Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 October 2024Main stream

Çfarë ndodh pas protestës së PD, deputeti Dogjani tregon skenarët

7 October 2024 at 22:29

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani than ë një lidhje direkte për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, se protesta e mbajtur këtë të hënë e ka plotësuar qëllimin e saj.

Ai tha se qytetarët morën pjesë në mënyrë masive gjë që tregoi se qytetarët po reagojnë për keqqeverisjen, pasi sipas tij tashmë Shqipëria është kthyer në diktaturë.

“qytetarët reaguan për këtë keqqeverisje, pasi vendi është kthyer në një diktaturë. Njerëzit kanë frikë të flasin e të reagojnë. Kryeministri i ka detyruar shqiptarët të largohen nga Shqipëria dhe po e popullon vendin me të huaj”,-tha Dogjani.

I pyetur se si do vijojë skenari i opozitës, Dogjani tha:

“Ne do vazhdojmë me të gjitha mënyrat e më të gjitha protestat deri sa të arrijmë qeverinë teknike dhe të kemi zgjedhje të lira. Ne nuk duam pushtetin sot, ne duam të shkojmë e të votojmë të lirë”.

The post Çfarë ndodh pas protestës së PD, deputeti Dogjani tregon skenarët appeared first on Euronews Albania.

Protesta e opozitës, dy persona shoqërohen në polici

7 October 2024 at 22:05

Dy persona janë shoqëruar në polici gjatë zhvillimit të protestës së opozitës këtë të hënë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ata janë shoqëruar gjatë zhvendosjes së protestuesve.

Protesta e opozitës u zhvillua në disa pika kryesore. Ajo nisi me marshimin nga Selia e PD drejt kryeministrisë ku pati gjuajtje me molotv, vënie flake dhe shpërthime fishekzjarresh, më pas protestuesit marshuan drejt selisë së Partisë Socialiste ku gjithashtu pati molotov e përleshje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Protesta u zhvendos sërish në Bashki dhe në Ministrinë e Brendshme, e më pas në Parlament, ku u shpërndanë shpejt për shkak të gazit lotsjellës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta e opozitës, dy persona shoqërohen në polici appeared first on Euronews Albania.

Kosova hoqi kufizimin e mallrave të Serbisë në Merdare, Gjermania: Hap i rëndësishëm

7 October 2024 at 21:58

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr kufizimin ndaj mallrave të Serbisë, në pikën kufitare në Merdare.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do ta mbështesim Qeverinë e Kosovës, për të garantuar që plotësohen kërkesat e saj të sigurisë, dhe do të monitorojmë proceset në pikën kufitare”, ka thënë ai përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur më herët gjatë ditës së hënë se kufizimi për hyrjen e mallrave prej Serbisë, është hequr në pikëkalimin në Merdare.

Megjithatë, ai ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Perëndimit në sigurimin e skanerëve në pikat kufitare, në mënyrë që në Kosovë të mos hyjë asgjë prej Serbisë që mund t’ia cenojë sigurinë.

Ai ka thënë se deri në sigurim të skanerëve, në Merdare do të kryhen kontrolle të rrepta.

“Ne duhet të ndërmarrim masa të sigurisë, asnjëherë masa tregtare… ne besojmë që ndryshimi i masës është mëse i mjaftueshëm që pasnesër në CEFTA, dhe të hënën në Proces të Berlinit, të kemi sukses të plotë”.

Ai e ka pranuar se masa kufizuese ka pasur efekt në tregti, por këtë fakt e ka përshkruar si “pasojë” dhe jo “qëllim” të Qeverisë.

Qeveria e Kosovës e kishte vendosur ndalesën ndaj importit të mallrave nga Serbia në korrik të vitit 2023 për arsye “sigurie”, pasi tre policë të Kosovës ishin arrestuar nga policia serbe. Megjithëse ata ishin liruar më vonë, vendimi për mallrat serbe kishte mbetur në fuqi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosova hoqi kufizimin e mallrave të Serbisë në Merdare, Gjermania: Hap i rëndësishëm appeared first on Euronews Albania.

Presidenti Erdogan viziton Shqipërinë të enjten, zbardhet agjenda

7 October 2024 at 21:49

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë gjatë kësaj jave.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Euonews Albania, Eksiola Shehu, gjatë vizitës në Tiranë të enjten e 10 tetorit presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan pritet që të bëj inaugurimin e xhamisë e Namazgjasë.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Tiranë, Erdogan pritet të ketë edhe një konferencë me kryeministrin Rama në godinën e qeverisë.

Presidenti turk do të jetë vetëm disa orë në Tiranë e me pas do të largohet drejt Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti Erdogan viziton Shqipërinë të enjten, zbardhet agjenda appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet protesta e PD, Noka: Sot ishte vetëm hapi i parë, regjimi e mori mesazhin

7 October 2024 at 21:29

Deputetët demokrat dhe qytetarët mbështetës të tyre, janë kthyer në Selinë e Partisë Demokratike.

Flamur Noka tha në mbyllje të protestës se kjo nuk ishte një protestë por revoltë. Ai paralajmëroi se aksioni i opozitës do të vijojë deri në arritjen e një qeverie teknike dhe rrëzimit të asaj që ai quajti “narko-shtet”

“Sot ishte dita e parë mosbindja civile zbriti në qytetin e Tiranës, regjimi narkos i tërbuar, sot mori një mesazh. Mesazhi ishte jepi zgjidhje qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë.

Sot ata e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz e as me dhunë. Ne do jemi këtu të vazhdojmë mosbindjen civile deri sa synimet tona të arrihen, deri sa kërkesat e qytetarëve të plotësohen.

Narkosi duhet të largohet, duhet ti hapë rrugë një qeverie teknike. Sot startuam nga parlamenti në rrugë. Për çdo hap tjetër do jemi në kontakt. Sulltani atje po dridhet e nuk po fle i qetë, i gjithë shteti ishte në panik”,-tha Flamur Noka.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet protesta e PD, Noka: Sot ishte vetëm hapi i parë, regjimi e mori mesazhin appeared first on Euronews Albania.

“Do ishte djegur Kryeministria dhe Bashkia”, Çollaku: Zemërimi nuk u shfrytëzua…

7 October 2024 at 21:17

Gazetari Basir Çollaku tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, se në këtë protestë vuri re se u kontrollua zemërimi i qytetarëve.

Sipas tij nëse do ishte lënë në dorë të qytetarëve sot do ishin djegur edhe Kryeministria dhe Ministria e Brendshme edhe Bashkia, pasi siç u shpreh ai revolta e qytetarëve ishte shumë e madhe.

“Unë e kam ndjekur protestën duke qenë pjesë e saj. Unë pash një potencial revolte dhe zemërimi të pashfrytëzuar. Po kontrollohej zemërata, po e kontrollonin qytetarët dhe vetë organizatorët.

Njerëzit aty ishin të zemëruar dhe ishin të gatshëm të përballeshin me këdo dhe me gjithçka. Po të ishte lënë në dorë të lirë të protestuesve sot edhe kryeministria edhe ministria e Brendshme edhe Bashkia do ishin shesh ndërtimi sot. S’do kishin bërë dot gjë zjarrfikësit.

Nëse do ishte lënë në dorë të lirë të protestuesve do ishin djegur. Por duke qenë se edhe kontrolli por edhe vetëdija e tyre se përballja nuk është me godinat, por me ata që janë brenda”,-tha Çollaku.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do ishte djegur Kryeministria dhe Bashkia”, Çollaku: Zemërimi nuk u shfrytëzua… appeared first on Euronews Albania.

Putin do të takojë presidentin iranian teksa kriza vijon në Lindjen e Mesme

7 October 2024 at 20:58

Presidenti rus, Vladimir Putin, planifikon të takohet me homologun e tij iranian, Masud Pezeshkian këtë javë, teksa rriten shqetësimet se kriza në Lindje të Mesme mund të dalë jashtë kontrollit.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar këshilltarin e presidentit Putin, Yury Ushakov, të ketë thënë se dy liderët do të takohen në kryeqytetin turkmen, Ashgabat, më 11 tetor.

Ushakov ka thënë se Putin planifikon të diskutojë me Pezeshkianin edhe në samitin BRICS që do të mbahet në qytetin rus, Kazan, më 22-24 tetor.

Në këto njoftime është sinjalizuar vazhdimi i bashkëpunimit në mes të të dyja vendeve, teksa krizës në Lindje të Mesme nuk i shihet fundi.

Ushakov nuk ka dhënë më shumë hollësi për takimet, por vetëm që Putin nuk ka plan të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, sa i përket përshkallëzimit të situatës në rajon.

Mosplanifikimi i një takimi me Netanyahun sugjeron se fokusi aktual diplomatik i Rusisë mund të jetë më i lidhur me partneritetet në kuadër të kornizës së BRICS-it, që përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut.

Izraeli e ka shënuar të hënën përvjetorin e parë të sulmeve të Hamasit në tokën izraelite, si pasojë e të cilave janë vrarë më shumë se 1.200 njerëz dhe janë marrë peng rreth 250 të tjerë.

Ushtria izraelite ka nisur më pas fushatë ushtarake në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të Hamasit.

Aktualisht, ushtria izraelite është duke kryer sulme ajrore edhe në Bejrut, me qëllim të shkatërrimit të grupit tjetër militant, Hezbollah.

Hamasi është grup i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Hezbollahu është i shpallur grup terrorist prej Shteteve të Bashkuara, derisa BE-ja e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë politike.

Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin e Libanit. Si Hamasi, ashtu edhe Hezbollahu gëzojnë mbështetjn e Iranit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Putin do të takojë presidentin iranian teksa kriza vijon në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.

U lënduan te protesta e opozitës, babë e bijë përfundojnë në QSUT

7 October 2024 at 20:24

Dy persona babë e bijë, janë shoqëruar për në spital. Mësohet se ata kanë qenë në protestën e opozitës, ku edhe kanë pësuar probleme me frymëmarrjen dhe djegie.

Sipas informacioneve  vajza  ka pësuar djegie 2%  dhe po del nga urgjenca. Babai do shoqërohet te djegie plastika pasi ka pësuar djegie 15%

Gjithashtu nga protesta ka mbetur e lënduar edhe një grua e cila është djegur gabimisht nga hedhja e një bombe molotov.

Ajo është shoqëruar në spital, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Të lënduar ka pasur edhe nga efektivët e policisë. 10 të lënduar është bilanci, ndërkohë që njëri është shoqëruar te Trauma.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U lënduan te protesta e opozitës, babë e bijë përfundojnë në QSUT appeared first on Euronews Albania.

Protesta e opozitës, kriminalistët mbledhin provat te Kryeministria

7 October 2024 at 20:09

Zjarr, fishekzjarre e bomba molotov janë hedhur nga protestuesit e opozitës në drejtim të kryeministrisë.

E ndërsa protesta vijon në pika të tjera, efektivët e kriminalistikës kanë shkuar për të mbledhur provat përballë Kryeministrisë.

Protesta e opozitës është zhvilluar me skenarë të paparashikuar, më lëvizje të protestuesve edhe në zona ku nuk ishte lajmëruar se do kishte protestë.

Opozitarët e kanë cilësuar këtë protestë si nisja e mosbindjes civile, e cila sipas tyre nuk do të mbetet vetëm me një ditë, por do vijojë deri në arritjen e një qeverie teknike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta e opozitës, kriminalistët mbledhin provat te Kryeministria appeared first on Euronews Albania.

Protesta e opozitës, bomba molotov plas mes protestuesve dhe policëve

7 October 2024 at 19:46

Një bombë molotov është hedhur nga protestuesit, e cila nuk ka kaluar kordonin e policisë por ka plasur mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Bomba të shumta molotov janë hedhur në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, ku edhe slogani i vendosur në ballinë të godinës u përfshi nga flakët.

Protesta e opozitës po zhvillohet në disa zona, ndërsa skenarët për vijimin e saj vijojnë të mbeten të paqartë.

The post Protesta e opozitës, bomba molotov plas mes protestuesve dhe policëve appeared first on Euronews Albania.

Protestuesit djegin stacionin e autobusit, marshojnë drejt selisë së PS

7 October 2024 at 19:23

Pas tensioneve të shkaktuara në Kryeministri protestuesit të udhëhequr nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, janë larguar duke marshuar për tu drejtuar në një tjetër ambient.

Sipas raportimeve, protet që protestuesit të shkojnë në selinë e Partisë Socialiste, por gjithashtu pritet që tensione të ketë edhe përballë Bashkisë së Tiranës, apo edhe në Ministrinë e Brendshme.

Protestuesit i kanë vënë flakën një stacioni autobuzi te Piramida, ndërkohë kanë vijuar me marrshimin në një aks rrugor i cili nuk përfshihej në rrugët e bllokuara nga policia.

Kujtojmë se më herët deputetët opozitarë e kanë theksuar se kjo protestë do të ishte krejt ndryshe nga protestat e tjera dhe do të përbëjë atë që ata e kanë cilësuar nisja e një “mosbindje civile”.

Skenarët se si do vijojë zhvillimi i protestës janë ruajtur me fanatizëm dhe nuk dihet se cila do jetë pika tjetër ku do të shkojnë protestuesit.

Klikoni këtu për të ndjekur live protestën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protestuesit djegin stacionin e autobusit, marshojnë drejt selisë së PS appeared first on Euronews Albania.

Ilir Meta i bashkohet protestës: Qytetarët janë revoltuar! Fundi i narko-shtetit

7 October 2024 at 18:54

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me anëtarë të partisë së tij, kanë nisur marshimin nga selia e partisë për tu bashkuar protestës para kryeministrisë.

Gjatë marshimit, Ilir Meta tha për gazetarët se pritshmëritë janë arritur, ai tha se bulevardi është plotë dhe protesta do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave.

“Qytetartët kanë një ndiejnë të fortë revolte e cila do duket edhe në orët në vijim.

Objektivat janë përmbysja e regjimit të narko-shtetit, zgjimi i njerëzve për të rivendosur drejtësinë, sidomos pas aktit të fundit idioteskë të dënimit politik të deputetetit Ervin Salianjit, i cili kishte denoncuar lidhjet në nivelet më të larta të qeverisë me trafikun e drogës.

Me sa kam parë në media, gjithçka tregon një angazhim qytetar”,-tha Ilir Meta.

The post Ilir Meta i bashkohet protestës: Qytetarët janë revoltuar! Fundi i narko-shtetit appeared first on Euronews Albania.

“Do marshojmë kudo nëpër Tiranë”-Ina Zhupa: Revolta nuk do shprehet vetëm me fjalë

7 October 2024 at 18:01

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha në një lidhje direkt për emisionin “People” në Euronews Albania se protesta e ditës së sotme, e cila siç e cilësojnë opozitarët, do jetë nisja e mosbindjes civile, ka si synim kryesorin arritjen e qeverisë teknike.

Ajo tha se protesta do të nisë me  marshimin nga selia e Partisë Demokratike, e më pas do të përhapet kudo nëpër të gjitha rrugët e Tiranës.

Sipas saj kjo protestë do të jetë shumë ndryshe nga gjithë protestat e opozitës të bëra deri më tani, pasi revolta nuk do të shprehet vetëm me fjalë por edhe me vepra.

“Partia Demokratike i ka thirrur qytetarët në një mosbindje civile. Kjo nuk do jetë një protestë si gjithë protestat e tjera, ku revolta shprehet në podium përmes fjalëve Kemi zgjedhur që këtë herë  revolta të mos jetë vetëm nëpërmjet fjalës por edhe nëpërmjet aktit, veprimit. Ne jo detyrimisht është kundër rendit kushtetues, por jemi kundër qeverisë.

Pra e gjithë revolta jonë nuk i tejkalon revoltat e vendeve demokratike, si revoltat e francezëve, revoltat e gjermanëve. Me fjalë ne e kemi provuar dhe me fjalë nuk është se po reagojnë. Ajo tha se qeveria teknike është minimum që kjo revoltë duhet të arrijë. Marshimi nis nga selia e PD, e më pas do jetë kudo në Tiranë”,-tha Ina Zhupa.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do marshojmë kudo nëpër Tiranë”-Ina Zhupa: Revolta nuk do shprehet vetëm me fjalë appeared first on Euronews Albania.

“Do korrin frikën që mbollën”, Salianji mesazh nga burgu para protestës

7 October 2024 at 17:15

Ervin Salianji i cili ndodhet në burg, u është drejtuar qytetarëve me një mesazh pak para nisjes së  protestës së thirrur nga opozita.

Në një letër të dërguar nga burgu ai shprehet se është koha që qeveria të korrë fikën që mbolli. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen në protestë ndërsa shprehet se duhet të bëhen “mur që të ndalojnë të keqen”.

Në mesazhin e tij ai shprehet se qytetarët duhet të reagojnë për të ruajtur dinjitetin dhe të drejtat e secilit.

Më poshtë mund të lexoni letrën e Ervin Salianjit:

“Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë!

E dimë që  menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre!  Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jemi forca e shembullit.

Miq,

Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjes. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë  duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!

Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat!

Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!

Reago!  Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.

Populli shkund çdo tirani!”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do korrin frikën që mbollën”, Salianji mesazh nga burgu para protestës appeared first on Euronews Albania.

“Erozion” në qeverinë britanike, pas skandalit të dhuratave nisin përplasjet

7 October 2024 at 16:43

Është kohë dridhmash dhe kontrastesh në radhët e qeverisë laburistë të Britanisë së Madhe, ende pa u bërë 100 ditët e para në pushtet.

Kështu shkruajnë unanimisht mediat në Mbretërinë e Bashkuar, një ditë pas dorëheqjes së shefes së personelit të kryeministrit Keir Starmer, Sju Grej.

Bëhet fjalë për një nga figurat më të rëndësishme të aparatit të Dauning Strit, lëvizja e të cilës vjen pas shpërthimit të polemikave mbi skandalin e dhuratave të marra nga kreu i qeverisë, bashkëshortja dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ekzistojnë gjithashtu dyshime për nepotizëm dhe lakmi mbi vetë Grej, e cila doli garant për aksesin në qeveri të donatorit më bujar të Starmer, biznesmeni Uahid Ali.

Zyrtarisht Grej, e cila është vendosur në faqet e para të tabloideve për deklaratat mbi kompensimin e artë, e dha dorëheqjen vullnetarisht për të mos shkaktuar shpërqendrim të ekzekutivit.

Por për mediat britanike, në të vërtetë largimi i saj ka ardhur në një klimë përplasjesh të brendshme mes këshilltarëve dhe funksionarëve të tjerë të laburistëve.

Sipas BBC, në të vërtetë dorëheqja e Grej është më tepër një degradim i pozicionit të saj nga qendra e makinës së pushtetit në një detyrë deri më sot inekzistente, ajo e përfaqësueses së qeverisë për marrëdhëniet me kombet dhe rajonet e Mbretërisë.

Thashethemet nuk kanë kursyer as familjen e saj, duke nisur me ngritjen nga hiçi të djalit të saj në pozicionin e një deputeti laburist.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Erozion” në qeverinë britanike, pas skandalit të dhuratave nisin përplasjet appeared first on Euronews Albania.

Madona ndan lajmin e trishtë për vdekjen e të vëllait: Më vjen mirë që s’po vuan më

7 October 2024 at 16:24

Madonna ka nderuar vëllain e saj Christopher Ciccone, i cili ka vdekur në moshën 63-vjeçare, ajo e ka përshkruar atë si “gjëja më e afërt me mua për kaq shumë kohë”.

Vëllai i saj, i cili drejtonte turnet për yllin e popit dhe kërcente në videoklipet e saj të hershme, vdiq nga kanceri të premten në Michigan.

Në një postim të përzemërt në Instagram , këngëtarja 66-vjeçare shkroi se lidhja e tyre ishte e vështirë për t’u shpjeguar, por kjo lidhje sipas saj u forcua teksa kuptonin se sa të ndryshëm ishin.

“Kemi marrë duart e njëri-tjetrit dhe kemi kërcyer në çmendurinë e fëmijërisë sonë, në fakt kërcimi ishte një lloj superngjitësi që na mbante bashkë”,-u shpreh Madona.

“Vëllai im ishte pranë meje, ai ishte piktor, poet dhe vizionar, e admiroja. Ai kishte shije të patëmetë, dhe një gjuhë të mprehtë, të cilën ndonjëherë e përdorte kundër meje, por unë ia falja gjithmonë.Ne u ngjitëm në lartësitë më të larta së bashku, dhe u ulëm në ultësirat më të thella. Në një farë mënyre, ne gjithmonë e gjenim njëri-tjetrin përsëri dhe u mbajtëm për dore dhe vazhduam të kërcenim”,-shtoi ylli i popit.

Dyshja u ndanë në vitin 2008 pas publikimit të autobiografisë së tij, të titulluar Life With My Sister Madonna, në të cilën ai shkroi për jetën e saj të dashurisë dhe se si ishte të punoje për të.

Duke folur për ribashkimin para vdekjes së tij, Madonna shtoi: “Vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta.

“Ne nuk folëm për një kohë, por kur vëllai im u sëmur, gjetëm rrugën e kthimit tek njëri-tjetri.

“Bëra maksimumin për ta mbajtur në jetë sa më gjatë. Ai kishte shumë dhimbje deri në fund, edhe një herë u mbajtëm për dore, mbyllëm sytë dhe kërcenim bashkë. Më vjen mirë që nuk vuan më, nuk do të ketë kurrë njeri si ai. E di që po kërcen diku.”

Ciccone ishte gjithashtu një artiste dhe stiliste e brendshme, dhe drejtoi video muzikore për yje të tjerë, duke përfshirë Dolly Parton dhe Tony Bennett.

Njerka e Madonna-s, Joan, gjithashtu vdiq nga kanceri kohët e fundit, dhe vëllai i madh i yllit Anthony vdiq në fillim të vitit të kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Madona ndan lajmin e trishtë për vdekjen e të vëllait: Më vjen mirë që s’po vuan më appeared first on Euronews Albania.

Viti i ri akademik/ Mbyllet Ekonomiksi në Korçë, në Elbasan preferohet mësuesia

7 October 2024 at 15:40

Mbyllet programi mësimor i Ekonomiksit në universitetin e Korçës ndërkohë që rrezikohen 3 programe të tjera, si gjuha e pakicave, matematika dhe frëngjishtja.

Rektori i këtij universiteti Lorenc Ekonomi tha se reduktimi në maksimum i bursave të programeve prioritare ka ndikuar edhe në ulje e numrit të studentëve në këto programe.

Ekonomiksi është i sigurte qe mbyllet, sipas ligjit për disa vite nqs ka 0 regjistrime, I takonte senatit për gjithë programet. Ka programe të tjera, janë me pak studentë. Do mbyllen? Pedagogët do të marrim vendim për këtë. Ndihet në shifra, ato që kane qene prioritare ka ulje”,-tha Lorenc Ekonomi, rektori i universitetit të Korçës.

Këtë vit akademik në universitetin e Korçës do të studiojnë 2336 studentë të jene pjesë e 56 programeve në 4 fakultetet e këtij universiteti.

Edhe në Elbasan Universiteti “Aleksandër Xhuvani“ ka hapur dyert për studentët. Këtë vit janë regjistruar 1100 studentë, ku sipas rektores ky numër është më i madh se një vit më parë. Degët më të preferuara janë financa dhe menaxhim biznesi, por edhe mësuesia për arsimin parashkollor.

Interes të lartë ka edhe për degët shkenca mjekësore teknike, teknologjitë e informacionit dhe edukim fizik. Risi e këtij viti është regjistrimi i studentëve nga Presheva në Universitetin e Elbasanit. Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të ndërveprimit ndërkombëtar dhe krijimit të mundësive të reja për studentët nga rajone të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Viti i ri akademik/ Mbyllet Ekonomiksi në Korçë, në Elbasan preferohet mësuesia appeared first on Euronews Albania.

Nis viti i ri akademik, disa degë rrezikojnë mbylljen te Fakulteti i Shkencave

7 October 2024 at 15:27

Ka nisur sot viti i ri akademik për 20 mijë studentë. Degët e mjekësisë dhe IT ishin më të preferuarat, kuotat e të cilave u ezauruan që në raundin e parë. Por nga ana tjetër të tjera rrezikojnë mbylljen.

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, kimia, fizika kanë vetëm nga 5 të regjistruar ndërkohë që dhe matematika nuk është në shifrat më të mira, duke qenë me vetëm 23 studentë. Shkenca Natyre Mjedisore rezulton dega më pak e pëlqyer në Universitetin e Tiranës, me vetëm 2 studentë të regjistruar këtë vit.

Ajo që del në pah është rënia e numrit të të rinjve që zgjedhin degët si Gjuhë-Letërsi.  Ende ka 65 kuota të lira, nga 120. Gjeografia, gjuhët e huaja, filozofi, punë sociale dhe psikologji, kanë ende gjysmë kuota të lira.

Universiteti Bujqësor është zgjedhur nga të paktën 638 studentë këtë vit. Degët më të kërkuara janë menaxhim agrobiznesi dhe menaxhim turizmi rural.

Ndërsa, në degën inxhinieri agroushqimore ka vetëm 1 të regjistruar. Edhe zooteknia dhe siguria e produkteve blegtorale kanë vetëm 2 regjistrime ndërsa inxhinieria pyjore 5 studentë të regjistruar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nis viti i ri akademik, disa degë rrezikojnë mbylljen te Fakulteti i Shkencave appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

A ndërhyjnë ndërkombëtarët në politikën shqiptare? Nesturi: PD s’ështe e besueshme

6 October 2024 at 22:00

Platos Nesturi ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur për protestën e opozitës, e cila pritet të zhvillohet ditën e nesërme më 7 tetor, e cila sipas tij është një protestë e stisur.

I pyetur nëse ka gjasa që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë mes mazhorancës dhe opozitës, për të zgjidhur problemet dhe për të garantuar një proces të pastër zgjedhor, ai u përgjigj se ndërhyrja e ndërkombëtarëve është e dukshme.

Sipas tij në sytë e ndërkombëtarëve, “Partia Demokratike nuk është një partner i besueshëm”.

“Demokracia shqiptare ka problematikat e saj, është ne faza të caktuara që padyshim një tranzicion kaq i gjatë, një përzierje e politikës me krimin, abuzimin me pushtetin dhe korrupsionin, bën që të ketë probleme të kësaj natyre të cilat padyshim ndikojnë.

Ndërhyrja e ndërkombëtarëve është shumë e qartë dhe e dukshme me faktin e reformës në drejtësi, me ngritjen e institucioneve të reja, të cilat kanë bërë që të fillojë e të ndihet forca e ligjit, të shkëputet lidhja e drejtësisë me politikën. Ende ka nevojë për këtë lloj garancie sepse ne e shikojmë që kur flasim për një krizë në Shqipëri, është një krizë edhe e klasës politike në Shqipëri”,-tha Nesturi.

The post A ndërhyjnë ndërkombëtarët në politikën shqiptare? Nesturi: PD s’ështe e besueshme appeared first on Euronews Albania.

E rëndë! Efektivja e policisë përplas me makinë për vdekje këmbësorin

6 October 2024 at 21:38

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Autostradë një 43 vjeçare, e cila sipas informacionit të policisë është efektive e policisë, ka përplasur me makinë një këmbësor 51 vjeçar.

Personi me inicialet V.H. u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar,  por ka humbur jetën në spital.

Punonjësia e policisë, Florinda Zvangu, ka qenë jashtë shërbimit në momentin e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja F. Z.,43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës),  duke drejtuar automjetin e saj  ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin,(këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar,  por ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post E rëndë! Efektivja e policisë përplas me makinë për vdekje këmbësorin appeared first on Euronews Albania.

❌
❌