Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën

8 October 2024 at 00:31

Wojciech Szczesny njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli verën e kaluar pasi bëri 35 paraqitje për Juventusin sezonin e fundit, duke pranuar 30 gola dhe duke mbajtur 15 portën e paprekur në Serie A.  

Pas transferimit të tij te Barcelona, ka folur shoku i tij i skuadrës së re, por edhe te Polonia, Robert Lewandowski. 

“[Wojciech] Szczesny më tha se i vetmi klub për të cilin do të dilte nga pensioni është Barcelona” . 

“Kur vjen një lojtar i ri, ju duhet t’i tregoni atij rreth klubit. E njëjta gjë vlen edhe për Wojciech, por me përvojën dhe qasjen e tij ndaj jetës, ai do të adaptohet shumë shpejt”, ka thënë Robert Lewandowski për Meczyki.  

Më herët, vetë Szczesny tha se Lewandowski kishte luajtur një rol të madh në vendimin e tij për të dalë nga pensioni dhe për t’iu bashkuar Barcelonës si lojtar i lirë. 

Portieri ka mbrojtur edhe për Arsenalin, Romën dhe Brentfordin në karrierën e tij. /Telegrafi/  

The post Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën appeared first on Telegrafi.

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

7 October 2024 at 23:47

Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkovic ka folur për Granit Xhakën, i cili do të zbarkojë në Serbi së bashku me Zvicrën, ku është edhe kapiten i skuadrës.  

Vitet e fundit, përplasjet mes Serbisë dhe Zvicrës kanë evoluar në një rivalitet të ashpër, kryesisht për shkak të lojtarëve zviceranë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. 

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Zvicrës, Stojkovic kërkoi që ndeshja të luhej në frymën e sportit, ndërsa lavdëroi Xhakën. 

“Unë supozoj se njerëzit janë të vetëdijshëm për të kaluarën dhe provokimet. Bëj apel që ndeshja të luhet në frymën e lojës së ndershme. Sjellja e tifozëve duhet të jetë shembullore. Duhet të lëmë mënjanë çdo çështje të jashtme dhe të fokusohemi te loja”.  

“Nuk frikësohem. Kjo është absolutisht absurde. Xhaka është lojtar i madh dhe e di këtë. Vërtetë e çmojë. Për shumë vjet shfaq nivel botëror. Mendoj se nuk do të ketë ndonjë problem”, ka deklaruar Stjkovic, i cili e pranoi se Zvicra varet shumë nga shqiptari, duke e përmendur edhe Remo Freulerin. /Telegrafi/  

The post Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën appeared first on Telegrafi.

Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

7 October 2024 at 23:17

Ylli i Napolit, Stanislav Lobotka u vlerësua nga trajneri i Como, Cesc Fabregas të premten, ngjashëm me atë që kishte bërë ish-shoku i tij i Barcelonës, Xavi sezonin e kaluar. 

Lobotka po kontribuon në rezultatet mbresëlënëse të Napolit këtë sezon dhe është një nga të paprekshmit e Antonio Contes në “Stadio Maradona”. 

Siç raportohet nga Sofascore , 29-vjeçari ka pasur 89% pasime të sakta në Serie A këtë sezon, 92% në gjysmën e tij dhe 87% në gjysmën e kundërshtarit. Mesfushori ka mesatarisht 63.3 prekje për lojë, duke dhënë një asistim në një ndeshje të Coppa Italia. 

Trajneri i Como, Fabregas e lavdëroi 29-vjeçarin pas fitores 3-1 të Napolit ndaj Azzurrit të premten. 

“Napoli ka shumë lojtarë që kanë fituar ligën, si Lobotka. Të lutem, më jepni një Lobotka. Çfarë lojtari, ‘Mamma Mia’. Ai është i mrekullueshëm”. 

“Lojtarët si ky ju bëjnë të fitoni ndeshje për aftësinë e tyre për të kuptuar futbollin dhe për të rikuperuar shumë topa. Unë çmendem për lojtarë të tillë”, deklaroi Fabregas për Corriere dello Sport. 

Lobotka vazhdon të vlerësohet nga legjendat e mesfushës, veçanërisht nga ata që kanë luajtur te Barcelona, pasi ai u komplimentua nga ish-trajneri i katalanasve, Xavi, përpara një ndeshje në Ligën e Kampionëve. 

“Më pëlqen Lobotka; ai është i mirë në formim dhe nuk e humb topin. Do të doja ta shihja atë në një klub si Barça”, kishte deklaruar Xavi. /Telegrafi/  

The post Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 7 October 2024Main stream

Man City ‘gati të bëjë gjithçka’ për ta afruar Martin Zubimendin në janar

7 October 2024 at 22:39

Manchester City po e shikon mesfushorin e Real Sociedad dhe ish -shënjestrën kryesore të Liverpoolit në afatin kalimtar të fundit, Martin Zubimendi, si objektiv të janarit, raporton Relevo. 

Skuadra e Pep Guardiolës është duke kërkuar opsione për të zëvendësuar Rodrin i cili është jashtë sezonit për shkak të një dëmtimi të ligamenteve, dhe Zubimendi vlerësohet shumë. 

Ai ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re me Real Sociedad, kështu që klauzola e lirimit prej 60 milionë euro ende vlen. 

Liverpooli u përpoq të nënshkruante me Zubimendin në verë dhe ishte i përgatitur të paguante klauzolën e lirimit, por lojtari vendosi t’i refuzonte dhe të zgjidhte të qëndronte në klubin e tij të fëmijërisë. 

Qëndrimi i Zubimendit për një lëvizje të mundshme në Man City nuk dihet. /Telegrafi/   

The post Man City ‘gati të bëjë gjithçka’ për ta afruar Martin Zubimendin në janar appeared first on Telegrafi.

“Nëse Yamal do të kishte shpejtësinë e Vinicius, ai do të ishte i përsosur” – ish ylli i Spanjës flet për talentin e madh  

7 October 2024 at 22:08

Ish-ylli i Spanjës dhe Villarrealit, Marcos Senna duke folur për AWEX Education, ka bërë krahasimin mes dy yjeve të momentit në La Liga, Lamine Yamal dhe Vinicius Junior.  

Lamine Yamal ka regjistruar 27 driblime të suksesshme në La Liga deri më tani këtë sezon – ku vetëm Chidera Ejuke i Sevillas ka më shumë (28), ndërsa Vinicius Junior është i katërti me 20.

Yamal ka pesë gola dhe katër asistime në 11 paraqitje për Barcelonën këtë sezon.  Vinicius krenohet me katër gola dhe katër asistime në 11 ndeshje këtë sezon. 

“Ata [Lamine Yamal dhe Vinicius Junior ] janë të dy lojtarë të mëdhenj, por mua më pëlqen Lamine shumë më tepër”.  

“Arsyeja është se ai ka ritëm. Kur më parë më pyetën se kë preferoja më shumë, Messin apo Cristiano, gjithmonë kam preferuar Messin për shkak të kësaj. Ai kishte më shumë prani në lojë, më shumë diversitet në pasime dhe gjëra të tjera”. 

“Vinicius ndonjëherë bën pasime të forta. Një ditë tjetër, ai i dha një Rodrygo [kundër Espanyolit] dhe dukej sikur ishte [Luka] Modric që t’ia jepte… por Lamine e godet shumë më mirë dhe ai është më emocionues. Shikoni në duelet një me një. Nëse do të kishte shpejtësinë e Vinicius, ai do të ishte dribluesi perfekt”, deklaroi 48-vjeçari. /Telegrafi/  

The post “Nëse Yamal do të kishte shpejtësinë e Vinicius, ai do të ishte i përsosur” – ish ylli i Spanjës flet për talentin e madh   appeared first on Telegrafi.

“Ekipi është shumë i motivuar, duam t’i mposhtim të dy kundërshtarët” – Asllani me besim të plotë për ndeshjet e tetorit

7 October 2024 at 21:22

Fisnik Asllani ka folur për dy ndeshjet e tetorit ku Kosova do të luajë ndaj Lituanisë dhe Qipros. 

Asllani shfaqi optimizëm për paraqitjet në këto dy ndeshje, duke u shprehur të motivuar për të arritur rezultate pozitive.

“Jam krenar që jam grumbulluar sërish me Kombëtaren dhe shpresoj që do të kemi dy lojë shumë të mira. Do të japim maksimumin që të marrim 6 pikë nga ky grumbullim”.  

“Krejt ekipi është shumë i motivuar dhe duam t’i mposhtim të dy kundërshtarët. Do të punojmë maksimalisht ditët e ardhshme për t’u përgatitur sa më mirë taktikisht”.  

“Debutimi me Kosovën ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme dhe që nuk do ta harroj kurrë. I kam bërë krenar familjen dhe shokët”, tha Asllani.  

Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë të martën në orën 16:00 në Kampin Nacional në Hajvali. /Telegrafi/ 

The post “Ekipi është shumë i motivuar, duam t’i mposhtim të dy kundërshtarët” – Asllani me besim të plotë për ndeshjet e tetorit appeared first on Telegrafi.

“Është një ëndërr e realizuar që jam ftuar” – Hoti flet për ftesën e Fodës dhe dy ndeshjet e radhës të Kosovës

7 October 2024 at 20:55

Andi Hoti është grumbulluar për herë të parë me Kosovën dhe për këtë ai ndjehet krenar. 

Franco Foda e ka afruar mbrojtësin e talentuar për ndeshjet e Lituanisë dhe Qipros. 

Hoti shfaqi optimizëm për paraqitjet në këto dy ndeshje, duke u shprehur të motivuar për të arritur rezultate pozitive. 

“Është një ëndërr e realizuar që jam ftuar për këtë grumbullim. Besoj se do të kemi dy ndeshje të mira dhe me rezultat pozitiv”.  

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Sot nuk ishim të kompletuar për shkak të stërvitjeve rigjeneruese të disa lojtarëve, por nga nesër do të stërvitemi të gjithë së bashku dhe do të përgatitemi maksimalisht edhe taktikisht”, tha Andi Hoti.

Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë të martën në orën 16:00 në Kampin Nacional në Hajvali. /Telegrafi/  

The post “Është një ëndërr e realizuar që jam ftuar” – Hoti flet për ftesën e Fodës dhe dy ndeshjet e radhës të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Andres Iniesta me lot në sy konfirmon pensionimin nga futbolli

7 October 2024 at 18:21

Andres Iniesta, ish-lojtar i Kombëtares së Spanjës dhe futbollist i Barcelonës, u tërhoq nga futbolli në moshën 40-vjeçare. 

Ai e bëri këtë me një video në të cilën fshin lotët dhe në të cilën ish trajnerët e tij Pep Guardiola, Vincente del Bosque, Luis Enrique dhe Louis van Gaal flasin për të. 

Vitin e kaluar në korrik, pas pesë vitesh, ai u largua nga klubi japonez Vissel Kobe.  

 

El Juego Continúa ❤⚽ 8⃣🔟2⃣4⃣ pic.twitter.com/YLrDOfxVCB

— Andrés Iniesta (@andresiniesta8) October 7, 2024

Edhe pse me të ka fituar edhe trofe, duket qartë se do të mbahet mend si një ikonë e Barcelonës dhe një legjendë e kombëtares spanjolle. 

Me Barcelonën, ai fitoi nëntë kampionate spanjolle, katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe gjithsej 29 trofe.  

Me Spanjën, ai ishte i pari në Kampionatin Botëror në 2010 dhe dy Kampionatin Evropian radhazi në 2008 dhe 2012. 


Karriera e Andres Iniesta 

Spanja: 131 ndeshje, 14 gola, 30 asistime
Barcelona: 674 ndeshje, 57 gola, 135 asistime
Vissel Kobe: 134 ndeshje, 26 gola, 25 asistime 
Emirates: 23 ndeshje, 5 gola, 1 asist 


/Telegrafi/ 

The post Andres Iniesta me lot në sy konfirmon pensionimin nga futbolli appeared first on Telegrafi.

Guardiola ka befasuar sërish tifozët e futbollit, kjo pasi pas ndeshjes i ka dhënë këshilla lojtarit kundërshtar

7 October 2024 at 17:01

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mori vëmendje të madhe pas ndeshjes së xhiros së shtatë të Ligës Premier, ku ‘Qytetarët’ mposhtën Fulhamin (30-2), pasi trajneri spanjoll iu afrua yllit të mysafirëve Adama Traore në fushë. 

Gjegjësisht, anësori i Fulhamit humbi disa raste vërtet të mëdha dhe kështu prishi mundësinë e një sensacioni për mysafirët ndaj kampionëve të Anglisë. 

Guardiola nuk bëri atë që bëjnë kundërshtarët në situata të tilla, që është thjesht t’i shtrëngojë dorën Traores dhe t’i thotë lamtumirë. 

Ai i dha sulmuesit të Fulhamit disa këshilla konkrete dhe praktike se si të përmirësonte përfundimin e tij para porte dhe tërhoqi vëmendjen sepse e bënte këtë gjë me gjeste dhe pasion.  

“Guardiola e do futbollin aq shumë saqë pasi Traore humbi kaq shumë raste, ai iu afrua pas ndeshjes dhe e mësoi lojtarit kundërshtar”, komentoi ish-lojtari Robert Earnshaw. 

 

Pep Guardiola loves football so much that
after Traoré kept missing chances
he went over at full time to
coach the opponent player #pep #pepguardiola #football #futbol #soccer #coach #mancity #genius pic.twitter.com/lKcY6zKyW0

— Robert Earnshaw (@RobertEarnshaw) October 5, 2024

Guardiola dhe Traore njihen që nga koha e Barcelonës, pasi lojtari ishte pjesë e katalanasve në të shkuarën.  

Meqë ra fjala, Man City regjistroi një fitore të rëndësishme , e cila e mbajti në krye të tabelës me Liverpool dhe Arsenal. /Telegrafi/  

The post Guardiola ka befasuar sërish tifozët e futbollit, kjo pasi pas ndeshjes i ka dhënë këshilla lojtarit kundërshtar appeared first on Telegrafi.

“Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona” – Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

6 October 2024 at 23:29

Edon Zhegrova ka thënë se është qartësuar gjithçka në lidhje me situatën që u krijua gjatë grumbullimit të kaluar te Kosova, ndërsa ka folur edhe për ëndrrën e tij të luajë te Barcelona. 

Ai në një intervistë për Klan Kosova potencoi se ka biseduar me përzgjedhësin Franco Foda dhe janë sqaruar për çdo gjë që ka ndodhur. 

”Kemi biseduar me trajnerin, e kemi rregulluar dhe gjithçka është në rregull”, deklaroi Zhegrova. 

Ndryshe, Zhegrova do të jetë i gatshëm për Kosovën në dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve. 

”Unë jam gjithmonë krenar kur reprezentoj shtetin tim, kur gjithë bota e njeh Kosovën dhe kjo është krenari”, u shpreh Zhegrova. 

”Është një ëndërr për mua të luajë për Barcelonën” – këto ishin fjalët që Edon Zhegrova i kishte thënë në një intervistë për Klan Kosova para tre viteve. 

Kjo thënie u kthye së fundmi nga mediat spanjolle, pasi ylli i Lille ishte më i miri ndaj rivalit të blaugranëve, Real Madridit, sfidë në të cilën u shpall lojtari i ndeshjes. 

”Po besoj që mundet me u arrit, veç me punë me përqendrim në futboll, besoj që mundet u arrit”, nënvizoi Zhegrova. 

Edon Zhegrova është ftuar nga Kosova për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/  

The post “Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona” – Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Përzgjedhësi Ilir Nallbani flet për suksesin e Kosovës U15 në “UEFA Development” ku zunë vendin e parë

6 October 2024 at 20:35

Kombëtarja e Kosovës U15 e drejtuar nga Ilir Nallbani e ka përmbyllur me sukses turneun “UEFA Development” që u zhvillua gjatë kësaj jave në Maltë.  

Pas fitoreve me Estoninë (2:1) dhe me Gjibraltarin (0:0, 4:3 në penallti) Dardanët U15 kanë shënuar fitore edhe kundër nikoqires së turneut, Maltës, me rezultat 1:0, duke siguruar pozitën e parë me 8 pikë.  

Përzgjedhësi Ilir Nallbani u shpreh i kënaqur me atë çfarë treguan futbollistët e tij në këtë turne.  

“Sigurisht që ne si ekip dhe staf jemi munduar që t‘i përzgjedhim lojtarët më në formë për këtë turne dhe në fund djemtë janë paraqitur shumë mirë. Në ndeshjen e parë me Estoninë kemi bërë një paraqitje jashtëzakonisht të mirë për këto nivele”.  

“Edhe në ndeshjen e dytë kundër Gjibraltarit kemi dominuar plotësisht, por fituam pas penalltive, kurse në ndeshjen e fundit me Maltën ka qenë një ndeshje speciale. Djemtë kanë qenë të mjaft përgatitur në aspektin mental dhe na kanë dhuruar emocione. Kemi pasur shumë raste dhe loja ka qenë e bukur”.  

“Kjo grupmoshë kur dalin jashtë shtetit kanë paksa vështirësi, gjë e cila është normale, por në fund ia kanë arritur t’i kryejnë detyrat siç duhet dhe të japin më të mirën në fanellën e Kombëtares së Kosovës”.  

“Jam shumë i kënaqur, së bashku me stafin, që kemi kaluar një periudhë shumë të mirë dhe djemtë me meritë kanë fituar tri ndeshje dhe e kanë zënë vendin e parë”, ka thënë Nallbani. 

Ndihmësit e Ilir Nallbanit në këtë grupmoshë janë Faruk Statovci, Artan Bytyqi dhe Labinot Metaj. /Telegrafi/  

The post Përzgjedhësi Ilir Nallbani flet për suksesin e Kosovës U15 në “UEFA Development” ku zunë vendin e parë appeared first on Telegrafi.

Nuk mjafton vetëm Dovbyk, Monza dhe Roma ndajnë pikët

6 October 2024 at 20:05

Monza dhe Roma kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Serie A. 

Pjesa e parë shkoi me dominimin e romakëve, që kishin disa raste, por që nuk ishin të saktë. 

Sfida u zhbllokua në minutën e 61-të, kur Artem Dovbyk shënoi një gol të bukur pas disa lëvizjeve për 1-0. 

 

Dovbyk has broken deadlocker

Monza 0-1 Romapic.twitter.com/nFd5SHb4mj

— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 6, 2024

Por nuk vonoi shumë dhe Dany Motta barazoi shifrat në 1-1 për Monzan. 

 

⚽GOAL🇮🇹 | Monza 1-1 Roma | Dany Motapic.twitter.com/7BS4iWelXT

— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 6, 2024

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe skuadrat u desh të pajtohen me barazimin. 

Roma tani është e nënta me 10 pikë, ndërsa Monza ka 4 pikë në vendin e 19-të./Telegrafi/  

The post Nuk mjafton vetëm Dovbyk, Monza dhe Roma ndajnë pikët appeared first on Telegrafi.

Fjalët e Edon Zhegrovës pasi u shpall më i miri në ndeshjen Lille – Real Madrid

2 October 2024 at 23:56

Sulmuesi anësor, Edon Zhegrova është shprehur shumë i lumtur për fitoren e Lille ndaj Real Madridit. 

Zhegrova u shpall më i miri i ndeshjes në fitoren e Lille me rezultat 1-0. 

“Ditë historike për ne. Jam shumë krenar për ekipin. Jam shumë i lumtur për fitoren. I falënderoj të gjithë tifozët për përkrahjen e madhe”, ka thënë Zhegrova në një video të postuar nga Lille. 

 

𝑴𝒂𝒏 𝒐𝒇 𝑻𝒉𝒆 𝑴𝒂𝒕𝒄𝒉 🏆@ChampionsLeague #LOSCRMA pic.twitter.com/IxXz6O4uag

— LOSC (@losclive) October 2, 2024

Zhegrova ka folur derisa në dorë mbante trofeun e lojtarit më të mirë të ndeshjes. 

Ai fitoi penalltin që u kthye në gol nga Jonathan Davies në fundin e pjesës së parë. 

Në një ndeshje ku luanin Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, nuk është gjë e vogël./Telegrafi/     

The post Fjalët e Edon Zhegrovës pasi u shpall më i miri në ndeshjen Lille – Real Madrid appeared first on Telegrafi.

Conceicao i Juventusit ‘riktheu’ Messin në ‘Champions’ – goli i tij ishte ndër më të bukurit deri tani 

2 October 2024 at 23:43

Juventusi ka arritur të shënojë fitore si mysafir i RB Leipzig në Ligën e Kampionëve me rezultat 3-2.  

Benjamin Sesko shënoi dy herë, ndërsa për Juventusin shënoi dy herë Dusan Vlahovic. 

Kur rezultati ishte 2-2, në skenë doli Francsico Conceicao i cili shënoi një nga golat më të bukur deri më tani në sistemin e ri të Ligës së Kampionëve. 

Portugezi mori një top jashtë zonës, ndërsa me një lëvizje meastrale kaloi dy mbrojtës për të gjetur rrjetën për 3-2. 

 

Francisco Coincecao what a GOAALLL 🤯

This kid is special 🔥pic.twitter.com/5C0CCNRafT

— fan (@NoodleHairCR7) October 2, 2024

Një momemt që na kujton Leo Messin që ka bërë histori në Ligën e Kampionëve. 

Me këtë gol Juventusi mori tri pikë dhe vazhdon me dy fitore në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/  

The post Conceicao i Juventusit ‘riktheu’ Messin në ‘Champions’ – goli i tij ishte ndër më të bukurit deri tani  appeared first on Telegrafi.

Karton të kuq, penallti dhe pesë gola – Juventusi me dhjetë veta fiton ndaj Leipzig

2 October 2024 at 23:04

Juventusi ka marr fitore të madhe në udhëtim te RB Leipzig me rezultat 3-2 në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së Ligës së Kampionëve.

Për italianët nisi keq takimin, pasi që Thiago Motta u desh të bënte dy ndërrime shkaku i lëndimeve, kur Bremer dhe Nicolas Gonzalez dolën nga loja. 

Në minutën e 30-të u zhbllokua ndeshje, kur Benjamin Sesko pranoi bukur një top në zonë nga Lois Openda, për të shënuar për 1-0. 

Zonja e Vjetër e nisi furishëm pjesën e dytë, kur Teun Koppmainers gjuajti bukur, por shtylla ndali festën e holandezit. 

Image

Por mënjëhërë në minutën e 50-të, Dusan Vlahovic arriti të shënojë gol të bukur për 1-1 me një goditje të saktë brenda zonës. 

Pas pak minutash sërish lajm i keq për Juventusin, kur portieri Michele di Gregorio preku një top me dorë jashtë zonë dhe pas rishikimit të VAR ai dali jashtë me karton të kuq. 

RB Leipzig fitoi penallti në minutën e 64-të, ku Benjamin Sesko shënoi për 2-1. 

Image

Por Juventusi ishte në formë të mirë, duke mos mbetur pas, ku me një gol të bukur të Vlahovic barzoi shifrat në 2-2. 

Gjermanët kishin disa raste për të marr epërsinë, por nuk ia dolën, pasi në një rast shtylla dhe në njër ast tjetër Mattia Perin ndali gjuajtjet e tyre. 

Në minutën e 83-të, Juventusi mori epërsinë për herë të parë në ndeshje, ku Francsico Conceicao me një solo aksion shënoi gol të bukur për 3-2. 

Image

Gjyqtari i ndeshjes që kishte mjafte episode sot, vendosi për nëntë minuta lojë shtesë, ndërsa në minutën e katër të shtesës Sesko kishte rast për të barazuar, por gjuajtja e Sesko shkoi në duart e Perin. 

Gjermanët tentuan edhe në minutat e mbetura, por nuk ia dolën të shënonin, duke bërë që Juventusi të marr fitoren e dytë në Ligën e  Kampionëve./Telegrafi/   

Standings provided by Sofascore

The post Karton të kuq, penallti dhe pesë gola – Juventusi me dhjetë veta fiton ndaj Leipzig appeared first on Telegrafi.

Rikthimi në “Camp Nou” me një superyll – Haaland objektivi numër një i Barcelonës për vitin 2025

2 October 2024 at 19:38

Erling Haaland është emëruar si objektivi numër një i Barcelonës dhe ata shpresojnë të nënshkruajë me të në verën e vitit 2025, shkruan mediumi Sport. 

Ky medium nënvizon se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një superyll për të shënuar rikthimin e klubit në “Spotify Camp Nou” gjatë vitit të ardhshëm. 

Erling Haaland i përshtatet shumë mirë këtij hapi, veçanërisht nëse Pep Guardiola largohet në fund të sezonit nga Man City. 

Neymar është përmendur gjithashtu si një opsion, por Haaland përfaqëson një lojtar që është i ri dhe do t’i shërbejë klubit për shumë vite në vazhdim. 

Megjithatë, nënshkrimi i Haaland nuk do të jetë i lehtë për Barcelonën edhe nëse ka para për ta realizuar transferimin.  

Manchester City tashmë është në bisedime për të vazhduar kontratën me norvegjezin pasi ai shënoi 101 gola për ta në vetëm 107 paraqitje për kampionët e Anglisë. /Telegrafi/  

The post Rikthimi në “Camp Nou” me një superyll – Haaland objektivi numër një i Barcelonës për vitin 2025 appeared first on Telegrafi.

Berat Gjimshiti shënon në Ligën e Kampionëve, mbrojtësi i jep epërsinë Atalantas

2 October 2024 at 19:14

Atalanta po luan si mysafir i Shkahtar Donetsk në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. 

Italianët kaluan shumë shpejtë në epërsi në këtë ndeshje dhe atë në rastin e parë serioz. 

Një harkim në zonë i Ademola Lookman gjeti Berat Gjimshitin i cili nga afër gjeti rrjetën për 1-0. 

Mbrojtësi po del të jetë një nga lojtarët kryesor të Atalantas edhe këtë sezon. 

 

21′ Berat Djimsiti scores!

Shakhtar Donetsk 0-1 Atalanta pic.twitter.com/uMRdQSpeBi

— 𝗙𝗼𝗼𝘁 𝗖𝗲𝗻𝘁𝗿𝗮𝗹. (@_FootCentral) October 2, 2024

Përveç paraqitjes fantastike në fazën e mbrojtjes, Gjimshiti po tregon se di të bëjë gjerë të mëdha edhe në sulm. /Telegrafi/ 

The post Berat Gjimshiti shënon në Ligën e Kampionëve, mbrojtësi i jep epërsinë Atalantas appeared first on Telegrafi.

Juventusi mbetet pa sulmuesin, Milik sërish në operim

2 October 2024 at 18:05

Juventusi do të jetë pa Arkadiusz Milik edhe për pak kohë pasi ai iu nënshtrua një operacioni për të pastruar një dëmtim të meniskut në gjurin e majtë. 

Polaku u detyrua të humbasë turneun EURO 2024 për shkak të problemit në gju që pati në qershor. 

Ai duhej të rikthehej së shpejti, por një deklaratë nga klubi këtë pasdite konfirmoi se ky rikthim do të vonohet. 

Qendërsulmuesi iu nënshtrua qepjes artroskopike të mbetjes së meniskut medial të gjurit të tij të majtë, njoftoi Juventusi përmes faqes së tyre zyrtare. 

 

Medical Update | Arkadiusz Milik ⤵

— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 2, 2024

Koha e rikuperimit të lojtarit do të përcaktohet pas kontrolleve të mëtejshme klinike. 

Ai u krye në klinikën Villa Stuart në Romë dhe mbetet për t’u parë se sa kohë do të jetë jashtë, por Milik tani ka të ngjarë të mos jetë plotësisht në formë deri në vitin 2025. 

Ai ka bërë 75 paraqitje për Bianconerët, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë dy asistime. /Telegrafi/  

The post Juventusi mbetet pa sulmuesin, Milik sërish në operim appeared first on Telegrafi.

❌
❌