Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 6 October 2024Main stream

“Penallti vetëm në balet, jo në futboll”, Shkëmbi shpërthen ndaj VAR: flasin trajnerët protagonistë

By: user 2
6 October 2024 at 21:54

Humbja e parë në kampionat nuk është përjetuar mirë nga Bledi Shkëmbi, që ka parë Tiranën e tij të dorëzohet 3-1 në Durrës përballë Teutës. Dy penallti në fakt kanë vendosur fatin e ndeshjes në Niko Dovana dhe tekniku korçar nuk është përmbajtur pas ndeshjes: Mendoj se nuk është penallti? Nuk mendoj, se jam i sigurt, se kemi edhe ne televizorë siç ka VAR-i – insistoi Shkëmbi -. Është vendim i tyre, ata janë shefat për këtë punë. Nuk thashë gjë të keqe për VAR-in e arbitrin. Por siç dola unë jashtë, pashë në TV, pashë që lojtari mbrojtës që largon topin dhe e prek. Nuk është penallti në lojën e futbollit, pastaj në ndonjë lojë tjetër, baleti, mund të jetë”, tha Shkëmbi pas ndeshjes.

Martini, tekniku i Teutës, në anën tjetër i gëzohet rezultatit por jo performancës: “Rezultati më i mirë, nuk është ndeshja më e mirë e Teutës. Kur fiton 3 pikë je i kënaqur, goli na shpërqendroi pak. Në pjesën e dytë lëvizëm diçka. Futëm Torraj për të qenë më të rrezikshëm në topat që do ktheheshim. Jam i kënaqur me djemtë dhe fitoren, sot ishim pragmatistë, pavarësisht se te goli i pësuar duhet të ishim më të kujdesshëm”.

BRDARIC E BORDIN KUNDËRSHTARË NË “GJYKIM”

“Për opinionin tim ishim ekipi më i mirë dhe e meritonim fitoren. Vetëm topi nuk kaloi rrjetën. Nga njëra anë kemi fituar 1 pikë, nga ana tjetër kemi humb 2 pikë”. Tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdaric, pas 0-0 me Elbasanin mendon se skuadra e tij ishte ajo më e mira në fushë. Gjermani, sidoqoftë nuk është i shqetësuar nga humbja e kreut dhe është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion: “Ne kemi zëvendësime, djem të rinj që duhet të presin për momentin të luajnë. Duam të jemi sa më të mirë në çdo merkato. Nuk e kam mendjen çfarë do ndodhë në merkato, jam i lumtur me çfarë kam. Mendoj si të fitoj ndeshjet në javët në vijim”.

Lexo më tejVideo/ Teuta dënon Shkëmbin me humbjen e parë: dorëzohet Tirana, asgjësohen me shtylla Vllaznia e Elbasani

Tekniku i Elbasanit Bordin ka tjetër mendim dhe beson se verdheblutë nuk morën asgjë të pamerituar: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, përballë një kundërshtari shumë të fortë dhe ne u treguan shumë të zotë që nuk pësuam gol sot. Luajtëm mirë, është e vërtetë që loja ishte me fraksione. Mund të pësonim gol, por edhe mund të shënonim në disa fraksione të ndeshjes – tha italiani që shtoi -. Duhet ti prisnim, ashtu siç kemi bërë në ndeshjet e fundit, disa rinisje u bënë mirë, disa jo. Duhet të komplimentoj djemtë, sepse kanë ditur të vuajnë dhe në fund mendoj se e kemi merituar barazimin”.

The post “Penallti vetëm në balet, jo në futboll”, Shkëmbi shpërthen ndaj VAR: flasin trajnerët protagonistë appeared first on Lapsi.al.

Video/ Teuta dënon Shkëmbin me humbjen e parë: dorëzohet Tirana, asgjësohen me shtylla Vllaznia e Elbasani

By: user 2
6 October 2024 at 21:38

Në Elbasan Arena nuk ka fitues mes Vllaznisë e Elbasanit. Katër trarë të goditur për një barazim pa gola, që dorëzon kreun e renditjes te Partizani. Teuta, ndërkohë, i shkaktoi humbjen e parë në kampionat, Bledi Shkëmbit, duke thyer 3-1 Tiranën, në javën e tetë të Superiores.

VLLAZNIA 0-0 ELBASANI

Asnjë fitues mes Vllaznisë dhe Elbasanit, që bën të buzëqeshë Partizanin, tani në krye të renditjes. Në Elbasan Arena katër shtylla e një gol i anuluar me VAR mbajnë paqen dhe dorëzojnë nga një pikë për dy skuadrat. Sidoqoftë, ndeshja u luajt me ritëm të lartë dhe me shumë raste nga të dy skuadrat. Shkodranët kanë qenë në fakt të pafat, duke u ndalur një herë nga shtyllën e dy herë të tjera nga traversa, me portierin Abalora të mundur. Në anën tjetër, Elbasani pa t’i anulohej me VAR një gol në fundin e pjesës së parë. Vllaznia ngjitet në 14 pikë, në shoqërinë e Egnatias e Dinamos, ndërsa Elbasani zbret në vendin e pestë me 13 pikë.

Lexo më tej: Video/ Zabërgja fantastik, Dinamo e Dajës merr kreun për 24 orë: Laçi mbetet i fundit

TEUTA 3-1 TIRANA

Teuta dhe Tirana i dhanë jetë një ndeshje të luftuar në stadiumin “Niko Dovana”, që përfundoi 3-1 në favor të durrsakëve. Shkëmbi pëson kështu humbjen e parë, pikërisht nga ish-skuadra e tij. Shkodrani Arsid Kruja, zhbllokoi rezultatin në minutën e 8’, por euforia te Teuta zgjati vetëm 4 minuta. Tirana barazoi rezultatin me Ismajlin dhe rezistoi deri në pushim.

Gjërat u komplikuan në pjesën e dytë kur dy penallti spostuan ekuilibrat. Kola pengon Nasr por duhet ndërhyrja e VAR për të akorduar 11 metërshin që Torraj e shndërroi në gol në minutën e 74’. Avantazhi i dha kthjelltësi manovrës së skuadrës së Martinit, ndërsa Tirana la hapësira prapa, duke tentuar të evitojë humbjen.

Llogaritë u mbyllën në minutën e 89’ kur arbitri Yzeiraj drejtoi dorën edhe njëherë nga pika e bardhë për faullin e Selmanit ndaj Nasr. Egjiptiani e mori vetë përsipër, u ndal nga portieri në goditjen e tij, por topi I mbërriti sërisht në këmbë dhe këtë herë Selmani nuk mund të bënte më asgjë.

Përfundoi 3-1 dhe është suksesi i dytë radhazi për Teutë, që pret më me qetësi tashmë sfidën e ardhshme me Egnatian, ndërkohë që Tirana shkon drejt derbit me Dinamon e mundur për herë të parë pas 6 barazimesh dhe 1 triumfi me 9 pikë dhe vendin e shtatë në renditje, e kaluar nga skuadra e Martinit, tani me 13 pikë.

The post Video/ Teuta dënon Shkëmbin me humbjen e parë: dorëzohet Tirana, asgjësohen me shtylla Vllaznia e Elbasani appeared first on Lapsi.al.

Video/ Dygolësh i Marmoush, Eintracht ndalon Bayern në shtesë: bavarezët kapen nga Leipzig

By: user 2
6 October 2024 at 20:29

Java e 6-të e Bundesligës nuk përbën pikën e kthesës për Bayern Munich, që sheh fitoren që do t’i jepte Kompany kryesimin vetmitar dhe +5 ndaj Leverkusen të shuhet. Bavarezët u arritën dy herë nga Eintracht Frankfurt, të udhëhequr nga Marmoush (një dygolësh) dhe nga pritjet e Kauã Santos, dhe barazuan 3-3 në ndeshjen e madhe. Krijohet kështu një dyshe kryesuese: Bayern në vendin e parë bashkë me Leipzig, fitues ndaj Heidenheim (1-0), në kuotën e 14 pikëve.

EINTRACHT FRANKFURT-BAYERN MUNICH 3-3

Një ndeshje e çmendur i fshin pokerin fitues në transfertë teknikut Kompany, mission i arritur vetëm nga Hitzfeld në krye të Bayern: Eintracht u rikthye dhe barazoi në minutën e 93’, për të fiksuar shifrat 3-3 në Ëaldstadion. Një pjesë e parë fantastike për nga intensiteti dhe emocioni, në një ndeshje të nivelit të lartë për kreun e Bundesligës. Eintracht e pa veten në disavantazh në minutën e 15’ falë golit të Kim Min-jae. Eintracht u kundërpërgjigj menjëherë, duke barazuar në minutën e 23’ me galopimin e Marmoush pas një asisti nga Knauff dhe prekjen fituese që mposhti Neuer.

Lexo më tejVideo/ Bayern goleada e dytë në katër ditë: shpartallohet Werder, fantastik Olise

Bayern e ndjeu goditjen dhe vendasit përfituan të përmbysin rezultatin. Marmoush asistoi për Ekitiké, që I çoi shifrat 2-1 në minutën e 35’. Bayern reagoi shpejt dhe i mjaftuan tre minuta për të barazuar me Upamecano. Përmbysja këtë herë është e Bayern me Olise që shënoi në minutën e 53’ me një goditje të fuqishme dhe precize. Eintracht gjeti forca dhe në minutën e tretë shtesë barazoi 3-3 me Marmoush, që nuk i la asnjë shans Neuer. Ngjiten në 14 pikë bavarezët, që dështuan të shkëputen në renditje dhe kryesojnë së bashku me Leipzig, me një diferencë të ngushtë ndaj Eintracht (13) dhe Freiburg (12).

The post Video/ Dygolësh i Marmoush, Eintracht ndalon Bayern në shtesë: bavarezët kapen nga Leipzig appeared first on Lapsi.al.

Video/ Starti më i keq në histori për United, traversa dënon ten Hag: Chelsea bllokohet nga Nottingham

By: user 2
6 October 2024 at 19:07

Në javën e 7-të të Premier League, Chelsea barazon në shtëpi kundër Nottingham Forest: Wood zhbllokoi ndeshjen për miqtë, ndërsa Madueke siguroi barazimin final 1-1. Mundësi e madhe e humbur nga skuadra e teknikut Maresca, pavarësisht mundësisë për të luajtur me një lojtar më shumë nga minuta e 78’ (Ward-Prowse u përjashtua me karton të kuq). Aston Villa dhe Manchester United barazuan gjithashtu: Bruno Fernandes goditi traversën në pjesën e dytë nga një goditje dënimi, por ndeshja përfundoi 0-0.

CHELSEA-NOTTINGHAM FOREST 1-1

Në ndeshjen në Stamford Bridge, Nottingham Forest tentoi rrethimin për rreth çerek ore lojë, pa rezultat. Chelsea, nga ana tjetër shkonte në goditje me lehtësi, por ajo që mungonte ishte saktësia: në fund të pjesës së parë Sels i mohoi një gol Enzo Fernandez, duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0. Më pas rezultati u zhbllokua në fillimin e pjesës së dytë, kur Forest kaloi në epërsi: Wood shënoi në minutën e 50’, pas një devijimi me kokë të ish-lojtarit të Fiorentinës, Milenkovic.

Kaluan vetëm shtatë minuta dhe Madueke barazoi për Blues, falë një finalizmi të bukur me të majtën në shtyllën e largët. Nottingham mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 78’, kur Ward-Prowse u përjashtua për kartonin e dytë të verdhë. Në kohën shtesë protagonist u bënë portierët Sels e Sanchez me pritjet që shpëtuan rezultatin. Një barazim që i rri ngushtë Chelsea, me 14 pikë në renditje. Nottingham Forest në vend të kësaj arrin në kuotën 10.

ASTON VILLA-MANCHESTER UNITED 0-0

Një klasike e futbollit anglez u vu në skenë në Villa Park, me Manchester United që provoi i pari me Rashford, ndërsa Aston Villa u përgjigj menjëherë me Rogers, që megjithatë gjeti vetëm pjesën e jashtme të rrjetës. Një pjesë e parë pa emocione përfundoi pa gola, pas një tentative të fundit të Garnacho. Edhe pas rifillimit ishte Rashford që provoi, por tentativa e tij fshikulloi traversën. Tielemans dhe Watkins më pas u përpoqën të zgjojnë Villans, pa mundu të kalojnë Onana. Ai që iu afrua më shumë shënimit ishte Bruno Fernandes, goditja e dënimit e të cilit u stampua në traversë.

Lexo më tejManchester United zgjedh trajneri e ri pas ten Hag: Southgate menjëherë ose Inzaghi në janar

Villans mund të kishin rrëmbyer fitoren në shtesë me Philogene, i cili u bllokua nga Dalot. Në Birmingham u mbyll 0-0 një sfidë e luftuar, por pa emocione të mëdha. Barazimi i dytë radhazi për Aston Villa, që ngjitet në 14 pikë, ndërsa Manchester United është tani me 8 pikë.

The post Video/ Starti më i keq në histori për United, traversa dënon ten Hag: Chelsea bllokohet nga Nottingham appeared first on Lapsi.al.

Lamtumirë Sefedin Braho, legjenda që refuzoi një milion dollarë dhe la Partizanin për familjen

By: user 2
6 October 2024 at 15:42

Futbolli shqiptar humb një prej emrave më të mëdhenj të tij. Sefedin Braho është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 71 vjeçare. Ish-futbollisti i jashtëzakonshëm i kombëtares dhe Luftëtarit u nda nga jeta pas disa komplikacioneve shëndetësore të shfaqura në ditët e fundit.

Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegancës dhe driblimit të tij. I lindur në vitin 1953, Sefedin Braho, nuk do ta kishte menduar se do të binte në sy duke luajtur në fushat e lagjes “Punëtore” të Gjirokastrës. Por ai ishte një talent natyral dhe ende pa mbaruar 8-vjeçaren në shkollën “29 Nëntori”, pati kërkesat e para. E të mendosh se Braho nuk donte të luante futboll, i tërhequr nga pasioni për basketbollin. Megjithatë, trajnerët Zisi Cabeli dhe Foto Xhai panë potencialin që të tjerët e kishin injoruar: edhe pse i hollë dhe jo shumë i gjatë, Braho kishte diçka që bënte diferencën: një shpejtësi rrufeje.

Futbollisti që zgjodhi familjen mbi famën

Dy vite me Luftëtarin, ku debutoi 17 vjeç e pastaj kapërcimi në kualitet. Karakteristikat e tij e bënë që Partizani ta thërriste në skuadër, në kohën kur Braho duhet të kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Pavarësisht famës, dëshira e Sefedinit ishte të qëndronte në Gjirokastër, pranë familjes. Shërbimi ushtarak e transferoi në Tiranë, në një skuadër me yje si Panajot Pano, e debutimi i tij me fanellën e të kuqve erdhi pikërisht përballë ish-skuadrës së tij, Luftëtarit.

Ndryshe nga shumë të tjerë, Braho bëri një zgjedhje që pakkush do ta kishte marrë: pas dy vitesh te Partizani, ai vendosi të largohej. Nuk ishin problemet me klubin apo mungesa e mundësive, por lidhja e fortë me familjen dhe dëshira për t’u rikthyer në Gjirokastër. Në një epokë kur shumica e lojtarëve ëndërronin të luanin me Partizanin, Braho u largua nga aty, duke i befasuar të gjithë.

Oferta 1 milion dollarë

Megjithatë, si shkruan Uvil Zajmi, ai mbeti një figurë kyçe për Partizanin në takimet ndërkombëtare, ku thirrej shpesh si përforcim. Ndeshjet ndaj Rijeka, Malmo e Celtic, janë ndër ato që shënojnë këtë periudhë të karrierës së tij. E pikërisht pas ndeshjes në Tiranë ndaj skocezëve, i marrë si përforcim nga Partizani, gjatë banketit në hotel “Dajti”, presidenti i Celtic i kërkoi trajnerit Birçe të bisedonte me Brahon, të cilit i propozoi 1 milion dollarë për ta marrë në Skoci. Shumë para, por po aq rrezik edhe për ta përmendur në atë kohë.

Karriera ndërkombëtare dhe golat për Shqipërinë

Me nëntë ndeshje dhe një gol për Kombëtaren Shqiptare, Braho e la gjurmën e tij edhe në arenën ndërkombëtare. Ai debutoi në vitin 1973, në ndeshjen ndaj Rumanisë, me trajnerin Myslym Alla, dhe vazhdoi me dy ndeshje të tjera nën drejtimin e Ilia Shukes. Pas një shkëputjeje shtatëvjeçare, ai u rikthye në përfaqësuese nën drejtimin e Zyber Konçit, duke realizuar një gol vendimtar në fitoren 2-0 ndaj Finlandës në Tiranë, në vitin 1980.

The post Lamtumirë Sefedin Braho, legjenda që refuzoi një milion dollarë dhe la Partizanin për familjen appeared first on Lapsi.al.

Video/ Juventus e katranos në fund: në avantazh me Vlahovic, Douglas Luiz i dhuron një penallti Cagliari

By: user 2
6 October 2024 at 14:54

Një befasi e vërtetë për Juventus e teknikun e saj Thiago Motta, të ndalur në barazim 1-1 nga Cagliari në Stadium. Bardhezinjtë kaluan në epërsi në minutën e 15′ me një penallti të Vlahovic dhe në minutën e 89′ u arritën nga sardët, sërish nga pika e bardhë, me Marin. I bujshëm në këtë rast, naiviteti i Douglas Luiz, që rrëzoi sulmuesin e skuadrës së teknikut Nicola me një shkelm jashtë kohe. Një minutë më vonë, Conceiçao u përjashtua me karton të kuq dhe, pasi ishte i ndëshkuar, simuloi në zonë pas një ndërhyrjeje të Obert.

Më pas, në kohën shtesë, shtyllat e Obert dhe Fagioli, ky i fundit direkt nga një goditje këndi. Bardhezinjtë, me barazimin e katërt në 7 ndeshje, ngjiten në 13 pikë në renditje, -3 nga Napoli dhe -1 nga Inter. Për sardët, një pikë e shkëlqyer pas fitores në Parma: në renditje janë në kuotën gjashtë.

DAUGLAS LUIZ, PENALLTIA E DYTË NË 4 DITË

Hap fals i Juventus në kampionat pas rikthimit të madh në Champions League me Leipzig. Në javën e shtatë të Serie A, skuadra e Thiago Motta nuk shkoi përtej barazimit 1-1 me Cagliari, duke u kalua nga Inter dhe kapur nga Udinese në renditje. Në Allianz Stadium në pjesën e parë bardhezinjtë dominuan zotërimin e topit, bënë ndeshjen dhe morën avantazhin falë penalltisë së Vlahovic (15′).

Lexo më tejTronditet Juventus, sezon i përfunduar për Bremer: “Do kthehesh më i fortë”

Në pjesën e dytë sardët reaguan falë edhe zëvendësimeve dhe pas një gabimi të bujshëm të Dusan i vetëm përballë Scuffet, barazuan po me penallti me Marin (88′), për shkak të një naiviteti në zonë nga Douglas Luiz ndaj Piccoli. Penalltia e dytë e shkaktuar në harkun e katër ditëve nga braziliani i ardhur nga Aston Villa, pas asaj në Champions ndaj Leipzig, që nuk po e gjen veten në Torino.

The post Video/ Juventus e katranos në fund: në avantazh me Vlahovic, Douglas Luiz i dhuron një penallti Cagliari appeared first on Lapsi.al.

Alisson, dëmtimi mund të jetë shumë i rëndë: Liverpool në ankth, luajti me portierin e tretë

By: user 2
6 October 2024 at 13:04

Fitore shumë e rëndësishme për Liverpool që pushtoi Selhurst Park dhe mposhti Crystal Palace 1-0 falë golit në minutat e para të Diogo Jota. Sukses themelor për skuadrën e Arne Slot, festë e madhe por edhe frikë për shkak të dëmtimit të portierit Alisson Becker. Portieri i Reds doli i dëmtuar dhjetë minuta nga fundi i ndeshjes për shkak të një problemi në tendinë: braziliani mund të qendrojë jashtë për një kohë të gjatë.

ALISSON, DIAGNOZA E PARË PAS DËMTIMIT

Problemi i ish-portierit të Romës mund të jetë më serioz sesa pritej. Alisson u largua nga fusha në minutën e 79′ duke i lënë vend portierit të tretë Jaros (i dyti Kelleher ishte i sëmurë). Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, nuk bëhet fjalë për një problem muskulor, por për një dëmtim të tendinës së gjurit të djathtë. Braziliani tashmë ka kapërcyer dëmtime të ngjashme edhe në të kaluarën dhe është rikthyer në fushë më 28 shtator, pasi humbi dy ndeshje për shkak të një problemi me muskujt e kofshës.

ÇFARË NDODHI?

Një çerek ore para përfundimit të ndeshjes mes Crystal Palace dhe Liverpool, që kuqezinjtë e fituan 1-0 falë golit të Diogo Jota, Alisson u rrëzua përtokë dhe kërkoi ndërhyrje mjekësore. Pas një kontrolli nga stafi mjekësor, u vendos menjëherë zëvendësimi i tij, me portierin brazilian dukshëm në dhimbje dhe të mërzitur. Alisson doli nga fusha duke çaluar, ndërsa u drejtua për në dhomën e zhveshjes.

DEBUTIMI I JAROS

Situatë e keqe për Liverpool dhe teknikun Arne Slot. Dëmtimi i Alisson rrezikon ta mbajë portierin për një kohë të gjatë jashtë fushave. Fillimisht u mendua se ishte një problem muskulor, por – sipas mediave angleze – bëhet fjalë për një dëmtim më të rëndë që prek gjurin e djathtë. Portieri i Reds u detyrua të largohej nga fusha me pak më shumë se dhjetë minuta të mbetura dhe u zëvendësua nga debutuesi Vitezslav Jaros.

A debut appearance for Vitezslav Jaros 👏 pic.twitter.com/7sNabvt1WK

— Liverpool FC (@LFC) October 5, 2024

The post Alisson, dëmtimi mund të jetë shumë i rëndë: Liverpool në ankth, luajti me portierin e tretë appeared first on Lapsi.al.

Video/ Gjuri lëviz jashtë normales, pamje tronditëse nga dëmtimi i Carvajal: “Do kthehem një bishë”

By: user 2
6 October 2024 at 12:24

Dëmtim i rëndë për lojtarin e Real Madrid, Dani Carvajal, në një përplasje loje dje në minutat e fundit të ndeshjes kundër Villarreal. Që situata ishte serioze u kuptua menjëherë pas kontrastit, por tani shkalla e dëmtimit është bërë e ditur nga vetë lojtari i cili ka publikuar një postim me një foto të realizuar direkt nga ambulanca: “U konfirmua një dëmtim i rëndë në ligamentin e kryqëzuar, më duhet të shkoj në sallën e operacionit dhe të qëndroj jashtë fushës për disa muaj. Mezi pres për të filluar shërimin dhe për t’u kthyer si një bishë. Faleminderit shumë për mesazhet tuaja, ndihem shumë i prekur nga afeksioni juaj”.

Se confirma una lesión grave de ligamento cruzado, voy a tener que pasar por quirófano y estar unos meses fuera de los terrenos de juego.
Ya estoy deseando empezar la recuperación y regresar como una bestia.
Muchas gracias a todos por vuestros mensajes, me siento muy querido. 🤍 pic.twitter.com/FdVgVhrLEC

— Dani Carvajal Ramos (@DaniCarvajal92) October 6, 2024

Në një përplasje me Yeremy Pino, spanjolli pësoi një hiperekstension të gjurit të tij të djathtë pasi këmba e tij në fakt mbeti e lidhur me atë të kundërshtarit të tij. Carvajal u largua nga fusha në lot dhimbje e dëshpërimi, i shoqëruar me barelë.

Dani Carvajal was in tears as he was stretchered off the pitch with a serious injury to his knee 🙏🇪🇸pic.twitter.com/FjrCYdV27h

— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) October 5, 2024

Në një video të publikuar nga Marca shihet qartë momenti kur lojtari e kuptoi se nuk mund të vazhdonte më lojën. Gjuri i tij lëvizte jashtë normalitetit duke i shkaktuar dhimbje të forta, që e detyruan Carvajal të ulej në tokë për të kërkuar ndihmën e mjekëve.

Ouch! #Carvajal had to leave the game due to a knee injury 🫣⚽ #RealMadrid #Madrid #LaLiga #Soccer #Viral pic.twitter.com/883PHuTOC1

— MARCA in English 🇺🇸 (@MARCAinENGLISH) October 5, 2024

The post Video/ Gjuri lëviz jashtë normales, pamje tronditëse nga dëmtimi i Carvajal: “Do kthehem një bishë” appeared first on Lapsi.al.

Inter, me një Thuram të tillë nuk ka limite: Inzaghi ka një problem, shumë gola të pësuar

By: user 2
6 October 2024 at 10:40

Inter i Simone Inzaghi shënoi fitoren e tretë radhazi mes kampionatit dhe Champions League. Zikaltrit i falen një Marcus Thuram të jashtëzakonshëm, i cili realizoi tripletën e tij të parë me fanellën e Inter. Megjithatë, skuadra duhet të përballet me një fazë mbrojtëse që vazhdon të mos i japë qetësi trajnerit. Ka një përzierje ndjesish pas ndeshjes me Torinon, që në përgjithësi konfirmoi momentin e mirë të ekipit, që mbeti në gjurmët e Napolit të Contes, por gjithashtu evidentoi se ende ka punë për të bërë për t’u kthyer në nivelet yjore të kampionatit të kaluar.

Analiza nis me notat pozitive: Thuram ndërpreu me forcë periudhën e tij pa gola me një paraqitje të jashtëzakonshme, ka arritur tashmë në 7 gola në 7 ndeshje dhe është një prej liderëve të grupit, si dhe idhull i San Siros. Inter ka një dyshe sulmuese titullare me një potencial prej rreth 50 golash në sezon, diçka që shumë pak skuadra mund ta kenë dhe që vetvetiu mund të lejojë ëndrrat pa kufij. Nata në San Siro gjithashtu konfirmoi rritjen e madhe të Mkhitaryan, veçanërisht nga ana fizike, dhe kontributin e jashtëzakonshëm ofensiv që mund të sigurojnë lojtarë si Acerbi dhe Bastoni.

SHUMË GOLA TË PËSUAR…

Megjithatë, duhet parë edhe ana tjetër e medaljes. Në fakt, duhet marrë parasysh veçanërisht ajo nëse dëshirohet përmirësim. Skuadra ka pësuar deri tani 9 gola në kampionat, trefishi i atyre që kishte pësuar në javën e shtatë të sezonit të kaluar, që përfundoi me titullin kampion. Çfarë shqetëson më shumë janë rëniet e përqendrimit kur ndeshjet duken të sigurta: kishte ndodhur tashmë në Udine, dhe u përsërit kundër skuadrës së Vanolit, e cila me 10 lojtarë arriti të ngushtonte diferencën vetëm pak sekonda pas rezultatit 2-0 dhe madje, pas dëmtimit të Zapatës, frikësoi një Inter që ndoshta e kishte mendjen tashmë në dhomat e zhveshjes.

Lexo më tej: Hetimet për ultrasit: Ja çfarë rrezikojnë Inter dhe Milan

Ky është një problem ku Inzaghi duhet të ndërhyjë patjetër, sidomos pasi kalendari pas pauzës për kombëtaret është mjaft i vështirë: fillimisht një transfertë në Romë kundër verdhekuqve, më pas super sfida në San Siro kundër Juventus, ndërsa në mes është edhe Young Boys në Champions. Mund të jetë një nga fazat më kyçe të kësaj pjese të parë të sezonit, dhe do të duhet të përballohet në mënyrën më të mirë.

The post Inter, me një Thuram të tillë nuk ka limite: Inzaghi ka një problem, shumë gola të pësuar appeared first on Lapsi.al.

Atalanta nuk e grumbulloi, Gjimshiti në dyshim të madh për dy ndeshjet e kombëtares

By: user 2
6 October 2024 at 10:22

Berat Gjimshiti, pasi humbi ndeshjet e shtatorit në Nations League, në transfertë kundër Ukrainës e Gjeorgjisë në shtëpi, rrezikon të mos jetë edhe në sfidën e dyfishtë jashtë fushe kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë. Mbrojtësi i kombëtares është në dyshim të fortë, pasi nuk u grumbullua nga Atalanta për sfidën e fituar 5-1 kundër Genoa në Serie A.

Sylvinho e ka e përfshirë kapitenin në 24 lojtarët e thirrur për impenjimet në Pragë dhe Tbilisi, por fakti që Gjimshiti u la jashtë skuadrës nga Gasperini tregon se dëmtimi i lojtarit nuk e lejon atë të zbresë në fushë. Bergamaskët mund të jenë të qetë sepse sipas asaj që filtron nga klubi problemi i mbrojtësit nuk është i rëndë dhe duhet të kthehet pas pauzës i gatshëm për të zbritur në fushë, por koha punon kundër teknikut Sylvinho.

Lexo më tejGjimshiti, Atalanta pret të mësojë shkallën e dëmtimit: Sylvinho rrezikon ta humbasë për kombëtaren

Doktor Stessina, i kombëtares shqiptare, ka komunikuar me stafin mjekësor të Atalantës dhe duhet të merret shpejt një vendim. Nëse Gjimshiti nuk ia del, atëherë lista e teknikut brazilian të kombëtares do të pësojë një ndryshim.

Gjimshiti u dëmtua në mbrëmjen e Champions League, kundër Shakhtar Donetsk, në të cilën shënoi edhe golin e avantazhit për zikaltrit. Mbrojtësi u zëvendësua pas pushimit, për shkak të një goditje që mori në ijën e majtë.

The post Atalanta nuk e grumbulloi, Gjimshiti në dyshim të madh për dy ndeshjet e kombëtares appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Në vendin e parë, por Daja ngel në ‘klasë’ Dinamon: ” Lojtarët nuk po kuptojnë atë që po kërkoj”

By: user 2
4 October 2024 at 21:42

“Po marrim pikët dhe po përsërisim fjalët, kemi probleme me lojë, jemi me 2 tabllo. Pjesën e parë e komanduam, në pjesën e dytë bëmë shumë gabime. Një pjesë të fajit e kam unë, bëmë gabime në elementin taktik, unë përgjigjem për këtë pjesë. Lojtarët nuk po kuptojnë atë që po kërkojmë”. Ilir Daja shkon rëndë me fjalët dhe nëse nuk do lexohej renditja, vështirë të kuptohej se po flitet për një skuadër në vendin e parë. Sidoqoftë, edhe pse është i pathyer që kur është ulur në pankinën e Dinamos, Daja pret të përmirësojë ekipin në hapësirën që i jep pauza e kampionatit.

“Pushimi është lajm i mirë, kemi programuar edhe ndeshje miqësore, nuk duam të humbim ritmin e ndeshjeve – tha Daja -. Për të fituar vlera të reja duhen 4-6 javë. Të paktën do prekim disa gjëra që në këto javë i kemi pasur problematike. Pikët në fund janë shumë të rëndësishme, kemi bërë një start jo të mirë si Dinamo. Lojtarët nuk kanë akoma pjesën e besimit. Kemi momente që lëshojmë shumë në lojë. U bë gati 1 muaj që jam nën drejtimin e Dinamos, kemi filluar të përmirësojmë diçka, por jemi shumë larg asaj që kërkojmë. Tek 50 % jemi akoma”.

PASSIATORE: “VENDOSI DIFERENCA E KUALITETEVE”

“Luajtëm përballë një ekipi të fortë. Treguam personalitet, bëmë një lojë të mirë, por na mungoi faza sulmuese. Diferenca e kualiteteve në fazën sulmuese ndikoi. Luajtëm me personalitet, mbajtëm topin mirë dhe krijuam aksione të rëndësishme”. Francesco Passiatore, tekniku italian që debutoi në pankinën e Laçit pas largimit të Cungut, e sheh gotën gjysmë plot. Ai e ka të qartë se ka nevojë për shumë më tepër kohë për të dalë nga situata e krijuar, edhe pse renditja kërkon pikë me shpejtësi.

Lexo më tejSuperiore, 4 skuadra luajnë për vendin e parë: Partizani i përkëdheluri i kalendarit në javën e tetë

Passiatore duhet të mendoje edhe për gjendjen psikologjike të kurbinasve, të fundit e për momentin të pashpresë: “Përgjigjen e mora sot në fushë ku pashë një skuadër që luftoi shumë. Në momente të ndeshjes kemi luajtur edhe të barabartë me Dinamon. Problemi individual na ka vështirësuar ndeshjen. Ndodh në futboll, por ai episod i penalltisë mund të na jepte shansin të luanim deri në fund”, tha tekniku.

The post Në vendin e parë, por Daja ngel në ‘klasë’ Dinamon: ” Lojtarët nuk po kuptojnë atë që po kërkoj” appeared first on Lapsi.al.

Video/ Zabërgja fantastik, Dinamo e Dajës merr kreun për 24 orë: Laçi mbetet i fundit

By: user 2
4 October 2024 at 21:23

Dinamo merr kryesimin pas një tjetër rezultati pozitiv nën drejtimin e teknikut Ilir Daja. Dinamo dhe Laçi u përballën sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Superiores, në stadiumin “Elbasan Arena”. Takimi përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të kryeqytetasve, që falë kësaj fitoreje ngjiten përkohësisht në krye të renditjes. Golat për ‘nëndetësen’ u shënuan nga Itodo Mandela në minutën e 22′ dhe Baton Zabërgja në minutën e 55′. Ndërsa për Laçin, golin e vetëm e shënoi Kurti në minutën e 95′.

Dinamo e dominoi lojën gjatë gjithë ndeshjes, duke kërkuar që në fillim të takimit golin. Itodo Mandela zhbllokoi sfidën, duke e bërë më të lehtë për blutë, që mund të dilnin në stilin e tyre të preferuar të lojës: kundërsulmin. Pas kësaj, Dinamo arriti të mbrojë mirë portën dhe të dyfishonte rezultatin në minutën e 55′, falë një kundërsulmi të shpejtë nga Zabërgja. Spektakolar kosovari në inkursionin e tij dhe goditjen që la pa shanse Dajsinanin. Goli i kapitullimit erdhi pikërisht kur Laçi po shtynte përpara në kërkim të barazimit.

Lexo më tejVideo/ Torraj shpëton Teutën nga humbja: super goli i Zabërgjas nuk mjaftoi për Dinamon

Edhe pse bardhezinjtë provuan të shënonin në disa raste, ata arritën ta gjejnë golin vetëm në shtesën e ndeshjes, konkretisht në minutën e 97′. Shumë vonë për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e parë të renditjes me 14 pikë, ndërsa Laçi mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë pas 8 javësh kampionat.

The post Video/ Zabërgja fantastik, Dinamo e Dajës merr kreun për 24 orë: Laçi mbetet i fundit appeared first on Lapsi.al.

“Man Utd i ofroi pankinën teknikut Inzaghi menjëherë”: prapaskena e bujshme e Palmeri

By: user 2
4 October 2024 at 20:40

Qëndrimi i Erik ten Hag në pankinën e Manchester United, pavarësisht deklaratave sipërfaqësore, vazhdon të varet nga një fije shumë e hollë. Barazimi i arritur në minutën e fundit në fushën e Portos në Europa League (për më tepër falë Maguire, një prej lojtarëve të “eliminuar” nga formacioni titullar nga holandezi), nuk ndryshoi mendjen e drejtuesve të klubit anglez i cili në këto ditë vazhdon të hetojë merkaton e trajnerëve. E një lajm i bujshëm vjen nga gazetari italian Tancredi Palmeri.

Sipas mediave angleze, shumë profile janë kontaktuar nga drejtuesit e Djajve të Kuq, të cilët megjithatë kanë vënë në krye të listës së favoritëve trajnerin aktual të Inter, Simone Inzaghi. Deri pak ditë më parë flitej për një lëvizje të vërtetë të planifikuar për në qershor, por orët e fundit gazetari Tancredi Palmeri foli për një “ofertë me efekt të menjëhershëm”.

MANCHESTER UTD E KËRKON MENJËHERË

Tashmë dihet mirë se emri i teknikut Simone Inzaghi është më se i popullarizuar në Old Trafford. Por drejtuesit e Manchester United kanë shkuar aq larg sa t’ia ofrojnë menjëherë pankinën trajnerit të Inter. E kjo është një risi absolute. Lajmin e ka dhënë gazetari i Sportitalia, i cili saktëson edhe se si propozimi i Djajve të Kuq mori një përgjigje të menjëhershme.

“Ditët e fundit, Manchester United i kishte ofruar teknikut Simone Inzaghi që të merrte rolin e menaxherit me efekt të menjëhershëm gjatë pauzës për ndeshjet e kombëtareve”, ka shkruar Palmeri në profilin e tij në X. Sipas gazetarit, tashmë trajneri piacentin i ka kthyer përgjigjen e tij anglezëve: “Inzaghi refuzoi”, përfundon tweet-i.

JUST IN:

EXCLUSIVE:

Manchester United in past days offered to Simone Inzaghi to take over managerial job with immediate effect during international break but Inzaghi declinedhttps://t.co/cJWRcboZUR

— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) October 4, 2024

The post “Man Utd i ofroi pankinën teknikut Inzaghi menjëherë”: prapaskena e bujshme e Palmeri appeared first on Lapsi.al.

“E mori pa dashje dhe nuk rrit performancën”. CAS ul skualifikimin e Pogba: në fushë me Juventus në mars

By: user 2
4 October 2024 at 20:19

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës ka reduktuar në 18 muaj dënimin e Paul Pogba për doping. Kjo do të thotë se francezi do të mund të rikthehet në fushë që në fillim të vitit 2025. Mesfushori i Juventus u skualifikua për 4 vjet më 29 shkurt nga Gjykata Kombëtare Antidoping, pas një testi pozitiv për Dhea, në gusht 2023. Siç raportohet nga Mail Sport, francezi i lindur në vitin 1993 do të mund të rikthehet në stërvitje me bardhezinjtë që në janar dhe do të mund të rreshtohet sërisht në ndeshjet zyrtare duke filluar nga muaji mars.

Lexo më tejPogba lajmëron apelin: “E kam zemrën të thyer, vendim i padrejtë i GJKA-së, kurrë me doping”

Sipas tabloidit britanik, vendimi i CAS konfirmoi se Pogba kishte marrë pa dashje Dhea, një substancë e aftë për të rritur testosteronin dhe i pranishëm në listën e atyre të ndaluara nga Wada. Megjithatë, është pranuar, gjithashtu, se Dhea ka një efekt që përmirëson performancën vetëm te gratë.

SKENARI I RI

Mesfushori u pezullua përfundimisht më 11 marsin e kaluar: Juventus, me të cilin ka kontratë deri më 30 qershor 2026, e vendosi atë në pagën minimale (rreth 2 mijë euro në muaj) për t’i dhënë mundësinë të qartësojë pozicionin e tij. Ulja e skualifikimit, ndryshe nga vendimi i parë, do të riaktivizojë superkontratën që lojtari kishte nënshkruar në verën e vitit 2022: 8 milionë neto në vit plus 2 milionë bonuse sipas regjimit të dekretit të rritjes, 12 milionë e gjysmë bruto. Në këtë pikë klubit do t’i duhet sërish të balancojë vitin e fundit të kontratës dhe muajt e fundit të këtij sezoni, duke filluar nga 11 marsi 2025.

A DO TË KTHEHET POGBA NË FUSHË ME JUVENTUSIN?

Tani i takon klubit, i cili është në pritje të vendimit zyrtar, të zgjedhë rrugën më të mirë: ta rikthejë në skuadër dhe t’ia besojë Thiago Motta, pas një periudhe të gjatë pasiviteti, ose të fillojë negociatat për përfundimin e kontratës, me disbursimin e një pagese për largimin (e parashikuar edhe nga dispozitat buxhetore). Ndërkohë francezi shfaqet në rrjetet sociale i veshur me uniformën e fushës.

MESAZHI SOCIAL I POGBA

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba)

The post “E mori pa dashje dhe nuk rrit performancën”. CAS ul skualifikimin e Pogba: në fushë me Juventus në mars appeared first on Lapsi.al.

Zbulimi befasues i Osvaldo: “Te Juventus kishim një dhomë duhani”

By: user 2
4 October 2024 at 15:32

Pablo Daniel Osvaldo më në fund është mirë. Një lajm i mirë, për të dhe për të gjithë botën e futbollit. Ka qenë vetë ish-sulmuesi, i cili në një intervistë për TyC Sport ka folur për betejën e tij (të fituar) kundër depresionit. Por jo vetëm kaq. Gjatë bisedës, italo-argjentinasi zbuloi edhe disa histori: një për përvojën e tij te Juventus dhe… cigaret, një për skuadrën për të cilën do të donte të luante, Napolin.

OSVALDO: “TANI JAM MIRË, FALË MIQVE E FAMILJES”

Siç raporton Il Corriere dello Sport, për ish-sulmuesin Osvaldo më e keqja ka kaluar: “Tani jam mirë. Falë ndihmës së miqve dhe familjes sime do të kthehem të jem Dani që kam qenë gjithmonë. I shëndetshëm dhe i gëzuar, larg nga versioni im i vjetër. Kur postova videon, shumë njerëz më thanë se po përjetonin të njëjtën situatë si unë, se po luftonin me depresionin edhe pse në pamje mund të ishin dukur të lumtur dhe të kënaqur”.

OSVALDO, E PRAPASKENA MBI JUVENTUS E… NAPOLIN

Në intervistë, ish-qendërsulmuesi foli edhe për aventurën e tij te Juventus dhe një prapaskenë shumë të veçantë: “Kur isha te Juventus kishim dhomën tonë të duhanit. Edhe kur luanim në transfertë me ekipin, ndërsa shkonim, pinim duhan jashtë aeroportit. Kushdo që nuk i di këto gjëra është sepse nuk ka luajtur kurrë në Itali”. Më pas, një tjetër zbulim: “Do të kisha dashur të luaja për Napolin. Kishte një periudhë që më donin shumë, por në fund morën Higuain”. Një zhgënjim për Osvaldo, por për tifozët e të kaltërve – nisur nga performanca e Pipita – sigurisht që nuk shkoi keq…

The post Zbulimi befasues i Osvaldo: “Te Juventus kishim një dhomë duhani” appeared first on Lapsi.al.

Ruud Gullit çmend tifozët kuqezinj: “Po, ky Milan është për titull”

By: user 2
4 October 2024 at 14:10

I angazhuar në turneun e golfit Alfred Dunhill Links Championship në St Andrews, në Skoci, Ruud Gullit nuk nguron kur thirret për t’u përgjigjur pyetjeve rreth Milanit të tij. Për “Gazzetta dello Sport”, ai dhuron një lajm që do t’i bëjë shumë kënaqësi tifozëve kuqezinj: “Milan për titullin kampion? Flas si tifoz dhe them po. Megjithatë, nuk është e drejtë të ushtrohet presion mbi një grup që gjatë dy verave të fundit ka ndryshuar gati dy të tretat e skuadrës, përveç trajnerit që ka një mënyrë të ndryshme loje nga paraardhësi i tij”.

“Ngjyrat kuqezi më kanë mbetur në zemër – shtoi ish-sulmuesi holandez – Fitorja ndaj Interit ishte e merituar sepse në pjesën e dytë Milani tregoi karakter dhe imponoi lojën e tij. Fonseca? Ai luan një futboll ambicioz: disa rezultate arrihen më lehtë përmes lojës dhe ai po bazohet në këtë. Duhet pak kohë për t’i transmetuar idetë e tij ekipit, por rruga më duket e duhura, siç dëshmojnë tre fitoret radhazi në kampionat”.

HOLANDEZËT

Gullit foli më pas për bashkatdhetarët e tij: “Reijnders e kisha parë disa vite më parë në skuadrën e dytë të AZ Alkmaar-it dhe, edhe pse dallohej cilësia e tij, nuk isha i sigurt se do të bëhej lojtari që është tani. Sezonin e kaluar në radhët e Milanit ai pati një rritje të jashtëzakonshme, në aspektin e personalitetit dhe të rendimentit, dhe më pas zhvilloi një Europian të shkëlqyer me Holandën. Ai është një element kyç për Milanin dhe për Kombëtaren. Zirkzee do të kishte bërë më mirë të thoshte po për Milanin në vend që të transferohej në Angli, te Manchester United. Ai e njihte Serie A-n dhe për zhvillimin e tij do t’i kishin shërbyer shumë edhe dy sezone në këtë kampionat, por në një klub të madh si Milani. Tani ai është në një shoqëri që ka shumë probleme dhe nuk lehtëson zhvillimin e tij”.

Lexo më tejHakmarrja e Kalulu e shigjetimi për Milan: “Më harruat? I bindur në kualitetin tim”

Rreth situatës së futbollit italian, ai shtoi: “Serie A është një kampionat interesant që po rikuperon tërheqjen e tij. Në vitet e fundit ka kaluar një periudhë të vështirë dhe kampionët, që në kohën time donin të vinin të gjithë në Itali, filluan të preferonin Anglinë dhe Spanjën. Tani kjo tendencë po ndryshon: kampionati juaj po i tërheq sërish lojtarët më të mirë”.

The post Ruud Gullit çmend tifozët kuqezinj: “Po, ky Milan është për titull” appeared first on Lapsi.al.

Video/ Ankthi për Gjimshitin, situata e Brojës dhe “Demollari i ri” Pajaziti: Sylvinho shpjegon zgjedhjet

By: user 2
4 October 2024 at 13:44

Shqipëria bëhet gati të përballojë dy transfertat e Nations League me mungesa të shumta e të rëndësishme madje. Tekniku Sylvinho, në konferencën për shtyp, ka dhënë shpjegimet e tij për zgjedhjet e bëra: “Pas ndeshjeve të Kombëtares, Manaj është dëmtuar në një ndeshje me klubin e tij në Turqi dhe nuk ka luajtur më. Kemi folur edhe me lojtarin edhe me klubin dhe nuk kemi dashur që ta rrezikojmë. Medoni gjatë stërvitjes ka pasur probleme dhe nuk kemi rrezikuar as me të. Keidi Bare është dëmtuar me 8 shtator në sfidën kundër Elches dhe nuk ka luajtur më. Doktori i Kombëtares, Stessina ka qenë vazhdimisht në kontakt me mjekun e Zaragozës dhe lojtarit i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar”.

SURPRIZA PAJAZITI

Surpriza e listës Sylvinho është Pajaziti, për të cilin tekniku i përfaqësueses U-21 Bushi nuk ka ngurruar ta quajë Demollari i ri. “Sa i përket Pajazitit, është një lojtar që unë e njoh. Ka ndryshuar skuadër dhe po luan shumë mirë. Më pëlqen si luan, është rritur shumë si lojtar. Është një mesfushor që mund të luajë në shumë role. Sa i përket Abrashi, ai mund të japë ende shumë për Kombëtaren”.

⚽🇦🇱 Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, doli para mediave në prag të ndeshjeve kundër 🇨🇿 Çekisë dhe 🇬🇪 Gjeorgjisë në Nations League.

ℹ Konferenca e plotë, në 𝐟𝐬𝐡𝐟.𝐨𝐫𝐠#kombetarja #nationsleague #silvinhohttps://t.co/2QPGc2F0PW

— FSHF (@FSHForg) October 4, 2024

NË ANKTH PËR GJIMSHITIN

Gjimshiti është thirrur rregullisht, por ende nuk ka një përgjigje për gjendjen e lojtarit, që në me Atalantën në Champions League është zëvendësuar në minutën e 46’. “Stesina ka folur me ta, Gjimshiti është kapiteni i kësaj skuadre, lojtar i rëndësishëm për kombin. Duhet të presim sot, nëse thirret apo jo për ndeshjen e nesërme me Atalantën. Të shohim, ka një dëmtim të vogël. Si ne, edhe Atalanta, presin si do të shkojë sot lojtari. Nëse do të jetë nesër në gjendje, nëse do të jetë gati, do të vijë me ne. Nëse nuk luan, do të flasim me ta dhe lojtarin dhe do të shohim se çfarë do të bëhet. Kjo është situata e tij sot”.

SITUATA E BROJËS

Në fund edhe një mendim për Armando Brojën, që ende nuk ka debutuar me klubin e Everton: “Kemi folur pak me Evertonin, sipas klubit ka nevojë dhe për 5 javë të rikuperohet. Për momentin nuk është në gjendje të luajë me ekipin e tij, automatikisht nuk është i disponueshëm për ne. Kam pak për të thënë për këtë rast. Dëshira është të rikuperohet që të rikthehet. Sa më shumë lojtarët të luajnë me klubin, aq më mirë për ne. Është lojtar i rëndësishëm, ishte në Europian me ne. Presim që të rikthehet sa më shpejt”, përfundoi Sylvinho.

The post Video/ Ankthi për Gjimshitin, situata e Brojës dhe “Demollari i ri” Pajaziti: Sylvinho shpjegon zgjedhjet appeared first on Lapsi.al.

Superiore, 4 skuadra luajnë për vendin e parë: Partizani i përkëdheluri i kalendarit në javën e tetë

By: user 2
4 October 2024 at 13:19

Tre ditë për të kompletuar javën e tetë të Superiores, që do të nisë të premten me ndeshjen Dinamo City – Laçi dhe do të mbyllet të dielën me dy sfidat e fundit, ndër të cilat edhe kryendeshja Vllaznia –
Elbasani. Një javë që mund të sjellë ndryshime në hierarki, duke patur parasysh renditjen e ngjeshur të skuadrave, sidomos në zonën e sipërme. Partizani shpreson të përfitojë, duke qenë se ka një kundërshtar më të lehtë në letër.

Dinamo e Ilir Dajës, pas fitores in-extremis kundër Vllaznisë, do të mundohet t’i japë vazhdimësi rezultateve, duke patur parasysh se do të luajnë kundër Laçit të vendit të fundit. Ky takimi do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 19:00.

Të shtunën do të zhvillohen dy sfida të tjera të javës së 8-të. Partizani do të përballet me Bylisin në “Arenën e Demave”, ndërsa Skënderbeu do të presë në Korçë Egnatian. Të dy takimet do të luhen në 19:00.

Lexo më tejLëvizje me merkaton e mbyllur, Partizani rrëmben ish-mbrojtësin e Tiranës: ja si Domgjoni ndryshon hierarkitë

Java e 8-të e “Abissnet Superiore” do të ulë siparin të dielën. Në mbrëmje, në 19:00 do të luhen dy ndeshjen e fundit. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta do të përballet me Tiranën, ndërsa Vllaznia – AF Elbasani do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

✅⚽ Abissnet Superiore, luhen sot, të shtunën dhe të dielën sfidat e javës së 8⃣#abissnetsuperiore #fshf pic.twitter.com/5Je0Yfxr5m

— FSHF (@FSHForg) October 4, 2024

The post Superiore, 4 skuadra luajnë për vendin e parë: Partizani i përkëdheluri i kalendarit në javën e tetë appeared first on Lapsi.al.

Manaj nuk ia del, Berisha pa skuadër: Sylvinho publikon listën për dy ndeshjet e Nations League

By: user 2
4 October 2024 at 10:37

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar listën me 24 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet në transfertë. Kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet e UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45).

Surpriza është Adrion Pajaziti, i etiketuar shpesh në radhët e U-21 si Demollari i ri. Nuk ia ka dalë të rikuperohet Rei Manaj, ndërsa ka mbetur jashtë Etrit Berisha, ende pa skuadër. Kështu, për të mbrojtur portën janë thirrur nga Sylvinho Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri.

Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi. Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

Lexo më tejVideo/ Gjimshiti tund rrjetën në Champions: Atalanta në avantazh, Sylvinho buzëqesh për kapitenin e rikthyer

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.

🔴⚫ 𝐋𝐈𝐒𝐓𝐀 𝐄 𝐊𝐎𝐌𝐁𝐄̈𝐓𝐀𝐑𝐄𝐒 🔴⚫

Trajneri Silvinjo ka përzgjedhur 2⃣4⃣ lojtarë për ndeshjet e Nations League kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë

🆚 Çeki 🇨🇿
🗓 11 tetor, 20:45, 🏟 "Epet Arena", 📍 Pragë

🆚 Gjeorgji 🇬🇪
🗓 14 tetor, 18:00, 🏟 "Mikheil Meskhi", 📍 Tbilisi pic.twitter.com/fGB9qD3f4h

— FSHF (@FSHForg) October 4, 2024

The post Manaj nuk ia del, Berisha pa skuadër: Sylvinho publikon listën për dy ndeshjet e Nations League appeared first on Lapsi.al.

Video/ Chelsea e Fiorentina bëjnë padronin në Conference League: 52 gola në 16 sfidat debutuese

By: user 2
4 October 2024 at 00:31

Conference League nis rrugëtimin e ri me një lumë golash në 16 ndeshjet e para të kompeticionit: 52 gola të shënuar me suksesin më të thellë të arritur nga Cercle Brugge. Fitore bindëse të Chelsea, Fiorentina e Omonia, që e rreshtojnë veten mes favoritëve.

Në Stamford Bridge, Enzo Maresca nxorri në fushë ekipin e dytë të Chelsea e megjithatë supremacia e Blues ishte evidente. 4-2 përfundoi në Londër, me anglezët që nuk e vunë asnjëherë ndeshjen kundër Gent në diskutim. Veiga zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12′, ndërsa Neto bëri 2-0 sapo skuadrat dolën nga dhomat e zhveshjes për pjesën e dytë. Belgët provuan të futen në lojë dhe u duk se mund ta bënin, kur Watanabe ngushtoi diferencën në minutën e 50′. Sidoqoftë, Chelsea u përgjigj me Nkunku në të 63′ dhe Dewsbury-Hall shtatë minuta më vonë, duke vënë në kasafortë rezultatin. Gandelman shënoi shumë vonë golin e 4-2 për të shpresuar për një rikthim.

Conference League nis mirë për finalisten e dy edicioneve të fundit, Fiorentina. Në Franchi, Viola mposhti skuadrën uellsiane The Neë Saints 2-0. Ndeshja ishte me sens unik, por përfundoi vetëm në pjesën e dytë ku djemtë e teknikut Palladino mbyllën lojën brenda tre minutave. Në minutën e 65′ Adli shënoi golin e tij të parë me fanellën e re me një goditje me të majtën. Pastaj Kean dyfishoi epërsinë nga afërsia. Portieri Roberts me 5 pritje i shpëtoi miqtë nga një pasiv shumë më i rëndë. Dëmtimi në gju i Mandragorës në fund të pjesës së parë ishte e vetmja notë negative.

Lexo më tej: Video/ Spektakël në Dragao, United barazon me 10 lojtarë: një penallti fundos Romën në Elfsborg

League Stage Conference League

Cercle Brugge 6-2 St. Gallen
Dinamo Minsk 1-2 Hearts
FC Astana 1-0 TSC Backa Topola
FC Heidenheim 2-1 Olimpija Ljubljana
FC Noah 2-0 Mlada Boleslav
Legia Warszawa 1-0 Real Betis
Molde 3-0 Larne
Omonia Nicosia 4-0 Vikingur Reykjavik
Borac Banja Luka 1-1 Panathinaikos
Chelsea 4-2 Gent
CS Petrocub 1-4 Pafos FC
FC Copenhagen 1-2 Jagiellonia Bialystok
Fiorentina 2-0 TNS
LASK 2-2 Djurgaarden
Lugano 3-0 HJK Helsinki
Shamrock Rovers 1-1 APOEL Nicosia

The post Video/ Chelsea e Fiorentina bëjnë padronin në Conference League: 52 gola në 16 sfidat debutuese appeared first on Lapsi.al.

❌
❌