Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shkoi t’i spiunonte, Bajrat rrahën dëshmitarin e rrem të Xhafës: Është legen dhe mashtrues

By: Oldi

Fredi Alizoti, dëshmitari kyç i cili përmes rrëfimit të tij të dhënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ktheu përmbys dosjen “Babale”, duke treguar se përgjimi për Geron Xhafajn, ishte një sajesë mes (Babales) Albert Veliut dhe vetë Alizotit, rezulton të jetë rrahur barbarisht nga Behar Bajri dhe anëtarët e grupit të tij. Dëshmia e […]

The post Shkoi t’i spiunonte, Bajrat rrahën dëshmitarin e rrem të Xhafës: Është legen dhe mashtrues appeared first on BoldNews.al.

Dënimi i Salianjit/ Alizoti: Vendimet e Ramës do e marrin një përgjigje

By: Oldi

Nga Tomor Alizoti Grykësia është mëkati kryesor. Edi Rama është shembulli i shpërfytyrimit dhe degradimit nga mbipushteti. Vendimi për kolegun tonë Salianji, është shenja e fundit e paaftësisë së tij politike. Dënimi i Salianjit është një hakmarrje primitive, një përdhunim i gjyqësorit nga kryeministri. Ata tre gjyqtarë mjeranë, janë pjesë e listës së zgjedhur me […]

The post Dënimi i Salianjit/ Alizoti: Vendimet e Ramës do e marrin një përgjigje appeared first on BoldNews.al.

Salianji-Beleri/ Si po pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia

By: user 2

Dy procese politike, ai ndaj deputetit Ervin Salianji dhe ai ndaj kreut të zgjedhur të bashkisë Himarë Fredi Beleri, po dëshmojnë se drejtësia e re po shndërrohet në një kosë për asgjesimin e opozitës. Të dyja këto histori ngjanë në shumë pika. E para se të dy të dënuarit politikë, janë sulmuar nga kryeministri, i cili i ka paralajmëruar dënimet përpara se drejtësia të merrej me ta. E dyta se që të dy ishin nga të paktit që qenë protagonisë në zgjedhjet e fundit lokale në zonat ku opozita arriti të fitonte, i pari si kandidat në himarë, ndërsa i dyti si shef i fushatës në Kavajë.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

Por këto përkime nuk janë të vetmet. Fatet e këtyre proceseve i bashkon një gjë shumë më e rrezikshme dhe shqetësuese: fakti se deri në marrjen e vendimeve të formës së prerë, gjykatat e reja të dala nga reforma në drejtësi, janë shndëruar në noterizuese dhe [ertifikuese të dëshmitarëve të rremë, që policia i ka kontigjent dhe i manipulon e i paguan për të prodhurar dëshi fallco në dëm të opozitarëve.

Në rastin e Fredi Belerit që e akuzuan e më pas e dënuan për blerje votash, i gjithë gjykimi u bazua në dëshmitë kontrediktore të një personazhi me precedentë, Arsen Ramës, të cilën kryepolici i zonës, Ermal Hajdini e kishte përdorur edhe më parë në raste të tjera. Madje dolën prova se ai edhe ishte paguar nga policia për të futur në kurth rivalin e PS në zgjedhje.

Ekskluzive/ Antenat e celularëve që shkatërruan provat e fabrikuara të procesit Beleri

Edhe në rastin Salianji, u gjet një tjetër kontigjent i policisë, Alfred Alizoti, i cili gjoja me vullnet të lirë i telefonoi 129, për të thënë se njeriu i dalë në audio përgjim, si trafikant droge, nuk ishte vëllai i ministrit të brendëshëm Fatmir Xhafa, por se rolin e tij si aktor e kishte luajtur ai.

Dosja Babale/ Pyetjet pa përgjigje në intervistën e Fatmir Xhafës

Më pas dolën 9 përgjime të prokurorisë që e nxorrën bllof këtë version. në to dukej qartë se Alizoti ishte paguar dhe mbahej nën kontroll nga drejtori i Policisë së Fierit, Berti Nushi dhe nëndrejtori Andon Marko,  që u angzhuan me mish e me shpirt për të krijuar një alibi që i leverdiste shefit të tyre të atë kohë ministrit të brendëshëm Xhafa. Nga fillimi i qershorit 2018 e për pesë muaj me radhë dëgjohet Alizoti duke komunikuar me ataqë i thonë se do shkoj dikush ti japë paratë, se do ti vijë një njeri “ta qerasi me birrë” dhe se ndahen në fund me “pezmin” se ai për paratë që ka marë do të duhet të bëjë pak burg. 

Pra në të dy rastet duket në dritën e diellit se këmi të bëjmë me dëshmitarë fallco të fabrikuar në zyrat e një policie politike. Por e keqja është që linjën e kapterëve të Rilindjes e ndjekin me besnikëri edhe prokurorët dhe gjykatësit e drejtësisë së re, në letër të pavarur.

Superskandali/ Përgjimet se si policia ka blerë me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale

Në gjyqin e Belerit, ndonëse në sallën e gjyqit dalin në mënyrë flagrante gënjeshtrat e Arsen Ramës, se ai nuk ka qenë asnjëherë në Vlorë për të bërë denoncimin vullnetar, pasi atë ditë antenat celulare e tregonin që gjendej në Himarë, se ndryshe nga [‘pretendon ai se ka takuar Belerin natën e arrestimit pasi këtë e vërtetojnë kamerat e lokalit ku supozohej të qe bërë takimi, sërish drejtësia e re dhe e pavarur konfirmon versionin e dëshmitarit të rremë të policisë politike.

Incizimi audio/ Dyshimet se policia futi në kurth Belerin

Kështu ndodhi edhe në procesin kundër Salianjit. Rama dhe Xhafa që kur shpërtheu skandali i audio përgjimit të Agron Xhafës, pohuan se ata do të sillnin me prova, nga një agjensi inteligjence ndërkombëtare se përgjimi ishte i manipuluar. Edhe laboratori i policisë italiane edhe një tjetër privat në Angli, që i dëgjuan përgjimet nuk arritën dot në këtë përfundim. Dhe sistemi ynë i drejtësisë i injoroi këto fakte por i besoi një dëshmitari të manipuluar që kishte vendosur një ditë “me vullnet të mirë” të ngrinte telefonin për të njoftuar policinë se qe ai fajtori.

Përkimet e fundit të kësaj ngjarjeje janë se pasi kryen shërbimin e manipulimit edhe shefi i policisë së Himarës Ermal Hajdini edhe Nëndrejtori i Policisë së Fierit Andon Marko u graduan në detyrë, ndërsa prokurorët dhe gjyqtarët i shërbyen dëshirës së partisë me shpresën se ajo do të tregohet zemërgjerë edhe me ta.

©Lapsi.al 

 

 

The post Salianji-Beleri/ Si po pranojnë gjykatat dëshmitarët e manipuluar nga policia appeared first on Lapsi.al.

Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

Gjykata e apelit të Tiranës ka forcuar bindjen e të gjithë atyre që besojnë se drejtësia e re është e vetmja kënetë që vijon të jetojë në një kohë, që pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare e ka hedhur pas krahëve: atë të dënimeve politike. Ajo ka dhënë verdiktin me 1 vit burg për deputetetin e opozitës, Ervin Salianji. Për kë nuk e mban mend ngjarjen, akuza ndaj tij është se publikoi një përgjim ku implikohej vëllai i ish ministrit të brendshëm Xhafa, Agroni, se jo vetëm i fshihej një dënimi të mëparshëm në Itali, por edhe vazhdonte trafikun nën mbrojtjen e pushtetit . Ngjarja që bëri bujë publikisht përmes nofkës së njërit prej protagonistëve të saj, “BABALE-s”, e tronditi imazhin e pushtetit që ende se kishte marrë veten nga skandali i Saimir Tahirit. Agron Xhafaj u detyrua që brenda natës të udhëtonte për t’u dorëzuar në Romë, madje pa i’u nënshtruar as provave të zërit, ndërsa Rama dhe ministri i tij i brendëshëm deklaruan, disa herë me radhë, se një agjensi e shquar inteligjence ka provuar se i ashtuquajturi përgjim është një manipulim.  

Lexo më tej:

Përgjimi i Babales/ Si po çmontohen alibitë e çiftit Rama – Xhafaj

Pra qeveria e mbështeti linjën e saj të mbrojtjes në pretendimin se përgjimi ishte një truk, i luajtur me aktorë, ndërsa, me stilin e vet humoristik, Rama e përqeshte Bashën se e pati kthyer selinë e PD-së në Kinostudio. Prova më e madhe për këtë ‘teatër” do të vinte nga ekspertiza ndërkombëtare…vunë bast ata.

Dhe pikërisht ky qe dështimi i tyre spektakolar. Kur prokuroria shqiptare i kërkoi një mendim, laboratori i specializuar i policisë italiane refuzoi të konfirmonte alibinë e Ramës dhe Xhafajt. Po kështu u soll edhe një nga institucionet më kredibël në kontinent, laboratori privat britanik, “JP French Associates”. Pra askush nuk qe në gjendje ndërkombëtarisht të çertifikonte pretendimet e kupolës qeveritare.

Atyre u mbetej që alibinë e tyre ta prodhonin me metoda alla shqiptarçe. Njësoj si në rastin e Fredi Belerit, policia i thirri në ndihmë një kontigjenti të saj, të cilin e paguan për të dhënë dëshmi. Ai, Fredi Alizoti pretendoi se kishte qenë aktori i këtij skeçi. Provat se ai luajti rolin e një dëshmitari të manipuluar, duke pranuar pak burg në këmbim të parave janë të shumta.

Superskandali/ Përgjimet se si policia ka blerë me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale

Në plot 9 përgjime të bëra publike rezultoi se ish drejtori i Policisë së Fierit, Berti Nushi dhe nëndrejtori Andon Marko, u angzhuan me mish e me shpirt për të manipuluar këtë “dshmitar vullnetar”. Këto përgjime tregojnë se ata e mbikqyrën dëshmitarin e rremë Alizoti, i thanë atij se do paraqitet dikush ti japë paratë, se do ti vijë një njeri “ta qerasi me birrë” dhe se u ndanë, në fund, me “pezmin” se ai për paratë që ka marë do të duhet të bëjë pak burg.

Skandali/ Dalin dokumentat, manipuloi dëshmitarin e dosjes Babale, gradohet drejtor policie

Mbi bazë të këtij pijetari palaço, të cilin e fabrikoi policia, kanë prodhuar vendime dy gjykata të këtij vendi, ajo e shkallës së parë dhe tani kjo e apelit. E në këtë prizëm, kjo fabul shërben edhe një herë më shumë për të bindur idiotët e dobishëm “pro atlantikë”, që vijojnë të çirren se besojnë tek drejtësia e re, se ajo është shndërruar tashmë në një sopatë, që regjimi po e përdor për të masakruar opozitën. Salianji, Beleri, procesi kundër Berishës dhe ato që pritet të vijojnë janë të gjitha në të njëjtën linjë. Motoja e tyre është: kur nuk ka prova ato i fabrikon qeveria dhe i noterizojnë gjykatat. Dosja “BABALE” ndryshon vetëm në një pikë, se Rama dhe Xhafa vunë bast që alibitë për manipulimin e përgjimit do ti çertifikonin ndërkombëtarëisht, ndonëse përfunduan sërish duke përdorur gjyqtarët e tyre kamikazë.

©Lapsi.al

The post Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën appeared first on Lapsi.al.

Je i madh, i more ato? Ervin Salianji nxjerr përgjimet: Fredi Alizoti është paguar me para nga drejtuesit e policisë

By: V K

Deputeti i PD Ervin Salianji, ka publikuar përgjimet telefonike të Prokurorisë mes Albert Nushi, drejtor i policisë së Fierit dhe Fredi Alizotit.

Salianji thotë se Alizoti është paguar nga ish-drejtuesit e policisë, ndërsa në bisedën e përgjuar duket se Nushi dhe Alizoti flasin për pagesa.

Deputeti demokrat pretendon se pas marrjes së pagesave, Fredi Alizoti, ka ndryshuar dëshminë lidhur me çështjen “Babalja”, ku ai fillimisht denoncoi Agron Xhafajn për trafik droge.

Pjesë nga përgjimet

“Je i madh. I more ato? Dëgjo tani, me kujdes. Nesër në orën 9 më bëj telefon”, i drejtohet Nushi, Fredi Alizotit.

“Shefi është jashtë, i ka deleguar kompetencat një tjetri. Nesdër pasdite do të jetë këtu”, i thotë Nushi, ndërsa Alizoti përgjigjet: “Nesër dmth do të marr unë ato” (qesh)?

The post Je i madh, i more ato? Ervin Salianji nxjerr përgjimet: Fredi Alizoti është paguar me para nga drejtuesit e policisë appeared first on Albeu.com.

❌