Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Rritja e çmimeve në korrik “përzuri” turistët nga hotelet, sidomos vendasit

By: Ela
20 September 2024 at 15:26

Rritja e netë-qëndrimeve të të huajve dhe vendasve përgjatë muajit korrik të këtij viti është ngadalësuar ndjeshëm në korrik. Të dhënat e INSTAT për strukturat akomoduese bënë të ditur se rritja e net-qëndrimeve të turistëve vendas në korrik ishte vetëm 6.2%, nga 61% që kishte qenë korrikun e një viti më parë. Më ngadalë u […]

The post Rritja e çmimeve në korrik “përzuri” turistët nga hotelet, sidomos vendasit appeared first on BoldNews.al.

Pas sezonës, nga muaji shtator e tutje pritet të rriten çmimet e produkteve bujqësore në tregun e Gjilanit

20 September 2024 at 13:56

Produktet bujqësore në tregun e qytetit të Gjilanit, priten të shënojnë rritje gjatë muajve në vijim.

Në një prononcim për Telegrafin, drejtori i ndërmarrjes “Tregu”, Avdyl Jerliu, tha se tani në muajin shtator dhe tetor çmimet rriten gradualisht, derisa për festat e fundvitit arrijnë pikën e rritjes më të madhe.

“Pas kontaktit me disa tregtarë në treg, pritet që në muajin shator dhe tetor, çmimet e produkteve të pemëve dhe perimeve rriten gradualish nga muaji në muaj dhe pikun e rritjes e arrijnë për festat e fundvitit”, ka thënë Jerliu, duke theksuar se kjo rritje vazhdon deri nga fundi i prillit, ndërsa sipas tij, në fillim të muajit maj fillon ulja e çmimeve.

Jerliu thekson se arsyeja kryesore e krejt kësaj rritje janë importi, sepse sipas tij, shumica e produkteve bujqësore importohen.

“Arsyeja e krejt këtyre rritjeve janë importi sepse shumica e këtyre produkteve importohen. Andaj nga tash e deri nga fundviti çmimi i shumë produkteve dyfushohet”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

The post Pas sezonës, nga muaji shtator e tutje pritet të rriten çmimet e produkteve bujqësore në tregun e Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Rriten çmimet e perimeve në tregun e Mitrovicës, qytetarët thonë se kjo është e papërballueshme

18 September 2024 at 09:18

Në përgjithësi çmimet tashmë e një kohë kanë shënuar rritje dhe kjo është shumë shqetësuese për qytetarët, e çmimet e produkteve ushqimore janë ndër ato që janë rritur më së shumti.

Në tregun e Mitrovicës, këto çmime sipas qytetarëve, janë rritur jashtëzakonisht shumë dhe se sipas tyre, janë vështirë të përballueshme për standardin e tyre të jetesës, shkruan Telegrafi.

Një tregtar në tregun e Mitrovicës që donte të mbetej anonim për Telegrafin ka thënë se çmimet e produkteve, më saktësisht perimeve, nuk kanë ndryshuar fare në krahasim me vitin e kaluar.

Tregtari ka thënë se ka mjaft interesim nga qytetarët për blerje të këtyre perimeve, derisa tregon edhe çmimet e tyre.

“Një thes i vogël i specave i ka tre kilogramë dhe kushton katër euro, ndërsa thesi i madh i ka dhjetë kilogramë dhe kushton 18 euro. Çmimi i patateve nuk ka ndryshuar, ka mbetur pesë euro, thesi është 11 kilogramë. Trangujt vjet janë shitur pesë – shtatë euro, tash nëntë euro. Karotat kanë të njëjtin çmim, pesë kilogramë kushtojnë katër euro. Edhe lakrat kanë të njëjtin çmim, kushtojnë 80 cent”, ka treguar tregtari.

Pamje nga tregu në Mitrovicë /Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Por, tregtari me inicialet L.S. për Telegrafin ka thënë se çmimet e perimeve janë rritur edhe për shkak se temperaturat e larta gjatë verës kanë shkaktuar shumë dëme, por siç tha ai, ka edhe transport të tyre jashtë vendit.

“E kur ka mungesë të tyre normalisht që rritet çmimi sepse ka kërkesë më të madhe”, ka thënë tregtari me inicialet L.S.

Ai është shprehur se gjatë kohës së fundit po kanë shumë shitje, derisa ka theksuar se këto çmime nuk janë “edhe shumë të larta”.

Pamje nga tregu në Mitrovicë/Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Tregtari tjetër, Muharrem Syla, për Telegrafin ka thënë se çmimet e perimeve janë rritur për 30 për qind.

“Të gjitha çmimet e të gjitha perimeve këtë vit janë 30 për qind më të larta se vitin e kaluar. Shkaktar kryesor mund të jenë kushtet atmosferike, ka ndikuar nxehtësia e madhe, tash kohën e fundit ka pasur reshjet”, ka thënë Syla.

Syla ka thënë se edhe interesimi nga ana e qytetarëve tashmë është më i vogël krahasuar me vitet tjera, derisa është shprehur se edhe kualiteti i perimeve këtë vit është më i dobët.

“Këtë vit kualiteti i perimeve është më i dobët se sa në vitet paraprake”, ka theksuar tregtari në tregun e Mitrovicës.

Një qytetar që donte të mbetej për Telegrafin ka thënë se për të si një pensionist këto çmime janë të larta.

Qytetari është shprehur se perimet kanë kualitet. “Ka kualitet, nuk ka dallim me vitet tjera, janë cilësore”, ka thënë qytetari.

Një qytetare në kushte anonimiteti për Telegrafin ka thënë se çmimet e perimeve janë rritur dhe siç është shprehur ajo, ato rriten për çdo javë, transmeton Telegrafi.

Për të, këto çmime nuk janë fare të përballueshme.

“Këto çmime për ne nuk janë aspak të përballueshme, absolutisht jo. Bazuar në standardet tona këto çmime janë jashtëzakonisht të larta”, është shprehur ajo.

Qytetarja tjetër, Ariana Tahiri, për Telegrafin ka thënë se çmimet e perimeve këtë vit janë shumë të larta.

“Këtë vit çmimet janë tejet e larta”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se produktet janë cilësore por kanë çmime të larta.

Ajo është shprehur se si një pensioniste që është këto çmime për të janë të papërballueshme. /Telegrafi/

The post Rriten çmimet e perimeve në tregun e Mitrovicës, qytetarët thonë se kjo është e papërballueshme appeared first on Telegrafi.

“Corriere”: Çmimet e çmendura të jugut shqiptar dhe ç’po ndodh me turistët

By: user 6
15 September 2024 at 20:28

Gazeta e njohur italiane “Corriere Della Sera” i ka kushtuar hapësirë turizmit shqiptar të kësaj vere ku theksi është vënë tek rritja galoponte e çmimeve, sidomos në jug të vendit. “Shqipëria, vera e rritjes së shpenzimeve: çmimet rriten deri në 90%, (por turistët janë ende në rritje)” ishte titulli i korrespondentit të kësaj gazete në vendin tonë Leonard Berberi.

“Shqipëria mbylli sezonin veror me një tjetër rekord turistësh të huaj, sidomos ne plazhet e jugut të vendit. Por rritja e ndjeshme e çmimeve të shërbimeve të ofruara në disa zona, deri në 90% krahasuar me një vit më parë ka pasur shumë pasoja në kohëzgjatjen e qëndrimit, shpenzimet e përgjithshme në vendet e zgjedhura për pushime.

Aq e madhe ishte rritja sa një person i brendshëm flet për rrezikun e bërjes së “të njëjtave gabime pas Covid-it si Italia, Kroacia dhe Greqia”, kur çmimet u rritën shumë më tepër se norma e inflacionit, duke dekurajuar mijëra turistë” – shkruan Corriere që ka ndërthurur të dhënat zyrtare, numrat e operatorëve në sektor dhe ata të mbledhur prej saj.

Gazeta shkruan se ndikim për numrin e turistëve të huaj ka pasur “bumi” i fluturimeve me kosto të ulët, falë Wizz Air dhe Ryanair që ka “vjedhur” pasagjerët e trageteve mes Italisë dhe Durrësit. “Nëse në periudhën qershor-gusht udhëtarët e trageteve ishin pak më pak se ata të një viti më parë, 3.5 milionë pasagjerë kaluan nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, 45.8% më shumë se tremujori i 2023”.

Nga këta, 1,35 milionë njerëz fluturuan ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë me një rritje prej 47% krahasuar me një vit më parë. Nga 1 janari deri më 10 shtator kemi pasur 7,6 milionë pasagjerë. Tashmë i kemi tejkaluar shifrat për të gjithë vitin 2023 dhe presim ta mbyllim vitin me 10,5 milionë pasagjerë”, – shpjegon për Corriere, Piervittorio Farabbi, shefi operativ dhe menaxher përgjegjës i aeroportit shqiptar.

Gazeta italiane vëren se në “vendin e shqiponjave” ishin të shumtë turistët që u gjendën përgjatë brigjeve të jugut të bombarduar nga çmimet që sipas disave ishin të barabarta me ato italiane, me rritje që varionin nga 5 deri në 90%, veçanërisht në qytetet e Ksamilit, Sarandës, Vlorës, Himarës, Dhërmiut, Velipojës, zona të “pushtuara” nga italianët qysh në vitin 2023.

“Kjo ka zemëruar vetë shqiptarët të cilët e gjetën veten të bombarduar nga çmime të papara për një çadër, një drekë apo një dhomë hoteli. Kjo e shtyu edhe kryeministrin Edi Rama të ngrejë zërin në korrik, citon lapsi.al. “Në jug po shohim një rritje absurde. Kjo është vetëvrasje, rritja e çmimeve do të ketë pasoja në verën e vitit 2025. Dhe është turp që kjo po ndodh kur ne kemi hyrë në Champions League të turizmit mesdhetar” – citon Corriere.

Ekspertët vendas që kanë bërë llogaritë kanë ngritur alarmin për atë që ndodhi në jug të Shqipërisë. Nëse çmimi minimal i dy shezlloneve dhe një çadre në 2023 ishte 5 euro në ditë, këtë vit ishte 7 euro (+40%) me zona të jugut ku shkonte çmimi shkonte 50-60 euro.

Apartamentet e përballueshme, të cilat vitin e kaluar kishin çmimin 25-30 euro, shkuan në 40-45 euro në periudhën dymujore korrik-gusht dhe madje deri në 100-120 euro. Pa folur për dhomat e hotelit që arritën deri në 500 euro.

Pasoja e parë, ndonëse ende jo me shifra të rëndësishme, u vu re në korrik, kur sipas Ministrisë së Turizmit, në Shqipëri hynë 1.8 milionë turistë të huaj, vetëm 2.7% më shumë se në korrik të 2023, një shifër mjaft më e ulët se +25% në 6 muajt e parë të vitit 2024. 2.2 milionë turistë të tjerë mbërritën në gusht (duke i çuar 8 muajt e parë në 8.5 milionë), 4.7% më shumë se e njëjti muaj në 2023.

Kjo edhe për shkak se është zvogëluar edhe numri i kosovarëve që këtë vit falë marrëveshjeve me BE-në kanë filluar të udhëtojnë më shumë në Evropë pasi kanë frekuentuar Shqipërinë prej vitesh. Ndaj u takonte italianëve të kuptonin se, krahasuar me vitin 2023, pushimet përtej Adriatikut janë bërë më të shtrenjta në Jug dhe kështu ata duket se janë zhvendosur në pjesën tjetër të vendit.

“Turistët nga Evropa Qendrore (Polonia, Sllovakia) këtë vit preferuan plazhet e Durrësit dhe Golemit. Vumë re një rritje të ndjeshme të vizitorëve që shkojnë në ekskursione në këmbë ose me biçikletë në veri dhe në përgjithësi shumë shkojnë nëpër të gjithë vendin, jo vetëm në jug” – tregon Farabbi. ©Corriere della Sera. Titulli është i LAPSI.al

LEXONI EDHE: TV belg: Si po e shkatërron turizmi natyrën e Shqipërisë

“Turistë, por kudo beton”/ Televizioni gjerman ARD: Shqipëria në udhëkryq

Media britanike: Ana tjetër e turizmit shqiptar që po betonizon gjithçka

The post “Corriere”: Çmimet e çmendura të jugut shqiptar dhe ç’po ndodh me turistët appeared first on Lapsi.al.

Plazhe të braktisura? Shqiptarët shkëmbejnë akuza për sezonin turistik “të dështuar”

14 August 2024 at 08:59

Sezoni turistik i Shqipërisë lulëzoi verën e kaluar kur një numër i paparë vizitorësh të huaj erdhën në vend. Sipas të dhënave zyrtare, 10 milionë turistë vizituan vendin në verën e vitit 2023. Megjithatë, të dhënat e Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, ofrojnë vetëm një lloj informacioni – numrin total të shtetasve të huaj […]

The post Plazhe të braktisura? Shqiptarët shkëmbejnë akuza për sezonin turistik “të dështuar” appeared first on Reporter.al.

❌
❌