Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Begaj në samitin e Brdo-Brijunit: Shqipëria, e palëkundur në angazhimin për stabilitet rajonal

8 October 2024 at 15:58

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, që këtë vit u mbajt në qytetin malazez të Tivatit.

Në fokus të këtij samiti ishte forcimi i stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Evropës Juglindore, mbajtja e të rinjve përmes mundësive më të mira, si edhe përshtatja me qëllimet e Planit të Gjelbër Evropian.

Kreu i Shtetit konfirmoi qëndrimin se Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për stabilitetin rajonal dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe se perspektiva e integrimit evropian mbetet në thelb të përpjekjeve tona.

“Bashkimi Evropian duhet të jetë proaktiv në adresimin e nevojave dhe sfidave specifike të Ballkanit Perëndimor”, vlerësoi Presidenti i Republikës në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, duke thekuar se, kjo përfshin përshpejtimin e projekteve infrastrukturore që lidhin rajonin më ngushtë me pjesën tjetër të Evropës, përmirësimin e marrëdhënieve tregtare dhe integrimin e ekonomive rajonale në tregun më të gjerë të BE-së.

Ndërsa theksoi rëndësinë e konferencës së dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të mbahet më 15 tetor për kapitullin e parë të negociatave të anëtarësimit, Presidenti Begaj e vlerësoi atë si një sinjal inkurajues edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës u shpreh se e ardhmja e rajonit tonë është e lidhur ngushtë me të ardhmen e brezave të rinj dhe se sfidat e kohës kërkojnë përpjekje të përbashkëta për të trajtuar në mënyrë efektive çështjen “Brain Drain”.

Edhe për çështje të tjera që ishin në fokus të Samitit të Procesit Brdo-Brijunit, Presidenti i Shqipërisë konfirmoi angazhimin e vendit për agjendën e ndërlidhjes si një nga prioritetet më të larta, si edhe inkurajimin e ekonomive “të gjelbra”.

Krerët e shteteve pjesëmarrëse në këtë samit arritën në një konkluzion të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit dhe ecurinë e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si rruga më premtuese dhe e pazëvendësueshme drejt një Evrope të plotë, të lirë dhe në paqe.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e veprimeve të guximshme për të siguruar stabilitetin afatgjatë dhe krijimi i kushteve për të rinjtë, që ata të mund të qëndrojnë në vendet e tyre.

1 nga 3

The post Begaj në samitin e Brdo-Brijunit: Shqipëria, e palëkundur në angazhimin për stabilitet rajonal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria, ndihma për banorët e prekur nga përmbytjet në Bosnjë Hercegovinë

8 October 2024 at 15:17

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Ndihmat e Shqipërisë për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet në Bosnjë Hercegovinë kanë mbërritur në këtë vend për të lehtësuar sadopak vështirësitë e krijuara.

Ndihmat nga Shqipëria janë nisur në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, informoi sot Agjencia për Media dhe Informim.

Këto ndihma, të koordinuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, përbëjnë një dëshmi të solidaritetit dhe përkushtimit të Shqipërisë për të qenë pranë partnerëve në kohë krizash.

Dymbëdhjetë vende të BE-së kanë dërguar furnizime emergjente dhe kanë vendosur ekipe kërkim-shpëtimi në Bosnjë Hercegovinë pas përmbytjeve vdekjeprurëse.

Mbështetja emergjente është siguruar nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, një platformë për koordinimin dhe ndarjen e burimeve të emergjencës.

Shqipëria, Turqia, Hungaria, Mali i Zi dhe Rumania kanë dërguar komplete strehimi ndërsa Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Serbia kanë dislokuar tashmë ekipe të kërkim-shpëtimit.

Fshati malor Jabllanicë, afërsisht 30 kilometra në veri të qytetit të Mostarit, ishte më i prekuri.

The post Shqipëria, ndihma për banorët e prekur nga përmbytjet në Bosnjë Hercegovinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Meta: Përshkallëzimi i protestës qytetare, e vetmja rrugë për të rivendosur shtetin ligjor

8 October 2024 at 15:14

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se përshkallëzimi i protestës qytetare është e vetmja rrugë për të rivendosur shtetin ligjor.

Duke folur për protestën e mbrëmshme të opozitës, në një konferencë për mediet, Meta tha se “ngritja e qytetarëve dhe përshkallëzimi i domosdoshëm i protestës qytetare dhe përballja pa kthim dhe me çdo çmim me narkoshtetin është tanimë e vetmja rrugë dhe alternativë që ka mbetur për të rivendosur shtetin ligjor dhe llogaridhënien, për të mbrojtur dhe garantuar rikthimin e pluralizimit politik, të demokracisë dhe njëkohësisht sigurinë e familjeve shqiptare”.

Meta gjithashtu akuzoi Policinë se përdori gazin lotsjellës në mënyrë joproporcionale.

“Përdorimi kriminal dhe jo proporcional i dhunës, i gazit lotsjellës deri tek fëmijët dhe të moshuarit, si dhe arrestimet e paligjshme provuan se Policia e Shtetit është shndërruar në Policinë e narkopushtetit, që ka humbur jo vetëm besimin, por edhe misionin për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve”, u shpreh ai.

Kreu i PL foli edhe për pensionet duke u shprehur se Partia e Lirisë kur të jetë në pushtet do të dyfishojë pensionet, duke i çuar ato në nivelet e vendeve fqinje.

“Dyfishimi i pensioneve, për të arritur në mesataren e rajonit është një nga 5 Prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë. Ne në qeverisje do të bëjmë të mundur indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë. Po kështu, duke garantuar indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve”, theksoi Meta.

Meta u shpreh se, “do të garantojmë rritjen e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse”.

The post Meta: Përshkallëzimi i protestës qytetare, e vetmja rrugë për të rivendosur shtetin ligjor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shumë shpejt sjellim “Paketën e Maleve”, ndihmë investimeve në vendlindje për sipërmarrje turistike

8 October 2024 at 15:00


TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Paketa e Maleve” është një program komplet i ri për të mbështetur të gjithë ata që janë jashtë dhe që duan ndihmë për të investuar në shtëpitë e tyre për t’i kthyer në sipërmarrje biznesi turistik.

Në një takim me kryebashkiakët në Kryeministri për bashkëpunimet në interes të komunitetit për të diskutuar për platformat e dialogut, emergjencat civile dhe ndihmat sociale, Rama u ndal fillimisht tek lejet për ndërtim që janë nevoja imediate të qytetarëve që jetojnë, sidomos në zonat rurale dhe që duan të shtojnë një dhomë, të rregullojnë ҫatinë etj, proces që e cilësoi pozitiv.

Por, shtoi Rama, “ndihma juaj për të identifikuar dhe për neutralizuar ҫdo lloj punonjësi policie që ju shfaqet, nëpër avlli qytetarëve, familjeve që jetojnë në fshat është shumë e ҫmuar”.

Sepse, theksoi Kryeministri, “fatkeqësisht ky fenomen, ka ardhur duke u zvogëluar, por është problem, akoma është problem, që iu shkojnë për një avlli dhe iu rrinë tek koka dhe kuptohet pse. “Jo e ke lejen, jo s’e ke lejen””.

Rama theksoi se ky fenomen duhet të ndalohet totalisht.

“Besoj që shumë shpejt gjatë këtij muaji ne do të prezantojmë atë që e kemi quajtur “Paketa e Maleve”. Është një program komplet i ri për të mbështetur të gjithë ata që janë jashtë dhe që duan ndihmë për të investuar në shtëpitë e tyre për t’i kthyer në sipërmarrje biznesi turistik. Kur them jashtë, ata që janë në emigracion, apo ata që janë në Tiranë dhe kanë një pasuri atje. Është një paketë besoj pozitive sepse kemi punuar që të mos jetë një gjë pak, por është goxha domethënëse dhe patjetër që është një paketë që duhet ta përdorni ju në kuptimin që duhet ta shfrytëzoni për të inkurajuar më shumë dhe për t’i dhënë më shumë shtysë atyre që e kanë me 2 mendje”, u shpreh Rama.

Në takimin me kryebashkiakët, Rama foli edhe për rritjen e pagave të punonjësve të pushtetit vendor, që e cilësoi edhe meritë të tyre.

 

The post Rama: Shumë shpejt sjellim “Paketën e Maleve”, ndihmë investimeve në vendlindje për sipërmarrje turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshime në listat e ekipeve Kombëtare A dhe U-21, Silvinjo fton Feta Fetain

8 October 2024 at 14:39

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

Shqipëria U-21 do të luajë më 15 nëntor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.

The post Ndryshime në listat e ekipeve Kombëtare A dhe U-21, Silvinjo fton Feta Fetain appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjekmarkaj takim me Wahlers: KAS, monitorim nga afër të ngjarjeve në Shqipëri

8 October 2024 at 13:13

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj priti sot në një takim Dr. Gerhard Wahlers, zv.Sekretar i Përgjithshëm i KAS (Fondacioni Konrad Adenhauer pranë CDU-gjeramane), të cilit i shprehu konsideratën për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt demokracisë dhe Evropës.

Gjekmarkaj theksoi në një postim në rrjetet sociale se, personalitetit gjerman i shprehu shqetësimin për rrezikun që i kanoset demokracisë e pluralizmit me agresionin që synon zhbërjen e opozitës.

“I shpjegova gjerësisht arrestin politik të Sali Berishës, Ervin Salianjit dhe të drejtuesve të tjerë të opozitës mbi të cilët tunden prangat duke gjykuar “mëkatet” e tyre në skadencë elektorale si ndihmë e pastër për Edi Ramën dhe pushtetin e tij”, shkroi Gjermarkaj.

Gjithashtu, Gjekmarkaj i shprehu vendosmërinë në emër të PD për të bërë çdo betejë demokratike pa ndalim në emër të ekzistencës së pluralizmit, lirive dhe kundër rikthimit të burgosjeve politike.

“Në Gjermani as mendja më me fantazi nuk do të imagjinonte gjithë lidershipin e opozitës në burg dhe opozitën me gojën, duart dhe këmbët e lidhura në zgjedhje”, theksoi Gjekmarkaj

“I kërkova mikut të shquar dhe Fondacionit KAS të bëhet si deri më tani, zëri i PD në Gjermani dhe Evropë duke u bërë të ditur miqve që para “simpative” zgjedhim ekzistencën, opozitarizmin, përballjen siç qe protesta e djeshme, qëndresën ndaj së keqes si shërbim ndaj Shqipërisë dhe vlerave Evropiane që KAS, institucion që mban emrin e themeluesit të Evropës moderne Konrad Adenhauer përfaqëson. Po ashtu i kërkova shtimin e përfaqësuesve të KAS dhe CDU në monitorimin nga afër të ngjarjeve në Shqipëri”, nënvizoi Gjekmarkaj.

“Burgosja e opozitës dhe liderëve të saj e ka kthyer Shqipërinë në kohë të errëta, liria e tyre e kthen tek e ardhmja”, përfundoi Gjekmarkaj.

1 nga 3

The post Gjekmarkaj takim me Wahlers: KAS, monitorim nga afër të ngjarjeve në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përzgjidhen kandidatët për anëtarë në KLGJ dhe KLP

8 October 2024 at 12:29

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që përfaqësojnë shoqërinë civile”, përzgjodhi sot kandidatët për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kryetarja e nënkomisionit, Klotilda Bushka u shpreh se, duke qenë se deputetët e opozitës mungojnë, nuk mund të arrihet votimi për kandidatët, kështu që u kalua direkt në hedhjen e shortit.

Nga hedhja e shortit mes kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor mes Erjon Fejzullës dhe Violanda Theodhorit ishte kjo e fundit që u zgjodh anëtare.

“Raporti përkatës i kalon seancës plenare për votim. Nëse nuk arrihet kuorumi i kërkuar nga ligji sipas Kushtetutës dhe ligjit Violanda Thodhori është anëtarë e KLGJ”, tha Bushka.

Sa i përket kandidatëve për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishte vetëm emri i Erjon Fejzullës.

“Erjon Fejzulla rezulton nga gjithë procedura si anëtar i KLP dhe ky raport i kalon seancës plenare për miratim. Edhe këtu nëse nuk arrihet shumica e kërkuar nga ligji, Fejzulla do të zgjidhet automatikisht anëtar i KLP-së”, u shpreh Bushka.

“Me këtë procedurë nënkomisioni e ka përmbyllur procesin e vakancave në KLP dhe KLGJ”, u shpreh Bushka, e cila falënderoi dhe misionet ndërkombëtare që kanë ndjekur këtë proces që nga fillimi.

The post Përzgjidhen kandidatët për anëtarë në KLGJ dhe KLP appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Bashkitë të kryejnë evidencat e dëmeve nga zjarret, fondi i kushtëzuar ende i pashfrytëzuar

8 October 2024 at 11:48

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se, kryebashkiakët kanë 3 instrumente për t’u ardhur në ndihmë komuniteteve të tyre sa i përket emergjencave civile.

Në takimin e mbajtur sot nga Kryeministri Edi Rama me kryetarët e bashkive, ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, për bashkëpunimet në interes të komunitetit për të diskutuar për platformat e dialogut, emergjencat civile dhe ndihmat sociale, Vengu bëri një raport të situatës së zjarreve në periudhën qershor-shtator.

“Kemi pasur më shumë se 1 mijë zjarre dhe ajo që është e rëndësishme të kuptojmë të gjithë është që një zjarr na kushton afërsisht, mesatarisht 50 hektarë tokë e djegur dhe 50 rrënjë ullinj”, tha Vengu.

Vengu u shpreh se, fatmirësisht ky sezon ka qenë pa fatalitete, por, theksoi ai, dëmet mbeten të konsiderueshme tek komunitetet rurale.

Ai u shpjegoi kryebashkiakëve 3 instrumentet që kanë në dispozicion për t’i ardhur në ndihmë komunitetit.

Instrumenti i parë, sipas tij, ka të bëjë me menaxhimin e fondit të kushtëzuar.

“Fondi i kushtëzuar për mbrojtjen civile sivjet ka qenë prej 800 milionë lekësh, afërsisht 8 milionë euro, i shpërndarë në të gjitha njësitë vendore. Kemi kryer një monitorim të mënyrës sesi ky fond i kushtëzuar është shpenzuar”, tha ministri.

Ai nënvizoi se, “ka bashki të vogla që e kanë shpenzuar shumë mirë dhe ka paradoksalisht bashki të mëdha, me resurse financiare të mjaftueshme që nuk e kanë shpenzuar ende dhe do të ftoja të gjithë kryetarët e bashkive që të vijonit, teksa jemi në fund të sezonit të zjarreve, por edhe në fillim të sezonit të përmbytjeve, ku në terren janë të gjithë ekipet tuaja që bëjnë evidencat e dëmeve, të shfrytëzoni këtë moment sepse i gjithë financimi i fondit të kushtëzuar ju jep mundësinë që të vini në ndihmë të qytetarëve për dëmshpërblime.

Vengu iu drejtua kryebashkiakëve se, kanë 60% të këtij fondi në dispozicion për të realizuar dëmshpërblimet dhe është një instrument shumë domethënës që qeveria e ka vendosur në dispozicion.

Vengu theksoi se, instrumenti i dytë ka të bëjë me projektet parandaluese në infrastrukturë, për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

“Vitin e kaluar ishte një fond prej 1.1 miliardë e 570 milionë lekë të reja. Në fakt disbursimi ka ndodhur në dy këste, një pjesë në 2023-in, një pjesë në 2024-ën. Kemi vënë re që i gjithë fondi i alokuar në fakt është kontraktuar nga shumica e bashkive, por mbeten ende 14 projekte me kontrata të palidhura dhe do të ftoja kryetarët e bashkive që të vijonin sa më shpejt me finalizimin e tyre në mënyrë që këto fonde të mos digjen, por të vendosen në eficiencë të plotë”, tha Vengu.

Vengu shtoi se, elementi i tretë ka të bëjë me projektin e digave.

“Edhe këtu kemi 14 projekte fituese. 8 projekte në fazë lidhje kontrate dhe 6 projekte në përfundim procesi prokurimi. Edhe këtu do të doja një vëmendje të shtuar sepse fondi i përbashkët digat dhe projektet infrastrukturore këtë vit ka qenë i konsiderueshëm, afërsisht 1 miliardë e 800 milionë lekë të reja dhe ne do vijojmë sigurisht që të alokojmë një fond identik edhe për vitin 2025”, u shpreh Vengu.

Ai tha se, “risia për këtë vit, pasi në 2 vitet paraardhëse kemi pasur një vështirësi në kalendarizimin e projekteve, evidentimit të tyre, analizës së tyre nga emergjencat civile dhe më pas miratimi dhe financimi dhe do t’i japim mundësinë njësive vendore, këtë muaj do të bëjmë një thirrje për projekte të reja, projekte që mund t’i keni ekzistuese”.

“Unë kam nxitur në fakt gjatë gjithë këtyre muajve kryetarët e bashkive që të na dërgojnë projekte infrastrukture, qoftë për digat, qoftë për masat parandaluese, për kanale, për ura në zona të caktuara me vështirësi aksesi, në mënyrë që brenda këtij muaji të bëjmë thirrjen dhe marrjen e të gjitha projekteve nga ju, t’i analizojmë bashkë me emergjencat civile dhe me stafet tuaja dhe të bëjmë renditjen e cilësisë së projekteve, në mënyrë që brenda tetorit, teksa jemi në proces finalizimi të ligjit të buxhetit 2025, të alokojmë fondin sivjet dhe kjo i jep mundësi që të filloni punën që në dhjetor praktikisht. Ju jep mundësi që të përgatisni në mënyrë sa më efikase sezonin tjetër”, tha Vengu.

The post Vengu: Bashkitë të kryejnë evidencat e dëmeve nga zjarret, fondi i kushtëzuar ende i pashfrytëzuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj në Malin e Zi: Me rëndësi forcimi i lidhjes mes shqiptarëve në të gjitha trevat

8 October 2024 at 09:58

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, bëri bashkë në Tivat të Malit të Zi përfaqësuesit e të gjithë spektrit politik dhe u bëri thirrje që, pavarësisht ngjyrave partiake, të jenë të bashkuar për mbrojtjen e interesit shqiptar.

Kreu i Shtetit shfrytëzoi vizitën në Malin e Zi, ku ndodhet për Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, për të diskutuar me përfaqësuesit shqiptarë atje problematikat e tyre dhe të faktorit shqiptar në tërësi.

Ashtu si vitin e shkuar në Manastir të Maqedonisë së Veriut, gjatë ditës së Alfabetit,  ku bashkoi përfaqësuesit shqiptarë të kaheve të ndryshëm politikë, edhe në Tivat, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në takimin e përbashkët me shqiptarët e Malit të Zi, theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjes mes shqiptarëve në të gjitha trevat.

“Për çështje madhore kombëtare, – theksoi Presidenti Begaj, – ne si shqiptarë duhet të jemi bashkë pavarësisht ideologjive politike e partiake që na bëjnë të konkurrojmë me njëri -tjetrin, konkurrencë e cila është mirë të jetë e shëndetshme. Ne duhet të jemi bashkë për çështjet që kanë të bëjnë më orientimin Euroatlantik të shqiptarëve. Kjo është një ëndërr dhe aspiratë e shqiptarëve, për të cilën nuk negociohet”, theksoi Presidenti i Republikës së. Bajram Begaj.

“Ne ndër vedi nuk mund të vendosim gardhe”, – u shpreh Kreu i Shtetit, i cili mbështeti nismat e ndërmarra për heqjen e barrierave në kufijtë e rajonit.

Kreu i Shtetit përgëzoi përfaqësuesit e shqiptarëve të Malit të Zi për atë që kanë bërë dhe bëjnë në interes të shqiptarëve dhe i këshilloi se është e rëndësishme të mos tolerojnë veprimet antishqiptare: “Nëse ne shohim një qëndrim që bie ndesh me interesat e shqiptarëve, që bie ndesh me ëndrrat e shqiptarëve,me rrugëtimin tonë evropian, me qenien tonë në NATO, patjetër që këto gjëra nuk tolerohen, janë vijë e kuqe ndarëse.  Mendimet individuale ne nuk i kundërshtojmë dot. Ne kundërshtojmë veprimet. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me veprime që bien ndesh me Kosovën, bien ndesh me njohjen e saj, bien ndesh me votimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare”.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë u shpreh se, duhet bërë më shumë në rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në administratë dhe jo vetëm.

Gjithashtu, ai u shpreh se, asimilimi i shqiptarëve është një fenomen mjaft shqetësues, për parandalimin e të cilit është i nevojshëm hartimi i një strategjie afatgjatë, e cila do të duhet të ketë në fokus ruajtjen e identitetit kombëtar përmes arsimit, gjuhës dhe kulturës shqipe.

Presidenti i Republikës përgëzoi miratimin e tekstit të abetares së përbashkët në shkollat e Malit të Zi, ku mësimi bëhet ne gjuhën shqipe. Nga sot e tutje, në shkollat shqipe, nxënësit  do të mësojnë gjuhën shqipe me të njëjtin libër si moshatarët e tyre në Kosovë dhe Shqipëri.

Duke e theksuar rëndësinë e kësaj arritjeje, Kreu i Shtetit u shpreh se,  “Abetarja është ajo që na mëson gjuhën dhe gjuha është rrënja e kombit. Pa gjuhë, nuk ka komb”.

Gjatë bisedës me Presidentin, përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Malin e Zi evidentuan kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik, kulturor e politik të vendit dhe u shprehën shpresëplotë për pritshmëritë në forcimin e pozitës së tyre në të ardhmen.

Ata, gjithashtu, siguruan se, me kontributin e tyre në jetën politike dhe ekonomike në Malin e Zi, do të vazhdojnë të jenë faktor të rëndësishëm  për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Presidenti Begaj i siguroi ata se ai personalisht do të mbështesë çdo inciativë që i shërben forcimit të faktorit shqiptar në rajon e më gjerë.

1 nga 3

The post Begaj në Malin e Zi: Me rëndësi forcimi i lidhjes mes shqiptarëve në të gjitha trevat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 7 October 2024Main stream

Hoxha dhe Proda vizitojnë policët e lënduar në protestë

7 October 2024 at 22:38

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ndodhen në Spitalin e Traumës ku po vizitojnë efektivët e lënduar, pas protestave të dhunshme të opozitës.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, gjatë një prononcimi për mediet, u shpreh se gjendja shëndetësore e efektivëve të lënduar është e mirë.

“Ata, të cilët e orkestruan shfaqjen e shëmtuar të mbrëmjes së sotme në rrugët e Tiranës, kanë shkuar tanimë pranë familjeve të tyre.

Ndërsa ata, që fatkeqësisht nuk kthehen dot sonte pranë familjes janë tre efektivë policie, të cilët janë plagosur dhe do të qëndrojnë në spital, për të vetmen arsye se ishin në krye të detyrës.  I falënderova të tre efektivët dhe u urova kthim sa më të shpejtë në shtëpi”, u shpreh Hoxha.

“I falënderoj edhe njëherë të gjithë punonjësit e Policisë që u provokuan, goditën dhe madje u lënduan, por treguan profesionalizmin dhe maturinë e një trupe që reagon vetëm proporcionalisht, si një trupë evropiane e një shteti evropian.

Sot ata kishin përballë një turme të çoroditur nga një motivim politik absurd, ku një pjesë individësh kapërcyen vijën e ligjit me akte të dënueshme”, tha Hoxha.

“U bllokua deri edhe rruga e autoambulancës, apo u sulmua si kurrë në ndonjë vend demokratik selia e një partie politike kundërshtare (përveç përsëritjeve klasike të sulmeve qorre mbi muret e institucioneve qendrore apo zjarrvënies së pemëve të “qeverisë” që nuk munguan edhe sonte).

Por pavarësisht absurditetit të shfaqjes së sotme të një “mosbindjeje civile”, që fyen inteligjencën e çdo qytetari të këtij vendi, Policia e Shtetit e kreu detyrën konform praktivave më të mira demokratike”, vijoi ministri.

Sipas tij, “orkestruesit e kësaj shfaqjeje jocivile sonte do të flenë në shtëpitë e tyre dhe nuk do ta prishin gjumin, as për të çoroditurit nga bllofi i “mosbindjes civile” që natën do ta kalojnë si persona në kërkim për aktet e tyre të paligjshme.

Çdo akt është i dokumentuar dhe çdo autor aktesh antiligjore është tanimë subjekt i organeve ligjzbatuese.

I garantoj qytetarët e këtij vendi se bllofi i mosbindjes civile nuk do të prodhojë asgjë tjetër, përveç përgjigjes proporcionale dhe shteruese të ruajtësve të ligjit ndaj shkelësve të ligjit”, përfundoi ministri i Brendshëm.

Gjatë vizitës, ata ndaluan edhe tek një nënë, e cila lindi në makinë, për shkak të bllokimeve të rrugëve nga protestuesit.

Gjatë protestave, dhjetë policë u lënduan nga sulmet me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.

Protesta e opozitës, 10 punonjës policie të dëmtuar nga sulmet me molotov dhe mjete të forta

/a.f/r.e/

The post Hoxha dhe Proda vizitojnë policët e lënduar në protestë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punonjësit e bashkisë në terren, nis pastrimi i dëmeve të shkaktuara nga protesta e opozitës

7 October 2024 at 22:25

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Protesta e opozitës mbaroi, por shkaktoi në kryeqytet dëme dhe papastërti të mëdha. Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe në ambientet rreth Ministrisë së Brendshme protestuesit lanë pas xhama të thyera, lulishte të dëmtuara dhe mbeturina pafund.

Menjëherë pas largimit të protestuesve të gjithë punonjësit e bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren për të pastruar kryeqytetin nga ato që lanë pas.

1 nga 4

/r.e//a.f/

The post Punonjësit e bashkisë në terren, nis pastrimi i dëmeve të shkaktuara nga protesta e opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e opozitës, ekspertët mbledhin prova në selinë e PS dhe përpara Kryeministrisë

7 October 2024 at 22:12

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Pas përplasjeve të dhunshme që ndodhën gjatë protestës së opozitës, ku u hodhën molotovë nga disa protestues, ekspertë të policisë kanë mbërritur në selinë e Partisë Socialiste për të mbledhur prova pas shpërthimeve.

Zjarri shpërtheu pas hedhjes së njëpasnjëshme të molotovëve, duke rrezikuar jetën e gazetarëve, protestuesve dhe operatorëve të pranishëm.

Grupi hetimor po vazhdon të mbledhë prova edhe përpara Kryeministrisë, duke dokumentuar dëmet dhe aktet e dhunshme të shkaktuara nga militantë opozitarë.

Në përplasjet mes protestuesve dhe policisë, dhjetë efektivë policie kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

ekspertë të policisë duke mbledhur provat, Foto: Agim Dobi
1 nga 11

/r.e//a.f/

The post Protesta e opozitës, ekspertët mbledhin prova në selinë e PS dhe përpara Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e opozitës, 10 punonjës policie të dëmtuar nga sulmet me molotov dhe mjete të forta

7 October 2024 at 20:20

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ 10 punonjës Policie janë dëmtuar në protestën e sotme të opozitës nga sulmet me e qytetarëve, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Policia bën të ditur se, që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta  ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie, thekson Policia.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia thekson ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

/a.f/

 

The post Protesta e opozitës, 10 punonjës policie të dëmtuar nga sulmet me molotov dhe mjete të forta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përshkallëzohet protesta e opozitës, protestuesit hedhin molotov kundër institucioneve dhe policisë

7 October 2024 at 20:26

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Protesta e sotme e opozitës ka nisur në mënyrë të dhunshme, teksa protestuesit kanë hedhur bomba molotov dhe tymuese në drejtim të forcave të Policisë dhe të godinës së Kryeministrisë.

Gjithashtu ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Policia u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë hedhjen e molotovëve dhe tymueseve, teksa forcat zjarrfikëse janë përpjekur të shuajnë zjarrin.

Nga hedhja e molotovëve është djegur edhe një pemë përpara Kryeministrisë dhe një tjetër pemë përballë hotel “Rogner”.

Pas hedhjes së disa molotovëve dhe tymueseve, situata është qetësuar përpara godinës së Kryeministrisë, teksa protestuesit të prirë nga drejtuesit e Partisë Demokratike janë larguar nga sheshi përpara Kryeministrisë.

Ata janë nisur në drejtim të “Tajvanit” dhe rrugës protestuesit kanë vijuar të hedhin bomba molotov dhe kanë djegur një stacion autobusi.

Më pas protestuesit kanë bllokuar kryqëzimin mes “Tajvanit” dhe urës së Lanës në bulevardin kryesor, ku ka pasur makina të bllokuara në trafik, pas bllokimit të rrugës. Ndërkohë protestuesit kanë vijuar të hedhin mjete piroteknike.

Më pas protestuesit kanë marrë drejtimin e “Tajvanit”, duke kaluar mes makinave të mbetur në trafik.

Protestuesit e prirur nga drejtuesit e PD, Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar dhe Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm, i janë drejtuar më pas godinës së Partisë Socialiste, teksa kanë hedhur bomba molotov, flakadanë, kapsolla, tymuese në drejtim të saj dhe punonjësve të Policisë. Nga bombat molotov ka marrë flakë godina e PS-së, teksa është djegur baneri i madh në murin e PS-së me pamjen e kryeministrit Edi Rama. Hedhja e bombave molotov apo kapsollave kanë rrezikuar dhe shëndetin e punonjësve të policisë, të cilët janë vendosur përpara institucioneve për të ruajtur sigurinë dhe mbarëvajtjen e tubimit të opozitës.

Pasi janë hedhur disa bomba molotov, Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Me pas protestuesit i janë drejtuar kompleksit të ministrive dhe aty kanë hedhur lëndë plasëse në oborrin e Ministrisë së Brendshme, teksa disa efektivë të Policisë kanë mbetur të lënduar.

Protestuesit kanë hedhur bomba molotov edhe në drejtim të bashkisë së Tiranës, teksa një bombë është hedhur mes policëve, duke i vënë flakën një polici, teksa kolegët e kanë ndihmuar për të shuar flakët. Policia më pas ka hedhur ujë në drejtim të protestuesve duke kërkuar që t’i shpërndajë dhe më pas është hedhur edhe gaz lotsjellës.

Të drejtuar nga Bardhi dhe Noka protestuesit kanë vijuar të ecin në rrugët e kryeqytetit teksa pasi lanë pas bashkinë, protestuesit kanë thyer disa xhama të reklamave në trotuare.
Sakaq, ata kanë djegur një tjetër kazan plehrash tek e njëjta zonë. Protestuesit më pas i janë drejtuar godinës së Parlamentit, ku edhe aty ka pasur hedhje të lëndëve plasëse, teksa policia ka larguar protestuesit me gaz lotsjellës.

Protesta është thirrur nga Partia Demokratike, e mbështetur edhe nga Partia e Lirisë dhe aleatët e tjerë, ashtu siç ishte paralajmëruar nuk pati deklarata.

 

(vijon…)

/r.e/a.f/

The post Përshkallëzohet protesta e opozitës, protestuesit hedhin molotov kundër institucioneve dhe policisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Meta: Objektiv i protestës përmbysja e regjimit dhe rivendosja e drejtësisë

7 October 2024 at 20:25

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se objektivat e protestës së sotme janë përmbysja e regjimit të narkoshtetit dhe zgjimi i njerëzve dhe për të rivendosur drejtësinë.

“Njerëzit janë tepër të revoltuar dhe reagimi i tyre është i qartë dhe do të vazhdojë edhe në orët në vijim, pastaj dhe vazhdimisht, deri në arritjen e objektivave të kësaj proteste”, tha Meta në një prononcim për mediet, gjatë rrugës nga selia e PL drejt bulevardit kryesor përpara Kryeministrisë.

“Objektivat janë përmbysja e regjimit të narkoshtetit dhe zgjimi i njerëzve për të rivendosur edhe drejtësinë, aq më tepër pas aktit të fundit banditesk të dënimit politik të deputetit Ervin Salianji, për të vetmen arsye pse kishte denoncuar lidhjet në nivelet më të larta të narkoqeverisë me trafikun e drogës”, theksoi Meta.

Sa i takon pritshmërisë, Meta tha se gjithçka tregon një angazhim qytetar dhe një ndjenjë të fortë të revoltës.

“Besoj se e morët vesh që në Kosovë u rritën pensionet 20 %, gati 60 e ca euro – 70 euro në muaj, ndërsa këtu 4 mijë lekë të vjetra”, tha Meta.

/r.e//a.f/

The post Meta: Objektiv i protestës përmbysja e regjimit dhe rivendosja e drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Liga e Kombeve, Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të tetorit ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë

7 October 2024 at 19:07

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve (Nations League), atë ndaj Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00).

Kuqezinjtë zbritën në fushë pasditen e sotme, teksa seanca stërvitore nisi në orën 16:00 dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Enea Mihaj, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Andi Hadroj, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Taulant Seferi, Marash Kumbulla, Myrto Uzuni, Adrian Ismajli, Mirlind Daku, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Jasir Asani dhe Ernest Muçi.

Në mbrëmje me grupin do të bashkohen edhe Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami.

Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar më shumë në “Shtëpinë e Futbollit” me një pjesë të lojtarëve, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët, pasi kanë përfunduar impenjimet me klubet e tyre, ndërsa lojtarët që kanë mbërritur ditën e sotme kanë marrë ngarkesë të lehtë stërvitore.

Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin, teksa skuadra zhvilloi edhe një test miqësor, ku të përfshirë ishin edhe disa lojtarë nga ekipi U-21 dhe U-19.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë nesër seancën e radhës stërvitore dhe grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo.

/r.e//a.f/

The post Liga e Kombeve, Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të tetorit ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OPDAT, seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi

7 October 2024 at 17:40

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ OPDAT zhvilloi fundjavën e kaluar një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, bëri të ditur sot se, së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thekson Ambasada e SHBA.

/r.e//a.f/

The post OPDAT, seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akti terrorist i Hamasit ndaj Izraelit, Spiropali: Të bashkohemi për të kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve

7 October 2024 at 16:35

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përkujtoi sot 1 vjetorin e aktit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit.

“Sot është përvjetori i parë i një akti të shumëfishtë terrorist që goditi Izraelin, me kosto të jashtëzakonshme njerëzore; dhjetëra mijëra jetë qytetarësh civilë, që janë viktimat e para të një lufte, e cila e kishte nisjen një vit më parë, por që duhet të përfundojë një orë e më herët”, u shpreh Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit shprehu dhembje pafund për pengjet njerëzore ende në robëri, për të vrarët dhe të dhunuarit e sulmit barbar, për viktimat e luftës dhe për pasojat gati të pakthyeshme që e bënë edhe vetë paqen e brishtë në rajon, një viktimë direkte të luftës që godet gjithëkënd!

“Është koha që të bashkohemi për të kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve si edhe të kontribuojmë për një paqe të ndershme, të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, që do të mund të garantonte siguri dhe stabilitet për rajonin e gjithë botën”, theksoi Spiropali.

/a.f/

The post Akti terrorist i Hamasit ndaj Izraelit, Spiropali: Të bashkohemi për të kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga 10 Tetori në kinematë shqiptare, aktori Mustafaraj fjalë zemre për regjisorin që solli Danny Glover në Tiranë

7 October 2024 at 16:29

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Aktori i njohur Herion Mustafaraj, edhe pse prej vitesh jeton dhe punon në SHBA, mbetet tejet i lidhur me artin shqiptar. Së fundmi, ai ka shprehur vlerësimin e tij për regjisorin Fatmir Doga dhe filmin më të fundit “Prokurori”, ku luan edhe legjenda e Hollivudit, Danny Glover.

Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, Mustafaraj i ka kushtuar fjalë të veçanta regjisorit Doga.

“I dashur Fati, ti je regjisori që i duhet kinemasë shqiptare, vëlla. Ti sjell yjet amerikanë të klasit botëror në historitë tona shqiptare. Ju i tregoni këto histori pa paragjykime, pa e shitur të keqen si shqiptare në filmat komercialë. Kjo është një kthesë e madhe për ne si kineastë shqiptarë. Urime vëlla, shkëlqe!”, u shpreh Mustafaraj.

Ky film pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit, duke sjellë emra të mëdhenj si Danny Glover në ekranin shqiptar.

“Prokurori” do të nisë shfaqjet në të gjitha kinematë shqiptare më 10 tetor, duke premtuar një përvojë unike për artdashësit.

1 nga 2

/a.f/

The post Nga 10 Tetori në kinematë shqiptare, aktori Mustafaraj fjalë zemre për regjisorin që solli Danny Glover në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌