Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 October 2024Main stream

Dy dosje në SPAK/ Agron Malaj pyetet për “La Brisa” dhe lejen e HEC-ve për vëllain e tij, në lojë edhe Veliaj

By: V K
4 October 2024 at 15:56

Kryetari i Bashkisë së Burrelit, Agron Malaj, u paraqit sot në SPAK për të dëshmuar lidhur një dosje që ka marrë spunto nga Juristja, Ardiana Kalaja, e cila në vitin 2023, iu drejtua Prokurorisë së Posaçme me dy kallëzime respektive kundër Malaj, vëllait të tij, Fatos Malaj dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ai ishte thirrur nga prokurorja Enkelejda Millonai, e cila po kryen hetime për procedimin Nr.152 të regjistruar në SPAK në vitin 2024 dhe për dosjen Nr.273 të regjistruar në vitin 2023.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka dëshmuar Malaj në SPAK, por kjo ishte vizita e para e tij në SPAK.

Të dyja çështjet thuajse kanë të njëjtin objekt hetimi atë të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi SPAK po monitoron situatën zyrtare të Agron Malaj, Elvin Tivarit, Fatos Malaj dhe Erion Veliaj, në marrëdhënien që këta persona kanë pasur me investimin në hotelin luksoz “La Brisa” në Dhërmi.

Ndërtimi i këtij hoteli në dukje është investuar nga Fatos Malaj dhe ish-zyrtari i bashkisë Tiranë, Elvin Tivari. Por hije të forta dyshime janë ngritur se pas hotelit luksoz fshihet, Erion Veliaj dhe Agron Malaj.

Njëherësh, SPAK po verifikon dhe pozicionin ligjor të bashkiakut Agron Malaj në vendimmarrjen e tij, për të miratuar lejen për lejimin e punimeve me qëllim ndërtimin e dy hidrocentraleve të vegjël “Traja” dhe “Madheshit”.

Sipas kallëzimit, që më pas u bë shkak për nisjen e hetimeve Agron Malaj, ka miratuar lejen e ndërtimit në konflikt të hapur interesi, duke “Shpërdoruar detyrën”, pasi ka firmosur në interes të vëllait të tij.

The post Dy dosje në SPAK/ Agron Malaj pyetet për “La Brisa” dhe lejen e HEC-ve për vëllain e tij, në lojë edhe Veliaj appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Kuvend/ Ilir Meta: Burgosja e Salianjit do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve

By: V K
4 October 2024 at 15:21

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur për mediat se burgosja e Ervin Salianjit, jo vetëm që nuk do të ndalojë denoncimet, por do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë.

Meta theksoi se qëllimi i Ramës, është të mos ketë opozitë ose të jetë e telekomanduar.

Ai shtoi më tej, se problemi nuk janë disa karrige që u dogjën por vendi që është përfshirë nga flakët e krimit të organizuar.

“Qëndrimi i Edi Ramës është të mos ketë opozitës ose të jetë e telekomanduar. Burgosja politike e deputetit Salianji, që ka qenë ë krye të denoncimeve të forta kundër kësaj regjimi, jo vetëm që nuk, do të ndërpresë denoncimet por do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve dhe qytetarëve. Këtu problemi nuk janë disa karrige por vendi që është përfshirë nga flakët e krimit të organizuar, flakët e një korrupsioni skizofrenik”, tha Meta.

The post Tensionet në Kuvend/ Ilir Meta: Burgosja e Salianjit do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve appeared first on Albeu.com.

Berisha: Vis Martinaj nuk e ka financuar kurrë Bardhin, drejtësia të sqarojë zhdukjen e tij

By: V K
4 October 2024 at 14:44

“Një trillim dhe falsifikim që mund të kishte filluar nga Skapi i partisë deri në zyrat e Edi Ramës”. Kështu e ka konsideruar kreu i PD-së, Sali Berisham bisedën që i dërguan Gazment Bardhit për shantazh, ku pretendohej se Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi flisnin për t’i dhënë 100 mijë euro, gjë e cila u konfirmuar dhe nga SPAK që nuk ekziston, por ishte e falsifikuar.

Berisha, në konferencën me gazetarët, deklaroi se shantazhi ndaj Bardhit, u bë për shkak se ai disponon bisedat e plota në aplikacionin “Sky Ecc”, ku sipask tij del Taulant Balla dhe Edi Rama.

Lideri demokrat tha se e rëndësishme është që doli e vërtetat se Ervis Martinajt, nuk e ka financuar kurrë Gazment Bardhin.

Gjithashtu, Berisha deklaroi se drejtësia duhet të sqarojë zhdukjen e Ervis Martinajt, ku e lidhi me deklaratën e Edi Ramës si momentin kyç për ta hetuar.

Berisha:Askush tjetër përveç fabrikës së trillimeve, fabrikes qeveritare të trillimeve, falsifikimeve, e cila fillon me Skrapin e partisë dhe përfundon me Engjëll Agaçin, një zinxhir i tërë, Taulant Balla me shokë. Konkretisht duhet një hetim jashtë cdo dyshimi se është makineria e falsifikimit, e trillimit dhe e shpifjeve që punon gjithë ditën nën kupolën qeveritare. Ai ishte një akt i shëmtuar, por që në pamje të parë dukej se ishte një trillim banal, mjeran. Tani, si t’ia bëjmë, meqenëse dalin emrat e Taulant Ballës në dhjetëra e dhjetëra telefonata për afera kriminale nga më të rrezikshmet. Dalin emrat për implikimet e tij në vrasje. Dalin emrat e tij për nxitje, imagjino ti kur i del Nuredin Dumani, Taos si dëshmitar se nuk është ai që ka kërkuar t’i fusin revoltën në kashtë te Manahasa për t’i arrestuar.

Del Edi Rama me tre telefonata të koduar, një prej tyre të denoncuar publikisht. Del Edi Rama në sallat e gjyqeve të bandave në Belgjikë. Dalin gjykatës, prokurorë, etj, etj. Pra, çfarë mund të thuash? Kurse meqenëse zoti Bardhi, jo vetëm Bardhi i disponon këto, ata i ka kapë tmerri, ndaj dhe donin të nxirrnin se qenka financuar me 100 mijë euro nga Vis Martini. Dhe u pa shumë qartë se ai ishte një fabrikim që mund të kishte filluar nga Skapi i partisë gjer në zyrat e Edi Ramës. Unë nuk kam besim që do zbardhet, por rëndësi ka që doli se ai nuk ka financuar kurrë Gazment Bardhin. E vërteta është se në qoftë se ka një gjë, të cilën drejtësia duhet ta sqarojë, zhdukjen e Vis Martinit të shoqëruar në takimin e fundit me policinë e shtetit. Të sqarojë nëse ka një lidhje kjo apo jo me zotimin e Edi Ramës se ta dimë targën dhe do e kesh personale. Ky është moment kyç që duhet hetuar, mendoj unë”!

The post Berisha: Vis Martinaj nuk e ka financuar kurrë Bardhin, drejtësia të sqarojë zhdukjen e tij appeared first on Albeu.com.

Tritoli u vendos për të dhe motrën, por u vra një i pafajshëm, reagon Xhovana Nikolli: Ngushëllime familjes së Eneas

By: V K
4 October 2024 at 14:22

Një shpërthim me tritol, i destinuar për motrat Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan rreth 3 muaj më parë, i ka marrë jetën padrejtësisht fqinjit, 26-vjeçarit Enea Themollari, këtë të premte.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ka reaguar një prej motrave, e cila,përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimës.

“Ngushëllime familjes së Eneas, Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni këtë dhimbje. Iu prehtë të shpirti në paqe”, shkruan Xhovana Nikolli.

Shpërthimi ndodhi më 14 korrik 2024, në katin e katërt të një pallati në lagjen “Haxhias” të Elbasanit, aty ku banonin prej dy muajsh edhe dy motrat.

Fqinj me motrat Nikolli, i riu ishte në tualet në momentin që ndodhi shpërthimi, duke bërë që ai të merrte dëmtime të rënda brenda banesës së tij.

Në media dhe rrjete sociale, motrat Nikolli, kanë akuzuar Nuredin Dumanin si autorin që fshihet pas vendosjes së tritolit.

Sipas Xhovanës, motra e saj Alda ka qenë më parë në një lidhje romantike me Nuredin Dumanin.

Pavarësisht deklaratave të tyre, ende nuk ka asnjë autor të ngjarjes së rëndë.

The post Tritoli u vendos për të dhe motrën, por u vra një i pafajshëm, reagon Xhovana Nikolli: Ngushëllime familjes së Eneas appeared first on Albeu.com.

Skenarët e protestës së 7 Tetorit/ Berisha: Qytetarët do të shprehin revoltë me të gjitha mjetet

By: V K
4 October 2024 at 13:58

Këtë të premte, kreu i Partisë  Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat, ku u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, për të ardhur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës se 7 Tetorit në orën 18:00.

Berisha deklaroi se kauzat e kësaj proteste janë Qeveria teknike për të patur zgjedhje të lira, si dhe kundër dhunës ndaj opozitës dhe burgosjeve politike.

“Dua të përsëris edhe njëherë thirrjen time dhe të PD për çdo demokrate e demokrat, për çdo opozitare e opozitar të vërtetë, për çdo qytetare dhe qytetar shqiptar, që beson tek vota e lirë, që beson se vullneti i tij duhet të respektohet, që beson tek Kushtetuta dhe shteti ligjor, që beson se Edi Rama në të gjithë qenien e tij është një armik i egër i votës së lirë. Është një armik i egër i shtetit ligjor dhe demokracisë. Se ai ka instaluar në Shqipëri autokracinë elektorale, në të cilën me industrinë e blerjes së votës, me shtetin e tij elektoral, me makinerinë gjigante të frikësimit të zgjedhësve, kontrollon njëlloj si në diktaturat ideologjike, vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Thirrja ime është, ditën e hënë, në ora 18:00, të gjithë marshim në Tiranë për të drejtat tona më themelore. Për një qeveri teknike dhe zgjedhje të drejta. Kundër dhunës ndaj opozitës dhe arrestimeve politike. Kundër vjedhjeve të pashembullta në historinë e këtij vendi nga personalisht Edi Rama dhe klani i tij kriminal. Kundër narkoshtetit që ka shndërruar Shqipërinë në protektorat të mafies më të keqe të Europës.

Kjo protestë është protestë që buron nga idealet dhe ndërgjegjja e çdo qytetari shqiptar. Por edhe e çdo patrioti që e don kombin shqiptar dhe që e don Shqipërinë. Çdo shqiptari patriot që nuk mund të pajtohet kurrë me qëndrimet prej argati të Beeogradit të Edi Ramës ndaj Kosovës. Përpjekjet e tij për shpërbërjen e Republikës së Kosovës dhe ndarjes së saj. Përpjekjet e tij për vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon, një projekt i mirëfilltë ruso-serb. Izolimin që ai i bëri Kosovës.

Dhe së fundmi, thikën e tmerrshme që kërkoi t’i fusë vlerës më supreme që ka kombi shqiptar, vlerës së tolerancës fetare dhe bashkëpunimit ndërfetar, duke krijuar shtetin e parë islamik në Europë, njoftim që bëri në OKB, ku u paraqit si Ajetollah Ramullahu dhe mahniti audiencën me atë që dëgjuan, por që në fakt kishte vetëm qëllimet më të liga, më djallëzore të vetat dhe të Beogradit ndaj shqiptarëve, qëllimet mafioze të një banke dhe pasaportave diplomatike për klanet e drogës dhe krimit shqiptar dhe ndërkombëtar. Qytetarë dhe qytetare, dita e hënë, ora 18 është radha jonë, është radha e guximit tonë, është radha e idealeve tona. Është radha e fitores sonë. Ndaj dhe ju ftoj nga të katër anët e vendit, por edhe vende të tjera, të bashkohemi në Tiranë në marshimin tonë për qeveri teknike, zgjedhje të lira, një Shqipëri pa burgje dhe persekutime politike”, – deklaroi Berisha.

I pyetur mbi seknarët që do të ndiqen në protestën e 7 tetorit, Berisha nuk dha një përgjigje konkrete, por tha se qytetarët do të shprehin revoltën e tyre me të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

“Skenarin e saktë të kësaj proteste do ta merrni vesh ditën e hënë në ora 18:00. Po, në tërësi është konceptuar si një protestë në të cilën qytetarët me protestën e tyre i tregojnë regjimit se janë zotër të këtij vendi.

Isa, mos u fut në doktrinat e shtetit se ka shtete terroriste, ka shtete demokratike, ka narkoshtete dhe janë shtete të ndryshme. Ajo që qytetarët do bëjnë ditën e hënë, do të tregojnë guximin, do shprehin revoltën e tyre me të gjitha mjetet e mosbindjes civile”, – tha Berisha.

Lideri demokrat pati një mesazh edhe për efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët do të ruajnë rendin dhe sigurinë në protestë.

“Mjerë ai që provokon qytetarët dhe zemërimin e tyre. Ky është mesazhi im për çdo provokator, narkokomisar, narkopolic apo narkozyrtar. Besoj se kjo ishte përgjigja për ta”, – tha Berisha.

The post Skenarët e protestës së 7 Tetorit/ Berisha: Qytetarët do të shprehin revoltë me të gjitha mjetet appeared first on Albeu.com.

Nuk deklaroi një apartament në bregdet, SPAK jep pretencën për ish-kryebashkiakun e Lushnjes

By: V K
4 October 2024 at 13:50

Prokuroria e Posaçme, ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.

SPAK kërkoi dënimin e Tushes me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3.

Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim që ka të bëjë me pasurinë. Bëhet fjalë për një apartament në bregdet të cilin nuk e ka deklaruar.

Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg, për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite.

Në mars të vitit të kaluar Apeli i Posaçëm, i shton dënimin Fatos Tushes me 1 vit kur ku i fundit sapo kishte lënë qelinë pasi shleu dënimin. Ai rikthehet në burg për të përfunduar pjesën e mbetur, këtë radhë për veprën penale të Shkeljes së barazisë në tendera.

The post Nuk deklaroi një apartament në bregdet, SPAK jep pretencën për ish-kryebashkiakun e Lushnjes appeared first on Albeu.com.

Zbulohet data se kur Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e Ervin Salianjit

By: V K
4 October 2024 at 13:36

Gjykata e Lartë, ka caktuar datën se kur do të shqyrtojë kërkesën e avokatëve të ish-deputetit Ervin Salianji, të cilët kërkojnë pezullimin e dënimit me burg.

Seanca do të mbahet në datën 15 Tetor në orën 13:20. Sokol Binaj, sipas shortit është caktuar relatori i çështjes, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në dhomë këshillimi.

Avokatët kanë paralajmëruar se do të bëjnë edhe rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi Gjykata e Apelit të zbardhë vendimin e plotë.

Gjykata e Apelit dënoi më 26 shtator me 1 vit burgim Ervin Salianjin, për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Prej 27 shtatorit ai ndodhet në burgun e Fierit.

Partia Demokratike, e ka konsideruar këtë vendim si një hakmarrje politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe të pambështetur në prova dhe në ligj.

The post Zbulohet data se kur Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e Ervin Salianjit appeared first on Albeu.com.

Moti i keq pushton Shqipërinë/ Trafik i rënduar në Tiranë, makinat qarkullojnë me vështirësi

By: V K
4 October 2024 at 13:09

Ditën e sotme, disa qytete të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu. Në disa zona është kriujuar trafik i rënduar, përfshirë edhe kryeqytetin, pasi makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet e dendura të shiut.

Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike.

Në orët e vona të mbrëmjes, sipas Shërbimit Ushtarak Meteorologjik, në pjesën më të madhe të vendit, intensiteti i reshjeve bie duke mbetur prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Ndërsa në juglindje kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshjet e shiut priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

The post Moti i keq pushton Shqipërinë/ Trafik i rënduar në Tiranë, makinat qarkullojnë me vështirësi appeared first on Albeu.com.

E zuri poshtë pema që po priste, humb jetën 53-vjeçari

By: V K
4 October 2024 at 12:38

Ditën e djeshme, një ngjarje tragjike ka ndodhur në malin Valmar, ku shtetasin N. Ç., 53-vjeç, banues në fshatin Grabovë, dyshohet se e ka zënë poshtë 1 pemë të cilën ky shtetas po e priste me motosharrë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post E zuri poshtë pema që po priste, humb jetën 53-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Situata e motit në vend/ Ilir Meta: Tirana nën pushtetin e ujit vetëm 5 minuta shi (VIDEO)

By: V K
4 October 2024 at 12:25

Këtë të premte, vendi ynë është përfshirë nga reshjet e denduar të shiut, duke krijuar edhe probleme në qarkullim.

Përmes një video të publikuar në “Facebook”, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas situatës së rëndë që po kalon kryeqyteti, pas disa minutave shi që ranë paraditen e sotme.

Meta ka ndarë një video ku shihen rrugët e përmbytura në rrugën “Frosina Plaku” në Njësinë Bashkiake Nr.7.

Kreu i PL, është shprehur se u deshën vetëm 5 minuta shi dhe qyteti është nën pushtetin e ujit.

The post Situata e motit në vend/ Ilir Meta: Tirana nën pushtetin e ujit vetëm 5 minuta shi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

I dënuar me burgim të përjetshëm, shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun

By: V K
4 October 2024 at 12:12

Seanca në Apelin e Posaçëm, për të dënuarin me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjës”, Laert Haxhiu, është shtyrë për në datën 9 tetor ora 12:00.

Në trupën gjykuese janë Florjan Kalaja, Saida Dollani dhe Ingert Pëllumbi. Seanca u shty, pasi mungon Pëllumbi për shkak të lejes vjetore.

Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut.

E pranishme në sallë ishte prokurorja Doloreza Musabelli, ndërsa ishte përherë të parë në këtë seancë kreu i SPAK Altin Dumani.

Mësohet se Laert Haxhiu përmes avokatit të tij Detar Hysi, ka kërkuar heqjen dorë të prokurores Doloreza Musabelliu, për shkak se ka konflikt interesi.

Kjo për shkak se bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, ka deklaruar se do të vrasë prokuroren e çështjes. Për këtë arsye Komisioni i Posaçëm, i ka shtuar sigurinë.

Gjithashtu, gjyqi u ndoq dhe nga babai i Haxhiut.

The post I dënuar me burgim të përjetshëm, shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun appeared first on Albeu.com.

Kryebashkiaku Agron Malaj paraqitet në SPAK

By: V K
4 October 2024 at 11:57

Pak minuta më parë, kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në SPAK.

Agron Malaj, ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit.

Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sapo ky i fundit mori detyrën.

The post Kryebashkiaku Agron Malaj paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Durrësi nën pushtetin e ujit/ Jola Hysaj: Ku janë Emergjencat Civile? Cilat janë masat e ndërmarra Znj. Kryetare e Bashkisë? (VIDEO)

By: V K
4 October 2024 at 11:52

Paraditen e sotme, Durrësi është përfshire nga moti i keq. Stuhi me erëra te forta dhe shi, e kanë bërë të pamundur qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve gjatë paradites.

Lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisen me 8 orë vonese, për shkak te dallgëve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik.

Burimet nga porti detar i Durrësit, bëjnë me dije se situata pritet të përmirësohet pas 24 orësh në Adriatik për lundrimet e mjeteve pa problem.

Një tjetër shqetësim vjen nga përfaqësuesja e Partisë Demokratike në Durrës, Jola Hysaj, e cila denoncon me video situatën në disa zona të qytetit bregdetar,

DENONCIMI I HYSAJT:

Përshëndetje nga Durrësi!

Jam shume kurioze të di se ku janë Emergjencat Civile në Durrës?

Apo të presim që Kodra e Currilave të zbresë në det?

Apo të presim që Erzeni të dalë nga shtrati e të përmbyten sërish shtëpi të tëra?

Apo të presim që të këputen “fijet e filispanjës” të Osshe-s dhe fshatra të tërë të mbesin pa drita?

Apo të presim që kanalizimet e ujërave të zeza të mbulojnë Plazhin, Shkozetin e Durrësin, dhe te notojmë në ujëra të ndenjura?
Është njoftuar për reshje të dendura gjatë gjithë ditës, cilat janë masat e ndërmarra Znj. Kryetare e Bashkisë?

The post Durrësi nën pushtetin e ujit/ Jola Hysaj: Ku janë Emergjencat Civile? Cilat janë masat e ndërmarra Znj. Kryetare e Bashkisë? (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

SPAK rihap për herë të dytë tenderin 4 mln eurosh, fituesi është i paracaktuar?

By: V K
4 October 2024 at 11:42

Vetëm 6 ditë nga anullimi i tenderit 4 milion euro për mobililimin e zyrave të reja të SPAK dhe ndërtimit të një tuneli ajror që do lidhë dy godinat ekzistuese, Prokuroria e Posaçme, ka riçelur fazën e dytë të këtij tenderi, duke synuar përzgjedhjen e një kompanie ndërtimi që do kryejë punimet brenda një afati 1 vjeçar.

Praktika është rihapur në datën 2 Tetor, duke lënë si afat kohor të mbylljes së fazës së dorëzimit të ofertave datën 17 Tetor 2024.

Kjo fazë e dytë është paracaktuar dhe tashmë fituesi dihet edhe në qarqet e ndërtuesve, por edhe nga vetë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilat kanë marë diretivat se si duhet të veprojnë.

Procedura e parë e këtij tenderi dështoi, pasi anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në SPAK, fillimisht vlerësuan se nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme.

Në fakt disa nga tenderat kryesorë në SPAK, që kanë pasur vlera të konsiderueshme financiare, janë anuluar në fazën e parë të përzgjedhjes së ofertave të paraqitura nga operatorët ekonomikë.

E njëjta situatë ka ndodhur dhe me tenderin 4 milion euro, para që do shpenzohen për ndërtimin e tunelit ajror dhe mobilizimin e zyrave, duke përfshirë dhe disa shkallë elektrike të brendshme.

Tshmë për këtë rast, një burim i sigurt pranë SPAK i tha “Ora News” se tenderi për kryerjen e punimeve është paracaktuar se kush kompani private do e fitojë. Paracaktimi i fituesit kryhet edhe për shkakun se SPAK, rrezikon djegien e fondit monetar të dhënë nga Buxheti i Shtetit.

Nga ana tjetër thotë burimi, SPAK është paisur me një lejë ndërtimi nga Këshilli i Kontrollit të Teritorit, të firmosur nga kryeministri Edi Rama, dhe domosdoshmërisht kjo leje duhet vënë në zbatim brenda një afati të caktuar.

Por njëherësh zyrtarët e SPAK, kanë dhe presionin e mungesës së ambienteve për Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorisë së Posaçme.

Formula e paracaktimit të fituesit në procedurat tenderuese të SPAK, është një formulë që ka gjetur zbatim në thuajse 95 për qind të praktikave të hapura nga ana e SPAK.

Kështu ka ndodhur për herë të parë me përzgjedhjen e kompanisë fituese që kreu punimet për rikonstruksioknin e objektit të ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që sot këto ambiente shfrytëzohen nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

E njëjta gjë ndodh dhe me tenderat për furnizim me naftë, benzinë dhe vajra lubrifikantë, ku një kompani e vetme ka monopolin e fitimit të tenderave në SPAK.

Të mos flasim këtu për procedurat tenderuese që kryhen me negocim të drejtpërdrejtë, ku kompanitë selektohen dhe shpallen fituese në bazë të miqësisë, kunjukturave klienteliste dhe rryshfetit.

Në këtë drejtim askush nuk e kontrollon SPAK, madje as vetë SPAK nuk kontrollon punonjësit e komisioneve të tij.

Në gati 5 vite funksionim, prokurorët dhe oficerët e SPAK, nuk kanë lënë institucion të shtetit (Veç SHISH) pa hyrë dhe krehur tenderat apo ankandet publike, duke shkuar deri tek drutë e zjarrit të blerë nga Eduard Kapri në Pogradec.

Por çuditërisht gjatë kësaj kohe, asnjë nga tenderat e zhvilluara nga SPAK, nuk është marrë në verifikim dhe nuk është hetuar.

 

SPAK, AMBIENTET E BRENDSHME DHE PROJEKTI

 











The post SPAK rihap për herë të dytë tenderin 4 mln eurosh, fituesi është i paracaktuar? appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë

By: V K
4 October 2024 at 11:13

Ditën e sotme, vendi është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu, teksa situata më e rënduar duket në qytetin e Lezhës.

Në disa lagje të qytetit sistemi i kanalizimeve nuk po e përballon dot nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të vërshojë nëpër rrugë.

Situata më problematike paraqitet në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ dhe në bllokun e banimit ’11 Janari’ në lagjen Besëlidhja.

The post Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Rrëfimi në Ambasadë/ Azizi: Si e shpëtova Talon dhe Kelin nga Policia me maska Scary movie dhe Teletabis

By: V K
4 October 2024 at 11:02

Një dëshmi e Irfan Azizit, e marrë nga SPAK-u në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër, ka hedhur dritë mbi detaje të reja se si Talo Çela, i ka shpëtuar ndjekjes së policisë së Fierit, gjatë përplasjes me armë në ngjarjen e tentativës së grabitjes së banesës të kambistit Minella Muçi në Fier.

Sipas rrëfimit të Azizit, në mesnatën e asaj ngjarje është takuar me Talo Çelën në Fier Shegan dhe në një xhep rruge, ai ka ndërruar makinat me Talo Çelën.

Azizi, i ka dhënë Talos makinën e tij “Volvo” me të cilën janë larguar autorët, ndërsa nga Talo Çela, ka marrë mjetin “BMW X5”, të cilën Irfani e ka çmontuar brenda natës.

Ai u ka treguar hetuesve të SPAK se atë natë Talo Çela, ishte i mbuluar në kokë me një maskë “Scary movie”, ndërsa miku i tij “Keli” Mikael Kamami mbante në kokë një maskë “Teletabis”.

Dëshmia është marrë në 5 korrik 2022 në Londër, pasi Irfan Azizi prej vitit 2021, kishte braktisur Shqipërinë dhe qe vendosur në Angli, pas atentatit të dështuar që miku i tij Talo Çela i organizoi në ambientet e një karburanti në zonën e Poshnjës.

Azizi u ka treguar prokurorëve të SPAK të gjithë dinamikën e krimit kundër tij, duke pohuar se këtë ngjarje Talo Çela e ka bërë pasi ka menduar se Irfan Azizi ishte njeriu që i kishte vënë në dispozicion makinat Nuredin Dumanit, të cilat ai i ka përdorur në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Bujar Çelës.

Por njëherësh, Azizi ka folur dhe për ngjarjen e grabitjes së dështuar të kambistit në Fier, Minella Muçi, ku sipas tij ai kishte shpëtuar Talo Çelës nga “kthetrat” e policisë së Fierit.

Në këtë ngjarje të rëndë që përfundoi me vrasjen e një prej grabitësve Xhuljano Sollaku dhe plagosjen e Arben Muçaj, Azizi ka shpëtuar Talo Çelën, i cili ka dalë me makinën e tij në rrugë në orën 03:00 të natës, duke shkëmbyer makinat me Talo Çelën.

Ky i fundit së bashku me grupin e tij, sipas bashkëpuntorit të SPAK, Nuredin Dumani (i cili dinamikën e kësaj ngjarje e kishte të dëgjuar nga Eljo Bitri), kishte marë informacion se në banesën e Minella Muçit, ndodheshin 500 mijë euro.

Sipas rrëfimit të Dumanit, Minella Muçi, ishte shok i ngushtë i Arben Isufaj alias “Ben Qimja”, që në atë kohë jetonte në Brazil dhe Meksisë.

Ndërkohë, sipas rrëfimit të Irfan Azizit të dhënë në Ambasadën Shqiptare në Londër, ai e kujton kështu këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në Fier.

“…rreth orës 03:00 të mëngjesit më ka çuar sms Talo Çela. Mbas disa zilesh kam arritur të ngre telefonin, pasi isha në gjumë. Mesa kujtoj me Talon, nuk kam folur me telefonin me nr.20 por me një telefon tjetër. Për Talon nuk e mbaj mend numrin pasi ai përdorte katër telefona të ndryshëm. Kam komunikuar me Talo Çelën i cili më tha:

…Dil urgjent merr makinën tënde dhe hajde tek rotondo e Beratit (te rreth-rrotullimi Stravës). Gjatë rrugës kemi komunikuar disa herë me Talon për vendndodhjen. Kam shkuar në Fier Shegan në një xhep rruge dhe kemi ndërruar makinat. Unë kam qenë me një makinë “Volvo S60” ose 80, ngjyrë ulliri, ndërsa Talo Çela ka qenë me një “BMË X5”. Nga makina “X5” ka dalë fillimisht Talo Çela nga pozicioni i drejtuesit të mjetit, më pas ka dalë shtetasi i thirrur “Keli”. “Keli”, ka një tatuazh të madh në krahun e djathtë (biscepsin) të cilën unë e njoh dhe e kam takuar 3-4 herë me Talo Çelën. “Kelin” e kam njohur në kohën që vinte me Talo Çelën, pasi të dy sillnin makina për të çmontuar tek unë. Talo ma ka prezantuar “Kelin” si shokun e tij të besuar. “Keli” ishte rreth moshës 30 vjeç në atë kohë. Në makinën “X5” ka qenë dhe një person i tretë, i cili ishte me një maskë body, mendoj se ky shtetas me maskë body ishte Altin Ndoci. Këtë fakt ma ka treguar Klodian Çypi, me të cilin jam takuar. Me Klodian Çypin, jam njohur nga Talo Çela. Talo ma ka prezantuar si shokun e tij që kryenin vjedhje makinash…”-ka treguar Irfan Azizi.

Më tej Azizi i ka treguar grupit të hetimit se:

”…Klodianin, e kam takuar pas daljes se tij nga burgu tex karburanti im në Poshnjë. Ai më ka kërkuar lekë borxh. Në bisedë e sipër më ka thënë: “…ki kujdes mos të dali ndonjë gjë tek ngjarja që ka qenë Kasemi (Arben Muça) pasi ai po flet. Ai do ti nxjerri të gjitha. Unë i thashë s’kam asnjë lidhje dhe jam i qetë…”.

Në vijim më tha që:

”…Kasemi ka folur për Altin Ndocin, Talo Çelën dhe personat e tjerë që kanë prezent në grabitjen e Minella Muçi. Sqaroj se Klodiani, ka lidhje me Arben Muçën dhe vazhdon komunikon dhe tani që është në burg me të. Talo Çela atë natë ka pasur një maskë me “scary movie” dhe “Keli” një maskë “Teletabes”. “Keli” maskën e hoqi dhe e la në makinë. Talo Çela, pasi ka dalë nga makina më ka thënë se është plagosur “Çerri” dhe është kapur “Kasemi”. Sqaroj se “çerri” ishte personi që vdiq ditën e ngjarjes, por unë nuk e njihja dhe “Kasemi” është Arben Muça, të cilin unë e njoh. Talo më tha: “…merri këto dorashka dhe mos e prek makinën pa doreza, merr çoje diku ku mund ta djegësh ose ç’montoje dhe bëj ç’të duash, nuk dua lekë për të.

Ndërruam makinat gjatë atij takimi tek xhepi i rrugës, unë mora makinën “X5” dhe e dërgova për çmontim te një tokë, ku mua më është kapur një herë një makinë e vjedhur. Kur bëmë këto biseda isha vetëm unë dhe Talo, pasi “Keli” dhe personi me maskë për të cilin mësova më pas nga Klodian Çypi, u fut në makinën time që çova unë. Dy personat e tjerë nuk folën asnjë fjalë, pasi sqaroj se ky veprim, pra shkëmbimi i makinave është bërë në një kohë shumë të shkurtër dhe ata e kishin me nxitim. Makinën time që morën atë natë ma ktheu Talo Çela pas disa ditëve. Ai më tha që kishte fshirë shenjat e gishtave te makina ime dhe është larguar pasi e ka marrë dikush me një mjet benz. Unë i thashë mos më hapësh ndonjë telash për këtë gjë, ai më tha se unë s’kisha lidhje pasi secili mund të dënohej për rolin e vetë…”.

Gjithashtu Azizi ka treguar duke sqaruar se:

”…pas ngjarjes së Minellës, Talo Çela, kishte marrë dosjen e grabitjes së Minellës, ku ishte arrestuar Arben Muça. Ai më tha një ditë që isha në makinë me të “…Kjo është dosja e grabitjes së Minella Muçës, dhe se nuk ka dalë asnjëri prej çunave…”, pa më përmendur emra…”.

The post Rrëfimi në Ambasadë/ Azizi: Si e shpëtova Talon dhe Kelin nga Policia me maska Scary movie dhe Teletabis appeared first on Albeu.com.

Nations League/ Sylvinho publikon listën për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë

By: V K
4 October 2024 at 10:37

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45).

Trajneri Sylvinho ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet në transfertë.

Në portë janë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj

Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.

Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor.

Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.

 

The post Nations League/ Sylvinho publikon listën për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë appeared first on Albeu.com.

Ilir Proda emëron bashkëshorten e Dëshmorit të Policisë në postin e rëndësishëm

By: V K
4 October 2024 at 10:23

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në ditën e parë të punës, (ditën e djeshme) ka hedhur firmën për emërimin e parë në Policinë e Shtetit.

Kryepolici ka emëruar në postin e Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollarin, bashkëshorten e Dëshmorit të Policisë Sajmir Duçkollari.

Anisa Duçkollari, mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën, i cili ka mbushur moshën e pensionit.

Emërimi i 39-vjeçares Anisa Duçkollari, nëna e dy djemve, është vlerësim për aktin sublim të bashkëshortit të saj, Sajmir Duçkollari, i cili është një prej 4 oficerëve të Policisë të varë nga Dritan Dajti gjatë një operacioni në Durrës më 9 Gusht të vitit 2009.

The post Ilir Proda emëron bashkëshorten e Dëshmorit të Policisë në postin e rëndësishëm appeared first on Albeu.com.

E ëma e Santiago Malkos: Leonard Duka më vrau djalin dhe më tha do ta takosh shpejt

By: V K
4 October 2024 at 10:17

Bukurie Malko, nëna e Santiago Malkos, ka rrëfyer për RTSH kërcënimet që i bëhen nga autori i vrasjes së djalit të saj. Ndërsa rrëfeu përballjen me Leonard Dukën në gjykatë në seancën e djeshme, Bukurie Malko, shprehet se autori i vrasjes së djalit të saj i bënte presion me kokë për t’i thënë të mos fliste më.

“Tundte kokën krimineli, nuk shihte as ulur që do të thotë mbyll gojën. Nuk dal dot në rrugë duke na kërcënuar dhe duke na thënë mbyll gojën“. Më kanë çuar mesazhe: “Të ka marrë malli për djalin tënd? Do shkosh ta takosh”!

Kam shkuar dhe në polici, policia do lekë, mbahen pas mafiozëve , pas lekut të madh. Kam bërë 2 herë kallëzim, se ka marrë njeri për bazë. Do marr flimimet dhe do ua jap se si e tundte kokën. Krimineli më vrau djalin.

”Prokurori tha është i njëanshëm, mban nga ata dhe do të më dënojë mua dhe stafin tim”. Po ai është kriminel, ku e ka stafin ai? Ça është ai zyrtar dhe ka staf? Hajde më mua shiko, i lash të gjitha me punë, e mbylla licencën se më kërcënojnë”, tha ajo.

Bukurie Malko, ka hedhur akuza duke thënë se ndonëse ka bërë dy herë denoncime për kërcënimet që i bëhen, policia nuk ka marrë asnjë masë.

“Kanë hedhur lekë, deri tre policët dhe dera e gjykatës. Kanë hedhur lekë të madh. Me forcë të madhe, me forcë nëpër dhëmbë po rri, më vrasin sot më vrasin nesër. Më vrau krimineli djalin, dritën e syrit, të vetëm, me dy fakultete shkollë. Krimineli më shikonte në dritë të syrit, pa pikën e mëshirës dhe pikën e ndërgjegjes. Tani do t’i shpëtojë burgut. Ai ka përgjimet që ka folur me Ervis Martinajn. Në çdo sekondë kam kërcënime. Nuk ka më as rend, as jetë. Këtu sundon mafia. SPAK nuk kam shkuar. SPAK i kam çuar emrat e policëve që kanë marrë lekë. Të gjithë emrat e policëve i kanë nxjerrë”, u shpreh ajo.

Kreu i klanit Duka, akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në 27 gusht të 2019. Për vrasjen e Santiago Malkos, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me 25 vjet burg Blendi Tetën, 28 vjet për Ilir Selmanin dhe prishje të dënimit 7 vjet burg të shkallës së parë për Elvis Gacaj dhe dërgimin e çështjes në ngarkim të tij në Gjykatën e Tiranës.
Nga ana tjetër, Duka akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasit Ervis Martinaj dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tij.

The post E ëma e Santiago Malkos: Leonard Duka më vrau djalin dhe më tha do ta takosh shpejt appeared first on Albeu.com.

O Nuredin Dumani, mbaje atë dashnoren tënde/ Ja deklarata që i mori jetën fqinjit 29-vjeçar Enea Themollari: Po ta kapa atë gruan…

By: V K
4 October 2024 at 10:03

Enea Themollari, luftoi për gati tre muaj me plagët që i shkaktoi dera e banesës që ra pas tritolit që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli, por nuk ia doli.

29-vjeçari ndërroi jetë në spitalin ku po kurohej që prej 14 korrikut, por nuk mundi t’i mbijetojë frakturave dhe plagëve të marra.

Tritoli shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ngjarje për të cilën ato akuzuan Nuredin Dumanin.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”,- ishte deklaratat e postuar në TikTok nga Xhovana Nikolli, që duket se solli shpërthimin me tritol në banesën e saj në Elbasan.

Nga shpërthimi i tritolit u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. I riu, krejtësisht i pafajshëm nga kjo histori, ra në gjendje kome dhe ndërroi jetë tre muaj më vonë në spital.

Alda Nikolli deklaroi në SPAK, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.

Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.

The post O Nuredin Dumani, mbaje atë dashnoren tënde/ Ja deklarata që i mori jetën fqinjit 29-vjeçar Enea Themollari: Po ta kapa atë gruan… appeared first on Albeu.com.

❌
❌