimave. 14 të vrarë vetëm në ditën e fundit appeared first on Euronews Albania.

Kërkoi pezullimin e dënimit me burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën e Salianjit

4 October 2024 at 13:00

Gjykata e Lartë do shqyrtojë në datë 15 tetor ora 13:20 kërkesën për pezullimin e vendimit të dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Sokol Binaj sipas shortit është caktuar relatori i çështjes, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në dhomë këshillimi.

Rekursi paraprak së bashku me kërkesën për pezullim u regjistrua në datë 1 tetor. Salianji ndodhet aktualisht në burgun e Fierit që prej datës 27 shtator, pasi Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

The post Kërkoi pezullimin e dënimit me burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën e Salianjit appeared first on Euronews Albania.

Vidhnin biçikleta në Tiranë, arrestohen dy persona. Kishin me vete lëndë narkotike

4 October 2024 at 12:46

Dy persona të cilët vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës janë kapur nga policia në kuadër të operacionit policor “Dynamic”.

F.T., 34 vjeç, dhe E. K., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë u kapën në flagrancë bashkë me 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura, ndërsa gjatë kontrollit fizik atyre u është gjetur edhe një sasi lëndë narkotike, kanabis.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës, bazuar në inteligjencën informative për dy shtetas që vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dynamic”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit F. T., 34 vjeç, dhe E. K., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta 2 shtetas dyshohet se kanë vjedhur biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas i kanë shitur. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. K., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vidhnin biçikleta në Tiranë, arrestohen dy persona. Kishin me vete lëndë narkotike appeared first on Euronews Albania.

Të paktën 14 të vdekur nga përmbytjet në Bosnje

4 October 2024 at 12:36

Të paktën 14 persona kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe “shumë të tjerë” janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut.

Zëdhënësi i Qeverisë së Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK), Darko Juka, tha se trupat e pajetë të 14 viktimave janë gjetur.

“Kemi shumë njoftime për persona të zhdukur”, tha ai gjatë një konference për media në Mostar. Ai shtoi se situata më kritike është në zonën e Donja Jabllanica, që gjendet në rrugën nga Mostari për në Sarajevë.

“Një grua shtatzënë, foshnja e të cilës i vdiq në bark, është evakuuar nga zonat e përmbytura në jug të Bosnje e Hercegovinës”, tha për Radion Evropa e Lirë, Llamija Duranoviq, drejtoreshë në spitalin e kantonit “Dr.Safet Mujiq”.

Bashkëshorti i saj gjithashtu është lënduar, por është jashtë rrezikut për jetën.

“Një fëmijë rreth dhjetë vjeçare është pranuar gjithashtu, i cili u soll me helikopterin e EUFOR-it. Ai nuk është në rrezik për jetë”, tha Duranoviq, duke shtuar se pacientët vazhdimisht po vijnë, dhe po transportohen me helikopterë ose mjete të shërbimit të emergjencës.

Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme më 4 tetor, Presidenca e Bosnje e Hercegovinës në mënyrë unanime u vendos që të angazhohen Forcat e Armatosura në Bosnje në komunën e Jabllanicës.

Ekipe të shpëtimit, njësi të tjera dhe një helikopter i ushtrisë u përfshin në përpjekjet për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve civile në përgjigje ndaj kësaj fatkeqësie natyrore.

Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës më herët tha se një helikopter i forcave të Bashkimit Evropian në Bosnje (EUFOR) po transporton nga Jabllanica personat e plagosur rëndë, tha Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të paktën 14 të vdekur nga përmbytjet në Bosnje appeared first on Euronews Albania.

Po priste pemën me motosharrë, aksidentohet për vdekje 53-vjeçari

4 October 2024 at 12:30

Një burrë 53-vjeçar me inicialet N.Ç., nga Grabova e Gramshit ka humbur jetën në spital. Dyshohet se ai u aksidentua ndërsa ditën e djeshme ka tentuar të presë një pemë me motosharrë.

Pema e ka zënë poshtë duke i shkaktuar lëndime të shumta. Pavarësisht se ai është dërguar në spital, nuk ka arritur të mbijetojë

Ndërkohë një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Po priste pemën me motosharrë, aksidentohet për vdekje 53-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Prokuroria e Përgjithshme nuk do marrë pjesë me ekspertë në komisionin “Xhafaj”

4 October 2024 at 12:07

Prokuroria e Përgjithshme është shprehur në një reagim për Euronews Albania se as ky institucion nuk do të marrë pjesë me ekspertë në komisionin Antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Prokuroria njofton më tej se ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës.

“Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur vullnetin të bashkëpunojë me Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” për çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor brenda të cilit funksionon prokuroria dhe sistemi i drejtesisë.

Prokuroria nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit, por ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës, të cilët do të bashkëpunojnë me komisionin në formën e dhënies së opinioneve mbi produktet e punës së këtij të fundit në të gjitha rastet që do t’u kërkohet prej tij”.

Kujtojmë se më herët kanë refuzuar të marrin pjesë në komisionin Aktikorrupsion edhe SPAK, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Prokuroria e Përgjithshme nuk do marrë pjesë me ekspertë në komisionin “Xhafaj” appeared first on Euronews Albania.

Vdekja e Enea Thomaraj, flet tezja: U vra në shtëpinë e tij! Shqipëria s’ka shtet

4 October 2024 at 11:45

29-vjeçari Enea Thomaraj humbi jetën këtë të premte, pasi prej 3 muajsh qëndroi në spitalin e Traumës. Vdekja tragjike e tij ka shkaktuar hidhërime të shumta, pasi jo vetëm u nda nga jeta një djalë i ri, por edhe sepse ai mbeti viktimë e një sulmi me tritol, nga njerëz me të cilët nuk kishte asnjë lidhje.

Pritet që nga momenti ne moment trupi i 29-vjeçarit të mbërrijë në Elbasan në vendin ku familjarët do të bëjnë pritjen.

Me dhimbje e lot në sy, familjarët thonë se tre muaj kanë larë me lot rrugët edhe spitalin, por Enea nuk mundi tja dilte….

Tezja e tij tha për Euronews Albania se kjo situatë është shumë e vështirë. Ajo shprehu edhe revoltë ndaj shtetit, pasi sipas saj kjo ngjarje tregoi që “Shqipëria nuk ka as shtet as polici, asgjë”.

“Kjo është aq e vështirë sa ne nuk e përshkruajmë dot. Ne nuk jemi të sigurt. Të gjesh vdekjen në shtëpinë tënde. Shqipëria ka mbaruar nuk ka as shtet as polici, asgjë. Shqipëria  është t’ia mbathësh me vrap me të katra. Nuk kam ç’them më…”-u shpreh për Euronews Albania, tezja e Enea Thomarajt.

29-vjeçari ishte viktimë e pafajshme e shpërthimit me tritol që u vendos në portën e motrave Alda dhe Xhovana Nikolli. Fqinj me motrat Nikolli, i riu ishte shkuar në tualet në momentin që ndodhi shpërthimi, duke bërë që ai të merrte dëmtime të rënda brenda banesës së tij.

Në media dhe rrjete sociale motrat Nikollai kanë akuzuar Nuredin Dumanin si autorin që fshihet prapa vendosjes së tritolit. Sipas Xhovanës, motra e saj Alda ka qenë më parë në një lidhje romantike me Nuredin Dumanin.

Pavarësisht deklaratave të tyre ende nuk ka asnjë autor të ngjarjes së rëndë.

The post Vdekja e Enea Thomaraj, flet tezja: U vra në shtëpinë e tij! Shqipëria s’ka shtet appeared first on Euronews Albania.

“Armiku ynë është një”, udhëheqësi suprem i Iranit flet pas lutjeve të së premtes

4 October 2024 at 10:55

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei pas faljes së namazit këtë të premte u është drejtuar qytetarëve të Teheranit me një fjalim të rrallë. Ky fjalimi i tij vjen pas sulmit raketor që Irani kreu ndaj Izraelit.

Khamenei tha se politikat e armikut, duke iu referuar Izraelit, synojnë përçarje dhe rebelim mes myslimanëve.

“Politikat e miratuara nga armiku ynë janë mbjellja e farës së përçarjes dhe rebelimit, për të futur pykë mes të gjithë muslimanëve. Ata janë të njëjtët armiq për palestinezët, libanezët, egjiptianët dhe irakianët. Ata janë armiku i popullit jemenas dhe sirian”, tha udhëheqësi suprem i Iranit para turmës së madhe.

Khamenei mbajti predikimin e tij të parë në gati pesë vjet për mijëra besimtarë që mbanin portrete të liderëve të vrarë të “boshtit të rezistencës” të Iranit kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Armiku ynë është një”, udhëheqësi suprem i Iranit flet pas lutjeve të së premtes appeared first on Euronews Albania.

UNICEF: 690 fëmijë u plagosën në Liban në gjashtë javë

4 October 2024 at 09:52

Agjencia e OKB-së për fëmijë bëri thirrje për një armëpushim duke vënë në dukje se “lëndimet fizike dhe vuajtjet psikologjike” janë rritur ndjeshëm në Liban

“Ky konflikt katastrofik po dëmton rëndë fëmijët. Mjekët na tregojnë për trajtimin e fëmijëve me gjakderdhje, mavijosje dhe vuajtje të thyer, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht”, tha në një deklaratë Adele Khodr, drejtoresha rajonale e UNICEF-it.

“Shumë janë duke vuajtur nga ankthi, rikthimet dhe ankthet që lidhen me shpërthimet. Asnjë fëmijë nuk duhet të ekspozohet ndaj situatave të tilla të tmerrshme.”

Lëndimet më të zakonshme përfshijnë tronditjet, plagët e shrapnelit dhe humbjen e dëgjimit nga shpërthimet, tha UNICEF.

LEXONI GJITHASHTU:

The post UNICEF: 690 fëmijë u plagosën në Liban në gjashtë javë appeared first on Euronews Albania.

Lisbona shpallet për herë të parë destinacioni më i mirë i kuzhinës në Evropë

4 October 2024 at 09:38

Qyteti i Lisbonës fitoi çmimin për destinacionin më të mirë të kuzhinës në Evropë për herë të parë në World Culinary Awards.

Nderimi u dha në një ceremoni të mbajtur në Dubai, dhe ndër qytetet në garë ishin Barcelona, ​​Kopenhagen, Firence, Londra, Parisi dhe Vjena, raporton Euronews .

Gastronomia është një nga pikat kryesore kur zgjedh një destinacion turistik dhe Lisbona është njohur prej kohësh për ofertën e saj të larmishme dhe cilësore. Nga restorantet tipike dhe lokale me ushqim tradicional, te restorantet me firma dhe shefat e kuzhinës me yje Michelin që riinterpretojnë shijet klasike – ka një zgjedhje të gjerë që tërheq vizitorë nga e gjithë bota.

Kryetari i Bashkisë së Lisbonës, Carlos Moedas, tha se “është një krenari e madhe të shohësh se identiteti dhe tradita e Lisbonës respektohen për herë të parë në këtë sektor dhe sesi kombinohet inovacioni me këtë traditë gastronomike”.

“Është një njohje e cilësisë së gastronomisë për të cilën Lisbona është kaq e famshme dhe një çmim që inkurajon të gjithë profesionistët që e mbajnë atë gjallë,” tha ai.

“World Culinary Award” feston edicionin e pestë këtë vit dhe synon të promovojë kulturën globale të kuzhinës dhe të inkurajojë turizmin gastronomik.

Ngjarja gastronomike nxjerr në pah praktikat dhe risitë më të mira në këtë sektor dhe mbulon kategori të ndryshme, duke përfshirë restorantet, shefat e kuzhinës, hotelet dhe objektet e tjera të kuzhinës. Fituesit zgjidhen me votim publik.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lisbona shpallet për herë të parë destinacioni më i mirë i kuzhinës në Evropë appeared first on Euronews Albania.

Melania Trump mbështet të drejtat e abortit në kundërshtim me ish-Presidentin e SHBA

4 October 2024 at 09:30

Ish-zonja e parë Melania Trump tha në një video të re të postuar të enjten se ajo beson se “nuk ka vend për kompromis” kur bëhet fjalë për lirinë individuale të një gruaje. Videoja vjen pasi The Guardian raportoi fragmente nga libri i saj i ardhshëm në të cilin ajo thotë se mbështet abortin, të drejtat “pa çdo ndërhyrje apo presion nga qeveria”.

“Liria individuale është një parim themelor që unë e ruaj. Pa dyshim, nuk ka vend për kompromis kur bëhet fjalë për këtë të drejtë thelbësore që kanë të gjitha gratë që nga lindja: lirinë individuale. Çfarë do të thotë vërtet trupi im, zgjedhja ime?” tha ish-zonja e parë në një  video të postuar në X.

Mbrojtja e saj për të drejtat e abortit e vë atë në kundërshtim me pozicionin e bashkëshortit të saj afërsisht një muaj nga dita e zgjedhjeve. Donald Trump merr rregullisht meritën për përmbysjen e Roe kundër Wade , e cila eliminoi mbrojtjen federale për abortin dhe çoi në miratimin e kufizimeve të ashpra mbi procedurën në shtetet e udhëhequra kryesisht nga republikanët.

Ish-presidenti ka thënë, megjithatë, se ai do të vërë veton ndaj një ndalimi federal të abortit nëse ai zgjidhet përsëri dhe se çështja duhet t’i lihet shteteve për të nxjerrë ligje.

Ish-presidenti i tha Fox News të enjten se ai kishte folur me gruan e tij për përfshirjen e mbështetjes së saj për të drejtat e abortit në kujtime dhe se ai i kishte thënë asaj të “shkruaj atë që beson”.

“Ne folëm për këtë dhe unë thashë, ‘Duhet të shkruash atë që beson. Të gjithëve ua kam thënë këtë, duhet të shkoni me zemër. Ka disa njerëz shumë, shumë të djathtë për këtë çështje, që do të thotë pa përjashtime, dhe më pas ka njerëz të tjerë që e shohin atë pak më ndryshe se kaq.”

Melania Trump ka munguar kryesisht në fushatën e fushatës mes ofertës së tretë të bashkëshortit të saj në Shtëpinë e Bardhë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Melania Trump mbështet të drejtat e abortit në kundërshtim me ish-Presidentin e SHBA appeared first on Euronews Albania.

Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet: Nuk do hezitojmë…

4 October 2024 at 09:02

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i tij do të përdorë armë bërthamore “pa hezituar” nëse sulmohet nga Koreja e Jugut dhe aleati i tij, Uashingtoni, raportoi media shtetërore verikoreane më 4 tetor.

Raportet mes dy Koreeve janë në pikën më të ulët në dekada dhe Seuli gjatë kësaj jave mbajti një paradë ushtarake ku shfaqi një raketë të fuqishme që tha se mund të godasë bunkerët nëntokësorë të Veriut. Gjatë paradës, presidenti jugkorane, Yook Sun Yeol, paralajmëroi Kimin se përdorimi i armëve bërthamore do të nënkuptonte fundin e regjimit të tij.

Nëse forcat e armikut do “të shkelnin sovranitetin” e Veriut, Pheniani “do të përdorte pa hezituar të gjitha forcat sulmuese që ka në dispozicion, përfshirë edhe armët bërthamore”, tha Kim, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA.

Sipas fotografive të publikuara nga KCNA-ja, Kim i bëri këto deklarata gjatë një trajnimi të forcave për operacione speciale.

Ai e kritikoi Yoonin për komentin e bërë për “fundin e regjimit” dhe aleancën e Koresë së Jugut me Shtetet e Bashkuara.

Seuli, që nuk ka armë bërthamore, është aleat me Uashingtonin i cili ka stacionuar dhjetëra mijëra trupa në këtë shtet që kur përfundoi lufta Koreane më 1953 pa një traktat të paqes.

Kim tha se Seuli dhe Uashingtoni “po shkatërrojnë sigurinë rajonale dhe paqen”.

Të martën, mbi qiellin e Koresë së Jugut fluturuan avionë luftarakë dhe në rrugë u shfaqën armë të Koresë së Jugut. Ky shtet për herë të parë shfaqi raketën më të madhe balistike që ka, Hyunmoo-5, e cila është e aftë të shkatërrojë bunkerë nëntokësorë.

Gjatë paradës, në qiellin e Koresë së Jugut u panë edhe bombarduesit amerikanë B-1B dhe avionët luftarakë F-15K.

Uashingtoni në mënyrë periodike dislokon asete bërthamore në Gadishullin Korean, duke thënë se vepron kështu për të mbrojtur Seulin nga kërcënimet në rritje që vijnë nga Pheniani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet: Nuk do hezitojmë… appeared first on Euronews Albania.

Aksident në autostradën Thumanë-Kashar, humb jetën në spital 60-vjeçari

4 October 2024 at 08:40

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”.

Dy makina janë përplasur e për pasojë një 60-vjeçar, drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen”, është dërguar menjëherë në spital.

Për fat të keq nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në autostradën Thumanë-Kashar, humb jetën në spital 60-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Izraeli sinjalizon për zgjerimin e ofensivës në Liban

4 October 2024 at 08:32

Ushtria izraelite ka paralajmëruar banorët që të evakuohen nga komunitete në jug të Libanit që janë jashtë zonës të shpallur neutrale nga Kombet e Bashkuara, duke sinjalizuar se do të zgjerojë ofensivën tokësore të nisur më herët gjatë kësaj jave kundër Hezbollahut, grupit militant që është edhe parti politike dhe që kontrollon shumicën e Libanit jugor.

Forcat izraelite thanë se kanë goditur rreth 200 caqe të Hezbollahut në mbarë Libanin, përfshirë depo të armëve dhe pika të kontrollit. Sulmet ajrore kanë vazhduar gjatë natës dhe ka pasur një seri shpërthimesh masive në periferi të Bejrutit.

Luftimet kanë detyruar pothuajse 1.2 milion persona të largohen nga shtëpitë e tyre në Liban, sipas zyrtarëve në Liban.

Të paktën nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë përleshjeve me militantët e Hezbollahut në jug të Libanit, ku Izraeli nisi më herët gjatë kësaj jave atë që tha se ishte një ofensivë e kufizuar tokësore.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban tha se “më shumë se 10 sulme të njëpasnjëshme” kanë goditur caqe në periferi të Bejrutit, duke thënë se sulmet e fundit ishin “ndër më të fuqishmet” që kur Izraeli ka nisur ofensivën në Liban.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar lidhur me cakun e sulmeve, por disa media dhe analistë kanë spekuluar se vendndodhja dhe madhësia e sulmit kanë lënë të kuptohet se personi i shënjestruar mund të ketë qenë Hashem Safieddine, i cili gjerësisht konsiderohet si personi që mund ta marrë udhëheqjen e Hezbollahut.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli sinjalizon për zgjerimin e ofensivës në Liban appeared first on Euronews Albania.

18 të vrarë në sulmin izraelit në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor

4 October 2024 at 08:05

Të paktën 18 persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Tulkarem në Bregun Perëndimor të pushtuar. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Ushtria izraelite tha se avionët e saj luftarakë e kishin kryer sulmin të enjten në koordinim me shërbimin e sigurisë së brendshme të Izraelit, Shin Bet.

Në një deklaratë të mëvonshme, IDF tha se kishte shënjestruar kreun e infrastrukturës së Hamasit në Tulkarem.

Grupi palestinez nuk komentoi menjëherë pretendimin e ushtrisë izraelite.

Një zyrtar i kampit, Faisal Salama, i tha agjencisë së lajmeve AFP se sulmi ishte kryer me një avion luftarak F-16.

Bastisjet dhe sulmet ushtarake izraelite janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar që kur Izraeli filloi luftën e tij në Rripin e Gazës në tetor 2023.

Nga 7 tetori i vitit të kaluar deri në fund të shtatorit, 695 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor, sipas një raporti nga zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara (OCHA).

Shumica dërrmuese e njerëzve u vranë nga ushtria izraelite, ndërsa një duzinë u vranë nga kolonët izraelitë, tha OCHA.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 18 të vrarë në sulmin izraelit në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor appeared first on Euronews Albania.

Tritoli në banesën e dy motrave në Elbasan, humb jetën pas 3 muajsh fqinji 29-vjeçar

4 October 2024 at 07:42

29-vjeçari Enea Themollari ka humbur jetën në Spitalin e Traumës. Ai u lëndua nga një shpërthim me tritol në Elbasan ndodhur më 14 korrik 2024.

Ai pësoi dëmtime të shumta në pjesën e kokës, e që prej ditës së shpërthimit ka qenë i shtruar në spitalin e Traumës.

Kujtojmë se 26-vjeçari mbeti i plagosur aksidentalisht nga shpërthimi i tritolit pasi nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa shënjestër kanë qenë dy motrat Nikolli, fiqnjet e të riut.

Sipas hetimeve të policisë 3 muaj më parë, shënjestër e atentatit me tritol në pallat ishin pikërisht motrat Alda dhe Xhovana Nikolli.

Kjo e fundit ka dalë në media dhe rrjete sociale duke akuzuar Nuredin Dumanin si autorin që fshihet prapa vendosjes së tritolit. Sipas Xhovanës, motra e saj Alda ka qenë më parë në një lidhje romantike me Nuredin Dumanin.

Ndërkohë autorët ende nuk janë gjetur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tritoli në banesën e dy motrave në Elbasan, humb jetën pas 3 muajsh fqinji 29-vjeçar appeared first on Euronews Albania.

Tentuan të hynin në sistemet e inteligjencës amerikane, SHBA parandalon hakerat rus

4 October 2024 at 07:26

Një grup hakerësh, i lidhur me inteligjencën ruse, është parandaluar nga kryerja e aktiviteteve të tyre, thanë Microsoft dhe autoritetet amerikane më 3 tetor.

Zyrtarët amerikanë thonë se ky grup u përpoq të futej në sistemet kompjuterike të ish-punonjësve ushtarakë dhe të inteligjencës amerikane, si dhe në ato të organizatave joqeveritare, kompanive amerikane dhe të tjerëve.

Grupi kishte në shënjestër individë me emaile që dukeshin sikur vinin nga një burim i besuar, një taktikë e njohur si “spear phishing”, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë në një njoftim për shtyp. Pasi hapeshin linqet brenda këtyre emaileve, hakerët përpiqeshin të hynin në sistemet e brendshme të viktimave për të vjedhur të dhëna dhe për t’i penguar aktivitetet e tyre.

Sipas Microsoftit, veprimet e Star Blizzardit ishin të vazhdueshme dhe të sofistikuara. Ky grup shpesh bënte kërkime të hollësishme paraprake për këdo që synonte ta sulmonte. Star Blizzard gjithashtu vuri në shënjestër grupe të shoqërisë civile, kompani amerikane, kontraktues ushtarakë amerikanë dhe Departamentin amerikan të Energjisë, i cili mbikëqyr shumë programe bërthamore, tha kompania.

Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi nëse aktivitetet e Star Blizzardit ishin ose jo të suksesshme, por thanë se presin që Rusia të vazhdojë t’i përdorë hakerët sulmet kibernetike kundër Uashingtonit dhe aleatëve të tij. Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të vazhdojnë të jenë syhapur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tentuan të hynin në sistemet e inteligjencës amerikane, SHBA parandalon hakerat rus appeared first on Euronews Albania.

❌
❌