Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Lindje e Mesme| Izraeli pretendon se ka goditur magazinat e armëve të Hezbollah

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 20:49
Ushtria izraelite ka thënë këtë të premte se ka goditur magazinat e armëve dhe infrastrukturën e Hezbollahut, duke përfshirë selinë e tij të inteligjencës në kryeqytetin libanez Bejrut.

Ushtria tha se dha paralajmërime për të “ulur dëmin ndaj atyre që nuk janë të përfshirë” – një deklaratë që ajo e ka thënë disa herë që nga rritja e fushatës së saj bombarduese në Liban më shumë se dy javë më parë.

Ndërkohë, Ministria libaneze e Shëndetësisë ka deklaruar se më shumë se 1700 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite.

Ushtria izraelite tha gjithashtu se zbuloi të paktën 70 raketa të lëshuara nga Libani, të cilat ranë në zona të hapura duke mos shkaktuar viktima.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lindje e Mesme| Izraeli pretendon se ka goditur magazinat e armëve të Hezbollah appeared first on Euronews Albania.

Biden mbështet sërish Izraelin: Ka të drejtë të reagojë ndaj sulmeve

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 20:41
Presidenti Joe Biden po mban një konferencë shtypi ku po diskuton mbi situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, veçanërisht lidhur me sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit.
Ai thekson se Izraeli ende nuk ka marrë një vendim për përgjigjen e tij dhe se kryeministri Benjamin Netanyahu duhet të kujtojë mbështetjen e madhe që administrata e tij ka ofruar për Izraelin.

Biden nënvizoi në krye të fjalimit të drejtën e Izraelit për të reaguar ndaj sulmeve, duke përmendur gjithashtu rëndësinë e kujdesit për viktimat civile gjatë këtyre operacioneve.

Kur u pyet se si duhet të veprojë Izraeli, ai theksoi se është në dorë të Izraelit të vendosë, duke shfaqur mbështetje për vendimet e tij.

Në lidhje me rolin e SHBA në parandalimin e një konflikti të gjerë, Biden theksoi përpjekjet për të angazhuar aleatët, si francezët dhe vendet e tjera, për të ulur tensionet.

Ai shprehu shqetësim për aktorët e paarsyeshëm si Hezbollah dhe Houthit, të cilët e komplikojnë situatën.

Përfundimisht, ai u shpreh mbi rolin e zëvendës presidentes Kamala Harris, duke thënë se ata janë në harmoni dhe se ajo ka pasur një rol të rëndësishëm në strategjitë e SHBA-së në këtë krizë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden mbështet sërish Izraelin: Ka të drejtë të reagojë ndaj sulmeve appeared first on Euronews Albania.

Sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm? Gazetari zbulon shifrat

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 20:03

Duke filluar nga viti i ardhshëm, çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të jenë të njëjta për të gjithë.

Tarifat e reja do të jenë të diferencuara, bazuar në një listë faktorësh që lidhen me vjetëresinë e mjetit dhe historikun e aksidenteve të shoferëve.

I ftuar në studion e Euronews Tonight, gazetari Neritan Gjergo sqaroi se do të ketë disa fakotrë të përcaktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, që  do të mdikojnë në çmimin e sigurimit të makinës.

Der para 10 vitesh flitje vetëm për historikun e dëmve, ndërkohë që me propozimin e Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare janë një sërë faktor të tjerësh në përcaktimin e çmimeve. Fuqia motorike do përcaktojë çmimin. Mosha e të sigururarit, dmth nëse një individ është i ri në moshë gjatë dy viteve të para do paguajë më shumë. Përvoja në drejtimin e mjetit, nëse e merr lejen e drejtimit të mjetit në moshë të madhe, dy vitet e para do të paguajë më shumë. Qarku ku është regjistruar mjeti, mosha e mjetit, sa më e vjetër makina, aq më shumë paguhet.” –sqaroi Gjergo.

Më tej, sa i takon dëmeve të shkakatuara ndaj makinës në raport me çmimin e sigurimit, gazetari shpjegoi se në varësi të dëmit të makinës gjatë viti, vendoset një koeficient, i cili shumëzohet me çmimin e sigurmit të makinës.

“Me sistemin bonus-malus ishte vendosur një prioritet ku të gjithë drejtruesit kishijn një koficent një. Nëse kishin një histori të drejtimit të mirë të mjetiti nga viti në vit paguanin më pak. Tashmë më asnjë dëm të raportuar gjatë vitit e ul çmimin e siguracionit duke e shumëzuar me 0,95. Sot çmimet e policave të sigurimit qëndrojnë midis 16 mijë dhe 18 mijë. Pra nëse një individ nuk ka dëme shumë zohet me 0.95. Një dëm i raportuar gjatë viti shumëzohet me 1,25 dhe dy ose më shumë dëme gjatë 3 viteve të fundit shumëzohet me deri në 1,5,” –tha gazetari.

Rregullat e reja janë caktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si pjesë e një projekti të diskutuar disa vite më parë, por kompanitë e sigurimeve nuk ishin gati ta zbatonin.

Vetëm vitin e kaluar, kompanitë mblodhën 141 mln euro nga sigurimi motorik, ndërsa paguan për dëmet e makinave 49 mln euro.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm? Gazetari zbulon shifrat appeared first on Euronews Albania.

Moti i keq përfshin Shqipërinë, përmbytje dhe stuhi në disa qytete

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 19:42

Shqipëria është përfshirë këtë të premte nga një mot i paqëndrueshëm me reshje intensive shiu në të gjithë territorin e vendit.

Problematike shfaqet situata në qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Shkodrën.

Në Durrës, peshkatarët janë detyruar të pezullojnë aktivitetet e tyre për shkak të kushteve të vështira të motit.

Ndërkohë, në Gramsh, përmbytjet kanë izoluar urën e Çekrezit pasi niveli i ujit është rritur ndjeshëm.

Shkodra gjithashtu po përballet me përmbytje të konsiderueshme.

Në Vlorë, reshjet kanë shkaktuar bllokime të rrugëve dhe përmbytje të bizneseve, ndërsa Bashkia ka paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm në disa zona të qytetit për shkak të rrezikut të mëtejshëm të ngritjes së nivelit të ujit.

Era e fortë ka qenë gjithashtu prezente duke shkaktuar thyerjen e pemëve në disa qytete.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Moti i keq përfshin Shqipërinë, përmbytje dhe stuhi në disa qytete appeared first on Euronews Albania.

Aksident në aksin “Levan-Tepelenë”| Përplasen dy mjete, lëndohet një prej shoferëve

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 19:35

Një aksident ka ndodhur këtë të premte rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. B.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili u transportua në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në spital kanë shkuar për kontroll mjekësor dhe 6 pasagjerë që udhëtonin me 2 furgonat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në aksin “Levan-Tepelenë”| Përplasen dy mjete, lëndohet një prej shoferëve appeared first on Euronews Albania.

Aksident në aksin Pogradec – Qafë Plloçë, mjeti përplas për vdekje këmbësorin

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 19:28

Një aksident me pasojë vdekjen e një qytetari ka ndodhur këtë të premte në afërsi të urës së Leshnices, në aksin rrugor Pogradec – Qafë Plloçë.

Aksidenti ka ndodhur në urën e Leshnicës, ku një mjet ka përplasur këmbësorin Florant Palla, duke e lënë të vdekur në vend.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit pasi ka goditur këmbësorin rreth të 40-tave, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e mjetit e drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Florant Palla.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në aksin Pogradec – Qafë Plloçë, mjeti përplas për vdekje këmbësorin appeared first on Euronews Albania.

“Reshje masive deri në mesnatë” -Meteorologia tregon zonat e rrezikuara…

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 19:11

Pas dy ditëve me temperatura mesatare  dhe kohë me diell, reshjet kanë rinisur sërish duke shkaktuar probleme në vend.

Kjo e premte ka sjellë rrebeshe të shumta dhë përmbytje në disa zona të vendit.

Meteorologia Lajda Porja ishte e ftuar në emisionin “people” këtë të premte në Euroneës Albania, ku bëri të ditur se këto shira të rrëmbyeshëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, ishin parashikuar që prej ditës së hënë.

Porja sqaroi se nga pasditja e deri në orët e mesnatës do të ketë rreshje të shumta në zonat veriore të vendit, përfshirë qytetet e Kukësit, Lezhës, Shkodrës dhe Pukës, nga ku do të krijohen më pas celula të cilat do të prekin edhe zonat verilindore të vendit.

“Është një ndër fenom,nete më të parashikuara, që të hënën. Paraprakisht kur bëjmë parashikime afatgjata japim diçka të përgjithshme dhe më pas japim detaje. Kjo ngjarje jepte sinjale që nga e hëna që pjesa më e madhe e Ballkanit do goditej nga rreshja të forta shiu, që do preknin edhe Shqipërinë. Parashikimi ka qenë 100% i saktë. Problematike situata është paraqitur në veri të vendit dhe në jug. Flasim për rreshje deri në orët në vijim, sepse rreshjet nukkanë përfunduar edhe pse në zonat qendrore  kishte një përmirësim të situatës. Por në veri të vendit do kemi zhvillim të vranësirave dhe rreshjeve. Do ketë rreshje deri në mesnatë në gjithë zonat e veriut. Ku përfshihet Shkodra, Kukësi, Lezha, Puka. Madje do spostohet celula dhe do kemi rreshje edhe në  zonat veri-lindore të vendit,” –tha meteorologia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Reshje masive deri në mesnatë” -Meteorologia tregon zonat e rrezikuara… appeared first on Euronews Albania.

“Babai i paralizuar, nëna e sëmurë”-ja historia e viktimës së tritolit në Elbasan

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 18:36

Enea Thomaraj, 29 vjeç, ka ndërruar jetë në spital pas disa muajsh në gjendje të rëndë, si pasojë e shpërthimit të tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 korrik, kur një sasi eksplozivi u vendos në hyrjen e apartamentit të fqinjit, duke lënë të plagosur rëndë Thomarajn, i cili nuk kishte asnjë lidhje me konfliktin.

Gazetarja e Euronews Albania, Edlira Xherri ka thënë në emisionin “People” se Enea ishte i vetmi që punonte në familjen e tij, kjo sepse babai i tij ishte i paralizuar, nëna dhe vëllai ishin të sëmurë gjithashtu.

“Aktualisht të gjithë fqinjët po përcjellin për në banesën e fundit 29 vjeçarin. Nga informacionet që kam siguruar është një humbje tejet e madhe për familjen. Një familje me tre persona të sëmurë, babai i paralizuar, nëna është e sëmurë dhe vëllai i Eneas ishte i sëmurë. Vetë Enena ishte i vetmi nga familjarët që punonte në këtë familje,” –tha gazetarja.

Burime thonë se Policia ka identifikuar personin e dyshuar,  por për arsye hetimi, emri i tij nuk bëhet i ditur.

Për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, me të cilin njëra prej tyre kishte nisur një romancë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Babai i paralizuar, nëna e sëmurë”-ja historia e viktimës së tritolit në Elbasan appeared first on Euronews Albania.

E zbulon gazetarja, ja ç’kishte veshur personi që i vuri tritolin motrave Nikolli

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 18:11

Enea Themollari, 29 vjeç, ka ndërruar jetë në spital pas disa muajsh në gjendje të rëndë, si pasojë e shpërthimit të tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 korrik, kur një sasi eksplozivi u vendos në hyrjen e apartamentit të fqinjit, duke lënë të plagosur rëndë Themollarin, i cili nuk kishte asnjë lidhje me konfliktin.

Sipas raportimeve, shpërthimi ndodhi në mesnatë dhe Themollari, i cili ishte zgjuar nga zhurmat, u godit nga dera e banesës gjatë shpërthimit.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndroi për muaj të tërë në gjendje kritike, por për fat të keq, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Një person me precedentë të mëparshëm, është fiksuar nga kamerat e sigurisë, duke lëvizur në zonë, momentin e shpërthimit me tritol 3 muaj më parë, në pallatin ku jetonin motrat Alda dhe Xhovana Nikolli në Elbasan, dhe mbeti i plagosur aksidentalisht fqinji i tyre 26-vjeçar, i cili sot per fat te keq nderroi jete ne spitalin e Traumes.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi ka thënë në emisionin “People” se personi i dyshuar ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe kishte veshur një bluzë të bardhë  gjatë momentit kur ka shkuar për të vendosur sasinë e eksplozivit në banesën e motrave Nikolli.

“Përmes burimeve kofidenciale bëhet me dije se autori ka qenë i veshur me bluzë të bardhë dhe ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Ndërsa kamerat e sigurisë e kanë fiksuar këtë moment, kur personi ka vendosur tritolin, më konkretisht  në orën 05: 35 minuta,” –tha gazetarja.

Burime thonë se Policia ka identifikuar personin e dyshuar,  por për arsye hetimi, emri i tij nuk bëhet i ditur.

Për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, me të cilin njëra prej tyre kishte nisur një romancë.

Duke folur për mediat, Alda Nikolli zbuloi raportin e saj me Nuredin Dumanin, për të cilin tha se ka kushte luksoze në qeli, dhe vendos gjoba nga burgu. Alda tha se u ndje e përdorur prej tij, me qëllim që kunatit të saj Amarildo Xhanej, t’i hiqej statusi i të penduarit të drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post E zbulon gazetarja, ja ç’kishte veshur personi që i vuri tritolin motrave Nikolli appeared first on Euronews Albania.

Çelet ekspozita ”Odisea e Arkitekturës së Indisë”, adreson sfidat globale

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:55

Për herë të parë organizohet në Shqipëri “Mini Festivali i Indisë”, ngjarje që shfaqi dy aspekte spektakolare të kulturës indiane: kuzhinën e pasur dhe arkitekturën e mrekullueshme të një vendi të lashtë dhe plot tradita.

Në Universitetin Politeknik i Tiranës është hapur ekspozita ”Odisea e Arkitekturës së Indisë” e kuruar nga arkitekti dhe urbanisti me famë botërore, Dikshu C. Kukreja.

Kjo ekspozitë, shfaqë pamje gjithëpërfshirëse të arkitekturës së Indisë dhe evolucionin gjatë pesë dekadave të fundit.

Gjithashtu kjo ekspozitë adreson dhe sfidat globale si ndryshimet klimatike apo urbanizimi i qëndrueshëm, ndërsa shfaqen projektet aktuale dhe të ardhshme që synojnë të krijojnë një “Indi të Re” elastike, inovative dhe të qëndrueshme.

Ekspozita synon të nxisë gjithashtu shkëmbimet e ndryshme midis studenteve të Shqipërisë dhe Indisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çelet ekspozita ”Odisea e Arkitekturës së Indisë”, adreson sfidat globale appeared first on Euronews Albania.

Promovohet libri ‘Viti i qirinjve”, simbolikë dhe botim ndryshe për Kosovën

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:48

‘Viti i qirinjve’ është botimi i fundit i shkrimtarit dhe publicistit nga Kosova, Veton Surroi, që u promovua në aktivitetin “Arti si rezistencë” në kuadër të Tetorit të Librit.

Libri ngrihet mbi ngjarje personale, pa humbur dhe fillin e zhvillimeve të vrullshme politike, duke sjell një qasje të re të identitetit të politikës përmes përjetimeve personale, për çështjen shqiptare të shek XX.

Por cili është realiteti historik, që përcjell autori përmes kësaj vepre?

Aktiviteti u mbajt në ambientet e Qendrës Kombëtare të librit dhe Leximit në bashkëpunim me Autoritetin e Dosjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Promovohet libri ‘Viti i qirinjve”, simbolikë dhe botim ndryshe për Kosovën appeared first on Euronews Albania.

“Idetë më të mira digjitale”, Ekipet ballkanike konkurrojnë për çmimet Balkathon

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:42

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka prezantuar fituesit e konkursit të pestë online të Ballkanit Perëndimor për zgjidhjet më të mira dixhitale.

Nga 80 aplikime, juria përzgjodhi shtatëmbëdhjetë finalistë, të cilët konkurruan duke prezantuar zgjidhjet e tyre dixhitale përpara jurisë së ekspertëve.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u hap nga Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e RCC dhe Andrea Ferrero, Shef i Seksionit për Zhvillimin Ekonomik dhe Social të Delegacionit në Bashkimin Evropian në Shqipëri.

“Vite më parë gjatë periudhës së pasigurt të pandemisë kur bota sapo po përshtatej me një realitet të ri nisën pyetjet se Çfarë mund të bëjmë? Çfarë mund të krijojmë çfarë problemi? Njerëzit me aftësi dhe perspektiva të ndryshme nga i gjithë rajoni së bashku inkurajuan bashkëpunimin për idetë digjitale. Ju keni fuqinë për të bërë një ndryshim jo vetëm në jetën tuaj, por në jetën e të gjithë atyre që ju rrethojnë. Kjo është koha për të sjellë gjëra të mëdha dhe për këtë duhet guxim,” –u shpreh Bregu.

Çmimet për idetë digjitale u dhanë për Kosovën që krijoi platformën e klinikës shëndetësore duke u mundësuar pacientëve të rezervojnë konsultime online me mjekë duke kursyer kohë dhe duke kaluar distancat.

Për Malin e Zi u dha çmimi për idenë digjitale për shërbimin taksi sipas kërkesës. Ndërsa çmime të tjera u dhanë për Serbinë, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedonia.

“Teknologjitë e avancuara përdoren për të ngritur inovacione dhe për të zgjidhur problemet dhe jo për të krijuar të reja,” –tha Bregu.

Krahas këtyre çmimeve që u shpërblyen me 7 mijë euro secila u dhanë dhe tre çmime të tjera speciale, të cilat shkuan për Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Konkursi Balkathon, i nisur në vitin 2020 dhe i financuar nga Bashkimi Evropian, është iniciativa e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal  që synon fuqizimin e novatorëve të rinj nga rajoni. Deri më tani ka rezultuar me afro 400 aplikime, 22 fitues dhe 22 produkte të reja dixhitale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Idetë më të mira digjitale”, Ekipet ballkanike konkurrojnë për çmimet Balkathon appeared first on Euronews Albania.

Dyfishohet çmimi i Koranit në Pogradec, restorantet ‘fajësojnë’ peshkatarët

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:34

Peshku Koran rritet vetëm në liqenin e Pogradecit.

Ky eskluzivitet ka bërë që shumkush që do të konsumojë një peshk të tillë, duhet të udhëtojë deri në Pogradec.

Por ky sezon turistik në qytetin liqenor që rezultoi edhe pozitiv për nga numri i vizitorëve, bëri që shumë prej restoranteve ta dyfishojnë çmimin e peshkut.

Vetë peshkatarët tregojnë arsyet e rritjes së çmimit të peshkut karakteristik të liqenit të Pogradecit.  

 “Sivjet ka qenë verë shumë e nxhetë dhe për arsye të nxehtësisë planktoni bie poshtë, e korani atë kullot. Çmimi ka qenë shumë më i mirë sivjet për arsye se ka pasur turizëm, ka qenë e vakët gjuetia,” -thotë një peshkatar.

“Këtë vit si çdo vit tjetër çmimi është rritur. Këtë vit ka shkuar 30 mijë lek ne Korrik e Gusht. Si në çdo produkt tjetër, keshfu ndodh me Koranin. Ka patur kërkesë nga restorantet për shkak të turistëve dhe është rritur e çmimi. Në këtë rast përfiton peshkatari, e jep kg me tepër e ka të ardhura,” –sqaron një tjetër peshkatar.

Eduart Likollari është pronar i një restoranti buzë liqenit.

Ai tregon se çmimi prej 3000 lekë/kg është rritur nga vetë peshkatarët për shkak të kërkesës së madhe dhe ata që e tregëtojnë janë të detyruar të rrisnin cmimin.

“Ka patur një rritje të çmimit të Koranit, kërkesa ka qenë shumë e lartë. Një kg koran i gatuar në ne ka shkuar në 5000-5500 lek. Vazhdojne ta kërkojnë, mendojnë se çmimi është pak i lartë por na ngelet tu tregojmë se është produkt gjahu, është çmim i lartë,” –shprehet Likollari.

Një vit më parë, një kilogram peshk koran kushtonte 2000 lekë, ndërsa këtë vit, çmimi ka kapur shifrën e 3500 lekëve.

Ndërsa në restorante, ky çmim është edhe më i lartë, duke bërë që peshku koran tashmë të konsiderohet luks.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dyfishohet çmimi i Koranit në Pogradec, restorantet ‘fajësojnë’ peshkatarët appeared first on Euronews Albania.

Përmbytje në Vlorë, uji hyn në biznese dhe kthen rrugët në lumenj

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:27

Qendra historike dhe lagje përreth në qytetin e Vlorës janë përmbytur pasditen e kësaj të premte pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë.

Të gjitha rrugicat e lagjës janë pushtuar nga uji, pasi sistemi i kanaleve kulluese ka dalë jashtë shërbimit.

Situata ka qenë e vështirë pasi prania e ujit ka krijuar edhe trafik të automjeteve në disa rrugë të qytetit të Vlorës.

Nga pamjet e ardhura në redaksinë e Euronews Albania bëhet me dije se shiu i rrëmbyer ka shkaktuar dëme edhe në bizneset e qytetit bregdetar, teksa uji ka vërshuar drejt karrigeve dhe tavolinave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytje në Vlorë, uji hyn në biznese dhe kthen rrugët në lumenj appeared first on Euronews Albania.

Çmimet në Sarandë| Të huajt preferojnë gatimin në shtëpi, shmangin restorantet

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:12

Saranda gjatë sezonit veror u dominua nga turistët e huaj, që preferonin të akomodoheshin në apartamente me qira.

Ky fakt rriti edhe kërkesën për blerje në supermarkete dhe tregun e fruta perimeve.

Madje turistët e huaj u bënë të përditshëm në treg, duke bërë vetë pazar.

Tregtarët shpjegojnë arsyet pse të huajt priren drejt tregjeve dhe i largohen restoranteve.

“Në fillim sezoni u duk pak i plogësht i vakur, i ngadaltë, por nxemja në fund të korrikut, fillimi i gushtit. 10 diteshi i tretë i gushtit dhe shtatori ka arritur atë që quhet kulmi për ne,” –tha një shitëse.

“Shtatori është dominuar nga familjar të huaj, blejn ushqimet , cilësinë e duan absolute, cmimi nuk pyetet , por dhe nuk abuzohet per këtë të jeni te qartë, nuk abuzohet me çmimin si me turistin shqiptar dhe të huaj, cilësia është absolute këtë bit edhe prodhimi ka qen i mirë,” –shtoi më tej ajo.

Kryesisht turistët nga Evropa Lindore janë blerësit më të shumtë të perimeve të freskta, ndërsa si çdo vit, përpara se të largohen nga Saranda, marrin me vete bimët medicinale të zonës.

Çfarë blejnë me shumë të huajt?

“Çdo gjë që nga frutat, që nga perimet , vaji  i ullirit, mjalti , që eshtë shumë i mirë, dhe në fund përpara se të shkojnë ata janë të përqëndruar te bimët medicinale, dhe është shumë shumë tipike për ata janë rigoni , çaji malit, njifet shumë prej tyre,” –tha shitësja.

Shumica e këtyre turistëve kanë blerë dhe shtëpi në Sarandë dhe sipas blersve ata do kthehen sërish për festat e fundvitit, çka bën që tregtarët të rrisin pritshmëritë e tyre.

Turistët “low cost” në Sarandë sollën të ardhura për tregëtarët e vegjel, por nga ana tjetër ndikuan edhe në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, duke vënë në vështirësi vetë qytetarët e Sarandës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çmimet në Sarandë| Të huajt preferojnë gatimin në shtëpi, shmangin restorantet appeared first on Euronews Albania.

“Protestojnë për vendimet e drejtësisë”, Salianji reagon pas deklaratës së Peleshit

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:00

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, dënuar me një vit burg për kallëzim të rremë, ka reaguar përmes një telefonate nga burgu i Fierit lidhur me deklaratën e Kreut të Grupit Paralamnetar të PS, Niko Peleshi lidhur me organizimin e një proteste nga PD në 7 tetor.

Pas reagimit të Peleshit, i cili është shprehur se nuk mund të komentojë një ngjarje nga një subjekt politik që thërret protesta për të kundërshtuar vendimet e gjykatës, Salianji është shprehur se vetë kreu i grupit parlamentar të PS vepron me dy standarde.

Sipas Salianjit, dëm për interesin publik nuk është protesta e thirrur nga PD apo denoncimi ndaj një trafikanti droge, por hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë.

Reagimi i Salianjit:

“Po reagojmë ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjykatave!

Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat, edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat.

Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë.

Sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar!

I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqiperinë?!

Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësise. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime.

Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie, ndërkohë që ekspertët e fushës e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët!

Publiku do te dijë; ku janë hetimet për Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë?

Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë?

Çfarë shkakton dëm per intersin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda dites per ne Itali?!

Nese thënia e të vërtetave dhe denocnimet e mafies kane kosto, po marr persiper çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirise dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojne se kjo do të ndalë të vërtetat.

E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që ne parlament e paralajmeroi në 3 seanca denimin tim politik. Ishte Rama vetë që dhe pas vendimit, i doli per zot denimit, duke I dhënë argumenta gjykatës që ende sot nuk po i shpall.

E verteta vonon por nuk harron!”

Reagimi i Peleshit për protestën e PD:

“S’mund të komentoj çfarë vendos opozita, protesta është një element demokratik, nuk është një herezi. Protesta e dhunshme pastaj është diçka tjetër, por unë nuk mund ta paragjykoj. Protesta është zgjedhja e tyre, kërkesat politike ata mund t’i formulojnë sipas orekseve politike të veta, por unë nuk shikoj se ka ndonjë arsye që të vihet në diskutim Qeveria. Për ç’arsye, për shkak të një vendimi të formës së prerë të një sistemi të pavarur nga qeveria? A po flasim pasi kemi kryer së bashku një reformë në drejtësi? E kemi votuar me 140 vota, me duartrokitje. Tani të gjykojmë ne vendimet e gjykatave? Për këtë arsye të dali në protestë?”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Protestojnë për vendimet e drejtësisë”, Salianji reagon pas deklaratës së Peleshit appeared first on Euronews Albania.

“Nuk pimë dot një kafe”, Pensionistët të indinjuar me indeksimin 4,1%

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 16:47

Indeksimi i pensioneve ka sjellë pakënaqësi tek pensionistët.

Ata e konsiderojnë të pamjaftueshme rritjen me 4.1%, duke qënë e papërfillshme në kostot që ata kanë në përditshmëri.

“A nuk keni turp që zini në gojë pensionet, ku janë…H gjë, 4 lekë se kam marrë as se dua fare,…unë 80 kam marrë, ka vënë dhe 4 lekë, vajti 84,” –thotë pensionistja, Caje .

Mbi 800 mijë pensionsitë kanë përfituar rritjen.

Pensionet urbane të pleqërisë u rriten me 752 lekë, ndërsa pensionet rurale kanë një shtesë mesatarisht prej 453 lekë. Sakaq edhe pensioni social shkon në rreth 9700 lekë në muaj.

Çfarë mund të ble, si dot një kafe, vetëm këta të pinë kafe, ca jemi në të humbur,” –shprehet pensionistja.

Nëna Caje ka punuar gjithë jetën e saj në koperativë.

Daljen në pension e ka parë si shpërblim për gjithë ato vite punë.

Por realiteti rezultoi të ishte ndryshe nga ç’e kishte menduar.

Pensionistët janë të zhgënjyer për këto vendime, duke u shprehur se indinjatën e tyre do të tregojnë me votë.

“Kam punuar ne koperativë dhe kam punuar dhe për 100 lekë atëherë dhe tani shyqyr dolëm ne pension. Aq e kam inat këtë rradhë dhe ne e kemi votuar sa herë dhe po na tall, ajo është tallje nuk është pension,” –thotë nëna Caje.

The post “Nuk pimë dot një kafe”, Pensionistët të indinjuar me indeksimin 4,1% appeared first on Euronews Albania.

“Tregoni pagat dhe orët e punës”, Tatimet shtojnë presionin për bizneset informale

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 16:31

Administrata tatimore iu bën thirrje bizneseve të deklarojnë pagat reale të punonjësve brenda datës 20 të këtij muaji.

Bashkë me pagën, këtyre të fundit u kërkohen të dhëna edhe për kushtet, profesionin dhe orët e punës.

Administrata tatimore i’u kërkon bizneseve të deklarojnë gjendjen dhe pagat reale të punonjësve të tyre brenda datës 20 tetor.

Tatimet kanë dërguar letra nëpër ndërmarrjet, për të cilat ka dyshime se bëjnë evazion, duke kërkuar nga ato përgjigje edhe për kohën e punës, profesionet me të cilat punonjësit kanë lidhur marrëvveshjen dhe kategorinë e punësimit.

Thirrja vjen disa ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi goditje të fortë për evazorët, të cilët do të barazohen me vjedhësit e energjisë dhe do të përballen me ndjekje penale, nësë nuk korrigjojnë bilancet.

Në këtë fazë, skema synon rritjen e të ardhurave në arkën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me 16%, ndërsa presioni në të ardhmen nuk do të jetë vetëm me mesazhe sensibilizuese, por edhe me kontrolle brenda ndërmarrjeve.

Deklarimi real i pagave ndihmon punonjësit të fitojnë një pension më të lartë në të ardhmen, ndërsa sot ul deficitin e sigurimeve shoqërore.

Ministria e Financave dhe Tatimet dyshojnë se janë rreth 10 mijë ndërmarrje të vogla e të mëdha, të cilat bëjnë evazion me pagat dhe u bëjnë presion punonjësve të mos i kallëzojnë shkeljet që rëndojnë mbi ta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Tregoni pagat dhe orët e punës”, Tatimet shtojnë presionin për bizneset informale appeared first on Euronews Albania.

“Katastrofë, prokurorët dhe gjyqtarët po emërojnë vetveten”, avokati Leka: Ja rasti

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 22:39

Avokati Ardian Leka ishte i ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin për të diskutuar rreth sistemit të drejtësisë dhe mënyrës se si zgjidhen prokurorët apo gjyqtarët në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, veçanërisht ata në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas Lekës prokurorët dhe gjyqtarët emërohen nga një trupë prej tre personash, dy prokuorë të SPAK dhe një gjyqtare e Gjykatës së Apelit, situatë kjo që krijon një “rreth të mbyllur”.

Kjo sepse sipas avokatit, vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK-ut mund të kenë pasoja të mëdha pa një mekanizëm të qartë kontrolli mbi sistemin e drejtësisë.

Leka tha se prokurorët dhe gjyqtarët emërojnë njëri-tjetrin, gjë e cila mund të dëmtojë pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe të minojë besimin e publikut në drejtësi.

“Ne kemi një linjë ligjore që miraton ose jep rrugën se çfarë duhet të bësh për tu bërë prokuror ose gjyqtar, e njëjta linjë ligjore është për prokurorët ose gjyqtarët e SPAK-ut, që duhet ta ndjekësh detyrimisht atë. Dhe në fund fare KLGJ ose KLP është ai që vendos emërimin ose jo, pra kriteret që vendos ligji, nëse t ii plotëson ose jo. 2 prokurorë të SPAK-ut bashkë me një gjyqtare të Apelit që vendosin që ky prokurori bën dhe ky gjyqtari nuk bën. Ky nuk është konflikt interesi, por është katastrofë. Sepse nuk do ketë gjyqatër që do ju thotë atyre që vendimmmarrja e tyre është e gabuar. Prokurorët dhe gjyqtarët emërojnë veten e vet, ky është një handikap ligjor dhe thënë thjesht mos të raftë lapsi. Kjo është një gjë që e ka future ligjin në një siklet të vërtetë. Nuk po duam të përfitojmë përtej asaj që e drejtës, por të drejtën duhet ta kemi të garantuar,” -tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Katastrofë, prokurorët dhe gjyqtarët po emërojnë vetveten”, avokati Leka: Ja rasti appeared first on Euronews Albania.

U futën në sistemet kompjuterike të Amerikës, parandalohet aktiviteti i hakerave rus

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 22:20

Një grup hakerësh, i lidhur me inteligjencën ruse, është parandaluar nga kryerja e aktiviteteve të tyre, thanë Microsoft dhe autoritetet amerikane.

Zyrtarët amerikanë thonë se ky grup u përpoq të futej në sistemet kompjuterike të ish-punonjësve ushtarakë dhe të inteligjencës amerikane, si dhe në ato të organizatave joqeveritare, kompanive amerikane dhe të tjerëve.

Një gjykatë amerikane hapi dokumente për t’i autorizuar Microsoftin dhe Departamentin amerikan të Drejtësisë për të sekuestruar më shumë se 100 emra domenesh të lidhura me grupin e hakerëve, i njohur si Grupi Callisto i Star Blizzardit.

“Kjo sekuestrim është pjesë e një përgjigjeje të bashkërenduar me partnerët tanë të sektorit privat, për ta shkatërruar infrastrukturën që aktorët e spiunazhit kibernetik e përdorin për t’i sulmuar shënjestrat amerikane dhe ndërkombëtare”, tha prokurori i Qarkut Verior të Kalifornisë, Ismail J. Ramsey.

Grupi kishte në shënjestër individë me emaile që dukeshin sikur vinin nga një burim i besuar, një taktikë e njohur si “spear phishing”, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë në një njoftim për shtyp.

Pasi hapeshin linqet brenda këtyre emaileve, hakerët përpiqeshin të hynin në sistemet e brendshme të viktimave për të vjedhur të dhëna dhe për t’i penguar aktivitetet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U futën në sistemet kompjuterike të Amerikës, parandalohet aktiviteti i hakerave rus appeared first on Euronews Albania.

❌
❌