Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 October 2024Main stream

‘’Më pa në rrugë, më hodhi benzinën dhe …’’, flet Melisa Trëndafili: Mora vesh që kishte marrë lek borxh për drogë…

By: D Marku
5 October 2024 at 15:58

Melisa Trëndafili, përmes një komunikimi live në emisionin ‘’Me zemër të hapur’’ të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, ka rrëfyer detaje ekskluzivisht në lidhje me ngjarjen e rëndë, kur bashkëshorti tentoi ta djegë me benzinë.

E reja tregon se një ditë para ngjarjes, ishte takuar me 45-vjeçarin dhe kishin konsumuar kafe së bashku e kishin rënë dakord në lidhje me divorcin, por një ditë më pas ish bashkëshorti e kishte pritur jashtë ambienteve të punës dhe në momentin që Melisa ka dalë ai e ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vendosur flakë.
E reja tregon se kulmi i konfliktit ka qenë në momentin që e reja është vënë në dijeni se burri i saj kishte marrë para borxh në lagje, sipas saj për të konsumuar lëndë narkotike dhe për këtë arsye u ishte shkatërruar edhe biznesi që kishin, një lokal.

Melisa Trëndafili:

Unë dhe bashkëshorti prej kohësh kishim probleme, na shkatërruan edhe biznesin që kishim, një lokal.

Unë mora vesh se ai kishte marrë lek në lagje borxh për të pirë lëndë narkotike, ai ka ardhur edhe në spital ka mashtruar është prezantuar edhe si vëllai im vetëm për tu futur në spital.

Ne një ditë para ngjarjes u takuam dhe pimë kafe bashkë, folëm dhe ramë dakord për divorcin unë u ktheva te prindërit dhe kisha nisur punë.

Pastaj ditën tjetër, ai kishte ardhur jashtë te puna ime sapo dola une ai më pa erdhi më leu me benzinë dhe më pas më vuri flakën.

Unë i bëj thirrje shtetit, policisë të marrë masa.

The post ‘’Më pa në rrugë, më hodhi benzinën dhe …’’, flet Melisa Trëndafili: Mora vesh që kishte marrë lek borxh për drogë… appeared first on Albeu.com.

Vlora në pushtetin e ujit, PD: Prokuroria të nisë hetimin për situatën e krijuar nga keqmenaxhimi i Bashkisë

By: D Marku
5 October 2024 at 15:00

Kryetari i PD-së në degën e Vlorës Atird Hoxha thotë se përmbytjet e fundit që kanë goditur qytetin kanë sjellë pasoja të rënda për shumë familje dhe pronat e tyre.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PD DEGA VLORË

Të dashur qytetarë,

Fatkeqësisht, këto ngjarje të rënda dhe të përsëritura janë pasojë e mungesës së investimeve të qëndrueshme në infrastrukturën urbane dhe planifikimin afatgjatë nga ana e bashkisë dhe qeverisë së Rilindjes.

Qyteti nën ujë, është një tregues i qartë i papërgjegjshmërisë në menaxhimin e tij.

Përfundimisht, kjo qeveri, ky model nuk kanë më turp e cipë dhe nuk duan të dinë më për qytetin e qytetarët.

Mungesa e energjisë elektrike në të gjithë qytetin për orë të tëra ka përkeqësuar gjendjen në shumë zona për shkak të mosfunksionimit të sistemeve.

Drejtuesit e institucioneve duke filluar nga Kryetari i Bashkisë Vlorë Dredha i II  në rehatinë e tyre e pritën të pushoi shiu dhe u jepnin urdhra punonjësve që i lanë në mëshirë të fatit, pa mjete me rrogë qesharake, ndërkohë që rrogat e tyre i shtuan i bënë miliona.

Sot me siguri do ti shihni tek nxitojnë të hedhin foto me punonjës e makina, duke na treguar se po punojnë për rikthimin e normalitetit.

Një popull që paguan taksa për zyrtarët që e drejtojnë por që mbytet nga keqqeverisja për 30 minuta, është një popull i vjedhur në mënyrë kriminale dhe i përbuzur nga arroganca dhe cinizmi.

Vlora dhe vlonjatët nuk e meritojnë këtë.

Në këto kushte Partia Demokratike Dega Vlorë i bën thirrje Prokurorisë të nisi menjëherë hetimin për situatën e krijuar në qytetin tonë pasi është e qartë se nevoja për masa paraprake dhe efektive nuk është përmbushur, duke lënë qytetin të pambrojtur e në mëshirën e fatit.

 

The post Vlora në pushtetin e ujit, PD: Prokuroria të nisë hetimin për situatën e krijuar nga keqmenaxhimi i Bashkisë appeared first on Albeu.com.

E RËNDË NË FIER/ U paraqit në spital pasi konsumoi fotok*sinë, ndërron jetë 51-vjeçari

By: D Marku
5 October 2024 at 14:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese, fotoksinë.
Shtetasi F. N. u paraqit në spitalin rajonal të Fierit rreth orës 17:00 ditën e djeshme, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.
Materialet procedurale për rastin janë dorëzuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor është angazhuar për të zbardhur rrethanat e kësaj tragjedie dhe për të hetuar shkaqet e konsumimit të lëndës helmuese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

-Ditën e djeshme, rreth orës 17:00, në spitalin rajonal të Fierit, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi F. N., 51 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post E RËNDË NË FIER/ U paraqit në spital pasi konsumoi fotok*sinë, ndërron jetë 51-vjeçari appeared first on Albeu.com.

OKB refuzon kërkesën e Izraelit për të zhvendosur diplomatët nga Libani

By: D Marku
5 October 2024 at 14:40

Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban thanë më 5 tetor se nuk do të lënë pozicionet e tyre në jug, pavarësisht se tha se Izraeli ka kërkuar që ata të “zhvendosen”.

“Më 30 shtator, ushtria izraelite ka njoftuar forcat paqeruajtëse për qëllimin e saj për të ndërmarrë një inkursion të kufizuar tokësor në Liban, Ata na kanë kërkuar që ne të zhvendosemi nga disa pozicione”, tha Forca e Përkohshme e OKB-së në Liban.
“Paqëruejtësit vazhdojnë të jenë në të gjitha pozicionet dhe flamuri i OKB-së vazhdon të valojë. Ne rregullisht ndryshojmë pozicionin tonë dhe veprimet tona dhe kemi plane të gatshme, të cilat mund të zbatohen nëse është e nevojshme”, u tha në njoftim.
Izraeli ka intensifikuar fushatën e tij kundër Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – që nga 23 shtatori, duke vrarë më shumë se 1.110 persona dhe duke detyruar qindra mijëra që të largohen nga shtëpitë e tyre.

The post OKB refuzon kërkesën e Izraelit për të zhvendosur diplomatët nga Libani appeared first on Albeu.com.

ALARM NË ADRIATIK/ Zbulohet anija e dyshimtë pa flamur, dyshohet se po dërgon eksplozivë drejt Izraelit

By: D Marku
5 October 2024 at 13:49

Anija e mallrave Kathrin, për të cilën organizata ndërkombëtare joqeveritare Amnesty International (AI) beson se, ndër të tjera, po transporton eksploziv në Izrael, duhet të mbërrijë në portin e Koprit në Slloveni.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Zyra e kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, por pa dhënë informacion për datën e saktë.

Ky informacion, ndonëse i pasaktësuar, është ndër të dhënat e rralla zyrtare për anijen MV Kathrin, e cila që prej datës 21 korrik lundron nga Vietnami drejt Portit të Koprit në Adriatik, i cili, siç tha zyra e Golobit, do të shërbejë si pikë transiti drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE), për ngarkesën që transporton anija.

“Porti i Koprit është pika hyrëse në BE. Kjo do të thotë se ngarkesa vazhdon rrugën drejt destinacioneve në BE”, thuhet nga Zyra e kryeministrit të Sllovenisë.

Nga korriku deri më 3 tetor, lundrimi i anijes Kathrin, e cila tash e tri ditë po qëndron në një vend në detin Adriatik, pranë brigjeve të Kroacisë dhe Malit të Zi, shkaktoi reagime të zyrtarëve të Namibisë, Portugalisë, organizatave dhe aktivistëve ndërkombëtarë, për shkak të ngarkesës që po transporton dhe destinacionit të mundshëm përfundimtar – Izrael.

Amnesty International dhe Kombet e Bashkuara u bënë thirrje vendeve të mos lejojnë hyrjen e anijes në portet e tyre “duke pasur parasysh rrezikun e qartë se një ngarkesë e tillë do të kontribuonte për kryerjen e krimeve të mundshme të luftës në Gazë”.

Këto agjenci nuk shpjeguan pse ngarkesa nuk u dërgua drejtpërdrejt në Izrael ose pse u zgjodhën portet në Adriatik për shkarkim.

Në itinerarin e anijes Kathrin, e cila lundronte nën flamurin portugez, ishin Namibia, Portugalia, Malta, ndërkaq në ueb faqen MarinTraffic për monitorimin e trafikut detar – destinacion ishte edhe Porti i Tivarit në Malin e Zi.

Më 1 tetor, Porti i Tivarit i tha REL-it se nuk ka marrë njoftim për hyrjen e anijes.

Të premten, më 4 tetor, anija qëndronte në Adriatik rreth 75 milje detare ose rreth 140 km nga Porti i Tivarit dhe se dy ditët e fundit lëvizte në një rreth prej disa kilometrash, pa të dhëna të qarta se në çfarë drejtimi do të shkonte.

Në fund të gushtit, Namibia ndaloi ankorimin për Kathrin
Informacionet e para për anijen Kathrin u shfaqën në media në muajin gusht, kur Qeveria e Namibisë ndaloi ankorimin e anijes në portin Walvis Bay (Gjiri Walvis).

Më 27 gusht, media shtetërore New Era publikoi një artikull se si Namibia “bllokoi një anije që transportonte armë të destinuara për Izraelin” të ankorohej në një port të këtij vendi.

Ministrja e Drejtësisë, Yvonne Dausab, u kërkoi autoriteteve të mos lejojnë Kathrin të hyjë në ujërat e Namibisë.

Sipas ministres Dausab, “vendimi është në përputhje me qëndrimin e Namibisë për konfliktin e vazhdueshëm izraelito-palestinez, duke reflektuar mbështetjen e vendit për popullin palestinez dhe thirrjen e tij për t’i dhënë fund dhunës”.

Duke cituar një hetim policor, ministrja tha se anija “me të vërtetë transportonte materiale shpërthyese të destinuara për Izraelin, dhe për këtë arsye i është ndaluar hyrja në ujërat e Namibisë”, transmetoi BBC.

Anija Kathrin, e ndërtuar në vitin 2010 në kantierin e anijeve Dongfang në Yueqing, Kinë, është një anije mallrash që mund të transportojë ngarkesë deri në 7.138 ton.

Sipas informacioneve nga policia namibiane, aktualisht është i ngarkuar me 60 kontejnerë trinitrotoluen (TNT) dhe tetë kontejnerë me eksploziv heksogen, një prej të cilëve është i destinuar për Izraelin.

REL-i nuk arriti të konfirmojë në mënyrë të pavarur informacionin se kujt i drejtohet ngarkesa e anijes Kathrin dhe as si planifikohet shpërndarja e saj e mëtejshme.

Trinitrotolueni dhe heksogeni janë eksplozivët më të përdorur ushtarakë.

Duke u bazuar në këto informacione, Kombet e Bashkuara kërkuan embargo të armëve. Në fund të gushtit, raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për territoret palestineze, Francesca Albanese, u bëri thirrje vendeve që të refuzojnë hyrjen e anijes në portet e tyre, duke pretenduar se këta eksplozivë janë “përbërës kyç në bombat ajrore dhe raketat që Izraeli përdor kundër Gazës së rrethuar”.

A e hoqi ndërkohë anija flamurin e Portugalisë me të cilin lundronte?

Anija Kathrin lundroi nën flamurin e Portugalisë dhe është e regjistruar në Madeira, ndërkaq ajo është në pronësi të kompanisë gjermane Lubeca Marine Germany Gmbh & Co Kg.

Në një bisedë të shkurtër telefonike, kjo kompani i tha REL-it se nuk do që të komentojë asgjë lidhur me anijen Kathrin.

Pasi autoritetet e Portugalisë, sipas agjencisë së lajmeve Lusa, nisën një hetim për rastin e transportimit të lëndëve plasëse, anija Kathrin kërkoi heqjen e flamurit të vendit, që është një vendim i pakthyeshëm, raportojnë mediat shtetërore portugeze, duke cituar një burim zyrtar qeveritar.

“Të premten, më 27 shtator, pronari i anijes kërkoi zyrtarisht dhe në mënyrë të pakthyeshme anulimin e regjistrimit në Madeira, duke kërkuar kështu heqjen e flamurit portugez”, tha po ai burim.

Media shtetërore, RTP, raportoi se nisma e kompanisë që zotëron anijen erdhi pas një “kërkese për sqarim” nga Qeveria portugeze.

Në tekst thuhet se anija po transporton lëndë shpërthyese të destinuara për prodhuesit e armëve në Izrael, Poloni dhe Sllovaki.

Mediat portugeze raportuan se një anije pa flamur nuk mund të hyjë në asnjë port, çka mund të sqarojë faktin se pse Kathrin prej ditësh qëndron në vend, me lëvizje minimale në detin Adriatik.

Më herët ishte paralajmëruar se në Portin e Tivarit do të hyjë të enjten, më 3 tetor, nga ku do të vazhdojë për në Kopër të Sllovenisë, i vetmi port slloven ndërkombëtar i mallrave, i cili ka rëndësi kyç për lidhjen e Evropës Qendrore dhe Lindore me Mesdheun.

Informatat jozyrtare nga Administrata Detare e Sllovenisë

Nga Administrata për Çështje Detare e Sllovenisë i thanë Radios Evropa e Lirë se nuk kanë pasur njoftim zyrtar para ardhjes së anijes Kathrin.

“Kemi informacione jozyrtare të marra nga agjenti në anije, për planin e mbërritjes në Portin e Koprit”, thanë nga ky institucion, pa saktësuar detaje të tjera.

Të dhënat jozyrtare për heqjen e flamurit portugez nga Kathrin, Administrata për Çështje Detare i ndau me organizatën Amnesty International në Slloveni, duke thënë se ende nuk ka përfunduar kalimi nga regjistri portugez i anijeve në regjistrin e një vendi tjetër.

Është thënë se anija do të mund të lundrojë në Portin e Tivarit vetëm pasi të ketë një flamur të ri, ku synon të shkarkojë një pjesë të ngarkesës, thuhet në informacionin që Amnesty International në Lubjanë ndau me REL-in.

“Pas lundrimit nga Porti i Tivarit, ai ka destinacion Portin e Koprit, ku do të shkarkojë pjesën tjetër të ngarkesës që destinacion ka Poloninë, Çekinë dhe Sllovakinë”, thuhet në emailin që Administrata për Çështje Detare i ka dërguar Amnesty International.

Ndërkohë, disa media kanë shkruar se në vend se drejt Tivarit, anija do të lundrojë drejt portit kroat të Ploçës.

Nga ky port i thanë Radios Evropa e Lirë se aktualisht nuk kanë konfirmim nëse anija do të ankorohet në Ploçe.

“Si operatorë të portit, është obligimi ynë që të ofrojmë shërbimet e portit në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi të Republikës së Kroacisë, gjë që ne e bëjmë në përputhje me të gjitha standardet ligjore dhe të sigurisë, si dhe me procedurat”, thanë nga ky port.

Nga Porti i Koprit nuk deshën të komentojnë, duke thënë se vendimet për hyrjen e anijeve merren nga Administrata për Çështjet Detare.

Organizatat bënë thirrje për respektimin e të drejtës ndërkombëtare

Më 1 tetor, Amnesty International u bëri thirrje Malit të Zi dhe Sllovenisë që të parandalojnë ankorimin e anijes në portet e tyre.

“Ngarkesa vdekjeprurëse që besohet të jetë në bordin e MV Kathrin nuk duhet të arrijë në Izrael, sepse ekziston një rrezik i qartë që një ngarkesë e tillë do të kontribuojë në kryerjen e krimeve të luftës kundër civilëve palestinezë”, u tha nga organizata.

Taja Premk, nga AI-ja sllovene, i tha REL-it se “e drejta ndërkombëtare humanitare i ndalon të gjitha shtetet t’i transferojnë armë te palët në konflikt të armatosur, kur ekziston një rrezik i qartë se kjo do të kontribuonte në kryerjen e krimeve të luftës ose shkeljeve të tjera serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare”.

Premk konfirmoi gjithashtu se ka shumë të panjohura për anijen Kathrin dhe destinacionet përfundimtare të ngarkesës, të cilën po transporton dhe se është shumë e vështirë të arrihet deri tek informacionet zyrtare.

Çfarë përcaktojnë ligjet ndërkombëtare për tregtinë e armëve të vendeve në konflikt?

Në nivel global, Traktati i Tregtisë së Armëve përcakton standarde të përbashkëta ndërkombëtare për rregullimin e tregtisë së armëve konvencionale, municionit, si dhe pjesëve dhe komponentëve.

As ky traktat dhe as ligji ndërkombëtar nuk ndalojnë transferimet e armëve, si të tilla në një konflikt të armatosur në zhvillim e sipër.

Megjithatë, ato ndalojnë transferime të tilla në rrethana të caktuara, ndërkaq disa shtete përmbahen nga transferimet për palët në konfliktet e armatosura në zhvillim e sipër, si çështje e ligjit ose politikës kombëtare, thuhet në faqen zyrtare të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).

“Shteteve nënshkruese të Traktatit u ndalohet të autorizojnë eksportin, importin, transitin, transportimin dhe ndërmjetësimin e armëve, municioneve, si dhe pjesëve dhe komponentëve nëse e dinë se këto armë ose objekte do të përdoren për të kryer krime lufte ose krime të tjera ndërkombëtare”, thuhet në faqen e KNKK-së.

Përveç kësaj, Konventa e Gjenevës ndalon shtetet nënshkruese të transferojnë armë tek një palë në një konflikt të armatosur – pavarësisht nëse është një grupim i armatosur shtetëror apo joshtetëror – kur ekziston rreziku i qartë se kjo do të kontribuonte në shkeljen e së drejtës ndërkombëtare humanitare./ REL

The post ALARM NË ADRIATIK/ Zbulohet anija e dyshimtë pa flamur, dyshohet se po dërgon eksplozivë drejt Izraelit appeared first on Albeu.com.

SPAK nuk i ndahet drejtorëve të bashkisë së Tiranës. Erinda Finos së parkimeve i sekuestrohet telefoni

By: D Marku
5 October 2024 at 13:46

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme SPAK për korrupsionin brenda bashkisë së Tiranës ka zbuluar edhe një tjetër drejtoreshë nën dyshime për shpërdorim detyre.

Burime jo zyrtarë për “Ora News” bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll dhe me një mandat të lëshuar nga Gjykata e Posaçme i ka sekuestruar telefonin Drejtoreshës së Përgjithshme të institucionit “Tirana Parking”.

Më herët ajo ka mbajtur edhe detyrën e Drejtueses së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Sipas burimeve të hapura të informacionit, Erinda Fino ka qenë e denoncuar sa i takon tenderave të dhëna në mënyrë të dyshimtë.

Lidhur me sekuestrimin e aparatit celular nuk dihet zyrtarisht nëse SPAK ka nisur një tjetër hetim, apo është në vazhdën e hetimeve që po kryhen për dosjen e abuzimeve përmes kompanisë tashmë famëkeqe “5D Konstruksion”, ku në burg vijojnë të jenë dy ish-drejtorët dhe pronarët e kësaj kompanie Redi Molla dhe Mariglen Qato.

The post SPAK nuk i ndahet drejtorëve të bashkisë së Tiranës. Erinda Finos së parkimeve i sekuestrohet telefoni appeared first on Albeu.com.

Kush janë VIP-at që përfliten si banorët e ‘BBVA4’?

By: D Marku
5 October 2024 at 13:14

Kur kanë mbetur dhe më pak se dy muaj nga startimi i “Big Brother”, kanë nisur të dalin edhe emrat e parë të konkurrentëve që pritet të bëhen pjesë e lojës. Në rrjet një interes të madh ka pasur në lidhje me emrat që do të futen në shtëpinë e famshme për të garuar për çmimin e madh.

Një emër surprizë që duket se këtë vit do të bëhet pjesë e lojës është Lei Kraja. Moderatorja simpatike, është ndër emrat e parë që përflitet si pjesë e garës.

Një tjetër emër është edhe ai i Drilon Hoxhës. Aktori dhe regjisori, vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projektet e tij filmike që ka sjellë për publikun. Por tashmë, është momenti që publiku ta njoh edhe atë si personazh, krahas filmave që ai prodhon dhe luan. Bëhet me dije se aktori do ti bashkohet kastit në lojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Tiri Gjoci është një artist i ri në tregun muzikor, por që shumë shpejt ai ka bërë fansa, duke vlerësuar muzikën e mirë, por edhe natyrën e tij prej playboy. Një ftesë për këtë spektakël ka edhe për Tirin, që me gjasa do të jetë një ndër artistët që bëhet pjesë e këtij formati. Për Tirin, kjo do të jetë një mundësi e mirë, që të njihet nga publiku edhe si karakter dhe jo vetëm nëpërmjet muzikës së tij.

Një tjetër emër i lakuar është edhe ai i Visjan Ukcenajt. Aktori, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e “Portokalli” është një ndër emrat e lakuar për të qenë pjesë e spektaklit. Si një personazh me shumë humor, por edhe ironi, jemi të sigurt që Visjani do ta gjente shpejt rrugën e suksesit në këtë reality.

Nga ana tjetër, Cubi Metkaj ishte aktorja që vitin e shkuar u përfol gjatë si një konkurrente e mundshme. Madje në ato muaj, vetë aktorja në deklaratat e saj linte të kuptohej se do të bëhej pjesë e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Natyrisht që edhe për Cubin ka pasur një ftesë, ndaj tashmë është në dorën e saj për të parë nëse do ta pranojë këtë herë ftesën për t’u bërë pjesë e reality për më shumë se 100 ditë.

Dori dhe Devi, ishprezantuesit e “Fiks Fare”, mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni. Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha.

Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.

Një tjetër emër i përfolur është edhe ai i Sara Hoxhës. Ish-partnerja e Ledrit, tashmë është e angazhuar me biznesin e saj, duke mos pas më angazhime televizive. Dhe ndoshta tashmë, si single dhe me një dëshirë të madhe për të vijuar të qëndrojë një figurë e dashur për publikun, Sara do të tentojë edhe famën që ky reality ka. Megjithatë, blogerja ende nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me ftesën e mbërritur nga produksioni.

Dy emra të tjerë që deri ditët e fundit ishin komplet të fshehtë janë edhe Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo. Dy djemtë, pritet që këtë vit t’i thonë po garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Kastro Zizo është i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh herë edhe ironike. Ndaj edhe prania e tij në këtë format po pritet me interes. Nga ana tjetër Eugenti është një artist shumë i dashur për publikun, por që rrallë e kemi parë të dalë nga arti i tij për të folur për jetën private. Ndaj edhe kjo mundësi për të do të ishte një pikë e rëndësishme takimi mes tij dhe ndjekësve të tij.

Një tjetër emër është edhe ai i Rinian Lekës. Ish-pjesëmarrës në Përputhen, djaloshi bëri për vete publikun. Me pamjen e tij prej modeli dhe me natyrën e djalit xhentil, ai mesa duket është gati që të provojë edhe këtë eksperiencë. Teksa organizatorët janë ende duke punuar për detaje të tjera, duket se kasti i emrave po plotësohet, duke lënë edhe disa emra surprizë, që me gjasa do të zbulohen në javët e fundit para fillimit të spektaklit.

Burimi:Panorama.Plus

The post Kush janë VIP-at që përfliten si banorët e ‘BBVA4’? appeared first on Albeu.com.

PAMJE/ Situata alarmante nga reshjet, Vengu jep lajmin “e madh”: 24 efektivë të FA-ve në Vlorë

By: D Marku
5 October 2024 at 12:40

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bën të ditur sot se të gjitha strukturat e emergjencave civile vijojnë të jenë të angazhuara në terren që prej pasdites së djeshme, për të riparuar të gjitha problematikat e shkaktuara nga reshjet me intensitet të lartë.

Si pasojë e punës së bërë gjatë gjithë natës dhe ndërprerjes së reshjeve, situata është përmirësuar.

Aktualisht, puna e të gjitha strukturave: bashkisë së Vlorës, UK Rajoni Vlorë, Drejtoria Vendore e Policisë, OSHEE, Prefekturës, është përqëndruar në 4 kryqëzime ende të bllokuara në qytetin e Vlorës, i cili u prek më shumë nga situata e keqe e motit në 24 orët e fundit.

Në mbështetje të tyre, ministri Vengu bëri të ditur se janë edhe 24 efektivë të Forcave të Armatosura, me 5 mjete transporti, 3 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 2 pompa thithëse.

“Trupat në terren po punojnë për largimin e ujit në blloqet e banesave midis akseve të bllokuara: tek Universiteti, rruga “Albano e Romina”, Dyqanet e reja, si dhe te Kisha Ortodokse. Prezencë uji ka dhe brenda xhamisë së qytetit”, tha ai.

Efektivët e FA po punojnë me dy pompa për largimin e ujit nga stacioni kryesor i pompimit, ku ende vazhdon të ketë prezencë uji.

Sipas tij, hidrovori i qytetit punon me kapacitet të plotë, duke bërë tërheqjen graduale të ujit. Është stakuar energjia elektrike në disa blloqe banesash të qytetit, kryesisht aty ku kabinat elektrike kanë prani uji.

Situata vazhdon të ndiqet në terren nga autoritetet vendore dhe Drejtori i Gatishmërisë dhe Veprimeve Operacionale në AKMC.

The post PAMJE/ Situata alarmante nga reshjet, Vengu jep lajmin “e madh”: 24 efektivë të FA-ve në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Kurti për koalicionin Guxo dhe Alternativën: Do të jemi bashkë, siç kemi qenë në fushatë e në fitore

By: D Marku
5 October 2024 at 12:24

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së shprehur mirënjohjen e tij për presidenten Osmani, Konjufcën, Gërvallën e Kusari-Lilën.

Ai foli edhe për koalicionin me Guxo dhe Alternativën, duke thënë se janë bashkë, siç kanë qenë në fushatë dhe siç tha ai, në fitore e në qeverisje, përcjell Klankosova.tv.

“Në veçanti dua të shpreh mirënjohjen time sot për këto vite bashkëpunimi me presidentes e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca, me partinë Guxo dhe Alternativën, për Donika Gërvallën dhe Mimoza Kusarin, duke thënë që ne mbështetemi te njëri-tjetri, sepse populli mbështetet në ne, e ne tek ai” .

“Me Guxo dhe Alternativën do të jemi bashkë në koalicion, ashtu siç kemi qenë bashkë në fushatë, bashkë në fitore, bashkë në qeverisje, së bashku sërish në një listë për zgjedhjet e ardhshme, e para qytetarëve jemi, sepse mbetemi ballëhapur e të gëzuar si askush tjetër para nesh, e nuk po mund të them pas nesh, sepse do të fitojmë sërish”, u shpreh tutje Kurti.

The post Kurti për koalicionin Guxo dhe Alternativën: Do të jemi bashkë, siç kemi qenë në fushatë e në fitore appeared first on Albeu.com.

Gjykata e Korçës lë në burg Bledar Trëndafilin, do*gji me ben*zinë bashkëshorten

By: D Marku
5 October 2024 at 12:15

Ditën e sotme në Gjykatën e Korçës u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 45-vjeçarit Bledar Trëndafili, i cili u arrestua vetëm dy ditë më parë pasi dogji bashkëshorten e tij.

Trëndafili u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga gjykata e Korçës pas ngjarjes së rëndë.

Rreth orës 17:00 të pasdites së 31 gusht, teksa bashkëshortja e tij ka qenë duke u kthyer nga puna, Trëndafili ka hedhur benzinë drejt saj dhe më pasi i ka vënë flakën.

31-vjeçarja u ndalua nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci pak metra larg banesës ku jetonte me nënën e saj dhe dy fëmijët e mitur 3 dhe 5 vjeç pas ndarjes.

E dëmtuara më pas mori ndihmën e parë në spitalin e Korçës dhe u transportua për mjekim të specializuar drejt Tiranës.

The post Gjykata e Korçës lë në burg Bledar Trëndafilin, do*gji me ben*zinë bashkëshorten appeared first on Albeu.com.

Tabaku: Studentët e mjekësisë fituan betejën në GJK, por puna e detyruar vazhdon! Fatkeqësi që …

By: D Marku
5 October 2024 at 11:50

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video në rrjetet e saj sociale për vendimin e fundit të kuvendit që nuk arriti të korrigjojë vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese por i detyron prapë studentët e mjekësisë që të punojnë me detyrim.

Një vendim që kujton komunizmin, u shpreh Tabaku ndërsa theksoi se parlamenti nuk korrigjoi veten e tij duke miratuar diçka në kundërshtim me kushtetutën.

Ajo kujtoi fitoren e studentëve të mjekësisë në Gjykatën Kushtetuese, e cila rrëzoi ligjin që i detyronte ata të paguanin gjobë ose të punonin sipas kushteve të vendosura nga shteti, krahasuar me metodat e periudhës së komunizmit.

Reagimi i plotë i Tabakut

Studentët e Mjekësisë fituan një betejë në GJK për të rrëzuar një ligj i cili thoshte ose paguani gjobën ose punoni aty ku dua unë dhe si dua unë, si në kohë të komunizmit.

Fatkeqësisht, Parlamenti nuk e riparoi, nuk e korrigjoi këtë ligj dhe puna e detyruar do të vazhdojë që të ekzistojë.

Unë besoj që nuk ka sot familje e student mjekësie që mbasi ka investuar në një ndër profesionet më të vështira në fakt e që kërkon më shumë kohë e angazhim edhe sfilitëse nga pikëpamja e energjive, të thotë që nuk dua të punoj, por problemi është që sot në sistemin shëndetësor, studentët e kanë të pamundur që të specializohen, që të zhvillohen, me pajisjet që ka atje, me teknologjinë që ka atje, me pagat që ka sot mjekësia por nga ana tjetër dhe me metodat që sot ofrohen.

Kështu që e shohin si alternativë largimin. Për mua nuk është kjo alternativa. Alternativa për mua është që ta ndryshojmë e të ndërtojmë këtu një sistem të drejtë por që këtu nuk ekziston.

Unë nuk besoj se ka ligj në botë që mund të detyrojë të rinjtë të lëvizin nga njëra anë dhe nga ana tjetër, të fitojnë eksperiencë që sot fatkeqësisht nuk e kanë në shtet.

Unë do të jem në mbrojtje të studentëve dhe të drejtës së tyre, kudo që janë dhe sido që ato të luftojnë.

Është fatkeqësi që sot shohim trurin e Shqipërisë të jetë i detyruar që të largohet. Këtë betejë duhet të fitojmë ne. Edhe për ta ndryshuar sistemin e kalbur të shëndetësisë.

The post Tabaku: Studentët e mjekësisë fituan betejën në GJK, por puna e detyruar vazhdon! Fatkeqësi që … appeared first on Albeu.com.

PD: Në burg duhet të jetë Fatmir Xhafaj dhe “prestanomet” e tij me të cilët pastron para, jo Ervin Salianji

By: D Marku
5 October 2024 at 11:39

Genta Vangjeli zëdhënësja e antikorrupsionit në PD është shprehur në një deklaratë për mediat se Fatmir Xhafaj është autori i hakmarrjes me burgosje të numrit 2 të grupit parlamentar të PD, Ervin Salijanji, fakt që u denoncua pak ditë më parë nga emisioni investigativ ‘Plug’.

Deklarata e zëdhënëses së antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Fatmir Xhafaj, autori i hakmarrjes me burgosje të numrit 2 të grupit parlamentar të PD, Ervin Salijanji u denoncua pak ditë më parë nga emisioni investigativ ‘Plug’.

Skandale korruptive e pastrim parash, ku rezultojnë të përfshirë kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj,  ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama. I gjithë operacioni u ndërtua mbi kompanitë e të afërmit të Xhafës.

Prona shtetërore të grabitura me firmë të Erjon Veliajt dhe Fatmir Xhafajt, në një operacion të dyshuar korruptiv dhe me lejet e ndërtimit të miratiuara nga Edi Rama.

1. Ndërtimin e kompleksit ‘Square 21’ me adresë në rrugën e Kavajës në Tiranë, mbi truall dhe godina shtetërore, dhe më pas me një angazhim personal të Veliajt dhe Fatmir Xhafajt, u krye dhe kopsitja e dokumenteve.

2. Ndërtimin e ‘Eye of Tirana’ mbi truall shtetëror dhe legjitimimi i 7 kateve pa leje të ndërtuara nga njeriu i Fatmir Xhafajt.

3. Ndërtimin e kullës 25 kate tek komuna e Parisit dhe miratimi i lejes së ndërtimit për subjektin ‘Unico Constrution’ shpk blerë me vlerë simbolike nga i afërmi i Fatmir Xhafajt.

4. Ndërtimin në 320 mijë metra katror te diga e liqenit, nga subjekti ‘BUILDING CONSTRUCTION INVEST’, gjithashtu kompani e blerë nga njeriu i Xhafajt.

5. Ndërtimin e strukturës akomuduese me aplikues investitorin strategjik ‘Klais shpk’ në pronësi të të afërmit të Fatmir Xhafajt , përjashtuar për 10 vite nga pagesa e tatim fitimit, taksat e pronës, edhe nga taksa për ndikimin në infrastrukture, i cili do të paguajë vetëm 6 % TVSH.

Pra, njeriu i Fatmir Xhafajt, i atakuar publikisht nga kryeministri, shndërrohet po  me bekimin e tij në përfituesin më të madh të lejeve për kulla dhe favoreve shtetërore

Në burg duhet të ishte jo Ervin Salijani, por Fatmir Xhafaj së bashku me prestanomet e tij, përmes të cilëve pastron para.

Për shkak të vëllait të tij trafikant ndërkombëtar droge, të dënuar nga drejtësia italiane, Fatmir Xhafaj duhej të ishte nën hetim pasuror financiar siç e parashikon ligji antimafia dhe jo në krye të komisionit të ashtuquajtur “antikorrupsion” e as në pozicionin për të thirrur në raportim të gjitha institucionet e asaj që quhet “drejtësia e re”.

Refuzimi i drejtuesve të institucioneve të drejtësisë për t`u paraqitur para Fatmir Xhafajt është një gjysmë hapi në drejtimin e duhur, i cili do të ishte i kotë, nëse Fatmir Xhafaj nuk merret nën hetim për të kuptuar burimin e pasurive të tij.

The post PD: Në burg duhet të jetë Fatmir Xhafaj dhe “prestanomet” e tij me të cilët pastron para, jo Ervin Salianji appeared first on Albeu.com.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, i riu nga Bulqiza ekstradohet nga Vjena drejt Shqipërisë

By: D Marku
5 October 2024 at 11:20

Operacioni “Para drejtësisë” ka çuar në ekstradimin e një shtetasi shqiptar nga Vjena, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Gjykatës së Elbasanit. I ekstraduari, N. A., 26 vjeç, është dënuar me mbi 3 vjet burgim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Ekstradimi u finalizua falë koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Austri.

Shtetasi N. A., Bulqiza, ishte i kërkuar për një rast të ndodhur në vitin 2021, kur u kap në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Lizës”.

Ai po transportonte me furgon, së bashku me katër shtetas të tjerë, 10 emigrantë nga Siria që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe kishin si destinacion shtetet e Bashkimit Europian.

Pas ekstradimit, N. A. do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit të tij, rreth 2 vjet.

The post I shpallur në kërkim ndërkombëtar, i riu nga Bulqiza ekstradohet nga Vjena drejt Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Vëllai i tij feston sot ditëlindjen, Jul Deda prek me dedikimin: Je për çmim Nobel

By: D Marku
5 October 2024 at 11:15

Aktori i njohur shqiptar, Jul Deda, ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, duke uruar vëllain e tij, Mario Dedën, për ditëlindje. Përmes një postimi emocionues në Instagram, ku shfaqen të dy vëllezërit të buzëqeshur dhe të përqafuar, Jul Deda shkruan:

“Mario Deda, ma gëzofsh ditëlindjen. Je një vëlla për çmim Nobel! U bëfsh 100 vjeç, vëllai im i vogël, por me zemër të madhe. Zoti ta bekoftë familjen. Të dua fort…!”

Ky urim ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e aktorit, të cilët kanë dërguar urime dhe mesazhe dashamirëse për vëllain e tij.

Kujtojmë se aktori i njohur, pas eksperiencës në Big Brother VIP Albania, ka marrë moderimin e ‘Fiks Fare’, së bashku me Xhemi Shehun, format që po u shkon shumë përshtat.

The post Vëllai i tij feston sot ditëlindjen, Jul Deda prek me dedikimin: Je për çmim Nobel appeared first on Albeu.com.

Juliana Nura zbulon romancën e re, publikon foto me partnerin

By: D Marku
5 October 2024 at 10:52

Ish finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, e njohur si Xhuli, përmes një postimi të fundit, ka zbuluar se po shijon një romancë të re dashurie.

Juliana postoi një fotografi e ulur në natyrë, teksa shihet me duar të shtrënguara me një burrë me tatuazhe.

“Gjithmonë duke të ta kapur dorën”, shkroi ajo, krahas postimit, teksa shihet e buzëqeshur dhe e lumtur.

Tashmë presim zbulimin e plotë të portretit të të dashurit.

The post Juliana Nura zbulon romancën e re, publikon foto me partnerin appeared first on Albeu.com.

Përmbytja e Vlorës, Dredha: Uji është ende prezent në qytet! Në 2 orë e gjysmë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu

By: D Marku
5 October 2024 at 10:45

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka zbuluar në një komunikim të drejtpërdrejtë për mediat se mëngjesin e sotëm në lagjet e qytetit bregdetar ka ende prezencë të ujit.

Ai zbuloi se ditën e djeshme ka pasur një prurje të pazakontë prej 180 milimetrash në 2 orë e gjysmë, prurje e cila zakonisht regjistrohet në një periudhë rreth 30-ditore sipas tij.

Dredha apeloi drejt qytetarëve që të tregojnë durim në këto momente pasi në Vlorë ka disa pika të prekura rëndë nga përmbytjet.

Ai shtoi se hapi i radhës do të jetë evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga reshjet e dendura dhe më pas aktivizimi i fondit të emergjencave.

“Ka prezencë uji në disa lagje të qytetit. Ka pasur një prurje prej 180 mm për 2 orë e gjysmë, prurje e cila mund të ndodhë për një muaj. Qytetarët duhet të jenë pak të duruar, sepse kemi disa pika të prekura rëndë. Hapi tjetër është evidentimi i gjithë dëmeve të shkaktuara në terren që më pas të aktivizohet edhe fondi i emergjencave për të ndihmuar banorët”, tregoi ai për News24.

The post Përmbytja e Vlorës, Dredha: Uji është ende prezent në qytet! Në 2 orë e gjysmë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu appeared first on Albeu.com.

VIDEO e re nga zjarri në azilin privat/ Reagon zyrtarisht policia dhe publikon PAMJET: U lënduan 4 të moshuar

By: D Marku
5 October 2024 at 10:27

Një azil në Tiranë u përfshi nga flakë në rrugën “Ali Visha” në kryeqytet.

Sipas policisë të lënduar mbetën katër të moshuar të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në pamjet e publikuara shihet edhe momenti kur shpëtohen të moshuarit.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në ndihmë të moshuarve të një azili, të cilët kishin mbetur të bllokuar, pasi kishte rënë zjarr.

Më datë 05.10.2024, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se në një azil në rrugën “Ali Visha”, kishte rënë zjarr dhe të moshuarit që akomodohen në ambientet e azilit, kishin mbetur të bllokuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 4 të moshuar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.”– njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

 

The post VIDEO e re nga zjarri në azilin privat/ Reagon zyrtarisht policia dhe publikon PAMJET: U lënduan 4 të moshuar appeared first on Albeu.com.

Moti i keq, MIE: Vijojnë operacionet për normalizimin e situatës nga reshjet

By: D Marku
5 October 2024 at 10:17

Prej mbrëmjes së djeshme dhe gjatë ditës së sotme, vendi është përfshirë nga moti i keq.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se për pasojë, janë regjistruar disa problematika në zona të ndryshme të vendit.

Sipas MIE-s, grupet e punës në të gjithë territorin kanë qenë në gatishmëri dhe po vijojnë operacionet deri në normalizimin e situatës.

Në aksin Levan-Vlorë, si pasojë e prurjeve të mëdha, ka prezencë uji në një pjesë të segmentit, në zonën pranë rrethrrotullimit të Nartës.

Po punohet për largimin e ujit nga rruga.

Në rajonin verior ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në akset Dushaj–Sheshi i Trageteve–Lekbibaj, Burrel–Klos, Lezhë–Vau Dejës, Bogë–Theth. Menjëherë është bërë pastrimi dhe qarkullimi po vijon normalisht.

Në zonën e Vlorës, për shkak të prezencës së lartë të ujit, OSSH ka stakuar nga puna nënstacionin që furnizon me energji elektrike një pjesë të konsiderueshme të qytetit.

OSSH ka marrë masa që objektet e rëndësisë së veçantë të furnizohen normalisht. Grupet e punës ndodhen në terren për riparimin e defekteve dhe rivendosjen në funksion të rrjetit elektrik. Aktualisht, në të gjithë vendin, janë 13 fidra jashtë funksionit.

Në të gjithë vendin, situata e furnizimit me ujë, si dhe impiantet e përpunimit të ujërave të ndotura, janë në kushte optimale.

Në intervalin kohor 12:00 – 15:00, disa fluturime që ishin për t’u ulur në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) janë devijuar drejt aeroporteve të vendeve fqinje. Aktualisht, operimi në TIA vazhdon normalisht.

Në Portin e Durrësit, situata paraqitet pa probleme. Nuk ka problematika as në përpunimin e mallrave.

Vetëm anijet e peshkimit nuk janë lejuar të dalin në det deri në një urdhër të dytë nga Kapiteneria e Portit.

The post Moti i keq, MIE: Vijojnë operacionet për normalizimin e situatës nga reshjet appeared first on Albeu.com.

Zbulohet data, ja kur starton “Big Brother Vip Kosova”

By: D Marku
5 October 2024 at 10:12

Fillimi i tetorit pritet të sjellë edhe edicionin e tretë të “Big Brother Vip Kosova”.

Revista “Kosovarja”, bën me dije që këtë vit ky spektakël do të startojë me 11 Tetor.

Kujtojmë që edhe këtë vit “BBVK”, pritet të jetë nën moderimin e Alaudinit dhe Jonidës. Ndërsa është përfolur se Einxhel Shkira dhe Milaim Zeka do jenë opinionistët e këtij sezoni. Po ashtu, prej disa muajsh është zbuluar se Olsa Muhameti është një prej producenteve ekzekutive, duke u zhvendosur nga Shqipëria në Kosovë, për t’u fokusuar në këtë format që kërkon shumë angazhim.

Ende asgjë nuk është konfirmuar, ndaj na mbetet të presim për të zbuluar se kush do jenë protagonistët e këtij formati tejet të ndjekur.

The post Zbulohet data, ja kur starton “Big Brother Vip Kosova” appeared first on Albeu.com.

“E gjeta gruan në krevat me një mashkull tjetër, u mbuluan të dy dhe …” Aktori i famshëm zbulon skenën e tmerrshme të xhelozisë, reagon gruaja

By: D Marku
5 October 2024 at 09:46

Aktorja Raimonda Shundi dhe bashkëshorti i saj, Naun Shundi ishin të ftuarit e kësaj puntate të emisionit ‘’Glamour’’ në Ora News.

Aktori Naun Shundi rrëfeu në intervistë se si e gjeti gruan në krevat me një mashkull tjetër, për të zbuluar më tej që ishte vetëm një ëndërr.

Naun Shundi: Një rast kur Mondën e kam parë të ulur në një krevat me një mashkull tjetër që nuk e njihja.

U shtrinë të dy dhe u mbuluan.

Ndërkohë që unë vajta të heq mbulesën me doli gjumi.

The post “E gjeta gruan në krevat me një mashkull tjetër, u mbuluan të dy dhe …” Aktori i famshëm zbulon skenën e tmerrshme të xhelozisë, reagon gruaja appeared first on Albeu.com.

❌
❌