❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

Big Brother VIP Kosova 3 pritet që të fillojë brenda një kohe shumë të shkurtër.

E tashmë janë zbuluar disa detaje në lidhje me edicionin e sivjetmë, i cili nuk ka dyshim se do të jetë shumë interesant e me përplot befasi.

Edhe këtë vit, ky spektakël ka mbledhur figurat më të njohura nga bota e shoubizit shqiptar.

Telegrafi ka përmendur disa prej tyre, për të cilët aludohet se do të marrin pjesë, ani pse nuk ka asgjë të konfirmuar.

Veç Milaim Zekës në stolin e opinionistit do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Einxhel Shkira.

Kurse, disa nga banorët më të spikatur janë: këngëtarja Rovena Stefa, Xuxi, gazetari Vullnet Krasniqi e Zoja Nushi.

Përveç tyne, konkurrentë të tjerë janë: Mevlan Shaba, Jehona Shaqiri, Burim Vatovci e Drenusha Latifi.

Kjo natyrisht nuk është lista e plotë dhe as e konfirmuar e banorëve që garojnë për çmimin e madh. /Telegrafi/

The post Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3 appeared first on Telegrafi.

“Viti i vuajtjeve”: RrĂ«fimi i palestinezĂ«ve tĂ« rraskapitur, njĂ« vit pas fillimit tĂ« luftĂ«s sĂ« Izraelit nĂ« Gaza

Një vit pas luftës së Izraelit në Gaza, territori palestinez është i panjohur dhe banorët e tij janë të rraskapitur nga shpërnguljet dhe mungesat e gjërave elementare, pa fund në horizont.

“Ndihej si dita e parĂ« e luftĂ«s pĂ«rsĂ«ri”, tha Khaled al-Hawajri, 46 vjeç, ndĂ«rsa forcat izraelite bombarduan lagjen e tij nĂ« Gaza tĂ« hĂ«nĂ«n, edhe kur Izraeli shĂ«nonte pĂ«rvjetorin e sulmit tĂ« Hamasit, pĂ«rcjell Telegrafi.

“MbrĂ«mĂ« ne u terrorizuam nga bombardimet
”, tha Hawajri, i cili Ă«shtĂ« zhvendosur 10 herĂ« me familjen e tij prej shtatĂ« anĂ«tarĂ«sh gjatĂ« vitit tĂ« kaluar.

“Ne jemi pĂ«rballur me njĂ« vit tĂ« tĂ«rĂ« nĂ« veri nĂ«n bombardime, terror dhe frikĂ« nĂ« zemrat e fĂ«mijĂ«ve tĂ« mi”, tha ai, duke shtuar se kishte qĂ«ndruar nĂ« veriun e shkatĂ«rruar tĂ« GazĂ«s sepse “nuk ka vend tĂ« sigurt nĂ« tĂ« gjithĂ« Rripin”.

Të hënën, qyteti i Gazës mezi ishte i njohur, i shkatërruar nga sulmet dhe luftimet e pamëshirshme ajrore izraelite, shkruan Al Arabiya English.

Banorët ecnin përgjatë rrugëve të dëmtuara, me ndërtesa të shkatërruara ose të mbetura pa fasada, ndërsa grumbujt e rrënojave mbushën rrugët.

Me karburant në mungesë dhe të shtrenjtë, trafiku i makinave ishte pothuajse inekzistent.

Shumica e njerëzve ecnin në këmbë, me biçikletë ose përdornin karrocat e gomarëve.

“Nuk ka energji elektrike dhe derivate tĂ« naftĂ«s. As dru zjarri nuk ka. Ushqimi Ă«shtĂ« pothuajse inekzistent”, thotĂ« 64-vjeçari Hussam Mansour, duke folur nga njĂ« rrugĂ« nĂ« qytetin e GazĂ«s, e rrethuar nga grumbuj rrĂ«nojash dhe rĂ«re.

Kombet e Bashkuara thonë se 92 për qind e rrugëve të Gazës dhe më shumë se 84 për qind e objekteve të saj shëndetësore janë dëmtuar ose shkatërruar në luftë.

Luftë e gjatë

Mansour dhe djemtë e tij janë zhvendosur të gjithë dhe ndërtesa e tij e banesës u shkatërrua nga një sulm ajror izraelit.

“Tani kur eci rrugĂ«ve, nuk i njoh mĂ«â€, ka thĂ«nĂ« ai.

Ashtu si Hawajri dhe Mansour, 2.4 milionë banorët e Gazës janë përballur me vështirësi, pa shenja lehtësimi, edhe pasi Izraeli dyshohet se ricaktoi divizione në veri të vendit ku trupat po luftojnë kundër aleatit libanez të Hamasit, Hezbollahut.

Rreth 90 për qind e popullsisë është zhvendosur të paktën një herë, thonë Kombet e Bashkuara.

“MbrĂ«mĂ« ishte njĂ« nga netĂ«t mĂ« tĂ« vĂ«shtira tĂ« luftĂ«s, sikur lufta sapo kishte filluar!”, tha 46-vjeçari Muhammad al-Mukayyid, i zhvendosur nga kampi i refugjatĂ«ve Jabaliya nĂ« GazĂ«n veriore.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrĂ« se lufta do tĂ« zgjaste kaq gjatĂ«â€, ka shtuar ai.
“Ka kaluar njĂ« vit dhe ne kemi parĂ« çdo lloj vuajtjeje – sĂ«mundje, uri, rrezik dhe humbje”.

Ushtria izraelite ka luftuar Hamasin në Gaza që nga sulmi i grupit ndaj Izraelit, i cili rezultoi në vdekjen e 1,205 personave, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare izraelite.

Në anën tjetër, ofensiva ushtarake e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 41,909 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas shifrave të dhëna nga ministria e shëndetësisë e territorit.

OKB-ja e pranon se shifrat janë të besueshme.

Dhe një vit më vonë, Izraeli nuk ka arritur ende një nga objektivat e tij kryesore: sigurimin e kthimit të të gjithë atyre që janë marrë peng më 7 tetor 2023.

Nga 251 të kapur atë ditë, 97 mbahen ende robër në Gaza, duke përfshirë 34 që ushtria izraelite thotë se janë të vdekur.

Ushtria izraelite është ende duke kryer operacione në Gaza për të liruar pengjet dhe për të shtypur Hamasin, në pushtet që nga viti 2007.

“Kishte njĂ« pushtim tĂ« papritur tokĂ«sor nga tanket dhe njerĂ«zit po nxitonin tĂ« dilnin nga shtĂ«pitĂ« e tyre pa marrĂ« asgjĂ« me vete, vetĂ«m duke mbajtur fĂ«mijĂ«t e tyre dhe duke vrapuar nĂ«pĂ«r rrugĂ« me zjarr dhe predha qĂ« binin mbi ta”, kujton Mukayyid, duke iu referuar njĂ« operacioni ushtarak izraelit nĂ« GazĂ«n veriore tĂ« dielĂ«n.

Ndërkohë, Hamasi vazhdon të luftojë. Krahu i saj i armatosur, Brigadat Ezzedine Al-Qassam, tha se lëshoi një breshëri raketash në Tel Aviv të hënën. /Telegrafi/

The post “Viti i vuajtjeve”: RrĂ«fimi i palestinezĂ«ve tĂ« rraskapitur, njĂ« vit pas fillimit tĂ« luftĂ«s sĂ« Izraelit nĂ« Gaza appeared first on Telegrafi.

Protesta e opozitĂ«s nĂ« TiranĂ«, rrezikohet jeta e policit – molotovi i shpĂ«rthen te kĂ«mbĂ«t

Një efektiv policie ka rrezikuar seriozisht jetën gjatë protestës së opozitës, për shkak të bombave molotov.

Teksa protestuesit mbërritën në godinën e ministrisë së Brendshme, një bombë molotov shpërtheu te këmbët e efektivit të policisë, të cilit i morën flakë rrobat.

Kolegët e tij ndërhynë menjëherë dhe shmangën përhapjen e flakëve, teksa protestuesit kanë sulmuar dhe derën e ministrisë.

Më herët, protestuesit hodhën bomba molotov përpara bashkisë, kryeministrisë dhe godinës së Partisë Socialiste.

Pas hedhjes së molotovëve në drejtim të godinës së PS-së, uniformat blu kanë shpërndarë protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës./A2 CNN

The post Protesta e opozitĂ«s nĂ« TiranĂ«, rrezikohet jeta e policit – molotovi i shpĂ«rthen te kĂ«mbĂ«t appeared first on Telegrafi.

Plumb kokës shqiptarit në Spanjë, e nxjerrin nga vetura dhe e hedhin para derës së spitalit

Një shtetas shqiptar ka ndërruar jetë në Girona të Spanjës këtë të hënë. Mediat iberike raportojnë se të shtunën rreth orës 19:00, shqiptari ende i paidentifikuar, u la para derës së spitalit Blanes në qytetin verilindor spanjoll, me një plagë në kokë të shkaktuar nga një e shtënë me armë zjarri.

Policia spanjolle ka nisur njĂ« hetim pĂ«r vrasje, teksa bĂ«het me dije se kanĂ« qenĂ« tĂ« paktĂ«n tre persona nĂ« njĂ« automjet tip “Audi” tĂ« zi qĂ« e kanĂ« lĂ«nĂ« tĂ« ndjerin nĂ« derĂ«n kryesore tĂ« spitalit Blanes.

Divizioni i Hetimit Kriminal i rajonit të Gironas kanë nisur të analizojnë kamerat e spitalit dhe ato pranë zonës që mund të kenë regjistruar mjetin, i cili sipas disa informacioneve kishte targa të huaja.

Një nga hipotezat që hetuesit po shqyrtojnë është se mund të jetë një ngjarje e lidhur me trafikun e drogës. Sakaq, trupi i viktimës do të transferohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Girona, ku ekspertët mjeko-ligjorë pritet të kryejnë autopsinë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të identifikuar viktimën, raporton A2 CNN.

Ndërkohë, ElCaso.com raporton se 24 orë pasi shqiptari u braktis në derën e spitalit, një burrë që pretendon të ketë lidhje me ngjarjen është dorëzuar në stacionin e policisë në Lloret de Mar.

Policia ka konfirmuar se ka arrestuar njĂ« person, i cili Ă«shtĂ« paraqitur nĂ« komisariat, por pĂ«r momentin nuk dihet se çfarĂ« roli ka luajtur ai nĂ« vrasjen e shqiptarit, ose nĂ«se ka qenĂ« njĂ« nga tre personat nĂ« automjetin tip “Audi”.

AgjentĂ«t nga DIC e Girona kanĂ« shkuar nĂ« stacionin e policisĂ« Lloret de Mar pĂ«r ta marrĂ« atĂ« nĂ« pyetje, duke pritur qĂ« roli i tij tĂ« sqarohet dhe t’i dorĂ«zohet, nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme gjykatĂ«s.

Mossos d’Esquadra dyshon se kjo vrasje lidhet edhe njĂ« herĂ« me trafikun e drogĂ«s, njĂ« biznes i rrezikshĂ«m, i cili e ka kthyer rajonin e KatalonjĂ«s nĂ« prodhuesin mĂ« tĂ« madh tĂ« kanabisit, qĂ« eksportohet nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n dhe gjeneron miliona euro pĂ«rfitime.

The post Plumb kokës shqiptarit në Spanjë, e nxjerrin nga vetura dhe e hedhin para derës së spitalit appeared first on Telegrafi.

Nënshkruhet marrëveshje një grant evropian, rreth 50 shkolla në Maqedoni do të marrin sisteme fotovoltaike diellore

Rreth pesëdhjetë shkolla në Maqedoni do të përmirësojnë efikasitetin energjetik përmes instalimit të sistemeve fotovoltaike diellore, për të cilat sot Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe zëvendësguvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Thomas Boschek, nënshkruan marrëveshje për grant të pakthyeshëm në vlerë prej 1.1 milion euro.

Shkollat ​​do tĂ« zĂ«vendĂ«sojnĂ« energjinĂ« e bazuar nĂ« lĂ«ndĂ« djegĂ«se fosile me energji tĂ« pastĂ«r dhe tĂ« rinovueshme. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« ata do tĂ« japin njĂ« kontribut shtesĂ« nĂ« mbrojtjen e mjedisit, si dhe do tĂ« kursejnĂ« mjete qĂ« mund tĂ« rialokohen pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e kushteve tĂ« mĂ«simdhĂ«nies.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës për këtë projekt të miratuar përmes Fondit Evropian për Investime të Gjelbërta Sociale, me qëllim përforcimin e masave klimatike gjithëpërfshirëse, Janevska falënderoi Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit në përmirësimin e kushteve të infrastrukturës në fushën e arsimit./Telegrafi/

The post Nënshkruhet marrëveshje një grant evropian, rreth 50 shkolla në Maqedoni do të marrin sisteme fotovoltaike diellore appeared first on Telegrafi.

Osmani: Tahir Emra, figurë që do të kujtohet përherë për kontributin e tij në art dhe akademi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe për komunitetin kulturor, për vdekjen e akademikut dhe piktorit të njohur Tahir Emra.

Tahir Emra, një emër i njohur në artin dhe kulturën e Kosovës, ka lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm në sferën akademike dhe kulturore.

Presidentja Osmani e vlerësoi lart veprën e tij artistike, e cila është ekspozuar si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, duke e cilësuar si një trashëgimi të çmuar për brezat e ardhshëm.

Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani shprehu ngushëllimet e saj për familjen dhe të afërmit, ndërsa inkurajoi që ata të gjejnë forcë në përballimin e kësaj humbjeje të madhe.

Ajo e cilësoi Tahir Emrën si një figurë që do të kujtohet përherë për kontributin e tij në art dhe akademi.

“I pĂ«rhershĂ«m qoftĂ« kujtimi pĂ«r akademik Tahir EmrĂ«n,” pĂ«rfundoi mesazhin e saj Presidentja Osmani./Telegrafi/

The post Osmani: Tahir Emra, figurë që do të kujtohet përherë për kontributin e tij në art dhe akademi appeared first on Telegrafi.

Shkoi nĂ« shkollĂ« pĂ«r doktor e politikĂ«, por u bĂ« frizer – Kaci Lleshi flet pĂ«r fillimet

Kaci Lleshi momentalisht është njëri nga stilistët më të suksesshëm në vend.

Ai si rrallĂ«herĂ« Ă«shtĂ« hapur rreth jetĂ«s dhe karrierĂ«s profesionale nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Ky emĂ«r nuk ka nevojĂ« pĂ«r prezantim”.

Kaci tregon se si fëmijë ka pasur dëshira të tjerë, edhe pse në fund përfundoi si stilist i flokëve.

Foto: Screenshot/YouTube

“NjĂ« herĂ« si fĂ«mijĂ« nisesh ose mĂ«sues ose mjek, dĂ«shiroja tĂ« bĂ«hesha mjek. Jam nisur. Kam nisur mjekĂ«sinĂ« e pĂ«rgjithshme, nĂ« Universitet mĂ« mirĂ« qĂ« nuk kam shkuar e nuk jam pranuar. MĂ« mirĂ« pĂ«r mua”, u shpreh ai.

Tutje, Lleshi theksoi: “SĂ«rish, fĂ«mija i ka ato Ă«ndrrat e veta. Nuk Ă«shtĂ« qĂ« nuk kam dashur, si dizajner, si frizer ka qenĂ« njĂ« gjĂ« qĂ« e kam ditur. Edhe pjesĂ«n nga ana e flokut edhe veshjeve. Edhe si fĂ«mijĂ« kam ditur t’ia bĂ«j flokĂ«t dikujt, edhe pse kam qenĂ« shumĂ« i vogĂ«l shtatĂ«, tetĂ« vjeç”.

E veç kësaj, ka qenë edhe në Universitet për shkenca politike, përkundër se u tërhoq menjëherë.

“Synimet kanĂ« qenĂ« gjithmonĂ« se duhet tĂ« punoj. Pa marrĂ« parasysh se çfarĂ«. Kam qenĂ« nĂ« shkenca politike edhe atĂ« rastĂ«sisht. Dita e parĂ« nĂ« shkenca politike, nĂ« amfiteatĂ«r dhe tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit i pyesnin se ‘pĂ«rse ju ka shtyrĂ« me ardh’. TĂ« gjithĂ« studentĂ«t unĂ« dua tĂ« bĂ«j pĂ«r vendin tim, KosovĂ«n. Kur mĂ« erdhi rendi mua, kur u çova unĂ«. Huh, tĂ« gjithĂ« qeshĂ«n. UnĂ« ku desha nuk kam mundur. VetĂ«m erdha palidhje se nuk mu ndejt nĂ« shtĂ«pi”, shtoi krejt nĂ« fund artisti. /Telegrafi/

The post Shkoi nĂ« shkollĂ« pĂ«r doktor e politikĂ«, por u bĂ« frizer – Kaci Lleshi flet pĂ«r fillimet appeared first on Telegrafi.

Flamur Kasami po pĂ«rfaqĂ«son KosovĂ«n nĂ« skenĂ«n botĂ«rore tĂ« ‘bukur-leximit’ tĂ« Kuranit nĂ« Kuala Lumpur tĂ« MalajzisĂ«

Flamur Kasami është duke përfaqësuar Kosovën në Konkursin Ndërkombëtar të Kuranit, që po zhvillohet në Malajzi.

Përmes një postimi në Facebook, Kasami ka thënë se është shumë i privilegjuar dhe mirënjohës që përfaqëson Kosovën, gjegjësisht Bashkësinë Islame të Kosovës në një ndër garat më të mëdha botërore të Kuranit në Kuala Lumpur të Malajzisë.

PĂ«rndryshe, Dr. Flamur Kasami ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur pĂ«r Telegrafin se do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e garĂ«s pĂ«r “bukur-lexim” mĂ« tĂ« mirĂ«, ku do tĂ« jenĂ« edhe 52 garues tĂ« tjerĂ« nga vende tĂ« ndryshme tĂ« botĂ«s.

Ceremonia e hapjes sĂ« garĂ«s – qĂ« zhvillohet nga 5 deri mĂ« 12 tetor – u mbajt nĂ« QendrĂ«n BotĂ«rore tĂ« TregtisĂ« nĂ« Kuala Lumpur me pjesĂ«marrjen e garuesve, zyrtarĂ«ve malajzianĂ« dhe jo vetĂ«m.

Ajo përfshinte një recital nga recituesi pesë herë kampion malajzian Rahmas Abdullah.

Ngjarja organizohet çdo vit në kryeqytetin e vendit, Kuala Lumpur nga Departamenti i Zhvillimit Islamik të vendit (JAKIM).

Ndërsa duke iu drejtuar ceremonisë së hapjes, kryeministri malajzian Anwar Ibrahim theksoi rëndësinë e unitetit dhe mençurisë.

“Mendimi mendjengushtĂ« do tĂ« na fundosĂ«. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, tĂ« menduarit e nxituar dhe jo i mençur do tĂ« bĂ«het njĂ« sfidĂ« pĂ«r ne”, citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« ai.

Ai theksoi nevojën për mirëkuptim, durim dhe mençuri në vendimmarrje, veçanërisht në dritën e luftës së vazhdueshme në Gaza. /Telegrafi/

The post Flamur Kasami po pĂ«rfaqĂ«son KosovĂ«n nĂ« skenĂ«n botĂ«rore tĂ« ‘bukur-leximit’ tĂ« Kuranit nĂ« Kuala Lumpur tĂ« MalajzisĂ« appeared first on Telegrafi.

AUV asgjëson gjashtë gjedhe pasi rezultojnë me tuberkulozë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë asgjësuar gjashtë gjedhe pasi kanë rezultuar pozitive me tuberkulozë sipas matjes kutane.

AUV përmes një postimi në Facebook ka thënë se një rast ka qenë në fshatin Lubishtë dhe pesë krerë gjedhe kanë rezultuar pozitive në një fermë në fshatin Beguncë.

“Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisĂ« Ă«shtĂ« duke ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha veprimet pĂ«r parandalimin dhe çrrĂ«njosjen e sĂ«mundjes se tuberkulozit tĂ« kafshĂ«t e llojit gjedhe. NĂ« dy raste tĂ« dyshimta pas matjeve kutane kanĂ« rezultuar pozitiv nĂ« sĂ«mundjen infektive tuberkuloz”.

“NjĂ« rast tek njĂ« kafshĂ« Ă«shtĂ« nĂ« fshatin LubishtĂ« dhe pesĂ« krerĂ« gjedhe kanĂ« rezultuar pozitiv nĂ« njĂ« fermĂ« ne fshatin BeguncĂ«. Duke u bazuar nĂ« Ligjin e VeterinarisĂ« dhe udhĂ«zimin Administrativ pĂ«r luftimin dhe çrrĂ«njosjen e sĂ«mundjes se tuberkulozit, brucelozĂ«s dhe leukozĂ«s tek gjedhi. Komisioni profesional ka nxjerr vendim pĂ«r asgjĂ«simin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« kafshĂ«ve pĂ«r tĂ« penguar pĂ«rhapjen e sĂ«mundjes”, thuhet nĂ« njoftimin e AUV-it./Telegrafi/

The post AUV asgjëson gjashtë gjedhe pasi rezultojnë me tuberkulozë appeared first on Telegrafi.

Elmazi: Së shpejti tenderi për interkonektorin me shtetin grek, me këtë i japim fund varësisë nga gazi rus

Drejtori i SH.A. NOMAGAS, Muhamed Elmazi thotĂ« se sĂ« shpejti do t’i jepet fund varĂ«sisĂ« nga gazi rus, situatĂ« kjo qĂ« Ă«shtĂ« krijuar nĂ« Maqedoni qĂ« nga vitet e ’90-ta. Elmazi tha se javĂ«ve nĂ« vijim pritet tĂ« shpallet tenderi pĂ«r interkonektorin me GreqinĂ«, qĂ« do tĂ« sigurojĂ« furnizim me gaz prej shteteve tjera.

“Ne si NOMAGAS bĂ«jmĂ« vetĂ«m pĂ«rçimin e gazit, nuk kemi distribuim. Momentalisht furnizohemi vetĂ«m prej shtetit bullgar, ku Ă«shtĂ« gazi rus. Tash javĂ«ve nĂ« vijim, presim qĂ« tĂ« hapet pĂ«rmes BankĂ«s Evropiane pĂ«r Zhvillim, procedura e ritenderimit tĂ« intekonektorit me shtetin grek, dhe prej aty do tĂ« furnizohemi edhe prej tjetĂ«r furnizuesi, nĂ« kĂ«tĂ« rast, nuk do tĂ« jetĂ« gaz rus, shumica e gazit do tĂ« jetĂ« prej shteteve tjera”, tha pĂ«r “TV21” Muhamed Elmazi, drejtor i NOMAGAS.

I pyetur se kur do të fillojë procedura për interkonektorin me shtetin grek, Elmazi tha se pritet që deri në fund të vitit të zgjidhet operatori.

“BesojmĂ« qĂ« deri nĂ« fundvit do tĂ« kemi tĂ« zgjedhur operator dhe do tĂ« fillojnĂ« punimet nga janari i vitit 2025 dhe nĂ« vitin 2027 pritet pĂ«rfundimi i projektit dhe pastaj tĂ« fillojĂ« tĂ« deportojĂ« edhe gaz tjetĂ«r, pos atij rus, çka do ta minojĂ«, do ta largojĂ« jashtĂ« pĂ«rdorimit pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« asaj pjese qĂ« vjen nga shteti bullgar”, pohoi pĂ«r TV21 Muhamed Elmazi, drejtor i NOMAGAS.

Për këtë projekt sot foli edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se projekti është një nga qëllimet strategjike të kësaj qeverie, respektivisht projekti për lidhjen e gazit me interkonektorin në Greqi, për të cilin sot u nënshkrua një memorandum i përbashkët me kryeministrin serb Milosh Vuçeviq, i cili është në vizitë në vend. -Me këtë, ne po ulim varësinë nga gazi rus, dhe si një shtet tranzit do të sigurojmë një mundësi shtesë për Evropën Qendrore për furnizimin me gaz, tha Mickoski.

 

The post Elmazi: Së shpejti tenderi për interkonektorin me shtetin grek, me këtë i japim fund varësisë nga gazi rus appeared first on Telegrafi.

Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar të hënën se në pikën kufitare me Serbinë, Merdarë, do të ndryshohet masa e sigurisë për mallrat që nisen nga ky vend.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për lejimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.

NĂ« njĂ« shkrim nĂ« platformĂ«n “X”, ai tha se ky veprim shĂ«non njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt zhbllokimit tĂ« CEFTA-s.

“E pĂ«rshĂ«ndes vendimin e QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r hapjen e pikĂ«s kufitare MerdarĂ« pĂ«r mallrat qĂ« vijnĂ« nga Serbia”.

“Ky shĂ«non njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt zhbllokimit tĂ« CEFTA-s. Ne do tĂ« mbĂ«shtesim QeverinĂ« e KosovĂ«s, pĂ«r tĂ« siguruar plotĂ«simin e nevojave tĂ« sigurisĂ« dhe monitorimin e proceseve nĂ« pikĂ«n kufitare”, shkroi Rohde.

Kurti ka njoftuar se Qeveria e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi i plotë, në kontroll të shtuar, deri në sigurim të skanerëve të avancuar.

“Kur tĂ« na vijnĂ« skanerĂ«t, atĂ«herĂ« ata vendosen nĂ« tĂ« gjitha pikat kufitare, por pĂ«rderisa nuk na vijnĂ« skanerĂ«t, ne do ta hapim vetĂ«m njĂ« pikĂ« kufitare, e cila do ta ketĂ« kontrollin e shtuar, pasi masat qĂ« kemi janĂ« masa tĂ« sigurisĂ«â€.

Serbia ka reaguar pas vendimit, duke thënë se është hequr tensioni që ka ekzistuar për kohë të gjatë.

Kurti ka thĂ«nĂ« se pret nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian qĂ« t’i ndihmojnĂ« KosovĂ«s nĂ« sigurim tĂ« skanerĂ«ve nĂ« kufi, pĂ«r tĂ« garantuar qĂ« mallrat qĂ« hyjnĂ« prej SerbisĂ« nuk pĂ«rbĂ«jnĂ« rrezik pĂ«r sigurinĂ«./Telegrafi/

I welcome the decision of the đŸ‡œđŸ‡° Government to open the Merdare border crossing for goods coming from đŸ‡·đŸ‡ž.
This marks an important step towards unblocking CEFTA. We will support đŸ‡œđŸ‡° to ensure its security needs are met and monitor the processes at the border crossing.
đŸ‡©đŸ‡ȘđŸ€đŸœđŸ‡œđŸ‡°

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 7, 2024

The post Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia appeared first on Telegrafi.

Mexhiti: Zbutja e ndikimit të ndryshimeve klimatike, prioritet i qeverisë

Maqedonia e Veriut përballet me ndikime të rënda të ndryshimeve klimatike dhe ka nevojë për investime të mëdha për të mbrojtur njerëzit dhe ekonominë, u tha gjatë prezantimit të dy rapoprteve të Bankës Botërore, në konferencën e zhvilluar sot në Shkup, njëri për klimën dhe tjetri për financat publike, e që adresojnë sfidat klimatike që përballemi si vend.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, tha se dy raportet e publikuara sot, për klimën dhe financat publike, do të jenë një ndihmë e jashtëzakonshme në përmbushjen e qëllimeve ambicioze klimatike të ministrisë që drejton dhe të qeverisë.

‘Maqedonia e Veriut pĂ«rballet me sfida tĂ« mĂ«dha, si pĂ«rmbytjet dhe ngjarjet ekstreme tĂ« motit, qĂ« kĂ«rcĂ«nojnĂ« ekonominĂ« dhe shĂ«ndetin e popullsisĂ«, prandaj, Ă«shtĂ« jetike tĂ« investojmĂ« nĂ« politika tĂ« forta dhe infrastrukturĂ« rezistente ndaj klimĂ«s. Ne jemi duke punuar nĂ« Projektligjin pĂ«r Veprimin Klimatik, qĂ« do tĂ« dorĂ«zohet pĂ«r miratim nĂ« Qeveri shumĂ« shpejt, dhe ky Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt zbutjes sĂ« ndikimeve klimatike dhe reduktimit tĂ« emetimeve tĂ« gazeve serrë’ tha Mexhiti.

Ai shtoi se do të vazhdon të punoj për përfshirjen e rreziqeve klimatike në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit tonë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm, ndërsa iu dalëderua Bankës Botërore për gjithë mbështetjen që i jep vendit.

Në Raportin e i ri të Grupit të Bankës Botërore për Klimën dhe Zhvillimin e vendit, u tha se Maqedonia e Veriut duhet të përshpejtojë tranzicionin energjetik për të arritur emetimet neto zero deri në vitin 2050, në përputhje me objektivat e Bashkimit Evropian.

Sipas raportit, nga përmbytjet shkatërruese dhe ngjarje të rënda të motit, si shirat e rrëmbyeshëm dhe valët e të nxehtit, janë shkaktuar humbje prej 667 milionë dollarësh gjatë 20 viteve të fundit, ndërsa sfidat klimatike të Maqedonisë së Veriut po shtohen.

“Rreziqet natyrore prekin nĂ« mĂ«nyrĂ« disproporcionale sektorĂ«t vulnerabĂ«l, veçanĂ«risht bujqĂ«sinĂ«, ku fermat e vogla familjare janĂ« tĂ« prekura nga thatĂ«sira dhe breshri pĂ«r shkak tĂ« ujitjes sĂ« pamjaftueshme, mbrojtjes nga breshri dhe sigurimit”, tha Massimiliano Paolucci, drejtor i BankĂ«s BotĂ«rore pĂ«r KosovĂ«n dhe MaqedoninĂ« e Veriut.

The post Mexhiti: Zbutja e ndikimit të ndryshimeve klimatike, prioritet i qeverisë appeared first on Telegrafi.

Andres Iniesta me lot në sy konfirmon pensionimin nga futbolli

Andres Iniesta, ish-lojtar i Kombëtares së Spanjës dhe futbollist i Barcelonës, u tërhoq nga futbolli në moshën 40-vjeçare. 

Ai e bëri këtë me një video në të cilën fshin lotët dhe në të cilën ish trajnerët e tij Pep Guardiola, Vincente del Bosque, Luis Enrique dhe Louis van Gaal flasin për të. 

Vitin e kaluar në korrik, pas pesë vitesh, ai u largua nga klubi japonez Vissel Kobe.  

 

El Juego ContinĂșa ❀⚜ 8⃣🔟2⃣4⃣ pic.twitter.com/YLrDOfxVCB

— AndrĂ©s Iniesta (@andresiniesta8) October 7, 2024

Edhe pse me të ka fituar edhe trofe, duket qartë se do të mbahet mend si një ikonë e Barcelonës dhe një legjendë e kombëtares spanjolle. 

Me Barcelonën, ai fitoi nëntë kampionate spanjolle, katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe gjithsej 29 trofe.  

Me Spanjën, ai ishte i pari në Kampionatin Botëror në 2010 dhe dy Kampionatin Evropian radhazi në 2008 dhe 2012. 


Karriera e Andres Iniesta 

Spanja: 131 ndeshje, 14 gola, 30 asistime
Barcelona: 674 ndeshje, 57 gola, 135 asistime
Vissel Kobe: 134 ndeshje, 26 gola, 25 asistime 
Emirates: 23 ndeshje, 5 gola, 1 asist 


/Telegrafi/ 

The post Andres Iniesta me lot në sy konfirmon pensionimin nga futbolli appeared first on Telegrafi.

Me veshje të posaçme, skafandra dhe kokore, krijohet kordoni i policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Në ndryshim nga herët e tjera, ata janë me veshje të posaçme me kokore dhe skafandër.

Në kordon janë edhe punonjëse gra. Protesta e opozitës pritet të nisë në orën 18:00.

Ishte dënimi me 1 vit burg i Ervin Salianjit që nxiti opozitën për nisjen e një vale protestash dhe bojkoti në komisione e Kuvend.

Dy seancat e fundit në Kuvend u shoqëruan me tensione dhe përplasje të forta. Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, e shkatërruan atë dhe hodhën sende në drejtim të saj.

Më pas ata morën karriget e tyre dhe i dogjën jashtë Kuvendit, ndërsa pati edhe debate deri në konfrontim fizik.

Opozita gjithashtu ka vendosur të bojkotojë të gjitha komisionet.

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 tetor, ora 14:00, për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit Ervin Salianji, për pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg.

The post Me veshje të posaçme, skafandra dhe kokore, krijohet kordoni i policisë para Kryeministrisë në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Dy shenjat që tregojnë se jeni një prind emocionalisht inteligjent

Prindërimi kërkon një përzierje durimi, depërtimi dhe ndërgjegjësimi emocional për të krijuar mjedisin më mbështetës dhe edukues për fëmijët.

PrindĂ«rit emocionalisht inteligjentĂ« nuk janĂ« vetĂ«m tĂ« vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r emocionet e tyre, por edhe tĂ« aftĂ« pĂ«r tĂ« njohur dhe pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur emocioneve tĂ« fĂ«mijĂ«ve tĂ« tyre.

Aftësia e një prindi për të rregulluar emocionet e tyre është gjithashtu thelbësore për mirëqenien e fëmijës së tyre.

NjĂ« rishikim i botuar nĂ« qershor nĂ« “Psychological Reports” zbuloi se dy tipare tĂ« personalitetit nĂ« veçanti rrisin aftĂ«sinĂ« e tyre pĂ«r t’u vetĂ«rregulluar dhe pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« familje tĂ« ekuilibruar dhe mbĂ«shtetĂ«se emocionale.

Këtu janë dy tipare të personalitetit që shfaq një prind emocionalisht inteligjent, sipas studimit.

Ndërgjegjshmëria

Ndërgjegjshmëria i referohet aftësisë së një individi për të qenë i organizuar, përgjegjës dhe i orientuar drejt qëllimit. Për prindërit, të qenit të ndërgjegjshëm do të thotë që ata të jenë të vëmendshëm ndaj nevojave të fëmijëve të tyre dhe të vendosin rutina që promovojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë në shtëpi.

PrindĂ«rit shumĂ« tĂ« ndĂ«rgjegjshĂ«m janĂ« tĂ« qĂ«llimshĂ«m nĂ« veprimet e tyre dhe tĂ« vetĂ«dijshĂ«m se si sjellja e tyre ndikon nĂ« mirĂ«qenien emocionale tĂ« fĂ«mijĂ«ve tĂ« tyre. PĂ«r shembull, ata do tĂ« marrin kohĂ« pĂ«r tĂ« reflektuar se si strategjitĂ« e ndryshme tĂ« prindĂ«rimit ndikojnĂ« nĂ« rritjen emocionale tĂ« fĂ«mijĂ«s sĂ« tyre. Ata gjithashtu kanĂ« mĂ« shumĂ« gjasa tĂ« vendosin pritshmĂ«ri realiste pĂ«r fĂ«mijĂ«t e tyre dhe tĂ« ofrojnĂ« mbĂ«shtetjen e nevojshme pĂ«r t’i ndihmuar ata tĂ« pĂ«rmbushin kĂ«to pritshmĂ«ri.

Pajtueshmëria

Pajtueshmëria karakterizohet nga ngrohtësia, mirësia dhe një natyrë bashkëpunuese. Prindërit me pikëpamje pajtuese priren të jenë empatikë dhe të dhembshur, gjë që u lejon atyre të lidhen emocionalisht me fëmijët e tyre. Kjo gjithashtu i ndihmon ata të ndihen të dashur, të kuptuar dhe të vlerësuar.

NjĂ« prind me kĂ«tĂ« pikĂ«pamje Ă«shtĂ« i aftĂ« pĂ«r tĂ« njohur emocionet e fĂ«mijĂ«ve tĂ« tyre dhe pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur atyre nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« edukative. Ata kanĂ« mĂ« shumĂ« gjasa tĂ« pĂ«rfshihen nĂ« dĂ«gjim empatik, ku me tĂ« vĂ«rtetĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« kuptojnĂ« kĂ«ndvĂ«shtrimin e fĂ«mijĂ«s sĂ« tyre pa gjykim. Kjo i inkurajon fĂ«mijĂ«t tĂ« ndihen rehat tĂ« shprehin emocionet e tyre, duke e ditur se do tĂ« pĂ«rballen me mirĂ«kuptim dhe jo me kritika. /Telegrafi/

The post Dy shenjat që tregojnë se jeni një prind emocionalisht inteligjent appeared first on Telegrafi.

Një vështrim i hershëm i gjeneratës së ardhshme të Jeep

Pavarësisht se është tetë vjeç, Jeep Compass është ende i fortë.

Me 84,474 njësi të dorëzuara në SHBA deri në shtator të vitit 2024, kërkesa është rritur me 18% krahasuar me nëntë muajt e parë të vitit të kaluar.

Bëhet e ditur se një model i gjeneratës së ardhshme po vjen, por duhet të presim, përcjell Telegrafi.

Së fundmi është publikuar një imazh, ngacmuesi i parë që sinjalizon premierën botërore të crossoverit në Evropë.

Skica e dizajnit vjen së bashku me lajmet se Compass do të bëhet plotësisht elektrik duke kaluar në platformën STLA Medium.

Por, mos u shqetĂ«soni – do tĂ« ketĂ« ende versione me derivate.

Jeep e quan atĂ« “modelin mĂ« tĂ« disponueshĂ«m globalisht” tĂ« kompanisĂ«.

Ndërkohë, ngacmimi lë të kuptohet për një stil evolucionar me një pamje të ndryshme. /Telegrafi/

The post Një vështrim i hershëm i gjeneratës së ardhshme të Jeep appeared first on Telegrafi.

SHBA-ja lejon Starlink të sigurojë mbulim në zonat e goditura nga uragani

Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së (FCC) ka lejuar SpaceX dhe T Mobile të Elon Musk të ofrojë mbulim për telefonat në zonat e Karolinës së Veriut të goditur nga uragani Helene përmes satelitëve Starlink.

FCC shpesh jep miratime të tilla të përkohshme emergjente gjatë fatkeqësive për të ndihmuar në rivendosjen e shërbimeve me valë dhe të internetit në zonat e prekura.

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i FCC tha se agjencia mbetet “e pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« pĂ«rpjekjet e rimĂ«kĂ«mbjes nĂ« shtetet e prekura nga Uragani Helene, shkruan Reuters, pĂ«rcjell Telegrafi.

“Ne jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« Ă«shtĂ« e nevojshme pĂ«r tĂ« kthyer lidhjen nĂ« zonat e goditura fort dhe pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar jetĂ«â€, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si.

NdĂ«rkohĂ«, SpaceX ka njoftuar se salitetĂ«t “janĂ« aktivizuar tashmĂ« dhe kanĂ« filluar tĂ« transmetojnĂ« alarme emergjente pĂ«r telefonat nĂ« tĂ« gjitha rrjetet nĂ« KarolinĂ«n e Veriut”.

Kompania tha se mund tĂ« “testojĂ« aftĂ«sitĂ« bazĂ« tĂ« mesazheve (SMS) pĂ«r shumicĂ«n e telefonave nĂ« rrjetin T-Mobile nĂ« KarolinĂ«n e Veriut”.

Ndryshe, më 28 shtator, më shumë se 74% e kullave telefonike ishin jashtë shërbimit në zonat e prekura nga katastrofa të Karolinës së Veriut për shkak të shkatërrimit të shkaktuar nga Helene.

FCC tha të dielën se shifra ka rënë në 17% ndërsa ekuipazhet po punojnë për të rivendosur shërbimin. /Telegrafi/

The post SHBA-ja lejon Starlink të sigurojë mbulim në zonat e goditura nga uragani appeared first on Telegrafi.

Zbulohet kubi mĂ« i vogĂ«l i rubikut nĂ« botĂ« – ai vjen me njĂ« çmim tĂ« lartĂ«

Kubi më i vogël i rubikut në botë mund të ketë gjithashtu çmimin më të lartë në botë.

Kubi plotĂ«sisht funksiona me gjashtĂ« faqe i prodhuesit japonez tĂ« lodrave, MegaHouse, Ă«shtĂ« aq i vogĂ«l sa mund t’ju duhen piskatore pĂ«r ta zgjidhur atĂ«.

Me çmimin prej 5,320 dollarëve, kubi u vu në dispozicion për porositje në faqen e internetit të prodhuesit të enjten dhe pritet të dorëzohet prillin e ardhshëm, përcjell Telegrafi.

Çdo porosi vjen me njĂ« shkrim qĂ« e shpall atĂ« “kubin mĂ« tĂ« vogĂ«l tĂ« rubikut nĂ« botĂ«â€.

Guinness konfirmoi zyrtarisht enigmĂ«n nga MegaHouse si “kubi mĂ« i vogĂ«l” nĂ« botĂ« nĂ« gusht.

Bëhet e ditur se kubi rrotullues është bërë nga alumini dhe peshon 0,33 gram.

Kompania filloi të konceptonte kubin e vogël katër vjet më parë dhe filloi procesin për ta prodhuar atë në vitin 2022. /Telegrafi/

The post Zbulohet kubi mĂ« i vogĂ«l i rubikut nĂ« botĂ« – ai vjen me njĂ« çmim tĂ« lartĂ« appeared first on Telegrafi.

Festivali i 63-të i Këngës në RTSh: Zbulohen emrat e këngëtarëve pjesëmarrës

Festivali i 63-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet për një spektakël madhështor.

Komisioni i përzgjedhjes tanimë ka shpallur zyrtarisht listën e këngëtarëve pjesëmarrës, në mesin e të cilëve ka edhe shumë figura të njohura.

Ky edicion do të mbledh talentët e rinj të muzikës e deri te ata që kanë mbizotëruar në skenë prej shumë vitesh.

Festivali i RTSh-së është një prej ngjarjeve më të mëdha të vitit, gjersa edhe këtë herë premton shumë.

Lista e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës:

1. Algert Sala

2. Alis Kallacej

3. Ardit Çuni

4. Devis Xherahu

5. Djemtë e Detit

6. Elvana Gjata

7. Endrik Beba

8. Epos Grup

9. Erma Mici

10. Frensi Revania

11. Gjergj Kaçinari

12. Gresa Gjocera

13. Jet

14. Kejsi Jazxhi

15. Kleansa Susaj

16. Laurjan Ejlli FT Adelina Corraj

17. Lorenc Hasrama

18. Luna Çausholli

19. Mal Retkoceri

20. Martina Serreqi

21. Mihallaq Andrea

22. Nita Latifi

23. Olsi Bylyku

24. Orgesa Zaimi

25. Rea Nuhu

26. Ronaldo Mesuli

27. Santino De Bartolo

28. Shkodra Elektronike

29. Stine

30. Vesa Smolica. /Telegrafi/

The post Festivali i 63-të i Këngës në RTSh: Zbulohen emrat e këngëtarëve pjesëmarrës appeared first on Telegrafi.

“E Majta” dorĂ«zon nĂ« Kuvend deklaratĂ«n pĂ«r njohjen e PalestinĂ«s nga Maqedonia e Veriut

Grupi parlamentar i “SĂ« MajtĂ«s” sot nĂ« Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« e dorĂ«zoi deklaratĂ«n pĂ«r njohjen e PalestinĂ«s.

“Me kĂ«tĂ« deklaratĂ«, ne shprehim edhe njĂ« herĂ« mbĂ«shtetjen tonĂ« pĂ«r tĂ« drejtĂ«n e popullit palestinez pĂ«r vetĂ«vendosje si njĂ« e drejtĂ« themelore e njeriut e garantuar nga e drejta ndĂ«rkombĂ«tare dhe njĂ« parim udhĂ«zues pĂ«r tĂ« gjitha kombet qĂ« luftojnĂ« pĂ«r liri dhe pavarĂ«si”, informoi deputeti dhe zĂ«dhĂ«nĂ«si i partisĂ«, Amar Mecinoviq.

Ai theksoi se populli palestinez ka qenë viktimë e regjimit sionist për dekada të tëra, i cili po kryen kolonializëm sistematik dhe spastrim etnik.

“Njohja e pavarĂ«sisĂ« sĂ« PalestinĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt korrigjimit tĂ« padrejtĂ«sive historike qĂ« i janĂ« shkaktuar kĂ«tij populli. Politikat qĂ« regjimi sionist po zbaton kundĂ«r palestinezĂ«ve nuk janĂ« asgjĂ« mĂ« pak se Aparteidi.

Getoizimi dhe konfiskimi sistematik i tokave palestineze janĂ« vetĂ«m njĂ« pjesĂ« e veprimeve qĂ« thellojnĂ« pushtimin. Gjenocid po ndodh kundĂ«r popullit palestinez nĂ« Gaza pikĂ«risht nĂ« kĂ«tĂ« moment. Dhuna e paimagjinueshme, privimi i kushteve elementare tĂ« jetesĂ«s, bombardimi i shtĂ«pive, vrasja e civilĂ«ve, duke pĂ«rfshirĂ« fĂ«mijĂ«, janĂ« dĂ«shmi e qartĂ« e krimeve tĂ« luftĂ«s dhe krimeve kundĂ«r njerĂ«zimit”, theksoi Mecinoviq.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë masa për të ndalur këto akte barbare dhe për të garantuar drejtësi për palestinezët./Telegrafi/

The post “E Majta” dorĂ«zon nĂ« Kuvend deklaratĂ«n pĂ«r njohjen e PalestinĂ«s nga Maqedonia e Veriut appeared first on Telegrafi.

❌