Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kryeministri Edi Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT

Kryeministri Edi Rama u operua sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në një deklaratë për mediat, Kryeministria dhe detaje lidhur me operimin. “Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies […]

The post Kryeministri Edi Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT appeared first on Shekulli.

Përplasje në dyert e Kuvendit, Garda nuk lejon deputetët e PD-së, opozitarët pengojnë edhe kolegët e PS-së

Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët një ditë më parë u përjashtuan nga punimet e Kuvendit sot nuk janë lejuar të futën në sallën e seancave plenare. Derën kryesore e kishin bllokuar Garda, ndërsa një derë tjetër ishte e kyçur. Deputeti i PD, Flamur Noka tha se po bunkerizohet për të mos lejuar futjen e […]

The post Përplasje në dyert e Kuvendit, Garda nuk lejon deputetët e PD-së, opozitarët pengojnë edhe kolegët e PS-së appeared first on Shekulli.

Pengimi i punimeve në Kuvend dhe djegia e karrigeve, “Etika” përjashton me 60 ditë 3 deputetë të PD, zbulohet “dënimi” edhe për të tjerët

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledjon Nallbatin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Edi Palokën me 10 ditë. Ndërkohë 20 deputetët e tjerë janë përjashtuar me 40 ditë. Kujtojmë se ky vendim vjen pas kërkesës së grupit parlamentar të PS për marrjen e masës disiplinore për 24 […]

The post Pengimi i punimeve në Kuvend dhe djegia e karrigeve, “Etika” përjashton me 60 ditë 3 deputetë të PD, zbulohet “dënimi” edhe për të tjerët appeared first on Shekulli.

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës denoncon një femër: Më nisën foto e video me imazhin tim sepse refuzova të paguaj! Ju garantoj, janë të sajuara! S’ka asgjë të vërtetë

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se gjatë natës në telefon i kanë mbërritur foto e video të tij, sipas tij, të modifikuara. Ai shprehet se “ju garantoj se ato imazhe janë të sajuara dhe nuk ka asgjë të vërtetë”, duke shtuar se ka mesazhe kërcënuese në telefon. “Kam bisedën […]

The post Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës denoncon një femër: Më nisën foto e video me imazhin tim sepse refuzova të paguaj! Ju garantoj, janë të sajuara! S’ka asgjë të vërtetë appeared first on Shekulli.

Djegia e karrigeve jashtë Kuvendit, ja 4 deputetët e PD-së që do të paguajnë më shumë, do t’u mbahen nga rroga

Kaosi dhe dhuna me pasoja të shkatërrimit të pronës nga ana e opozitës pasditen e të hënës (30 Shtator) në seancën plenare, nuk ka kaluar pa pasoja. Jo vetëm hetime dhe procedime disiplinore në proces për 24 deputetë, por edhe paralajmërim se do paguajnë dëmet e shkaktuara ekonomike nga paga e tyre. Burime nga Kuvendi […]

The post Djegia e karrigeve jashtë Kuvendit, ja 4 deputetët e PD-së që do të paguajnë më shumë, do t’u mbahen nga rroga appeared first on Shekulli.

Ambasadorja izraelite në Tiranë: Përgjigjja ndaj Iranit mund të jetë e dhimbshme

Ambasadorja e izraelit në Tiranë, Galit Peleg, tha se sulmi raketor i Iranit në Izrael ka kaluar pa fatalitete. Sipas saj nuk ka pasur viktima në njerëz, ndërsa Izraeli ishte i përgatitur për një sulm të tillë nga Irani. E pyetur se çfarë do të ndodh tani dhe a do i kundërpërgjigjet Izraeli këtij sulmi, […]

The post Ambasadorja izraelite në Tiranë: Përgjigjja ndaj Iranit mund të jetë e dhimbshme appeared first on Shekulli.

Nis indeksimi me 4.1%, sa rriten pagesat në qytet dhe fshat për pensionistët. Qeveria: Gati projekti për shtimin e pensioneve

Prej ditës së djeshme, mbi 791 mijë pensionistët përfitojnë nga indeksimi me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës. Indeksimi është detyrim ligjor i skemës së sigurimeve shoqërore. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në afro 1.7 miliardë lekë vetëm për tre […]

The post Nis indeksimi me 4.1%, sa rriten pagesat në qytet dhe fshat për pensionistët. Qeveria: Gati projekti për shtimin e pensioneve appeared first on Shekulli.

Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura në Kuvend! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve të PD

10 milionë e 500 mijë lekë të vjetra është dëmi total i përllogaritur nga institucionet e Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të kaosit të shkaktuar dje nga deputetët e opozitës. Fatura e kripur financiare i referohet 30 karrigeve që deputetët nxorën nga salla e seancave plenare dhe i dogjën me benzinë. Për shkak të tensioneve […]

The post Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura në Kuvend! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve të PD appeared first on Shekulli.

Netanyahu reagon pas sulmeve të Teheranit: Irani bëri gabim të madh! Do ta paguajë. Nuk e kanë idenë e vendosmërisë sonë për hakmarrje

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmi raketor i Iranit kundër Izraelit dështoi dhe u zotua për hakmarrje. “Irani bëri një gabim të madh dhe do të paguajë për të”, tha Netanyahu në një takim të kabinetit të tij. “Regjimi në Iran nuk e kupton vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe vendosmërinë tonë […]

The post Netanyahu reagon pas sulmeve të Teheranit: Irani bëri gabim të madh! Do ta paguajë. Nuk e kanë idenë e vendosmërisë sonë për hakmarrje appeared first on Shekulli.

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin pas sulmit me raketa ndaj Izraelit, reagon Trump: Biden dhe Harris kanë dështuar, po çojnë botën në Luftë të Tretë Botërore

Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar forcat amerikane në rajon që të ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian dhe të rrëzojnë raketat. Kështu njoftoi Shtëpia e Bardhë. Ky ishte pjesërisht rezultat i veprimit të drejtpërdrejtë nga ushtria amerikane këtë mbrëmje pas “planifikimit intensiv” midis Uashingtonit dhe zyrtarëve izraelitë, tha ai. Sipas Pentagonit, shkatërruesit […]

The post Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin pas sulmit me raketa ndaj Izraelit, reagon Trump: Biden dhe Harris kanë dështuar, po çojnë botën në Luftë të Tretë Botërore appeared first on Shekulli.

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, çfarë dihet për sulmin me 180 raketa të Iranit ndaj Izraelit dhe ç’pritet të ndodhë

Irani ka lëshuar qindra raketa drejt një pjese të territorit izraelit. Ky është sulmi i dytë i Iranit këtë vit, pasi qëlloi qindra raketa dhe drone në Izrael në prill. Zyrtarët e ushtrisë izraelite thanë se sulmet duket se kanë përfunduar dhe se nuk ka më kërcënim nga Irani për momentin. Por ende nuk dihet […]

The post Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, çfarë dihet për sulmin me 180 raketa të Iranit ndaj Izraelit dhe ç’pritet të ndodhë appeared first on Shekulli.

Sekuestrohen pasuritë e 37-vjeçarit të dënuar në Angli dhe të punonjëses së shërbimeve qeveritare, 750 mijë euro, 6 apartamente dhe 6 makina

 Një punonjëse e Shërbimeve Qeveritare me një pagë bruto prej 61 mijë lekësh rezulton të jetë pronare e 6 pronave të paluajtshme dhe e 6 automjeteve të cilat me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjykata e kryeqytetit ka firmosur sekuestron preventive. Prokuroria arriti në konkluzion se pasuritë e kësaj shtetase dhe familjarëve të saj janë […]

The post Sekuestrohen pasuritë e 37-vjeçarit të dënuar në Angli dhe të punonjëses së shërbimeve qeveritare, 750 mijë euro, 6 apartamente dhe 6 makina appeared first on Shekulli.

Dogjën karriget jashtë Kuvendit, Policia e Tiranës çon në SPAK 23 deputetë të opozitës, Kuvendi u mban rrogat për dëmet e shkaktuara dje

Policia e Tiranës ka referuar në SPAK, 23 deputetë të opozitës, pas incidenteve të djeshme në Parlament të cilat kulmuan me djegien e karrigeve në oborrin e Kuvendit. Brenda sallës së Parlamentit teksa zhvillohej seanca plenare u shënuan përplasje me Gardën, ndërsa deputetët e opozitës hodhën sende të forta edhe në drejtim të kryeparlamentares, Elisa […]

The post Dogjën karriget jashtë Kuvendit, Policia e Tiranës çon në SPAK 23 deputetë të opozitës, Kuvendi u mban rrogat për dëmet e shkaktuara dje appeared first on Shekulli.

Opozita i vuri zjarrin karrigeve në shenjë proteste për burgosjen e Ervin Salianjit, kryetarja e Kuvendit njoftoi mbarimin e mandatit të deputetit të dënuar me 1 vit

Në Tiranë, Deputetët e Partisë Demokratike nxorrën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji, dhe, siç u shprehën ata, ndaj shumë akteve të tjera arbitrare të shumicës ndaj opozitës dhe lirive demokratike në vend. Në fillim të seancës, ata bllokuan foltoren e […]

The post Opozita i vuri zjarrin karrigeve në shenjë proteste për burgosjen e Ervin Salianjit, kryetarja e Kuvendit njoftoi mbarimin e mandatit të deputetit të dënuar me 1 vit appeared first on Shekulli.

“Çoji Gazit 100 mijë euro te…” zbulohet mesazhi në celularin e kreut të Grupit të PD, Bardhi padi në SPAK

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka publikuar sot një mesazh që i ka mbërritur një ditë më parë në aplikacionin Signal, të cilën e ka konsideruar të rremë dhe i kërkoi SPAK-ut të hetojë për kërcënimin që po i bëhet. Ai shprehet se ka një përpjekje kriminale për ta intimiduar përmes dokumenteve të […]

The post “Çoji Gazit 100 mijë euro te…” zbulohet mesazhi në celularin e kreut të Grupit të PD, Bardhi padi në SPAK appeared first on Shekulli.

Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm propozon Ilir Prodën

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha propozon Ilir Prodën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Kujtojmë se drejtorit aktual të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, ditë më parë u iu mor telefoni për verifikim edhe nga SPAK, në lidhje me dosjen e grupit “Çopja” në Elbasan, por që duket se ka rezultuar i pastër nga verifikimet e nevojshme. […]

The post Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm propozon Ilir Prodën appeared first on Shekulli.

Grida Duma pranon publikisht lidhjen me Ervin Salianjin, pasi deputeti u dënua me burg: Ai është bashkudhëtari im (VIDEO)

Drejtuesja e emisionit “Top Story”, Grida Duma, ka pranuar zyrtarisht mbrëmë bashkëjetesën me Ervin Salianjin. Deputeti i Partisë Demokratike është dënuar këtë të enjte me 1 vit burg për dosjen “Babale”. Pikërisht, për këtë vendim emisioni është hapur me një monolog të shkurtër nga Grida Duma, e cila ndër rreshta pranoi bashkëjetesën me politikanin Ervin […]

The post Grida Duma pranon publikisht lidhjen me Ervin Salianjin, pasi deputeti u dënua me burg: Ai është bashkudhëtari im (VIDEO) appeared first on Shekulli.

Apeli e dënoi me 1 vit burg për dosjen “Babale”, Ervin Salianji: Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh, fushatën do ta bëj nga burgu

Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Në seancën e sotme, në mbështetje të Salinjit, ishin një grup i konsiderueshëm deputetësh demokratë. Salianji akuzohet për denoncimet ndaj qeverisë për lidhje me trafikantë dhe personazhe të krimit të organizuar. Salianji bëri […]

The post Apeli e dënoi me 1 vit burg për dosjen “Babale”, Ervin Salianji: Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh, fushatën do ta bëj nga burgu appeared first on Shekulli.

Analiza e Ben Blushit: Bektashizmi ishte djali i keq i Islamit që Shqipëria e adaptoi, një projekt rezistence ndaj Perandorisë Turke

Nga Ben Blushi Nëse fetë e botës do mblidheshin në një Muze të Madh, aty Bektashizmi do zinte një dhomë të vogël. Kjo dhomë e vogël, që në këtë rast do ishte në Shqipëri, do tregonte disa gjëra të pakëndshme. Dhe ja pse. Historia e bektashizmit është e re, nuk ka as 800 vjet. Bektashizmi konsiderohet një devijim […]

The post Analiza e Ben Blushit: Bektashizmi ishte djali i keq i Islamit që Shqipëria e adaptoi, një projekt rezistence ndaj Perandorisë Turke appeared first on Shekulli.

Cekja i Beratit në hall me ujësjellësin e Sarandës: Faturat e ujit mbi 60 mijë lekë në muaj, mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh

Humoristi i mirënjohur Sejfulla Myftari ndryshe i njohur si Cekja i Beratit i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” jo si artist, por si hallexhi. Ai ka problem me shtëpinë e tij të pushimit që ka në Sarandë, pasi edhe pse nuk jeton njeri ai paguan faturat e ujit mbi 6000 lekë në muaj. Shtëpinë në […]

The post Cekja i Beratit në hall me ujësjellësin e Sarandës: Faturat e ujit mbi 60 mijë lekë në muaj, mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh appeared first on Shekulli.

❌