Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Një ditë pas protestës, zbulohet takimi që ka thirrur Rama të martën

By: user 5
8 October 2024 at 00:23

Kryeministri Edi Rama do të shfaqet të martën publikisht pas disa ditësh mungesë për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale që kreu për hernien.

Lapsi.al mëson se Rama ka thirrur nesër në një takim kryetarët e bashkive.

Takimi është njoftuar pasditen e sotme pa dhënë më shumë detaje se për çfarë do të diskutohet.

Kryebashkiakët do të mblidhen në një prej sallave të Kryeministrisë në orën 10:00.

Takimi vjen një ditë pas protestës së opozitës në bulevard dhe disa rrugë të tjera të Tiranës.

Opozita kërkon formimin e një qeverie teknike që do të drejtojë vendin për zgjedhjet e pranverës. ©LAPSI.al

The post Një ditë pas protestës, zbulohet takimi që ka thirrur Rama të martën appeared first on Lapsi.al.

Ministri i Brendshëm fyen protestuesit e opozitës: Turmë e çoroditur!

By: user 5
7 October 2024 at 23:44

Krahas fotos propagandistike të vizitës në spital të policëve të plagosur në protesë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka bërë edhe një deklaratë që konkurron denjësisht me ato të Elisa Spiropalit apo çdo nafije tjetër në oborrin e Ramës. Hoxha fyen protestuesit duke i quajtur si “turmë e çoroditur” e të nxitur politikisht. Tallet gjithashtu edhe me mosbindjen civile, e cila sipas tij fyen inteligjencën e çdo qytetari të këtij vendi. Më poshtë deklarata e plotë e tij.

Ata, të cilët e orkestruan shfaqjen e shëmtuar të mbrëmjes së sotme në rrugët e Tiranës, kanë shkuar tanimë pranë familjeve të tyre.

Ndërsa ata, që fatkeqësisht nuk kthehen dot sonte pranë familjes janë tre efektivë policie, të cilët janë plagosur dhe do të qëndrojnë në spital, për të vetmen arsye se ishin në krye të detyrës.

I falënderova të tre efektivët dhe u urova kthim sa më të shpejtë në shtëpi.

I falënderoj edhe njëherë të gjithë punonjësit e Policisë që u provokuan, goditën dhe madje u lënduan, por treguan profesionalizmin dhe maturinë e një trupe që reagon vetëm proporcionalisht, si një trupë evropiane e një shteti evropian. Sot ata kishin përballë një turme të çoroditur nga një motivim politik absurd, ku një pjesë individësh kapërcyen vijën e ligjit me akte të dënueshme.

U bllokua deri edhe rruga e autoambulancës, apo u sulmua si kurrë në ndonjë vend demokratik selia e një partie politike kundërshtare (përveç përsëritjeve klasike të sulmeve qorre mbi muret e institucioneve qendrore apo zjarrvënies së pemëve të “qeverisë” që nuk munguan edhe sonte).

Por pavarësisht absurditetit të shfaqjes së sotme të një “mosbindjeje civile”, që fyen inteligjencën e çdo qytetari të këtij vendi, Policia e Shtetit e kreu detyrën konform praktikave më të mira demokratike.

Orkestruesit e kësaj shfaqjeje jocivile sonte do të flenë në shtëpitë e tyre dhe nuk do ta prishin gjumin, as për të çoroditurit nga bllofi i “mosbindjes civile” që natën do ta kalojnë si persona në kërkim për aktet e tyre të paligjshme.

Çdo akt është i dokumentuar dhe çdo autor aktesh antiligjore është tanimë subjekt i organeve ligjzbatuese.

I garantoj qytetarët e këtij vendi se bllofi i mosbindjes civile nuk do të prodhojë asgjë tjetër, përveç përgjigjes proporcionale dhe shteruese të ruajtësve të ligjit ndaj shkelësve të ligjit.

The post Ministri i Brendshëm fyen protestuesit e opozitës: Turmë e çoroditur! appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 7 October 2024Main stream

Protesta e opozitës, ekspertët mbledhin prova në selinë e PS dhe përpara Kryeministrisë

7 October 2024 at 22:12

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Pas përplasjeve të dhunshme që ndodhën gjatë protestës së opozitës, ku u hodhën molotovë nga disa protestues, ekspertë të policisë kanë mbërritur në selinë e Partisë Socialiste për të mbledhur prova pas shpërthimeve.

Zjarri shpërtheu pas hedhjes së njëpasnjëshme të molotovëve, duke rrezikuar jetën e gazetarëve, protestuesve dhe operatorëve të pranishëm.

Grupi hetimor po vazhdon të mbledhë prova edhe përpara Kryeministrisë, duke dokumentuar dëmet dhe aktet e dhunshme të shkaktuara nga militantë opozitarë.

Në përplasjet mes protestuesve dhe policisë, dhjetë efektivë policie kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

ekspertë të policisë duke mbledhur provat, Foto: Agim Dobi
1 nga 11

/r.e//a.f/

The post Protesta e opozitës, ekspertët mbledhin prova në selinë e PS dhe përpara Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lubonja: Protesta e drejtë, por Rama nuk pranon nje qeveri teknike pa barazpeshë forcash

By: user 6
7 October 2024 at 21:55

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Open” në News 24 ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Lubonja theksoi se protesta e sotme ishte e drejtë. Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk lëshon qeveri teknike pa pasur barazpeshë në forcë.

“Kishte molotov dhe gaz lotsjellës në protestë. Gazi lotsjellës ishte më i fortë dhe molotovi ishte më i dobët. Unë nuk është se çuditem shumë nga këto skena. Në Itali kishte protesta për Palestinën në Romë. Problemi është që a ka vazhdimësi kjo protestë apo jo. Aksioni sot ka vlerën e vet.

Nuk ka masë të revoltuar në Shqipëri, shqiptarët janë revoltuar vetëm më 1997 kur iu morën paratë. Protesta është e drejtë. Të sulmohen institucionet është e drejtë, se nuk punojnë për njerëzit. Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur barazpeshë force. Unë mendoj se me kapjen e pushtetit në të tilla nivele është e vështirë të arrihet qeveria teknike” – tha Lubonja. /BW

The post Lubonja: Protesta e drejtë, por Rama nuk pranon nje qeveri teknike pa barazpeshë forcash appeared first on Lapsi.al.

3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta: Noka: Ky ishte hapi i parë

By: user 6
7 October 2024 at 21:37

Në mbyllje të protestës së opozitës, e cila zgjati rreth 3 orë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka nga selia e PD-së tha se sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Noka tha se ky ishte hapi i parë i mosbindjes civile.

Ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar, sot mori një mesazh; jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëe, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë.

Sot ata e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz, as me dhunë, nuk e fitojnë dot kurrë. Qytetarët sot i dhanë një leksion, ne do të jemi këtu të vazhdojmë mosbindjen civile deri sa synimet tona, kërkesat e qytetarëve të plotësohen.

Narkosi duhet të largohet, duhet ti hapë rrugë një qeverie teknike që ti afrojë vendit paqe sociale dhe zgjedhje të lira. Sot startuam nga parlamenti në rrugë, për çdo hap tjetër do të ju njoftojmë. Ne do të jemi në mosbindje civile.

Të jeni të sigurtë që sot ata janë duke u dridhur, ata janë të tërbuar sepse forca e qytetarëve u ka kallur datën. Me mijëra forca policore kanë rrethuar bunkerin e Surrelit, sepse sulltani atje dridhet dhe nuk flet i qetë, siç e pat ju gjithandej. I gjithë shteti në panik, nuk ndalohet as me polici, as me gaz e as me asgjë revolta qytetare. Revolta do të vijë duke zierë.

Nuk ishte protestë, kjo ishte revoltë, ky është hapi i parë i mosbindjes civile. Do të jemi në kontakt çdo ditë e do të jemi në aksion. Falenderoj të gjithë qytetarët dhe demokratët që iu përgjigjën ftesës tonë” – tha Noka. /LAPSI.al

The post 3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta: Noka: Ky ishte hapi i parë appeared first on Lapsi.al.

“Pashë diçka të përsëritur”, Zekthi zbulon detajet: Ja dy kushtet që protesta e opozitës të jetë e suksesshme

7 October 2024 at 22:24

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në një studio televizive ka komentuar protestën e sotme të opozitës, duke e cilësuar atë si të ngjashme me shumë tubime të viteve të fundit në Shqipëri.

Ai u shpreh se protesta e sotme nuk ishte e popullit, duke shtuar se tubimet janë marrë në dorë nga partitë politike.

Zekthi nënvizoi se që protesta të jetë e suksesshme duhet të vijë duke u rritur nga dita në ditë dhe të pamundësojë qeverisjen.

“Ishte si shumë protesta të këtyre viteve në Shqipëri, ndoshta kishte më shumë molotovë e gaz lotsjellës. Pashë diçka të përsëritur. Kjo nuk ishte protestë e popullit në një farë mënyre, janë protesta të partive politike. Kauzat janë të vërteta, por protestat janë marrë në dorë nga partitë. Në këtë kuptim ishte si herët e tjera. Pyetja themelore është, a e sjell kjo atë që kërkon Partia Demokratike. Që një protestë të ketë sukses, duhet të vijë duke u rritur nga dita në ditë dhe të pamundësojë qeverisjen. Pa këto kushte nuk mund të ketë sukses”, u shpreh ai.

 

The post “Pashë diçka të përsëritur”, Zekthi zbulon detajet: Ja dy kushtet që protesta e opozitës të jetë e suksesshme appeared first on Sot News | Lajme.

Mosbindja civile, Klodiana Lala ‘në krah’ të PD: Nuk është problemi opozita, por pushteti pa kufij që ka sot Edi Rama!

By: sara fuga
7 October 2024 at 22:24

Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në një program televiziv, ku u diskutua për protestën e opozitës.
Lala tha se opozita është e dobët, por shqetësimi më i madh sot për shqiptarët duhet të jetë pushteti i pakontrolluar i Edi Ramës dhe korrupsioni galopant i qeverisë.

“Pashë sot një statistikë, vetëm në Universitetin e Gjirokastrës kishte më shumë pedagogë sesa student. Ky fakt mjafton për të kuptuar se Shqipëria është boshatisur.
Është e vështirë për të ndërgjegjsuar qytetarë, një pjesë ose kanë njerëzit në administratë, bukën e gojës e kanë të lidhur me administratën.

Kemi korrupsion në përmasa galopante. Kemi miliona për incenerator dhe nuk ka incenerator. Kemi 5D, ku zyrtarët e bashkisë merrnin paratë dhe bënin hotele. Kemi kompaninë e Berberit që merrte miliona. Kemi situatë problematike me sistemin e drejtësisë. Nuk po them se SPAK nuk ka dhënë rezultate, por drejtësia nuk është vetëm SPAK, janë mijëra qytetarë shqiptarë që zvarriten. Ka aq shumë problematika sa e shoh që nga njëra anë kemi opozitë të dobësuar, por kemi Edi Ramën me një pushtet të pakufizuar. Ka të gjithë votat për ta shpallur edhe monarki këtë vend.

Pra në këtë kuptim, kam kritika për mënyrën si po vepron opozita dhe duhet t’ju thotë qytetarëve, sepse pas ka lënë disa tabela të shkatërruara, policë të lënduar dhe qytetarë me probleme shëndetësore, kemi edhe ekspertë që po shohin vendet e ngjarjeve, por, a duhet të pranojmë si normalitet këtë qeverisje ku korrupsioni është i jashtëzakonshëm?
Opozita është e dobësuar dhe kjo duhet të na shqetësojë. Nuk duhet të pranojmë si gjë normale, një pushtet me të gjithë fuqinë në dorë”, tha Lala.

The post Mosbindja civile, Klodiana Lala ‘në krah’ të PD: Nuk është problemi opozita, por pushteti pa kufij që ka sot Edi Rama! appeared first on Sot News | Lajme.

“Protesta është e drejtë”, Lubonja për tubimin e opozitës: Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur baraspeshë force

7 October 2024 at 22:20

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar protestën e sotme të opozitës, e cila u zhvillua për tre orë në Tiranë.

I ftuar në një emision televiziv, Lubonja tha se protesta e ishte e drejtë, por shtoi se kryeministri Edi Rama nuk lëshon qeveri teknike pa pasur baraspeshë në forcë.

“Kishte molotov dhe gaz lotsjellës në protestë. Gazi lotsjellës ishte më i fortë dhe molotovi ishte më i dobët. Unë nuk është se çuditem shumë nga këto skena. Në Itali kishte protesta për Palestinën në Romë. Problemi është që a ka vazhdimësi kjo protestë apo jo. Aksioni sot ka vlerën e vet.

Nuk ka masë të revoltuar në Shqipëri, shqiptarët janë revoltuar vetëm më 1997 kur iu morën paratë. Protesta është e drejtë. Të sulmohen institucionet është e drejtë, se nuk punojnë për njerëzit. Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur baraspeshë force. Unë mendoj se me kapjen e pushtetit në të tilla nivele është e vështirë të arrihet qeveria teknike”, tha Lubonja.

 

The post “Protesta është e drejtë”, Lubonja për tubimin e opozitës: Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur baraspeshë force appeared first on Sot News | Lajme.

“Aktet e sotme janë asgjë me atë që e pret mazhorancën”, Belind Këlliçi: Protesta do të përshkallëzohet

7 October 2024 at 22:15

Belind Këlliçi gjatë një prononcimi për emisionin Open është shprehur se sot ka nisur vala e protestave dhe mosbindja civile:

“Nuk ka lidhje pjesëmarrja. Opozita sheshet i ka patur gjithmonë plot. Nga sot ka nisur vala e protestave dhe realisht mosbindja civile. Aktet e sotme janë asgjë me atë që e pret këtë mazhorancë.

Ajo te selia është goditje me pambuk në raport me atë që bën kjo qeveri. Opozita vijon të goditet në mënyrë permanente. Ky ka qenë vetëm akti i parë. Për aktin e dytë do të njoftoheni shumë shpejt. Po shqyrtojmë formate të ndryshme”.

Ai paralajmëroi se protestat e opozitës do të zhvendosen deri para Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian.

“Protesta do të përshkallëzohet. Nuk është e thënë se do të bëhet vetëm në sheshe dhe rrugët e kryeqytetit, do ta zhvendosim te Kuvendi, para Parlamentit Europian, para Komisionit Europian. Do të zhvillohet aty ku ka partnerë që duhet të informohen për realitetin ku ndodhet Shqipëria. Shqipëria është kthyer në narko-shtet”, tha ai.

The post “Aktet e sotme janë asgjë me atë që e pret mazhorancën”, Belind Këlliçi: Protesta do të përshkallëzohet appeared first on Sot News | Lajme.

“Nëse do kishte 300 mijë veta në shesh do i dridheshin këmbët”, Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të..

7 October 2024 at 22:10

Juristi Kreshnik Spahiu i sheh këto protesta si të dobëta, proviniciale dhe të lodhura. Sipas tij PD ka mbetur ende në skemat e 91, megjithëse atëherë ishin më kreativ.

‘Ky regjim rri në pushtet pasi ka një revoltë jo të madhe. Sot nëse do kishte 300 mijë veta në shesh do i dridheshin këmbët. Por kështu i bëhet shërbimi më i madh regjimit politik. 3 herë e pyetën gazetarët kur do vazhdojë dhe tha do flasim. Sot nuk kishte ide, skenar, regji, dekor, mbeten akoma me skemën e 91. I kanë pas atëherë shumë më të bukura, kreative, novatorë. Nuk po flas për veta. Nëse koncepti i protestës është me shumë ide, e eklispon numrin e vogël. Kur ka defiçencë edhe të numrit, idesë.’

 

The post “Nëse do kishte 300 mijë veta në shesh do i dridheshin këmbët”, Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të.. appeared first on Sot News | Lajme.

“Protesta e sotme, hapja e mosbindjes civile”, Boçi tregon hapin e radhës për opozitën

7 October 2024 at 22:48

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi për emisionin “Open” ka folur për hapat e radhës për opozitën pas protestës së sotme, në të cilën ai ishte prezent. Boçi u shpreh se protesta e sotme shënonte hapjen e mosbindjes civile dhe se ajo tregoi se opozita ka mbështetjen e qytetarëve. Ai paralajmëroi […]

The post “Protesta e sotme, hapja e mosbindjes civile”, Boçi tregon hapin e radhës për opozitën appeared first on BoldNews.al.

Klodiana Lala: Nuk është problemi opozita, por pushteti pa kufij që ka sot Edi Rama

7 October 2024 at 22:30

Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u diskutua për protestën e opozitës. Lala tha se opozita është e dobët, por shqetësimi më i madh sot për shqiptarët duhet të jetë pushteti i pakontrolluar i Edi Ramës dhe korrupsioni galopant i qeverisë. “Pashë sot një statistikë, vetëm në Universitetin e Gjirokastrës […]

The post Klodiana Lala: Nuk është problemi opozita, por pushteti pa kufij që ka sot Edi Rama appeared first on BoldNews.al.

“Protesta ka vlerën e vet”/ Lubonja: Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur baraspeshë force

7 October 2024 at 22:18

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar protestën e sotme të opozitës, e cila u zhvillua për tre orë në Tiranë. I ftuar në emisionin News 24, Lubonja tha se protesta e ishte e drejtë, por shtoi se kryeministri Edi Rama nuk lëshon qeveri teknike pa pasur baraspeshë në forcë. “Kishte molotov dhe gaz lotsjellës në protestë. […]

The post “Protesta ka vlerën e vet”/ Lubonja: Rama nuk lëshon qeveri teknike pa arritur baraspeshë force appeared first on BoldNews.al.

ANSA: Tension në Tiranë, godinat qeveritare në flakë

By: user 6
7 October 2024 at 20:56

Tensione mbrëmjen e sotme në Tiranë në një proteste të opozitës së qendrës së djathtë shqiptare të udhëhequr nga Partia Demokratike. PD është forca kryesore opozitare e drejtuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Mbështetësit e opozitës hodhën një sërë kokteje molotovi përpara Selisë së Qeverisë, përpara se të vazhdonin marshimin që u ndal përpara selisë së Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama. Edhe këtu nje “dush” me kokteje molotov ka rënë në fasadën e ndërtesës, e cila është përfshirë nga flakët.

Policia ka ndërhyrë për të shuar zjarrin, ndërsa ka përdorur bomba tymuese për të shpërndarë turmën e drejtuar nga deputetë të Partisë Demokratike. I njëjti skenar u përsërit më pas para zyrave të Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, të drejtuar nga kryebashkiaku socialist Erion Veliaj. Përveç tymit, policia vendosi edhe makina të hedhjes së ujit.

“Sot është vetëm fillimi i një beteje që do të vazhdojë deri në fitoren tonë”, – deklaroi dje Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpiak që nga dhjetori i kaluar dhe në pritje të nisjes së një gjyqi që e sheh të akuzuar për korrupsion “për favorizimin e dhëndrit të tij në privatizimin e truallit të një klubi sportiv” në Tiranë, mbi të cilin u ndërtua më pas një kompleks pallatesh.

Opozita kërkon një qeveri teknike që mund të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me argumentin se “zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të bëhen me qeverinë e Ramës”. ©Teksti më lart është i ANSA. Përshtati në shqip LAPSI.al

LEXO EDHE: Associated Press: Opozita shqiptare në protestë për qeveri teknike

Zëri i Amerikës: Protesta e opozitës, molotovë ndaj godinave qeveritare

The post ANSA: Tension në Tiranë, godinat qeveritare në flakë appeared first on Lapsi.al.

Zëri i Amerikës: Protesta e opozitës, molotovë ndaj godinave qeveritare

By: user 6
7 October 2024 at 20:35

Në Shqipëri, protesta e paralajmëruar e opozitës ka nisur me tensione para selisë së qeverisë. Fillimisht ka patur një përplasje mes drejtuesve të opozitës dhe forcave të policisë që kanë rrethuar godinën, ndërsa më pas drejt kryeministrisë janë lëshuar një seri bombash molotov. Policia ka përdorur lëndë lotsjellëse për të sprapsur turmat.

Prej andej deputetët e opozitës lëvizën në formë marshimi. Gjatë rrugës, protestuesit i vunë flakën një stacioni autobusi, si dhe disa kazanëve të mbeturinave. Ndalesa e rradhës ishte selia e Partisë socialiste, ku një shi bombash molotov u lëshuan drejt godinës, ndërsa një banderolë e madhe me një foto të kryetarit dhe kryeministrit socialist Edi Rama, e vendosur në fasadën hyrëse, mori flakë. Policia ndërhyri për të shuar zjarrin si dhe përdori sërish gazin lotsjellës. I njejti skenar u përsërit pak më pas, disa qindra metra më larg, pranë ndërtesës së ministrisë së Brendshme e pak minuta më vonë dhe drejt Bashkisë së Tiranës, ku policia përdori dhe pompat e ujit për të larguar protestuesit.

Vendimi për organizimin e protestës së sotme u mor nga forumet e larta të Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit dënoi me një vit burgim deputetin e saj Ervin Salianji. Ajo është paraprirë nga disa atë force të opozitës në parlament ku fillimisht deputetët e opozitës dogjën karriget e tyre, para godinës ku zhvillohen seancat. Pak ditë më pas tensionet mbetën të larta kur ata tentuan të pengojnë hyrjen e deputetëve të shumicës në sallën e parlamentit.

Opozita ka njoftuar se ajo po nis një betejë pa kthim e cila synon sipas saj, të garantojë votën e lirë të shqiptarëve, duke këmbëngulir në një qeveri teknike që të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Eksponentë të ndryshëm të saj ditët e fundit në deklarata mediatike kanë përdorur tone të ashpra duke lënë të kuptojnë se çdo lloj reagimi është i justifikueshëm ndërsa kanë vënë në dukje dënimin e zotit Salianji të cilin e konsiderojnë si hakmarrje politike, apo dhe moszbatimin nga shumica të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në rastin e mandatit të ish ministres Xhaçka.

Në njoftimin dërguar policisë opozita ka bërë të ditur se protesta do të zhvillohet para kryeministrisë për 4 orë, por pa përcaktuar itinerarin e lëvizjes, ndërkohë që nuk janë parashikuar fjalime. Policia duket se dyshon se protesta mund të shtrohet dhe në akse të tjera rrugore larg zonës së kryeministrisë dhe për këtë arsye ka njoftuar se mund të bllokohet qarkullimi në pikat kyçe të kryeqytetit. Mbi 1 mijë forca policisë janë angazhuar për të mbrojtur institucionet përgjatë bulervardit qëndror të kryeqytetit.

Protesta po mbikqyret nga afër dhe nga disa grupe monitorimi të Avokatit të popullit. Ky institucion i ka bërë thirrje thirrje protestuesve që të demonstrojnë paqësisht, duke kërkuar nga policia që të veprojë me përgjegjësi, duke respektuar standardet e ndërhyrjes së nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë, pa cënuar të drejtat e qytetarëve. /VOA

The post Zëri i Amerikës: Protesta e opozitës, molotovë ndaj godinave qeveritare appeared first on Lapsi.al.

Associated Press: Opozita shqiptare në protestë për qeveri teknike

By: user 6
7 October 2024 at 20:30

Forcat opozitare në Shqipëri mbajtën këtë të hënë një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit duke kërkuar që qeveria të zëvendësohej nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Opozita konservatore akuzon qeverinë e majtë për manipulim të votimeve të mëparshme dhe për uzurpim të pushteteve, përfshirë atë të gjyqësorit.

Partia Demokratike e ish-kryeministrit Sali Berisha ka zhvilluar protesta në Kuvend javën e fundit pasi një koleg i tyre u dënua për shpifje dhe u burgos, dënim të cilin e cilësoi si të motivuar politikisht. Ervin Salianji në vitin 2018 kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të atëhershëm duke e akuzar për veprimtari të paligjshme të vëllait të tij që më pas rezultuan të sajuara. Salianji, i cili filloi të vuante dënimin me 1 vit burg, më shumë se një javë më parë, ka apeluar dënimin e tij në Gjykatën e Lartë.

Demokratët po kërkojnë një kabinet të përbërë nga teknokratë, duke fajësuar kryeministrin Edi Rama të Partisë Socialiste të majtë në pushtet për manipulimin e votimeve të mëparshme. Ata kanë akuzuar prej kohësh socialistët e Ramës për uzurpim të pushtetit, përfshirë drejtësinë, dhe kanë organizuar protesta të dhunshme kundër qeverisë që nga viti 2013.

Demokratët gjithashtu bëjnë thirrje për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, i cili u vu nën një hetim i dyshuar për korrupsion. Opozita ka bërë thirrje për mosbindje civile, duke nisur protestën me një tubim para godinës kryesore të qeverisë, ku nuk pati fjalime, e më pas duke e zgjatur atë duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimet kryesore të Tiranës.

Një gomë automjeti u dogj para zyrës presidenciale, jo shumë larg zyrave kryesore të qeverisë. Qindra oficerë policie, të pajisur me maska kundër gazit, zunë pozicione për të mbrojtur institucionet kryesore të qeverisë. Policia ka thënë se trafiku është bllokuar në shumë rrugë në qendër të Tiranës.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg protestës. Shqipëria zhvillon zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar opozitës të rifillojë dialogun me qeverinë, duke thënë se dhuna nuk do ta ndihmojë vendin të integrohet në bllokun 27-vendesh.

Në vitin 2020, BE vendosi të nisë negociatat e anëtarësimit të plotë me Shqipërinë dhe në fund të këtij muaji Tirana do të nisë diskutimet me bllokun se si do të përafrohet me shtetin e së drejtës, funksionimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit. © Shkrimi më lart është i Associated Press, LAPSI.al

The post Associated Press: Opozita shqiptare në protestë për qeveri teknike appeared first on Lapsi.al.

Policia e shtetit: 10 efektivë janë lënduar nga molotovët në protestë

By: user 6
7 October 2024 at 20:26

Para pak çastesh ka reaguar policia e shtetit mbi protestën e opozitës. “Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë. Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie. Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore. Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore” – thuhet në njoftimin e shpërndarë nga policia. LAPSI.al

The post Policia e shtetit: 10 efektivë janë lënduar nga molotovët në protestë appeared first on Lapsi.al.

Vijon mosbindja civile, protestuesit thyejnë xhamat e disa reklamave në trotuare

By: Mirgen
7 October 2024 at 21:05

Protestuesit kanë thyer edhe disa xhama të reklamave në trotuare. Sakaq, ata kanë djegur një tjetër kazan plehrash tek e njëjta zonë. Nuk dihet pika e radhës e ndalës së protestuesve, por mendohet se do të shkojnë tek parlamenti, atje ku janë disa protestues tashmë. Protestuesit janë shpërndarë në disa rrugë, ndërkohë që vijon ende […]

The post Vijon mosbindja civile, protestuesit thyejnë xhamat e disa reklamave në trotuare appeared first on BoldNews.al.

Policia tek Kuvendi i pret protestuesit direkt me sasi të mëdha gazi lotsjellës

7 October 2024 at 20:56

Efektivët e Policisë të cilët ishin vendosur tek godina e Kuvendit të Republikës, i kanë “pritur” protestuesit menjëherë me sasi të mëdha gazi lotsjellës. Ende pa arritur protestuesit tek rruga para Kuvendit dhe ende pa bërë asnjë veprim nga ana e protestuesve, efektivët kanë reaguar direkt me sulm duke hedhur një numër të lartë bombolash […]

The post Policia tek Kuvendi i pret protestuesit direkt me sasi të mëdha gazi lotsjellës appeared first on BoldNews.al.

Qytetarët mësyjnë në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës

By: sara fuga
7 October 2024 at 20:55

Qytetarët kanë vazhduar protestën kundër qeverisë Rama ne godinën e Parlamentit. Qytetarët janë mbledhur në Parlament, ndërkohë që Policia ka bërë kordon rrethues.

Ndërkohë që për tu kundërpërgjigjur policia ka hedhur dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

The post Qytetarët mësyjnë në Parlament, Policia i kundërsulmon me gaz lotsjellës appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌