Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sporting me mendje te Joao Mario, “luzitanët” kërkojnë të përfitojnë 30 milionë euro nga transferimi i tij te Benfica

“Fantazisti” portugez, Joao Mario u transferua me shumë bujë tek Inter, pas përfundimit të Euro 2016, për shifrën e 45 milionë eurove, mirëpo pavarësisht se nga “Zikaltërit” është larguar në vitin 2021, emri i tij vijon e përmendet brenda klubit italian.

Tre vite më parë, kampionët e Italisë prishën kontratën me mesfushorin portugez, i cili u transferua te portugezët e Benfica, mirëpo skuadra tjetër portugeze, Sporting Lisbon, nga ku Inter bleu kartonin e Joao Mario në vitin 2016 ka konstatuar se manovra e bërë ka aktivizuar një klauzolë që ka qenë prezente në kontratën e futbollistit në momentin që ky i fundit u transferua në Milano.

E thënë ndryshe “Zikaltërit”, nuk mund të transferonin “fantazistin” te një tjetër klub portugez pa derdhur fillimisht shifrën e 30 milionë eurove, në arkat e Sporting.

Prej 3 vitesh tashmë kampionët në fuqi të Liga NOS janë duke u përpjekur për të siguruar milionat e “vjedhura” nga “Zikaltërit” dhe prej disa kohësh tashmë çështja është dërguar nga Gjykata Sportive në Luzanë, KAS, me shpresën për të fituar milionat e kërkuara. /i.m /abcnews.al

LaLiga/ Barazim mes tensionit, Atletico dhe Real ndajnë pikët në derbin e Madridit

Ishte një përballje që i kishte të gjitha spektaklin, tensionin dhe padyshim emocione të forta.

“Gjigantët” e Madridit, Real dhe Atletico përplasën edhe njëherë “brirët” në elitën e spanjolle, me 90 minutat në arenën “Wanda Metropolitano”, që këtë herë përfunduan në rezultatin e barabartë 1-1.

Goli i parë i sfidës erdhi nga Eder Militao, me mbrojtësin spanjoll që kapi bukur një krosim të Modric, duke e çuar topin në rrjetë dhe menjëherë erdhi kundërpërgjigja e Atletico, por jo nga lojtarët.

Ultrasit e “Bardhekuqve” filluan të hidhnin sende në fushën e blertë me arbitrin Busquets Ferrer, që u detyrua të ndërpresë sfidën përreth 30 minuta.

Me të rihyrë në fushë djemtë e Diego Simeone u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit, gol që erdhi në minutën e 95′-të nga Angel Correa, i cili siguron një pikë ndaj një skuadre të mëdha si Real Madrid. /i.m /abcnews.al

Shkëlqeu te “Qytetarët”, “ylli” brazilian gati të nisë “kapitullin” e ri në Arabinë Saudite

Aventura e “gardianit” Ederson te Manchester City mund të ketë arritur fundin, me “yllin” brazilian, që me shumë mundësi do të largohet nga skuadra e Pep Guardiola këtë merkato vere, me Arabinë Suadite që mund të jetë destinacioni i radhës i “shtatlartit” të portës.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, sauditët e Al-Ittihad i kanë drejtuar sytë te lojtari brazilian për sezonin e ardhshëm, me “gjigantët” e Saudi Pro League, që janë të gatshëm të ofronte 25 milionë paundë për të nënshkruar me portierin, megjithatë deri më tani negociatat janë në udhëkryq, me “Qytetarët”, që nuk pranojnë më pak se 50 milionë paundë për Ederson.

Ndërkaq kujtojmë se, pas mbërritjes në Premier League në vitin 2017, portieri brazilian kontribuoi në fitimin e gjashtë kampionateve, katër Kupave të Ligës, dy Kupave FA, dy Community Shields, si dhe në triumfin në Champions League, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. /i.m /abcnews.al

Ndërpritet derbi i Madridit/ Tifozët e Atletico hedhin sende në fushë, arbitri merr vendimin

Është padyshim një përballje e nxehtë.

“Gjigantët” e Madrid, Atletico dhe Real kanë matur edhe njëherë forcat në elitën e futbollit spanjoll, këtë herë në “Ëanda Metropolitano”, me “Galaktikët” e Carlo Ancelotti që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Militao, në minutën e 64’-t të sfidës.

Mirëpo, duket se goli ka irrituar jo pak ultrasit vendas të cilët e dhanë përgjigjen e tyre.

Ultrasit “Bardhekuq” filluan të hidhnin sende në fushën e blertë, duke detyruar kryesorin spanjoll Busquets Ferrer të ndërprejë ndeshjn, ndërprerje që zgjati thuajse 30 minuta, për të vendosur më pas për rifillimin e sfidës. /i.m /abcnews.al

Serie A/ Tre pikë për kreun, Napoli kalon me dy gola “pengesën” Monza në “Diego Armando Maradona”

Kërkohej një fitore për të kapur kreun e Serie A dhe diçka e tillë u arrit.

Në të kaluarën Antonio Conte e ka treguar se di të triumfojë në Serie A dhe mesa duket një gjë të tillë kërkon ta tregojë edhe te Napoli, me “Blutë” nga jugu i Italisë që kanë arritur fitoren e radhës në kampionat, kësaj here ndaj skuadrës së Monza, me rezultatin e pastër 2-0.

Fitorja u arrit që në pjesën e parë, me anësorët Matteo Politano e Kvicha Kvaratskhelia që shënuan nga një gol në minutat 22’ e 33’, për të “hipotekuar” tre pikët e radhës.

Falë këtij rezultati, siç theksuam edhe më sipër, Napoli ngjitet në krye të tabelës së Serie A, me tre herë kampionët e Italisë që kanë grumbulluar deri më tani 13 pikë, një më shumë se Juventus i vendit të dytë dhe dy më shumë se Milan e Inter, pas “Bardhezinjve”. /i.m /abcnews.al

Serie A, “të mëdhenjtë” bëjnë ligjin/ Pano: Inter e kishte më të vështirë fitoren. Tahiri: Lajmi i mirë është zhbllokimi i Lautaro

Ishin padyshim fitore të mëdha për pretendentët kryesorë të titullit.

Milan, Inter e Juventus arritën të siguronin tre pikët në javën e gjashtë të Serie A, me “gjigantët” e futbollit italianë që fituan respektivisht 3-0, 3-2 e 3-0, ndaj Leçe, Udinese e Genoa.

Për performancat e këtyre skuadrave e fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC News, ku të ftuar ishin trajnerët Ledjo Pano, Ermal Tahiri, Ardjan Mema dhe gazetari Nertan Prifti.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, tashmë trajner Ledjo Pano e konsideroi fitoren e “Zikaltërve”, si më të vështirën për t’u arrirë mes tre të mëdha, teksa shtoi se një lajm tjetër i mirë janë rikthimet e Lautaro Martinez dhe Dusan Vlahovic.

Në krahun tjetër, trajneri Ermal Tahiri vlerësoi preformancat e sulmuesit të Milan, Alvaro Morata, ku theksoi se një ndikim të madh kanë edhe skemat e Fonseca, ndërsa për Inter, ashtu si Pano vuri në dukje zhbllokimin me dy gola të kapitenit argjentinas të “Zikaltërve”.

Ledjo Pano: Besoj se nga të gjitha këto ekipe Inter e kishte pak më të vështirë, pasi Udinese kishte bërë mirë javët e para dhe u kjo u pa edhe në fushë, por pas humbjes ndaj Milan, një javë më parë duhet të bënin kthesën. Një plus ishte edhe zhbllokimi i Lautaro Martinez. Një tjetër lojtar që kërkonte golin ishte edhe Vlahovic, që ia doli.

Milan me atë fitoren e shpejtë tregoi se e ka mendjen te Champions, Fonseca është në rregull, kushdo trajner që do të vijë të njëjtën gjë do të bëjë me këtë grup lojtarësh. I vetmi që luan maksimalisht është Pulisic dhe asnjë lojtar nuk luan me shpirt.

Ermal Tahiri: Alvaro Morata është kampion evrope, një lojtar i mirë që di të bëjë edhe pykën edhe pjesën pas pykës, pastaj si përshtatet me të tjerët ajo është pjesë e trajnerit, i cili njihet për përshtatjet e tij taktike.

Sa i përket Inter, pavarësisht humbjes me Milan kjo nuk do të thotë se nuk kanë cilësi. Futbolli këtë ka ulje dhe ngritjet e tij. Kryesorja është të rikuperosh dhe një lajm i mirë është edhe zhbllokimi i Lautaro Martinez. Të pësosh dy gola nga Milan dhe dy gola nga Udinese nuk është e lehtë. /i.m /abcnews.al

Abissnet Superiore/ Përfundon java e shtatë, fitojnë Partizani, AF Elbasani, Dinamo City, Teuta e Tirana

Java e 7-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmjen e sotme me ndeshjen Tirana – Skënderbeu.

Në stadiumin “Air Albania” bardheblutë morën fitoren e parë të sezonit, pasi triumfuan 2-1.

Po sot u luajt edhe ndeshja Bylis – AF Elbasani, në orën 16:00. AF Elbasani fitoi në stadiumin “Adush Muça” me rezultatin minimal 1-0.

Të shtunën u zhvilluan dy takime të tjera të javës së 7-të. Teuta u rikthye te fitorja pasi mundi Laçin 1-0.

Dinamo City mori një fitore shumë të rëndësishme në “Elbasan Arena” ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1.

Partizani fitoi të premten supersfidën e javës ndaj Egnatias. Të kuqtë triumfuan 0-2 në “Egnatia Arena”. /FSHF

Onana nuk bind, “Djajtë e Kuq” i rikthehen “fiksimit” të vjetër për portën

Pavarësisht se i kushtoi plot 55 milionë euro, “Djajve të Kuq” të Manchester United, “gardiani” kamerunas i portës nuk po arrin dot të shfaqë cilësitë e tij fantastike mes shtyllave, teksa deri më tani ka zhvilluar performanca që lënë me të vërtetë për të dëshiruar e për këtë arsye, “gjigantët” e Premier League i janë rikthyer “fiksimit” të vjetër.

Bëhet fjalë për 24-vjeçarin portugez, Diogo Costa, me “yllin” e “Dragonjve” të Porto, që prej kohësh ka “magjepsur” bordin e United, mirëpo klauzola prej 75 milionë eurosh konsiderohet si një shifër shumë e lartë nga “gjigantët” anglezë dhe në krahun tjetër, drejutesit e portugezëve nuk kanë ndërmend të nisin negociata për ulje të çmimit.

Ndërkaq, kujtojmë se Diogo Costa është një prej objektivave më të dëshiruar, të United, në verën që sapo lamë pas, mirëpo në fund “Djajtë” arritën të siguronin shërbimet e kamerunasit, me këtë të fundit, që sezonin e shkuar ka mbajtur vetëm 6 portën të paprekur, në 46 ndeshjet e zhvilluara deri në këtë pikë të sezonit. /i.m /abcnews.al

Mes Amerikës, Brazilit e Turqisë, “veterani” spanjoll në kërkim të aventurës së re

Konsiderohet si një prej mbrojtësve më të mirë në historinë e futbollit, mirëpo në moshën 38 vjeçare, pavarësisht se kërkon të luajë, është pa ekip.

“Shtatlarti” spanjoll, Sergio Ramos vijon të mbetet pa një skuadër, pas përfundimit të kontratës së tij, me “Andaluzianët” e Sevilla, në muajin qershor dhe tashmë kërkon me ngulm të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, mirëpo deri më tani gjithçka është në “udhëkryq”.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes spanjolle, “El Chiringuito”, Ramos është i hapur për një kalim në Amerikë, Turqi apo Brazil, me katër klube të Serisë A braziliane, Vasco de Gama, Corinthias, Botafogo e Flamengo, që kanë bërë propozimet e tyre dhe janë në pritje të një përgjigje nga “ylli” i mbrojtjes.

Deri më tani asgjë nuk është e sigurt për të ardhmen e 38 vjeçarit, megjithatë sipas raportimeve të spanjollëve është mësuar se 4 herë fituesi i Champions League ka refuzuar kategorikisht transferimin në Arabinë Saudite dhe Meksikë. /i.m /abcnews.al

 Abissnet Superiore/ Tirana e bën “sefte”, “Bardheblutë” mundin Skënderbeun për fitoren e parë të sezonit

Më në fund arritën të siguronin tre pikë të plota.

Pas plot gjashtë barazimeve radhazi, “Bardheblutë” e Tiranës kanë arritur të sigurojnë fitoren e parë për këtë sezon të Abissnet Superiore, teksa mundën 2-1 Skënderbeun në “Selman Stërmasi”, me teknikun Bledi Shkëmbi që siguron tre pikët e para, pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij.

“Heroi” i ndeshjes ishte padyshim sulmuesi Fatmir Prengaj, me 23-vjeçarin që shënoi një dopietë në minutat 46’ e 72’, për të nxjerrë totalisht të pavlefshëm golin e Ermir Rashicës, të shënuar në pjesën e parë.

Kështu, Tirana ngjitet në kuotën e 9 pikëve, teksa pozicionohet në vendin e shtatë të renditjes, vetëm dy pikë zonës “Final Four”, ndërsa Skënderbeu vendoset pas “Bardhebluve” me 7 pikë. /i.m /abcnews.al

Serie A/ Ismajli mbetet i pamposhtur, Empoli e Fiorentina ndajnë pikët në “Carlo Castellani”

Janë ende të pamposhtur këtë sezon dhe një meritë e madhe shkon edhe për mbrojtësin e Kombëtares, Ardjan Ismajlin.

Empoli ka regjistruar një tjetër rezultat pozitiv në Serie A, teksa mbrëmjen e kësaj të diele ka barazuar me “Violët” e Fiorentina, me “Blutë” që lumturuan jo pak 16.284 tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit të tyre, “Carlo Castellani”.

Loja mund të thuhet se u dominua totalisht nga Fiorentina, me djemtë e teknikut Raffaelle Palladino që patën raste të panumërta shënimi, mirëpo një mbrojtje e udhëhequr mjeshtërisht nga “shtatlarti” Ismajli i mohoi jo në pak raste kundërshtarëve, për të shkuar drejt portës së Vasquez Llach.

Falë këtij rezultati, Empoli është ngjitur në vendin e gjashtë të tabelës, me 10 pikë, po aq sa Napoli, Lazio e Udinese, teksa ndodhet vetëm një pikë zonës Champions, në të cilën janë rreshtuar Milan, Inter e Torino, me nga 11 pikë. /i.m /abcnews.al

Bundesliga/ Frankfurt bën “poker” në Kiel, Werder përmbys Hoffenheim në “festivalin” e golave

Ndoshta nuk kanë vëmendjen e gjithë publikut, ama thjesht nga fakti që janë shënuar 13 gola, në dy ndeshje mund të kuptohet që janë spektakolare.

Bundesliga gjermane ka mbyllur pasditen e kësaj të diele, siparin e javës së pestë të këtij sezoni, me sfidat Holstein Kiel-Eintracht Frankfurt dhe Hoffenheim-Werder Bremen, që dhuruan spektakël dhe emocione të forta për adhuruesit e futbollit të shpejtë dhe plot gola.

Kështu, në “Holstein-Stadion”, vendasit e Kiel pësuan humbjen e radhës në elitën gjermane, duke u mposhtur me rezultatin e thellë, 4-2, nga “Shqiponjat” e Eintracht Frankfurt, me “yllin” egjiptian Omar Marmoush, i cili ishte protagonisti absolut i skuadrës së tij, me dy gola të shënuar dhe dy asistimet për Matanovic e Tuta, ndërsa për vendasit golat e “nderit” erdhën nga Machino, në minutat 31’ e 50’ .

Në krahun tjetër, Hoffenheim shkatërroi gjithçka pas një starti perfekt ndaj skuadrës së Werder Bremen, duke u mundur me rezultatin e ngushtë, 4-3, në “festivalin” e golave, në “PreZero Arena”.

Një dopietë e Bulter dhe goli i Hlozek i dha avantazhin e trefishtë vendasve, që në minutën e 12’-të, mirëpo në momentin kur mendohej se do të sigurojë një fitore e madhe Nsoki ndëshkohet me kartonin e kuq, duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushën e blertë dhe menjëherë më pas filloi dominimi i Bremen, me argjentiasin Julian Malatini, që ngushtoi diferencën në 3-1 dhe më pas danezi Jens Stage shënoi tre gola për të siguruar fitoren spektakolare.

Falë këtyre rezultateve skuadra e Eintracht Frankfurt ngjitet në vendin e dytë të tabelës, me 12 pikë, Werder Bremen në vendin e 10-të, me 8 pikë, ndërsa Hoffenheim dhe Holsten Kiel mbeten në vendet 16 e 18, me respektivisht 3 dhe 1 pikë. /i.m /abcnews.al

Premier League/ “Djajtë” turpërohen në “Old Trafford”, Tottenham me tre “yje” ndaj Manchester United

Ishte padyshim një fitore e madhe, duke llogaritur edhe faktin që sigurohet në një “fortesë”, sic është mitiku “Old Trafford”.

Tottenham ka arritur një triumf spektakolar pasditen e kësaj të diele, në javën e gjashtë të Premier League, duke mundur me rezultatin e thellë, 3-0, “Djajtë” e Manchester United, me djemtë e Erik ten Heg, që po kalojnë momentin më të vështirë nën drejtimin e holandezit.

Tre gola nga Brennan Johnson, Dejan Kulusevski dhe Domincik Solanke mjaftuan për fitoren e skuadrës së Ange Postecoglou, teksa një ndikim të madh pati edhe dalja me kartonin e kuq të “fantazistit” portugez, Bruno Fernandes, i cili u detyra të braktisë menjëherë fushën e blertë, pas një ndërhyre tërësisht të gabuar ndaj kundërshtarit.

Ndërkaq, falë këtij rezultati skuadra e Tottenham ngjitet në vendin e tetë të tabelës, me 10 pikë, një më shumë se Brighton që do të ndeshet sfidën e radhës, ndërkaq “Djajtë” e United mbeten në vendin e 12-të, me vetëm 7 pikë pas gjashtë javësh kampionat. /i.m /abcnews.al

Largimi i Davies shkakton boshllëqe, Bayern “psonis” në Serie A

Me anësorin kanadez të mbrojtjes, Alphonso Davies, në prag largimi nga “Bavarezët” e Bayern Munich, këta të fundit janë hedhur menjëherë në sulm, për gjetjen e një emri të ri, e padyshim të madh, për krahun e majtë të mbrojtjes dhe duket se një emër të tillë e kanë gjetur në kampionatin elitar të Italisë, Serie A.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, një objektiv kryesor te “gjigantët” gjermanë është anësori francez, Theo Hernandez, me 26-vjeçarin, i cili prej disa sezonesh tashmë po shkëlqen me fanellën e Milan, duke qenë një nga lojtarët protagonistë, në “San Siro”, sidomos me kombinim e tij fantastik, me “yllin” portugez, Rafael Leao.

Megjithatë, kalimi i Hernandez në Bavari nuk është një mision i lehtë, me “Djajtë” e Milano, që nuk pranojnë një ofertë më të vogël se 100 milionë euro, për anësorin e krahut, ofertë kjo që do të rregullonte jo pak skuadrën, por do të dëmtonte shumë edhe arkën e një klubi të madh, ashtu siç janë edhe “Të Kuqtë” e Bayern Munich. /i.m /abcnews.al

Arsenal pas “diamantit” gjerman, “Topçinjtë” kërkojnë me ngulm “yllin” e sulmit

Ishte i magjishëm sezonin e kaluar, ishte i magjishëm në Euro 2024 dhe po vijon të dhurojë spektakël në fushën e blertë.

“Ylli” gjerman, Florian Wirtz konsiderohet si një ndër lojtarët me më shumë potencial për të ardhmen, teksa pas një sezoni ku shënoi plot 20 gola e dhuroi po 20 asistime, në 54 ndeshje ka tërhequr të gjithë të mëdhenjtë pas vetes.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes gjerman “Bild”, pas interesimit të Bayern Munich, Manchester City e Real Madrid, në garë për shërbimet e 21-vjeçarit kanë hyrë edhe “Topçinjtë” e Arsenal, me teknikun Mikel Arteta që e pëlqen shumë talentin gjerman, megjithatë problem mbetet çmimi.

“Aspirinat” gjermane kërkojnë jo më pak se 150 milionë euro për kartonin e tij, shifër goxha e madhe edhe për një klub si Arsenal. /i.m /abcnews.al

Abssinet Superiore/ Fiton Elbasani, “Verdheblutë” mundin Bylisin me golin e Lleshit

Ishte një fitore minimale, por që mjafton për të qëndruar mes pretendentëve.

“Verdheblutë” e Elbasanit kanë arritur një tjetër triumf, pas rikthimit të tyre në kampionatin elitar shqiptar, Abissnet Superiore, teksa pasditen e kësaj të diele triumfuan ndaj Bylisit, me rezultatin minimal 1-0, në stadiumin “Adush Muça”, të Ballshit.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 76’-të, me “fantazistin” Arsenal Lleshi që dërgon në mënyrë të mrekullueshme topin për t’i siguruar skuadrës së tij fitoren e madhe.

Tashmë falë këtyre tre pikë, Elbasani ngjitet në vendin e tretë të tabelës, me 12 pikë, po aq sa “Demat” e Partizanit dhe vetëm një më pak se Vllaznia kryesuese, ndërsa vendi i fundit në “Final Four” plotësohet nga kampionët në fuqi të Egnatias, të cilët ndodhen në kuotën e 12 pikëve. /i.m /abcnews.al

Turneu “UEFA Development” për vajzat U-15/ Kodra: E lumtur që më është besuar stoli kuqezi, kemi një skuadër shumë të mirë

Kombëtarja e vajzave U-15 ka nisur që prej së premtes grumbullimin në Tiranë, në kuadër të turneut “UEFA Development” për këtë grupmoshë. Nën drejtimin e trajneres Daniela Kodra, 20 vajzat kuqezi po kryejnë seancat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në një prononcim për fshf.org, trajnerja Kodra u shpreh e lumtur që i është besuar stoli i Kombëtares U-15 dhe shpreson që skuadra të marrë rezultate pozitive në këtë turne.

“Shumë e lumtur dhe është përgjegjësi shumë e madhe njëkohësisht. Dua të falënderoj Federatën e Futbollit për besimin që më ka dhënë dhe kam besim që do ia dalim, të arrijmë diçka të mirë dhe t’i japim këtyre vajzave atë që ato kanë nevojë, një shtysë për të ecur përpara dhe për të gjetur rrugën e duhur drejt futbollit”.

Sa i përket skuadrës, trajnerja shqiptare u shpreh se ka besim te vajzat e ftuara për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë turne dhe e gëzuar që kanë zgjedhur të luajnë për ngjyrat kuqezi.

“Në përbërje të ekipit kemi vajza që luajnë në kampionatin shqiptar dhe vajza që vijnë nga kampionatet jashtë Shqipërisë. Jemi të lumtur kur shikojmë sa të lumtura janë për ftesën që kanë marrë nga ekipi kombëtar. Kjo na motivon edhe ne si staf që të punojmë më shumë për to dhe të japim më të mirën tonë. Kam besim te ky grup. Janë vajza që dinë të luajnë mirë futboll, e dashurojnë futbollin. Mendoj se do marrim 100% nga secila prej tyre.

Objektivi ynë është që të paraqitemi sa më mirë, të bëjmë ndeshje sa më të mira dhe vajzat ta shijojnë. Për mua e rëndësishme është që vajzat pasi të kthehen në shtëpitë e tyre pas këtij turneu të ndihen të motivuara dhe të kenë një shtysë për të punuar më shumë e ta kenë si kujtim të bukur në karrierën e tyre”- tha Daniela Kodra për fshf.org.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të hënën ndaj Kosovës, në ora 15:00 në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Më 2 tetor, vajzat kuqezi do të luajnë ndaj Estonisë ndërsa më 5 tetor Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut ndaj Maqedonisë së Veriut. Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”. /FSHF

“Motori” i mesfushës së “Dragonjve”, “gjigantët” e Evropës vihen pas Alan Varela

Ka një potencial të madh, përderisa e krahasojnë me të madhin, Javier Macherano. Alan Varela është ndër ata lojtarë që po shkëlqen, që në sezonin e tij të parë, në elitën e futbollit evropian, me “shkatërruesin” argjentinas, që është kthyer në “gur themelin” e teknikut, Sergio Coinceiçao, në mesfushën e “Dragonjve” të Porto.

Sezonin e shkuar zbriti në fushë plot 30 herë me fanellën e “Bardhebluve”, ku madje ka arritur të gjejë dy herë edhe rrugën e rrjetës, si dhe të regjistrojë dy asistime për shokët e tij të skuadrës, pa llogaritur këtu topat e rikuperuar në vijën e fundit të mesfushës, por edhe ndërhyrjet klinike, në dëm të kundërshtarëve, ku ka prishur jo pak aksione sulmuese.

Të tilla performanca e kanë vënë 22-vjeçarin argjentinas në qendrën e vëmëndes, të tregut të transferimeve, me “Të Kuqtë” e Liverpool, “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund dhe “Qytetarët” e Manchester City kërkojnë me ngulm shërbimet e ish-“yllit” të Boca Juniors, mirëpo do t’u kushtojë shtrenjtë.

Pavarëisht se u transferua për vetëm 11 milionë euro, 8 milionë euro bazë dhe 3 milionë të tjera bonus, nga “gjigantët” argjentinas, Boca Juniors, te “Dragonjtë” e Porto, këta të fundit, të paktën sipas raportimeve më të fundit të mediave, nuk do të tregohen aspak dorëlëshuar, teksa pritet të kërkojnë jo më pak se 70 milionë euro për “diamantin” e tyre të mesfushës. /i.m /abcnews.al

Java e UEFA Grassroots/ Shoqatat Rajonale të Futbollit organizojnë aktivitete me fëmijët e shkollave 9-vjeçare

Pas festivalit të futbollit me ekipet U-7 të Shoqatës Rajonale të Tiranës në “Shtëpinë e Futbollit” në kuadër të javës “UEFA Grassroots”, edhe Shoqatat Rajonale të Futbollit të Elbasanit, Durrësit dhe Lezhës kanë zhvilluar aktivitete me fëmijët për t’i afruar ata më shumë me sportin e bukur të futbollit.

Në Elbasan, aktiviteti u mbajt në ambientet e kompleksit sportiv “Shefqet Lamçja”, ku rreth 30 fëmijë, djem e vajza të shkollës 9-vjeçare “Ptoleme Xhuvani”, u argëtuan duke luajtur futboll me njëri-tjetrin dhe duke zhvilluar ushtrime të ndryshme. Aktivitetin e ndoqën nga afër edhe Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Elbasan, Ilirjan File, Drejtori Teknik i SHRF Elbasan, Eriol Merxha, ish – futbollisti dhe trajneri Endri Duka, si edhe personazhe të tjerë të futbollit në qytetin e Elbasanit.

Në Durrës u zhvillua festivali i futbollit në kuadër të javës së UEFA Grassroots. Rreth 60 vajza të 3 shkollave 9-vjeçare të Durrësit u bënë pjesë e këtij festivali dhe u argëtuan duke luajtur futboll.  Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe kryetari i SHRF Durrës, Mikel Furxhi, Sekretari i Përgjithshëm i SHRFD, Arbër Kalemi dhe Drejtori Teknik i SHRFD, Julian Rakipi.

Sakaq, edhe në Lezhë u mbajt festivali i futbollit me vajza të grupmoshës U-9 të shkollë “At Shtjefën Gjeqovi”. Ky aktivitet i organizuar nën kujdesin e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Lezhës e që u mbikqyr nga kryetari i SHRF Lezhë, Kristian Gjidodaj, Sekretarja e Përgjithshme e shoqatës, Lindita Pali dhe Drejtori Teknik i SHRFL, Leonard Preloshi, ishte në kuadër të javës UEFA Grassroots dhe gjithashtu kishte si qëllim promovimin e futbollit të vajzave.

Futbolli profesionist nuk mund të jetë ky që është pa futbollin e bazës dhe prioriteti i Federatës së Futbollit është mbështetja dhe zhvillimi i futbollit të fëmijëve, me synim që t’i afrojë sa më shumë ato me sportin më të bukur në botë. /FSHF

Në ndjekje të “yllit” anglez, Lazio “ëndërron” Bellingham

Pasi shkëlqeu tek aventura e tij, me spanjollët e Getafe, “ylli” i Manchester United, Mason Greenwood kërkohej me ngulm nga “Bardhekaltërit” e Lazio, mirëpo me kalimin e tij te Marseille gjithçka ndryshoi.

Në të tilla rrethana, bordi i Lazio është fokusuar te një tjetër talent anglez e më konkretisht te vëllai i vogël i Jude Bellingham, i cili është pjesë e skaudrës së Sunderland.

Jobe Bellingham aktivizohet kryesisht në rolin e mesfushorit të avancuar, por mund të luajë edhe si mesfushor dhe qendërsulmues, me 18-vjeçarin, që vlerësohet me një çmim rreth 15 milionë euro dhe nëse gjithçka arrihet me sukses kalimi te Lazio do të ishte eksperienca e parë e tij jashtë ishullit. /i.m /abcnews.al

❌