Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Je i madh, i more ato? Ervin Salianji nxjerr përgjimet: Fredi Alizoti është paguar me para nga drejtuesit e policisë

By: V K

Deputeti i PD Ervin Salianji, ka publikuar përgjimet telefonike të Prokurorisë mes Albert Nushi, drejtor i policisë së Fierit dhe Fredi Alizotit.

Salianji thotë se Alizoti është paguar nga ish-drejtuesit e policisë, ndërsa në bisedën e përgjuar duket se Nushi dhe Alizoti flasin për pagesa.

Deputeti demokrat pretendon se pas marrjes së pagesave, Fredi Alizoti, ka ndryshuar dëshminë lidhur me çështjen “Babalja”, ku ai fillimisht denoncoi Agron Xhafajn për trafik droge.

Pjesë nga përgjimet

“Je i madh. I more ato? Dëgjo tani, me kujdes. Nesër në orën 9 më bëj telefon”, i drejtohet Nushi, Fredi Alizotit.

“Shefi është jashtë, i ka deleguar kompetencat një tjetri. Nesdër pasdite do të jetë këtu”, i thotë Nushi, ndërsa Alizoti përgjigjet: “Nesër dmth do të marr unë ato” (qesh)?

The post Je i madh, i more ato? Ervin Salianji nxjerr përgjimet: Fredi Alizoti është paguar me para nga drejtuesit e policisë appeared first on Albeu.com.

Rama në Nju Jork: Objektivi ynë është që brenda kësaj dekade të anëtarësohemi në BE

By: V K

Kryeministri Edi Rama, ka folur nga Nju Jorku ne lidhje me ekonominë e vendit dhe objektivin per anëtarësimin ne Bashkimin Europian deri ne 20230.

“Duke filluar nga një GDP që ishte 12.7 miliardë, ne morëm detyrën në 2013, tani është 25.4 miliardë.

Një shifër domethënëse se cfarë ka ndodhur me ekonomijnë në Shqipëri.

Sot kemi arritur pagën mestarë në sektorin publik 900 euro, në kushtet kur monedha është e fortë.

Mësuesit sot e kanë pagën mesatare 950 euro.
Në sektorin privat rriten sepse sipërmarrja e kupton se investimi më i rëndësishëm është te punonjësit e kualifikuar.

Duke harruar tu japësh më shumë atyre që punojnë për ty është një mënyrë e të parit shumë dritëshkurtër të ardhmes së çdo kompanie.

Por edhe për faktin që nevoja e ekonomisë për fuqi punëtore është shumë e madhe.

Për turizmin e keni parë. Është tanimë një sektor i ekonomisë në një shpërthim të madh, patjetër përbrenda që ky shërbim ka sfida.

Po ashtu dhe në të gjithë sektorët e tjerë.

Në fund, besoj që më e rëndësishmja është që të gjitha këto bashkë kanë sjellë që Shqipëria të jetë me pozicion në botë.

Më shumë se kushdo tjetër, mund ta perceptojnë ata që rrinë jashtë.

Sot është shumë kollaj të takosh kudo njerëz që thonë se ishin ose kanë dëshirë të shkojnë në Shqipëri,.

Objektivi ynë është që brenda kësaj dekade të anëtarësohemi në BE. Do të ishte arritje historike”, tha Rama.

The post Rama në Nju Jork: Objektivi ynë është që brenda kësaj dekade të anëtarësohemi në BE appeared first on Albeu.com.

Plani i Ramës për “Shtetin Bektashi”/ Reagon delegacioni i BE: Ne nuk rregullojmë çështjet fetare

By: V K

Në lidhje me planin për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i parë ndërkombëtare. Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, thekson se liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore.

Zyra e BE në vendin tonë, thekson se Bashkimi Europian mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar, por nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.

“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, thuhet ne reagim.

Shteti Bektashi, pritet te shtrihet në territoret ekzistuese të Selisë Botërore, në një sipërfaqe disa hektarëshe, në një zonë periferike të Tiranës.

Që prej vitit 1929, selia botërore e betashinjve u zhvendos nga Turqia, në kryeqytetin shqiptar.

Mbetet e paqartë rruga ligjore që do të duhet të ndiqet për njohjen e sovrantitetit të tij. Kushtetuta shqiptare parashikon në Nenin 1 të saj se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”. Një ndërhyrje për ndryshimin e saj do të kërkonte një shumicë prej dy të tretave të parlamentit, ose 94 vota.

The post Plani i Ramës për “Shtetin Bektashi”/ Reagon delegacioni i BE: Ne nuk rregullojmë çështjet fetare appeared first on Albeu.com.

Ky është efektivi i FNSH-së që humbi jetën në Shkodër

By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku efektivi i FNSH-së Nikol Lekndreaj, humbi jetën si pasojë e një aksidenti me motor.

Efektivi Nikoll Lekndreaj, 51-vjeç, pasi është takuar me disa miq të tij, ka qenë duke u kthyer në shtëpi me motor, ku ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në kanal, ku sipas dyshimeve të para dyshohet se shkak u bë moti i keq.

Efektivi është marrë nga rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i tij u gjet përgjatë orëve të para të mëngjesit nga shërbimet e policisë gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir.

The post Ky është efektivi i FNSH-së që humbi jetën në Shkodër appeared first on Albeu.com.

U dhunua brutalisht/ Avokati Mëngjesi kërkon që t’i hiqen akuzat Dritan Nanos, gjykata e refuzon

By: V K

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi i cili u dhunua nga 3 persona me 29 mars të këtij viti, ka dërguar në prokurori një shkresë që kërkon t’i hiqet akuza Dritan Nanos.

Ky i fundit qëndron burg me akuzat se është personi që ka organizuar dhëndrin dhe shokët e tij për të sulmuar avokatin. Në shkresën e depozituar tregon se nuk ka konflikte me Dritan Nanon dhe se problemet e tyre janë zgjedhur.

Por pavarësisht kësaj, gjykata nuk ka pranuar të lirojë atë duke e lenë vijim e masës arrest në burg. Sipas dosjes, shkak dyshohet se është bërë një proces gjyqësore ku personat që kanë sulmuar avokatin, nuk kanë rënë dakord për përqindjet në një proces gjyqësore.

Sipas shkresave, Sokol Mëngjesi kishte fituar procesin dhe me klient dhunuesit e tij, por këta të fundit nuk i janë përgjigjur kontratës së mbajtur.

Për këtë ngjarje në kërkim vijon të jetë Drivald Alia, Elidon Kusaj dhe Romario Tabaku, për të cilën policia ka ofruar një shumë prej 20 mije euro për këdo që ka informacione.

Ndaj tyre rendon akuza e plagosjes se rënde më dashje dhe kundërshtim dhe goditje e gjyqtarit. Pas dhunimit, Sokol Mëngjesi qëndroi në gjendje të rëndë disa ditë në tiranë dhe më pas shkoi për kurim në Greqi.

The post U dhunua brutalisht/ Avokati Mëngjesi kërkon që t’i hiqen akuzat Dritan Nanos, gjykata e refuzon appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha: Më akuzojnë pse më pagoi vajza pushimet një herë në 30 vjet

By: V K

Një akt të paprecedentë, të bazuar në një piramidë fund e krye mashtrimi, e ka cilësuar Sali berisha hetimin ndaj tij dhe dhëndrit të tij për çështjen Partizani.

Në një konferencë për shtyp, pak pas mbylljes së hetimit të SPAK mbi këtë çështje, ish-kryeministri akuzoi kryeministrin Edi Rama, prokurorët e SPAK dhe diplomatët amerikanë.

Kreu demokrat tha se ky proces, të cilin e quajti politik, erdhi pas kërkesës së diplomatëve amerikanë dhe Ramës. Berisha theksoi se pas 4 vitesh hetime, nuk ka asnjë fakt dhe provë që të fajësojnë atë dhe dhëndrin e tij.

Ai u ndal edhe tek fëmijët e tij që gjithashtu janë të dyshuar për akte korruptive.

“Unë jam i vetmi politikan që kam deklaruar se mbaj përgjegjësi për fëmijët e mi. Kjo për shkak të detyrave të larta që kam mbajtur. Ua kam thënë zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin”, – tha Sali Berisha nga ambientet e shtëpisë.

Ai tha se të vetmen gjë që hetimet kanë gjetur është borxhi që i kanë dhënë fëmijët, duke e cilësuar këtë si solidaritet.

“Na akuzojne per pushimet 3 mije euro qe pagoi vajza per pushimet e perbashketa qe beme njehere ne 30 vite”, – tha Berisha.

The post Sali Berisha: Më akuzojnë pse më pagoi vajza pushimet një herë në 30 vjet appeared first on Albeu.com.

Pas arrestimit të shokëve në Bashki, Erion Veliaj gjen mbështetje tek i vëllai, nga vjedhja “5D”, shpiket skema “3D” për “pastrimin e figurës”

By: V K

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i zhytur në skandalet e drejtorëve të tij, ka tentuar të pastrojë imazhin e tij duke bërë propagandë në media.

Skema e propagandës “pro” kryebashkiakut Erion Veliaj, duket se i ka tentakulat të shtrira deri te bizneset private, që menaxhon i vëllai, Arbër Veliaj.

Një rast është ai i “One Albania”, marketingu i së cilës menaxhohet nga kompania “Gogel” e Arbër Veliajt.

“One Albania”, më 20 shtator 2024 ka fituar një tender nga Bashkia e Tiranës me objekt “Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data”.

Fondi limit i tenderit ishte 74 398 398 lekë, ndërsa “One Albania” e fitoi me vlerën 68 774 075 lekë.

“Open Data” e ka vlerësuar këtë tender me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit, për përjashtim të kompanive të tjera konkurruese.

Pavarësisht se në tender morën pjesë edhe 5 kompani të tjera, fituese ishte “One Albania”, e cila menaxhohet nga vëllai i kryebashkiakut.

Kjo në fakt është një provë e fortë për SPAK-un, për hetimin pasuror të Veliajt dhe familjarëve të tij se si funksionon skema oktapod me tentakulat për shpërndarjen e fondeve, ku Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj i jep tenderin kompanisë “One”, e cila marketingun me vlerë prej miliona eurosh e menaxhon nëpërmjet kompanisë “Gogel” të vëllait të kryebashkiakut.

Kjo është njësoj si në skemat klasike të shërbimit dhe të korrupsionit, sepse është mjaft e qartë, Veliaj i jep kompanisë “One” tenderin, kompania “One” i jep reklama Arbër Veliajt.

Ky i fundit shpërndan reklama sipas interesave të vëllait të tij, duke i ushqyer ato me paratë e kompanive private, për propagandën pro kryebashkiakut, për të mos folur për skandalet e kryebashkiakut, për të mos folur për incineratorët, për të mos folur për dosjen “5D”, për të mos folur për protestat para Bashkisë së Tiranës, por për të bërë avokatinë me pagesë.

Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. Pra, Arbër Veliaj paguan mediat, paratë i merr nga Bashkia e Tiranës për kompanitë që ai menaxhon dhe mediat kyçin gojën.

Dhe ky nuk është ky rasti i vetëm që kryebashkiaku përdor fondet publike, përdor paratë për shërbimet publike, duke i kaluar nëpër kompani, nëpër biznese të lidhura me të dhe afër tij, që shkojnë në shërbim për propagandën e vetë Veliajt, hallet dhe problemet që ka ai, të cilat kërkon t’i zgjidhë duke paguar media nëpërmjet të tretëve, në mënyrë direkte apo indirekt dhe ky është fakti më klasik, publikuar sot nga CNA.

The post Pas arrestimit të shokëve në Bashki, Erion Veliaj gjen mbështetje tek i vëllai, nga vjedhja “5D”, shpiket skema “3D” për “pastrimin e figurës” appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e Hetimeve nga SPAK për dosjen “Partizani”/ Berisha: Akt i paprecedentë falsifikimi

By: V K

Pasi SPAK mbylli hetimet për dosjen Partizani, avokatët e tij paraqitën për të firmosur dhe për të tërhequr aktet e hetimit, kryedemokrati Sali berisha tha në një konferencë për gazetarët, se ky është një akt i paprecedentë dhe që është bazuar në një piramidë falsifikimi.

Sipas Berishës, prokurorët politikë të SPAK kanë rreshtuar duke i shumëzuar për të gjitha mashtrimet e renditura në dokumentin me të cilin ata shpallën në hetim Berishën dhe Malltezin .

“Edi Rama kreu i narkoshtetit shqiptar, Altini i pyetjes 1 milionë euro dhe tre apartamenteve, ish xhelati Kraja, ndrikulla Millonai dorëzuan avokatëve të mi në mënyrë përfundimtare dosjen për klubin Partizani me akuzën për korrupsion pasiv për Sali Berishën dhe të njëjtën akuze, por shtuar edhe për pastrim parash për Jamarbër Malltezin.

Ky akt i paparecedentë, i bazuar në një piramidë falsifikimi dhe fshehje të dokumenteve zyrare do të gdhendet në memorien e kohës si një nga veprat më të shëmtuara të narkoshtetit në Shqipëri.

Në këtë piramidë, prokurorët politikë të prokurorisë private të Ramës kanë rrjeshtuar duke i shumëzuar për dy të gjitha mashtrimet e renditura në dokumentin me të cilin ata shpallën në hetim Berishën dhe Malltezin dhe vendosën në kundërshtim me kushtetutën dhe konventës evropiane, arrestin në shtëpi dhe komunikimin me cdo person tjetër përveç familjarëve dhe ndalimin e ndjekjes së kuvendit, ndonëse pa asnjë masë dënimi sic kërkojnë ligjet”, tha ai.

The post Mbyllja e Hetimeve nga SPAK për dosjen “Partizani”/ Berisha: Akt i paprecedentë falsifikimi appeared first on Albeu.com.

“Shteti bektashi”/ Rama u përgjigjet kritikëve: Padija e skëterrshme dhe shkujdesja brutale, ma përforcojnë bindjen se kësaj ideje

By: V K

Kryeministri Edi Rama, u është kundërpërgjigjur kritikëve të cilët përgjatë ditëve të fundit, janë pozicionuar kundër idesë së krijimit të një shteti sovran të bektashinjve në Tiranë.

Në një postim neë rrjetet sociale, kreu i qeverisë Edi Rama, ka akuzuar rivalët politikë për padije mbi rolin e bektashinjve në historinë e Shqipërisë, duke përsëritur se ai është i vendosur në krijimin e një Vatikani të dytë në Tiranë.

“Padija e skëterrshme dhe shkujdesja brutale në trajtimin e një çështjeje me kaq vlerë, ma përforcojnë bindjen se kësaj ideje i ka ardhur koha të vihet në jetë”, tha Rama.

Gjithashtu, kryeministri Edi Rama, vuri në dukje rëndesinë që ka për mbijetesen e bektashizmit ndërtimi i një shteti të pavarur.

“Të adresosh sot këtë çështje do të thotë të mbrosh një vlerë të jashtëzakonshme të trashëgimisë historike dhe kulturore të kombit shqiptar, pa llogaritur edhe të tjera të mira të mëdha që do t’i sjellë Shqipërisë e shqiptarisë krijimi i një entiteti të tillë sovran në botën e trazuar ku jetojmë”, shtoi Rama.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama, ka sqaruar se ndërtimi i këtij shteti sovran do të kërkojë kohë dhe ndryshime ligjore.

“Nga ideja te jetësimi i saj ka një kohë të tërë për t’u kthjelluar çdo gjë dhe një proces të tërë publik e legjislativ për t’u zhvilluar, kështu që nuk ka asnjë ngut e asnjë nevojë për polemika të kota”, shtoi kreu i qeverisë.

Për herë të parë ideja e krijimit të një shteti të pavarur bektashi në Tiranë, u prezantua nga kryeministri Edi Rama në një intervistë për “New York Times”.

The post “Shteti bektashi”/ Rama u përgjigjet kritikëve: Padija e skëterrshme dhe shkujdesja brutale, ma përforcojnë bindjen se kësaj ideje appeared first on Albeu.com.

Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Klevis Balliu: SPAK duhet të hetojë Belinda Ballukun, menaxhon 75 përqind të buxhetit

By: V K

Këtë të mërkurë, opozita po zhvillon protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Koordinatori i PD për kryeqytetin Klevis Balliu, mbajti një fjalim ku hodhi akuza edhe për zv kryeministren, njëkohësisht ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun.

Klevis Balluku tha se SPAK nuk po heton Belinda Ballukun, edhe pse ajo menaxhon 75 përqind të buxhetit.

Klevis Balliu:SKAP nuk e heton Belinda Ballukun për asgjë, pavarësisht se menaxhon 75 përqind të buxhetit. A e keni parë se Veliaj i quan ata të SKAP-it “koleg”. Të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë në burg, përveç Veliajt. Opozita nuk bën kompromise, por i del përballë të keqes. Ne nuk e lëmë në baltë Tiranën, as Shqipërinë. Nuk lëmë në baltë qytetarët, derisa ekonomia të jetë për qytetarët dhe jo për pushtetarët. Rroftë opozita, rroftë Tirana”.

The post Protesta para Bashkisë së Tiranës/ Klevis Balliu: SPAK duhet të hetojë Belinda Ballukun, menaxhon 75 përqind të buxhetit appeared first on Albeu.com.

Dosja “Partizani”/ Berisha nuk shkon në SPAK, përfundimin e hetimeve do ta firmosin avokatët mbrojtës

By: V K

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk do të paraqitet vetë fizikisht këtë të mërkurë në ambientet e SPAK. Të hënën, Prokuroria e Posaçme, njoftoi ish-kryeministrin përmes avokatëve mbrojtës se duhej të paraqitej për të firmosur zyrtarisht përfundimin e hetimeve, për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dhe marrjen e akteve të plota.

Berisha do të përfaqësohet në SPAK nga pala mbrojtëse. Më pas, dosja e përpiluar nga Prokuroria e Posaçme do t’i dërgohet për gjykim GJKKO-së.

Prokuroria e Posaçme, ka marrë të pandehur për këtë çështje Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa Malltezi për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha.

Të pandehur janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi dhe noterja Andia Pustina, e cila është zotëruese e studios ligjore “Pustina”, në të cilën janë bërë të gjitha kontratat, si dhe Xhimi Begeja, kushëriri i Jamarbër Malltezit e njëherazi një prej trashëgimtarëve të truallit ku dikur ndodhej kompleksi Partizani.

The post Dosja “Partizani”/ Berisha nuk shkon në SPAK, përfundimin e hetimeve do ta firmosin avokatët mbrojtës appeared first on Albeu.com.

Behar Bajri në “SKY”: Më ndihmo të fus 100 copë, po a ka garanci? Ervis Martinaj: Garanci s’kam jetën time…

By: V K

Trafiku i kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt porteve të Evropës, ishte një specialitet i veprimtarisë kriminale që kryente biznesmeni i lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Sipas bisedave të zhvilluara në “Sky”, Martinaj drejtonte dhe financonte një linjë të tijën në trafikun e kokainës, duke e konsideruar të sigurtë dhe nxjerrjen e sasive të drogës nga ambientet e brendshme të Portit.

Në këtë linjë trafiku i lutet të futet dhe Behar Bajri i Shkodrës. Në kohën kur zhvillohet bisedat për futjen e Bajrit në trafikun e drogës, ai kishte vetëm 4 muaj që kishte dalë nga paraburgimi Nr. 313.

Bajri kishte vështirësi ekonomike dhe kërkonte ndihmë tek Ervis Martinaj, që i fundit ta ndihmonte në trafikun e kokainës, ku fillimisht do fuste 100 copë njëherësh.

“…mos e fol me njeri se më prish punë. Po për zotin, ndihmë kështu as vëllai jot s’ta ka ba…”,- i thotë Ervis Martinaj.

Por Behari ka frikën se mos kapet ngarkesa e drogës dhe kërkon me ngulm që herën e parë, të dalë garant Ervis Martinaj dhe ky i fundit t’ia marrë përsipër rrezikun e humbjes.

“…po rrezikun, a po ma mer rrezikun veq herën e parë dhe nuk ta haroj. 5 për qind i fus vetë dhe po dal në diellë. Por a po ma merr rrezikun, veç kyt herë? A më jep fjalën tani…se më ke në krah, por më ndihmo…”- i shkruan Behar Bajri, Ervis Martinaj.

Por Ervis Martinaj ia kthen me një përgjigje epike se: “…garanci kam vetëm zgjuarsinë time…dhe ça lekësh kam unë do i fus. E këta çunat ça lekësh kanë do i fusin që të rinë me mua. Ashtu garancie që thua ti, s’kam jetën time more …kapedan…”.

Në datën 27 tetor 2020, Ervis Martinaj bisedon në aplikacion “Sky” me Behar Bajrin, për të ndarë muhabetin nëse do e fuste këtë të fundit apo jo në linjën e trafikun të kokainës që e realizonte nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të porteve të Europës.

Martinaj i kujton Bajrit, që të qëndrojë diskret në këtë veprimtari kriminale dhe të mos i tregojë kujt, duke i shkruar si më poshtë vijon:

“…asnjë s’du që ta dije dhe do bisedojmë bashkë këto tre ditë. Munesh me fut sa të kesh takat ti…”.

Por Behari ia kthen: “…aaaa, a kena Garanci…?”.

Por Ervis Martinaj ia kthen me një përgjigje epike se: “…garanci kam vetëm zgjuarsinë time…dhe ça lekësh kam unë do i fus. E këta çunat ça lekësh kanë do i fusin që të rinë me mua. Ashtu garancie që thua ti, s’kam jetën time more …kapedan…”.

Sërish Behar Bajri ia kthen me ndrojtje duke i shkruar: “…Por nuk kam lekë mor “Kapedan…”. Ti e di, por unë nuk jam në hapat e tua. Por a më the se po të ndihmoj mar “Kapedan…”. A po ma merr rrizikun ti herën e parë, mo “Kapedan”. Më thuaj kur po rimë…”?

Ndërsa biznesmeni Ervis Martinaj e këshillon duke i thënë: “…mos u turr pas fajdeve…”.

Kurse Behari ia kthen: “…po lek po mbledhi…”.

Behari vijon t’i shkruajë në “Sky” Vis Martinajt duke i pohuar:

“…po rrezikun, a po ma mer rrezikun veq herën e parë dhe nuk ta haroj. 5 për qind i fus vetë dhe po dal në diellë. Por a po ma merr rrezikun, veç kyt herë? A më jep fjalën tani…se më ke në krah, por më ndihmo…”.

Martinaj ia kthen me mesazh duke i shkruar se: “…mos e fol me njeri se më prish punë. Po për zotin, ndihmë kështu as vëllai jot s’ta ka ba…”.

“…Po e di, por ma ban, e ti bij lekët sonte… 5 për qind po i fus unë, po hyj borgj…”- ia kthen Behar Bajri.

“…Ore ishallah po bëhet…nuk duhen lekët sonte jo… duhen mas 2 javësh… Po rëndësi ka që të bëhet. Lekët duhen brenda muajit nëntor”- i thotë Ervis Martinaj.

Biznesmeni vijon t’i shkruajë duke i thënë: “…100 copë e ke vendin, aq do fus dhe vetë unë…vetëm mos folë me njeri se më ngelet hatri se veç ty të kam thënë, se çdo muhabet e qet jashtë. Nuk i lej hapësirë kujt, veç teje 100…”.

Behari: “…I qin unë…?!”…jo jo nuk i them kujt. I qind për mu…?!”

Martinaj: “…po i lashë kujt s’jena ma shokë, se veç ti më ke ra mbrapa. 10 për qind edhe hypja 20 dalja…”.

Por Behari ia kthen: “…vlla du me fut për vedi i 100 copë. Në i qin copë, sa i bjen me marë unë 80 copë?. Ok në rregull por ama merr rrezikun veq kyt rradhë, fjalë burrash, lekët i kam ok. Po normal lekët i kam dhe më thuaj ti bij…”.

Martinaj: “…E me turkun…”.

Behari: “…jo mor vëlla, çfarë flet nuk i them kujt…Po jo o vëlla, do i fus veç për vedi për kryet të kalamanjve dhe do ju jap naj gjë dhe këtyreve. Ok e kam të shitur…”.

Por sërish biznesmeni Martianaj, ia kthet Beharit duke i kërkuar këtij të fundit që të mos flasi lart e poshtë, duke i shkruar: ”…mos i thuaj kujt, veç atyre që rrimë, Lela e Plluma. Herës tjetër ja fusim nga 200, masanej nga 400…”.

“…Jo mo vlla nuk tregoj…”,- i thotë Behari, duke vijuar t’i shkruajë Ervis Martinaj se: ”…ba me dal, do ju jap ka 100 mijë euro Denisit dhe Samos dhe Dorit, se kam shpenzime…”.

Sërish Martinaj ia kthen: “…O e ke të dalme, por veç fike Neës 24… ( shprehje figurative duke i rikujtuar Beharit të mos flasë mos hapi gojën për këtë punë) se të tjerët bajnë nga 1000 copë e nuk folin. Leli s’ta ka futur 1 bukë kurrë, o budalli i dreqit…”.

Behari: “…po nuk kam punë me të o vlla, vari ka**n e tij….”.

Ndërsa Martinaj i thotë: “… po na e bjer ta ballafaqojmë…”. “…kismet se kam kohë si nuk kam fol, por varja puna e tij…”,- ia kthen Behar Bajri.

Më tej po në datën 27 Tetor 2020, teksa Behar Bajri bisedon me biznesmenin Pëllumb Gjoka, duke i shkruar këtij të fundit për merakun se s’po e kapte dot Bardhok Pllanaj.

“…atë Bardhokun, si nuk po e kap, se ai vdes prej frike…”-i shkruan Behar Bajri, Pëllumbit.

Ndërsa ky i fundit ia kthen: “…se gje gja Bardhokun, ka kaluar shumë ai ashtë mjeshtër…”.

Por sërish Behari i shkruan më tej duke qeshur: “…hahaha varet kur e ka ditën dhe ky, po po ashtu është. Po dhe mu më ka vënë në gjumë, po më ka dhënë valjum derisa ta zaj atë Dorin…”.

Në fakt Dorian Dulin nuk mundi ta kapë dot kurrë Behar Bajri. Duli, nuk mundi të kapet dhe nga Prokuroria e Posaçme SPAK, e cila e kërkoi si dëshmitar për ta pyetur dhe ky person nuk u arrit të gjendet në Shqipëri nga oficerët e Policisë Gjyqësore.

 

 

 

 

 

The post Behar Bajri në “SKY”: Më ndihmo të fus 100 copë, po a ka garanci? Ervis Martinaj: Garanci s’kam jetën time… appeared first on Albeu.com.

Itali/ Shqiptari hyn për të vjedhur një banesë, pronari e arreston vetë në flagrancë

By: V K

Një hajdut shqiptar që udhëtonte nga provinca e afërt e Reggio Emilia ku jeton, u arrestua nga karabinierët në Sassuolo, pasi pronari i shtëpisë që po tentonte të vidhte e kapi vetë në befasi dhe e “prangosi”.

Gjithçka ndodhi në fundjavë, kur policia mori një telefonatë në numrin 112 mori një denoncim nga i vetë pronari i banesës.

Mediat italiane raportuan dje (24 Shtator), se i ndaluari është një 37-vjeçar dhe për të vjedhur përdorte çelësa fals, ose u priste bravat me pajisje.

Por këtë herë i shkoi keq “gjuetia” në zonën e njohur si “lagja e qeramikës”, pasi pronari i shtëpisë ishte brenda dhe telefonoi policinë.

I dyshuari nuk bëri rezistencë ndaj pronarit dhe nuk u largua derisa erdhën karabinierët që e prangosën.

Ditën e djeshme, Gjykata e Modenës ligjëroi ndalimin për ta mbajtur në paraburgim shqiptarin dhe nënshtruar hetimeve të mëtejshme.

The post Itali/ Shqiptari hyn për të vjedhur një banesë, pronari e arreston vetë në flagrancë appeared first on Albeu.com.

“SKY ECC” zbërthen bandën ndërkombëtare/ Baza e organizatës kriminale ishte në Shqipëri

By: V K

Të tjera detaje janë zbuluar nga një operacion i zhvilluar njëkohësisht në Itali, Shqipëri, Zvicër e Poloni kundër një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas të dhënave të deritanishme, hetimi i përket një periudhe 4-vjecare, 2020-2024 dhe përfshin edhe zbërthimin e bisedave në aplikacionin “Sky ECC”.

Organizata kriminale, me qendër në Shqipëri dhe me degë organike në territorin italian, mësohet se ka importuar kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë nëpërmjet rrugëve tregtare të transportit detar dhe më pas e ka sjellë në Itali nëpërmjet Spanjës dhe Holandës.

Sasitë e mëdha të kokainës, sapo futeshin në Itali, ruheshin për shpërndarje të mëvonshme në 5 baza logjistike-operative, të ngritura nga organizata dhe të vendosura kryesisht në Brescia, Romano di Lombardia dhe Palazzolo sull’Oglio dhe në komuna të tjera në Italinë qendrore-veriore si Varese dhe Piza.

Brenda qendrave të sipërpërmendura, menaxherët e depozitave grumbullonin para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike për t’i dorëzuar një organizate paralele italo-kineze, e cila do të ofronte një shërbim të fshehtë bankar për transferimin e kapitalit të paligjshëm. jashtë vendit.

Në mënyrë të detajuar, shuma e madhe e parave që vinin nga trafiku i drogës do të kishte rrjedhur, përmes një shtetasi etnik kinez që jetonte në provincën e Brescias, në një sistem kompleks që synon të “monetarizojë” faturat e rreme të barabarta me rreth 375 milionë euro të lëshuara nga “sipërmarrësit” në përputhje.

Prandaj, ky mekanizëm do të kishte përcaktuar një avantazh të trefishtë për trafikantët e drogës, në krahasim me sistemet më tradicionale të transferimit të parave të gatshme të zbatuara përmes transportit fizik të tyre ndërmjet kufijve të shteteve të ndryshme, duke minimizuar rrezikun për t’u zbuluar gjatë kontrolleve doganore dhe policore në rrugë, të ardhurat e veprës penale në qarkun ligjor dhe kursimkn në komisionet për transportuesit.

Krahas masave paraprake të ditës së sotme, gjatë veprimeve hetimore, tashmë janë arrestuar në flagrancë 21 persona të organizatës dhe janë sekuestruar rreth 2 milionë euro cash, 5 pistoleta dhe municione përkatëse, 8 makina dhe 360 kg lëndë narkotike e cila nëse do të hidhej në treg mund të kishte sjellë fitime rreth 30 milionë euro.

Aktualisht, janë duke u zhvilluar kërkime të shumta, të kryera me mbështetjen tekniko-operative të SCICO, me ndihmën e instrumenteve moderne teknologjike dhe pesë njësive antidrogë dhe qenve “cash dog” për kërkimin e substancave narkotike dhe parave. Në operacion janë angazhuar sektori i ”Beretave jeshile”, oficerë me specializim ATPI ”Anti-Terrorizëm – Gati për Përdorim” dhe një helikopter nga komponenti ajror-detar i Korpusit.

The post “SKY ECC” zbërthen bandën ndërkombëtare/ Baza e organizatës kriminale ishte në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Nuk foli 20 vite me Zef Dedën, aktori Sandër Ruçi: Ta kisha ditur që më kërkoi, do shkoja barkas

By: V K

Ndarja nga jeta e aktorit Zef Deda, ishte një lajm i trishtë për të gjithë shqiptarët që u rritën me humorin e tij. Një nga komentet që tërhoqi më shumë vëmendje në momentin e ndarjes nga jeta të Zefit, ishte ajo e ish-mikut të tij Sandër Ruçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale zbuloi se kishte vite që nuk flisnin bashkë.

I ftuar në “Quo Vadis”, aktori Sandër Ruçi, zbuloi pengun e tij më të madh, atë që nuk ishte pranë Zefit në momentet e fundit të jetës.

Pranvera Borakaj: Çfarë ndodhi me Zefin që u keqinterpretove?

Sandër Ruçi:Është një histori e gjatë. Jam duke bërë një roman dhe në kuadrin e kësaj Zefin e kam pasur si vëlla. Edhe sot e dua si atëherë. Jam duke bërë një roman me titull “Udhëtim në Parajsën e Ferrit artistik”. Kopjen e parë të romanit kur të botohet do ta kesh ti”.

Pranvera Borakaj: Çfarë ndodhi që u prishët më pas dhe Zefi të kërkoi në ditët e fundit?

Sandër Ruçi:Nuk e di a më ka kërkuar apo jo. Nuk jam i sigurt sespe nëse do më kishte kërkuar do të shkoja barkas”.

Pranvera Borakaj: Nuk e dije, nuk të njoftuan?

Sandër Ruçi:Për kokën e fëmijëve, jo”!

The post Nuk foli 20 vite me Zef Dedën, aktori Sandër Ruçi: Ta kisha ditur që më kërkoi, do shkoja barkas appeared first on Albeu.com.

Krim i rëndë në familje/ Burri vret gruan dhe vajzën, plagos nënën dhe dy fëmijë, më pas i jep fund jetës

By: V K

Mëngjesin e sotëm, Italia është tronditur nga një krim i rëndë në familje. Ngjarja ka ndodhur në Nuoro të Italisë.

Sipas informacioneve të para, numri i viktimave, është tre të vdekur dhe katër të plagosur.

Një burrë vrau gruan dhe vajzën e tij dhe plagosi dy fëmijë të tjerë të vegjël, dhe një fqinj.

Më pas, ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij, duke e qëlluar me armë dhe duke e plagosur rëndë në kokë.

Mësohet se pas krimit të rëndë autori vrau edhe veten.

Ambulancat, Policia dhe Karabinierët ndodhen në vendngjarje dhe po rindërtojnë dinamikën e ngjarjes.

The post Krim i rëndë në familje/ Burri vret gruan dhe vajzën, plagos nënën dhe dy fëmijë, më pas i jep fund jetës appeared first on Albeu.com.

E publikon vetë, Adrola Dushi dhe Capital T të kapur dorë për dore?

By: V K

Adrola Dushi dhe Capital T janë në qendër të vëmendjes pas ngjarjeve të fundit që sugjerojnë një lidhje romantike mes tyre.

Së fundmi, Adrola ka postuar një video në Instagram ku shihet duke ecur dorë për dore me një mashkull, gjë që ka ngjallur spekulime se ai mund të jetë Capital T.

Ky veprim i saj vetëm ka shtuar zërat për një marrëdhënie të mundshme mes tyre, duke qenë se kjo nuk është hera e parë që janë lidhur publikisht. Pak javë më parë, Adrola publikoi një foto nga një koncert i Capital T në Tiranë, duke e përshkruar si një përvojë që “nuk zhgënjen asnjëherë”.

Kjo foto u pasua nga spekulime të shumta për një romancë mes tyre, megjithëse asnjëri nuk e ka konfirmuar zyrtarisht një lidhje.

Në intervista të ndryshme, Capital T e ka cilësuar Adrolën si një nga femrat më të bukura shqiptare, ndërsa ajo ka thënë se është e dashuruar me mashkullin më të bukur shqiptar.

Ende mbetet për t’u parë nëse do të ketë një konfirmim zyrtar, por zërat për këtë marrëdhënie vazhdojnë të përhapen.

The post E publikon vetë, Adrola Dushi dhe Capital T të kapur dorë për dore? appeared first on Albeu.com.

Meriton Mjekiqi publikon momentin emocionues kur takohet me djalin e tij (FOTO)

By: V K

Ish-banori i “Big Brother Vip Albania 3”, Meriton Mjekiqi, ka bërë të ditur se është takuar me të birin, i cili jeton në Austri. Momentin emocionues e ka ndarë me fansat në Instagram.

Këtë vit, Meritoni ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë, për shkak të pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania 3”.

Ai gjatë qëndrimit brenda në shtëpi, rrëfeu për publikun gjëra të ndryshme nga jeta dhe karriera profesionale.

Mes të tjerash, prezantuesi nga Kosova shpesh ka folur edhe për djalin e tij të vetëm, Loarin dhe për raportet me ish-partneren.

Në një nga spektaklet, ai u shpreh se kishte vite pa e parë duke hedhur akuza për ish-të dashurën.

The post Meriton Mjekiqi publikon momentin emocionues kur takohet me djalin e tij (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Kamëz/ Përplasen dy automjete, humb jetën 36-vjeçari

By: V K

Mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 07:50, një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Kamëz.

Ngjarja ndodhi në Valias, ku dy automjete janë përplasur me njëri- tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i një prej makinave, 36-vjeçari me inicialet Y. L.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2024, rreth orës 07:50, në Valias, mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36-vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Kamëz/ Përplasen dy automjete, humb jetën 36-vjeçari appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Shkodër/ Gjendet i mbytur në kanal një efektiv i FNSH-së (EMRI)

By: V K

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një efektiv i FNSH-së ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor.

Viktima është identifikuar si Nikoll Lekndreaj 52-vjeç.

Pasi është takuar me disa miq të tij, ai ka qënë duke u kthyer në shtëpi me motor dhe për shkak të stuhisë së madhe dhe erës, e ka patur shumë të vështirë lëvizjen.

Burime nga policia e Shkodrës, bëjnë me dije se efektivi është aksidentuar me mjetin e tij, duke rënë në kanal ku fatkeqësisht ka humbur jetën.

Policia e Shkodrës thotë se ngjarja është aksidentale.

The post E rëndë në Shkodër/ Gjendet i mbytur në kanal një efektiv i FNSH-së (EMRI) appeared first on Albeu.com.

❌