❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nga kriza kushtetuese te ‘Salianji’, Basha flet nĂ« Grupin Parlamentar tĂ« PPE-sĂ«

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Europës.

Në një postim në facebook, Basha ka diskutuar për disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.

Basha ka marrë si shembull mos-respektimin sipas tij të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka dhe arrestimin e deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që sipas ish-kryedemokratit vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit anti-mafia.

Këto sipas Bashës meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit në Shqipëri.

Postimi i plotë i Bashës:

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Europës. Seanca me Sekretaren e Komisionit të Venecias në këtë takim më dha mundësinë të shtroja për diskutim disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.

Nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca por i mbështetur në parim nga Komisioni i Venecias; kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit anti-mafia, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia funksionale në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nga kriza kushtetuese te ‘Salianji’, Basha flet nĂ« Grupin Parlamentar tĂ« PPE-sĂ« appeared first on Euronews Albania.

Vrasja e Lames dhe Klodian Saliut, zbardhet dĂ«shmia e Meçes: Plarenti u çudit kur


Në Gjyqin për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, kundër Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishës, Endrit Rusit dhe Endrit Taullait, ka dëshmuar këtë të hënë Julian Meçe, i deportuar në Gusht të këtij viti nga Dubai.

Ai u pyet për njohjen me shtetasin Luftar Reçi, që ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Meçe përballë Gjykatës tha se nuk e njihte Reçin dhe se në kohën kur përmendet në dëshminë e tij ka qenë në burg, duke shtuar se nuk e njeh bashkëpunëtorin e drejtësisë.

“Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unĂ« kam qenĂ« duke vuajtur njĂ« dĂ«nim pĂ«r trafikim narkotikĂ«sh nĂ« Itali. Lul BerishĂ«n e njoh, kemi pasur miqĂ«si. Edhe me Lentin (Plaurent Dervishaj), njihem, kam miqĂ«si, kemi qenĂ« komshinj nĂ« DurrĂ«s. Kur ne kemi qenĂ« nĂ« Dubai bashkĂ« me Lentin, dhe u lĂ«shuan masat e sigurimit, Plarenti shprehu habi dhe u indinjua duke thĂ«nĂ« se nuk kishte lidhje. Ai me tha se asgjĂ« nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin. Lenti shprehu indinjatĂ« qĂ« Prokuroria nuk mori parasysh edhe prova tĂ« tjera qĂ« e shfajĂ«sojnĂ« atĂ« nĂ« lidhje me vrasjet”, tha Meçe.

Dëshmia e Julian Meçës është kërkuar nga disa prej avokatëve në proces. Luftar Reçi ka pretenduar se në vitin 2004 në një drekë të shtruar pasi Lulzim Berisha i shpëtoi një atentati është ulur një një tavolin me Julian Meçen, ku ndodheshin edhe rreth 20 persona të tjerë, por i pandehuri për atentatin ndah Arjan Ndojës e Pëllumb Muharremit, sot i thirrur si dëshmitarë në gjyqin e bandës së Shullazit, e mohoi një fakt të tillë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasja e Lames dhe Klodian Saliut, zbardhet dĂ«shmia e Meçes: Plarenti u çudit kur
 appeared first on Euronews Albania.

NATO dislokon trupa në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, ja cili është qëllimi

Pothuajse 200 trupa nga Forcat e reja Aleate tĂ« Reagimit (ARF) do tĂ« dislokohen nĂ« KosovĂ« dhe nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut nga 30 shtatori deri mĂ« 16 tetor, pĂ«r stĂ«rvitje qĂ« synojnĂ« “gatishmĂ«rinĂ« e tyre dhe mbĂ«shtetje pĂ«r KFOR-in”.

Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të dislokohen, që kur kjo forcë u krijua në korrik të vitit 2024.

Në Kosovë do të dislokohen 50 trupa të Ekipit Operacional të Ndërlidhjes dhe Zbulimit (OLRT) të ARF-së, ndërkaq 150 të tjerë në Maqedoninë e Veriut.

“Personeli i dislokuar do tĂ« performojĂ« aktivitete stĂ«rvitore pĂ«r tĂ« mbajtur nĂ« nivel tĂ« lartĂ« gatishmĂ«rinĂ« dhe pĂ«r tĂ« testuar aftĂ«sitĂ« e tyre dhe procedurat pĂ«r dislokim tĂ« shpejtĂ« tĂ« njĂ« force tĂ« madhe. NjĂ« pjesĂ« e selisĂ« sĂ« ARF-sĂ« do tĂ« integrohet pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« komandĂ«n dhe strukturat kontrolluese tĂ« misionit tĂ« KFOR-it dhe do tĂ« ketĂ« pĂ«r detyrĂ« qĂ« tĂ« identifikojĂ« kĂ«rkesat e mbĂ«shtetjes logjistike, mbĂ«shtetjen infrastrukturore dhe operacione pĂ«r KFOR-in nĂ« rast tĂ« nevojĂ«s pĂ«r njĂ« pĂ«rforcim tĂ« pranisĂ« sĂ« KFOR-it”, u tha nĂ« njoftim, shkruan REL.

Sipas NATO-s, ARF-ja është një forcë strategjike, e gatishmërisë së lartë me aftësi të shumë fusha. Kjo forcë mund të dislokohet shpejt dhe mund të ofrojë ndihmë në mbrojtje në skenare të ndryshme.

NATO tha se dislokimi i fundit, sĂ« bashku me dislokimet e bĂ«ra mĂ« herĂ«t gjatĂ« kĂ«tij muaji nĂ« KosovĂ« tĂ« Forcave Strategjike RezervĂ« (SRF), dĂ«rgojnĂ« “mesazh tĂ« qartĂ« tĂ« vendosmĂ«risĂ« tĂ« fortĂ« tĂ« NATO-s dhe pĂ«rkushtimit pĂ«r tĂ« ruajtur paqen dhe stabilitetin nĂ« rajon, por edhe aftĂ«sinĂ« e aleancĂ«s dhe gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r t’u pĂ«rgjigjur”.

Së fundi, Kosovë janë dislokuar trupa të Britanisë për të marrë pjesë në stërvitje me trupat e misionit paqeruajtës të aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR.

Ndryshe, KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX.

Misioni i NATO-s në Kosovë po ashtu është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post NATO dislokon trupa në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, ja cili është qëllimi appeared first on Euronews Albania.

Zv.shefi i Hezbollahut: Jemi të përgatitur nëse Izraeli na sulmon nga toka

Zëvendës shefi i Hezbollahut, Naim Qassem, po jep fjalimin e tij të parë që kur lideri i grupit u vra në një sulm izraelit gjatë fundjavës.

Sipas mediave të huaja, ai thotë se organizata humbi një vëlla dhe një udhëheqës kur u vra Hassan Nasrallah.

Pavarësisht kësaj dhe humbjes së komandantëve të tjerë, ai thotë se grupi militant ka vazhduar rrugën e tij kundër Izraelit.

Në vijim, ai thotë se do të vazhdojë të ndjekë të njëjtën komandë dhe strukturë si Nasrallah.

Ai paralajmëron se nëse Izraeli dëshiron të nisë një pushtim tokësor në Liban, luftëtarët e tij janë të përgatitur dhe gati.

“Ne jemi tĂ« bindur se armiku izraelit nuk do t’i arrijĂ« qĂ«llimet e tij,” shton ai, shkruan REL.

“Ne do tĂ« pĂ«rballemi me çdo mundĂ«si dhe jemi gati nĂ«se Izraeli vendos tĂ« hyjĂ« nga toka”, tha ai mĂ« tej.

Duke vĂ«nĂ« nĂ« shĂ«njestĂ«r Shtetet e Bashkuara, ai akuzon vendin se mbĂ«shtet Izraelin nĂ« kryerjen e “masakrave” me “mbĂ«shtetje tĂ« pakufishme”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zv.shefi i Hezbollahut: Jemi të përgatitur nëse Izraeli na sulmon nga toka appeared first on Euronews Albania.

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka mbrojtur kryeqytetin ukrainas nga këto sulme që zgjatën pesë orë.

Të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia drejt Kievit ose u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ose u neutralizuan nga pajisjet elektronike luftarake, shkroi në Telegram kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko.

Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima apo dëme, shtoi ai. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se copëzat e një droni të rrëzuar ranë mbi një ndërtesë banimi dhe ekipet e emergjencës po punojnë atje.

Forcat ajrore ukrainase thanë të hënën se rrëzuan 67 nga 73 dronët dhe një nga tre raketat e lëshuara nga Rusia gjatë sulmeve.

Guvernatori Ruslan Kravchenko nuk raportoi për dëme në infrastrukturën kritike apo të banuar. Por, ai tha se sulmet kanë shkaktuar pesë zjarre në rajonin e Kievit.

Rusia ka kryer dhjetëra sulme ajrore në Kiev dhe Ukrainë përgjatë muajit shtator, duke shënjestruar infrastrukturën e energjisë, atë të ushtrisë dhe transportit, sulme që kanë vrarë dhjetëra civilë, shkruan REL.

Rusia mohon se shënjestron civilët gjatë pushtimit të Ukrainës, që e ka nisur më 2022, pavarësisht provave që dëshmojnë të kundërtën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase appeared first on Euronews Albania.

Vangjel Tavo betohet si kryebashkiaku i ri i Himarës: Ju tregoj misionin tim

Vangjel Tavo u betua pak minuta më parë si kryebashkiaku i ri i Himarës, në mbledhjen e mbajtur në Këshillin Bashkiak.

Tavo u konfirmua nga gjykata si kreu i Bashkisë Himarë më 23 shtator, pasi fitoi zgjedhjet si kryebashkiak më 4 gusht përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

Gjatë fjalës së tij Tavo tha se ndihej i privilegjuar për detyrën që po merrte dhe që do i shërbente Himarës dhe banorëve të saj.

Ai tha gjithashtu se misioni i tij do të jetë në shërbim të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë banorët e kësaj bashkie.

Fjalimi i Tavos pas betimit:

𝗧đ—Č̈ đ—»đ—±đ—Č𝗿𝘂𝗼𝗿 đ—Żđ—źđ—»đ—Œđ—żđ—Č̈ 𝘁đ—Č̈ đ—›đ—¶đ—ș𝗼𝗿đ—ČÌˆđ˜€,

Jam tejet i privilegjuar të nis sot zyrtarisht punën në detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Ndihem shumë i nderuar që do i shërbej Himarës dhe të gjithë banorëve në çdo njësi, zonë e fshtat nën administrimin e kësaj bashkie.

Kryebashkiaku njihet ndryshe edhe si qytetari i parë, por unë ju zotohem se nuk do jem qytetari i parë, por shërbëtori i parë i Himarës, pasi unë do drejtoj duke shërbyer. Do punoj me të gjitha aftësitë dhe energjitë e mia, në të mirë të çdo banori, për përmirësimin e jetës së komunitetit dhe zhvillimin afatgjatë e të qendrueshëm të Himarës.

Unë besoj se rrethanat e jetës dhe providenca kohore na vendosin në një pozicion shoqëror për një arsye të caktuar. Kjo arsye është misioni dhe përgjegjësia për të shërbyer, për të kryer detyrën funksionale me integritetin më të lartë njerëzor, për të transformuar komunitetin, dhe për të lënë gjurmë në jetën e njerëzve dhe familjeve të thjeshta.

Unë do drejtoj duke i shërbyer çdo banori, pa dallim bindjesh politike, statusi shoqëror apo përkatësie zone e krahine. Kjo bashki nuk do ketë ngjyrë partiake sepse Himara është një dhe e pandarë.

Bashkia e Himarës nuk do jetë preferenciale por gjithëpërfshirëse, nuk do jetë një godinë burokratike por një qendër komunitare me zemër e me mendje, që përkujdeset thellësisht për nevojat jetike të banorëve e që ideon plane zhvillimore që do konsolidojnë Himarën e së ardhmes, ashtu siç e meriton, kartolinë e jugut dhe e rivierës së vendit, destinacioni më mikpritës, më tërheqës e më i mrekullueshëm i vizitorëve vendas e të huaj.

Por mbi të gjitha një zonë e jetueshme për banorët lokalë, me standarde dhe zhvillim, me shërbime funksionale dhe ekonomi më të mirë, jo vetëm për Himarën në tërësi por edhe për atë familjare. Që çdo banor, çdo familje, çdo komunitet të jetojë më mirë, e të ketë një jetesë më dinjitoze e një të ardhme më të sigurtë.

Bashkia e Himarës do jetë bashkia juaj. Dyert e bashkisë dhe dera e zyrës sime do jenë gjithmonë të hapura për banorët e thjeshtë, për shqetësimet dhe nevojat e komunitetit. Do jenë të hapura edhe për ide dhe angazhim nga cilido individ apo institucion që kërkon të kontribuojë në të mirën e Himarës.

Himarjotët që jetojnë jashtë vendit, intelektualët, profesionistët, por edhe institucionet vendase dhe të BE-së, përfaqësitë e huaja, organizatat jofitimprurëse, e të tjera, janë të mirëpritura të vijnë e të japin ndikimin e tyre në të mirë të Himarës.

Dyert janë të hapura për këdo e gjithçka që i shërben Himarës, por do jenë e do mbeten gjithmonë të mbyllura ndaj paligjshmërisë, abuzimit dhe korrupsionit sepse himarjotët meritojnë një bashki që punon për ta, e jo që përfiton prej tyre, që i shërben Himarës dhe jo interesave të ngushta personale.

Himarjotët meritojnë një bashki që u ofron zgjidhje, që administron profesionalisht të mirën e përbashkët, dhe jo që u shkakton probleme e ua vështirëson jetesën. Himarjotët meritojnë një institucion te i cili ata mund të gjejnë mbështetje në çdo kohë e për çdo çështje. Ndaj unë e ftoj Këshillin Bashkiak, e çdo anëtar të këshillit, pa dallim politik, të punojmë së bashku, me një qasje ndërtuese dhe shërbimi ndaj Himarës, duke i shndërruar mbledhjet dhe takimet tona si një forum ideshë e jo derivate të prapavijës politike. Me dëshirën, vullnetin dhe integritetin për të marrë vendime që i shërbejnë Himarës, sepse e mira e Himarës kapërcen çdo bindje, interes e përfitim personal.

Sepse e mira e Himarës është e mira e së ardhmes, e fëmijëve që rriten këtu e duan ta ndërtojnë jetën e tyre këtu, në këtë zonë kaq të bekuar, që me angazhimin dhe me punën tonë të përbashkët mund të transformohet në vendin e mundësive të pafundme.

Kjo bashki do jetë transparente në administrimin dhe përdorimin e fondeve publike sikurse edhe mikpritëse për çdo lloj bashkëpunimi me sektorin jo-publik që i shërben zhvillimit të Himarës dhe përmirësimit të standardit të jetesës së banorëve.

Kjo bashki nuk do jetë kurrësesi një institucion burokratik pasiv, por një aktor e faktor i rëndësishëm aktiv në realizimin e nismave dhe projekteve të reja, e që do trokasë në dyert e pushtetit qendror e do hapë porta të reja bashkëpunimi me instancat e BE-së dhe partnerë të tjerë Euro-Atlantik.

TĂ« nderuar miq,

Sfidat janë të shumta. Problematikat janë nga më të ndryshmet, në të gjitha sektorët e jetës komunitare, por nga përvoja ime e gjatë politike dhe administrative, kam mësuar se kur ka vullnet e dëshirë çdo gjë mund të realizohet.

Nuk jemi mrekulli-bërës, por jemi të aftë, të gatshëm e të vullnetshëm. E këto janë shtysa të mjaftueshme për të sjellë ndryshimin dhe transformimin.

Duke shtuar edhe mbĂ«shtetjen e plotĂ« tĂ« qeverisĂ« shqiptare, tĂ« vetĂ« Kryeministrit Rama, tĂ« cilin e falenderoj jo vetĂ«m pĂ«r besimin qĂ« pati te unĂ« pĂ«r tĂ« kandiduar pĂ«r kryetar tĂ« bashkisĂ« sĂ« HimarĂ«s, por pĂ«r vizionin dhe mbĂ«shtetjen e madhe qĂ« ka treguar si para zgjedhjeve, ashtu edhe pas  4 gushtit, me ofrimin e vĂ«mendjes dhe kapacitetit maksimal shtetĂ«ror qĂ« HimarĂ«s dhe himarjotĂ«ve t’u sigurohet ajo qĂ« ata meritojnĂ«: njĂ« jetĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«, njĂ« qytet mĂ« tĂ« jetueshĂ«m, njĂ« HimarĂ«, me tĂ« gjitha njĂ«sitĂ« administrative tĂ« saj, mĂ« tĂ« zhvilluar dhe mĂ« optimiste pĂ«r tĂ« ardhmen.

Shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kontribuan me mbështetjen e tyre që unë të jem sot përpara jush si Kryetar i Bashkisë së Himarës.

Falenderoj familjen time, miqtĂ«, dashamirĂ«sit, stafin tim elektoral dhe strukturat e PartisĂ« Socialiste, tĂ« gjithĂ« ata qĂ« besuan te unĂ« dhe mbi tĂ« gjithĂ« banorĂ«t e bashkisĂ« sĂ« HimarĂ«s qĂ« mĂ« zgjodhĂ«n t’u shĂ«rbej nĂ« kĂ«tĂ« detyrĂ« nĂ« kĂ«tĂ« detyrĂ« fisnike.

Kjo përgjegjësi e shumëfishtë më nxit ta përmbush besimin e dhënë me devotshmërinë dhe integritetin më të lartë njerëzor dhe institucional.

Duke dhënë më të mirën time në funksionimin sa më profesional të kësaj detyre që më është ngarkuar.

Një detyrë që nuk kryhet i vetëm por së bashku, sepse vetëm së bashku do i shërbejmë më shumë Himarës. Vetëm së bashku do forcojmë harmoninë dhe bashkëjetesën, e do sigurojmë mirëqenien për komunitetin dhe familjet e thjeshta.

Në mbyllje, dua të theksoj se, zbatimi i ligjit, transparenca, bashkëpunimi, përgjegjshmëria, gjithëpërfshirja dhe shërbimi do jenë parime të panegociueshme për mua.

Por, gjithashtu, udhĂ«rrĂ«fyes nĂ« punĂ«n time tĂ« pĂ«rditshme do tĂ« jenĂ« tĂ« gjithĂ« ato banorĂ« qĂ« kam takuar – tĂ« gjitha ato duar qĂ« kam shtrĂ«nguar – tĂ« gjithĂ« ato zĂ«ra qĂ« kam dĂ«gjuar – e tĂ« gjitha ato familje tĂ« thjeshta qĂ« kanĂ« ndarĂ« me mua shqetĂ«simet e tyre dhe nevojat qĂ« kanĂ« ata dhe i gjithĂ« komuniteti.

Ndaj misioni im Ă«shtĂ« e do tĂ« jetĂ«: NĂ« shĂ«rbim tĂ« banorĂ«ve – NĂ« shĂ«rbim tĂ« HimarĂ«s – NĂ« shĂ«rbim tĂ« njĂ« tĂ« ardhmeje mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« ne dhe fĂ«mijĂ«t tanĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vangjel Tavo betohet si kryebashkiaku i ri i Himarës: Ju tregoj misionin tim appeared first on Euronews Albania.

Paloka: Do kërkojmë ngritjen e një Komisioni hetimor për përgjimet e Sky Ecc

Deputeti i PartisĂ« Demokratike, Edi Paloka, Ă«shtĂ« shprehur se opozita do tĂ« kĂ«rkojĂ« nĂ« Kuvend ngritjen e njĂ« komisioni hetimor, qĂ« do tĂ« quhet ‘Komisioni i sĂ« VĂ«rtetĂ«s’.

Komentet Paloka i bëri gjatë një deklarate për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ku tha se ky komision do të ketë për qëllim të zbardhë lidhjet e politikës me krimin.

Paloka tha se në bisedat e SKY ECC nuk rezulton të ketë deputetë të opozitës, por vetëm të mazhorancës.

Ai tha gjithashtu se në mbledhjen e Grupit Parlamentar do të vendoset lidhur me aksionin e opozitës në Parlament, pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji.

Kujtojmë se aplikacioni Sky Ecc është përdorur nga grupet kriminale në shtete të ndryshme, pasi ishte jashtë rrezes së kontrollit nga Policia.

Por pas zbërthimit të tij pak kohë më parë, dolën në pah shumë biseda të anëtarëve të grupeve kriminale, edhe në Shqipëri, ku ajo që binte në sy ishte edhe përfshirja e politikanëve të lartë shtetërorë në këto grupe.

Pjesë nga fjala e Palokës:

PD ka qenë inciatore e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, jemi dhe do të jemi në mbështetje të procesit të integrimit.

Ne ndodhemi në një narko-regjim i cili nuk plotëson asnjë nga kushtet që kërkon BE.

Nuk do të jemi pjesë e komisioneve deri sot në mbledhjen e grupit që do të zhvillohet ne orën 15.00. Në këtë mbledhje do të vendosim për sjelljen që do të kemi në Parlament.

Do të kërkojmë në Kuvend ngritjen e një komisioni i cili do të quhet Komisioni i së Vërtetës, në mënyre që të zbardh lidhjen e krimit me politikën. Nuk ka deputet të opozites në bisedat e SKY ECC.

Nga informacionet që kemi ne dalin deputetë dhe ministra të mazhorancës të lidhur me krimin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Paloka: Do kërkojmë ngritjen e një Komisioni hetimor për përgjimet e Sky Ecc appeared first on Euronews Albania.

Aksident në Lushnjë| Përplasen dy automjete, plagosen tre persona

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orĂ«s 05:00, nĂ« aksin rrugor “Berat-LushnjĂ«â€, shtetasi V. C., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« aksident me njĂ« automjet me drejtues shtetasin M. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, dhe 1 pasagjere, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në Lushnjë| Përplasen dy automjete, plagosen tre persona appeared first on Euronews Albania.

Hamasi: Lideri i grupit tonë në Liban u vra në një sulm ajror

Grupi militant palestinez Hamas thotë se Fateh Sherif Abu el-Amin, udhëheqësi i grupit në Liban, është vrarë së bashku me disa anëtarë të familjes në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor.

Sipas mediave tĂ« huaja, Hamasi thotĂ« se ai u vra nĂ« njĂ« sulm “nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij nĂ« kampin Al-Bas nĂ« Libanin jugor”.

Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve, e drejtuar nga shteti, raportoi një sulm ajror në kampin pranë qytetit jugor të Tirit.

Edhe pse Hamasi Ă«shtĂ« i vendosur nĂ« Gaza – ku Izraeli e ka luftuar atĂ« qĂ« nga sulmet e 7 tetorit – ai gjithashtu ka njĂ« prani nĂ« Liban.

Si Hamasi ashtu edhe Hezbollahu mbështeten dhe financohen nga Irani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hamasi: Lideri i grupit tonë në Liban u vra në një sulm ajror appeared first on Euronews Albania.

Të paktën 90 të vdekur nga uragani Helene në SHBA

Të patën 90 persona kanë vdekur nga uragani Helene që ka goditur pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara. Autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkimit të trupave të tjerë, teksa uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, përfshirë shkatërrimin e rrugëve dhe urave dhe vërshime nga Florida deri në Virxhinia.

Stuhia është karakterizuar me erëra të fuqishme dhe reshje shiu dhe ka goditur Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut, Xhorxhian, Floridën, Tenesinë dhe Virxhinian.

Zyrtarët kanë thënë se druajnë se do të gjejnë trupa të tjerë të pajetë.

Rrjeti i komunikimit është dëmtuar në shumë zona dhe qindra njerëz ende nuk kanë mundur të kontaktojnë familjarët e tyre, të cilët i kanë regjistruar si të zhdukur.

Dëmet nga stuhia e fuqishme konsiderohen se mund të arrijnë nga 15 miliardë dollarë deri në mbi 100 miliardë dollarë, teksa autoritetet thanë se linjat e rëndësishme të komunikimit dhe ato të transportit janë dëmtuar. Megjithatë, autoritetet thanë se vlera reale e dëmeve do të dihet pasi autoritetet të pastrojnë zonat e prekura dhe të vlerësojnë dëmet.

Në Karolinën e Veriut, pothuajse të gjitha viktimat janë regjistruar në qarkun Bunkombe, ku vdiqën 30 persona, sipas autoriteteve.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« katastrofĂ« me pĂ«rmasa historike”, tha guvernatori Roy Cooper pĂ«r CNN. “Personat me tĂ« cilĂ«t kam biseduar nĂ« perĂ«ndim tĂ« KarolinĂ«s sĂ« Veriut mĂ« kanĂ« thĂ«nĂ« se kurrĂ« nuk kanĂ« parĂ« diçka tĂ« tillĂ«â€.

Ai shtoi se ekipe të kërkim-shpëtimit nga 19 shtete dhe nga Qeveria federale janë dërguar në këtë shtet.

Pothuajse 2.7 milionë konsumatorë në mbarë jugun e SHBA-së kanë mbetur pa energji elektrike të dielën, thanë nga Departamenti amerikan i Energjisë, apo 40 për qind më pak sesa më 27 shtator.

Në Karolinën e Jugut janë raportuar 25 viktima, në Xhorxhia 17 dhe 11 në Florida, sipas autoriteteve në këto shtete.

Duke cituar zyrtarët shtetërorë dhe lokalë, CNN ka raportuar se numri i përgjithshëm i viktimave është 93.

Presidenti amerikan, Joe Biden, planifikon që të vizitojë zonat e prekura gjatë kësaj jave, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

“ËshtĂ« tragjike”, u tha Biden gazetarĂ«ve njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, duke u zotuar se do t’iu ofrojĂ« ndihmĂ« pĂ«r rimĂ«kĂ«mbje shteteve tĂ« goditura, shkruan REL.

Uragani Helene goditi Floridën të enjten në mbrëmje, me erëra dhe shira të furishme, që shkatërruan shtëpi e infrastrukturë tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të paktën 90 të vdekur nga uragani Helene në SHBA appeared first on Euronews Albania.

Partia e ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet parlamentare në Austri

Partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO), e udhëhequr nga Herbert Kickl, ka fituar zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Austri të dielën, sipas projeksioneve fillestare. Rezultati zgjedhor potencialisht e vendos këtë parti në vendin e parë për të formuar Qeverinë, për herë të parë në historinë e pasluftës.

Sipas projeksioneve, FPO-ja ka dalë e para, por nuk ka fituar shumicën absolute. Kjo nënkupton se partisë i duhet të gjejë një partner koalicioni në Parlament për të formuar një Qeveri stabile, nëse presidenti Alexander Van der Bellen e fton këtë parti për të formuar ekzekutivin e ri.

Cilat janë opsionet e udhëheqësit të partisë?

E vetmja parti e ka lënë mundësinë e hapur për koalicion me FPO-në është partia konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake (OVP). Por, udhëheqësi i OVP-së, kancelari Karl Nehammer, e ka përjashtuar mundësinë e formimit të një ekzekutivi ku do të merrte pjesë edhe Kickl.

Përveç kësaj, janë edhe rezervat e Van der Bellen lidhur me Kickl. Të gjitha këto kanë shtuar pikëpyetjet lidhur me atë nëse Kickl do të largohet dhe do të lë ndonjë anëtar tjetër të partisë së tij që të bëhet kancelar.

Duke pasur parasysh se sa ashpĂ«r ai dhe partia e tij kanĂ« bĂ«rĂ« fushatĂ« me idenĂ« qĂ« Kickl duhet tĂ« bĂ«het “volkskanzler” apo kancelari i popullit, ky opsion aktualisht duket i pamundur.

FPO-OVP

Nëse FPO-ja ftohet që të formojë një koalicion qeverisës, e vetmja parti me të cilën mund të formojë një shumicë është OVP-ja.

Dy partitë kanë qëndrime të ndryshme në shumë fusha kyçe, veçmas sa i përket vendosjes së rregullave më të ashpra për imigrimin.

Por, këto dy subjekte mbështesin shkurtimin e taksave për të rritur ekonominë, e cila po tkurret qe dy vjet radhazi.

Negociatat, megjithatë, do të mund të ndërlikoheshin për shkak të raportit jo të mirë mes Kickl dhe Nehammer. Gjatë fushatës, Nehammer e ka përshkruar Kickl si person që merret me teori konspirative dhe si një person që nuk është i kualifikuar që të qeverisë.

Roli i OVP-së

OVP-ja është partia në pushtet. Ka qenë në çdo qeveri, përveç në ekzekutivin jetëshkurtër në detyrë që ishte Qeveria e parë e përbërë nga tri parti në 37 vjetët e fundit.

Përderisa shumë mendojnë se OVP-ja është partia më e afërt me FPO-në në aspektin ideologjik, OVP-ja të paktën në parim duhet të ketë një alternativë sa i përket një koalicioni me FPO-në: një aleancë trepalëshe me partinë që ka dalë e treta në zgjedhje, Partia Socialdemokrate dhe me një nga dy partitë që kanë marrë më pak se 10 për qind të votave, liberalët e Neos apo të Gjelbërit e krahut të majtë.

Në një skenar të tillë, OVP-ja do të ishte partia më e madhe, që nënkupton se Nehammer do të mund të vazhdonte të mbante postin e kancelarit. Një skenar i tillë do të ishte më i lakmueshëm sesa një ku OVP-ja do të ishte partnerja më e vogël e koalicionit qeverisës.

Pengesa presidenciale

Presidenti Van der Bellen, ish-udhëheqës i të Gjelbërve, kishte bërë betimin së bashku me ministrat nga FPO-ja, përfshirë Kickl, kur partia e tij formoi një koalicion me OVP-në më 2017. Koalicioni kolapsoi pas një skandali më 2019.

Van der Bellen po ashtu kishte miratuar vendimin për shkarkimin e Kickl nga Qeveria me kërkesën e kancelarit të atëhershëm, Sebastian Kurz, nga OVP-ja, disa ditë para se Parlamenti të rrëzonte ekzekutivin.

Presidenti austriak ka shprehur rezerva lidhur me Kickl, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se ai ose nuk do ta lejojĂ« atĂ« qĂ« tĂ« bĂ«het kancelar, ose nuk do t’i kĂ«rkojĂ« FPO-sĂ« qĂ« tĂ« tentojĂ« tĂ« formojĂ« QeverinĂ« nĂ«se del partia e parĂ«.

Megjithatë, margjina e fitores së FPO-së është paraparë që të jetë më e madhe sesa projeksionet e para, duke e vendosur në një pozicion më të mirë Kickl.

Edhe pse Ă«shtĂ« njĂ« praktikĂ« qĂ« presidenti t’i kĂ«rkojĂ« partisĂ« sĂ« parĂ« qĂ« tĂ« formojĂ« QeverinĂ«, Van der Bellen nuk Ă«shtĂ« i obliguar tĂ« veprojĂ« kĂ«shtu.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« praktikĂ«, por me sa e di ky rregull nuk Ă«shtĂ« nĂ« KushtetutĂ«â€, tha Van der Bellen vitin e kaluar.

“Ajo çfarĂ« Ă«shtĂ« nĂ« KushtetutĂ« Ă«shtĂ« se unĂ« e emĂ«roj kancelarin
 ËshtĂ« njĂ« nga pikat e pakta ku presidenti i ka duart plotĂ«sisht tĂ« lira”.

Pra, Van der Bellen mund të vendosë që të ndërmarrë një qasje krejtësisht të re./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Partia e ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet parlamentare në Austri appeared first on Euronews Albania.

Zak Topuzi: Korriku e gushti kanë pasur më pak turistë, kryesisht në bregdet

Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, është shprehur se muajt korrik dhe gusht kanë regjistruar një numër më të ulët turistësh që e kanë vizituar vendin.

Komentet Topuzi i bëri në Euronews Albania, ku tha se kjo nuk ka qenë problematikë vetëm në vendin tonë, por edhe në shtete të tjera turistike.

“Nuk ka mĂ« fund sezoni, turizmi Ă«shtĂ« kthyer nĂ« mĂ«nyrĂ« jetese. Ka njĂ« shtrirje vitet e fundit. Ne jemi ndoshta vendi qĂ« kemi shtrirjen mĂ« tĂ« gjatĂ« nga 118 vende. Kjo Ă«shtĂ« gjĂ« pozitive, sepse nĂ«se turizmi nuk shtrihet thuajse gjatĂ« gjithĂ« vitit, sepse krijon probleme me personelin.

ËshtĂ« njĂ« vit mĂ« i mirĂ«, ka rreth 20 % mĂ« shumĂ« lĂ«vizje tĂ« tĂ« huajve nĂ« ShqipĂ«ri. Korriku e gushti nuk kanĂ« qenĂ« ato qĂ« priteshin. Kryesisht pĂ«r zonat bregdetare. Por nuk Ă«shtĂ« çështje vetĂ«m e ShqipĂ«risĂ«, por edhe Spanja, Greqia, Mali i Zi kanĂ« patur mĂ« pak turistĂ« nga 5-10 % vetĂ«m nĂ« pjesĂ«n e bregdetit”, tha Topuzi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zak Topuzi: Korriku e gushti kanë pasur më pak turistë, kryesisht në bregdet appeared first on Euronews Albania.

Humbi kontrollin e makinës dhe ra në humnerë, humb jetën 34-vjeçari në Pukë

Një 34-vjeçar në Pukë ka humbur jetën pasi është aksidentuar teksa drejtonte automjetin e tij.

Ai që prej mbrëmjes së djeshme kishte humbur kontaktet me familjarët dhe Policia e gjeti automjetin e tij teksa kishte rëndë 50 metra poshtë rrugës e rrjedhimisht edhe trupin e pajetë të të riut.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë moti i keq, ndërkohë që po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, familjarët e shtetasit G.K, 34 vjeç, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet me shtetasin G.K, që prej  mbrëmjes së datës 28.09.2024.

34 vjeçari ditën e djeshme kishte shkuar në fshatin Iballë dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë.

GjatĂ« kontrollit tĂ« rrugĂ«s paraditen e sotme, nĂ« vendin e quajtur “Laku i QershisĂ«â€, nĂ« njĂ« rrugĂ« dytĂ«sore qĂ« tĂ« çon nĂ« lagjen BullicĂ« tĂ« fshatit BerishĂ« Vendi, rreth 50 metra poshtĂ« rrugĂ«s Ă«shtĂ« gjetur i pajetĂ« shtetasi G.K.

Dyshohet se shtetasi G.K, duke u kthyer me  automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Humbi kontrollin e makinës dhe ra në humnerë, humb jetën 34-vjeçari në Pukë appeared first on Euronews Albania.

Izraeli njofton sulme të reja në Dahieh, bastionin e Hezbollahut në Bejrut

Izraeli ka nisur një sulm të ri në bastionin jugor të Hezbollahut në Bejrut, Dahieh, thotë ushtria e tij.

Agjencia e lajmeve AFP thotë se korrespondentët e saj dëgjuan një shpërthim të fortë dhe panë tym që dilte nga zona.

Sipas mediave të huaja, Dahieh dikur ishte zemra e Hezbollahut në Bejrut. Tani duket si një qytet fantazmë.

Në periferitë jugore të qytetit rrugët janë bosh dhe dyqanet janë të mbyllura. Mijëra njerëz janë larguar dhe të tjerë ende po përpiqen të ikin.

Dhe në të gjithë Bejrutin këtë mëngjes, u dëgjua zhurma e shpeshtë e dronëve që fluturonin sipër qytetit.

Izraeli ka paralajmëruar njerëzit në të gjithë vendin që të qëndrojnë larg vendeve të lidhura me Hezbollahun, pasi ai zotohet të vazhdojë fushatën e tij kundër grupit, edhe pas vrasjes së liderit të tij, Hassan Nasrallah.

Pasi ushtria izraelite tha se kishte kryer një tjetër sulm në Dahieh, imazhet tregonin një shtëllungë të madhe tymi që kishte mbuluar zonën.

Ka pikëpyetje të shumta sesi do të përgjigjet Hezbollahu ndaj këtyre sulmeve. Grupi ka ende një arsenal të frikshëm armësh, me raketa me rreze të gjatë veprimi të afta për të goditur thellë brenda Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli njofton sulme të reja në Dahieh, bastionin e Hezbollahut në Bejrut appeared first on Euronews Albania.

Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhur me grupe ekstremiste

Ushtria amerikane tha të dielën se 37 militantë, të lidhur me grupin ekstremist Shteti Islamik dhe grupin e al-Qaedas, janë vrarë në dy sulme ajrore në Siri.

Dy nga të vrarët ishin militantë të lartë, tha ajo.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se kreu sulme ajrore në veriperëndim të Sirisë ndaj një militanti të lartë nga grupi i lidhur me al-Qaedan, Hurras al-Deen, dhe tetë të tjerëve.

Ajo thotë se ata ishin përgjegjës për udhëheqjen e operacioneve ushtarake.

Ushtria amerikane njoftoi gjithashtu se kreu njĂ« sulm mĂ« 16 shtator ndaj njĂ« kampi stĂ«rvitor tĂ« Shtetit Islamik nĂ« njĂ« lokacion tĂ« largĂ«t tĂ« pazbuluar nĂ« SirinĂ« qendrore. NĂ« atĂ« sulm u vranĂ« 28 militantĂ«, pĂ«rfshirĂ« “sĂ« paku katĂ«r liderĂ« sirianĂ«â€.

“Sulmi ajror do t’ia pamundĂ«sojĂ« Shtetit Islamik tĂ« kryejĂ« operacione kundĂ«r interesave amerikane, si dhe kundĂ«r aleatĂ«ve dhe partnerĂ«ve tanĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Rreth 900 trupave amerikanë ndodhen në Siri, bashkë me një numër të pazbuluar të kontraktuesve, në përpjekje për të mos e lejuar grupin ekstremist Shteti Islamik të rikthehet.

Shteti Islamik kishte bërë kërdi në Irak dhe Siri më 2014, duke marrë nën kontroll pjesë të madhe të territorit.

Forcat amerikane i këshillojnë dhe ndihmojnë aleatët e vet kryesorë në verilindje të Sirisë, Forcat Demokratike të Sirisë të udhëhequra nga kurdët, të cilat ndodhet jo larg zonave strategjike ku grupet militante të mbështetura nga Irani kanë prani./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhur me grupe ekstremiste appeared first on Euronews Albania.

PjesĂ« e bandĂ«s sĂ« ‘BabagjyshĂ«ve’, Ilir Kupa kĂ«rkon tĂ« dalĂ« nga regjimi 41-Bis

Ilir Kupa ka bërë rekurs në Gjykatën e lartë, ku ka kërkuar shfuqizimin e urdhërit të Ministrisë së Drejtësisë, që e ka vendosur atë në regjimin 41-biss.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar në 11 dhjetor të vitit të kaluar vendosjen e tij në regjimin e posaçëm.

Albert Kupa (alias Ilir Kupa) po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit.

Ilir Kupa nĂ« vitin 2014-2015, ka qenĂ« i pĂ«rfshirĂ« nĂ« aktivitetin kriminal tĂ« grupit tĂ« bandĂ«s sĂ« “BabagjyshĂ«ve”, pjesĂ«marrĂ«s nĂ« disa vjedhje/grabitje, si dhe dhĂ«nien e vlerave monetare me pĂ«rqindje.

Gjithashtu ai ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek për disa vepra të rënda penale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PjesĂ« e bandĂ«s sĂ« ‘BabagjyshĂ«ve’, Ilir Kupa kĂ«rkon tĂ« dalĂ« nga regjimi 41-Bis appeared first on Euronews Albania.

“Mos e shpĂ«rdoroni”- OKB thirrje nĂ« ditĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r mungesĂ«n e ushqimit

Në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Mungesën dhe Shpërdorimin e Ushqimit, OKB bën thirrje për të ndaluar keqpërdorimin e tij.

Numri i njerëzve që vuajnë nga uria është shtuar që nga viti 2014, por nga ana tjetër, me tonelata ushqime hidhen në kosh apo shpërdorohen çdo ditë.

Në nivel global, rreth 13.2 % e ushqimit të prodhuar humbet mes korrjes dhe shitjes me pakicë, ndërsa rreth 19 % e prodhimit të përgjithshëm global të ushqimit shpërdorohet në familje, në shërbimin ushqimor dhe në shitje me pakicë.

Kjo ditë ndërkombëtare nxjerr në pah nevojën kritike për financim për reduktimin e humbjeve dhe shpërdorimit të ushqimit, për të kontribuar në arritjen e qëllimeve klimatike dhe avancimin e Agjendës 2030 të OKB, për Zhvillim të Qëndrueshëm.

OKB kujton se, shpërdorimi i ushqimit, është i lidhur zinxhir me një sërë faktorësh. Asgjësimi i ushqimit dhe mbetjeve në landfille, çon në emetimin e gazrave serrë, duke kontribuar në ndryshimet klimatike.

Gjithashtu keqpërdorimi i ushqimit, ndikon negativisht në sigurinë ushqimore dhe disponueshmërinë e ushqimit dhe kontribuon në rritjen e kostos së ushqimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mos e shpĂ«rdoroni”- OKB thirrje nĂ« ditĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r mungesĂ«n e ushqimit appeared first on Euronews Albania.

Kapen 66 kg marijuanë në Malin e Zi, droga transportohej nga Shqipëria

66 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga Policia Kufitare e Malit të Zi në fshatin Sukobin të Ulqinit.

Dy persona ishin duke transportuar lëndën narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Sapo kanë vën re shërbimet e policisë kanë braktisur çantat e mbushura me marijuanë.

Dy personat ende tĂ« paidentifikuar kanĂ« arritur t’i shpĂ«tojnĂ« policisĂ« duke u rikthyer nĂ« territorin shqiptar.

Pas informacionit se në këtë fshat të Ulqinit në afërsi të kufirit po trafikohej drogë menjëherë uniformat blu kanë ndërhyrë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në zonë shërbimet e policisë kanë gjetur 3 çanta me 119 pako me marijuanë me peshë rreth 66 kg.

Autoritetet policore të Shqipërisë janë në kërkim të dy trafikantëve të cilët arritën të arratiseshin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kapen 66 kg marijuanë në Malin e Zi, droga transportohej nga Shqipëria appeared first on Euronews Albania.

Kryeministri libanez: Diplomacia është alternativa e vetme për konfliktin

Kryeministri i pĂ«rkohshĂ«m i Libanit thotĂ« se vendi i tij nuk ka “asnjĂ« alternativĂ« pĂ«rveç opsionit diplomatik” nĂ« lidhje me konfliktin e Hezbollahut me Izraelin.

Sipas mediave tĂ« huaja, Najib Mikati tha se ai “nuk do tĂ« hezitonte pĂ«r asnjĂ« moment” pĂ«r tĂ« vazhduar pĂ«rpjekjet diplomatike.

“Ushtria libaneze Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« zbatojĂ« RezolutĂ«n 1701 tĂ« OKB-sĂ«, ne mund tĂ« ofrojmĂ« kushtet e duhura”, tha ai.

Ai konfirmoi se një milion libanezë janë zhvendosur brenda vendit dhe 700 strehimore janë përgatitur.

“LĂ«vizja aktuale e zhvendosjes Ă«shtĂ« mĂ« e madhja nĂ« historinĂ« e Libanit”, tha ai mĂ« tej.

Mikati vazhdoi: “Jemi nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« dhe po bashkĂ«punojmĂ« sĂ« bashku pĂ«r ta kapĂ«rcyer kĂ«tĂ« fazĂ« diplomatikisht, brenda dhe nĂ« aspektin e sigurisĂ«â€.

Rezoluta 1701 e OKB-së, e cila doli në vitin 2006, ishte një përpjekje për të zyrtarizuar fundin e luftës midis Izraelit dhe Libanit.

Ai tha se forcat izraelite do të tërhiqeshin plotësisht ndërsa ushtria libaneze dhe paqeruajtësit e OKB-së, me përjashtim të Hezbollahut, do të ishin prania ekskluzive e armatosur në jug të lumit Litani të Libanit.

Shteti libanez duhej të kishte sovranitet të plotë mbi jugun e tij, ndërsa paqeruajtësit ndihmuan në kthimin e libanezëve të zhvendosur.

Për vite me radhë, Libani dhe Izraeli kanë fajësuar njëri-tjetrin për shkelje të panumërta përgjatë kufirit të tensionuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryeministri libanez: Diplomacia është alternativa e vetme për konfliktin appeared first on Euronews Albania.

Mario Bolognari: Veshja arbëreshe me rëndësi për rrugën e Shqipërisë drejt BE

Ish-politikani dhe antropologu Mario Bolognari është shprehur se veshja arbëreshe është me rëndësi për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Komentet Bolognari i bĂ«ri nĂ« ‘Euronews Weekend’ me gazetaren Greta Topjana, ku tha se kostumet arbĂ«reshe dhe tradita e tyre pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« mĂ«nyrĂ«n e tĂ« menduarit tĂ« vendeve tĂ« tjera europiane.

Ai tha gjithashtu se kostumet femërore kanë përfaqësuar një lloj gjuhe të përbashkët të një zone jo të lokalizuar në një shtet të caktuar.

“QĂ« nga fillimi kostumet femĂ«rore kanĂ« pĂ«rfaqĂ«suar njĂ« lloj gjuhe tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« njĂ« zone jo tĂ« lokalizuar nĂ« njĂ« shtet tĂ« caktuar. Por njĂ« zonĂ« mĂ« e madhe e shkĂ«mbimeve tĂ« diasporĂ«s qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme sot, tĂ« kthehesh edhe tĂ« argumentosh pĂ«r kĂ«to tema Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r tĂ« ardhmen. Kostumi femĂ«ror bĂ«n pjesĂ« edhe nĂ« ciklin e vitit pĂ«r tĂ« tjerĂ«.

Sepse gruaja e vesh edhe tĂ« dielĂ«n e pashkĂ«s, nĂ« krishtlindje, apo valle qĂ« quhet nĂ« arbĂ«resh. ËshtĂ« njĂ« kostum qĂ« tregon si tĂ« thuash njĂ« kartĂ« identiteti tĂ« gruash si mbretĂ«reshĂ« e skenĂ«s nĂ« ato momente qĂ« ajo pĂ«rfaqĂ«son. Kjo bĂ«n pjesĂ« nĂ« ciklin jetĂ«sor, sepse e vesh kostumin nĂ« ditĂ«n e martesĂ«s, por e vesh edhe nĂ« ditĂ«n e vdekjes. KĂ«tu kemi diçka qĂ« shkon pĂ«rtej kulturĂ«s sĂ« vendeve tĂ« vogla. Takon njĂ« ndjenjĂ« dhe mĂ«nyrat e interpretimit tĂ« jetĂ«s qĂ« bĂ«jnĂ« pjesĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« EuropĂ«n.

Pra janĂ« kostume dhe tradita dhe mĂ«nyra tĂ« tĂ« vepruarit tĂ« vendeve tĂ« tjera europiane. T’i japĂ«sh tĂ« drejtĂ« traditĂ«s dhe tĂ« humbĂ«sh objektet apo veshjet, edhe kjo bĂ«n pjesĂ« nĂ« EuropĂ«n e sĂ« nesĂ«rmes. Edhe pĂ«rdorimi i inteligjencĂ«s artificiale bĂ«n pjesĂ« nĂ« kĂ«to pyetje. Pra çfarĂ« do ruajmĂ« nga e shkuara dhe çfarĂ« do tĂ« marrim me vete drejt sĂ« ardhmes”, tha Bolognari.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mario Bolognari: Veshja arbëreshe me rëndësi për rrugën e Shqipërisë drejt BE appeared first on Euronews Albania.

❌