Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Një dokumentar i ri zbulon identitetin e Satoshi Nakamoto, krijuesit të Bitcoin

4 October 2024 at 15:37

Një dokumentar i ri i prodhuar nga HBO pretendon se ka zbuluar identitetin e vërtetë të krijuesit të Bitcoin, që mban pseudonimin Satoshi Nakamoto.

Krijuesi, Cullen Hoback,  zbuloi në X se ai kishte “gjurmuar dikë që u zhduk” – një referencë e për krijuesit misterioz të Bitcoin dhe kjo do të shqyrtohet në prodhimin e tij televiziv “MoneyElectric: The Bitcoin Mystery”.

A few of you might have wondered why I disappeared. Well, I was tracking down someone else who disappeared.

Curious who's behind Bitcoin?#MoneyElectric: The Bitcoin Mystery drops next Tuesday. It's going to be a rollercoaster. #Satoshi https://t.co/2B17FZxkqZ

— Cullen (@CullenHoback) October 3, 2024

Nëse gjetjet e dokumentarit pranohen, kjo mund të “godasë” tregjet financiare, madje dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke pasur parasysh se kandidati republikan Donald Trump ka tërhequr suportin e mbështetësve të Bitcoin.

Dokumentari do të nisë më 8 tetor në platformën HBO.

Bitcoin është bërë fenomeni financiar i epokës së internetit. Që nga krijimi i saj në 2009, kriptomonedha rezistente ndaj censurës, e cila ekziston në një libër të decentralizuar të quajtur blockchain, është bërë një depo me vlerë për ata që janë të bindur se paratë tradicionale po zhvlerësohen sistematikisht; një mjet spekulimi për ata që ndihen të përjashtuar nga tregjet e rregullta financiare; dhe, në mënyrë kritike, një mjet popullor pagese për produkte dhe shërbime të paligjshme, të tilla si narkotrafikantët, mashtrimet kibernetike dhe vrasjet me pagesë.

Mbështetur dhe nga kreu i Tesla e SpaceX, Elon Musk, Bitcoin është bërë një aset triliona dollarësh në një shkallë që edhe bankave qendrore u është dashur të marrin masa.

Kështu, gjetja e Satoshit, mund të ngrejë disa pyetje dhe mund ta fusë atë në listën e njerëzve më të pasur në botë. Satoshi kontrollon rreth 1.1 mln Bitcoin, por është e paqartë nëse ai ka ende akses në ato portofole. Nëse ka, pasuria e tij shkon 66 mld dollarë.

Vetë komuniteti i Bitcoin refuzon të dijë se ku është Satoshi, duke argumentuar rëndësinë e privatësisë së tij.

The post Një dokumentar i ri zbulon identitetin e Satoshi Nakamoto, krijuesit të Bitcoin appeared first on Gazeta Si.

Çelet ekspozita ”Odisea e Arkitekturës së Indisë”, adreson sfidat globale

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:55

Për herë të parë organizohet në Shqipëri “Mini Festivali i Indisë”, ngjarje që shfaqi dy aspekte spektakolare të kulturës indiane: kuzhinën e pasur dhe arkitekturën e mrekullueshme të një vendi të lashtë dhe plot tradita.

Në Universitetin Politeknik i Tiranës është hapur ekspozita ”Odisea e Arkitekturës së Indisë” e kuruar nga arkitekti dhe urbanisti me famë botërore, Dikshu C. Kukreja.

Kjo ekspozitë, shfaqë pamje gjithëpërfshirëse të arkitekturës së Indisë dhe evolucionin gjatë pesë dekadave të fundit.

Gjithashtu kjo ekspozitë adreson dhe sfidat globale si ndryshimet klimatike apo urbanizimi i qëndrueshëm, ndërsa shfaqen projektet aktuale dhe të ardhshme që synojnë të krijojnë një “Indi të Re” elastike, inovative dhe të qëndrueshme.

Ekspozita synon të nxisë gjithashtu shkëmbimet e ndryshme midis studenteve të Shqipërisë dhe Indisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çelet ekspozita ”Odisea e Arkitekturës së Indisë”, adreson sfidat globale appeared first on Euronews Albania.

Promovohet libri ‘Viti i qirinjve”, simbolikë dhe botim ndryshe për Kosovën

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:48

‘Viti i qirinjve’ është botimi i fundit i shkrimtarit dhe publicistit nga Kosova, Veton Surroi, që u promovua në aktivitetin “Arti si rezistencë” në kuadër të Tetorit të Librit.

Libri ngrihet mbi ngjarje personale, pa humbur dhe fillin e zhvillimeve të vrullshme politike, duke sjell një qasje të re të identitetit të politikës përmes përjetimeve personale, për çështjen shqiptare të shek XX.

Por cili është realiteti historik, që përcjell autori përmes kësaj vepre?

Aktiviteti u mbajt në ambientet e Qendrës Kombëtare të librit dhe Leximit në bashkëpunim me Autoritetin e Dosjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Promovohet libri ‘Viti i qirinjve”, simbolikë dhe botim ndryshe për Kosovën appeared first on Euronews Albania.

“Idetë më të mira digjitale”, Ekipet ballkanike konkurrojnë për çmimet Balkathon

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:42

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka prezantuar fituesit e konkursit të pestë online të Ballkanit Perëndimor për zgjidhjet më të mira dixhitale.

Nga 80 aplikime, juria përzgjodhi shtatëmbëdhjetë finalistë, të cilët konkurruan duke prezantuar zgjidhjet e tyre dixhitale përpara jurisë së ekspertëve.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u hap nga Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e RCC dhe Andrea Ferrero, Shef i Seksionit për Zhvillimin Ekonomik dhe Social të Delegacionit në Bashkimin Evropian në Shqipëri.

“Vite më parë gjatë periudhës së pasigurt të pandemisë kur bota sapo po përshtatej me një realitet të ri nisën pyetjet se Çfarë mund të bëjmë? Çfarë mund të krijojmë çfarë problemi? Njerëzit me aftësi dhe perspektiva të ndryshme nga i gjithë rajoni së bashku inkurajuan bashkëpunimin për idetë digjitale. Ju keni fuqinë për të bërë një ndryshim jo vetëm në jetën tuaj, por në jetën e të gjithë atyre që ju rrethojnë. Kjo është koha për të sjellë gjëra të mëdha dhe për këtë duhet guxim,” –u shpreh Bregu.

Çmimet për idetë digjitale u dhanë për Kosovën që krijoi platformën e klinikës shëndetësore duke u mundësuar pacientëve të rezervojnë konsultime online me mjekë duke kursyer kohë dhe duke kaluar distancat.

Për Malin e Zi u dha çmimi për idenë digjitale për shërbimin taksi sipas kërkesës. Ndërsa çmime të tjera u dhanë për Serbinë, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedonia.

“Teknologjitë e avancuara përdoren për të ngritur inovacione dhe për të zgjidhur problemet dhe jo për të krijuar të reja,” –tha Bregu.

Krahas këtyre çmimeve që u shpërblyen me 7 mijë euro secila u dhanë dhe tre çmime të tjera speciale, të cilat shkuan për Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Konkursi Balkathon, i nisur në vitin 2020 dhe i financuar nga Bashkimi Evropian, është iniciativa e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal  që synon fuqizimin e novatorëve të rinj nga rajoni. Deri më tani ka rezultuar me afro 400 aplikime, 22 fitues dhe 22 produkte të reja dixhitale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Idetë më të mira digjitale”, Ekipet ballkanike konkurrojnë për çmimet Balkathon appeared first on Euronews Albania.

Dyfishohet çmimi i Koranit në Pogradec, restorantet ‘fajësojnë’ peshkatarët

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:34

Peshku Koran rritet vetëm në liqenin e Pogradecit.

Ky eskluzivitet ka bërë që shumkush që do të konsumojë një peshk të tillë, duhet të udhëtojë deri në Pogradec.

Por ky sezon turistik në qytetin liqenor që rezultoi edhe pozitiv për nga numri i vizitorëve, bëri që shumë prej restoranteve ta dyfishojnë çmimin e peshkut.

Vetë peshkatarët tregojnë arsyet e rritjes së çmimit të peshkut karakteristik të liqenit të Pogradecit.  

 “Sivjet ka qenë verë shumë e nxhetë dhe për arsye të nxehtësisë planktoni bie poshtë, e korani atë kullot. Çmimi ka qenë shumë më i mirë sivjet për arsye se ka pasur turizëm, ka qenë e vakët gjuetia,” -thotë një peshkatar.

“Këtë vit si çdo vit tjetër çmimi është rritur. Këtë vit ka shkuar 30 mijë lek ne Korrik e Gusht. Si në çdo produkt tjetër, keshfu ndodh me Koranin. Ka patur kërkesë nga restorantet për shkak të turistëve dhe është rritur e çmimi. Në këtë rast përfiton peshkatari, e jep kg me tepër e ka të ardhura,” –sqaron një tjetër peshkatar.

Eduart Likollari është pronar i një restoranti buzë liqenit.

Ai tregon se çmimi prej 3000 lekë/kg është rritur nga vetë peshkatarët për shkak të kërkesës së madhe dhe ata që e tregëtojnë janë të detyruar të rrisnin cmimin.

“Ka patur një rritje të çmimit të Koranit, kërkesa ka qenë shumë e lartë. Një kg koran i gatuar në ne ka shkuar në 5000-5500 lek. Vazhdojne ta kërkojnë, mendojnë se çmimi është pak i lartë por na ngelet tu tregojmë se është produkt gjahu, është çmim i lartë,” –shprehet Likollari.

Një vit më parë, një kilogram peshk koran kushtonte 2000 lekë, ndërsa këtë vit, çmimi ka kapur shifrën e 3500 lekëve.

Ndërsa në restorante, ky çmim është edhe më i lartë, duke bërë që peshku koran tashmë të konsiderohet luks.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dyfishohet çmimi i Koranit në Pogradec, restorantet ‘fajësojnë’ peshkatarët appeared first on Euronews Albania.

Përmbytje në Vlorë, uji hyn në biznese dhe kthen rrugët në lumenj

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:27

Qendra historike dhe lagje përreth në qytetin e Vlorës janë përmbytur pasditen e kësaj të premte pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë.

Të gjitha rrugicat e lagjës janë pushtuar nga uji, pasi sistemi i kanaleve kulluese ka dalë jashtë shërbimit.

Situata ka qenë e vështirë pasi prania e ujit ka krijuar edhe trafik të automjeteve në disa rrugë të qytetit të Vlorës.

Nga pamjet e ardhura në redaksinë e Euronews Albania bëhet me dije se shiu i rrëmbyer ka shkaktuar dëme edhe në bizneset e qytetit bregdetar, teksa uji ka vërshuar drejt karrigeve dhe tavolinave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytje në Vlorë, uji hyn në biznese dhe kthen rrugët në lumenj appeared first on Euronews Albania.

Çmimet në Sarandë| Të huajt preferojnë gatimin në shtëpi, shmangin restorantet

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:12

Saranda gjatë sezonit veror u dominua nga turistët e huaj, që preferonin të akomodoheshin në apartamente me qira.

Ky fakt rriti edhe kërkesën për blerje në supermarkete dhe tregun e fruta perimeve.

Madje turistët e huaj u bënë të përditshëm në treg, duke bërë vetë pazar.

Tregtarët shpjegojnë arsyet pse të huajt priren drejt tregjeve dhe i largohen restoranteve.

“Në fillim sezoni u duk pak i plogësht i vakur, i ngadaltë, por nxemja në fund të korrikut, fillimi i gushtit. 10 diteshi i tretë i gushtit dhe shtatori ka arritur atë që quhet kulmi për ne,” –tha një shitëse.

“Shtatori është dominuar nga familjar të huaj, blejn ushqimet , cilësinë e duan absolute, cmimi nuk pyetet , por dhe nuk abuzohet per këtë të jeni te qartë, nuk abuzohet me çmimin si me turistin shqiptar dhe të huaj, cilësia është absolute këtë bit edhe prodhimi ka qen i mirë,” –shtoi më tej ajo.

Kryesisht turistët nga Evropa Lindore janë blerësit më të shumtë të perimeve të freskta, ndërsa si çdo vit, përpara se të largohen nga Saranda, marrin me vete bimët medicinale të zonës.

Çfarë blejnë me shumë të huajt?

“Çdo gjë që nga frutat, që nga perimet , vaji  i ullirit, mjalti , që eshtë shumë i mirë, dhe në fund përpara se të shkojnë ata janë të përqëndruar te bimët medicinale, dhe është shumë shumë tipike për ata janë rigoni , çaji malit, njifet shumë prej tyre,” –tha shitësja.

Shumica e këtyre turistëve kanë blerë dhe shtëpi në Sarandë dhe sipas blersve ata do kthehen sërish për festat e fundvitit, çka bën që tregtarët të rrisin pritshmëritë e tyre.

Turistët “low cost” në Sarandë sollën të ardhura për tregëtarët e vegjel, por nga ana tjetër ndikuan edhe në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, duke vënë në vështirësi vetë qytetarët e Sarandës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çmimet në Sarandë| Të huajt preferojnë gatimin në shtëpi, shmangin restorantet appeared first on Euronews Albania.

“Protestojnë për vendimet e drejtësisë”, Salianji reagon pas deklaratës së Peleshit

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:00

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, dënuar me një vit burg për kallëzim të rremë, ka reaguar përmes një telefonate nga burgu i Fierit lidhur me deklaratën e Kreut të Grupit Paralamnetar të PS, Niko Peleshi lidhur me organizimin e një proteste nga PD në 7 tetor.

Pas reagimit të Peleshit, i cili është shprehur se nuk mund të komentojë një ngjarje nga një subjekt politik që thërret protesta për të kundërshtuar vendimet e gjykatës, Salianji është shprehur se vetë kreu i grupit parlamentar të PS vepron me dy standarde.

Sipas Salianjit, dëm për interesin publik nuk është protesta e thirrur nga PD apo denoncimi ndaj një trafikanti droge, por hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë.

Reagimi i Salianjit:

“Po reagojmë ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjykatave!

Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat, edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat.

Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë.

Sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar!

I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqiperinë?!

Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësise. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime.

Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët!

Publiku do te dijë; ku janë hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë?

Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë?

Çfarë shkakton dëm per intersin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda dites per ne Itali?!

Nese thënia e të vërtetave dhe denocnimet e mafies kane kosto, po marr persiper çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirise dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojne se kjo do të ndalë të vërtetat.

E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që ne parlament e paralajmeroi në 3 seanca denimin tim politik. Ishte Rama vetë që dhe pas vendimit, i doli per zot denimit, duke I dhënë argumenta gjykatës që ende sot nuk po i shpall.

E verteta vonon por nuk harron!”

Reagimi i Peleshit për protestën e PD:

“S’mund të komentoj çfarë vendos opozita, protesta është një element demokratik, nuk është një herezi. Protesta e dhunshme pastaj është diçka tjetër, por unë nuk mund ta paragjykoj. Protesta është zgjedhja e tyre, kërkesat politike ata mund t’i formulojnë sipas orekseve politike të veta, por unë nuk shikoj se ka ndonjë arsye që të vihet në diskutim Qeveria. Për ç’arsye, për shkak të një vendimi të formës së prerë të një sistemi të pavarur nga qeveria? A po flasim pasi kemi kryer së bashku një reformë në drejtësi? E kemi votuar me 140 vota, me duartrokitje. Tani të gjykojmë ne vendimet e gjykatave? Për këtë arsye të dali në protestë?”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Protestojnë për vendimet e drejtësisë”, Salianji reagon pas deklaratës së Peleshit appeared first on Euronews Albania.

“Nuk pimë dot një kafe”, Pensionistët të indinjuar me indeksimin 4,1%

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 16:47

Indeksimi i pensioneve ka sjellë pakënaqësi tek pensionistët.

Ata e konsiderojnë të pamjaftueshme rritjen me 4.1%, duke qënë e papërfillshme në kostot që ata kanë në përditshmëri.

“A nuk keni turp që zini në gojë pensionet, ku janë…H gjë, 4 lekë se kam marrë as se dua fare,…unë 80 kam marrë, ka vënë dhe 4 lekë, vajti 84,” –thotë pensionistja, Caje .

Mbi 800 mijë pensionsitë kanë përfituar rritjen.

Pensionet urbane të pleqërisë u rriten me 752 lekë, ndërsa pensionet rurale kanë një shtesë mesatarisht prej 453 lekë. Sakaq edhe pensioni social shkon në rreth 9700 lekë në muaj.

Çfarë mund të ble, si dot një kafe, vetëm këta të pinë kafe, ca jemi në të humbur,” –shprehet pensionistja.

Nëna Caje ka punuar gjithë jetën e saj në koperativë.

Daljen në pension e ka parë si shpërblim për gjithë ato vite punë.

Por realiteti rezultoi të ishte ndryshe nga ç’e kishte menduar.

Pensionistët janë të zhgënjyer për këto vendime, duke u shprehur se indinjatën e tyre do të tregojnë me votë.

“Kam punuar ne koperativë dhe kam punuar dhe për 100 lekë atëherë dhe tani shyqyr dolëm ne pension. Aq e kam inat këtë rradhë dhe ne e kemi votuar sa herë dhe po na tall, ajo është tallje nuk është pension,” –thotë nëna Caje.

The post “Nuk pimë dot një kafe”, Pensionistët të indinjuar me indeksimin 4,1% appeared first on Euronews Albania.

“Tregoni pagat dhe orët e punës”, Tatimet shtojnë presionin për bizneset informale

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 16:31

Administrata tatimore iu bën thirrje bizneseve të deklarojnë pagat reale të punonjësve brenda datës 20 të këtij muaji.

Bashkë me pagën, këtyre të fundit u kërkohen të dhëna edhe për kushtet, profesionin dhe orët e punës.

Administrata tatimore i’u kërkon bizneseve të deklarojnë gjendjen dhe pagat reale të punonjësve të tyre brenda datës 20 tetor.

Tatimet kanë dërguar letra nëpër ndërmarrjet, për të cilat ka dyshime se bëjnë evazion, duke kërkuar nga ato përgjigje edhe për kohën e punës, profesionet me të cilat punonjësit kanë lidhur marrëvveshjen dhe kategorinë e punësimit.

Thirrja vjen disa ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi goditje të fortë për evazorët, të cilët do të barazohen me vjedhësit e energjisë dhe do të përballen me ndjekje penale, nësë nuk korrigjojnë bilancet.

Në këtë fazë, skema synon rritjen e të ardhurave në arkën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me 16%, ndërsa presioni në të ardhmen nuk do të jetë vetëm me mesazhe sensibilizuese, por edhe me kontrolle brenda ndërmarrjeve.

Deklarimi real i pagave ndihmon punonjësit të fitojnë një pension më të lartë në të ardhmen, ndërsa sot ul deficitin e sigurimeve shoqërore.

Ministria e Financave dhe Tatimet dyshojnë se janë rreth 10 mijë ndërmarrje të vogla e të mëdha, të cilat bëjnë evazion me pagat dhe u bëjnë presion punonjësve të mos i kallëzojnë shkeljet që rëndojnë mbi ta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Tregoni pagat dhe orët e punës”, Tatimet shtojnë presionin për bizneset informale appeared first on Euronews Albania.

Bardhi i përgjigjet Peleshit: S’mund të ketë drejtësi me telekomandë kundër opozitës

By: Ela
4 October 2024 at 14:53

Opozita do të ngrihet pasditen e 7 tetorit në protestë. Niko Peleshi, i pyetur nga gazetarët nëse maxhoranxa do i ‘hapë krahun’ opozitës pas tensioneve dhe përplasjeve të forta në Kuvend gjatë kësaj jave, tha se trazirat e fundit janë të pahijshme dhe se ‘nuk i vjen mirë’ për deputetët e përjashtuar. Duke folur për […]

The post Bardhi i përgjigjet Peleshit: S’mund të ketë drejtësi me telekomandë kundër opozitës appeared first on BoldNews.al.

Kaosi në Kuvend, Meta: Burgosja e Salianjit do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve

By: Ela
4 October 2024 at 14:31

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur për mediat se burgosja e Ervin Salianjit jo vetëm që nuk do të ndalojë denoncimet, por do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë. Meta theksoi se qëllimi i Ramës është të mos ketë opozitë ose të jetë e telekomanduar. Ai shton më […]

The post Kaosi në Kuvend, Meta: Burgosja e Salianjit do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve appeared first on BoldNews.al.

Kujdes! Pecetat higjenike Carefree përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer

By: Ela
4 October 2024 at 14:11

Një markë e njohur e pecetave higjenike për kujdesin menstrual të grave, Carefree, përmban një kimikat që dihet se shkakton kancer dhe toksicitet, pretendon një padi e re e ngritur të hënën. Një test i pavarur laboratorik zbuloi praninë e acidit perfluorooctanoic (PFOA) në pecetat Carefree, sipas ankesës së Gjykatës së Lartë të Los Angeles […]

The post Kujdes! Pecetat higjenike Carefree përmbajnë kimikate që shkaktojnë kancer appeared first on BoldNews.al.

Vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohen dy të rinjtë

By: Ela
4 October 2024 at 13:39

Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe më pas i shisnin. Sakaq, gjatë kontrollit fizik ndaj njërit prej tyre, blutë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë […]

The post Vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohen dy të rinjtë appeared first on BoldNews.al.

Refuzimet/ Komisioni “Xhafaj 2” dhe shprehja e Ajnshtajnit për “budallallëkun”

By: Ela
4 October 2024 at 13:25

Nga Boldnews.al Me një vendimmarrje në seri dhe të “telekomanduar”, të gjithë institucionet kryesore të sistemit të drejtësisë refuzuan të marrin pjesë me ekspertë në “Komisionin e Posaçëm Parlamentar për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, i drejtuar nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj, vëllai i […]

The post Refuzimet/ Komisioni “Xhafaj 2” dhe shprehja e Ajnshtajnit për “budallallëkun” appeared first on BoldNews.al.

Familjet shqiptare shpenzojnë gati 40% të buxhetit për ushqime, rekord në Europë

By: Ela
4 October 2024 at 13:11

Tendenca e konsumit të familjeve shqiptare ka ndryshuar lehtë në vitin 2023. Një familje vijon të ketë pjesën më të madhe të buxhetit për t’u ushqyer, me 39.6% të totalit, pothuajse i njëjti nivel i një viti më parë. Ka një tendencë rritjeje për restorantet, hotelet, mobilimin, ndërsa ka mbetur e njëjtë pesha për arsimin, […]

The post Familjet shqiptare shpenzojnë gati 40% të buxhetit për ushqime, rekord në Europë appeared first on BoldNews.al.

Shpenzimet e familjeve shqiptare u shtuan në 2023. Ushqimet kanë peshën kryesore, por trajtimet estetike rritjen më të madhe

4 October 2024 at 12:30

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë vitit 2023, shpenzimet mujore të një familje shqiptare u rritën me 3.7% nga viti 2022.

Sipas INSTAT, një familje mesatare me 3.7 persona shpenzon 91.675 lekë në muaj, në total 68.4 mld lekë në muaj. Pjesa më e madhe e këtyre parave, 39.6% shkon për produktet ushqimore dhe pijeve joalkoolike. Nga shpenzimet për ushqimin, mishi dhe nënproduktet zënë 18.5% të këtij buxheti dhe buka 16.5%. Grupi i dytë me peshën më të madhe është ai i kostove të banesës, ujit, energjisë elektrike dhe qirasë, me vlerë 8.904 lekë apo sa 9.7% të totalit.

Grupi “restorante dhe hotele”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 6.755 lekë, zë 7,4 % të buxhetit gjithsej.

Por rritja më e fortë e shpenzimeve për një familje shqiptare është ajo për “të tjera mallra dhe shërbime”, me 6.2%, ku INSTAT përfshin trajtimet estetike, shërbimet parukier dhe shpenzimet për higjienë.

Shpenzimet për “pije alkoolike dhe duhan” u rritën me 5.6 %, krahasuar me vitin 2022, kryesisht për shkak të rritjes së shpenzimeve për “pije alkoolike” me rreth 8%. Shpenzimet për “mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje të banesës” u rritën me 5,1 %, krahasuar me vitin e kaluar. Kjo rritje erdhi nga shpenzimet më të larta për “shërbime periodike” (pastrues, kopshtar, etj.), “blerje pajisjesh për gatim” dhe “riparime të ndryshme në familje”.

Sipas qarqeve, një familje në Tiranë shpenzo më shumë për konsum, 108.098 lekë në muaj, ndjekur nga Korça me 91.034 lekë,  Durrësi dhe 89.561 lekë. Qarqet me shpenzimet mesatare më të ulëta mujore për konsum janë Kukësi me 73.225 lekë dhe Dibra dhe 74.479 lekë.

The post Shpenzimet e familjeve shqiptare u shtuan në 2023. Ushqimet kanë peshën kryesore, por trajtimet estetike rritjen më të madhe appeared first on Gazeta Si.

Kemi korrupsionin më të lartë në rajon: Si u kthye në ‘kapje shteti’

4 October 2024 at 12:28

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqipëria është vendi më vulnerabël ndaj korrupsionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Një raport i organizatës për Zhvillim dhe Integritet në Europën Juglindore, SELDI, tregon se 80% e popullsisë së Shqipërisë është e prirur të japë apo të marrë rryshfet.

52% e shqiptarëve të anketuar thonë se kanë ndjerë presion nga një zyrtar për të dhënë rryshfet dhe 40% janë ata që pranojnë se kanë korruptuar një zyrtar. Këto janë normat më të larta të këtyre treguesve në rajon, ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Kosova është vendi më “imun” ndaj korrupsionit. 

Po ashtu shqiptarët janë edhe më pak optimistët në rajon, se korrupsioni do të mund të reduktohet. Vetëm 20% e tyre besojnë se kjo do të ndodhë dhe ka rënë me 6% nga një vit më parë.  

Në shifra, raporti tregon se Shqipëria ka numrin më të lartë transaksioneve të rryshfetit, pas Serbisë, respektivisht 859.340 me 1.549.343.

Nga 2021-shi, matja e parafundit e raportit, norma e rryshfetit në Shqipëri është ulur, nga rreth 45% në 40%, por mbetet më e larta në rajon. Ajo e vitit 2021 ishte norma më e lartë në 10 vitet e fundit.

SELDI thekson se korrupsioni është “elefanti në dhomën e qeverisë” dhe se ai nuk është më vetëm në shërbimet publike, por është shndërruar në fenomen të kapjes së shtetit.

Ky i fundit është një “mekanizëm nëpërmjet të cilit hartimi, miratimi dhe zbatimi i rregullave dhe rregulloreve të qeverisë janë të shtrembëruara në favor të një numri të vogël të individëve në shpenzimet e shoqërisë dhe biznesit në përgjithësi. Ai bazohet në disa shtylla kryesore, duke përfshirë krijimin e marrëdhënieve klienteliste mes politikanëve dhe biznesit, ndërhyrja e politikanëve në procedurat e gjykatës, dhënien e kontratave dhe tendera publikë pa konkurrencë, ligje të bëra me porosi, etj.

Një strategji kundër korrupsionit u miratua në vitin 2015  në Shqipëri me një periudhë zbatimi pesëvjeçare. Në një zotim për të Drejtat e Njeriut Shqipëria ndërmerr një iniciativë të re për periudhën 2024-2030. Në në fund të vitit 2023, Ministria e Drejtësisë përditësoi dhe publikoi Planin e Integritetit për periudhën e 2024-2027. Përveç kësaj, në janar 2024, Shqipëria krijoi një ministri shteti për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit.

Kështu, portofoli antikorrupsion në ekzekutiv do të ndahet ndërmjet ministrisë së re dhe Ministrisë së Drejtësisë si Koordinator Kombëtar Kundër Korrupsionit, duke u fokusuar në shërbimin civil dhe mbikëqyrjen e implementimit të strategjisë anti-korrupsion.   

Sipas indeksit të matur nga Transparency.org, Shqipëria ka një pikëzim prej 37 pikësh nga 100, ku pikët më të ulëta tregojnë një perceptim më të lartë të korrupsionit. Për vitin 2023, Shqipëria mban vendin e 98 nga 180 vende në analizë.

“Vendimi për krijimin e një ministrie të re të ngarkuar me aktivitetet kundër korrupsionit vjen me pritshmëritë për mirëfunksionimin e mekanizmave të integrimit. Megjithatë, kjo nuk mund të arrihet nëse parlamenti nuk ka autonomi më të fortë dhe organizatat e shoqërisë civile dhe mediat mund të kryejnë rolin e tyre mbikëqyrës pa pengesa nga autoritetet”, thekson Transparency.org.

Matjet e Barometrit të Sigurisë 2024, treguan një rritje të perceptimit publik se korrupsioni është kërcënimi më serioz për sigurinë e Shqipërisë.

Në studim thuhet se nga viti në vit është rritur numri i qytetarëve që e nënvizojnë korrupsionin si kërcënimin më serioz të sigurisë. Në vitin 2024 është 45 për qind, në vitin 2022 ishte 39 për qind, ndërsa në vitin 2020 ishte 37 për qind. Këtë vit, afro 22.5 për qind e të anketuarve e cilësojnë korrupsionin si kërcënimin e dytë më të madh për sigurinë.

Pranverën e këtij viti, pas 29 vitesh Shqipëria doli nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Evropës, me vendim unanim nga vendet anëtare, por KE i bëri thirrje autoriteteve të vendit që të bëjnë më shumë në luftën kundër korrupsionit apo lirinë e medias.

Në të njëjtin muaj, Departamenti amerikan i Shtetit në raportin vjetor, theksoi se Shqipëria është e ‘mbytur’ në korrupsion në çdo nivel të qeverisjes dhe gjyqësorit.  

Raporti i Transparency International për vitin 2023, theksoi se perceptimi mbi korrupsionin, interesat e biznesit të politikëbërësve kryesorë, ligjet për zbulimin financiar dhe konfliktin e interesit, dhe efikasitetin e nismave kundër korrupsionit vlerëzohet me 3 pikë nga 7.

Sipas anketës së fundit nga Barometri i Ballkanit, 7% e bizneseve në Shqipëri kanë pohuar se kanë kryer pagesa korruptive për të ndryshuar legjislacionin në favor të tyre. Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nivel më të lartë të korrupsionit për ndikimin ligjor me nga 13% secila. Nga ana tjetër, Kosova paraqitet si vendi me nivelin më të ulët në rajon të kapjes ligjore, pasi vetëm 1% e bizneseve pohojnë se kryejnë këtë formë të korrupsionit. Gjithashtu nivele kishin më të ulëta kishin edhe Bosnja dhe Mali i Zi, ku 3% të bizneseve pohojnë se paguajnë për të bërë ligje dhe rregulla në shërbim të tyre.

Një raport i Transparency International, në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim – (IDM) që përfshinte shqyrtime nga 2008-2020, evidentoi se rastet e shqyrtuara të korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri japin përshtypjen se ka një lidhje të fortë ndërmjet zyrtarëve publikë, sektorit privat dhe gjyqësorit, e cila është rritur në mënyrë të vazhdueshme duke shfrytëzuar pronën publike dhe sigurimin e të mirave publike.

The post Kemi korrupsionin më të lartë në rajon: Si u kthye në ‘kapje shteti’ appeared first on Gazeta Si.

12 momentet kyçe të luftës në Lindjen e Mesme

4 October 2024 at 12:01

Lindja e Mesme është në prag të krizës më të rrezikshme rajonale ndër dekada. Goditjet e 7 tetorit të një viti më parë kanë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë 2 muajve të fundit duke futur në luftë Izraelin, Hezbollahun, Hamasin dhe Iranin. Fushëbetejat kryesore kanë qenë Gaza, Libani dhe Izraeli, por i gjithë rajoni mund të kthehet në një të tillë.

12 momente thelbësore që thelluan konfliktin në Lindjen e mesme

28 korrik: Bisedimet për armëpushimin e Gazës u bllokuan

Katari dhe Egjipti takuan kreun e spiunazhit izraelit në Romë, me optimizmin se ishin më pranë një marrëveshje për armëpushim dhe lëshim të pengjeve në Gaza. Izraeli shtoi kërkesa të reja dhe negociatat u bllokuan.

30 korrik: Izraeli vret shefin e ushtrisë së Hezbollahut

Ishte e hera e parë në vite që Izraeli targetonte një drejtues të lartë të Hezbollahut. Fuad Shukr, shefi i ushtrisë ishte dhe një ndër më të besuarit e Hassan Nassrallah, liderit të Hezbollahut.

31 korrik: Vrasja e Ismail Haniyeh, kreut të Hamasit

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh u vra nga një shpërthim në rezidëncën ku qëndronte në kryeqytetin iranian, pas një sulmi për të cilin Irani fajësoi Izraelin. Lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei kërcënoi për “ndëshkim të rëndë” që po ashtu bllokoi diskutimet për një armëpushim dhe lirim të pengjeve në Gaza. Haniyeh ishte negociatori kryesor i Hamasit.

1 shtator: 6 pengje u gjetën të vdekur në Gaza

Forcat izraelite gjetën trupat e gjashtë pengjeve të vrarë nga Hamasi në Gaza, duke shkaktuar zemërim në Izrael. Qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë së tij të ekstremit të djathtë, duke u kërkuar liderëve të tyre që të pranojnë një marrëveshje armëpushimi me Hamasin për të liruar pengjet e mbetura.

17 shtator: Sulmi në Liban dhe Siri me anë të pajisjeve pager

 Mijëra pager-a shpërthyen në Liban pasi pajisjet që Hezbollah përdorte, ishin transformuar në armë. 12 persona vdiqën dhe më shumë se 2.000 mbetën të plagosur në sabotazhin izraelit që ndërpreu të gjtihë rrjetin e komunikimit për Hezbollahun.

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Türk dënoi sulmin për ndikimin e tij mbi civilët.

⚡9 killed, 4,000 moderately injured and 400 seriously injured in pager explosion in 🇱🇧Lebanon – Reuters pic.twitter.com/MpWZCTpHDE

🪖MilitaryNewsUA🇺🇦 (@front_ukrainian) September 17, 2024

18 shtator: Sulmi në radiot e dorës

Radiot e dorës që përdoreshin nga Hezbollahu shpërthyen një ditë më vonë, duke lënë të vdekur 25 persona dhe duke lënduar më shumë se 600. Sulmet me anë të pajisjeve të komunikimit shokuan Libanin dhe nxitën panik në vend.

19 shtator: Bombardimi i Izraelit në Liban

Ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se Izraeli ishte në “fillimin e një faze të re në luftë” me Hezbollahun, pasi ai e zhvendosi fokusin e tij nga konflikti i tij kundër Hamasit në Gaza në frontin verior. “Qendra e gravitetit” po lëviz drejt veriut – burimet dhe forcat po ndahen në këtë front,” tha ai.

20 shtator: Vrasja e Ibrahim Aqil

Një sulm ajror izraelit në periferitë jugore të Bejrutit vrau komandantin e lartë të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, themeluesin e Forcës Radëan të grupit të tij, si dhe anëtarë të tjerë të njësisë elitare. Ushtria izraelite tha se vrau “zinxhirin e lartë të komandës” të Radëanit, i cili është përgjegjës për sulmet në Izrael dhe mbrojtjen e Libanit jugor kundër një pushtimi tokësor.

 25 shtator : Hezbollahu futet në Tel Aviv

Hezbollahu lëshon një raketë në Tel Aviv, kryeqyteti tregtar i Izraelit, për herë të parë. Ishte një nga sulmet më të thella të grupit militant në Izrael që kur filloi të gjuante përtej kufirit një ditë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor. Raketa u kap nga mbrojtja ajrore e Izraelit.

27 shtator: Vrasja e Hassan Nassrallah

Izraeli nis një valë sulmesh në periferitë jugore të Bejrutit, duke vrarë Hassan Nasrallah, klerikun që kishte udhëhequr Hezbollahun për më shumë se tre dekada dhe ishte një nga aleatët më të ngushtë të Iranit. Një anëtar i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit u vra gjithashtu, pasi bombat izraelite rrafshuan të paktën gjashtë ndërtesa banimi.

1 tetor: Izraeli shpall ofensive tokësore në Liban

Ushtria izraelite tha se kishte filluar të hynte në Libanin jugor dhe urdhëroi njerëzit të evakuoheshin nga pothuajse 30 qytete dhe fshatra atje. Më pas thirri katër brigada të tjera rezervë për “misione operacionale” kundër Hezbollahut.

1 tetor: Irani lëshon breshëri raketash në Izrael

Irani lëshon rreth 180 raketa balistike në Izrael, duke synuar objektet ushtarake dhe të inteligjencës në Tel Aviv dhe në mbarë vendin. Pjesa më e madhe e breshërisë është kapur. Teherani tha se sulmi ishte për t’u hakmarrë për vrasjen e Nasrallah dhe një komandanti të lartë të rojeve në Bejrut, si dhe Haniyeh.

الصواريخ الايرانية تدك قاعدة نيفاطيم الجوية pic.twitter.com/D45j6SwqYT

— Ali Bk (@Bk_Hanas) October 1, 2024

The post 12 momentet kyçe të luftës në Lindjen e Mesme appeared first on Gazeta Si.

Tirana “nën pushtetin” e stuhisë, trafik i rënduar

By: Ela
4 October 2024 at 12:43

Tirana është përfshirë nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar kështu edhe një trafik të rënduar pasi makinat qarkullojnë me vështirësi. Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike. […]

The post Tirana “nën pushtetin” e stuhisë, trafik i rënduar appeared first on BoldNews.al.

❌
❌