Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 October 2024Main stream

‘P Diddy’ thyen heshtjen nga burgu, reperi mohon akuzat për abuzim seksual

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 15:56

Reperi i njohur ‘P Diddy‘ ka dalë fuqishëm kundër akuzave të fundit për abuzim seksual, duke i hedhur poshtë ato si ‘kategorisht të rreme’ dhe duke mohuar çdo akuzë që i është bërë.

Reperi dhe producenti 54-vjeçar i muzikës po përballet me sfida të reja ligjore, pasi avokati Tony Buzbee njoftoi se deri në 120 individë po përgatiten të ngrenë padi kundër Combs, duke pretenduar forma të ndryshme shfrytëzimi dhe abuzimi.

Akuzat e reja vijnë ndërsa Diddy mbahet në burg, në pritje të gjykimit për akuza të veçanta për trafikim seksual dhe shantazh, për të cilat ai është deklaruar i pafajshëm.

 Në përgjigje të pretendimeve të fundit, avokatja e tij Erica Ëolff lëshoi një deklaratë në emër të tij, duke mohuar të gjitha akuzat për sjellje të pahijshme.

‘Siç ka theksuar ekipi ligjor i Combs, ai nuk mund të adresojë çdo akuzë të pameritë në atë që është bërë një cirk i pamatur mediatik. Combs në mënyrë prerazi dhe kategorikisht mohon si të rremë dhe shpifës çdo pretendim se ai ka abuzuar seksualisht me këdo, përfshirë të miturit’ thuhej në deklaratë.

Buzbee, i cili drejton këto padi, planifikon t’i paraqesë ato gjatë muajit të ardhshëm. Akuzat përfshijnë një periudhë prej më shumë se dy dekadash, nga fillimi i viteve 2000 deri në vitet 2010, dhe përfshijnë burra dhe gra që ishin midis moshës 9 dhe 38 vjeç kur ndodhën incidentet e supozuara.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ‘P Diddy’ thyen heshtjen nga burgu, reperi mohon akuzat për abuzim seksual appeared first on Euronews Albania.

Opera “Për tre grosh”, regjisori japonez vë në jetë veprën në teatrin “Migjeni”

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 15:51

‘Opera për tre grosh’, një kryevepër e autorit të njohur gjerman Bertolt Breçt u shfaq premierë në skenen e teatrit ‘Migjeni’.

Nën regjinë e regjisorit Kuniaki Ida, kjo vepër e shkruar 100 vite me parë, solli një realitet të sotshëm ku paraja sundon botën dhe shoqëria drejtohet nga kriminelë dhe njerëz të korruptuar.

Një vepër që sfidon normat sociale dhe ngre pyetje thelbësore, duke e ftuar spektatorin të zbulojë përgjigjet gjatë shfaqjes.

Për regjisorin japonez, bashkëpunimi me shqiptarët është nder me të suksesshmit pasi sipas tij, ne si komb i ndiejmë me shumë gjerat.

“Kam punuar me aktorë të ndryshëm në të gjithë boten, port e punoje me aktorët shqiptarë ishte ndjesi e re dhe e bukur. Me intereson shume ndjeshmëria që ka kjo vepër këtu, pasi vuira re se shqiptarët janë shumë bujarë e besnikë, kjo është e mrekullueshme. Një karakteristikë që bota po e zbulon tani se kush janë shqiptarët.” –thotë regjisori Kuniaki Ida.

Opera “Për tre grosh” do vijojë në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër me natën finale të 5 tetorit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Opera “Për tre grosh”, regjisori japonez vë në jetë veprën në teatrin “Migjeni” appeared first on Euronews Albania.

U braktis nga fëmijët para 10 vitesh , 74-vjeçari në Elbasan: Ngela vetëm në azil

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 15:44

“Shumë e vështirë është vetëm për mungesë të fëmijëve asgjë tjetër… ”

Ky është Bardhyl Zabzuni, 74 vjeçari nga Elbasan i cili prej 10 vitesh provon shijen e hidhur të vetmisë.

I paralizuar prej kohësh, i moshuari nuk e ka të lehtë të tregojë sakfrificat e jetës në ditën ndërkombëtare të të moshurave.

“Unë kam gati dy vite që jetoj këtu, më solli vëllai. Kam qenë i martuar dhe kam tre goca, ajo kishte vëllain në Greqi e mori për një jetë më të mirë, iku me mori dhe kalamajt e ngela vetëm,” –thotë Bardhyli.

 “Nevojë kam shumë dhe kur shoh kalamaj që vijnë nxierr mallin e tyre…” –shprehet më tej i moshuari.

Pendesa nuk është diçka që e shoqëron për detyrën prindërore Bardhylin, por megjithatë e ndjen veten fajtor për dashurinë pa kufij që ka falur gjatë jetës.

Ai thotë se tashmë në azilin ku jeton ka gjetur një familje me të madhe, se ajo para 10 vitesh.

“Unë këtu kam gjet një familje, lash një familje atje dhe e gjeta këtu. Personeli është shumë i respektueshëm ,na trajtojnë sikur jemi ne prinderit e tyre, jo sikur jemi azilant. Jeta shumë e vështirë por sa erdha ketu u rehatu shpirti, jam më ndryshe,” –tregon Bardhyli.

Kjo nuk është thjesht jeta e Bardhyl Zabzunit, por realiteti i kohës kur fëmijët largohen për të ndërtuar jetën e tyre, ndërsa të moshuarit përjetojnë plagën më të rëndë të jetës, vetminë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U braktis nga fëmijët para 10 vitesh , 74-vjeçari në Elbasan: Ngela vetëm në azil appeared first on Euronews Albania.

Defektet e zemrës| Studimi: Bebet e lindura përmes fertilizimit me risk më të lartë

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 15:31

Bebet e lindura përmes fertilizimitin invitro (IVF), mund të kenë një rrezik më të lartë për të zhvilluar defekte të zemrës në krahasim me ato të konceptuara në mënyrë natyrale.

Në këtë përfundim ka dalë një studimi i publikuar në “European Heart Journal”, ku thotë se foshnjat e konceptuara përmes teknologjisë së riprodhimit të asistuar, përfshirë IVF dhe procedura të tjera mund të kenë një rrezik 36% më të lartë për defekte të zemrës.

Ky studim përfshiu analizimin e të dhënave nga mbi 7.7 milionë lindje të gjalla në katër vende nordike Danimarkë, Finlandë, Norvegji dhe Suedi, gjatë një periudhe 30-vjeçare.

Studiuesit krahasuan bebet e lindura përmes teknologjisë së riprodhimit të asistuar me ato të konceptuara natyrshëm dhe zbuluan se foshnjat e lindura përmes riprodhimit të asistuar kishin një rrezik prej 1.84% për defekte të zemrës, krahasuar me 1.15% te foshnjat e lindura natyrshëm.

Përveç kësaj, rreziku ishte më i lartë kur bëhej fjalë për lindje të shumëfishta, me një rrezik prej 2.47%.

Ky studim nënvizon rëndësinë e vëmendjes së shtuar për foshnjat e lindura përmes trajtimeve të fertilitetit, duke theksuar nevojën për kontrolle të hershme për defekte të mundshme të zemrës.

Ndërhyrjet e hershme mund të ndihmojnë në përmirësimin e rezultateve shëndetësore për këta fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Defektet e zemrës| Studimi: Bebet e lindura përmes fertilizimit me risk më të lartë appeared first on Euronews Albania.

“Ndryshimet e motit kanë shtuar virozat”, mjekia: Preken veçanërisht fëmijët

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 15:22

Ashtu si shtatori, edhe muaji tetor ka nisur me mot të paqëndrushëm.

Mjekët pediatër thonë se pas çdo episodi me ndryshime të mëdha të motit numri i pacientëve të vegjël rritet.

Ndryshimi i temperatuarve në ekstremet e tyre duke na bërë të përjetojmë brenda një dite disa stinë ndikon negativisht në shëndet e veçanërisht tek të vegjlit.

“Shtimi i virozave ka rritur interesin e prindërve për vaksinën e gripit, për të cilën mjekët thonë se është e rekomandueshme për të shmangur format e rënda të sëmundjes,” –thotë mjekia pediatre Sonila Brati.

Sipas burimeve zyrtare të ISHP, përgjatë muajit tetor do të nis edhe aplikimi i vaksinës kundër gripit në grupet e riskut.

Të parët do të vaksinohen mjekët në të gjitha sistemet, mëusesit, të moshuarit të sëmurët kronik, fëmijët nën 5 vjeç dhe personat që janë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ndryshimet e motit kanë shtuar virozat”, mjekia: Preken veçanërisht fëmijët appeared first on Euronews Albania.

Rriten nevojat për gjak, mjekët hasin vështirësi për grupet e rralla

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 15:10

Bankat e gjakut vihen çdo ditë në vështirësi për të siguruar grupet e rralla të gjakut në rastet e aksidenteve, ku mjekët e kërkojnë në mënyrë të menjëhershme.

Sipas ekspertëve dhurime më të ulta janë nga qytetarët me grup gjaku  ab -, b-, a- dhe 0-, të cilët përbëjnë vetëm 5 % të totalit të njësive të gjakut të dhuruara.

“Ne duhet të kemi rreth 100 njësi gjak në ditë për të plotësuar nevojat , ndonjëherë kemi vështirësi në grupet e rralla janë në përqidje shumë të ulta në të gjithë popullatën dhuruese, dhe do të kemi shumë pak 0 negativ  që është edhe grupi që u jep të gjithëve pacientëve dhe që ne kemi më tepër vështirësi,” –tha Viola Konomi, Drejtore e Mbledhjes e Përpunimit të Gjakut.

Nevojat për gjak janë gjithmonë në rritje edhe për shkak të sëmundshëmrisë së shtuar dhe ndërhyrjeve kirurgjikale.  Por aktualisht dhurimet vullnetare janë në nivelin e  25%.

“Ne ende jemi në shifra shumë të ulta përsa i përket dhurimeve vullnetare. Dhurimet zënë 75 % familjare  dhe 25 % janë vullnetare. Në rastin kur ka një aksident spitalet dhe banka e gjakut vihen në vështrësi për të gjetur grup të rrallë gjaku në atë moment,” –tha më tej Konomi.

Gjendur në këto kushte ekspertët kërkojën ndërgjegjësimin e popullatës për të rritur dhurimet vullnetare dhe ky ndërgjegjësim duhet të fillojë që në shkollë me kurrikula të veçanta për vlerën e dhurimit të gjakut për pacientët ne nevojë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rriten nevojat për gjak, mjekët hasin vështirësi për grupet e rralla appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 4 October 2024Main stream

Përmbytet edhe Mali i Zi, dy lumenj dalin nga shtrati pas reshjeve të shiut

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 22:24

Disa shtëpi dhe rrugë janë përmbytur të premten në veri të Malit të Zi, pasi dy lumenj dolën nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit.

Kryetari i komunës së Shavnikut, Jugosllav Jakiç, tha se dy lumenj dolën nga shtrati në pjesën e Parkut Natyror Komarnica, në veri të vendit.

Ai shpërndau në rrjetet sociale pamje që shfaqin lumenjtë e fryrë dhe shtëpitë e përmbytura përreth.

Si pasojë e përmbytjeve, qarkullimi në disa fshatra të kësaj komune u ndërpre.

Reshjet e mëdha të shiut e kanë rritur nivelin e lumenjve edhe në pjesën qendrore të vendit.

Për shkak të reshjeve të dendura është ndërprerë qarkullimi mbi dy ura dhe në një rrugë në Danilovgrad, rreth 20 kilometra larg Podgoricës.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në qarkullim, ndërsa erërat e forta shkulën pemët nga vendi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytet edhe Mali i Zi, dy lumenj dalin nga shtrati pas reshjeve të shiut appeared first on Euronews Albania.

Zelensky i viziton trupat ukrainase në kufi me rajonin rus

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 22:15

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka vizituar të premten trupat ukrainase në rajonin verilindor të vendit, Sumi, ku foli me komandantë dhe ushtarë të cilët janë duke luftuar përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë.

Zelensky theksoi se operacioni është “strategjik” për t’i motivuar partnerët e Kievit të jenë “më vendimtarë dhe për t’i bërë trysni Rusisë”.

Forcat ukrainase thuhet se  kanë zënë rreth 1.300 kilometra katrorë tokë ruse në rajonin e Kurskit.

Megjithëse ritmi i inkursionit është ngadalësuar, Zelensky tha se “e ka ndihmuar shumë” Kievin për ta siguruar paketën më të re me ndihma ushtarake nga Perëndimi.

“Ne duhet ta motivojmë tërë botën dhe t’i bindim ata se ukrainasit mund të jenë më të fuqishëm sesa armiku”, u tha Zelensky ushtarëve ukrainas.

Ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Ndërkohë, zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë raportuan të premten më herët se ushtria ruse vrau së paku tre civilë gjatë sulmeve në katër rajone ukrainase.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zelensky i viziton trupat ukrainase në kufi me rajonin rus appeared first on Euronews Albania.

Ushtria amerikane godet 15 objektiva të grupit “Huthi” në Jemen

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 22:11

Ushtria amerikane tha se  ka kryer 15 sulme ajrore të premten kundër shënjestrave të lidhura me luftëtarët e grupit “Huthi” të mbështetur nga Irani, në Jemen.

Banorët vendas thanë se u dëgjuan shpërthime në postblloqet ushtarake dhe madje në një aeroport.

Komanda Qendrore, e cila udhëheq forcat amerikane në Lindjen e Mesme, tha se shënjestrat e goditura përfshinin armatime ushtarake.

Rebelët “Huthi” kanë kryer gati 100 sulme ndaj anjieve që kalojnë nëpër Detin e Kuq prej nëntorit.

Ata thonë se këtë po e bëjnë në mbështetje të palestinezëve në luftën tashmë njëvjeçare të Izraelit në Rripin e Gazës.

Administrata e presidentit Joe Biden ka vepruar kryesisht në vetëmbrojtje kundër sulmeve nga Huthit në Detin e Kuq, zakonisht duke ia rrëzuar dronët dhe raketat e lëshuara kundër anijeve të mallrave dhe kundër luftanijeve amerikane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria amerikane godet 15 objektiva të grupit “Huthi” në Jemen appeared first on Euronews Albania.

Përmbytjet në Bosnjë, shkon në 19 numri i viktimave nga reshjet e dendura

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 21:55

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnjë-Hercegovinën qendrore kanë lënë të paktën 19 persona të vdekur.

Personatë tjerë janë raportuar të zhdukur dhe është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Ministri i Zhvillimit Vojin Mijatoviç tha se vendi ka parë një fatkeqësi të tmerrshme dhe bëri thirrje për qetësi.

Lumenjtë dolën nga shtrati pas një stuhie gjatë natës, ku fotografitë nga ajri treguan shumë qytete dhe fshatra të përmbytur.

Rrugët, urat dhe shinat hekurudhore u bllokuan, ndërsa rrëshqitjet e dheut lanë shtëpitë të groposura mes shkëmbinjve deri në katet e sipërme.

Shkencëtarët nga grupi World Weather Attribution (WWA) thanë se kjo periudhë katërditore ka qenë me nivelin më të lartë të shirave të regjistruar ndonjëherë në rajon.

Ata thanë se përmbytjet ishin përkeqësuar shumë nga ndryshimet klimatike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytjet në Bosnjë, shkon në 19 numri i viktimave nga reshjet e dendura appeared first on Euronews Albania.

“Rusët do t’a vrasin Vuçiç”, politikani serb zbulon vijat e kuqe

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 21:39

Ish-deputeti serb, Nenad Çanak ishte në një liodhje të drejtpërdrejt këtë të premte në emisionin BalkanTalks në Euronews Albania për të diskutuar rreth marrëdhënieve të Serbisë, në raport me qëndrimet e kësaj republike me Fuqitë e Mëdha.

Duket sikur kohët e fundit raportet midis presidentiti Vuçiç, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë  dhe Francës janë përmirësuar, duke mrrë shkas edhe nga vizita e kancelarit gjerman, Olaf Sçolz, presidentit francez, Emanuel Macron dhe ndihmës-sekretarit amerikan për Energjitikën në Serbi, ku u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme mes palëve.

Për këtë, sipas Çanak pavarësisht këtyre raporteve të mira që Serbia ka krijuar me Fuqitë e Mëdha, duket sikur po luan një lojë të dyfishtë, kjo sepse në anën tjetër Vuçiç kërkon që të ruaj marrëdhënie të mira edhe me aleatin e saj, Rusinë.

“Është e vërtëtë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i di se cilat janë fgjërat e rëndësishme. Së pari se rusët nuk të falin dhe se do t’a vrasin nëse ai shkon drejt perëndimit. Në anën tjetër ai e di që Serbia ka mbi 70% të shkëmbimeve tregtare me vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ndaj ai e di shumë mirë se atij i duhet të lëvizë nga lindja drejt perëndimit, por i druhet edhe qëndrimit të Rusisë në Kombey e Bashkuara. Pra ky është koncepti id y karrigeve dhe Vuçiç po e luan këtë lojë të dyfishtë prej më shumë se një decade,” –tha Çanak.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rusët do t’a vrasin Vuçiç”, politikani serb zbulon vijat e kuqe appeared first on Euronews Albania.

Përmbytjet në juglindje të vendit, makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 21:17

Reshjet e shumta të shiut kanë përfshirë edhe juglindjen e vendit.

Më të dendura reshjet kanë qenë në qytetin e Pogradecit që kanë sjellë edhe përmbytje të sipërfaqeve të mëdha të këtij qyteti.

Situata më e rëndë paraqitet në sheshin e Pallatit të Sportit dhe stadiumit, por dhe në disa lagje periferike të këtij qyteti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i punojësve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Ujësjellës Kanalizimeve, që po punojnë për normalizimin e kësaj situate të krijuar.

Janë më shumë se 40 forca të këtyre ndërmarrjeve të cilët po punojnë për zhbllokimin e pusetave të bllokuara nga reshjet aspak normale.

Reshje të shumta ka patur edhe në qytetin e Korçës, por nuk ka patur situatë kritike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytjet në juglindje të vendit, makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet appeared first on Euronews Albania.

Përmbytjet në Bosnjë, presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për viktimat

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 21:02

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur keqardhjen e tij nëpërmjet një postimi në X për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Bosnie- Hercegovinë.

Begaj i ka shprehur ngushëllimet homologut të tij, Beqiroviç dhe familjarëve për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore.

Të paktën 14 persona kanë vdekur për shkak të reshjeve të dendura të vazhdueshme, rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve në Bosnje e Hercegovinë dhe shumë banorë u detyruan të evakuohen pasi reshjet e forta shkaktuan vërshimin e lumenjve dhe shkaktuan rrëshqitje të dheut.

Mesazhi i Begaj në X:

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për viktimat nga përmbytjet dhe disa dhjetëra té zhdukur  në krahinën e Jablanicës e disa zona të tjera në Bosnie- Hercegovinë.

I shpreh ngushëllime Presidentit Beqirovic dhe familjarëve për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore!

Bashkoj lutjet e mia dhe ato të popullit shqiptar dhe  solidarizohemi me  qytetarët e dëmtuar rënde nga kjo katastrofë natyrore.”- u shpreh Presidenti me anë të një postimi në platformën X.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytjet në Bosnjë, presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për viktimat appeared first on Euronews Albania.

Lindje e Mesme| Izraeli pretendon se ka goditur magazinat e armëve të Hezbollah

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 20:49
Ushtria izraelite ka thënë këtë të premte se ka goditur magazinat e armëve dhe infrastrukturën e Hezbollahut, duke përfshirë selinë e tij të inteligjencës në kryeqytetin libanez Bejrut.

Ushtria tha se dha paralajmërime për të “ulur dëmin ndaj atyre që nuk janë të përfshirë” – një deklaratë që ajo e ka thënë disa herë që nga rritja e fushatës së saj bombarduese në Liban më shumë se dy javë më parë.

Ndërkohë, Ministria libaneze e Shëndetësisë ka deklaruar se më shumë se 1700 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite.

Ushtria izraelite tha gjithashtu se zbuloi të paktën 70 raketa të lëshuara nga Libani, të cilat ranë në zona të hapura duke mos shkaktuar viktima.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lindje e Mesme| Izraeli pretendon se ka goditur magazinat e armëve të Hezbollah appeared first on Euronews Albania.

Biden mbështet sërish Izraelin: Ka të drejtë të reagojë ndaj sulmeve

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 20:41
Presidenti Joe Biden po mban një konferencë shtypi ku po diskuton mbi situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, veçanërisht lidhur me sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit.
Ai thekson se Izraeli ende nuk ka marrë një vendim për përgjigjen e tij dhe se kryeministri Benjamin Netanyahu duhet të kujtojë mbështetjen e madhe që administrata e tij ka ofruar për Izraelin.

Biden nënvizoi në krye të fjalimit të drejtën e Izraelit për të reaguar ndaj sulmeve, duke përmendur gjithashtu rëndësinë e kujdesit për viktimat civile gjatë këtyre operacioneve.

Kur u pyet se si duhet të veprojë Izraeli, ai theksoi se është në dorë të Izraelit të vendosë, duke shfaqur mbështetje për vendimet e tij.

Në lidhje me rolin e SHBA në parandalimin e një konflikti të gjerë, Biden theksoi përpjekjet për të angazhuar aleatët, si francezët dhe vendet e tjera, për të ulur tensionet.

Ai shprehu shqetësim për aktorët e paarsyeshëm si Hezbollah dhe Houthit, të cilët e komplikojnë situatën.

Përfundimisht, ai u shpreh mbi rolin e zëvendës presidentes Kamala Harris, duke thënë se ata janë në harmoni dhe se ajo ka pasur një rol të rëndësishëm në strategjitë e SHBA-së në këtë krizë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden mbështet sërish Izraelin: Ka të drejtë të reagojë ndaj sulmeve appeared first on Euronews Albania.

Sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm? Gazetari zbulon shifrat

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 20:03

Duke filluar nga viti i ardhshëm, çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të jenë të njëjta për të gjithë.

Tarifat e reja do të jenë të diferencuara, bazuar në një listë faktorësh që lidhen me vjetëresinë e mjetit dhe historikun e aksidenteve të shoferëve.

I ftuar në studion e Euronews Tonight, gazetari Neritan Gjergo sqaroi se do të ketë disa faktorë të përcaktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, që do të ndikojnë në çmimin e sigurimit të makinës.

“Deri para 10 vitesh flitej vetëm për historikun e dëmve, ndërkohë që me propozimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, janë një sërë faktor të tjerësh në përcaktimin e çmimeve. Fuqia motorike do përcaktojë çmimin. Mosha e të sigururarit, dmth nëse një individ është i ri në moshë gjatë dy viteve të para do paguajë më shumë. Përvoja në drejtimin e mjetit, nëse e merr lejen e drejtimit të mjetit në moshë të madhe, dy vitet e para do të paguajë më shumë. Qarku ku është regjistruar mjeti, mosha e mjetit, sa më e vjetër makina, aq më shumë paguhet.” –sqaroi Gjergo.

Më tej, sa i takon dëmeve të shkakatuara ndaj makinës në raport me çmimin e sigurimit, gazetari shpjegoi se në varësi të dëmit të makinës gjatë viti, vendoset një koeficient, i cili shumëzohet me çmimin e sigurimit të makinës.

“Me sistemin bonus-malus ishte vendosur një prioritet ku të gjithë drejtuesit kishin një koficent një. Nëse kishin një histori të drejtimit të mirë të mjetiti nga viti në vit paguanin më pak. Tashmë më asnjë dëm të raportuar gjatë vitit e ul çmimin e siguracionit duke e shumëzuar me 0,95. Sot çmimet e policave të sigurimit qëndrojnë midis 16 mijë dhe 18 mijë. Pra nëse një individ nuk ka dëme shumëzohet me 0.95. Një dëm i raportuar gjatë vitit shumëzohet me 1,25 dhe dy ose më shumë dëme gjatë 3 viteve të fundit shumëzohet me deri në 1,5,” –tha gazetari.

Rregullat e reja janë caktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si pjesë e një projekti të diskutuar disa vite më parë, por kompanitë e sigurimeve nuk ishin gati ta zbatonin.

Vetëm vitin e kaluar, kompanitë mblodhën 141 mln euro nga sigurimi motorik, ndërsa paguan për dëmet e makinave 49 mln euro.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm? Gazetari zbulon shifrat appeared first on Euronews Albania.

Moti i keq përfshin Shqipërinë, përmbytje dhe stuhi në disa qytete

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 19:42

Shqipëria është përfshirë këtë të premte nga një mot i paqëndrueshëm me reshje intensive shiu në të gjithë territorin e vendit.

Problematike shfaqet situata në qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Shkodrën.

Në Durrës, peshkatarët janë detyruar të pezullojnë aktivitetet e tyre për shkak të kushteve të vështira të motit.

Ndërkohë, në Gramsh, përmbytjet kanë izoluar urën e Çekrezit pasi niveli i ujit është rritur ndjeshëm.

Shkodra gjithashtu po përballet me përmbytje të konsiderueshme.

Në Vlorë, reshjet kanë shkaktuar bllokime të rrugëve dhe përmbytje të bizneseve, ndërsa Bashkia ka paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm në disa zona të qytetit për shkak të rrezikut të mëtejshëm të ngritjes së nivelit të ujit.

Era e fortë ka qenë gjithashtu prezente duke shkaktuar thyerjen e pemëve në disa qytete.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Moti i keq përfshin Shqipërinë, përmbytje dhe stuhi në disa qytete appeared first on Euronews Albania.

Aksident në aksin “Levan-Tepelenë”| Përplasen dy mjete, lëndohet një prej shoferëve

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 19:35

Një aksident ka ndodhur këtë të premte rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. B.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili u transportua në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në spital kanë shkuar për kontroll mjekësor dhe 6 pasagjerë që udhëtonin me 2 furgonat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në aksin “Levan-Tepelenë”| Përplasen dy mjete, lëndohet një prej shoferëve appeared first on Euronews Albania.

Aksident në aksin Pogradec – Qafë Plloçë, mjeti përplas për vdekje këmbësorin

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 19:28

Një aksident me pasojë vdekjen e një qytetari ka ndodhur këtë të premte në afërsi të urës së Leshnices, në aksin rrugor Pogradec – Qafë Plloçë.

Aksidenti ka ndodhur në urën e Leshnicës, ku një mjet ka përplasur këmbësorin Florant Palla, duke e lënë të vdekur në vend.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit pasi ka goditur këmbësorin rreth të 40-tave, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e mjetit e drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Florant Palla.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në aksin Pogradec – Qafë Plloçë, mjeti përplas për vdekje këmbësorin appeared first on Euronews Albania.

“Reshje masive deri në mesnatë” -Meteorologia tregon zonat e rrezikuara…

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 19:11

Pas dy ditëve me temperatura mesatare  dhe kohë me diell, reshjet kanë rinisur sërish duke shkaktuar probleme në vend.

Kjo e premte ka sjellë rrebeshe të shumta dhë përmbytje në disa zona të vendit.

Meteorologia Lajda Porja ishte e ftuar në emisionin “people” këtë të premte në Euroneës Albania, ku bëri të ditur se këto shira të rrëmbyeshëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, ishin parashikuar që prej ditës së hënë.

Porja sqaroi se nga pasditja e deri në orët e mesnatës do të ketë rreshje të shumta në zonat veriore të vendit, përfshirë qytetet e Kukësit, Lezhës, Shkodrës dhe Pukës, nga ku do të krijohen më pas celula të cilat do të prekin edhe zonat verilindore të vendit.

“Është një ndër fenom,nete më të parashikuara, që të hënën. Paraprakisht kur bëjmë parashikime afatgjata japim diçka të përgjithshme dhe më pas japim detaje. Kjo ngjarje jepte sinjale që nga e hëna që pjesa më e madhe e Ballkanit do goditej nga rreshja të forta shiu, që do preknin edhe Shqipërinë. Parashikimi ka qenë 100% i saktë. Problematike situata është paraqitur në veri të vendit dhe në jug. Flasim për rreshje deri në orët në vijim, sepse rreshjet nukkanë përfunduar edhe pse në zonat qendrore  kishte një përmirësim të situatës. Por në veri të vendit do kemi zhvillim të vranësirave dhe rreshjeve. Do ketë rreshje deri në mesnatë në gjithë zonat e veriut. Ku përfshihet Shkodra, Kukësi, Lezha, Puka. Madje do spostohet celula dhe do kemi rreshje edhe në  zonat veri-lindore të vendit,” –tha meteorologia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Reshje masive deri në mesnatë” -Meteorologia tregon zonat e rrezikuara… appeared first on Euronews Albania.

❌
❌