Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Dhunë dhe flakë në protestë/ Policia njoftim zyrtar, mes të proceduarve Noka, Bardhi dhe Minarolli

By: Xhen Sila
8 October 2024 at 11:22

Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Ervin Minarolli janë në mesin e të proceduarve nga policia e Tiranës në lidhje me protestën e dhunshme të opozitës mbrëmjen e së hënës. Policia thotë se në pranga ka rënë një 57 vjeçar për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;

Të proceduarit, një 31 vjeçar dhe dy të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, akuzohen për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ndaj Nokës, Bardhit dhe Minarollit rëndojnë akuzat për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Policia thotë se po punohet edhe për kapjen e 9 të tjerëve, të dyshuar për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga nenet 274, 237, 151, 150, 282 dhe 236 të kodit Penal.

Protestuesit u mblodhën në në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, u dëmtuan 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.

Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

 

Protesta, vështirësia e afirmimit përmes forcës

8 October 2024 at 11:05

Opozita nuk i’a ka dalë dot, në ciklin e katërt të protestave, atë për t’u afirmuar përmes dhunës. Të hënën e 7 tetorit, PD vërtet arriti ti vërë flakën portretit të Edi Ramës mbi fasadën e PS-së, vërtet i mbushi me tym, flakë e gaz lotësjellës të gjitha institucionet kryesore të qeverisjes, por ajo nuk qe në gjendje të shkojë përtej simbolikës.

Në këtë kuptim, duke u krahasuar me tre ciklet e mëparshme të periudhës së rifillimit të protestave, që rinisën në vitin 2022 (pas një tredhje gati tre vjeçare të epokës Basha), kjo e tanishmja mund të konsiderohet një dështim.  

LEXO ME TEJ:

Pamjet e protestës/ Paralizohet Tirana për disa orë, selia e PS në flakë

Kur në 7 korrik 2022 Berisha u bëri thirrje të vetëve të derdheshin në rrugë, demokratët të përmalluar për atë çka dinë të bëjnë më mirë i’u përgjigjën në mënyrë impresionuese. Në atë kohë, kur simbolet, vulën dhe përfqësimin e partisë, pushteti këmbëngulte ti mbante te dyshja Basha – Alibeaj, kjo lëvizje u konsiderua si një sukses. Qëllimi ishte të krijonte përshtypjen në publik se Rithemelimi ishte PD-ja e vërtetë dhe ajo përgjigje e militantëve e përforcoi këtë bindje.

Gjithashtu të suksesshme mund të konsiderohen edhe mitingjet e organizuara për ti treguar ndërkombëtarëve se ky vend nuk ishte ai që ata u përshkruajnë shqiptarëve. Edhe në protestën e 6 dhjetorit 2022, atë që zhvillua njëkohësisht me samitin e kryeministrave të BE dhe Ballkanit perendimor në Tiranë, ku një dorë e padukshme, e nxitur në rastin më të mirë nga gjuha e urrejtjes, goditi mbi Sali Berishën, apo qoftë edhe në demostrimin e 20 shkurtit, pesë ditë pas vizitës së Sekretarit Blinken në Tiranë, që i thuri ditirambe Edi Ramës, njërëzit u derdhën të shumtë në shesh.

Edhe ai që mund të konsiderohet si cikli i tretë, që celebroi në 11 korrik të këtij viti, bashkimin përfundimtar të PD dhe kalimin e pothuajse të gjithë deputetëve në grupin ku qëndronin edhe votuesit e militantët i’a arriti qëllimit. Pas një kalvari të gjatë, PD-ja e unifikuar ishte në të drejtën e saj të festonte një muaj pas rifitimit në gjykatë të vulës, siglës, flamurit që i përkisnin.

Por të treja këto lloje protestash, pavarësisht nga diversiteti i temave, kishin si fill të përbashkët afirmimin. Ato herë kërkonin të dëshmonin se kush qe shumica në opozitë, herë se në këtë vend ka një masë kompakte anti qeveritare, herë se drejtimi i marrë, qoftë edhe me përkrahje ndërkombëtare, nuk qe ai i duhuri dhe për ta arritur këtë, mjaftonte prezenca e një mase serioze pjesmarrësish. Në ciklin e katërt, atë që nisi këtë 7 tetor, sfida qe e ndryshme: ajo nuk kishte të bënte më me afirmimin, por me kundërshtimin me forcë. Pasi ishte dëshmuar si opozita e vetme e madhe në vend, pasi ishte konfirmuar me afro gjysëm milioni vota, PD kërkonte të respektohej si e tillë. Por në vend të kësaj, ajo u përball me burgosje politike si procesi ndaj Salianjit, me rëmbim të mandatesh të humbura falë SPAK-ut dhe GJKKO, si në rastin e Himarës, me përdhosje të kushtetutës si për mandatin e Olta Xhaçës e me plot të drejta të tjera të nëpërkëmbura, si pengimi për të ngritur komisione hetimore, interpelanca apo komisione në kuvend. Dhe kur diçka që të takon ligjërisht ta rrëmbejnë padrejtësisht, nuk mbetet rrugë tjetër drejt forcës. Nuk ishte PD që zgjodhi të shkonte tek molotovi, ishte sjellja ndaj saj që i’a imponoi atë si rrugë të vetme.

Por pikërisht këtu, kur tentoi rrugën e forcës, ajo dështoi dhe kjo e ka një shpjegim. Boll që për këtë të bësh një krahasim të thjeshtë, mes protestës së organizuar nga opozita e Ramës në janar 2011 dhe kësaj të tanishmes. Dikur PS në opozitë kishte milionerët e saj që derdhnin shumë para të domosdoshme për organizimin e ndërmarrjeve të tilla. Ajo kishte në dispozicion, për më tepër edhe bandat kriminale, që siguruan kontigjentet që u përleshën me policinë dhe e zbrapsën atë në përballjen përpara kryeministrisë. Opozita e sotme është shumë më e dobët. Ashtu siç ka futur në kontroll, institucionet e pavarura, prokuroritë, gjykatat apo televizionet kombëtarë, PS ka dominimin e plotë edhe mbi oligarkët si financuesë dhe bandat kriminale si ekzekutuesë evenimentetsh të tilla. Shprehja e dikurshme e Berishës se e rrëzon qeverinë vetëm me demokratët e Laçit dhe Mamurrasit tani duket si utopi. I tillë është dhe cikli i protestës opozitare që sapo filloi, ai për tu afirmuar përmes forcës. Prandaj dhe ndryshe nga të parët ai dështoi. Sepse ky regjim ka asfiksuar gjithçka duke shndërruar në mision të pamundur edhe sfidimin përmes forcës, njësoj si atë përmes votës. I vetmi ngushëllim për PD-në mund të jetë se ajo nuk është humbësja e vetme e kësaj gjendje. Të tillë janë një pjesë e madhe e shqiptarëve që janë zhveshur nga mundësia për të jetuar në një sistem të barabartë dhe me ekuilibër forcash.     

©Lapsi.al

 

 

The post Protesta, vështirësia e afirmimit përmes forcës appeared first on Lapsi.al.

Protesta/ Mosbindja civile e opozitës, 1 i arrestuar dhe 9 në kërkim, mes tyre edhe ish-komandanti i FNSH Shkodër

By: V K
8 October 2024 at 09:37

Një ditë pas protestës së opozitës në Tiranë, policia ka arrestuar një person, ndërsa në kërkim janë shpallur 9 persona, mes tyre edhe ish komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati.

Ndërkohë, raportohet se janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre shtetas të mitur, të cilët ishin pjesë e akteve të kundërligjshme gjatë protestës.

Kujtojmë që një ditë më parë, policia e shtetit njoftoi se nga protesta e opozitës mbetën të plagosur 10 efektivë

The post Protesta/ Mosbindja civile e opozitës, 1 i arrestuar dhe 9 në kërkim, mes tyre edhe ish-komandanti i FNSH Shkodër appeared first on Albeu.com.

Molotovë dhe gaz lotsjellës, çfarë ndodhi në protestën e opozitës

By: V K
8 October 2024 at 08:22

Ditën e djeshme, opozita protestoi për gati 4 orë kundër qeverisë, duke nisur kështu ditën e parë të mosbindjes civile, siç e konsideroi edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Protesta nisi fillimisht përpara Kryeministrisë, aty ku protestuesit hodhën molotov.

Më pas, turma e njerëzve e udhëhequr nga drejtuesit e Partisë Demokratike, u zhvendosën edhe drejt Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës dhe Parlamentit, ku u hodh gjithashtu molotov.

Sulmit nuk i shpëtoi as selia e Partisë Socialiste, e cila ishte një nga institucionet ndaj së cilës u hodh më shumë molotv duke djegur edhe banderolën në katin e sipërm me portretin e kryeministrit Rama.

Nga ana tjetër, policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Protesta që nisi në orën 18:30 dhe përfundoi rreth orës 22:00, kishte si kryefjalë krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Për shkak të hedhjes së molotovëve, Policia e Shtetit njoftoi se 12 efektivë pësuan dëmtime.

Protestuesit shkatërruan edhe reklamat e vendosura në rrugë.

Bllokime pati edhe për dy autoambulanca, që nuk u lejuan prej protestuesve të kalonin.

Ndërkohë, pas protestës, nëpër institucionet ku u hodh gaz lotsjellës, grupet hetimore të policisë nisën mbledhjen e provave materiale në vendngjarje.

Ndërsa në afërsi të Bashkisë së Tiranës u sekuestruan rreth 15 shishe me molotovë të ndara në dy çanta.

Gjatë protestës u raportua nga policia se u dëmtuan 12 efektivë.

The post Molotovë dhe gaz lotsjellës, çfarë ndodhi në protestën e opozitës appeared first on Albeu.com.

Protestuesi merr flakë/ Gazment Bardhi publikon videon: Momenti ku Policia shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve, u plagos një i moshuar

8 October 2024 at 08:47
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas përfundimit të protestës, ka publikuar një video ku shfaqet momenti që një efektiv polici shtyn me këmbë një molotov drejt protestuesve. Siç duket nga videoja e publikuar nga Bardhi, protestuesi për një moment ka marrë flakë. Gazment Bardhi po ashtu shkruan se i moshuari është plagosur
Yesterday — 7 October 2024Main stream

Protesta e opozitës, dy persona shoqërohen në polici

7 October 2024 at 22:05

Dy persona janë shoqëruar në polici gjatë zhvillimit të protestës së opozitës këtë të hënë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ata janë shoqëruar gjatë zhvendosjes së protestuesve.

Protesta e opozitës u zhvillua në disa pika kryesore. Ajo nisi me marshimin nga Selia e PD drejt kryeministrisë ku pati gjuajtje me molotv, vënie flake dhe shpërthime fishekzjarresh, më pas protestuesit marshuan drejt selisë së Partisë Socialiste ku gjithashtu pati molotov e përleshje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Protesta u zhvendos sërish në Bashki dhe në Ministrinë e Brendshme, e më pas në Parlament, ku u shpërndanë shpejt për shkak të gazit lotsjellës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta e opozitës, dy persona shoqërohen në polici appeared first on Euronews Albania.

Protesta e opozitës, kreu i FRPD: Pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme…

By: Java News
7 October 2024 at 22:55

Besart Xhaferri, kryetar i FRPD, u shpreh në emisionin Debat në A2 se pjesëmarrja në protestën e së hënës ishte madhështore, ndërsa shtoi se ajo është pasqyruar në të gjitha mediat botërore.

“Pjesëmarrja ka qenë e jashtëzakonshme, madje edhe më e madhe se 7 korriku i vitit 2022. Sa i përket skenarëve e vendosën vet qytetarët. Protesta ka arritur jehonën e të gjitha mediave botërore, të cilat u fokusuan te kërkesat e opozitës, që është qeveria teknike dhe nuk janë fokusuar fare te dhuna.

Dhunë e vetme ishte ajo e policisë që ka helmuar gjysmën e kryeqytetit sot. Sesi mund të vazhdohet të hidhet gaz kaq helmues në vitin 2024, këtë do ta zbardhë drejtësia në vitet e ardhshme kur diktatori Edi Rama të rrëzohet”, tha Xhaferri për A2.

Më tej, Xhaferri tha se deri tani nuk ka informacion nëse ka të arrestuar në radhën e protestuesve.

“Pashë diçka të përsëritur”- Analisti për tubimin: Nuk ishte protestë e popullit! Ja çfarë duhet të bëjë opozita që të ketë sukses

7 October 2024 at 22:29
Analisti Fitim Zekthi, ka komentuar protestën kombëtare të opozitës të zhvilluar sot (7 tetor), duke u shprehur se kishte parë diçka të përsëritur. I ftuar në studion e “Open” në News24 u shpreh se protesta e sotme nuk ishte e popullit, por e partive politike. Ai shtoi se opozita, për të pasur sukses me protesta,

U lënduan te protesta e opozitës, babë e bijë përfundojnë në QSUT

7 October 2024 at 20:24

Dy persona babë e bijë, janë shoqëruar për në spital. Mësohet se ata kanë qenë në protestën e opozitës, ku edhe kanë pësuar probleme me frymëmarrjen dhe djegie.

Sipas informacioneve  vajza  ka pësuar djegie 2%  dhe po del nga urgjenca. Babai do shoqërohet te djegie plastika pasi ka pësuar djegie 15%

Gjithashtu nga protesta ka mbetur e lënduar edhe një grua e cila është djegur gabimisht nga hedhja e një bombe molotov.

Ajo është shoqëruar në spital, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Të lënduar ka pasur edhe nga efektivët e policisë. 10 të lënduar është bilanci, ndërkohë që njëri është shoqëruar te Trauma.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U lënduan te protesta e opozitës, babë e bijë përfundojnë në QSUT appeared first on Euronews Albania.

Protesta e opozitës në Tiranë, Zëri i Amerikës: Hidhen molotovë ndaj godinave qeveritare, policia përdor gaz lotsjellës për të sprapsur turmat

7 October 2024 at 21:15
Në Shqipëri, protesta e paralajmëruar e opozitës ka nisur me tensione para selisë së qeverisë. Fillimisht ka patur një përplasje mes drejtuesve të opozitës dhe forcave të policisë që kanë rrethuar godinën, ndërsa më pas drejt kryeministrisë janë lëshuar një seri bombash molotov. Policia ka përdorur lëndë lotsjellëse për të sprapsur turmat. Prej andej deputetët

LIVE/ Tubimi i opozitës, Policia shpërndan demokratët me gaz lotsjellës! Boshatiset sheshi

7 October 2024 at 20:57
Opozita organizoi ditën e hëne protestën kombëtare në të cilën ka bërë thirrje për mosbindje civile. Demokratët u mblodhen fillimisht para Kryeministrisë dhe me pas kane protestuar me mjete prioteknike para Ministrise se Brendshme, Bashkise se Tiranes dhe selise se PS-se. Ne keto institucione u hodhe bomba molotov dhe jane djegur koshat e mbeturinave.  Këto qëndrime të ashpra kanë

ANSA: Tension në Tiranë, godinat qeveritare në flakë

By: user 6
7 October 2024 at 20:56

Tensione mbrëmjen e sotme në Tiranë në një proteste të opozitës së qendrës së djathtë shqiptare të udhëhequr nga Partia Demokratike. PD është forca kryesore opozitare e drejtuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Mbështetësit e opozitës hodhën një sërë kokteje molotovi përpara Selisë së Qeverisë, përpara se të vazhdonin marshimin që u ndal përpara selisë së Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama. Edhe këtu nje “dush” me kokteje molotov ka rënë në fasadën e ndërtesës, e cila është përfshirë nga flakët.

Policia ka ndërhyrë për të shuar zjarrin, ndërsa ka përdorur bomba tymuese për të shpërndarë turmën e drejtuar nga deputetë të Partisë Demokratike. I njëjti skenar u përsërit më pas para zyrave të Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, të drejtuar nga kryebashkiaku socialist Erion Veliaj. Përveç tymit, policia vendosi edhe makina të hedhjes së ujit.

“Sot është vetëm fillimi i një beteje që do të vazhdojë deri në fitoren tonë”, – deklaroi dje Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak që nga dhjetori i kaluar dhe në pritje të nisjes së një gjyqi që e sheh të akuzuar për korrupsion “për favorizimin e dhëndrit të tij në privatizimin e truallit të një klubi sportiv” në Tiranë, mbi të cilin u ndërtua më pas një kompleks pallatesh.

Opozita kërkon një qeveri teknike që mund të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me argumentin se “zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të bëhen me qeverinë e Ramës”. ©Teksti më lart është i ANSA. Përshtati në shqip LAPSI.al

LEXO EDHE: Associated Press: Opozita shqiptare në protestë për qeveri teknike

Zëri i Amerikës: Protesta e opozitës, molotovë ndaj godinave qeveritare

The post ANSA: Tension në Tiranë, godinat qeveritare në flakë appeared first on Lapsi.al.

Protesta e opozitës në Tiranë, VOA: Molotovë ndaj godinave qeveritare

7 October 2024 at 21:05

Në Shqipëri, protesta e paralajmëruar e opozitës ka nisur me tensione para selisë së qeverisë. Fillimisht ka patur një përplasje mes drejtuesve të opozitës dhe forcave të policisë që kanë rrethuar godinën, ndërsa më pas drejt kryeministrisë janë lëshuar një seri bombash molotov. Policia ka përdorur lëndë lotsjellëse për të sprapsur turmat.

Prej andej deputetët e opozitës lëvizën në formë marshimi. Gjatë rrugës, protestuesit i vunë flakën një stacioni autobusi, si dhe disa kazanëve të mbeturinave. Ndalesa e rradhës ishte selia e Partisë socialiste, ku një shi bombash molotov u lëshuan drejt godinës, ndërsa një banderolë e madhe me një foto të kryetarit dhe kryeministrit socialist Edi Rama, e vendosur në fasadën hyrëse, mori flakë. Policia ndërhyri për të shuar zjarrin si dhe përdori sërish gazin lotsjellës. I njejti skenar u përsërit pak më pas, disa qindra metra më larg, pranë ndërtesës së ministrisë së Brendshme e pak minuta më vonë dhe drejt Bashkisë së Tiranës, ku policia përdori dhe pompat e ujit për të larguar protestuesit.

Vendimi për organizimin e protestës së sotme u mor nga forumet e larta të Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit dënoi me një vit burgim deputetin e saj Ervin Salianji. Ajo është paraprirë nga disa atë force të opozitës në parlament ku fillimisht deputetët e opozitës dogjën karriget e tyre, para godinës ku zhvillohen seancat. Pak ditë më pas tensionet mbetën të larta kur ata tentuan të pengojnë hyrjen e deputetëve të shumicës në sallën e parlamentit.

Opozita ka njoftuar se ajo po nis një betejë pa kthim e cila synon sipas saj, të garantojë votën e lirë të shqiptarëve, duke këmbëngulir në një qeveri teknike që të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Eksponentë të ndryshëm të saj ditët e fundit në deklarata mediatike kanë përdorur tone të ashpra duke lënë të kuptojnë se çdo lloj reagimi është i justifikueshëm ndërsa kanë vënë në dukje dënimin e zotit Salianji të cilin e konsiderojnë si hakmarrje politike, apo dhe moszbatimin nga shumica të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në rastin e mandatit të ish ministres Xhaçka.

Në njoftimin dërguar policisë opozita ka bërë të ditur se protesta do të zhvillohet para kryeministrisë për 4 orë, por pa përcaktuar itinerarin e lëvizjes, ndërkohë që nuk janë parashikuar fjalime.

Policia duket se dyshon se protesta mund të shtrohet dhe në akse të tjera rrugore larg zonës së kryeministrisë dhe për këtë arsye ka njoftuar se mund të bllokohet qarkullimi në pikat kyçe të kryeqytetit. Mbi 1 mijë forca policisë janë angazhuar për të mbrojtur institucionet përgjatë bulervardit qëndror të kryeqytetit.

Protesta po mbikqyret nga afër dhe nga disa grupe monitorimi të Avokatit të popullit. Ky institucion i ka bërë thirrje thirrje protestuesve që të demonstrojnë paqësisht, duke kërkuar nga policia që të veprojë me përgjegjësi, duke respektuar standardet e ndërhyrjes së nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë, pa cënuar të drejtat e qytetarëve./VOA

The post Protesta e opozitës në Tiranë, VOA: Molotovë ndaj godinave qeveritare appeared first on Sot News | Lajme.

“Kjo nuk është mosbindje civile”, Abilekaj analizon mitingun e PD-së: Mund të ketë marrëveshje të re mes…

7 October 2024 at 21:00

Nënjë emision televiziv po diskutohet për protestën e opozitës që po vazhdon në Tiranë. Analisti Enton Abilekaj u shpreh se kjo nuk është mosbindje civile, sepse ajo tregohet me zemërimin spontan jo nga eksponentët e PD-së dhe politikanët e kanë të vështirë ta kontrollojnë.

“Protesta është që të krijojë një realitet të ri politik. Do të merret si destabilizim, do të ketë mirëkuptim për situatën dhe mund të ketë marrëveshje të re.

Këto janë gjëra që bëhen në një protestë. Më parë kanë qenë manifestime. Se çfarë do të ndodhë më pas do ta shohim.

Nëse do të kishim mosbindje civile do të kishim një realitet të ri. Ajo tregohet me zemërimin spontan jo nga eksponentët e PD-së. Dhe politikanët e kanë të vështirë ta kontrollojnë. PD na ka thënë se ky është fillmi i mosbindjes civile”-tha Abilekaj.

The post “Kjo nuk është mosbindje civile”, Abilekaj analizon mitingun e PD-së: Mund të ketë marrëveshje të re mes… appeared first on Sot News | Lajme.

“Kaq janë, i braktisi edhe populli”, reagimi i parë nga PS për protestën e opozitës, Braçe: Përdorin molotov kundër…

7 October 2024 at 19:55

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar për protestën e dhunshme të opozitës.

“KETA JANE, KAQ JANE; POPULLI I BRAKTISI EDHE NJE HERE, SI PERHERE! A KA NDRYSHIM? MBASE: NGA PERDORIMI I FORCES VDEKJEPRURESE TE SHTETIT PERMES ARMEVE TE ZJARRIT KUNDER PROTESTUESVE, TEK PERDORIMI I DHUNES VDEKJEPRURESE PERMES ARMES VRASESE MOLOTOV KUNDER SHERBYESVE TE SHTETIT!”, ka shkruar Braçe.

The post “Kaq janë, i braktisi edhe populli”, reagimi i parë nga PS për protestën e opozitës, Braçe: Përdorin molotov kundër… appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e opozitës, rrezikohet jeta e policit, molotovi i shpërthen te këmbët (Video)

7 October 2024 at 19:51

Një efektiv policie ka rrezikuar seriozisht jetën gjatë protestës së opozitës, për shkak të bombave molotov.

Teksa protestuesit mbërritën në godinën e ministrisë së Brendshme, një bombë molotov shpërtheu te këmbët e efektivit të policisë, të cilit i morën flakë robat.

Kolegët e tij ndërhynë menjëherë dhe shmangën përhapjen e flakëve, teksa protestuesit kanë sulmuar dhe derën e ministrisë.

Më herët, protestuesit hodhën bomba molotov përpara bashkisë, kryeministrisë dhe godinës së Partisë Socialiste.

The post Protesta e opozitës, rrezikohet jeta e policit, molotovi i shpërthen te këmbët (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e opozitës, shihni live ç’po ndodh në Tiranë (VIDEO)

By: user 5
7 October 2024 at 19:25

Opozita ka nisur protestën e saj kombëtare kundër qeverisë “Rama”. Kërkesa kryesore e opozitës është krijimi i një qeverie teknike që do të drejtojë vendin në prag të zgjedhjeve të pranverës. Në videon më poshtë shihni zhvillimet live.

The post Protesta e opozitës, shihni live ç’po ndodh në Tiranë (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Protestuesit djegin stacionin e autobusit, marshojnë drejt selisë së PS

7 October 2024 at 19:23

Pas tensioneve të shkaktuara në Kryeministri protestuesit të udhëhequr nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, janë larguar duke marshuar për tu drejtuar në një tjetër ambient.

Sipas raportimeve, protet që protestuesit të shkojnë në selinë e Partisë Socialiste, por gjithashtu pritet që tensione të ketë edhe përballë Bashkisë së Tiranës, apo edhe në Ministrinë e Brendshme.

Protestuesit i kanë vënë flakën një stacioni autobuzi te Piramida, ndërkohë kanë vijuar me marrshimin në një aks rrugor i cili nuk përfshihej në rrugët e bllokuara nga policia.

Kujtojmë se më herët deputetët opozitarë e kanë theksuar se kjo protestë do të ishte krejt ndryshe nga protestat e tjera dhe do të përbëjë atë që ata e kanë cilësuar nisja e një “mosbindje civile”.

Skenarët se si do vijojë zhvillimi i protestës janë ruajtur me fanatizëm dhe nuk dihet se cila do jetë pika tjetër ku do të shkojnë protestuesit.

Klikoni këtu për të ndjekur live protestën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protestuesit djegin stacionin e autobusit, marshojnë drejt selisë së PS appeared first on Euronews Albania.

Protesta/ Me pankarta në duar, nis grumbullimi i mbështetësve të opozitës në selinë e PD dhe para Kryeministrisë

7 October 2024 at 17:56
Opozita ka thirrur protestë mbrëmjen e kësaj të hëne (7 tetor ora 18:00) dhe siç ka paralajmëruar PD-ja do të ketë mosbindje civile. Ka nisur grumbullimi i mbështetësve të opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe po ashtu para selisë së Partisë Demokratike. Ata mbajnë pankarta në duar me mesazhe, ndërsa forca të shumta të

“Revolta nuk do shprehet vetëm me fjalë!”/ Çfarë po paralajmëron deputetja e PD në prag të protestës së opozitës?

7 October 2024 at 18:13

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha se protesta e ditës së sotme, e cila siç e cilësojnë opozitarët, do jetë nisja e mosbindjes civile, ka si synim kryesorin arritjen e qeverisë teknike.

Në një lidhje direkt për mediat Zhupa tha se protesta do të nisë me marshimin nga selia e Partisë Demokratike, e më pas do të përhapet kudo nëpër të gjitha rrugët e Tiranës. Sipas saj kjo protestë do të jetë shumë ndryshe nga gjithë protestat e opozitës të bëra deri më tani, pasi revolta nuk do të shprehet vetëm me fjalë por edhe me vepra.

“Partia Demokratike i ka thirrur qytetarët në një mosbindje civile. Kjo nuk do jetë një protestë si gjithë protestat e tjera, ku revolta shprehet në podium përmes fjalëve Kemi zgjedhur që këtë herë  revolta të mos jetë vetëm nëpërmjet fjalës por edhe nëpërmjet aktit, veprimit. Ne jo detyrimisht është kundër rendit kushtetues, por jemi kundër qeverisë. Pra e gjithë revolta jonë nuk i tejkalon revoltat e vendeve demokratike, si revoltat e francezëve, revoltat e gjermanëve. Me fjalë ne e kemi provuar dhe me fjalë nuk është se po reagojnë. Ajo tha se qeveria teknike është minimum që kjo revoltë duhet të arrijë. Marshimi nis nga selia e PD, e më pas do jetë kudo në Tiranë”, tha Zhupa.

 

The post “Revolta nuk do shprehet vetëm me fjalë!”/ Çfarë po paralajmëron deputetja e PD në prag të protestës së opozitës? appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌