Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

U shfaq në publik pas 11 vitesh, zbulohet se si Michael Schumacher komunikon me familjarët

By: redi
4 October 2024 at 17:57

Michael Schumacher u shfaq për herë të parë në “publik” pas 11 vitesh, dhe kjo në dasmën e vajzës së tij Gina Schumacher. Mediat kanë zbuluar mënyrën se si legjenda e Formula 1 komunikon me familjarët e tij pas aksidentit. Mysafirëve thuhet se iu ndalua të merrnin telefonat e tyre në dasmë pasi shtatë herë kampioni i F1 ishte i pranishëm dhe familja u kujdes që asnjë imazh i Schumacher të…

Source

VIDEO/ Vlora në kolaps total, gjithçka nën pushtetin e ujit

By: redi
4 October 2024 at 17:42

Vlora është në kolaps total si pasojë e motit të keq, ku pothuajse i gjithë qyteti ka probleme me përmbytjet. Hidrovori i stakuar, ndërsa një pjesë e qytetit bregdetar është pa drita. Bizneset kanë pësuar dëme, ndërsa edhe në video duket qartë vërshimi i ujit duke dëmtuar karrige dhe tavolina. Lagje të tëra të Vlorës janë nën ujë, niveli i të cilit në disa zona ka shkuar deri në brez të qytetarëve.

Source

FOTO/ Moment i bukur, ”Royal Albert Hall” ngrihet në këmbë nga orkestra shqiptare dhe Konstantinos Argiros

By: redi
4 October 2024 at 17:21

33 instrumentistë shqiptarë, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, kanë shkëlqyer në skenën prestigjioze Royal Albert Hall në Londër, ndërsa shoqëronin performancën e këngëtarit grek Konstantinos Argiros. Shqipëria arriti t’i fliste një audience të gjerë përmes tingujve muzikorë për një vend që, ndonëse i vogël, gëzon talente të mëdha në këtë fushë arti. Orkestra simfonike me 33 instrumentistë…

Source

”Ta gjakos”, Braçe publikon audion për 21 Janarin: Janë të njëjtët që vijnë me benzinë në Kuvend

By: redi
4 October 2024 at 17:10

Ish-zv/kryeministri, deputeti i PS-së Erion Braçe ka publikuar një audio nga ngjarja e 21 Janarit ku katër protestues u vranë. Sipas Braçes, janë po të njëjtët që vijnë me benzinë në Kuvend për të vrarë. ”Ky është urdhri dhe ky është momenti kur; qeveria kriminale e Sali Berishës vrau katër shqiptarë të mirë-protestues në 21 Janar. Dëgjojeni! ”Ky është urdhri: hap zjarr luftarak”;“ta ta ta ta…

Source

Nga burgu Salianji i përgjigjet Peleshit: Pse nuk hetohesh që helmove qytetarët me kimikate?

By: redi
4 October 2024 at 16:52

Ervin Salianji nga burgu i Fierit ku po vuan dënimin e marrë, i është përgjigjur qëndrimeve që ka mbajtur Niko Peleshi, kreu i grupit parlamentar i PS-së. Sipas Salianjit, ai është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësisë. ”Kur Rama e flaku si ministër ju hapën disa hetime. Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë…

Source

Grabitet një taksist, dy persona i vjedhin paratë dhe largohen

By: redi
4 October 2024 at 16:45

Pasditen e sotme një taksist është grabitur pasditen e së premtes nga dy persona të paidentifikuar në zonën e ish-Bllokut. Sipas asaj që raporton policia, dy personat i kanë vjedhur një shumë parash shoferit të taksisë me inicialet N.B dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Source

Shiu përmbyt rrugët kryesore në Vlorë, në një lagje uji merr me vete tavolinat e çadrat e lokalit

By: redi
4 October 2024 at 16:35

Situata më e keqe nga moti i keq është në Vlorë. Ky qark është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu të cilat kanë përmbytur të gjithë qytetin. Madje në një lagje uji merr para tavolinat. Raportohet për përmbytje të bizneseve si dhe uji po hyn dhe në disa shtëpi. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytjet e disa akseve dhe kryqëzimeve në qytetin e Vlorës. Rruga “Hasan…

Source

Ministri Hoxha me homologun e Maqedonisë së Veriut: Lehtësi të tjera në pikëkalimet kufitare

By: redi
4 October 2024 at 16:26

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot në një takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski me të cilin diskutoi mbi hapat konkretë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të përbashkët. Hoxha informoi se temë e diskutimeve ishte zbatimi i kontrollit të përbashkët kufitar dhe lehtësimi i regjimit të kalimit në pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Qafë-Thanë…

Source

Drejtori i ri i Policisë, Havari: Proda të zgjedhë njerëzit më të aftë! Këtij populli i pëlqen të shkelet ligji

By: redi
4 October 2024 at 16:12

Ish-kryepolici Mit’hat Havari me karrierë në radhët blu si drejtues në disa qarqe, përshëndeti përzgjedhjen e Ilir Prodës si një ”polic të gjeneratës së re”, duke e cilësuar paqësor, por e këshilloi që të ishte i guximshëm dhe të zgjidhte njerëzit më të aftë, pavarësisht ngjyrave politike. Në një intervistë për ”Report TV”, ai u shpreh optimist për profilin e kryepolicit të ri, por vuri në dukje…

Source

Moti i keq, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te “Tirana Ime”

By: redi
4 October 2024 at 16:05

Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve për kujdes teksa kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura të shiut. Veliaj u ka kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë tek aplikacioni “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112. ”Tirana po përballet me reshje të dendura shiu! Ju lutem tregoni kujdes dhe ulni lëvizjet e…

Source

Kaosi në Kuvend, Meta: Burgosja e Salianjit do të rrisë zemëratën e deputetëve. Problemi nuk janë disa karrige

By: redi
4 October 2024 at 14:53

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se burgosja e Ervin Salianjit do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë. Për gazetarët, Meta nënvizoi edhe se qëndrimi i Edi Ramës është të mos ketë opozitës ose të jetë e telekomanduar. ”Burgosja politike e deputetit Salianji, që ka qenë Në krye të denoncimeve të forta kundër kësaj regjimi, jo vetëm që nuk…

Source

Flasin fqinjët e Eneas: Nga i keqi e pëson dhe i miri. Ato (vajzat) nuk jetojnë më këtu

By: redi
4 October 2024 at 14:39

Enea Thomaraj është 29-vjeçari i cili ndërroi jetë pas 3 muajsh qëndrimi në koma, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i 14 korrikut në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan. Fqinjët dhe banorët që jetojnë në këtë zonë, shprehen se kjo është një ngjarje mjaft e dhimbshme për familjarët e viktimës. ”Ato dy vajzat ishin qiraxhie aty, ku e dinim ne se çfarë kunjash kishin ata me…

Source

Spartak Ngjela për PD: Janë mjeranë dhe pa program

By: redi
4 October 2024 at 14:27

Nga Spartak Ngjela Mosbindje civile, thotë opozita në Shqipëri, sot në 4 tetor 2024. Më 7 tetor do të bëjë një tubim pa motiv dhe pa ide. Kundër kujt? Kundër qeverisë aktuale. Ja doli opozita në shesh, e pastaj? Asgjë. Pa asnjë program. Po njerëzit dhe opinioni publik çfarë do të dëgjojnë? Asgjë. Atë që kanë dëgjuar. Por pse e bëjnë? Askush nuk e kupton. Por thonë do protestojnë kundër…

Source

Curri pyet Nokën: Do ikni të hënën nëse nuk ju vjen populli në protestë? Ja si përgjigjet

By: redi
3 October 2024 at 22:20

Në studion e “Top Story” u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të futeshin në Kuvend me dhunë. Flamur Noka u shpreh se kjo është e vetmja rrugë që i ka ngelur opozitës, pasi sipas tij, Salianji u dënua padrejtësisht. Nga ana tjetër, analisti Arjan Curri tha se këtë aksion duhet ta kishte bërë populli.

Source

Zgjedhjet po afrojnë, Bardhi flet për skenarin e PD-së: Na kanë detyruar të…

By: redi
3 October 2024 at 22:00

“Kërkesa themelore e opozitës është krijimi i qeverisë teknike për një periudhë të caktuar para zgjedhjeve”, kështu u shpreh kreu i grupit të PD Gazment Bardhi sonte në studion e “Opinion”. Sipas tij ky aksion i së djathtës ndryshe nga herët e tjera vjen në disa drejtime. Bardhi theksoi se Partia Demokratike nuk i shmanget më zgjedhjeve dhe se tensionet e fundit në Kuvend kanë ardhur të detyruara…

Source

Yesterday — 3 October 2024Main stream

Salianji në burg, Spahiu: Amnistia për të duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën

By: redi
3 October 2024 at 21:30

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se ky konflikt mes PS dhe PD duhej të ishte shmangur me kohë. Për të Sali Berisha dhe PD duhej të kishin negociuar në marrëveshjen për amnistinë penale edhe veprën për të cilën është dënuar Ervin Salianji, për kallëzim të rremë. ”Ky konflikt mundet dhe duhej të ishte shmangur në kohë. Se kuptoj përse ka ardhur në këtë ditë moment për tu shmangur konflikti mes PD…

Source

Gazetari Artan Hoxha dorëzon kasetën e 21 Janarit në SPAK: Shansi i fundit për t’u hetuar!

By: redi
3 October 2024 at 21:14

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha u paraqit paraditen e sotme në SPAK, ku depozitoi një material audio, nga komunikimet e Gardës në 21 Janar, komunikime që tregojnë se vrasjet në bulevard kanë ndodhur me urdhër. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se ky është shansi i fundit që SPAK të hetojë për të zbardhur ngjarjen, për të cilën ende sot ka dy të vrarë pa autorë.

Source

Kaso tregon për deputetin e ri që do të ketë PD-ja: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini Salianji më tha…

By: redi
3 October 2024 at 21:05

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Korçës, Ivi Kaso thotë se është ende shpejt për të ditur nëse Andrea Mano do ta pranojë mandatin e Ervin Salianjit, teksa e cilësoi dënimin e deputetit demokrat si të padrejtë. Kaso ka deklaruar se ka komunikuar me Salianjin, i cili ndodhet i dënuar në Burgun e Fierit, i cili i ka thënë se merak ka vetëm familjen, kurse aksionin opozitar e vijon edhe nga…

Source

Balla për kaosin në Kuvend: Beteja e opozitës bëhet për Berishën, jo për Salianjin

By: redi
3 October 2024 at 21:00

Ministri për Marrdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i ftuar këtë të enjte në studion e ”Euronews Tonight”, tha se nëse bëhet një kthesë në kohë dhe krahasohet jeta politike e Partisë Demokratike nga viti 1990 e deri më sot, do të kuptohet se ky subjekt ndodhet sot në pikën e saj të fundit elektorale. ”Një gjë që besoj biem të gjithë dakord, është që PD duke filluar nga dhjetori i vitit 1990 e…

Source

Deputeti serb: Nuk ka kapacitete të sulmojë Kosovën, Perëndimi e ka në dorë

By: redi
3 October 2024 at 20:48

Kosova nuk duhet të ketë frikë, pasi Serbia nuk ka kapacitetet për t’i shpallur luftë. Kështu thotë ish-deputeti nga radhët e partisë së Vuçiçit, Dragan Sormaz, i cili në një intervistë ekskluzive për A2 CNN i quan si propagandë kërcënimet e Beogradit. Teksa e cilëson atë si përgjegjësin e vetëm për sulmin në Banjskë, ish-deputeti serb thotë se dështimi në planin për të aneksuar veriun e ka…

Source

❌
❌