Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 October 2024Main stream

Moti i keq në vend/ Lezha nën ‘pushtetin e ujit’, përmbyten rrugët

By: user 11
4 October 2024 at 10:54

Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu kanë përfshirë ditën e sotme edhe qytetin e Lezhës.

Në disa lagje të qytetit sistemi i kanalizimeve nuk e përballoj nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të vërshojë nëpër rrugë.

Situata më problematike paraqitet në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ dhe në bllokun e banimit ’11 Janari’ në lagjen Besëlidhja.

Niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Në këto lagje është shënuar prezencë uji në 3 banesa dhe disa garazhe.

Ndërkohë në zonën e Zadrimës janë dhjetëra hektarë sipërfaqe tokë bujqësore të përmbytura. Bashkia e qytetit të Lezhës po ndërhyn për zhbllokimin e sistemit të kanalizimeve. Sakaq bëhet me dije se si pasojë e reshjeve të shiut, ka rritje të prurjeve në lumin Drin, niveli i të cilit është 30-40 cm poshtë pikës kritike.

The post Moti i keq në vend/ Lezha nën ‘pushtetin e ujit’, përmbyten rrugët appeared first on Lapsi.al.

Sherr mes të rinjve në Tiranë, përfundon në spital 14-vjeçari

By: user 11
4 October 2024 at 10:26

Një sherr mes adoleshentëve ka ndodhur në Tiranë. Sipas policisë sherri mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta. Një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerë një 14 vjeçar.

 

15-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa i lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekësve. Ndërsa autoritetet kanë nisur një procedim penal edhe për një 16 vjeçar pasi nuk ka kallëzuar krimin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 15 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një tjetër, 16 vjeç, pasi më datë 02.10.2024, rreth orës 18:00, në Laknas, pas një konflikti për motive të dobëta, 15-vjeçari ka goditur me mjet prerës një 14-vjeçar, ndërsa 16-vjeçari nuk ka kallëzuar krimin. I dëmtuari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë

The post Sherr mes të rinjve në Tiranë, përfundon në spital 14-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Kryepolici Proda emëron shefe të burimeve njerëzore bashkëshorten e dëshmorit Saimir Duçkollaril

By: user 11
4 October 2024 at 10:13

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, në ditën e parë të punës, dje, ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollari, bashkëshortja e Dëshmorit të Policisë Saimir Duçkollari.

Anisa mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën i cili ka mbushur moshën e pensionit.

Eshte hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme. Anisa Duçkollari mban gradën Drejtues.

Kujtojmë se Proda, ish-kryepolic i Elbasanit, mori një ditë më parë zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe u prezantua nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Gjatë betimit, Porda u shpreh duke thënë: “Në këtë çast solemn të veprës së të gjithë brezave të policisë shqiptare, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti, për gjakun e punonjësve të policisë të rënë dhe të plagosur në krye të detyrës, në emër të të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike, për të garantuar zbatimin rigorozisht të ligjit, në nderim tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit”.

The post Kryepolici Proda emëron shefe të burimeve njerëzore bashkëshorten e dëshmorit Saimir Duçkollaril appeared first on Lapsi.al.

Aksident në Vlorë, furgoni përplas një grua

By: user 11
4 October 2024 at 09:34

Një aksident është regjistruar në rrugën transballkanike në Vlorë. Një automjet tip furgon ka përplasur një grua rreth moshës 60 vjeç.

Në momentin e aksidentit gruaja ishte duke kaluar rrugën te vijat e bardha. E plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në Vlorë, furgoni përplas një grua appeared first on Lapsi.al.

Biden: Nuk besoj se do të ketë një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme

By: user 11
4 October 2024 at 09:25

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se beson se një luftë e gjithanshme në Lindjen e Mesme mund të shmanget, duke theksuar se duhet bërë më shumë për të shmangur një konflikt të madh në rajon.

Biden, i pyetur nga gazetarët në Uashington të enjten se sa i sigurt është ai se një luftë e gjithanshme në Lindjen e Mesme mund të parandalohet, u përgjigj: “Sa i sigurt jeni që nuk do të bjerë shi? Shiko, nuk besoj atje do të jetë një luftë e gjithanshme, mendoj se ne mund ta shmangim atë”, raporton Reuters.

Biden shtoi se SHBA po bisedojnë me Izraelin për opsionet për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit ndaj Izraelit, që përfshin sulmin e Izraelit ndaj objekteve të naftës iraniane dhe pas kësaj deklarate të Bidenit, çmimet e naftës u rritën.

Çmimi i naftës “West Texas Intermediate” u rrit me 5.5 për qind dhe iu afrua çmimit prej 74 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi referencë globale i naftës Brent u rrit në afër 77 dollarë.

The post Biden: Nuk besoj se do të ketë një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme appeared first on Lapsi.al.

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

By: user 11
4 October 2024 at 08:36

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 89 lekë dhe do shitet me 90.2 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë. Ndërkohë paundi britanik do blihet me 116.9 lekë dhe do shitet me 118 lekë.

The post Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme appeared first on Lapsi.al.

Kuvendi hap aplikimet për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës

By: user 11
4 October 2024 at 08:18

Dy javë pasi Elsa Toksa dha dorëheqjen nga detyra si anëtare e trupës së Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka shpallur hapjen e procedurës së aplikimit për vendin që mbeti vakant.

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, pasi u njoh me vendimin nr. 62, datë 23.09.2024, të Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin përpara afatit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Elsa Toska, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “c” dhe pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 7, pika 1, 7/c dhe 8, pika 3, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant, mandat plotësues, për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit përpara afatit të mandatit të gjyqtares Znj. Elsa Toska, i cili përfundon më datën 14.11.2028, referuar Vendimit të Kuvendit nr. 133/2019 “ Për zgjedhjen e zonjës Elsa Toska, anëtare të Gjykatës Kushtetuese”.

Kuvendi është vënë në lëvizje pas vendimit të 24 shtatorit marrë nga Kushtetuesja, ku u shqyrtua kërkesa e bërë nga kryetarja Holta Zaçaj për ndërprerjen e mandatit të anëtares së dorëhequr.

Mandati i Elsa Toskës u deklarua i mbaruar përpara afatit, me kolegët e saj që e kanë vlerësuan dorëheqjen nga funksioni kushtetues si një akt vullneti dhe shkak kushtetues. Me largimin e Toskës, Gjykata Kushtetuese ka në trupën e saj vetëm 8 nga 9 anëtarë që duhet të ketë në organikë për të funksionuar normalisht.

The post Kuvendi hap aplikimet për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit: Rrebeshi shiu dhe stuhi

By: user 11
4 October 2024 at 07:43

Këtë të premte, vendi ynë parashikohet të jetë kryesisht i vranët dhe me rrebeshe shiu. Vranësira dhe shirat me intensitet të lartë do jenë prezente që në orët e para të mëngjesit. Më problematike situata do të paraqitet në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke raportuar përmbytje lokale. Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike. Në orët e vona të mbrëmjes, në pjesën më të madhe të vendit, intensiteti i reshjeve bie.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes. Era pritet të jetë shpejtësi mesatare 4-12 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 5-7 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore 13 deri 20°C, në zonat e ulëta 16 deri 24°C dhe në zonat bregdetare 19 deri 23°C.

The post Parashikimi i motit: Rrebeshi shiu dhe stuhi appeared first on Lapsi.al.

SHBA: Parandaluam një grup hakerash rus, u përpoqën të futeshin në sistemet kompjuterike të ish-punonjësve ushtarakë

By: user 11
4 October 2024 at 07:20

Një grup hakerësh, i lidhur me inteligjencën ruse, është parandaluar nga kryerja e aktiviteteve të tyre, thanë Microsoft dhe autoritetet amerikane më 3 tetor. Zyrtarët amerikanë thonë se ky grup u përpoq të futej në sistemet kompjuterike të ish-punonjësve ushtarakë dhe të inteligjencës amerikane, si dhe në ato të organizatave joqeveritare, kompanive amerikane dhe të tjerëve.

Një gjykatë amerikane hapi dokumente për t’i autorizuar Microsoftin dhe Departamentin amerikan të Drejtësisë për të sekuestruar më shumë se 100 emra domenesh të lidhura me grupin e hakerëve, i njohur si Grupi Callisto i Star Blizzardit.

“Kjo sekuestrim është pjesë e një përgjigjeje të bashkërenduar me partnerët tanë të sektorit privat, për ta shkatërruar infrastrukturën që aktorët e spiunazhit kibernetik e përdorin për t’i sulmuar shënjestrat amerikane dhe ndërkombëtare”, tha prokurori i Qarkut Verior të Kalifornisë, amerikan Ismail J. Ramsey.

Grupi kishte në shënjestër individë me emaile që dukeshin sikur vinin nga një burim i besuar, një taktikë e njohur si “spear phishing”, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë në një njoftim për shtyp. Pasi hapeshin linqet brenda këtyre emaileve, hakerët përpiqeshin të hynin në sistemet e brendshme të viktimave për të vjedhur të dhëna dhe për t’i penguar aktivitetet e tyre.

Sipas Microsoftit, veprimet e Star Blizzardit ishin të vazhdueshme dhe të sofistikuara. Ky grup shpesh bënte kërkime të hollësishme paraprake për këdo që synonte ta sulmonte. Star Blizzard gjithashtu vuri në shënjestër grupe të shoqërisë civile, kompani amerikane, kontraktues ushtarakë amerikanë dhe Departamentin amerikan të Energjisë, i cili mbikëqyr shumë programe bërthamore, tha kompania.

Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi nëse aktivitetet e Star Blizzardit ishin ose jo të suksesshme, por thanë se presin që Rusia të vazhdojë t’i përdorë hakerët sulmet kibernetike kundër Uashingtonit dhe aleatëve të tij. Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të vazhdojnë të jenë syhapur.

“Me mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë të sektorit privat, ne do të jemi të pamëshirshëm në ekspozimin e aktorëve rusë dhe kriminelëve kibernetikë dhe në privimin e tyre nga mjetet e tregtisë së tyre të paligjshme”, tha zëvendësprokurorja e Përgjithshme, Lisa Monaco, në komunikatën e Departamentit të Drejtësisë.

Autoritetet amerikane ngritën aktakuzë ndaj dy burrave rusë vitin e kaluar në lidhje me veprimet e mëparshme të Star Blizzard. Të dy besohet se janë në Rusi.

Star Blizzard sulmoi edhe njerëz dhe grupe në të gjithë Evropën dhe në vendet e tjera të NATO-s, tha Departamenti i Drejtësisë. Shumë prej tyre kishin mbështetur Ukrainën pas pushtimit nga Rusia./REL

 

The post SHBA: Parandaluam një grup hakerash rus, u përpoqën të futeshin në sistemet kompjuterike të ish-punonjësve ushtarakë appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Gjirokastër/ U kap me kokainë, prangoset 33-vjeçari

By: user 11
3 October 2024 at 11:07

Një 33-vjeçar banues në Përmet është arrestuar nga policia e Gjirokastrës.

Gjatë kontrollit fizik autoritet gjetën një sasi lënde narkotike kokainë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin 33 vjeç, banues në Përmet, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Gjirokastër/ U kap me kokainë, prangoset 33-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

‘Si do vijojë aksioni?’ Përgjigjet Bardhi: Radhën e ka kryeministria

By: user 11
3 October 2024 at 10:47

Gazment Bardhi deklaroi në mbarim të aksionit të sotëm të opozitës jashtë Kuvendit me përplasje me Gardën dhe deputetët socialistët. I pyetur si do vijojë aksioni, Bardhi përgjigjet.

Do të veprojmë në raport me këtë godinë, me kryeministrinë dhe çdo godinë tjetër ku strehohet krimi dhe qëllohet ndaj atyre që luftojnë krimin. Ska patur asnjëherë marrëveshje me Edi Ramën. Kemi detyruar të na njoh të drejtat që ka opozita në kuadër të aksionit, u detyrua për shkak të aksionit.

Dënimet janë shfuqizuar nga Gjykata. Nuk janë vendosur flakë Kuvendit. Karriget janë mjet pune, ka dhe detyrim ta dëmshpërblejë. Nuk është e Edi Ramës dhe as e Elisa Spiropalit.’

 

 

The post ‘Si do vijojë aksioni?’ Përgjigjet Bardhi: Radhën e ka kryeministria appeared first on Lapsi.al.

Deputetët e PD-së vendosin 4 manekina para derës kryesore të Parlamentit

By: user 11
3 October 2024 at 10:26

Pas përplasjeve në dyert e Parlamentit, deputetët e PD-së kanë sjellë në Parlament disa manekinë.

Janë disa të rinj të PD që në shenjë demonstrative kanë sjellë disa manekina që kanë si fytyrë imazhet të Geron Xhafajt, Olsi Ramës, kryeministrit Rama dhe Fatmir Xhafajt.

Për të sjellë simbolikën e protestës së tyre për arrestimin e Ervin Salianjit.

Manekinat janë vendosur në përpara derës kryesore të parlamentit.

Ashtu si në seancën e kaluar, edhe sot para parlamentit iu vu zjarri disa manekineve.

Në kokat e tyre janë vendosur fotot e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrit Fatmir Xhafaj, vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, vëllait të ish-ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj.

 

The post Deputetët e PD-së vendosin 4 manekina para derës kryesore të Parlamentit appeared first on Lapsi.al.

Makina e Spiropalit vjen në Kuvend, Noka: Nuk është brenda! Ka hyrë nga banja

By: user 11
3 October 2024 at 10:04

Makina e kryetares së Parlamentit Elisa Spiropali ka mbërritur në Parlament, por demokratët kanë bllokuar dyert. Deputeti i PD-së Flamur Noka ka deklaruar se makina është bosh dhe se pushteti i narkove hyn si minjtë në Parlament.

“Po të ishin përfaqësues të popullit do hynin dinjitozë, jo si minjtë. U ka hyrë frika në palcë. Një aksion mori opozita janë fshehur si minjtë”, tha Noka.

Garda rrethon makinën e Elisa Spiropali që sapo erdhi në Kuvend. Noka dhe Bardhi erdhën menjëherë u afruan tek makina duke bërë thirrje të mos hapet makina dhe të mos dali Spiropali.

Noka: Zonja 5 milion euro.

Nuk është në makinë, thotë Noka teksa sheh nga brenda automjetit të kryeparlmentares.

Makina është bosh, ka hyrë nga dera e banjës. Nuk përfaqësojmë popullin.

The post Makina e Spiropalit vjen në Kuvend, Noka: Nuk është brenda! Ka hyrë nga banja appeared first on Lapsi.al.

Kursi i këmbimit valutor për këtë të enjte

By: user 11
3 October 2024 at 08:38

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 88.9 lekë dhe do shitet me 90.2 lekë.

Franga zvicerane do blihet me 104.6 lekë dhe do shitet me 105.6 lekë. Ndërkohë paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

The post Kursi i këmbimit valutor për këtë të enjte appeared first on Lapsi.al.

“S’do lejojmë normalitet”/ PD paralajmëron bllokim të seancës plenare, 24 deputetë të përjashtuar

By: user 11
3 October 2024 at 08:12

Parlamenti do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare e cila pritet të karakterizohet nga aksioni opozitar që Partia Demokratike ka marrë pas dënimit me 1 vit të Ervis Salianjit për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’.

Kjo u paralajmërua dje nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi por pa dhënë më shumë detaje nga aksioni politik që do të ndërmerret.

“Sa i takon seancës së nesërme grupi ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme” tha Bardhi dje.

Sot hyn në fuqi vendimi i sekretariatit të etikës që përjashton 24 deputetët e PD-së nga aktiviteti parlamanetar si masë ndëshkimore për djegien e karrigeve, kaosin dhe hedhjen e këmbës së karrigeve dhe sende të tjera drejt kryetares së Kuvendit dhe ministrave.

Ndëshkimin më të madh e kanë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, e deputeti demokrat Bledion Nallbati me 60 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit. Dy muaj përjashtim u vendos edhe për kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi i cili qëlloi me këmbën e karriges në drejtim të kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali. Ndërsa për 20 deputetët e tjerë që i nxorrën karriget në oborr të parlamentit, aty ku i vunë flakën, u dha përjashtim 40 ditë. Vetëm për Edi Palokën, në mesin e 24 të ndëshkuarve pati amnisti, pasi ky i fundit u përjashtua me 10 ditë kalendarike nga jeta parlamentare.

The post “S’do lejojmë normalitet”/ PD paralajmëron bllokim të seancës plenare, 24 deputetë të përjashtuar appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

By: user 11
3 October 2024 at 07:43

Vendi ynë pritet të jetë sot nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente që në orët e para të ditës përgjatë vijës bregdetare dhe në veriperëndim të vendit. Gradualisht reshjet e shiut me intensitet të ulët do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar. Lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me rrahje dhe relativisht intensive me shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore 10 deri 24°C, në zonat e ulëta 12 deri 29°C dhe në zonat bregdetare 16 deri 27°C.

The post Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu appeared first on Lapsi.al.

Makina përplaset me barrierat e hekurit te “Rruga e Elbasanit” në Tiranë

By: user 11
3 October 2024 at 07:16

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit. Raportohet se një automjet tip Volkswagen Golf është përplasur me barrierat e hekurit në trotuari. Si pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Policia ishte në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

The post Makina përplaset me barrierat e hekurit te “Rruga e Elbasanit” në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Dosja e Gërdecit/ Mbahet në GJKKO seanca për Fatmir Mediun

By: user 11
2 October 2024 at 10:46

Sot në GJKKO mbahet seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Përmes avokatit të tij, Henrik Ligori, ish-ministri Mediu ka kundërshtuar akt-ekspertimin ekonomiko-financiar si edhe përgjigjeve të dhëna nga ekspertët në seancën e kaluar.

Në seancë është i pranishëm vetëm Ligori, mungon avokati Ardian Visha dhe Fatmir Mediu, nën akuzë për dy vepra të shpërdorimit të detyrës.

Avokati i Mediut, Henrik Ligori tha se ‘kanë objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonimiko-financiar. Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim.

Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve.

Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre.

Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij. Ekspertët janë thirrur për të dhënë një.mendim në fushën e shkencës dhe për të dhënë një mëndim shkencor.

Ekspertët thonë qe procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti.në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar.

Ne i qëndrojmë faktit që procesi i demontimit kishte kosto dhe humbje për shtetin. Gati 80% e pyetjeve të shtruara nga ne, ekspertët japin një përgjigje standardë, “kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin”.

Pyetja që unë bëj është, cila është baza legjislative që iu është vënë në dispozicion për të mbështetur përfundimet e tyre.

A e kanë parë ata vendimin e gjykatës së Beratit, lanë në fuqi deri në Gjykatën e Lartë, që shifrat e prezantuara nga kombinati i Poliçanit janë të sakta dhe jo të gabuara si ata e kanë marrë apriori. Dokumentet që ata kanë marrë në shqyrtim për aktin nuk përbëjnë as 20% të dokumenteve të nevojshme qe iu duheshin për të përpiluar aktin“- u shpreh mbrojtja .

The post Dosja e Gërdecit/ Mbahet në GJKKO seanca për Fatmir Mediun appeared first on Lapsi.al.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve pa opozitën, mazhoranca miraton dokumentin për Integrimin

By: user 11
2 October 2024 at 10:27

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u miratua udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument politik thelbësor për procesin e integrimit europian. Ky udhërrëfyes, një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u miratua pa prezencën e opozitës.

Nga ana tjetër, me anë të një njoftimi, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste thotë se do të mbetet plotësisht i angazhuar për të mbështetur dhe avancuar këtë objektiv strategjik të Shqipërisë, duke forcuar angazhimin ndaj proceseve demokratike dhe integrimit europian.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë rikthyer në Kuvend aksionin opozitar. Në hapje të seancës plenare të ditës së hënë, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës.

Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

The post Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve pa opozitën, mazhoranca miraton dokumentin për Integrimin appeared first on Lapsi.al.

Kapen 202 kg køkainë në varrezat e Milanos, 3 shqiptarë të arrestuar

By: user 11
2 October 2024 at 09:32

Dy aksione çuan në gjetjen e 4 makinave, njëra me targa angleze, të parkuara pranë varrezave të Milanos . Në tre prej tyre u gjetën 142 kg drogë, në të katërtën 60 kg të tjera. Kontrolle nëpër banesa, sekuestrohen makineta parash, pajisje, 80 mijë euro cash.

Policia italiane finalizoi dy operacione në zonën e Milanos, duke çuar në sekuestrimin e një ngarkese me të paktën 202 kilogramë kokainë, si dhe në arrestimin e 3 shqiptarëve të dyshuar si posedues apo korrierë të saj.

Nga një vlerësim i parë i përafërt, vlera e lëndës narkotike në treg shkon në mbi 15 milionë euro. Mes sekuestrimeve të kryera janë edhe një shumë valute në 80 mijë euro cash, nga të cilat 18 mijë rezultuan se ishin të falsifikuara.

Ka dyshime se grupi ose paguante blerjen e mallit me para të falsifikuara një pjesë, ose paguhej nga blerësit me prerje të tilla, duke i manipuluar.

Goditjet u bënë në rajonet e Monza dhe Brianza, teksa lënda narkotike u zbulua e sistemuar në 4 makina, që ishin parkuar në zonën e varrezave. Policia e konfirmoi për mediat ditën e djeshme (1 Tetor), por kontrollet nisën prej të premtes.

Mediat e vendit fqinj e cilësuan një sekuestrim rekord për zonën në fjalë, duke sqaruar se aksioni i parë u krye në varrezat komunale të Agratit, ku u gjetën 3 prej makinave të parkuara me 142 kg kokainë brenda, e poseduar nga dy prej shqiptarëve dhe e fundit në një tjetër zonë aty pranë, që mbartte 60 kg kokainë të tjera, që drejtohej nga një shqiptar i tretë.

Të dyshuarit janë të moshave 37-44 vjeç, njëri prej të cilëve kishte marrë me qira një garazh dhe me sa duket një apartament në një ndërtesë në “Via Ghiringhella”, një lagje rezidenciale prapa qendrës së biznesit Colleoni, ku tre patrulla karabinierësh kryen disa kontrolle edhe fundjavën e kaluar.

Ndërkohë, karabinierët e Milanos thanë se pas aksionit të parë kanë vijuar arrestimin e një personi të tretë, gjithashtu shqiptar, në bordin e një makine me targa angleze, së cilës dy të parët i kishin dorëzuar pjesën e ngarkesës me 60 kg kokainë.

Si pjesë e të njëjtit operacion, u bënë kontrolle në një numër të madh apartamentesh të marra me qira në komunat Agrate dhe Milano.

Brenda tyre u gjetën dhe sekuestruan mjete dhe pajisje si; makina për numërimin e kartëmonedhave, dy makina paketimi me vakum dhe një çantë që përmbante afërsisht qindra kartëmonedha të falsifikuara, si dhe ekuivalentin e gati 80 mijë euro cash, në para të gatshme dhe prerje të ndryshme, ku rezulton se 18000 euro janë të falsifikuara.

 

The post Kapen 202 kg køkainë në varrezat e Milanos, 3 shqiptarë të arrestuar appeared first on Lapsi.al.

❌
❌