Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Diamant” i së ardhmes, në “radarët” e Inter bie “shtatlarti” gjerman

Mund të konsiderohet një “mjeshtër” i vërtetë i merkatos. Giuseppe Marotta po bën një punë të magjishme, me “Zikaltërit” e Inter, teksa ishte pikërisht ai që ndërtoi këtë organikë fantastike, që siguroi dy tituj kampion, dy Kupa dhe tre Superkupa të Italisë, në vetëm katër sezone, pa llogaritur këtu finalen e UEFA Champions League të vitit të shkuar, e cila për fat të keq, nuk u arrit të fitohej përballë një kundërshtari si “Qytetarët” e Manchester City.

Ashtu, si në sezonet e tjera, edhe këtë sezon, Marotta ka afruar një sërë lojtarësh me parametra zero, siç janë edhe “arkitekti” polak i mesfushës së Napoli, Piotr Zielinski dhe “bomberi” iranian i “Dragonjve” të Porto, Mehdi Taremi, megjithatë duket se merkatoja nuk mbaron me kaq.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave gjerman, 20 herë kampionët e Italisë po mendojnë për transferimin e talentit gjerman të mbrojtjes, Karim Coulibaly, me 16-vjeçarin, pjesë e skuadrës së Hamburg, i cili i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk ka sesi një lojtar i tillë, me goxha perspektivë t’i shpëtojë “strategut” të Inter. /i.m /abcnews.al

Talent i së ardhmes, “gjigantët” e Premier League pas “diamantit” të Everton

Në ishull e konsiderojnë si një lider të ardhshëm, në vijën e fundit të mbrojtjes, së Kombëtares së “Tre Luanëve”. “Shtatlarti” i Everton, Jarrad Branthwaite, po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Premier Leauge, ndërsa, pritet ta nisë nga minuta e parë për Anglinë ndaj Belgjikës, ku pretendohet një fitore, pas humbjes në miqësoren e parë të luksit, ndaj Brazilit.

Falë performancave të tilla, 21-vjeçari anglez ka rënë në “radaraët” e “Qytetarëve” të Manchester City, me teknikun, Pep Guardiola, i cili pavarësisht se zotërn emra të mëdhenj në mbrojtje si Gvardiol, Ruben Dias, Stones e Walker, sërish dëshiron të forcojë repartin e prapavijës, me një tjetër talent të së ardhshmes.

Jarrad Branthwaite përmbush kriteret e duhura për të qenë një lojtar i City, pasi organizon shkëlqyeshëm lojën nga mbrojtja, ka ngjashmëri në aspektin teknik me John Stones dhe shquhet për superioritetin në duelet ajrore, gjë të cilët e ka treaguar sezonin e shkuar në Premier League, teksa ka luajtur në 25 ndeshje, ku ka shënuar edhe dy gola.

Interes për Jarrad Branthwaite ka shfaqur edhe Manchester United, Tottenham Hotspurs dhe Real Madrid dhe si rrjedhojë konkurrenca do të jetë e lartë për qendërmbrojtësin, me “Blutë” e Everton, që pritet të kërkojnë rreth 60 milionë paund për 21-vjeçarin, shifër kjo që nuk përbën aspak problem për sheikët e “Etihad”, gjë të cilën e kanë vërtetuar edhe në të kaluarën, me transferimet e kryera. /i.m /abcnews.al

Goli i Uzunit nuk mjafton, Granada barazon “festivalin” e golave ndaj Malaga

Është rikthyer te golat radhazi, por sërish rrjetat e tij nuk mjaftojnë për të siguruar tre pikët.

“Fantazisti” i Kombëtares ka shënuar sërish emrin në listën e golashënuesve, këtë herë në barazimin, 2-2 përballë skuadrës së Malaga, duke arkëtuar një tjetër pikë në këtë sezon të LaLiga 2.

“Bomberi” nga Berati shënoi golin e dytë të Granada, mirëpo sërish nuk mjaftoi për të siguruar fitoren, që u mohua në minutën e 93′-të.

Falë këtij goli, Uzuni ngjitet në kuotën e 2 golave, pas pesë ndeshjesh, ndërsa skuadra e Granada ngjitet në vendin e 12-të me 6 pikë. /i.m /abcnews.al

“Futbolli është bërë i mërzitshëm”, Platini propozon ndryshimin drastik: Nevojitet të hiqet një lojtar

Futbolli modern po bëhet gjithnjë e më i mërzitshëm, mirëpo, duket se këtij problemi Por këtij problemi i jep zgjidhje ish-presidenti i UEFA, Michel Platini me propozimet e tij.

Përtej mërzisë së një futbolli që është më shumë i vëmendshëm ndaj pasimeve, ish-“ylli” francez është shprehur se skuadra duhet të hyjnë në fushë me 10 lojtarë dhe në këtë mënyrë do të krijohen hapësira të reja në fushë dhe do t’u lejohet lojtarëve të vrapojnë më shumë.

“Nevojitet të hiqet një, e skuadrat të luajmë me dhjetë lojtarë. Në 1900, filloi të luhej me 11 lojtarë, por në atë kohë lojtarët vraponin më pak, ishin më të ngadaltë dhe gjithashtu më pak të fortë fizikisht. Kështu që mund të jetë një gjë e mirë të kufizohet numri i lojtarëve sepse do të lironte hapësira në fushë.

Njerëzit e brezit tim nuk shikojnë më futbollin që luhej më parë. Bëhen shumë pasime prapa se sa përpara. Nuk dua të bëhem kritik, por në epokën time kemi parë më shumë futboll sulmues”,- u shpreh Platini.

Në rast miratimi, ky propozim do të kishte efektin e një revolucioni në një sport të cilin “legjenda” holandeze, Marco Van Basten, si konsulent i FIFA-s, ishte përpjekur ta evoluonte me ide të ndryshme, duke modifikuar pozicionin jashtë loje, duke hequr kohën shtesë, duke vendosur një përjashtim të përkohshëm. /i.m /abcnews.al

“Një ndeshje e shkëlqyer me lojtarë të fortë”, Motta para sfidës ndaj Napoli: Do të luajmë futbollin tonë

Pasi arritën një fitore të madhe, në sfidën e parë të UEFA Champions League, përballë holandezëve të PSV, tashmë Juventus duhet të sfidojnë “Blutë” e Napoli, për të rigjetur 3 pikët në elitën e Serie A.

Siç e do zakoni një ditë para sfidës është zhvilluar edhe konferenca zytare për shtyp, nga ku tekniku i “Bardhezinjve”, Thiago Motta ka kërkuar nga skuadra e tij rikthimin te fitorja, pas dy barazimeve radhazi, si dhe ka lavdëruar jo skuadrën e Antonio Conte.

“Një ndeshje e shkëlqyer me lojtarë të fortë. Ne do të përballemi me shumë seriozitet dhe përgjegjësi, duke respektuar kundërshtarin dhe duke luajtur futbollin tonë.

Koha si futbollist me Conte? Ishte kënaqësi e madhe të punoja me të, patëm një Evropian të mrekullueshëm dhe dolëm kundër një ekipi shumë të fortë. Marrëdhënia me të ka qenë gjithmonë fantastike.

Napoli është një ekip i ndërtuar për të fituar titullin. Duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë ndeshje pas ndeshje me ambicien për t’u përmirësuar gjithmonë, duke u përpjekur të rritemi dhe t’i bëjmë tifozët tanë që të kenë një mbrëmje të mirë”,- u shpreh tekniku italo-brazilian. /i.m /abcnews.al

Shpëton Leicester City, fiton apelin kundër vendimit që mund t’i hiqte pikë

Klubi anglez i futbollit Leicester City fitoi apelin kundër vendimit që mund të kishte çuar në zbritje pikësh për shkelje të dyshuar të limitit të shpenzimeve në Premier League, konfirmoi skuadra.

Një bord i pavarur apeli anuloi vendimin e mëparshëm nga një komision që klubi ka tejkaluar pragun e humbjes prej 105 milionë funtesh për tri sezone në rregullat e përfitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier League.

Ai zbuloi se periudha kontabël e Leicesterit përfundoi në të vërtetë më 30 qershor 2023, një muaj e dy ditë pasi ata u rrëzuan nga divizioni i parë, që do të thotë se Premier League nuk kishte juridiksion për të vendosur mbi këtë çështje.

“Për të shmangur çdo keqkuptim që mund të lindë në dritën e deklaratës që është lëshuar nga Premier League në përgjigje të vendimit të apelimit, Leicester City dëshiron të theksojë gjetjen e Panelit të Apelit që kur merret parasysh formulimi që përdoret në të vërtetë në rregullat e Premier League (në përputhje me parimet e vendosura të ligjit anglez), klubi nuk ka shkelur PSR-të e Premier League (rregullat e përfitimit dhe qëndrueshmërisë) për periudhën e vlerësimit që përfundoi më 30 qershor 2023”,- tha klubi në një deklaratë.

Klubi fillimisht iu referua një komisioni të pavarur nga Premier League në mars. Komisioni hodhi poshtë sfidën fillestare të klubit ndaj juridiksionit të tij për të dëgjuar çështjen. /i.m /abcnews.al

“Djajtë e Kuq” i rikthehen “fiksimit” të vjetër, United kërkon Diogo Costa në “Teatrin e Ëndrrave”

Pavarësisht se i kushtoi plot 55 milionë euro, “Djajve të Kuq” të Manchester United, “gardiani” kamerunas i portës nuk po arrin dot të shfaqë cilësitë e tij fantastike mes shtyllave, teksa deri më tani ka zhvilluar performanca që lënë me të vërtetë për të dëshiruar e për këtë arsye, “gjigantët” e Premier League i janë rikthyer “fiksimit” të vjetër.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin portugez, Diogo Costa, me “yllin” e “Dragonjve” të Porto, që prej kohësh ka “magjepsur” bordin e United, mirëpo klauzola prej 75 milionë eurosh konsiderohet si një shifër shumë e lartë nga “gjigantët” anglezë dhe në krahun tjetër, drejutesit e portugezëve nuk kanë ndërmend të nisin negociata për ulje të çmimit.

Ndërkaq, kujtojmë se Diogo Costa është një prej objektivave më të dëshiruar, të United, në verën që sapo lamë pas, mirëpo në fund “Djajtë” arritën të siguronin shërbimet e kamerunasit, me këtë të fundit, që sezonin e shkuar ka mbajtur vetëm 6 portën të paprekur, në 46 ndeshjet e zhvilluara deri në këtë pikë të sezonit. /i.m /abcnews.al

“Maratonomaku” Ylber Ramadani/ Mesfushori “kuqezi”, ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë në fushë në EURO 2024

Ylber Ramadani është pa dyshim “maratonomaku” i skuadrës tonë kombëtare.

Mesfushori “kuqezi” është një prej lojtarëve që vërteton potencialin që ai ka në çdo ndeshje që luan me Shqipërinë. Ndoshta, kjo është edhe një nga arsyet se pse trajneri Silvinjo e ka kthyer në një pikë referimi dhe në një lojtar të pazëvendësueshëm për ekipin tonë kombëtar.

Në raportin e fundit teknik të skuadrave pjesëmarrëse në EURO 2024, të publikuar nga UEFA, Ylber Ramadani është një nga futbollistët që ka përshkruar më shumë kilometra në fushë në ndeshjet e zhvilluara me Shqipërinë në finalet e Kampionatit Evropian. Ka një mesatare prej 12.51 km për ndeshje dhe është renditur i pesti në klasifikimin e lojtarëve që ka vrapuar më shumë në fushë.

Djaloshi shqiptar ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit europian si Granit Xhaka, Declan Rice, Joshua Kimmich, Tomas Soucek dhe Giorgi Kochorashvili. Pa dyshim, një arritje për Ylber Ramadanin dhe përfaqësuesen tonë shqiptare. /FSHF

E ardhmja e anësorit në pikëpyetje, bordi i Inter mendon për zëvendësuesin e “tulipanit”

Pasi arritën të rinovonin kontratën e kapitenit Lautaro Martinez, mesfushorin, Nicolo Barella dhe teknikun Simone Inzaghi, tashmë “Zikaltërit” e Inter kërkojnë të rinovojnë edhe me “pistonin” holandez, Denzel Dumfries.

Kontrata e “tulipanit” holandez skadon në vitin 2025 dhe në mungesë të rinovimit, që aktualisht duket i largët, ai do të shitet dhe duke qenë në një situatë të tillë, drejtuesit e “Zikaltërve” kanë filluar të mendojnë se me kë do ta zëvendësojnë atë “pistonin” e krahut të djathtë të fushës.

Emri i parë në listën e dëshirave vjen nga Spanja dhe ai është mbrojtësi 21-vjeçar i Girona, Arnau Martinez, me spanjollin, i cili konsiderohet një lojtar i nivelit të lartë, për të cilin kampionët e Italisë tashmë kanë vendosur ta nisin me një ofertë fillestare prej 5 milionë eurosh. /i.m /abcnews.al

Shkëlqeu në Serie A dhe Euro 2024, kampionët e Italisë vihen pas “yllit” zviceran

I freskët nga emërimi si President i “Zikaltërve” të Inter, Giuseppe Marotta ka mbajtur njëkohësisht edhe detyrën e Administratorit të deleguar për çështjet sportive, teksa bashkë me specialistin Ausilio vijojnë punën për përforcimin e skuadrës, teksa nuk pritet të jetë aspak e lehtë duke parë nivelin e lartë të organikës, që kampionët në fuqi të Italisë posedojnë.

Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski do të jenë dy fytyrat e reja të “Zikaltërve” për sezonin e ri, për të kompletuar edhe më shumë organikën e Inzaghi, teksa tashëm vëmendja e drejtuësve “Zikaltër” është te kompletimi i krahëve, teksa i piketuari i 20 herë kampionëve të Serie A është anësori zviceran i Bologna, Dan Ndoye.

Ndoye është një futbollist shumë teknik, që përshtatet në të dy krahët dhe shquhet për prirjen shumë ofensive. Natyrisht ka defekte në fazën mbrojtëse, por ofron shumë më tepër në sulm dhe tek Inter janë gati ta marrin, nëse arrijnë të shesin Dumfries, pasi Bologna nuk pranon më pak se shumën e 20 milionë eurove. /i.m /abcnews.al

Champions League/ Real fiton me “vuajtje” ndaj Stuttgart, Sporting Lisbon mund pastër Zhegrovën me shokë

Nuk mund të kishte nisje më spektakolare për formatin e ri të UEFA Champions League, se nata e parë e këtij edicioni.

Pas fitoreve të madhe, të Juventus, Aston Villa, Liverpool e Bayern Munich një triumf të madh kanë arritur edhe “Galaktikët” e Real Madrid, të cilët kanë kaluar me rezultatin e thellë, 3-1, gjermanët e Stuttgart, në një përballje jo pak të luftuar.

Kylian Mbappe, Antonio Rudiger dhe braziliani Endrick dërguan nga një topin në rrjetë, duke çliruar jo pak “Galaktikët” e tyre, të cilët vuajtën goxha ndaj gjermanëve, të cilët nuk u dorëzuan asnjë moment, madje arritën edhe barazimin me “bomberin” gjerman, Deniz Undav, në minutën e 68’-të, por më kot pasi 3 pikët në fund shkuan për “Los Blancos”.

Ndërkaq, në “Estadio Jose Alvalade”, skuadra e Sporting Lisbon ka kaluar lehtësisht francezët e Lille, teksa i mundën me rezultatin e pastër 2-0.

Për djemtë e teknikut Ruben Amorim rrugën e rrjetës e gjetën “bomberi” suedez, Viktor Gyokeres dhe “shtatlarti” i mbrojtjes, Zeno Debast. Portugezët u ndihmuan edhe nga dalja me kartonin e kuq të anglezit, Angelo Gomes, i cili la francezët me 10 lojtarë, për më shumë se 50 minuta. /i.m /abcnews.al

Liverpool fiton “klasiken”, “Të Kuqtë” dominojnë “Djajtë” në “San Siro”

Spektakël kërkohej dhe në fushën e blertë nuk dhuruan asgjë më pak.

“Të Kuqtë” e Liverpool kanë dalë fitues në “klasiken” e Evropës, përballë “Djajve” të Milan, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin e thellë, 3-1, në “mitikun” e “San Siro”, në një përmbysje të madhe.

Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 3’-të me “fantazistin” amerikan, Christian Pulisic, që gjeti shpejt rrugën e rrjetës, mirëpo golat e Ibrahima Konate e Virgil van Dijk përmbysën gjithçka brenda pjesës së parë.

Ndërkaq, rezultati 1-3 u “vulos” në minutën e 67’-të, me “yllin” hungarez, Dominik Szoboszlai që dërgoi në rrjetë një pasim perfekt të Gakpo, duke arritur triumfin e dytë të madh, të teknikut Arne Slot, pas atij ndaj Manchester United. /i.m /abcnews.al

Dominim gjerman, Bayern shkatërron me 9 gola kroatët e Dinamo Zagreb

Ishte padyshim një fitore spektakolare dhe kjo shihet që nga numri i golave të shënuar, plot 11 të tillë.

“Bavarezët” e Bayern Munich ishin vërtetë të frikshëm mbrëmjën e kësaj të marte, teksa ka arritur të shënojë plot 9 golave, në portën e kroatëve, të Dinamo Zagreb në sfidën e parë të këtij sezoni në Champions League.

Plot katër gola nga “bomberi” Harry Kane, i cili arriti në kuotën e 53 rrjetave me fanellën e Bayern, në vetëm 50 ndeshje, shoqëruar nga një dopietë e Michael Olise, bashkë me rrjetat e Raphael Guerrerio, Leroy Sane e Leon Goretzka arritën fitoren e madhe.

Gola pati edhe për miqtë me sulmuesin kroat, Bruno Petkovic e mbrojtësin japonez Takuya Ogiëara, që shënuan nga një gol, por pa mundur të bënin mrekullinë. /i.m /abcnews.al

Mbyllen pjesët e para/ Liverpool “përmbys” klasiken, Bayern “i frikshëm” ndaj kroatëve, Real Madrid vuan në “Bernabeu”

Ishin me të vërtetë minuta spektakli.

Kanë përfunduar pjesët e parë, të katër sfidave të mbrëmjes të vlefshme për xhiron e parë, të fazës së parë, të UEFA Champions League, ku ka patur jo pak surpriza.

Kështu, në “San Siro”, “Djajtë” e Milan arritën ta merrnin shpejt avantazhin në “klasiken” ndaj Liverpool, teksa arritën të shënonin që në minutën e 3’-të të sfidës, me Christian Pulisic, mirëpo dy gola të shpejtë të Ibrahime Konate e Virgil van Dijk kanë mjaftuar për të përmbysur rezultatin që në pjesën e parë.

Në “Allianz Arena”, të Mynihut, “Bavarezët” e Bayern Munich kanë bërë detyrën përballë kroatëve, të Dinamo Zagreb, ku pas 45 minutaëve të para udhëheqin me rezultatin e thellë, 3-0, pas golave të Harry Kane, Raphael Guerreiro e Michael Olise. Gjermanët kishin shënuar edhe më herët me Jamal Musiala e Serge Gnabry, mirëpo golat ishin të parregullt.

Surprizë ishte përballja e “Santiago Bernabeu”, mes “Galaktikëve” të Real Madrid dhe gjermanëve të Stuttgart, me sfidën që deri më tani qëndron në rezultatin 0-0, pas një pjese të parë, ku “Hirushja” e Bundesliga rrezikoi jo pak portën e Thibaut Courtais.

Ndërkaq, në “Estadio Jose Alvalade”, të Lisbonës triumfi i vendasve të Sporting mund të konsiderohet i mbyllyr, me djemtë e Ruben Amorim, që udhëheqin me rezultatin minimal, 1-0, ndaj Lille falë golit të “bomberit” suedez, Viktor Gyokeres dhe tashmë janë një lojtar plus në fushën e blertë, pas daljes me të kuq të “fantazistit”, Angel Gomes. /i.m /abcnews.al

Champions League/ Juventus shkëlqen ndaj PSV, Aston Villa fiton bindshëm në transfertën e Young Boys

Nuk kishtë mënyrë me spektakolare, për të filluar këtë edicion të ri, të UEFA Champions League.

Juventus e Aston Villa kanë bërë detyrën përballë kundërshtarëve të tyreve të parë, të këtë edicion të Ligës së Kampionëve, duke fituar ndaj holandezëve të PSV e holandezëve të Young Boys, me rezultatet 3-1 dhe 3-0.

Këshut, në “Allianz Stadium”, të Torinos, Juventus i tekniku Thiago Motta ka kaluar me plot sukses testin e parë “big” për këtë sezon.

Protagonistë abolsut të kësaj fitoreje ishin “yjet” e sulmit, Kenan Yildiz e Nicolas Gonzalez, me turkin që shënoi golin e parë të sfidës, ndërsa argjentinasi asistoi një dhe shënoi një tjetër, ndërsa tripleta u plotësua nga McKennie.

Për golin e miqve mendoi “fantazisti” maroken, Ismael Saibari, me 23-vjeçarin që gjeti shumë vonë rrugën e rrjetës, më saktësisht në sekondat e fundit, duke mos arritur dot të bëjë ndryshimin.

Në sfidën tjetër, atë të “Stadion Wankdor”, të Bernës, Aston Villa arriti një fitore spektakolare, ku po mos të kishte qenë për sistemin VAR tabela e rezultateve do të tregonte shifra të tjera.

Për tre golat e djemve të Unai Emery menduan Youri Tielemans, Jacob Ramsey e Amadou Onana, me treshen e mesfushës që ishin vërtetë të shkëlyer duke siguruar fitoren e parë evropiane, pas një kohe shumë të gjatë. /i.m /abcnews.al

Një “klasike” në “San Siro”, publikohen formacionet e sfidës Milan-Liverpool

Është padyshim një “klasike” e vërtetë e futbollit evropian.

Në vetëm 1 orë, “Djajtë” e Milan do të përballen për një tjetër herë me “Të Kuqtë” e Liverpool, në arenën evropiane, kësaj here në sfidën e parë parë këtë sezon, të UEFA Champions, që shoqërohet gjithashtu me një format të ri.

Sa i përket formacioneve, tekniku Paulo Fonseca i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën e zakonshme, 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Calabria dhe Theo Hernandez, me qendrën që mbulohet nga Tomori e Pavlovic. Më të tërhequr në mesfushë janë Loftus-Cheek e Fofana, ndërsa Leao, Reijnder e Pulisic vendosen pas “bomberi”, Alvaro Morata.

Në krahun tjetër, tekniku Arne Slot i ka pozicinuar të tijët, me të njëjtin formacion, me portën që mbrohet nga “ylli” brazilian, Alisson. Në krahë të prapavijës janë Alexander-Arnold dhe Tsimikas, ndërsa në qendër vendosen Van Dijk e Konate. Më të tërhequr në mesfushë janë Gravenberch e Mac Allister, ndërsa Salah, Szoboszlai e Gakpo vendosen pas sulmuesit portugez, Diogo Jota. /i.m /abcnews.al

“Diamant” i së ardhmes, në “radarët” e Inter bie “shtatlarti” gjerman

Mund të konsiderohet një “mjeshtër” i vërtetë i merkatos. Giuseppe Marotta po bën një punë të magjishme, me “Zikaltërit” e Inter, teksa ishte pikërisht ai që ndërtoi këtë organikë fantastike, që siguroi dy tituj kampion, dy Kupa dhe tre Superkupa të Italisë, në vetëm katër sezone, pa llogaritur këtu finalen e UEFA Champions League të vitit të shkuar, e cila për fat të keq, nuk u arrit të fitohej përballë një kundërshtari si “Qytetarët” e Manchester City.

Ashtu, si në sezonet e tjera, edhe këtë sezon, Marotta ka afruar një sërë lojtarësh me parametra zero, siç janë edhe “arkitekti” polak i mesfushës së Napoli, Piotr Zielinski dhe “bomberi” iranian i “Dragonjve” të Porto, Mehdi Taremi, megjithatë duket se merkatoja nuk mbaron me kaq.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave gjerman, 20 herë kampionët e Italisë po mendojnë për transferimin e talentit gjerman të mbrojtjes, Karim Coulibaly, me 16-vjeçarin, pjesë e skuadrës së Hamburg, i cili i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk ka sesi një lojtar i tillë, me goxha perspektivë t’i shpëtojë “strategut” të Inter. /i.m /abcnews.al

Pioli drejt Arabisë, “gjigantët” e Saudi Pro League kërkojnë teknikun italian

Pritej të shkonte drejt “Bluve” të Napoli, megjithatë duket se e ardhmja e teknikut, Stefano Pioli ka marrë një rrjedhë tjetër, me ish-strategun e Milan, që kërkohet me ngulm nga “gjigantët” e Saudi Pro League, Al-Nassr.

Luis Castro pritet të largohet nga drejtimi i skuadrës, me portugezin që shpreson të nisë një aventurë evropiane dhe drejtuesit e Al-Nassr kanë piketuar 58-vjeçarin nga Parma si pasardhësin e tij, mirëpo, Pioli nuk është alternativa e vetme për pankinën e “gjigantëve” arabë.

Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe ish-teknikun e Milano e pret një ofertë e majme në aspektin ekonomik nëse vendos të largohet nga “kontinenti i vjetër”, pas eksperiencës së tij, 5-vjeçare, në “San Siro”. /i.m /abcnews.al

Futbolli 9×9/ Të enjten në “Shtëpinë e Futbollit” luhet finalja e Superkupës Vila L – Kastriotët

Edicioni i ri i futbollit amator do të ngrejë siparin të enjten më 19 shtator, me ndeshjen finale të Superkupës mes Vila L dhe Kastriotët.

Dy skuadrat që fituan titujt më të rëndësishëm të sezonin të kaluar (Vila L – skuadra kampione e edicionit 2023-2024 dhe Kastriotët – kampioni i FSHF Cup) do të përballen së bashku në “Shtëpinë e Futbollit” për trofeun e parë sezonal.

Ndeshja do të luhet në orën 20:30 dhe do të transmetohet live në kanalin zyrtar të FSHF në Youtube. Sakaq, hyrja për të gjithë tifozët në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë falas.

Më 23 shtator do të nisë edhe edicioni i gjashtë i kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”. Pas hedhjes së shortit nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF, gjithçka është gati për një tjetër sezon emocionues dhe spektakolar. /FSHF

 

“Zonja” kërkon Adeyemi, Borussia Dortmund ngre “murin” 50 milionësh

Ardhja e tekniku Thiago Motta, në krye të pankinës së Juventus po sjell një revolucion te “Bardhezinjtë”, teksa deri më tani po shohim një futboll, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim këto vitet e fundit nga “Zonja e Vjetër”.

Mirëpo, për të përmbushur objektivat e tij, tekniku italo-brazilian ka nevoj për një tjetër përforcim dhe ky i radhës vjen nga Bundesliga.

Bëhet fjalë për “yllin” e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, i cili pëlqehet shumë jo vetëm nga Motta, por edhe nga “dirigjenti” i merktos “bardhezi”, Cristiano Guintoli, i cili gjatë turneut parasezonal në Gjermani shfrytëzoi rastin për të nisur negociatat me lojtarit, duke filluar nga takimi me anëtarët e familjes së tij në Mynih.

Sipas raportimeve të prestigjiozes italiane “La Stampa”, Adeyemi është i gatshëm të transferohet në Serie A dhe tashmë mbetet vetëm që të arrihet akordi me “Verdhezinjtë” gjermanë, me këta të fundit që nuk pranojnë më pak se 50 milionë euro për “pistonin” e sulmit. /i.m /abcnews.al

❌