Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Përmbytet edhe Mali i Zi, dy lumenj dalin nga shtrati pas reshjeve të shiut

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 22:24

Disa shtëpi dhe rrugë janë përmbytur të premten në veri të Malit të Zi, pasi dy lumenj dolën nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit.

Kryetari i komunës së Shavnikut, Jugosllav Jakiç, tha se dy lumenj dolën nga shtrati në pjesën e Parkut Natyror Komarnica, në veri të vendit.

Ai shpërndau në rrjetet sociale pamje që shfaqin lumenjtë e fryrë dhe shtëpitë e përmbytura përreth.

Si pasojë e përmbytjeve, qarkullimi në disa fshatra të kësaj komune u ndërpre.

Reshjet e mëdha të shiut e kanë rritur nivelin e lumenjve edhe në pjesën qendrore të vendit.

Për shkak të reshjeve të dendura është ndërprerë qarkullimi mbi dy ura dhe në një rrugë në Danilovgrad, rreth 20 kilometra larg Podgoricës.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në qarkullim, ndërsa erërat e forta shkulën pemët nga vendi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytet edhe Mali i Zi, dy lumenj dalin nga shtrati pas reshjeve të shiut appeared first on Euronews Albania.

Zelensky i viziton trupat ukrainase në kufi me rajonin rus

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 22:15

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka vizituar të premten trupat ukrainase në rajonin verilindor të vendit, Sumi, ku foli me komandantë dhe ushtarë të cilët janë duke luftuar përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë.

Zelensky theksoi se operacioni është “strategjik” për t’i motivuar partnerët e Kievit të jenë “më vendimtarë dhe për t’i bërë trysni Rusisë”.

Forcat ukrainase thuhet se  kanë zënë rreth 1.300 kilometra katrorë tokë ruse në rajonin e Kurskit.

Megjithëse ritmi i inkursionit është ngadalësuar, Zelensky tha se “e ka ndihmuar shumë” Kievin për ta siguruar paketën më të re me ndihma ushtarake nga Perëndimi.

“Ne duhet ta motivojmë tërë botën dhe t’i bindim ata se ukrainasit mund të jenë më të fuqishëm sesa armiku”, u tha Zelensky ushtarëve ukrainas.

Ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Ndërkohë, zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë raportuan të premten më herët se ushtria ruse vrau së paku tre civilë gjatë sulmeve në katër rajone ukrainase.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zelensky i viziton trupat ukrainase në kufi me rajonin rus appeared first on Euronews Albania.

Ushtria amerikane godet 15 objektiva të grupit “Huthi” në Jemen

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 22:11

Ushtria amerikane tha se  ka kryer 15 sulme ajrore të premten kundër shënjestrave të lidhura me luftëtarët e grupit “Huthi” të mbështetur nga Irani, në Jemen.

Banorët vendas thanë se u dëgjuan shpërthime në postblloqet ushtarake dhe madje në një aeroport.

Komanda Qendrore, e cila udhëheq forcat amerikane në Lindjen e Mesme, tha se shënjestrat e goditura përfshinin armatime ushtarake.

Rebelët “Huthi” kanë kryer gati 100 sulme ndaj anjieve që kalojnë nëpër Detin e Kuq prej nëntorit.

Ata thonë se këtë po e bëjnë në mbështetje të palestinezëve në luftën tashmë njëvjeçare të Izraelit në Rripin e Gazës.

Administrata e presidentit Joe Biden ka vepruar kryesisht në vetëmbrojtje kundër sulmeve nga Huthit në Detin e Kuq, zakonisht duke ia rrëzuar dronët dhe raketat e lëshuara kundër anijeve të mallrave dhe kundër luftanijeve amerikane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria amerikane godet 15 objektiva të grupit “Huthi” në Jemen appeared first on Euronews Albania.

Përmbytjet në Bosnjë, shkon në 19 numri i viktimave nga reshjet e dendura

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 21:55

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnjë-Hercegovinën qendrore kanë lënë të paktën 19 persona të vdekur.

Personatë tjerë janë raportuar të zhdukur dhe është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Ministri i Zhvillimit Vojin Mijatoviç tha se vendi ka parë një fatkeqësi të tmerrshme dhe bëri thirrje për qetësi.

Lumenjtë dolën nga shtrati pas një stuhie gjatë natës, ku fotografitë nga ajri treguan shumë qytete dhe fshatra të përmbytur.

Rrugët, urat dhe shinat hekurudhore u bllokuan, ndërsa rrëshqitjet e dheut lanë shtëpitë të groposura mes shkëmbinjve deri në katet e sipërme.

Shkencëtarët nga grupi World Weather Attribution (WWA) thanë se kjo periudhë katërditore ka qenë me nivelin më të lartë të shirave të regjistruar ndonjëherë në rajon.

Ata thanë se përmbytjet ishin përkeqësuar shumë nga ndryshimet klimatike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytjet në Bosnjë, shkon në 19 numri i viktimave nga reshjet e dendura appeared first on Euronews Albania.

“Rusët do t’a vrasin Vuçiç”, politikani serb zbulon vijat e kuqe

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 21:39

Ish-deputeti serb, Nenad Çanak ishte në një liodhje të drejtpërdrejt këtë të premte në emisionin BalkanTalks në Euronews Albania për të diskutuar rreth marrëdhënieve të Serbisë, në raport me qëndrimet e kësaj republike me Fuqitë e Mëdha.

Duket sikur kohët e fundit raportet midis presidentiti Vuçiç, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë  dhe Francës janë përmirësuar, duke mrrë shkas edhe nga vizita e kancelarit gjerman, Olaf Sçolz, presidentit francez, Emanuel Macron dhe ndihmës-sekretarit amerikan për Energjitikën në Serbi, ku u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme mes palëve.

Për këtë, sipas Çanak pavarësisht këtyre raporteve të mira që Serbia ka krijuar me Fuqitë e Mëdha, duket sikur po luan një lojë të dyfishtë, kjo sepse në anën tjetër Vuçiç kërkon që të ruaj marrëdhënie të mira edhe me aleatin e saj, Rusinë.

“Është e vërtëtë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i di se cilat janë fgjërat e rëndësishme. Së pari se rusët nuk të falin dhe se do t’a vrasin nëse ai shkon drejt perëndimit. Në anën tjetër ai e di që Serbia ka mbi 70% të shkëmbimeve tregtare me vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ndaj ai e di shumë mirë se atij i duhet të lëvizë nga lindja drejt perëndimit, por i druhet edhe qëndrimit të Rusisë në Kombey e Bashkuara. Pra ky është koncepti id y karrigeve dhe Vuçiç po e luan këtë lojë të dyfishtë prej më shumë se një decade,” –tha Çanak.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rusët do t’a vrasin Vuçiç”, politikani serb zbulon vijat e kuqe appeared first on Euronews Albania.

Përmbytjet në juglindje të vendit, makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 21:17

Reshjet e shumta të shiut kanë përfshirë edhe juglindjen e vendit.

Më të dendura reshjet kanë qenë në qytetin e Pogradecit që kanë sjellë edhe përmbytje të sipërfaqeve të mëdha të këtij qyteti.

Situata më e rëndë paraqitet në sheshin e Pallatit të Sportit dhe stadiumit, por dhe në disa lagje periferike të këtij qyteti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i punojësve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Ujësjellës Kanalizimeve, që po punojnë për normalizimin e kësaj situate të krijuar.

Janë më shumë se 40 forca të këtyre ndërmarrjeve të cilët po punojnë për zhbllokimin e pusetave të bllokuara nga reshjet aspak normale.

Reshje të shumta ka patur edhe në qytetin e Korçës, por nuk ka patur situatë kritike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytjet në juglindje të vendit, makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet appeared first on Euronews Albania.

Përmbytjet në Bosnjë, presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për viktimat

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 21:02

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur keqardhjen e tij nëpërmjet një postimi në X për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Bosnie- Hercegovinë.

Begaj i ka shprehur ngushëllimet homologut të tij, Beqiroviç dhe familjarëve për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore.

Të paktën 14 persona kanë vdekur për shkak të reshjeve të dendura të vazhdueshme, rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve në Bosnje e Hercegovinë dhe shumë banorë u detyruan të evakuohen pasi reshjet e forta shkaktuan vërshimin e lumenjve dhe shkaktuan rrëshqitje të dheut.

Mesazhi i Begaj në X:

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për viktimat nga përmbytjet dhe disa dhjetëra té zhdukur  në krahinën e Jablanicës e disa zona të tjera në Bosnie- Hercegovinë.

I shpreh ngushëllime Presidentit Beqirovic dhe familjarëve për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore!

Bashkoj lutjet e mia dhe ato të popullit shqiptar dhe  solidarizohemi me  qytetarët e dëmtuar rënde nga kjo katastrofë natyrore.”- u shpreh Presidenti me anë të një postimi në platformën X.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytjet në Bosnjë, presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për viktimat appeared first on Euronews Albania.

Lindje e Mesme| Izraeli pretendon se ka goditur magazinat e armëve të Hezbollah

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 20:49
Ushtria izraelite ka thënë këtë të premte se ka goditur magazinat e armëve dhe infrastrukturën e Hezbollahut, duke përfshirë selinë e tij të inteligjencës në kryeqytetin libanez Bejrut.

Ushtria tha se dha paralajmërime për të “ulur dëmin ndaj atyre që nuk janë të përfshirë” – një deklaratë që ajo e ka thënë disa herë që nga rritja e fushatës së saj bombarduese në Liban më shumë se dy javë më parë.

Ndërkohë, Ministria libaneze e Shëndetësisë ka deklaruar se më shumë se 1700 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite.

Ushtria izraelite tha gjithashtu se zbuloi të paktën 70 raketa të lëshuara nga Libani, të cilat ranë në zona të hapura duke mos shkaktuar viktima.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lindje e Mesme| Izraeli pretendon se ka goditur magazinat e armëve të Hezbollah appeared first on Euronews Albania.

Biden mbështet sërish Izraelin: Ka të drejtë të reagojë ndaj sulmeve

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 20:41
Presidenti Joe Biden po mban një konferencë shtypi ku po diskuton mbi situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, veçanërisht lidhur me sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit.
Ai thekson se Izraeli ende nuk ka marrë një vendim për përgjigjen e tij dhe se kryeministri Benjamin Netanyahu duhet të kujtojë mbështetjen e madhe që administrata e tij ka ofruar për Izraelin.

Biden nënvizoi në krye të fjalimit të drejtën e Izraelit për të reaguar ndaj sulmeve, duke përmendur gjithashtu rëndësinë e kujdesit për viktimat civile gjatë këtyre operacioneve.

Kur u pyet se si duhet të veprojë Izraeli, ai theksoi se është në dorë të Izraelit të vendosë, duke shfaqur mbështetje për vendimet e tij.

Në lidhje me rolin e SHBA në parandalimin e një konflikti të gjerë, Biden theksoi përpjekjet për të angazhuar aleatët, si francezët dhe vendet e tjera, për të ulur tensionet.

Ai shprehu shqetësim për aktorët e paarsyeshëm si Hezbollah dhe Houthit, të cilët e komplikojnë situatën.

Përfundimisht, ai u shpreh mbi rolin e zëvendës presidentes Kamala Harris, duke thënë se ata janë në harmoni dhe se ajo ka pasur një rol të rëndësishëm në strategjitë e SHBA-së në këtë krizë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden mbështet sërish Izraelin: Ka të drejtë të reagojë ndaj sulmeve appeared first on Euronews Albania.

Sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm? Gazetari zbulon shifrat

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 20:03

Duke filluar nga viti i ardhshëm, çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të jenë të njëjta për të gjithë.

Tarifat e reja do të jenë të diferencuara, bazuar në një listë faktorësh që lidhen me vjetëresinë e mjetit dhe historikun e aksidenteve të shoferëve.

I ftuar në studion e Euronews Tonight, gazetari Neritan Gjergo sqaroi se do të ketë disa faktorë të përcaktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, që do të ndikojnë në çmimin e sigurimit të makinës.

“Deri para 10 vitesh flitej vetëm për historikun e dëmve, ndërkohë që me propozimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, janë një sërë faktor të tjerësh në përcaktimin e çmimeve. Fuqia motorike do përcaktojë çmimin. Mosha e të sigururarit, dmth nëse një individ është i ri në moshë gjatë dy viteve të para do paguajë më shumë. Përvoja në drejtimin e mjetit, nëse e merr lejen e drejtimit të mjetit në moshë të madhe, dy vitet e para do të paguajë më shumë. Qarku ku është regjistruar mjeti, mosha e mjetit, sa më e vjetër makina, aq më shumë paguhet.” –sqaroi Gjergo.

Më tej, sa i takon dëmeve të shkakatuara ndaj makinës në raport me çmimin e sigurimit, gazetari shpjegoi se në varësi të dëmit të makinës gjatë viti, vendoset një koeficient, i cili shumëzohet me çmimin e sigurimit të makinës.

“Me sistemin bonus-malus ishte vendosur një prioritet ku të gjithë drejtuesit kishin një koficent një. Nëse kishin një histori të drejtimit të mirë të mjetiti nga viti në vit paguanin më pak. Tashmë më asnjë dëm të raportuar gjatë vitit e ul çmimin e siguracionit duke e shumëzuar me 0,95. Sot çmimet e policave të sigurimit qëndrojnë midis 16 mijë dhe 18 mijë. Pra nëse një individ nuk ka dëme shumëzohet me 0.95. Një dëm i raportuar gjatë vitit shumëzohet me 1,25 dhe dy ose më shumë dëme gjatë 3 viteve të fundit shumëzohet me deri në 1,5,” –tha gazetari.

Rregullat e reja janë caktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si pjesë e një projekti të diskutuar disa vite më parë, por kompanitë e sigurimeve nuk ishin gati ta zbatonin.

Vetëm vitin e kaluar, kompanitë mblodhën 141 mln euro nga sigurimi motorik, ndërsa paguan për dëmet e makinave 49 mln euro.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm? Gazetari zbulon shifrat appeared first on Euronews Albania.

Moti i keq përfshin Shqipërinë, përmbytje dhe stuhi në disa qytete

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 19:42

Shqipëria është përfshirë këtë të premte nga një mot i paqëndrueshëm me reshje intensive shiu në të gjithë territorin e vendit.

Problematike shfaqet situata në qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Shkodrën.

Në Durrës, peshkatarët janë detyruar të pezullojnë aktivitetet e tyre për shkak të kushteve të vështira të motit.

Ndërkohë, në Gramsh, përmbytjet kanë izoluar urën e Çekrezit pasi niveli i ujit është rritur ndjeshëm.

Shkodra gjithashtu po përballet me përmbytje të konsiderueshme.

Në Vlorë, reshjet kanë shkaktuar bllokime të rrugëve dhe përmbytje të bizneseve, ndërsa Bashkia ka paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm në disa zona të qytetit për shkak të rrezikut të mëtejshëm të ngritjes së nivelit të ujit.

Era e fortë ka qenë gjithashtu prezente duke shkaktuar thyerjen e pemëve në disa qytete.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Moti i keq përfshin Shqipërinë, përmbytje dhe stuhi në disa qytete appeared first on Euronews Albania.

Aksident në aksin “Levan-Tepelenë”| Përplasen dy mjete, lëndohet një prej shoferëve

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 19:35

Një aksident ka ndodhur këtë të premte rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. B.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili u transportua në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në spital kanë shkuar për kontroll mjekësor dhe 6 pasagjerë që udhëtonin me 2 furgonat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në aksin “Levan-Tepelenë”| Përplasen dy mjete, lëndohet një prej shoferëve appeared first on Euronews Albania.

Aksident në aksin Pogradec – Qafë Plloçë, mjeti përplas për vdekje këmbësorin

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 19:28

Një aksident me pasojë vdekjen e një qytetari ka ndodhur këtë të premte në afërsi të urës së Leshnices, në aksin rrugor Pogradec – Qafë Plloçë.

Aksidenti ka ndodhur në urën e Leshnicës, ku një mjet ka përplasur këmbësorin Florant Palla, duke e lënë të vdekur në vend.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit pasi ka goditur këmbësorin rreth të 40-tave, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e mjetit e drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Florant Palla.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në aksin Pogradec – Qafë Plloçë, mjeti përplas për vdekje këmbësorin appeared first on Euronews Albania.

“Reshje masive deri në mesnatë” -Meteorologia tregon zonat e rrezikuara…

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 19:11

Pas dy ditëve me temperatura mesatare  dhe kohë me diell, reshjet kanë rinisur sërish duke shkaktuar probleme në vend.

Kjo e premte ka sjellë rrebeshe të shumta dhë përmbytje në disa zona të vendit.

Meteorologia Lajda Porja ishte e ftuar në emisionin “people” këtë të premte në Euroneës Albania, ku bëri të ditur se këto shira të rrëmbyeshëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, ishin parashikuar që prej ditës së hënë.

Porja sqaroi se nga pasditja e deri në orët e mesnatës do të ketë rreshje të shumta në zonat veriore të vendit, përfshirë qytetet e Kukësit, Lezhës, Shkodrës dhe Pukës, nga ku do të krijohen më pas celula të cilat do të prekin edhe zonat verilindore të vendit.

“Është një ndër fenom,nete më të parashikuara, që të hënën. Paraprakisht kur bëjmë parashikime afatgjata japim diçka të përgjithshme dhe më pas japim detaje. Kjo ngjarje jepte sinjale që nga e hëna që pjesa më e madhe e Ballkanit do goditej nga rreshja të forta shiu, që do preknin edhe Shqipërinë. Parashikimi ka qenë 100% i saktë. Problematike situata është paraqitur në veri të vendit dhe në jug. Flasim për rreshje deri në orët në vijim, sepse rreshjet nukkanë përfunduar edhe pse në zonat qendrore  kishte një përmirësim të situatës. Por në veri të vendit do kemi zhvillim të vranësirave dhe rreshjeve. Do ketë rreshje deri në mesnatë në gjithë zonat e veriut. Ku përfshihet Shkodra, Kukësi, Lezha, Puka. Madje do spostohet celula dhe do kemi rreshje edhe në  zonat veri-lindore të vendit,” –tha meteorologia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Reshje masive deri në mesnatë” -Meteorologia tregon zonat e rrezikuara… appeared first on Euronews Albania.

“Babai i paralizuar, nëna e sëmurë”-ja historia e viktimës së tritolit në Elbasan

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 18:36

Enea Thomaraj, 29 vjeç, ka ndërruar jetë në spital pas disa muajsh në gjendje të rëndë, si pasojë e shpërthimit të tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 korrik, kur një sasi eksplozivi u vendos në hyrjen e apartamentit të fqinjit, duke lënë të plagosur rëndë Thomarajn, i cili nuk kishte asnjë lidhje me konfliktin.

Gazetarja e Euronews Albania, Edlira Xherri ka thënë në emisionin “People” se Enea ishte i vetmi që punonte në familjen e tij, kjo sepse babai i tij ishte i paralizuar, nëna dhe vëllai ishin të sëmurë gjithashtu.

“Aktualisht të gjithë fqinjët po përcjellin për në banesën e fundit 29 vjeçarin. Nga informacionet që kam siguruar është një humbje tejet e madhe për familjen. Një familje me tre persona të sëmurë, babai i paralizuar, nëna është e sëmurë dhe vëllai i Eneas ishte i sëmurë. Vetë Enena ishte i vetmi nga familjarët që punonte në këtë familje,” –tha gazetarja.

Burime thonë se Policia ka identifikuar personin e dyshuar,  por për arsye hetimi, emri i tij nuk bëhet i ditur.

Për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, me të cilin njëra prej tyre kishte nisur një romancë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Babai i paralizuar, nëna e sëmurë”-ja historia e viktimës së tritolit në Elbasan appeared first on Euronews Albania.

E zbulon gazetarja, ja ç’kishte veshur personi që i vuri tritolin motrave Nikolli

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 18:11

Enea Themollari, 29 vjeç, ka ndërruar jetë në spital pas disa muajsh në gjendje të rëndë, si pasojë e shpërthimit të tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 korrik, kur një sasi eksplozivi u vendos në hyrjen e apartamentit të fqinjit, duke lënë të plagosur rëndë Themollarin, i cili nuk kishte asnjë lidhje me konfliktin.

Sipas raportimeve, shpërthimi ndodhi në mesnatë dhe Themollari, i cili ishte zgjuar nga zhurmat, u godit nga dera e banesës gjatë shpërthimit.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndroi për muaj të tërë në gjendje kritike, por për fat të keq, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Një person me precedentë të mëparshëm, është fiksuar nga kamerat e sigurisë, duke lëvizur në zonë, momentin e shpërthimit me tritol 3 muaj më parë, në pallatin ku jetonin motrat Alda dhe Xhovana Nikolli në Elbasan, dhe mbeti i plagosur aksidentalisht fqinji i tyre 26-vjeçar, i cili sot per fat te keq nderroi jete ne spitalin e Traumes.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi ka thënë në emisionin “People” se personi i dyshuar ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe kishte veshur një bluzë të bardhë  gjatë momentit kur ka shkuar për të vendosur sasinë e eksplozivit në banesën e motrave Nikolli.

“Përmes burimeve kofidenciale bëhet me dije se autori ka qenë i veshur me bluzë të bardhë dhe ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Ndërsa kamerat e sigurisë e kanë fiksuar këtë moment, kur personi ka vendosur tritolin, më konkretisht  në orën 05: 35 minuta,” –tha gazetarja.

Burime thonë se Policia ka identifikuar personin e dyshuar,  por për arsye hetimi, emri i tij nuk bëhet i ditur.

Për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, me të cilin njëra prej tyre kishte nisur një romancë.

Duke folur për mediat, Alda Nikolli zbuloi raportin e saj me Nuredin Dumanin, për të cilin tha se ka kushte luksoze në qeli, dhe vendos gjoba nga burgu. Alda tha se u ndje e përdorur prej tij, me qëllim që kunatit të saj Amarildo Xhanej, t’i hiqej statusi i të penduarit të drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post E zbulon gazetarja, ja ç’kishte veshur personi që i vuri tritolin motrave Nikolli appeared first on Euronews Albania.

Çelet ekspozita ”Odisea e Arkitekturës së Indisë”, adreson sfidat globale

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:55

Për herë të parë organizohet në Shqipëri “Mini Festivali i Indisë”, ngjarje që shfaqi dy aspekte spektakolare të kulturës indiane: kuzhinën e pasur dhe arkitekturën e mrekullueshme të një vendi të lashtë dhe plot tradita.

Në Universitetin Politeknik i Tiranës është hapur ekspozita ”Odisea e Arkitekturës së Indisë” e kuruar nga arkitekti dhe urbanisti me famë botërore, Dikshu C. Kukreja.

Kjo ekspozitë, shfaqë pamje gjithëpërfshirëse të arkitekturës së Indisë dhe evolucionin gjatë pesë dekadave të fundit.

Gjithashtu kjo ekspozitë adreson dhe sfidat globale si ndryshimet klimatike apo urbanizimi i qëndrueshëm, ndërsa shfaqen projektet aktuale dhe të ardhshme që synojnë të krijojnë një “Indi të Re” elastike, inovative dhe të qëndrueshme.

Ekspozita synon të nxisë gjithashtu shkëmbimet e ndryshme midis studenteve të Shqipërisë dhe Indisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çelet ekspozita ”Odisea e Arkitekturës së Indisë”, adreson sfidat globale appeared first on Euronews Albania.

Promovohet libri ‘Viti i qirinjve”, simbolikë dhe botim ndryshe për Kosovën

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:48

‘Viti i qirinjve’ është botimi i fundit i shkrimtarit dhe publicistit nga Kosova, Veton Surroi, që u promovua në aktivitetin “Arti si rezistencë” në kuadër të Tetorit të Librit.

Libri ngrihet mbi ngjarje personale, pa humbur dhe fillin e zhvillimeve të vrullshme politike, duke sjell një qasje të re të identitetit të politikës përmes përjetimeve personale, për çështjen shqiptare të shek XX.

Por cili është realiteti historik, që përcjell autori përmes kësaj vepre?

Aktiviteti u mbajt në ambientet e Qendrës Kombëtare të librit dhe Leximit në bashkëpunim me Autoritetin e Dosjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Promovohet libri ‘Viti i qirinjve”, simbolikë dhe botim ndryshe për Kosovën appeared first on Euronews Albania.

“Idetë më të mira digjitale”, Ekipet ballkanike konkurrojnë për çmimet Balkathon

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:42

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka prezantuar fituesit e konkursit të pestë online të Ballkanit Perëndimor për zgjidhjet më të mira dixhitale.

Nga 80 aplikime, juria përzgjodhi shtatëmbëdhjetë finalistë, të cilët konkurruan duke prezantuar zgjidhjet e tyre dixhitale përpara jurisë së ekspertëve.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u hap nga Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e RCC dhe Andrea Ferrero, Shef i Seksionit për Zhvillimin Ekonomik dhe Social të Delegacionit në Bashkimin Evropian në Shqipëri.

“Vite më parë gjatë periudhës së pasigurt të pandemisë kur bota sapo po përshtatej me një realitet të ri nisën pyetjet se Çfarë mund të bëjmë? Çfarë mund të krijojmë çfarë problemi? Njerëzit me aftësi dhe perspektiva të ndryshme nga i gjithë rajoni së bashku inkurajuan bashkëpunimin për idetë digjitale. Ju keni fuqinë për të bërë një ndryshim jo vetëm në jetën tuaj, por në jetën e të gjithë atyre që ju rrethojnë. Kjo është koha për të sjellë gjëra të mëdha dhe për këtë duhet guxim,” –u shpreh Bregu.

Çmimet për idetë digjitale u dhanë për Kosovën që krijoi platformën e klinikës shëndetësore duke u mundësuar pacientëve të rezervojnë konsultime online me mjekë duke kursyer kohë dhe duke kaluar distancat.

Për Malin e Zi u dha çmimi për idenë digjitale për shërbimin taksi sipas kërkesës. Ndërsa çmime të tjera u dhanë për Serbinë, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedonia.

“Teknologjitë e avancuara përdoren për të ngritur inovacione dhe për të zgjidhur problemet dhe jo për të krijuar të reja,” –tha Bregu.

Krahas këtyre çmimeve që u shpërblyen me 7 mijë euro secila u dhanë dhe tre çmime të tjera speciale, të cilat shkuan për Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Konkursi Balkathon, i nisur në vitin 2020 dhe i financuar nga Bashkimi Evropian, është iniciativa e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal  që synon fuqizimin e novatorëve të rinj nga rajoni. Deri më tani ka rezultuar me afro 400 aplikime, 22 fitues dhe 22 produkte të reja dixhitale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Idetë më të mira digjitale”, Ekipet ballkanike konkurrojnë për çmimet Balkathon appeared first on Euronews Albania.

Dyfishohet çmimi i Koranit në Pogradec, restorantet ‘fajësojnë’ peshkatarët

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 17:34

Peshku Koran rritet vetëm në liqenin e Pogradecit.

Ky eskluzivitet ka bërë që shumkush që do të konsumojë një peshk të tillë, duhet të udhëtojë deri në Pogradec.

Por ky sezon turistik në qytetin liqenor që rezultoi edhe pozitiv për nga numri i vizitorëve, bëri që shumë prej restoranteve ta dyfishojnë çmimin e peshkut.

Vetë peshkatarët tregojnë arsyet e rritjes së çmimit të peshkut karakteristik të liqenit të Pogradecit.  

 “Sivjet ka qenë verë shumë e nxhetë dhe për arsye të nxehtësisë planktoni bie poshtë, e korani atë kullot. Çmimi ka qenë shumë më i mirë sivjet për arsye se ka pasur turizëm, ka qenë e vakët gjuetia,” -thotë një peshkatar.

“Këtë vit si çdo vit tjetër çmimi është rritur. Këtë vit ka shkuar 30 mijë lek ne Korrik e Gusht. Si në çdo produkt tjetër, keshfu ndodh me Koranin. Ka patur kërkesë nga restorantet për shkak të turistëve dhe është rritur e çmimi. Në këtë rast përfiton peshkatari, e jep kg me tepër e ka të ardhura,” –sqaron një tjetër peshkatar.

Eduart Likollari është pronar i një restoranti buzë liqenit.

Ai tregon se çmimi prej 3000 lekë/kg është rritur nga vetë peshkatarët për shkak të kërkesës së madhe dhe ata që e tregëtojnë janë të detyruar të rrisnin cmimin.

“Ka patur një rritje të çmimit të Koranit, kërkesa ka qenë shumë e lartë. Një kg koran i gatuar në ne ka shkuar në 5000-5500 lek. Vazhdojne ta kërkojnë, mendojnë se çmimi është pak i lartë por na ngelet tu tregojmë se është produkt gjahu, është çmim i lartë,” –shprehet Likollari.

Një vit më parë, një kilogram peshk koran kushtonte 2000 lekë, ndërsa këtë vit, çmimi ka kapur shifrën e 3500 lekëve.

Ndërsa në restorante, ky çmim është edhe më i lartë, duke bërë që peshku koran tashmë të konsiderohet luks.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dyfishohet çmimi i Koranit në Pogradec, restorantet ‘fajësojnë’ peshkatarët appeared first on Euronews Albania.

❌
❌