❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon Libanin jugor

By: user 11

Ushtria izraelite ka sulmuar “gjĂ«rĂ«sisht” Libanin jugor mbrĂ«mjen e sotme, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s. KundĂ«radmirali Daniel Hagari tha se forcat filluan sulmet pasi zbuluan se Hezbollahu ishte “pĂ«rgatitur pĂ«r tĂ« qĂ«lluar” drejt Izraelit.

“NĂ« orĂ«n e kaluar, ne kemi goditur gjerĂ«sisht nĂ« Libanin jugor, pas zbulimit tĂ« Hezbollahut duke u pĂ«rgatitur pĂ«r tĂ« qĂ«lluar nĂ« drejtim tĂ« territorit izraelit,” tha ai.

Dhjetëra avionë të Forcave Ajrore izraelite po godasin aktualisht objektivaqë sipas tyre cilësohen si terroristë dhe raketahedhës për të hequr kërcënimin ndaj civilëve izraelitë.

The post Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon Libanin jugor appeared first on Lapsi.al.

Zelenskiy: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmëria e aleatëve

By: user 11

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha tĂ« shtunĂ«n se pĂ«rfundimi i luftĂ«s me RusinĂ« varet nga “vendosmĂ«ria” e aleatĂ«ve perĂ«ndimorĂ« tĂ« Kievit nĂ« sigurimin e armĂ«ve tĂ« nevojshme. Ai tha se PerĂ«ndimi duhet ta lejojĂ« UkrainĂ«n qĂ« t’i pĂ«rdorĂ« armĂ«t e fuqishme pĂ«r tĂ« goditur thellĂ« brenda RusisĂ«, veprim qĂ« kundĂ«rshtohet nga Uashingtoni.

Presidenti ukrainas tha se takimet e tij nĂ« Shtetet e Bashkuara, javĂ«n e ardhshme, mund tĂ« jenĂ« “vendimtare” pĂ«r ndalimin e agresionit rus ndaj vendit tĂ« tij dhe pĂ«rfundimin e luftĂ«s.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha të shtunën se Rusia po planifikon sulme ndaj objekteve bërthamore të Ukrainës në prag të dimrit. Kryediplomati ukrainas, Andriy Sybiha, u bëri thirrje vendeve aleate dhe organizatës së Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore që të krijojnë misione të përhershme vëzhgimi në centralet bërthamore të Ukrainës.

“Sipas organeve ukrainase tĂ« zbulimit, Kremlini po pĂ«rgatitet tĂ« sulmojĂ« objektet kritike tĂ« energjisĂ« bĂ«rthamore tĂ« UkrainĂ«s pĂ«rpara dimrit”, shkroi nĂ« rrjetin X kryediplomati ukrainas. “NĂ« veçanti, ka tĂ« bĂ«jĂ« me nĂ«nstacionet e transmetimit tĂ« energjisĂ« elektrike, kritike pĂ«r funksionimin e sigurt tĂ« centralit bĂ«rthamor”.

Ai nuk dha detaje se pse Kievi besonte në përgatitjen e sulmeve të tilla. Deri në publikimin e lajmit nuk ka patur reagime nga Moska. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, bëri thirrje për një përgjigje të shpejtë globale ndaj kërcënimit të supozuar rus për sulme ndaj një objekti bërthamor.

“Kjo Ă«shtĂ« pĂ«rgatitje pĂ«r njĂ« skenar tĂ« mundshĂ«m fatkeqĂ«sie bĂ«rthamore. Rusia Ă«shtĂ« terroriste”, shkroi ai nĂ« rrjetin Telegram.

Rusia ka ndërmarrë një fushatë të gjerë bombardimesh të rrjetit elektrik të Ukrainës që nga vjeshta e vitit 2022. Sulmet ruse kanë dëmtuar ose shkatërruar pjesën më të madhe të kapaciteteve prodhuese të energjisë termike. Bombardimet ruse madje kanë goditur edhe diga por predhat e saj ende nuk kanë vënë në shënjestër centralet bërthamore të kontrolluara nga Ukraina.

Në vitin 2022 Ukraina e akuzoi Rusinë për shantazh bërthamor pasi forcat e Kremlinit pushtuan centralin bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë. Moska e ka hedhur poshtë akuzën./ VOA

The post Zelenskiy: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmëria e aleatëve appeared first on Lapsi.al.

Vodhën parat e gjobave në Rrugën e Kombit, gjykata e Kukësit lë në fuqi masat për 22 efektivët

By: user 11

Gjykata e Kukësit ka lënë në fuqi masat për 22 efektivë të policisë rrugore, të cilët kishin vjedhur paratë e gjobave të drejtuesve të automjeteve me targa të huaja në Rrugën e Kombit.

Në një seancë e cila ka zgjatur prej më shumë se 9 orësh, të akuzuarit u njohën me provat që organi i akuzës kishte ndaj tyre, ndërsa mbrojtja e secilit dha argumentet për veprimet dhe mosveprimet e tyre. Mësohet se gjatë seancës ka pasur kundërshti nga të akuzuarve për akuzat e ngritura, çka ka bërë që seanca të zgjasë për disa orë.

Por nĂ« pĂ«rfundim tĂ« seancĂ«s gjykata vendosi tĂ« mos tĂ« ndryshojĂ« masat ndaj efektivĂ«ve tĂ« cilĂ«t ishin pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« skemĂ« vjedhje tĂ« gjobave tĂ« drejtuesve tĂ« automjeteve, kryesisht shqiptarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s. Masat janĂ« pĂ«rkatĂ«sisht: ‘arrest nĂ« burg’ pĂ«r 6 tĂ« akuzuar, 4 nĂ« ‘arrest shtĂ«pie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ pĂ«r 12 persona tĂ« tjerĂ«.

The post Vodhën parat e gjobave në Rrugën e Kombit, gjykata e Kukësit lë në fuqi masat për 22 efektivët appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Rama do flasë në OKB si Maduro i Venezuelës, përfaqësues i regjimit që ka konfiskuar votën e shqiptarëve

By: user 11

Lideri i opozitës, Sali Berisha në tubimin poshtë shtëpisë së tij është ndalur te fjalimi që pritet të mbajë Edi Rama në OKB, duke e cilësuar atë si Maduro i Venezuelës. Sipas kreut të PD-së Rama do flasë si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se të dhënat e fundit tregojnë se Shqipëria renditet e para për kërkesat e azilit dhe largimet nga vendi.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Përsëri të dhënat e fundit tregojnë se Shqipëria renditet e para për kërkesat e azilit dhe largimin e shqiptarëve prej saj. Miq, po ndëshkojmë kombin me çdo ditë që mbajmë këtë regjim. Po ndëshkojmë të ardhmen me çdo ditë që tolerojmë këta pushtues të brendshëm të egër. Ndaj dhe e gjithë shpresa, i gjithë besimi është në guximin tonë, në qëndresën tonë, në trimërinë tonë, në fitoren tonë.

Këto ditë, Edi Rama do flasë në Lidhjen e Kombeve njëlloj si Maduro i Venezuelës, njëlloj si diktatorët e Taxhikistanit, Turkmenistanit, Koresë së Veriut. Do flasë si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve. Do flasë si përfaqësues i narkoshtetit që ka zëvendësuar ligjet e vendit me kodin e mafies. Do flasë si një mafioz që nuk ka asnjë interes tjetër shoqëror kombëtar, apo çfarëdo qoftë, përveç interesave kriminale të pasurimit të tij, të pushtetit të krimit të tij.

Do flasë si një tradhtar i kombit, si një shërbëtor i shpifur i Beogradit, si një Rrahman Morinë i Kosovës, si një Sinan Hasan i shqiptarëve, si një esaditst, si një Zograf që punon ditë e natë kundër lirisë dhe demokracisë së shqiptarëve. Që punon ditë e natë kundër pavarësisë së Kosovës. Që përpiqet me të gjitha mjetet të organizojë puçe në Kosovë, pasi dështoi në ndarjen e saj.

 

The post Berisha: Rama do flasë në OKB si Maduro i Venezuelës, përfaqësues i regjimit që ka konfiskuar votën e shqiptarëve appeared first on Lapsi.al.

Makina përplas 8-vjeçarin në Maliq, i mituri transportohet në spital

By: user 11

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Maliq këtë të shtunë. Rreth orës 20:20, në fshatit Vreshtas, Maliq, automjeti me drejtues shtetasin J. G., 22 vjeç, ka përplasur një të mitur, 8 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

The post Makina përplas 8-vjeçarin në Maliq, i mituri transportohet në spital appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet 2025/ Demokratët e diasporës në Itali zgjedhin kryetarin e ri të degës së PD-së

By: user 11

Demokratët e diasporës në Forli të Italisë kanë zgjedhur kryetarin e ri të kësaj dege, pas regjistrimit të anëtarësisë gjatë ditës së sotme. Pas përfundimit të votimit në anëtar një votë, fitues është shpallur Gëzim Brunga me rreth 90% të votave.

Gjatë procesit të votimit të pranishëm nga PDSH ishte Albana Vokshi, si dhe deputetja e Forca Italia, Rosaria Tassinari.

Kujtojmë se për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë shqiptarët e diasporës dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndodhen jashtë vendit në ditën e zgjedhjeve, ndyshim ky i kërkuar nga opozita në votimin e Kodit Zgjedhor.

The post Zgjedhjet 2025/ Demokratët e diasporës në Itali zgjedhin kryetarin e ri të degës së PD-së appeared first on Lapsi.al.

Pjesë e grupit kriminal që trafikonte armë zjarri drejt Britanisë, lihet në burg pa afat 25-vjeçari

By: user 11

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg pa afat 25-vjeçarin Admir Tutaj, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Kolumbia drejt vendit tonë.

Në seancën gjyqësore që u zhvillua me dyer të mbyllura, Tutaj nuk foli gjatë, por gjyqtarja konfirmoi masën e kërkuar nga prokurori i çështjes. Sipas Prokurorisë së Posaçme Tutaj bënte pjesë në grupin kriminal që tentuan të trafikojnë armë zjarri drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesë e grupit janë identifikuar edhe 5 persona të tjerë, të cilët siguronin pistoleta, u fshinin numrat seria dhe më pas nëpërmjet specialistëve të fushës së mobilierisë në periferi të Tiranës i fshihnin në produkte druri kryesisht tavolina.

Sipas informacioneve në prill të vitit 2023, policia e Shtetit organizoi një operacion në pikën e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Në një automjet furgon, u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri. Nga hetimet ka rezultuar se Tutaj në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

The post Pjesë e grupit kriminal që trafikonte armë zjarri drejt Britanisë, lihet në burg pa afat 25-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Zjarri shkrumboi banesën në Pukë, familja në qiell të hapur, apelon për ndihmë

By: user 11

Një zjarr ra pasditen e sotme në një banesë të fshatit Mesul të Pukës, duke bërë që gjithçka të shkrumbohej në pak minuta. Kryefamiljari ndodhej në spital i shtruar në QSUT në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa familja e tij kishin qenë duke ngrënë drekë kur kanë parë flakët në tavanin e banesës.

“Ishim duke ngrĂ«nĂ« bukĂ« dhe kemi parĂ« zjarrin nĂ« tavan qĂ« kishte rĂ«nĂ«, nuk e dimĂ« nga erdhi. I kam marrĂ« mamin, nĂ«nĂ« dajĂ«n dhe i kam nxjerrĂ« jashtĂ«. Na janĂ« djegur televizori, dushi, raftet, kolltuqet, frigoriferi, lavatriçja”, tha Geraldo Keci, djali i familjes.

Mungesa e rrugës automobilistike ka bërë të pamundur mbërritjen e zjarrfikëses, e për pasojë shtëpia u dogj e gjitha. Pas ngjarjes, përfaqësues të bashkisë së Pukës shkuan te shtëpia e djegur dhe ndër të tjera apeluan për ndihmë ndaj familjes.

“DĂ«met janĂ« tĂ« konsiderueshme. E gjithĂ« banesa Ă«shtĂ« jashtĂ« funksionit pasi Ă«shtĂ« e dĂ«mtuar totalisht nga zjarri me tĂ« gjitha orenditĂ« dhe pajisjet brenda. FatmirĂ«sisht nuk kemi dĂ«me nĂ« njerĂ«z dhe kjo Ă«shtĂ« fat, pĂ«r pjesĂ«n tjetĂ«r na duhet i gjithĂ« angazhimi i strukturave vendore, i shtetit, drejtorive pĂ«rkatĂ«se pĂ«r t’i ardhur nĂ« ndihmĂ« kĂ«saj familje. Po ashtu i apeloj biznesit pukjan dhe kush ka mundĂ«si ta ndihmojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kjo familje ta kalojĂ« sa mĂ« shpejt kĂ«tĂ« situatĂ«â€œ, u shpreh Ferit Ringaj, nĂ«nkryetar i BashkisĂ« sĂ« PukĂ«s.

The post Zjarri shkrumboi banesën në Pukë, familja në qiell të hapur, apelon për ndihmë appeared first on Lapsi.al.

Sherr mes tifozëve në Kosovë, lëndohen dy persona, 5 të arrestuar

By: user 11

NjĂ« pĂ«rleshje fizike ka ndodhur sot mes tifozĂ«ve tĂ« FushĂ« KosovĂ«s dhe VushtrrisĂ«. Si rrjedhojĂ« janĂ« lĂ«nduar dy persona dhe arrestuar 5 tĂ« tjerĂ«. Ndeshja e zhvilluar nĂ« stadiumin “Ekrem Grajçevci” krijoi pĂ«rleshje mes dy tifozerive, shkruan Gazeta Express.

“Sot rreth orĂ«s 15:00, nĂ« Stadiumin “Ekrem Grajçevci” nĂ« FushĂ« KosovĂ«, gjatĂ« njĂ« ndeshje futbolli, ka ndodhĂ« njĂ« incident, ku tifozĂ«t janĂ« pĂ«rleshur gjuajtur mes vete me mjete tĂ« forta, me ç‘rast janĂ« lĂ«nduar 2 prej tyre. Pas vĂ«nies nĂ«n kontroll tĂ« situatĂ«s, policia nĂ« koordinim me prokurorin e shtetit, kanĂ« nisĂ« njĂ« hetim pĂ«r incidentin. Deri tani janĂ« arrestuar pesĂ« persona tĂ« dyshuar”, njoftoi policia e PrishtinĂ«s.

Ndeshja u ndërpre për mbi gjysmë ore për shkak të kësaj ngjarjeje. Në fund, Vushtrria shënoi fitore me rezultatin 1-3.

The post Sherr mes tifozëve në Kosovë, lëndohen dy persona, 5 të arrestuar appeared first on Lapsi.al.

Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit

By: user 11

Sulmet ndaj Libanit kĂ«tĂ« javĂ« treguan se qeveria izraelite e kishte nĂ« plan ta pĂ«rhapte luftĂ«n nĂ« rajon, tha tĂ« shtunĂ«n presidenti i TurqisĂ«, Recep Tayyip Erdogan, duke u bĂ«rĂ« thirrje vendeve perĂ«ndimore tĂ« marrin “masa parandaluese” kundĂ«r veprimeve tĂ« Izraelit.

Erdogan deklaroi në një konferencë për shtyp se lufta e Izraelit në Gaza do të jetë tema kryesore e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 24 shtator.

“QĂ« rajoni ynĂ« tĂ« mos tĂ«rhiqet nĂ« njĂ« katastrofĂ« tĂ« madhe, presioni mbi Izraelin duhet tĂ« rritet edhe mĂ« shumĂ«â€, tha Erdogan nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp nĂ« Stamboll.

Ai komentoi mbi sulmet në Liban këtë javë, përfshirë shpërthimin e pejxherëve dhe radio-lidhjeve të anëtarëve të Hezbollahut që shkaktuan vdekjen e 39 personave.

Sulmet ndaj pajisjeve të komunikimit besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, që nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

“ËshtĂ« koha qĂ« tĂ« gjitha vendet me misionin e mbrojtjes sĂ« paqes botĂ«rore tĂ« gjejnĂ« zgjidhje qĂ« do ta ndalĂ« Izraelin”, tha Erdogan.

“PĂ«r ta ndalur kĂ«tĂ« shtypje qĂ« po vazhdon prej gati njĂ« viti, pĂ«r ta vendosur njĂ« armĂ«pushim tĂ« pĂ«rhershĂ«m dhe pĂ«r tĂ« siguruar rrjedhĂ«n e pakufizuar tĂ« ndihmave humanitare, tĂ« gjithĂ« ne, bota e tĂ«rĂ« dhe veçanĂ«risht OKB-ja, kemi detyra tĂ« rĂ«ndĂ«sishme,” shtoi ai.

Turqia ka dĂ«nuar veprimet e Izraelit nĂ« Gaza, tĂ« cilat erdhĂ«n si pĂ«rgjigje ndaj sulmit tĂ« Hamasit – grupit palestinez tĂ« shpallur organizatĂ« terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – mĂ« 7 tetor.

Izraeli thotë se rreth 1.200 njerëz u vranë dhe mbi 250 persona u morën peng në sulmin e Hamasit. Ofensiva e mëvonshme ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës ka vrarë më shumë se 41.000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë së enklavës.

Ankaraja ka pezulluar tregtinĂ« me Izraelin dhe ka paraqitur njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r t’u bashkuar nĂ« rastin e AfrikĂ«s sĂ« Jugut nĂ« GjykatĂ«n NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« DrejtĂ«sisĂ«, duke akuzuar Izraelin pĂ«r gjenocid. Izraeli i ka mohuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur akuzat pĂ«r gjenocid si tĂ« pabaza./ REL

The post Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit appeared first on Lapsi.al.

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina merr përpara 48-vjeçaren

By: user 11

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të fshatit Lumalas në aksin Korçë-Pogradec. Sipas informacioneve nga policia një mjet tip Benz ka përplasur një këmbësore. Ajo është transportuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orĂ«s 16:55, nĂ« aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, nĂ« afĂ«rsi tĂ« fshatit Lumalas, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka pĂ«rplasur kĂ«mbĂ«soren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila Ă«shtĂ« transportuar nĂ« spital dhe Ă«shtĂ« nĂ« kujdesin e mjekĂ«ve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

The post Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina merr përpara 48-vjeçaren appeared first on Lapsi.al.

Nënë e bir u dogjën në banesë, bashkia e Hasit i akordon ndihmën prej 1 milionë lekësh familjes Lushi

By: user 11

Nënë e bir u dogjën në fshatin Nikoliq të Hasit dy ditë më parë, ku u dogjën në banesë nënë e bir. Sot bashkia e Hasit, ka akorduar 1 milion lekë të rinj për familjarët e dy viktimave, si edhe do të paguajë shpenzimet për ceremoninë mortore.

Dyshimet janë që zjarrin mund ta ketë shkaktuar një shkëndijë elektrike. Në shtëpinë e cila u dogj jetonte Rexhë Lushi me bashkëshorten dhe nëna e tij Fatime Lushi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit.

The post Nënë e bir u dogjën në banesë, bashkia e Hasit i akordon ndihmën prej 1 milionë lekësh familjes Lushi appeared first on Lapsi.al.

Pas rreth 450 vjetësh gjenden mbetje njerëzore në Notre-Dame

By: user 11

Zjarri që shkatërroi Katedralen Notre-Dame de Paris, nxori në pah gjetje të shumta mijëra vjeçare për arkeologët. Në restaurim e sipër, u zbuluan mbetjet kockore të dy personave.

Njëri i identifikuar në atë kohë si një klerik i katedrales. Mbetjet kockore të personit tjetër, mbetën të panjohura në atë kohë. Së fundmi janë hedhur hipotezat se është poeti i famshëm francez, Joachim du Bellay, i cili vdiq në vitin 1560. Du Bellay besohej se ishte varrosur në katedrale pranë xhaxhait të tij me kërkesë të familjes së tij, por varri nuk u gjet kurrë.

Éric CrubĂ©zy, profesor i antropologjisĂ« biologjike nĂ« Universitetin e Toulouse 3, sĂ«bashku me ekipin e tij parashtruan hipotezĂ«n bazuar nĂ« prova tĂ« njĂ« autopsie e cila zbuloi se individi vuante nga tuberkulozi i kockave dhe meningjiti kronik, gjĂ« qĂ« ishte e rrallĂ« nĂ« atĂ« kohĂ« por pĂ«rputhet me historinĂ« mjekĂ«sore tĂ« du Bellay.

The post Pas rreth 450 vjetësh gjenden mbetje njerëzore në Notre-Dame appeared first on Lapsi.al.

Itali/ Nëna qëllon djalin e saj me armë dhe më pas kryen vetëvråsje

By: user 11

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Itali, ku një grua ka qëlluar me plumb në kokë djalin e saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Ngjarja ndodhi në banesën e viktimës në Vago di Lavagno. Trupi i pajetë i gruas u gjet nga policia i shtrirë në dysheme në kuzhinë, ndërsa 15-vjeçari u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Fillimisht u dyshuar se gruaja ishte vrarë, por pas hetimeve rezultoi se fillimisht ajo kishte plagosur të birin dhe më pas ka qëlluar veten me plumb në kokë. Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua arma, e cila rezulton në pronësi të babait të viktimës.

“Gruaja kishte disa kohĂ« qĂ« kishte probleme shĂ«ndetĂ«sore”, tha prokurori i çështjes.

Gjendja e 15-vjeçarit është ende shumë e rëndë dhe ndodhet i shtruar në spitalin Borgo Trento në Verona.

The post Itali/ Nëna qëllon djalin e saj me armë dhe më pas kryen vetëvråsje appeared first on Lapsi.al.

Digjet banesa në Pukë, lëndohet një person

By: user 11

Një banesë në Pukë është përfshirë nga flaka. Sipas informacioneve, si pasojë e flakëve një person ka mbetur i lënduar. I plagosuri është identifikuar si Ardian Keci.

I lënduari është transportuar në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje. Po punohet për shuarjen e flakëve dhe për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

The post Digjet banesa në Pukë, lëndohet një person appeared first on Lapsi.al.

E denoncoi për shpifje, Baçi fiton gjyqin ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

By: user 11

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka fituar edhe në Gjykatën e Apelit procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi. Ishte Bufi ajo që e kishte kallëzuar Baçin për shpifje. Deputeti demokrat u shpall i pafajshëm, në një proces që nisi pas një denoncimi që Baçi bëri në rrjetet sociale.

Në një status të datës 11 gusht 2022 Baçi kishte shkruar për humbjen e jetës së një të mituri në lumin Seman. Ai kishte humbur kohë më parë edhe të vëllain në të njëjtat rrethana. Baçi në statusin e tij akuzonte Bufin për mosmbështetje të familjes Hysa që rezultuan edhe me probleme të theksuara ekonomike. Bufi sipas Baçit i mohonte edhe ndihmën sociale familjes.

KujtojmĂ« se kryebashkiakja Majlinda Bufi Ă«shtĂ« person nĂ«n hetim nga SPAK, pas publikimit tĂ« njĂ« denoncimi nga emisioni investigative “Piranjat”, ku kryebashkiakja shantazhonte sanitaren e njĂ« shkolle dhe njĂ« qytetar qĂ« tĂ« mos shkonte tĂ« votonte nĂ« zgjedhjet 14 majit, pasi ky i fundit Ă«shtĂ« deklaruar si mbĂ«shtetĂ«s i kandidatit tĂ« opozitĂ«s. Bufi i bĂ«n presion qytetarit me faktin se bashkia i ka rikonstruktuar shtĂ«pinĂ«, e tani ai i Ă«shtĂ« borxhli e s’duhet tĂ« shkojĂ« tĂ« votojĂ« pĂ«r opozitĂ«n.

The post E denoncoi për shpifje, Baçi fiton gjyqin ndaj kryebashkiakes së Roskovecit appeared first on Lapsi.al.

22 policë në hetim, zbulohet skema e vjedhjes në Rrugën e Kombit nëpërmjet gjobave

By: user 11

Zbulohet skema e vjedhjes që 22 efektivët e policisë së Seksionit të Njësisë së Sigurisë së Autostradave, kishin krijuar me qëllim zhvatjen e parave nga shtetas të huaj që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor. Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit.

AMP mori indicie nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbalë dhe kishin marrë paratë vetë, duke mos i dorëzuar te financa.

Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë lekë të vjetra, të gjithë të huaja por pjesa më e madhe nga Kosova.

Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit.

Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj. AMP ka mundur të sekuestrojë procesverbale të gjobave dhe materiale të tjera në shërbim të dokumentimit të veprës penale.

The post 22 policë në hetim, zbulohet skema e vjedhjes në Rrugën e Kombit nëpërmjet gjobave appeared first on Lapsi.al.

“5 mijĂ« euro ose tĂ« publikoj fotot”/ Arrestohet 30-vjeçari, shantazhonte njĂ« vajzĂ«

By: user 11

NjĂ« 30-vjeçar ka rĂ«nĂ« nĂ« prangat e policisĂ« pasi shantazhoi njĂ« vajzĂ« se do t’i publikonte foto private tĂ« saj. I arrestuari ka pĂ«rndjekur fizikisht dhe nĂ« rrjete sociale njĂ« 33-vjeçare dhe familjarĂ«t e saj, me synim marrjen e njĂ« shume prej 5 mijĂ« euro.

I arrestuari akuzohet pĂ«r veprat penale “PĂ«rndjekja” dhe “ShtrĂ«ngimi me anĂ« tĂ« kanosjes ose dhunĂ«s pĂ«r dhĂ«nien e pasurisĂ«â€. Policia njoftoi se 30-vjeçari mĂ« pĂ«rpara ka qenĂ« 7 herĂ« i shpallur nĂ« kĂ«rkim pĂ«r vepra tĂ« ndryshme penale dhe i dĂ«nuar pĂ«r vepra penale nĂ« fushĂ«n e narkotikĂ«ve nĂ« shtetin zvicerian.

The post “5 mijĂ« euro ose tĂ« publikoj fotot”/ Arrestohet 30-vjeçari, shantazhonte njĂ« vajzĂ« appeared first on Lapsi.al.

Trump: Zgjedhjet e këtij viti në SHBA janë më të rëndësishmet në historinë e Izraelit

By: user 11

Ish-Presidenti, Donald Trump i quajti zgjedhjet e ardhshme amerikane si mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishmet nĂ« historinĂ« e Izraelit, duke thĂ«nĂ« se shteti hebre do tĂ« zhdukej, do tĂ« “fshihej” nga faqja e dheut dhe do tĂ« pushonte sĂ« ekzistuari nĂ«se zĂ«vendĂ«spresidentja Kamala Harris fiton zgjedhjet presidenciale.

Gjatë një fjalimi sensibilizues kundër semitizmit në SHBA, Trump u shfaq i preokupuar me atë që ai e përshkroi si mosmirënjohje nga votuesit hebrenj, duke theksuar se ata duhet ta mbështesin atë masivisht për shkak të historisë së tij në Izrael.

“Sapo doli njĂ« sondazh. UnĂ« jam nĂ« 40%,” tha Trump, pĂ«rsĂ«ri pa identifikuar sondazhin. Kjo do tĂ« thotĂ« se ju keni votuar 60% pĂ«r dikĂ« qĂ« urren Izraelin. Ju nuk mund ta lejoni kĂ«tĂ« tĂ« ndodhĂ«. Dyzet pĂ«r qind nuk janĂ« tĂ« pranueshme, sepse kemi zgjedhje pĂ«r tĂ« fituar”, ka thĂ«nĂ« Trump.

Ndërkohë më tej ai bëri thirrje që Kamala Harris nuk duhet të fitojë.

“Ju duhet ta mposhtni Kamala Harrisin mĂ« shumĂ« se çdo popull tjetĂ«r nĂ« tokĂ«.Dhe nuk e kam thĂ«nĂ« kurrĂ« mĂ« parĂ« kĂ«tĂ«: MĂ« shumĂ« se çdo popull nĂ« tokĂ«, Izraeli duhet ta mposht atĂ«â€, theksoi ai.

Sipas CNN, Amy Spitalnick, CEO e KĂ«shillit Hebre pĂ«r Çështjet Publike dhe njĂ« ish-ndihmĂ«se e zyrtarĂ«ve demokratĂ« nĂ« Nju Jork, akuzoi Trumpin pĂ«r pĂ«rdorimin e njĂ« fjalimi pĂ«r antisemitizmin si njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« sulmuar komunitetin hebre amerikan.

The post Trump: Zgjedhjet e këtij viti në SHBA janë më të rëndësishmet në historinë e Izraelit appeared first on Lapsi.al.

Turistja humb jetën në Itali, i bie statuja në kokë

By: user 11

Janë publikuar pamjet e rëndë kur një statujë bie dhe godet në kokë 30-vjeçaren Chiara Jaconis, duke e lënë atë të vdekur.

Siç shihet e reja ka qenë duke ecur në një rrugicë në Napoli të Italisë së bashku me një person tjetër.

Sipas mediave italiane, skenari më i mundshëm është që statuja të jetë hedhur nga dy fëmijë nga ballkoni i shtëpisë së tyre.

Autoritetet italiane kanë arrestuar tashmë prindërit e dy fëmijëve dhe i kanë akuzuar për vrasje.

Jaconis, e cila kishte udhëtuar drejt Italisë për të festuar ditëlindjen, u dërgua e plagosur në spital, por humbi jetën dy ditë më vonë për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar në kokë.

 

The post Turistja humb jetën në Itali, i bie statuja në kokë appeared first on Lapsi.al.

❌