❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Projekte të reja! Ja ku do ta shohim Meriton Mjekiqin këtë sezon të ri televiziv

Ish-banorin e ‘Big Brother VIP Albania’, Meriton Mjekiqin do ta shohim shumĂ« shpejt nĂ« ekran.

‘Vip Magazine’ mĂ«son se Meritoni do po pĂ«rgatitet tĂ« sjellĂ« nĂ« televizion programin e tij ikonik me intervista, i cili ka zbuluar jo pak talente tĂ« reja nĂ« fushĂ«n e repit. Ky emision, do tĂ« shfaqet nĂ« ekranin e ‘Top Channel’.
Meritoni e bën prej vitesh këtë program në kanalin e tij në YouTube, por tani është koha ta shohim në ekranet shqiptare.

Meritoni foli pak ditë më parë për emisionin me anë të një video në rrjetet sociale, megjithatë nuk zbuloi asnjë detaj lidhur me përgatitjet për nisjen e tij.

Emri i tij u lakua në disa media, duke ngritur shqetësim për shëndetin e reperit pasi u aludua se ishte përfshirë në një aksident të rëndë. Duke përgenjeshtruar titujt që po qarkullonin, Meritoni tha se gëzon shëndet të plotë dhe po vijon punën për emisionin e tij që do të shfaqet në ekranin më të madh në vend.

The post Projekte të reja! Ja ku do ta shohim Meriton Mjekiqin këtë sezon të ri televiziv appeared first on Albeu.com.

Zbuloni simptomat e kancerit të gjirit

PĂ«r shumĂ« njerĂ«z, shenja e parĂ« e kancerit tĂ« gjirit Ă«shtĂ« shfaqja e njĂ« kokrre (gunge) nĂ« gji. MirĂ«po, simptomat e kancerit tĂ« gjirit janĂ« tĂ« ndryshme – nga kokrra deri tek simptomat mĂ« pak tĂ« dukshme, siç janĂ« ndryshimet nĂ« lĂ«kurĂ«. NĂ«se zbuloni ndonjĂ« nga kĂ«to simptoma, nuk do tĂ« thotĂ« automatikisht qĂ« keni kancer tĂ« gjirit, por Ă«shtĂ« absolutisht thelbĂ«sore tĂ« vizitoni njĂ« mjek sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur.

Kanceri i gjirit duhet tĂ« identifikohet dhe trajtohet sa mĂ« shpejt qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur. PĂ«r pacientĂ«t me kancer tĂ« hershĂ«m tĂ« gjirit kjo mund tĂ« ofrojĂ« mundĂ«sinĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« shĂ«rimit ndĂ«rsa pacientĂ«ve, sĂ«mundja e tĂ« cilĂ«ve Ă«shtĂ« pĂ«rhapur nĂ« organe tĂ« tjera do t’ ju mundĂ«sojĂ« trajtimin e personalizuar, i cili do tĂ« sigurojĂ« rezultatin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« mundshĂ«m tĂ« mjekimit. Njihuni me simptomat e kancerit tĂ« gjirit dhe veproni menjĂ«herĂ«.
Ndryshimet në teksturën e lëkurës në ose rreth gjirit:
rrudhosja e lëkurës
formimi i gropëzave në lëkurë

Trashja e indit të gjirit

Shfaqja e erupsioneve lëkurore (ang. rash) ose përskuqja në thithkë ose në zonën përreth saj
Ndryshimet në thithkë të tilla si tërheqja e thithkës ose ndryshim i formës së saj
Venat e dukshme në gji
Ënjtje nĂ« sqetull

Kontrolloni rregullisht gjinjtë tuaj. Njihuni me simptomat e kancerit të gjirit. Kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse vëreni ndonjë gjë të pazakontë. Diagnoza dhe trajtimi i kancerit të gjirit para se të përhapet ju jep mundësinë më të mirë të shërimit.

The post Zbuloni simptomat e kancerit të gjirit appeared first on Albeu.com.

Sulmi i Iranit, Biden: SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë Izraelin të mbrohet

Presidenti i SHBA, Joe Biden, tha se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë Izraelin të mbrohet kundër sulmeve iraniane dhe të mbrojë personelin amerikan në rajon.

ShtĂ«pia e BardhĂ« lĂ«shoi ​​njĂ« deklaratĂ« nĂ« lidhje me takimin mes presidentit amerikan Joe Biden dhe zĂ«vendĂ«spresidentes Kamala Harris dhe kĂ«shilltarĂ«ve tĂ« tyre tĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare.

Deklarata, e cila u lĂ«shua pas fillimit tĂ« sulmit iranian ndaj Izraelit, tha: “Ata rishikuan gjendjen e pĂ«rgatitjeve tĂ« SHBA pĂ«r tĂ« ndihmuar Izraelin tĂ« mbrohet kundĂ«r kĂ«tyre sulmeve dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur personelin amerikan nĂ« rajon”.

SHBA-të po dërgojnë mijëra trupa në Lindjen e Mesme, siç njoftoi më herët Pentagoni, me qëllim, siç thotë, për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme.

Skuadriljet e avionëve luftarakë dhe personeli i tyre do të përforcojnë praninë e tyre në rajon, tha një zëdhënës i Pentagonit.

The post Sulmi i Iranit, Biden: SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë Izraelin të mbrohet appeared first on Albeu.com.

Sirena alarmi në Tel Aviv, Irani sulmon me raketa Izraelin

Ushtria izraelite tha më 1 tetor se Irani kishte nisur raketa në drejtim të Izraelit dhe se cak i predhave të lëshuara nga Irani janë rreth dhjetë milionë civilë në zona të ndryshme të vendit.

Autoritetet në Izrael gjithashtu raportuan se sirena alarmi u lëshuan nëpër të gjithë Izraelin dhe se banorët janë udhëzuar të kërkojnë strehim të sigurt.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për ta ndihmuar Izraelin të mbrohet nga sulmet me raketa të Iranit dhe për ta mbrojtur personelin ushtarak amerikan në rajon.

Ai e dha këtë deklaratë në platformën X, pas një takimi që zhvilloi me zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe ekipin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

MĂ« herĂ«t, njĂ« zyrtar i lartĂ« i administratĂ«s amerikane kishte paralajmĂ«ruar se Irani po pĂ«rgatitet pĂ«r tĂ« nisur njĂ« sulm “tĂ« menjĂ«hershĂ«m” me raketa balistike ndaj Izraelit, duke shtuar se do tĂ« kishte “pasoja tĂ« rĂ«nda” nĂ«se njĂ« gjĂ« e tillĂ« ndodh.

Zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Shtetet e Bashkuara po mbështesin aktivisht përgatitjet e Izraelit për mbrojtje. Anije dhe avionë amerikanë janë vendosur në rajon për ta ndihmuar Izraelin në rast të një sulmi.

Pas paralajmërimeve për një sulm të tillë, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, pati një bisedë me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin.

“Ministri dhe sekretari diskutuam pĂ«r gatishmĂ«rinĂ« operacionale tĂ« Izraelit pĂ«r tĂ« mbrojtur qytetarĂ«t dhe asetet ushtarake, si dhe pĂ«r pozicionin e forcave amerikane nĂ« rajon”, tha Ministria e Mbrojtjes nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Irani nisi një sulm të drejtpërdrejtë të paprecedentë ndaj Izraelit në prill të këtij viti, por pak nga raketat arritën objektivat e tyre. Shumica u rrëzuan nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja, ndërsa të tjerat duket se dështuan gjatë lëshimit ose u rrëzuan gjatë fluturimit.

Ushtria izraelite tha të martën se kishte vrarë Muhammad Jaafar Qasir, një komandant përgjegjës për transferimin e armëve nga Irani dhe bashkëpunëtorët e tij te Hezbollahut.

Ky zhvillim vjen pasi ushtria izraelite mĂ« 1 tetor paralajmĂ«roi njerĂ«zit tĂ« evakuonin dhjetĂ«ra vendbanime nĂ« kufirin me Libanin, disa orĂ« pasi njoftoi se ishin duke kryer operacione “tĂ« kufizuara tokĂ«sore” kundĂ«r Hezbollahut.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë krahun e tij ushtarak, por jo edhe partinë politike.

Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Izraeli shtoi se trupat e saj ishin pĂ«rfshirĂ« nĂ« “luftime tĂ« ashpra” me Hezbollahun, nĂ« njĂ« hap qĂ« erdhi pavarĂ«sisht kundĂ«rshtimeve tĂ« SHBA-sĂ«, mes frikĂ«s pĂ«r njĂ« konflikt mĂ« tĂ« gjerĂ« nĂ« Lindjen e Mesme.

Hezbollahu tha se kishte reaguar ndaj ofensivës izraelite duke lëshuar një breshëri raketash drejt Izraelit, përfshirë një drejt agjencisë së tij të inteligjencës afër Tel Avivit.

Izraeli ka premtuar të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Hezbollahut dhe ka shpallur zonë ushtarake në disa pjesë të kufirit të tij verior me Libanin, pavarësisht thirrjeve nga mbarë bota për të ulur tensionet.

GjatĂ« ditĂ«s, ushtria izraelite bĂ«ri tĂ« ditur se po mobilizonte edhe katĂ«r brigada shtesĂ« pĂ«r t’u vendosur nĂ« misione pĂ«rgjatĂ« kufirit verior, por pa dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« detaje.

“Kjo do ta mundĂ«sojĂ« vazhdimin e aktivitetit operacional kundĂ«r organizatĂ«s terroriste Hezbollah dhe arritjen e objektivave operacionale, pĂ«rfshirĂ« kthimin e sigurt tĂ« banorĂ«ve tĂ« Izraelit verior nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre”, tha ushtria izraelite nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

MĂ« 25 shtator, ushtria kishte mobilizuar dy brigada rezervĂ« pĂ«r t’u dĂ«rguar nĂ« veri.

Një brigadë këmbësorie izraelite zakonisht përbëhet nga 1.000 deri në 2.000 ushtarë, ndërsa një brigadë tankesh të blinduara ka rreth 100 tanke.

Izraeli nisi operacionin tokësor pavarësisht kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara në mes të frikës se një veprim i tillë do të mund të nxjerrë jashtë kontrollit ngjarjet në Lindjen e Mesme.

Pavarësisht thirrjeve nga e mbarë bota për uljen e tensioneve, Izraeli është zotuar se do të mbajë presionin ndaj Hezbollahut dhe ka shpallur një zonë ushtarake në disa pjesë të kufirit të tij verior me Libanin.

“NĂ« pĂ«rputhje me vendimin e udhĂ«heqjes politike, disa orĂ« mĂ« parĂ« Forcat e Mbrojtjes tĂ« Izraelit nisĂ«n bastisje tĂ« kufizuara, lokalizuara dhe shĂ«njestruara tokĂ«sore bazuar nĂ« informacionet precize kundĂ«r caqeve terroriste tĂ« Hezbollahut dhe infrastrukturĂ«s nĂ« jug tĂ« Libanit”, tha ushtria izraelite nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« publikuar nĂ« orĂ«t e vona tĂ« 30 shtatorit.

“KĂ«to caqe gjenden nĂ« fshatrat afĂ«r kufirit dhe paraqesin kĂ«rcĂ«nim pĂ«r komunitetet izraelite nĂ« veri tĂ« Izraelit”.

Javëve të fundit, Izraeli ka kryer sulme intensive ajrore ndaj Hezbollahut, përshirë sulme me raketa që kanë vrarë udhëheqësin e kamotshëm të grupit, Hassan Nasrallah, por edhe kanë marrë jetën e shumë udhëheqësve të Hezbollahut dhe anëtarëve të tjerë të grupeve të sanksionuara militante.

ZyrtarĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« Hezbollahut kanĂ« thĂ«nĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit se luftĂ«tarĂ«t e grupit janĂ« “gati nĂ«se Izraeli vendos tĂ« hyjĂ« pĂ«rmes tokĂ«s”.

Nisja e operacionit tokĂ«sor erdhi disa orĂ« pasi presidenti amerikan, Joe Biden, u pyet nĂ«se pajtohej nĂ«se Izraeli do tĂ« ndĂ«rmerrte njĂ« veprim tĂ« tillĂ« nĂ« Liban, tha: “Jam i qetĂ« nĂ«se ata ndalojnĂ«. Na duhet njĂ« armĂ«pushim tani”.

Pas rritjes së tensioneve Shtëpia e Bardhë tha se Uashingtoni beson se mënyra e vetme që të ketë një armëpushim mes Izraelit dhe Libanit është përmes një zgjidhjeje diplomatike.

Ministri i JashtĂ«m francez, Jean-Noel Barrot, duke folur nĂ« Bejrut mĂ« 30 shtator, po ashtu i bĂ«ri thirrje Izraelit qĂ« tĂ« “pĂ«rmbahet nga çdo inkursion tokĂ«sor” dhe tĂ« arrijĂ« njĂ« marrĂ«veshje armĂ«pushimi. Ai po ashtu i bĂ«ri thirrje Hezbollahut qĂ« “tĂ« bĂ«jĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ« dhe tĂ« pĂ«rmbahet nga çdo veprim qĂ« me gjasĂ« do tĂ« çojĂ« nĂ« paqĂ«ndrueshmĂ«ri rajonale”.

Sulmet izraelite nĂ« Liban dhe Jemen kundĂ«r rebelĂ«ve Huthi, qĂ« mbĂ«shteten nga Irani, dhe pretendimet e Hezbollahut dhe ka gjuajtur nĂ« Izrael raketĂ«n e re “Nour” – qĂ« sipas vĂ«zhguesve mund tĂ« jetĂ« njĂ« raketĂ« balistike – rritĂ«n frikĂ«n se nĂ« Lindjen e Mesme mund tĂ« ketĂ« njĂ« luftĂ« nĂ« shkallĂ« tĂ« plotĂ«.

Në orët e vona të 30 shtatorit, sulmet ajrore izraelite goditën periferitë në jug të Bejrutit, duke shkaktuar shpërthime të mëdha, pasi ushtria izraelite paralajmëroi civilët që të largoheshin nga tri ndërtesa specifike që tha se do të shënjestronte. Këto ndërtesa gjendeshin në lagje me popullsi të dendur.

Ndaras, Irani ka deklaruar se nuk do të dislokojë forca në Liban apo në Rripin e Gazës për të luftuar kundër Izraelit, në kohën e intensifikimit të sulmeve kundër Hezbollahut në Liban.

“Nuk ka nevojĂ« pĂ«r dĂ«rgimin e forcave vullnetare shtesĂ« tĂ« RepublikĂ«s Islamike tĂ« Iranit”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i MinistrisĂ« sĂ« Jashtme, Nasser Kanani mĂ« 30 shtator. Ai shtoi se Libani dhe luftĂ«tarĂ«t nĂ« territoret palestineze “kanĂ« aftĂ«si dhe forcĂ« tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« mbrojtur veten kundĂ«r agresionit”.

Deklarata e Kananit erdhi pasi Naim Qassem, zĂ«vendĂ«sshefi i Hezbollahut, tha pĂ«rmes njĂ« video-mesazhi se “shumĂ« shpejt” do tĂ« gjendet njĂ« zĂ«vendĂ«sues pĂ«r Nasrallahun.

Në mesazh, ai tha se përzgjedhja do të bëhet sipas procedurave të rregullta të Hezbollahut, duke mos dhënë më shumë detaje.

Nasrallah u vra javën e kaluar gjatë një sulmi ajror izraelit në qendrën komanduese jugore të Hezbollahut.

Ushtria izraelite po ashtu ka zgjeruar sulmet e saj kundër grupeve militante që mbështeten nga Irani, duke sulmuar qytetin-port të Hodeidës në Jemen, që është nën kontrollin e rebelëve Huthi, dhe po në të njëjtën kohë ka intensifikuar sulmet ajrore në jug të Bejrutit dhe në pjesë të tjera të Libanit.

Humbjet e përjetuara nga Hezbollahut duket se janë më të mëdhatë që kur Garda Revolucionare Islamike e Libanit ndihmoi në krijimin e këtij grupi militant më 1982, me qëllim që të luftohej një pushtim izraelit i Libanit.

Nasrallah i ishte bashkuar Hezbollahut për të luftuar në atë konflikt dhe më 1992 ishte bërë udhëheqës i tij, duke e bërë grupin forcën më të fuqishme ushtarake dhe politike të Libanit./REL

The post Sirena alarmi në Tel Aviv, Irani sulmon me raketa Izraelin appeared first on Albeu.com.

Paralajmërimi i SHBA, Izraeli: Asnjë kërcënim ajror nuk është identifikuar nga Irani

Ushtria izraelite tha se nuk kishte identifikuar ende një kërcënim ajror nga Irani, pasi SHBA paralajmëroi se Teherani po përgatitej të niste një sulm me raketa balistike kundër Izraelit.

“NĂ« kĂ«tĂ« moment, Izraeli nuk e percepton kĂ«rcĂ«nimin e afĂ«rt nga Irani”, deklaroi tĂ« martĂ«n zĂ«dhĂ«nĂ«si i Forcave tĂ« Mbrojtjes tĂ« Izraelit, Daniel Hagari, shkruan CNN.
GjatĂ« njĂ« video-mesazhi tĂ« shkurtĂ«r, Hagari u shpreh se avionĂ«t ushtarakĂ« izraelitĂ« aktualisht po “skanojnĂ« qiellin” pĂ«r çdo kĂ«rcĂ«nim tĂ« afĂ«rt nga Irani.
“Ne jemi nĂ« gatishmĂ«ri maksimale si nĂ« ofensivĂ« ashtu edhe nĂ« mbrojtje,” shtoi Hagari, duke paralajmĂ«ruar Iranin se çdo sulm ndaj Izraelit “do tĂ« kishte pasoja”.

The post Paralajmërimi i SHBA, Izraeli: Asnjë kërcënim ajror nuk është identifikuar nga Irani appeared first on Albeu.com.

Shawn Mendes flet për ndarjen e dhimbshme nga Camila Cabello

Shawn Mendes ka folur pĂ«r ndarjen e tij nga ish-e dashura, Camila Cabello. 26-vjeçari ishte i ftuar nĂ« episodin e fundit tĂ« podcast-it “On purpose” dhe ai flet pĂ«r ndarjen e tij qĂ« e shikonte e gjithĂ« bota.

“Dua tĂ« them sinqerisht, mendoj se Camila dhe unĂ« kemi bĂ«rĂ« punĂ«, duke ruajtur jetĂ«n tonĂ« private. Edhe pse kishte miliona njerĂ«z qĂ« e komentojnĂ«, Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« mos prekĂ«sh prej saj”, tha Shawn.

“Ndihem si ajo dhe kam punuar jashtĂ«zakonisht pĂ«r tĂ« mbrojtur njĂ«ri-tjetrin. Jam duke folur sinqerisht dhe nĂ«se mendoni se nuk jam, nuk dal mĂ« nĂ« rrjetet sociale”.

Për fund ai theksoi se ata nuk do të bëjnë muzikë më për njëri-tjetrin.

“UnĂ« nuk mendoj se asnjĂ«ri prej nesh do tĂ« bĂ«nte dedikime. Ne e respektojmĂ« njĂ«ri-tjetrin”, tha ai.

“UnĂ« jam me fat qĂ« ajo Ă«shtĂ« njĂ« grua e mrekullueshme dhe e kujdesshme”.

The post Shawn Mendes flet për ndarjen e dhimbshme nga Camila Cabello appeared first on Albeu.com.

KrizĂ« midis çiftit? E dashura e DiCaprio-s filmohet nĂ« Paris, aktori s’shihet askund

Vittoria Ceretti, e dashura e Leonardo DiCaprios, është parë në Javën e Modës në Paris.

Modelja 26-vjeçare ka ardhur me një fustan mini rozë, të cilin e ka kombinuar me xhaketë të zezë lëkure, çizme dhe një çantë.
Ajo mori pjesë në shfaqjet e modës në Paris në shoqërinë e Nicole Kidmanit dhe zonjave të tjera të famshme.
DiCaprio nuk erdhi me Vittorian.

Aktori 49-vjeçar nuk u pa askund. DiCaprio, në fakt, e gjeti veten në fokusin e publikut për shkak të regjistrimeve të supozuara që zbulojnë se ai po shoqërohej me Diddyn.

MĂ«sohet se DiCaprio ishte i ftuari i preferuar i Diddyt nĂ« festĂ«. NĂ« njĂ« klip tĂ« vitit 2018, i cili u ripublikua sĂ« fundmi, “Vogue” e pyeti Diddy-n se kush ishte numri njĂ« nĂ« listĂ«n e tij tĂ« tĂ« ftuarve pĂ«r “partitĂ« e tij tĂ« bardha”. Ai u pĂ«rgjigj: “Leonardo DiCaprio”.

JanĂ« publikuar edhe foto nga “partia e bardhĂ«â€ e vitit 1998, nĂ« tĂ« cilat aktori Ă«shtĂ« duke qeshur dhe duke pirĂ« duhan. MegjithatĂ«, njĂ« burim i afĂ«rt me DiCaprio-n thotĂ« se aktori nuk ka pasur kontakte me Diddyn pĂ«r vite me rradhĂ«, megjithĂ«se ka prova qĂ« tĂ« dytĂ« ishin bashkĂ« nĂ« KonventĂ«n KombĂ«tare Demokratike mĂ« 29 korrik 2004 dhe se aktori ishte nĂ« ditĂ«lindjen e 50-tĂ« tĂ« Diddy-t.

The post KrizĂ« midis çiftit? E dashura e DiCaprio-s filmohet nĂ« Paris, aktori s’shihet askund appeared first on Albeu.com.

Analiza e REL-it: Pyjet e Kosovës përballen me shkatërrim të pakontrolluar

Qysh i vogël, Faruk Foniqin e ka karakterizuar dashuria për natyrën. Jashtë shtëpisë së tij në fshatin Dobërçan të Gjilanit, atë e tërhiqnin pyjet përreth dhe lumi që kalon përmes fshatit.

Por, gjatë fëmijërisë së Foniqit, vendlindja e tij filloi të pësonte ndryshime.
“Bash ku jemi ne, nĂ« ato prona bĂ«het prerje ilegale e drunjve”, thotĂ« 28-vjeçari pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Prerja ilegale e drunjve vlerësohet si fenomeni kryesor që sjell humbjen e qindra hektarëve të tokës pyjore në Kosovë çdo vit.

Mes viteve 2000 dhe 2022, Kosova humbi gati 16 mijë hektarë tokë pyje apo nga 2 deri në 3.5 hektarë në ditë, sipas një analize të bërë nga organizata Sustainability Leadership Kosova (SLK).

Foniqi, nga kjo organizatë, thotë se gjendja e pyjeve në Kosovë është alarmuese.

“Kosova – me kĂ«tĂ« trend tĂ« shfrytĂ«zimit tĂ« pyjeve – llogaritet qĂ«, brenda dekadĂ«s sĂ« ardhshme, nuk do tĂ« ketĂ« pyje tĂ« shĂ«ndetshme”, thotĂ« ai, duke treguar se pĂ«r studimet e kĂ«saj natyre, SLK-ja i dĂ«rgon tĂ« dhĂ«nat pĂ«r verifikim edhe jashtĂ« vendit.

Sipas tij, edhe pse prerjet e drunjve deri në një nivel janë të parapara, problemi në Kosovë është se prerja e tyre nuk monitorohet dhe nuk ka ndonjë plan revitalizimi të mirëfilltë të atyre zonave.

“NĂ« vendet e tjera parashihen masat dhe kush do ta menaxhojĂ« hapĂ«sirĂ«n e shfrytĂ«zuar pyjore dhe kush do ta ripyllĂ«zojĂ« atĂ« hapĂ«sirĂ«. E, fatkeqĂ«sisht, te ne nuk aplikohet ky sistem”, thotĂ« Foniqi.

SLK-ja, pĂ«rveç raportimit pĂ«r kĂ«tĂ« fenomen dhe edukimit tĂ« tĂ« rinjve lidhur me problemet e mjedisit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« programeve “Mos e merr malin” dhe “Green Wings” ka filluar edhe mbjelljen e hapĂ«sirave tĂ« shpyllĂ«zuara.

Fillimisht, anëtarët e kësaj organizate përdorën dronë për të mbjellë fara drunjsh në fshatin Butovc të Prishtinës, ndërsa thonë se do ta kenë edhe një tjetër projekt të tillë gjatë vjeshtës së këtij viti.

Por, Foniqi insiston se ky problem do të zgjidhej shumë më shpejt nëse institucionet si Agjencia Pyjore e Kosovës, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ndihmojnë në këto iniciativa.

“Institucionet ndoshta hezitojnĂ« tĂ« bashkĂ«punojnĂ« nĂ« programe si ‘Green Wings’ pĂ«r shkak se ne e publikojmĂ« njĂ« statistikĂ« tĂ« frikshme [pĂ«r hektarĂ«t e tokĂ«s sĂ« shkatĂ«rruar pyjore]”, thotĂ« Foniqi, duke shtuar se nĂ« disa programe tĂ« tjera, megjithatĂ«, ka pasur bashkĂ«punime.

MBPZHR-ja, duke iu përgjigjur REL-it, tregoi se Agjencia Pyjore e Kosovës i ka pyllëzuar mbi 140 hektarë gjatë vitit 2023, ndërsa këtë vit planifikohet pyllëzimi i 100 hektarëve me fidanët e prodhuar nga Instituti i Pylltarisë së Kosovës në Pejë.

Por, nga kjo ministri shprehĂ«n shqetĂ«sim lidhur me dĂ«nimet e shqiptuara, pasi qĂ«, siç thanĂ«, “njĂ« nga faktorĂ«t qĂ« ndikon nĂ« zvogĂ«limin e kĂ«saj dukurie, Ă«shtĂ« edhe zbatimi i dĂ«nimeve tĂ« larta ndaj prerĂ«seve ilegalĂ« nga ana e gjykatave”.

“DĂ«nimet shpeshherĂ« janĂ« tĂ« vogla, krahasuar me dĂ«min qĂ« shkaktohet nĂ« pyje, pasi qĂ« dihet se njĂ« dru i prerĂ« ilegalisht, pĂ«r t’u zĂ«vendĂ«suar me tjetrin nevojiten dhjetĂ«ra vite, duke shtuar kĂ«tu edhe aspektet tjera tĂ« dĂ«mit”, thonĂ« nga MBPZHR-ja dhe shtojnĂ« se duhet tĂ« ketĂ« dĂ«nime mĂ« tĂ« ashpra veçanĂ«risht pĂ«r recedivistĂ«t.

Sipas të dhënave të Agjencisë Pyjore të Kosovës, vetëm rreth 10-15 për qind e tokës pyjore në vend pritet sipas legjislacionit në fuqi.

Sipas Kodit Penal tĂ« KosovĂ«s, kushdo qĂ« kapet duke prerĂ« trungje tĂ« drunjve nĂ« pyje mund tĂ« dĂ«nohet me gjobĂ« ose me burgim deri nĂ« pesĂ« vjet – varĂ«sisht nga sasia e drunjve tĂ« prerĂ«.

Policia e Kosovës bëri të ditur për REL-in se gjatë tetë muajve të parë të këtij viti janë kapur 137 persona duke kryer veprën penale të vjedhjes së pyjeve.

REL-i analizoi një pjesë të aktgjykimeve të shpallura nga gjykatat themelore të Kosovës gjatë këtij viti për rastet e vjedhjes së pyjeve.

Nga gjithsej 13 raste të analizuara, 11 prej tyre ishin dënime me gjobë nga 200 deri në 500 euro. Me 400 euro ishte dënuar Sh.Z. në Gjilan, pasi kishte prerë 33.4 metra kub drunj, duke shkaktuar dëm prej 4.511 eurosh.

Me po të njëjtën vlerë ishte dënuar edhe J.B. në Prizren, edhe pse ai kishte shkaktuar dëm më të ulët, të vlerësuar 546 euro. Ndërsa, me 450 euro ishte dënuar M.K. në Ferizaj, pasi kishte shkaktuar dëm prej 290 eurosh.

Gzim Shala, nga Instituti i KosovĂ«s pĂ«r DrejtĂ«si (IKD), thotĂ« se shqiptimi i “dĂ«nimeve shabllon” Ă«shtĂ« njĂ«ri ndĂ«r problemet me gjykatat nĂ« vend.

“Ka njĂ« tendencĂ« tĂ« njĂ« pĂ«rcaktimi tĂ« disa dĂ«nimeve dhe arsyetimeve shabllone pĂ«r disa fusha tĂ« caktuara, pavarĂ«sisht qĂ« secili rast i ka specifikat e veta”, thotĂ« ai pĂ«r REL-in.

NĂ« njĂ« nga rastet e analizuara nga REL-i, kryesi i veprĂ«s penale ishte lĂ«shuar me vetĂ«m vĂ«rejtje gjyqĂ«sore, pasi i ishte marrĂ« si rrethanĂ« lehtĂ«suese “gjendja e dobĂ«t ekonomike”.

Shala nga IKD-ja tregon se Gjykata Supreme parasheh vlerësimin e rrethanave lehtësuese, por shton se gjykatat në Kosovë shpeshherë gabojnë në aplikimin e rrethanave lehtësuese dhe u japin më shumë rëndësi atyre lehtësuese sesa rënduese.

Për më tepër, ai thotë se edhe në disa fusha të tjera, si dhuna në familje apo armëmbajtja pa leje, shqiptimi i dënimeve të ulëta shkakton kryerjen e vazhdueshme të këtyre veprave penale.

“Nuk themi qĂ« dĂ«nimet duhet tĂ« jenĂ« tĂ« larta nĂ« secilin rast, por dĂ«nimet duhet tĂ« jenĂ« adekuate, aktgjykimet duhet tĂ« jenĂ« tĂ« arsyetuara dhe t’u pĂ«rgjigjen qĂ«llimeve tĂ« dĂ«nimeve, qĂ« janĂ« parandalimi i kryesit dhe dĂ«rgimi i mesazhit te shoqĂ«ria qĂ« t’ia ketĂ« frikĂ«n ligjit dhe tĂ« mos pĂ«rfshihet nĂ« vepra penale”, thotĂ« Shala.

Sipas të dhënave të marra nga raporti vjetor i monitorimit të Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, gjatë vitit 2023, Departamenti Qendror i Inspeksionit për Pylltari dhe Gjueti i ka zhvilluar 702 kontrolle dhe i ka sekuestruar 22.7 metra kub masë drunore.

Gjatë kësaj periudhe kohore, MBPZHR-ja ka pranuar 143 aktgjykime për rastet e prerjeve ilegale në pyjet shtetërore. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve ishin parashkruar pasi lëndët ishin vjetruar.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se shumica e pyjeve në vend janë nën pronësi shtetërore. Por, shkaku i shkatërrimit të tokës pyjore, në mesin e llojeve të pyjeve, kjo agjenci liston edhe një kategori për pyje të degraduara.

Sipas studimeve të SLK-së, degradimi i pyjeve është në nivele më të larta veçanërisht në zonat kufitare të Kosovës, ku monitorimi i pyjeve është më i vogël.

Foniqi, nga kjo organizatë, thotë se, më parë, trungjet e prera të drunjve shiteshin për ngrohje. Por, pas subvencionimit të pajisjeve për ngrohje nga Qeveria e Kosovës, ai thotë se druri përdoret më shumë për industri të ndryshme.

Teksa ndër vite ka parë shkatërrimin e pyjeve në shumë zona të Kosovës, ai shpreson që gjeneratat e reja në vend do të jenë më të vetëdijshme për rëndësinë e pyjeve.

“Pyjet nuk janĂ« vetĂ«m njĂ« resurs qĂ« mund ta shfrytĂ«zojmĂ« pĂ«r nevojat tona, por janĂ« edhe resurs pĂ«r gjeneratat qĂ« vijnĂ« pas nesh dhe, njĂ«kohĂ«sisht, kujdesen edhe pĂ«r ajrin e pastĂ«r nĂ« vendin tonĂ«â€, pĂ«rfundon Foniqi./REL

The post Analiza e REL-it: Pyjet e Kosovës përballen me shkatërrim të pakontrolluar appeared first on Albeu.com.

FOTO+EMRI/ E bujshme! Bëhet publike romanca e re e Elvana Gjatës, shok me Noizyn, partneri i saj është i martuar?

Faqja e njohur nĂ« rrjetin social Instagram, “Vipat e Bllokut” ka bĂ«rĂ« publike pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« se kĂ«ngĂ«tarja e njohur Elvana Gjata Ă«shtĂ« duke shijuar njĂ« romancĂ« tĂ« re.

Mirëpo ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen është fakti se partneri i saj është një burrë i martuar. Sipas të njëjtit burim, burri në fjalë është Elson Bajrakurtaj.

Ai Ă«shtĂ« inxhinier, jeton nĂ« LondĂ«r e po ashtu ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« filmin e ElvanĂ«s dhe Ermalit “2 Gisht MjaltĂ« 2”. Inxhinieri Ă«shtĂ« gjithashtu mik me Blerim Destanin dhe Noziy-n.

Lajmi është bërë menjëherë viral ndërsa një reagim nga Elvana Gjata nuk ka ardhur ende.

The post FOTO+EMRI/ E bujshme! Bëhet publike romanca e re e Elvana Gjatës, shok me Noizyn, partneri i saj është i martuar? appeared first on Albeu.com.

Njihuni me historinë e indianes Saishwari Patil e cila fiton para duke fjetur

NjĂ« bankiere me bazĂ« nĂ« Bengaluru tĂ« IndisĂ« e ka kthyer Ă«ndrrĂ«n e saj pĂ«r tĂ« fjetur mĂ« shumĂ« nĂ« njĂ« realitet fitimprurĂ«s. Saishwari Patil fitoi titullin ‘Sleep Champion’ nĂ« sezonin e tretĂ« tĂ« programit tĂ« praktikĂ«s sĂ« gjumit tĂ« Wakefit, njĂ« nismĂ« fillestare nĂ« Bangalore. Patil ishte nĂ« mesin e 12 ‘praktikantĂ«ve tĂ« gjumit’ tĂ« zgjedhur pĂ«r programin, i cili inkurajon individĂ«t qĂ« vlerĂ«sojnĂ« gjumin, por luftojnĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« pĂ«rparĂ«si, tĂ« flenĂ« nga tetĂ« deri nĂ« nĂ«ntĂ« orĂ« çdo natĂ«.

PraktikantĂ«t gjithashtu u inkurajuan tĂ« bĂ«nin 20-minuta gjum gjatĂ« ditĂ«s. Secilit pjesĂ«marrĂ«s iu dha njĂ« dyshek dhe njĂ« gjurmues gjumi pa kontakt pĂ«r tĂ« monitoruar dhe pĂ«rmirĂ«suar cilĂ«sinĂ« e gjumit. BĂ«het e ditur se praktikantĂ«t morĂ«n pjesĂ« nĂ« seminare tĂ« udhĂ«hequra nga ekspertĂ« tĂ« gjumit pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar zakonet e tyre dhe pĂ«r tĂ« rritur shanset e tyre pĂ«r tĂ« fituar titullin e lakmuar ‘Sleep Champion’.

GjatĂ« tre sezoneve, programi ka tĂ«rhequr mbi 1 milion aplikantĂ« dhe ka angazhuar 51 praktikantĂ«. Edicioni i vitit 2024 i Wakefit’s Great Indian Sleep Scorecard zbuloi se gati 50% e indianĂ«ve zgjohen duke u ndjerĂ« tĂ« lodhur, me shkaqe tĂ« zakonshme duke pĂ«rfshirĂ« orĂ«t e gjata tĂ« punĂ«s, mjediset e dobĂ«ta tĂ« gjumit, stresin dhe mungesĂ«n e aktivitetit fizik.

Patil theksoi nevojën për disiplinë në gjumë.

“PĂ«r tĂ« mbajtur njĂ« rezultat tĂ« mirĂ«, duhet tĂ« jeni konsistent me orarin tuaj tĂ« gjumit dhe zgjimit, qĂ« do tĂ« thotĂ« tĂ« reduktoni aktivitetet e natĂ«s vonĂ«, si qĂ«ndrimi i tepĂ«r nĂ« rrjete sociale. ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« thyesh kĂ«to zakone, por ia vlen.”

The post Njihuni me historinë e indianes Saishwari Patil e cila fiton para duke fjetur appeared first on Albeu.com.

Haziri komenton këngët e Mozzik: Albumet e fundit i ka pasur për mua të jashtëzakonshëm

Lotina Haziri dhe reperi Mozzik tashmë dihet se janë bashkë prej disa muajsh, ku po kalojnë një periudhë të mirë në krahët e njëri-tjetrit.

Ata kanë qenë në vëmendje të mediave e publikut që kur u bë zyrtarizimi i romancës së tyre.

Prindërit e moderatores, politikani Lutfi Haziri dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Mika, kanë komentuar raportin që kanë me të dhe takimin e parë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) thotë se i ka dëgjuar albumet e fundit të artistit ferizajas.

Haziri thekson se për të janë të jashtëzakonshëm dhe se i pëlqejnë se përcjellin mesazhe.

“Albumet e fundit i ka pasur pĂ«r mua tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m. MĂ« ka bĂ«rĂ« qĂ« t’i dĂ«gjoj shumĂ«. Edhe bashkĂ«punimet, por nĂ« veçanti porositĂ«, mesazhet e tij. Rap-i e ka fjalorin e vet, mesazhin e vet, mĂ« urban mĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«. ËshtĂ« pjesĂ« e gjeneratĂ«s sĂ« vet”, u shpreh ai.

Mika nga ana tjetër nuk e përjashton mundësinë për një bashkëpunim me Mozzikun.

The post Haziri komenton këngët e Mozzik: Albumet e fundit i ka pasur për mua të jashtëzakonshëm appeared first on Albeu.com.

Osmani pritet nga ministrja e Jashtme, Baerbock – kĂ«rkon ndihmĂ«n e GjermanisĂ« pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së punës në Gjermani, ka takuar ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Në takim, presidentja Osmani kërkoi mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Osmani theksoi se Gjermania është partner strategjik në aspektin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik, ndaj Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të saj.

“Presidentja Osmani ka kĂ«rkuar vazhdimin e mbĂ«shtetjes gjermane edhe pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e KosovĂ«s nĂ« KĂ«shillin e EvropĂ«s, NATO, BE dhe organizata tĂ« tjera ndĂ«rkombĂ«tare.

Situata aktuale politike dhe ajo e sigurisĂ« ishin gjithashtu tema tĂ« diskutimit tĂ« Presidentes Osmani dhe ministres Baerbock”, thuhet nĂ« njoftimin e PresidencĂ«s.

Presidentja Osmani ka theksuar se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, porse një gjë e tillë po pengohet nga Serbia dhe presidenti i saj.

Në këtë kontekst, presidentja ka potencuar se në procesin e dialogut me Serbinë, Kosova ka treguar përkushtim për t`i adresuar çështjet që janë në interes të qytetarëve dhe të paqes e stabilitetit rajonal.

The post Osmani pritet nga ministrja e Jashtme, Baerbock – kĂ«rkon ndihmĂ«n e GjermanisĂ« pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare appeared first on Albeu.com.

Serialet qĂ« duhet t’i shikoni gjatĂ« vjeshtĂ«s

Sezoni i vjeshtës zyrtarisht ka filluar, dhe kryesisht gjatë kësaj stine fillojmë izolohemi në shtëpitë tona për të shikuar serialet tona të preferuara.

Ndonëse dikush mund të preferojë të nisë një seri të re, dikush ndihet rehat të shikojë herë pas here të njëjtit në varësi të stinës.

Disa seriale thjesht duhet me patjetĂ«r t’i shikojmĂ« nĂ« kĂ«tĂ« stinĂ«, pĂ«r tĂ« pĂ«rkuar me atmosferĂ«n e ngjyrave tĂ« vjeshtĂ«s.

NĂ« listĂ«n e mĂ«poshtme kemi pĂ«rmbledhur disa seriale qĂ« do t’ju japin njĂ« lloj ngrohtĂ«sie gjatĂ« kĂ«saj stine qĂ« ia vlen t’i shikoni.

Gilmore Girls    

Nëse po kërkoni një serial që ju sjell atmosferën e vjeshtës, atëherë Gilmore Girls është në mesin e tyre.

NĂ«se po kĂ«rkoni drama me aksione tĂ« ulĂ«ta, hijeshi nĂ« qytet tĂ« vogĂ«l, dialog gazmor dhe njĂ« temĂ« qĂ« do t’ju sjell vazhdimisht komoditet, sikurse pirja e njĂ« kafeje, atĂ«herĂ« shikojeni.

Gossip Girl

NĂ«se nuk mjaftoheni me Gilmore Girls, atĂ«herĂ« seriali me plot drama Gossip Girl mund t’ju dhurojĂ« ato se çfarĂ« kĂ«rkoni.

Gossip Girl ngërthen jetesën e njujorkezeve të pasur, dhe dinamikat mes tyre në gjimnaz dhe kolegj.

Ky seriali gjithashtu ngërthen ngjyrat e bukura të vjeshtës në qytetin e New Yorkut.

Friends

Kushdo qĂ« ka parĂ« serialin legjendar, “Friends” do t’ua sugjerojĂ« ta shikoni, e sidomos gjatĂ« kĂ«saj stine.

Seriali i cili debutoi në vitin 1994, paraqet jetën e gjashtë miqve në qytetin e New York-ut.

GjatĂ« vjeshtĂ«s por edhe gjatĂ« dimrit, “Friends” Ă«shtĂ« do tĂ« zgjidhja e duhur pĂ«r ta shikuar nĂ« kĂ«to dy stinĂ«.

Ky serial të jep ndjesinë e mrekullueshme të komoditetit, dhe vlerësimit të gjërave më të thjeshta në jetë, duke mos harruar faktin se është edhe shumë komik.

Seinfeld

Ashtu si Friends, ky sitcom është plot me modën nostalgjike të viteve 90-ta dhe atmosferën ngushëlluese të personave 30-vjeçarë që ende nuk kanë arritur të gjejnë veten e tyre në qytetin e madh.

Seinfeld shikohet më së miri natën vonë, nën një batanije gjigante, pak para gjumit.

Only Murders In The Building

Seriali “Only Murders In The Building” thjesht Ă«shtĂ« zgjidhje ideale pĂ«r ta shikuar gjatĂ« kĂ«saj periudhe tĂ« vitit.

Ngjarja ngërthen tre miq eklektikë që fillojnë një podcast për të provuar të zgjidhin një vrasje që ndodhi në ndërtesën e tyre.

Vjen me një mjedis të përsosur vjeshte në New York, shumë modë fantastike të vjeshtës dhe një histori drithëruese (por kryesisht e çuditshme) e misterit të vrasjeve.

Stranger Things

Nëse keni menduar se një serial për përbindëshat e mbinatyrshëm nuk mund të jetë komod
e keni menduar gabim.

Stranger Things Ă«shtĂ« njĂ« seri qĂ« i vlen ta shikoni dhe paraqet periudhĂ«n e fĂ«mijĂ«ve pĂ«rpara iPad-Ă«ve dhe iPhone-ve – kur fĂ«mijĂ«t thjesht do tĂ« ngasin biçikletat e tyre nĂ«pĂ«r qytet duke shpĂ«tuar botĂ«n.

Derry Girls

Kjo komedi gazmore dhe e pĂ«rzemĂ«rt pĂ«r njĂ« grup adoleshentĂ«sh tĂ« rritur nĂ« IrlandĂ«n e Veriut nĂ« vitet ’90 Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht komode.

Pjesa më e madhe e Derry Girls zhvillohet gjatë muajve më të ftohtë të vitit shkollor.

Të bashkohesh me një grup miqsh në fatkeqësitë e tyre në qytetin e vogël irlandez Derry është një ilaç për të cilin nuk e dinit se i duhej shpirtit tuaj këtë vjeshtë.

Wednesday

Nëse misteri dhe dinamikat janë në preferencat tuaj, seriali Wednesday në Netflix duhet të jetë në planin tuaj.

Një ngjarje vërtetë e rrallë, me plot befasi, Wednesday duhet të shikohet me patjetër në muajin tetor.

Virgin River

Nëse përzemërsia e vjeshtës ju bën të etur për përmbajtje të shëndetshme, Virgin River mund të jetë seriali që ju sjell komoditet.

The post Serialet qĂ« duhet t’i shikoni gjatĂ« vjeshtĂ«s appeared first on Albeu.com.

Porti i Durrësit, tetori nis me ardhjen e 630 turistëve nga e gjithë bota

Porti i Durrësit vijon të mbetet destinacioni i kroçerave të huaja edhe gjatë stinës së vjeshtës.

MĂ«ngjesin e sotĂ«m nĂ« port mbĂ«rriti kroçera “Seven Seas Voyager” me rreth 650 turistĂ« nga e gjithĂ« bota, 450 prej tĂ« cilĂ«ve amerikanĂ«, tĂ« cilĂ«t kanĂ« zgjedhur tĂ« vizitojnĂ« ditĂ«n e sotme qytetin bregdetar tĂ« DurrĂ«sit si dhe sitet turistike tĂ« TiranĂ«s, KrujĂ«s dhe Beratit.

Autoriteti Portual DurrĂ«s bĂ«n tĂ« ditur se “edhe pse zyrtarisht jemi nĂ« muajt e vjeshtĂ«s, kroçerat turistike vijojnĂ« tĂ« ndalen nĂ« vendin tonĂ«, duke e integruar atĂ« çdo vit e mĂ« shumĂ« nĂ« itineraret e tyre nĂ« Adriatik”.

“Seven Seas Voyager” ndalet nĂ« DurrĂ«s pas vizitĂ«s nĂ« ishullin grek tĂ« Korfuzit, pĂ«r tĂ« vijuar mĂ« tej turin nĂ« brigjet e KroacisĂ«.
Anija turistike “Seven Seas Voyager” lundron nĂ«n flamurin e Bahamas dhe ka njĂ« gjatĂ«si prej 206,5 metra dhe gjerĂ«si rreth 30 metra.

The post Porti i Durrësit, tetori nis me ardhjen e 630 turistëve nga e gjithë bota appeared first on Albeu.com.

Tentoi të ndizte zjarrin, Britney Spears-it i digjen qerpikët dhe vetullat

Artistja Britney Spears ka djegur qerpikët dhe vetullat gjatë ndezjes së oxhakut. Po ashtu, një pjesë e flokëve të saj mori flakë.

Këtë e ka ndarë këngëtarja përmes një në Instagram Stories, ku tregon se ndezjen e oxhakut zakonisht ua lë rojave të saj të sigurisë, por këtë herë e ka provuar vetë.
“ShpĂ«rtheu nĂ« fytyrĂ«n time”, tha ajo pĂ«r zjarrin, i cili ia dogji qerpikĂ«t dhe vetullat.

KĂ«ngĂ«tarja ka thĂ«nĂ« mĂ« tej se do tĂ« shkonte nĂ« urgjencĂ« pasi i dhembte shumĂ« fytyra. “MĂ« dhemb tĂ« prek telefonin tim, mĂ« dhemb tĂ« vendos akull nĂ« fytyrĂ«n time”, tha Spears.

Pas rreth gjashtë deri në shtatë orë, këngëtarja vendosi të merrte tre qetësues dhe të flinte.

“Gjithçka Ă«shtĂ« nĂ« rregull tani. GjĂ«ra tĂ« tilla ndodhin”, pĂ«rfundoi ajo.

The post Tentoi të ndizte zjarrin, Britney Spears-it i digjen qerpikët dhe vetullat appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ronela Hajati lĂ«shon ‘bombĂ«n’: I kam disa EMRA shqiptarĂ«sh, sinonim tĂ« Diddy

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka trazuar rrjetin me një Instastory ku përmend skandalin që ka pushtuar botën rreth reperit P-Diddy. Ajo shkruan se njeh disa shqiptare që janë sinonim i Diddy.

’I kam ca emra shqiposh, sinonim tĂ« atyre tĂ« P.Diddy’’, ka shkruar Ronela nĂ« Instastory.
Pra, me këtë nënkuptohet se edhe në Shqipëri ka personazhe të njohur e me pushtet, që kanë kryer skandale si ai i reperit Diddy.

Ky i fundit ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet nga shumë burra dhe gra për trafik seksual, abuzim, sulm seksual dhe përdhunim. Diddy, organizonte festa orgjish, të ashtuquajturat Freak Offs, me vajza të mitura dhe drogë. Skenari mbizotërues deri tani është se festat e mëdha që ai organizoi, të quajtura edhe White Parties, kishin një listë të madhe të ftuarish, nga të cilët një rreth shumë më i vogël e ndoqi atë më vonë në mbrëmje në Freak Offs.

Emrat e të famshmëve që kanë qenë të lidhur me White Party-t e tij (pa u sqaruar nëse disa kanë marrë pjesë edhe në Freak Offs, disa e kanë mohuar tashmë) janë Beyoncé, Justin Bieber, Jennifer Lopez (e cila ishte edhe partnerja e Diddy-t), Leonardo DiCaprio, Ashton Kutcher, Paris Hilton, Howard Stern, Kim Kardashian, Russell Brand, Mariah Carey, Russell Simmons, Megan Fox, Kelly Osbourne, Aretha Franklin, Martha Stewart, Tommy Lee, Pamela Anderson, Regis Philbin, Vera Wang.

The post FOTO/ Ronela Hajati lĂ«shon ‘bombĂ«n’: I kam disa EMRA shqiptarĂ«sh, sinonim tĂ« Diddy appeared first on Albeu.com.

“MĂ« mbron Zoti”, Georgina “rrĂ«fehet” frikshĂ«m: Kam parĂ« djallin! Besoj te forcat e errĂ«ta, por 


Georgina Rodriguez, e fejuara e C.Ronaldo, ka bërë jo pak bujë me deklaratën e saj të fundit, ku në dokumentarin e Netflix ka pranuar se beson te forcat jo njerëzore, madje bukuroshja ka pranuar se ka parë djallin në shtëpinë e tyre në Arabinë Saudite.
Në një nga episodet që po shfaqet në Netflix, në dokumentarin që i kushtohet jetës së sajë, Georgina ka zbuluar në detaje se çfarë i ndodhi:
“NjĂ« ditĂ« po ushqehesha vetĂ«m nĂ« shtĂ«pinĂ«, papritur ngrita kokĂ«n dhe pashĂ« njĂ« fytyrĂ«, me sy, shpatulla dhe brirĂ«. ThashĂ« me vete:: Au, duket si djalli. UnĂ« besoj se forcat errĂ«ta ekzistojnĂ«, por e di gjithashtu qĂ« jam e mbrojtur nga Zoti”, u shpreh Georgina.
NĂ« deklaratĂ«n e sajĂ«, Gerogina shtoi se edhe fĂ«mijĂ«t e kanĂ« ndjerĂ« prezencĂ«n e kĂ«saj force tĂ« errĂ«t, duke e cilĂ«suar si “monstra”.

The post “MĂ« mbron Zoti”, Georgina “rrĂ«fehet” frikshĂ«m: Kam parĂ« djallin! Besoj te forcat e errĂ«ta, por 
 appeared first on Albeu.com.

Fansat i brohoritĂ«n fjalĂ«t “Liri PalestinĂ«s”, Bella Hadid kaplohet nga emocionet nĂ« Paris

Bella Hadid iu rikthye pasarelave pas dy vjetësh pauzë, duke marrë pjesë në shfaqjen e Saint Laurent në Javën e Modës të Parisit.

Rikthimi i saj gjatë këtij eventi të modës është pritur me tejet emocion nga fansat e saj, të cilët u mahnitën me super-paraqitjen e saj në pistë.

Super-modelja gjithashtu mori pjesĂ« nĂ« ‘after-partyn’ e brendit Saint Laurent, ku u prit jashtĂ« eventit nga dhjetĂ«ra adhurues tĂ« saj.

Me tĂ« mbĂ«rritur nĂ« event, fansat e saj brohoritnin fjalĂ«t, ‘Liri PalestinĂ«s’, gjĂ« qĂ« emocioni edhe vetĂ« Bella Hadid-in, e cila po ashtu pĂ«rsĂ«riti kĂ«to fjalĂ«.

Ajo është një avokuese e madhe e kësaj kauze, duke qenë se babai i saj është palestinez.

Super-modelja dha autografe për fansat e saj derisa pozoi edhe për foto me ta.

@taiebgedeon

#bellahadid arrives at the YSL after party #pourtoii #fyp

♬ son original – GÉDÉON TAIEB

 

The post Fansat i brohoritĂ«n fjalĂ«t “Liri PalestinĂ«s”, Bella Hadid kaplohet nga emocionet nĂ« Paris appeared first on Albeu.com.

Albin Kurti: Serbia po thellon lidhjet me Rusinë dhe Kinën, një rrezik për rajonin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, mbajti një ligjëratë në New Haven, ku foli për progresin demokratik të Kosovës dhe rrezikun në rritje nga Rusia dhe Serbia.

Kurti theksoi se Kosova është ndër vendet që iu bashkua sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë pas nisjes së luftës në Ukrainë, duke vënë në pah se Serbia ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

Ai përmendi lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë dhe Kinën, duke theksuar se bashkëpunimi i tyre nuk është thjesht historik apo fetar, por i bazuar në interesa ekonomike dhe ideologjike.

Sipas tij, Rusia ka një kontroll të madh mbi industrinë energjetike serbe, dhe investimet ruse në Serbi janë rritur ndjeshëm që nga pushtimi i Ukrainës.

Kurti shtoi se ndikimi rus në Serbi shtrihet përtej sektorit të energjisë, duke përfshirë universitetet, mediat dhe sferën intelektuale.

Serbia mbetet i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nuk ka kundërshtuar asnjëherë agresionet e saj, përfshirë luftën në Gjeorgji dhe pushtimin e Ukrainës në vitin 2014.

Gjithashtu, Kurti vuri në dukje edhe rolin e Kinës si partner kryesor tregtar i Serbisë jashtë BE-së.

 

The post Albin Kurti: Serbia po thellon lidhjet me Rusinë dhe Kinën, një rrezik për rajonin appeared first on Albeu.com.

Skandali i Diddy-t! Beyonce humbet miliona ndjekës në rrjetet sociale

Që kur rasti i P Diddy u ekspozua për publikun, shumë prej tyre kanë qenë dyshues ndaj çiftit Jay-Z dhe Beyonce. Ata dyshohet se janë përfshirë në skandalin e egër të festës së reperit kontrovers.

Beyonce së fundmi ka humbur deri në katër milionë ndjekës në Instagram. Beyonce, e cila fillimisht kishte 320 milionë ndjekës, papritur ra në 316 milionë.

Nëse e kontrolloni tani, llogaria e Beyonce ndiqet nga 315 milionë dhe parashikohet të vazhdojë të ulet.

Shumë njerëz mendojnë se Beyonce ka luajtur një rol në mbajtjen e sekreteve të P Diddy. Ai dhe Jay-Z zgjodhën të heshtin edhe pse publiku po vëlonte nga komentet në llogaritë e dy artistëve.

Ndërkohë, reperi 50 Cent po punon për një dokumentar për të zbërthyer skandalin P Diddy për të rikthyer emrin e mirë të hip hopit.

A do të flasë ai për Jay-Z dhe Beyonce, të cilët janë të lidhur me Diddy? Kjo mbetet per tu pare.

 

The post Skandali i Diddy-t! Beyonce humbet miliona ndjekës në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

❌