Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 October 2024Main stream

“Kjo parti proteston sot në 10 të natës dhe nuk rrethon…”, Spahiu: Jam i çuditur që protestuesit harruan Salianjin

7 October 2024 at 22:49

Juristi Kreshnik Spahiu mendon se Pd mund të kishte bërë më shumë për mos burgosjen e Ervin Salianjit. Sot u shpreh ai në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ protesta nuk ia arriti qëllimit, për lirimin e Salianjit, pasi duhej të protestonin në Gjykatën e Lartë ku pritet të shqyrtohet çështja të premten.

‘Ju thanë amerikanët. Ndërkombëtarët nuk do lejojnë që pushteti politik apo një marrëveshje mes PD dhe PS të bëhet barrierë për reformën në drejtësi. Nga ana tjetër dua të jem konstruktiv pas këtij emisioni. Kanë ekzistuar mjetet institucional ligjore që situata me Ervin Salianjin, deputet që nuk kishte të shkuar negative penale nëpërmjet përfshirjes në amnistinë që u votua me konsensus nga PD dhe PS. Ia kam thënë personalisht. Kam qenë kundër dënimit të tij edhe kur ishte me Bashën. Edhe kur ishte me Berishën.

Nuk kuptoj këtë reaksion politik në një moment kur ekzekutohet vendimi, kur kjo parti ka pasur mjetet kushtetuese që të lirohet me amnisti. Si dhjetëra kriminel dolën nga burgu dhe e toleruan Salianjin. Deputet që nuk duhet të jetë në burg. Kjo parti proteston sot në 10 të natës dhe nuk rrethon gjykatën e Lartë pas 5 ditësh për të kërkuar lirimin e Salianjit. Nuk ia arriti qëllimit protesta për lirimin e Salianjit. Kjo drejtësi nuk mund të jetë e pavarur. Presioni duhet të orientohet aty. Askush nuk e di çdo do të ndodhur të premten kur do jetë gjyqi. A do jenë me këtë intensitet. Apo do jenë 10 deputetë si në kinema. Duhet që këto kauza të mos keqpërdoren.’

The post “Kjo parti proteston sot në 10 të natës dhe nuk rrethon…”, Spahiu: Jam i çuditur që protestuesit harruan Salianjin appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë ndodh pas protestës së PD, deputeti Dogjani tregon skenarët

7 October 2024 at 22:33

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani than në një lidhje direkte për  një emision televiziv se protesta e mbajtur këtë të hënë e ka plotësuar qëllimin e saj.

Ai tha se qytetarët morën pjesë në mënyrë masive gjë që tregoi se qytetarët po reagojnë për keqqeverisjen, pasi sipas tij tashmë Shqipëria është kthyer në diktaturë.

“Qytetarët reaguan për këtë keqqeverisje, pasi vendi është kthyer në një diktaturë. Njerëzit kanë frikë të flasin e të reagojnë. Kryeministri i ka detyruar shqiptarët të largohen nga Shqipëria dhe po e popullon vendin me të huaj”,-tha Dogjani.

I pyetur se si do vijojë skenari i opozitës, Dogjani tha:

“Ne do vazhdojmë me të gjitha mënyrat e më të gjitha protestat deri sa të arrijmë qeverinë teknike dhe të kemi zgjedhje të lira. Ne nuk duam pushtetin sot, ne duam të shkojmë e të votojmë të lirë”.

The post Çfarë ndodh pas protestës së PD, deputeti Dogjani tregon skenarët appeared first on Sot News | Lajme.

“Pashë diçka të përsëritur”, Zekthi zbulon detajet: Ja dy kushtet që protesta e opozitës të jetë e suksesshme

7 October 2024 at 22:24

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në një studio televizive ka komentuar protestën e sotme të opozitës, duke e cilësuar atë si të ngjashme me shumë tubime të viteve të fundit në Shqipëri.

Ai u shpreh se protesta e sotme nuk ishte e popullit, duke shtuar se tubimet janë marrë në dorë nga partitë politike.

Zekthi nënvizoi se që protesta të jetë e suksesshme duhet të vijë duke u rritur nga dita në ditë dhe të pamundësojë qeverisjen.

“Ishte si shumë protesta të këtyre viteve në Shqipëri, ndoshta kishte më shumë molotovë e gaz lotsjellës. Pashë diçka të përsëritur. Kjo nuk ishte protestë e popullit në një farë mënyre, janë protesta të partive politike. Kauzat janë të vërteta, por protestat janë marrë në dorë nga partitë. Në këtë kuptim ishte si herët e tjera. Pyetja themelore është, a e sjell kjo atë që kërkon Partia Demokratike. Që një protestë të ketë sukses, duhet të vijë duke u rritur nga dita në ditë dhe të pamundësojë qeverisjen. Pa këto kushte nuk mund të ketë sukses”, u shpreh ai.

 

The post “Pashë diçka të përsëritur”, Zekthi zbulon detajet: Ja dy kushtet që protesta e opozitës të jetë e suksesshme appeared first on Sot News | Lajme.

“Protesta është e drejtë”, Lubonja për tubimin e opozitës: Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur baraspeshë force

7 October 2024 at 22:20

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar protestën e sotme të opozitës, e cila u zhvillua për tre orë në Tiranë.

I ftuar në një emision televiziv, Lubonja tha se protesta e ishte e drejtë, por shtoi se kryeministri Edi Rama nuk lëshon qeveri teknike pa pasur baraspeshë në forcë.

“Kishte molotov dhe gaz lotsjellës në protestë. Gazi lotsjellës ishte më i fortë dhe molotovi ishte më i dobët. Unë nuk është se çuditem shumë nga këto skena. Në Itali kishte protesta për Palestinën në Romë. Problemi është që a ka vazhdimësi kjo protestë apo jo. Aksioni sot ka vlerën e vet.

Nuk ka masë të revoltuar në Shqipëri, shqiptarët janë revoltuar vetëm më 1997 kur iu morën paratë. Protesta është e drejtë. Të sulmohen institucionet është e drejtë, se nuk punojnë për njerëzit. Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur baraspeshë force. Unë mendoj se me kapjen e pushtetit në të tilla nivele është e vështirë të arrihet qeveria teknike”, tha Lubonja.

 

The post “Protesta është e drejtë”, Lubonja për tubimin e opozitës: Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur baraspeshë force appeared first on Sot News | Lajme.

“Aktet e sotme janë asgjë me atë që e pret mazhorancën”, Belind Këlliçi: Protesta do të përshkallëzohet

7 October 2024 at 22:15

Belind Këlliçi gjatë një prononcimi për emisionin Open është shprehur se sot ka nisur vala e protestave dhe mosbindja civile:

“Nuk ka lidhje pjesëmarrja. Opozita sheshet i ka patur gjithmonë plot. Nga sot ka nisur vala e protestave dhe realisht mosbindja civile. Aktet e sotme janë asgjë me atë që e pret këtë mazhorancë.

Ajo te selia është goditje me pambuk në raport me atë që bën kjo qeveri. Opozita vijon të goditet në mënyrë permanente. Ky ka qenë vetëm akti i parë. Për aktin e dytë do të njoftoheni shumë shpejt. Po shqyrtojmë formate të ndryshme”.

Ai paralajmëroi se protestat e opozitës do të zhvendosen deri para Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian.

“Protesta do të përshkallëzohet. Nuk është e thënë se do të bëhet vetëm në sheshe dhe rrugët e kryeqytetit, do ta zhvendosim te Kuvendi, para Parlamentit Europian, para Komisionit Europian. Do të zhvillohet aty ku ka partnerë që duhet të informohen për realitetin ku ndodhet Shqipëria. Shqipëria është kthyer në narko-shtet”, tha ai.

The post “Aktet e sotme janë asgjë me atë që e pret mazhorancën”, Belind Këlliçi: Protesta do të përshkallëzohet appeared first on Sot News | Lajme.

“Nëse do kishte 300 mijë veta në shesh do i dridheshin këmbët”, Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të..

7 October 2024 at 22:10

Juristi Kreshnik Spahiu i sheh këto protesta si të dobëta, proviniciale dhe të lodhura. Sipas tij PD ka mbetur ende në skemat e 91, megjithëse atëherë ishin më kreativ.

‘Ky regjim rri në pushtet pasi ka një revoltë jo të madhe. Sot nëse do kishte 300 mijë veta në shesh do i dridheshin këmbët. Por kështu i bëhet shërbimi më i madh regjimit politik. 3 herë e pyetën gazetarët kur do vazhdojë dhe tha do flasim. Sot nuk kishte ide, skenar, regji, dekor, mbeten akoma me skemën e 91. I kanë pas atëherë shumë më të bukura, kreative, novatorë. Nuk po flas për veta. Nëse koncepti i protestës është me shumë ide, e eklispon numrin e vogël. Kur ka defiçencë edhe të numrit, idesë.’

 

The post “Nëse do kishte 300 mijë veta në shesh do i dridheshin këmbët”, Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të.. appeared first on Sot News | Lajme.

“Do ishte djegur Kryeministria dhe Bashkia”, gazetari zbulon detajet: Zemërimi nuk u shfrytëzua…

7 October 2024 at 21:25

Gazetari Basir Çollaku tha në një emision televiziv  nëse në këtë protestë vuri re se u kontrollua zemërimi i qytetarëve.

Sipas tij nëse do ishte lënë në dorë të qytetarëve sot do ishin djegur edhe Kryeministria dhe Ministria e Brendshme edhe Bashkia, pasi siç u shpreh ai revolta e qytetarëve ishte shumë e madhe.

“Unë e kam ndjekur protestën duke qenë pjesë e saj. Unë pash një potencial revolte dhe zemërimi të pashfrytëzuar. Po kontrollohej zemërata, po e kontrollonin qytetarët dhe vetë organizatorët.

Njerëzit aty ishin të zemëruar dhe ishin të gatshëm të përballeshin me këdo dhe me gjithçka. Po të ishte lënë në dorë të lirë të protestuesve sot edhe kryeministria edhe ministria e Brendshme edhe Bashkia do ishin shesh ndërtimi sot. S’do kishin bërë dot gjë zjarrfikësit.

Nëse do ishte lënë në dorë të lirë të protestuesve do ishin djegur. Por duke qenë se edhe kontrolli por edhe vetëdija e tyre se përballja nuk është me godinat, por me ata që janë brenda”,-tha Çollaku.

The post “Do ishte djegur Kryeministria dhe Bashkia”, gazetari zbulon detajet: Zemërimi nuk u shfrytëzua… appeared first on Sot News | Lajme.

U tha se ishin ndarë/ Marina Vjollca flet pa ‘doreza’, zbulon të vërtetën në lidhje me aludimet e ndarjes nga Getoari

7 October 2024 at 21:14

Në mediat sociale disa javë më parë u përfol se martesa e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit kishte marrë fund.

Më pas moderatorja dhe reperi publikuan foto nga Milano, teksa morën pjesë në Javën e Modës, duke hedhur poshtë lajmet.

Ndërkohë Marina është kthyer me programin “Për Shqiptarët” dhe këtë të diel ka qenë e ftuar në “Portokalli”, ku ka pohuar edhe njëherë se mes saj dhe reperit çdo gjë shkon më së miri.

Teksa u pyet nga aktori Deivis Myslymi qe nëse njeh ndonjë reper, ajo tha se jo vetëm njeh por edhe fle. Më pas aktori me humor tha, ”Epo bashkë qenkan se na plasën”.

Kujtojmë që Marina dhe Geti janë prindër të një vajze të quajtur Marget.

The post U tha se ishin ndarë/ Marina Vjollca flet pa ‘doreza’, zbulon të vërtetën në lidhje me aludimet e ndarjes nga Getoari appeared first on Sot News | Lajme.

“Gazin e regjistron për burg edhe për Mulin ka informacion”, Çupi reagon ashpër: Berisha po përgatit ardhjen e Argitës

7 October 2024 at 21:09

Protesta e opozitës është shoqëruar me tensione , përplasje e molotov. E nisur te Kryeministria, protesta u shoqërua edhe me përplasje të efektivëve me protestuesit. Si pasojë e hedhjes së molotovëve nga protestuesit, u raportua edhe për të lënduar.

Në  një emision televiziv analisti Frrok Çupi, u shpreh se Partia Demokratike nuk ekziston më si parti, dhe është kthyer në një grup që “vendosin mina”.

Gjithashtu ai nënvizoi se Berisha po përgatit ardhjen e vajzës së tij, Argita Berishës.

The post “Gazin e regjistron për burg edhe për Mulin ka informacion”, Çupi reagon ashpër: Berisha po përgatit ardhjen e Argitës appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e opozitës në Tiranë, VOA: Molotovë ndaj godinave qeveritare

7 October 2024 at 21:05

Në Shqipëri, protesta e paralajmëruar e opozitës ka nisur me tensione para selisë së qeverisë. Fillimisht ka patur një përplasje mes drejtuesve të opozitës dhe forcave të policisë që kanë rrethuar godinën, ndërsa më pas drejt kryeministrisë janë lëshuar një seri bombash molotov. Policia ka përdorur lëndë lotsjellëse për të sprapsur turmat.

Prej andej deputetët e opozitës lëvizën në formë marshimi. Gjatë rrugës, protestuesit i vunë flakën një stacioni autobusi, si dhe disa kazanëve të mbeturinave. Ndalesa e rradhës ishte selia e Partisë socialiste, ku një shi bombash molotov u lëshuan drejt godinës, ndërsa një banderolë e madhe me një foto të kryetarit dhe kryeministrit socialist Edi Rama, e vendosur në fasadën hyrëse, mori flakë. Policia ndërhyri për të shuar zjarrin si dhe përdori sërish gazin lotsjellës. I njejti skenar u përsërit pak më pas, disa qindra metra më larg, pranë ndërtesës së ministrisë së Brendshme e pak minuta më vonë dhe drejt Bashkisë së Tiranës, ku policia përdori dhe pompat e ujit për të larguar protestuesit.

Vendimi për organizimin e protestës së sotme u mor nga forumet e larta të Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit dënoi me një vit burgim deputetin e saj Ervin Salianji. Ajo është paraprirë nga disa atë force të opozitës në parlament ku fillimisht deputetët e opozitës dogjën karriget e tyre, para godinës ku zhvillohen seancat. Pak ditë më pas tensionet mbetën të larta kur ata tentuan të pengojnë hyrjen e deputetëve të shumicës në sallën e parlamentit.

Opozita ka njoftuar se ajo po nis një betejë pa kthim e cila synon sipas saj, të garantojë votën e lirë të shqiptarëve, duke këmbëngulir në një qeveri teknike që të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Eksponentë të ndryshëm të saj ditët e fundit në deklarata mediatike kanë përdorur tone të ashpra duke lënë të kuptojnë se çdo lloj reagimi është i justifikueshëm ndërsa kanë vënë në dukje dënimin e zotit Salianji të cilin e konsiderojnë si hakmarrje politike, apo dhe moszbatimin nga shumica të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në rastin e mandatit të ish ministres Xhaçka.

Në njoftimin dërguar policisë opozita ka bërë të ditur se protesta do të zhvillohet para kryeministrisë për 4 orë, por pa përcaktuar itinerarin e lëvizjes, ndërkohë që nuk janë parashikuar fjalime.

Policia duket se dyshon se protesta mund të shtrohet dhe në akse të tjera rrugore larg zonës së kryeministrisë dhe për këtë arsye ka njoftuar se mund të bllokohet qarkullimi në pikat kyçe të kryeqytetit. Mbi 1 mijë forca policisë janë angazhuar për të mbrojtur institucionet përgjatë bulervardit qëndror të kryeqytetit.

Protesta po mbikqyret nga afër dhe nga disa grupe monitorimi të Avokatit të popullit. Ky institucion i ka bërë thirrje thirrje protestuesve që të demonstrojnë paqësisht, duke kërkuar nga policia që të veprojë me përgjegjësi, duke respektuar standardet e ndërhyrjes së nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë, pa cënuar të drejtat e qytetarëve./VOA

The post Protesta e opozitës në Tiranë, VOA: Molotovë ndaj godinave qeveritare appeared first on Sot News | Lajme.

“Kjo nuk është mosbindje civile”, Abilekaj analizon mitingun e PD-së: Mund të ketë marrëveshje të re mes…

7 October 2024 at 21:00

Nënjë emision televiziv po diskutohet për protestën e opozitës që po vazhdon në Tiranë. Analisti Enton Abilekaj u shpreh se kjo nuk është mosbindje civile, sepse ajo tregohet me zemërimin spontan jo nga eksponentët e PD-së dhe politikanët e kanë të vështirë ta kontrollojnë.

“Protesta është që të krijojë një realitet të ri politik. Do të merret si destabilizim, do të ketë mirëkuptim për situatën dhe mund të ketë marrëveshje të re.

Këto janë gjëra që bëhen në një protestë. Më parë kanë qenë manifestime. Se çfarë do të ndodhë më pas do ta shohim.

Nëse do të kishim mosbindje civile do të kishim një realitet të ri. Ajo tregohet me zemërimin spontan jo nga eksponentët e PD-së. Dhe politikanët e kanë të vështirë ta kontrollojnë. PD na ka thënë se ky është fillmi i mosbindjes civile”-tha Abilekaj.

The post “Kjo nuk është mosbindje civile”, Abilekaj analizon mitingun e PD-së: Mund të ketë marrëveshje të re mes… appeared first on Sot News | Lajme.

“Kaq janë, i braktisi edhe populli”, reagimi i parë nga PS për protestën e opozitës, Braçe: Përdorin molotov kundër…

7 October 2024 at 19:55

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar për protestën e dhunshme të opozitës.

“KETA JANE, KAQ JANE; POPULLI I BRAKTISI EDHE NJE HERE, SI PERHERE! A KA NDRYSHIM? MBASE: NGA PERDORIMI I FORCES VDEKJEPRURESE TE SHTETIT PERMES ARMEVE TE ZJARRIT KUNDER PROTESTUESVE, TEK PERDORIMI I DHUNES VDEKJEPRURESE PERMES ARMES VRASESE MOLOTOV KUNDER SHERBYESVE TE SHTETIT!”, ka shkruar Braçe.

The post “Kaq janë, i braktisi edhe populli”, reagimi i parë nga PS për protestën e opozitës, Braçe: Përdorin molotov kundër… appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e opozitës, rrezikohet jeta e policit, molotovi i shpërthen te këmbët (Video)

7 October 2024 at 19:51

Një efektiv policie ka rrezikuar seriozisht jetën gjatë protestës së opozitës, për shkak të bombave molotov.

Teksa protestuesit mbërritën në godinën e ministrisë së Brendshme, një bombë molotov shpërtheu te këmbët e efektivit të policisë, të cilit i morën flakë robat.

Kolegët e tij ndërhynë menjëherë dhe shmangën përhapjen e flakëve, teksa protestuesit kanë sulmuar dhe derën e ministrisë.

Më herët, protestuesit hodhën bomba molotov përpara bashkisë, kryeministrisë dhe godinës së Partisë Socialiste.

The post Protesta e opozitës, rrezikohet jeta e policit, molotovi i shpërthen te këmbët (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë badigardësh

7 October 2024 at 19:48

Në protestën e kësaj të hëne, është shfaqur edhe Shkëlzen Berisha.

Djali i Sali Berishës, është shfaqur i rrethuar me një tufë badigardësh.

Edhe pse nuk është ndonjë personalitet publik apo shtetëror, në protestat e fundit ai shfaqet me dhjetëra bodigardë me vete.

Me sa duket, ngaqë e di çfarë ka bërë, ka frikë dhe ka filluar të rruhet.

The post Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë badigardësh appeared first on Sot News | Lajme.

Hyrja e selisë së PS nën flakë, i vihet zjarri banderolës me portretin e kryeministrit Rama

7 October 2024 at 19:40

PD ka thirrur sot një protestë para kryeministrisë e njoftuar për të nisur në orën 18:00. Selia blu nuk ka dhënë shumë detaje mbi mënyrën e organizimit, por ka deklaruar se do të ketë akte të mosbindjes civile.

Ndonëse me një pjesëmarrje modeste të protestuesve, protesta duket se ka nisur agresive. Me t’u mbledhur para kryeministrisë, protestuesit kanë nisur të sulmojnë policinë me lëndë piroteknike, ndërsa kanë hedhur molotov drejt kryeministrisë.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë në protestën kombëtare të thirrur pasditen e 7 tetorit nga opozita, Policia e Shtetit ka ndërmarë një plan masash duke bllokuar disa nga segmentet rrugore që lidhen me bulevardin Dëshmorët e Kombit.

The post Hyrja e selisë së PS nën flakë, i vihet zjarri banderolës me portretin e kryeministrit Rama appeared first on Sot News | Lajme.

Mosbindje Civile, protestuesit i vënë flakën kazanit të plehrave

7 October 2024 at 19:30

Protestuesit e opozitës u larguan nga kryeministria të udhëhequr nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.

Teksa po kalonin nga Tajvani disa protestues i vunë flakën një kazani plehrash për të treguar mosbindjen civile.

Ende nuk dihet për ku është destinacioni tjetër pas Kryeministrisë.

The post Mosbindje Civile, protestuesit i vënë flakën kazanit të plehrave appeared first on Sot News | Lajme.

Nis protesta e zjarrit, pritet marshimi drejt Kryeministrisë, ç’po ndodh para zyrës së Ramës?

7 October 2024 at 18:19

Opozita proteston sot në orën 18.00 para Kryeministrisë, një tubim i paralajmëruar të jetë ndryshe nga herët e kaluara, pa fjalime por me aksione konkrete në terren. Lidershipi i opozitës ka deklaruar se sot nis mosbindja civile. PD dhe partitë e saj aleate thirrën protestën kombëtare pas burgosjes së Ervin Salianjit. Opozita e konsideron drejtësinë të politizuar, ndërsa një nga kërkesat e forta të tyre mbetet qeveria teknike e cila do të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës. Në këto momente mbështetësit e PD janë mbledhur në oborrin e selisë blu dhe më pas pritet që ata të marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e sotme nuk pritet të ketë fjalime, ndërsa skenari më i përfolur është ai i bllokimit të akseve rrugore dhe kryeqëzimeve më të rëndësishme të Tiranës.

Ora 18:15 – Disa qindra qytetarë janë mbledhur edhe në Sheshin Skënderbej, ndërsa forca të shumta policia kanë rrethuar godinën e Bashkisë së Tiranës, e cila ka qenë në shënjestër të disa protestave të opozitës përgjatë muajve të fundit.

Ora 18:00 – Në selinë e Partisë Demokratike janë mbledhur me qindra qytetarë, të cilët do të marrin pjesë këtë të hënë në protestën e thirrur nga opozita. Me thirrjet: Berisha, Berisha, fitore, fitore, protestuesit janë nisur nga selia e Partisë Demokratike drejt sheshit “Skënderbej” nga ku do të nisë zyrtarisht protesta.

Është bërë e ditur se në këtë protestë nuk do të ketë fjalime, por dyshohet se protestuesit do të bllokojnë disa akse rrugore. Ndërkohë, efektivët e policisë janë vendosur në zona të ndryshme të Tiranës, nga Kryeministria te Bashkia e Tiranës.

The post Nis protesta e zjarrit, pritet marshimi drejt Kryeministrisë, ç’po ndodh para zyrës së Ramës? appeared first on Sot News | Lajme.

“Revolta nuk do shprehet vetëm me fjalë!”/ Çfarë po paralajmëron deputetja e PD në prag të protestës së opozitës?

7 October 2024 at 18:13

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha se protesta e ditës së sotme, e cila siç e cilësojnë opozitarët, do jetë nisja e mosbindjes civile, ka si synim kryesorin arritjen e qeverisë teknike.

Në një lidhje direkt për mediat Zhupa tha se protesta do të nisë me marshimin nga selia e Partisë Demokratike, e më pas do të përhapet kudo nëpër të gjitha rrugët e Tiranës. Sipas saj kjo protestë do të jetë shumë ndryshe nga gjithë protestat e opozitës të bëra deri më tani, pasi revolta nuk do të shprehet vetëm me fjalë por edhe me vepra.

“Partia Demokratike i ka thirrur qytetarët në një mosbindje civile. Kjo nuk do jetë një protestë si gjithë protestat e tjera, ku revolta shprehet në podium përmes fjalëve Kemi zgjedhur që këtë herë  revolta të mos jetë vetëm nëpërmjet fjalës por edhe nëpërmjet aktit, veprimit. Ne jo detyrimisht është kundër rendit kushtetues, por jemi kundër qeverisë. Pra e gjithë revolta jonë nuk i tejkalon revoltat e vendeve demokratike, si revoltat e francezëve, revoltat e gjermanëve. Me fjalë ne e kemi provuar dhe me fjalë nuk është se po reagojnë. Ajo tha se qeveria teknike është minimum që kjo revoltë duhet të arrijë. Marshimi nis nga selia e PD, e më pas do jetë kudo në Tiranë”, tha Zhupa.

 

The post “Revolta nuk do shprehet vetëm me fjalë!”/ Çfarë po paralajmëron deputetja e PD në prag të protestës së opozitës? appeared first on Sot News | Lajme.

Ende pa nisur protesta, flakë para Presidencës

7 October 2024 at 18:10

Shënohet incidenti i parë në protestën e sotme të Pd dhe opozitës në bulevardin përpara kryeministrisë.

Ende pa u mbledhur mirë protestuesit dhe pa ardhur kupola drejtuese e PD-së, një gomë makine është djegur përpara presidencës.

Në pamje shikohet goma në tym dhe zjarrfikësi që po shuan flakën e zjarrit.

Nuk dihet se kush apo si i është vënë flaka kësaj gome në nisje të protestës për qeverinë teknike

The post Ende pa nisur protesta, flakë para Presidencës appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌