Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Curri pyet Nokën: Do ikni të hënën nëse nuk ju vjen populli në protestë? Ja si përgjigjet

Në studion e “Top Story” u diskutuan përplasjet e ashpra sot të ndodhura në ambientet e Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së, tentuan të futeshin në Kuvend me dhunë. Flamur Noka u shpreh se kjo është e vetmja rrugë që i ka ngelur opozitës, pasi sipas tij, Salianji u dënua padrejtësisht. Nga ana tjetër, analisti Arjan Curri tha se këtë aksion duhet ta kishte bërë populli.

Source

Zgjedhjet po afrojnë, Bardhi flet për skenarin e PD-së: Na kanë detyruar të…

“Kërkesa themelore e opozitës është krijimi i qeverisë teknike për një periudhë të caktuar para zgjedhjeve”, kështu u shpreh kreu i grupit të PD Gazment Bardhi sonte në studion e “Opinion”. Sipas tij ky aksion i së djathtës ndryshe nga herët e tjera vjen në disa drejtime. Bardhi theksoi se Partia Demokratike nuk i shmanget më zgjedhjeve dhe se tensionet e fundit në Kuvend kanë ardhur të detyruara…

Source

Salianji në burg, Spahiu: Amnistia për të duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se ky konflikt mes PS dhe PD duhej të ishte shmangur me kohë. Për të Sali Berisha dhe PD duhej të kishin negociuar në marrëveshjen për amnistinë penale edhe veprën për të cilën është dënuar Ervin Salianji, për kallëzim të rremë. ”Ky konflikt mundet dhe duhej të ishte shmangur në kohë. Se kuptoj përse ka ardhur në këtë ditë moment për tu shmangur konflikti mes PD…

Source

Gazetari Artan Hoxha dorëzon kasetën e 21 Janarit në SPAK: Shansi i fundit për t’u hetuar!

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha u paraqit paraditen e sotme në SPAK, ku depozitoi një material audio, nga komunikimet e Gardës në 21 Janar, komunikime që tregojnë se vrasjet në bulevard kanë ndodhur me urdhër. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se ky është shansi i fundit që SPAK të hetojë për të zbardhur ngjarjen, për të cilën ende sot ka dy të vrarë pa autorë.

Source

Kaso tregon për deputetin e ri që do të ketë PD-ja: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini Salianji më tha…

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Korçës, Ivi Kaso thotë se është ende shpejt për të ditur nëse Andrea Mano do ta pranojë mandatin e Ervin Salianjit, teksa e cilësoi dënimin e deputetit demokrat si të padrejtë. Kaso ka deklaruar se ka komunikuar me Salianjin, i cili ndodhet i dënuar në Burgun e Fierit, i cili i ka thënë se merak ka vetëm familjen, kurse aksionin opozitar e vijon edhe nga…

Source

Balla për kaosin në Kuvend: Beteja e opozitës bëhet për Berishën, jo për Salianjin

Ministri për Marrdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i ftuar këtë të enjte në studion e ”Euronews Tonight”, tha se nëse bëhet një kthesë në kohë dhe krahasohet jeta politike e Partisë Demokratike nga viti 1990 e deri më sot, do të kuptohet se ky subjekt ndodhet sot në pikën e saj të fundit elektorale. ”Një gjë që besoj biem të gjithë dakord, është që PD duke filluar nga dhjetori i vitit 1990 e…

Source

Deputeti serb: Nuk ka kapacitete të sulmojë Kosovën, Perëndimi e ka në dorë

Kosova nuk duhet të ketë frikë, pasi Serbia nuk ka kapacitetet për t’i shpallur luftë. Kështu thotë ish-deputeti nga radhët e partisë së Vuçiçit, Dragan Sormaz, i cili në një intervistë ekskluzive për A2 CNN i quan si propagandë kërcënimet e Beogradit. Teksa e cilëson atë si përgjegjësin e vetëm për sulmin në Banjskë, ish-deputeti serb thotë se dështimi në planin për të aneksuar veriun e ka…

Source

Përfundon puna për asfaltimin e rrugës “Njazi Meka” në Tiranë, Veliaj: Transformon jetën e çdo banori

Bashkia e Tiranës vijon asfaltimin e rrugëve, por edhe të gjitha rrugicave ku janë hasur problematika nga qytetarët. Bashkia e Tiranës ka përfunduar punën për asfaltimin e rrugës “Njazi Meka” në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet se ky investim transformon jetën e çdo banori në njësinë 4. “Asfaltuam rrugën “Njazi Meka”, Njësia 4– një investim që transformon jetën e…

Source

Kaosi në Kuvend, Berisha: Shembulli i deputetëve opozitarë të shërbejë si frymëzim dhe apel për çdo shqiptar

Sali Berisha ka vlerësuar rezistencën e deputetëve të opozitës në Kuvend pas burgosjes të Ervin Salianjit. ”Shembulli i deputetëve opozitarë duhet të shërbejë si frymëzim dhe apel për çdo demokrat dhe shqiptar”,-tha Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ”Rruga e Shpresës”. Fjala e Berishës Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore…

Source

”Gjallë ose i vd@kur në Parlament”, debati i plotë i Nokës me Gjinin në derën e Kuvendit: A e di ti nga vi unë?

Sot seanca plenare në Kuvend u zhvillua pa asnjë deputetët të opozitës. Jashtë sallës kishte tensione të forta. Deputeti i Partisë Socialiste, Frrok Gjini dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u përplasën jashtë Kuvendit me njëri-tjetrin. Frrok Gjiini: Mos më shtyj me dorë mua, mos më prek me dorë. Dua të hyj brenda. Bledjon Nallbati: Dhe unë brenda dua të hyj.

Source

Befason Johnson: Netanyahu më vuri pajisje përgjimi në tualetin e zyrës, më tha se duhej të…

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson, thotë se një pajisje përgjimi u gjet në tualetin personal në Ministrinë e Jashtme, pasi ishte përdorur nga Benjamin Netanyahu. Johnson ka pretenduar se kur kryeministri izraelit vizitoi departamentin e tij në vitin 2017, ekipi i tij i sigurisë gjeti pajisje përgjuese në tualete, pasi ai kishte dalë prej tij. Gjatë takimit të tyre në zyrën e tij të vjetër…

Source

Avancimi i anëtarësimit në BE, e deleguara e SHBA-së takim me deputetet Tabaku dhe Gjonaj

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua këtë të enjte me kryetaren dhe nënkryetaren e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, deputeten e PD-së, Jorida Tabakun dhe deputeten e PS-së, Etilda Gjonaj. Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se VanHorn përgëzoi ekipin për punën e fortë në avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Source

Rikthehen radhët në kufirin Shqipëri-Kosovë

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, gjatë sezonit turistik ka pushuar së funksionuari, duke rikthyer radhët e pritjes në kufirin e Kosovës e Shqipërisë.Drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët po qëndrojnë 20-30 minuta në kufi për të përpunuar të dhënat e tyre. Vonesat në verifikimin e kontrolleve kufitare kanë krijuar edhe radhë autokolonash me automjete.

Source

A të sjell në pushtet udha e konfrontimit?

Editorialin e shikoni duke klikuar videon! A të sjellë në pushtet udha e konfrontimit? Ka 34 vite në pluralizmin shqiptar që sa herë është tentuar të përdoret rruga e konfrontimit nuk e ka sjellë në pushtet konfliktsjellësin. Qytetarët edhe kur janë të mërzitur me një qeveri të caktuar asnjëherë nuk votojnë atë që krijon sherrnajë. Ndaj edhe kjo strategji e këtyre ditëve e PD dhe e…

Source

Maliqi për skenarët e protestës së opozitës më 7 tetor: Bllokimi i të gjitha akseve rrugore

Ish-deputeti Lefter Maliqi zbulon opsionet e të hënës që PD e ka thirrur një protestë. Që nga rrethimi i shtëpisë së Edi Ramës në Surrel, rrethimi i Kryeministrit kur zbret nga avioni në Rinas, bllokimi i akseve kryesore të vendit, e deri te përplasja me forcat e Policisë që do t’i pengojë protestuesit në tubimin, janë skenarë që Maliqi rendit. I pyetur për situatën brenda PL-së…

Source

Nuk mori dot kthesën dhe përfundoi në kanal, plagoset shoferja e taksisë

Këtë të enjte një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Kashtë Bardhë. Drejtuesja e mjetit taksi, Mirela Shellima, nuk ka arritur dot të merrte kthesën, por ka ecur drejt dhe ka përfunduar në kanal. Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur hetimet. Kjo pikë në aksin Lushnje-Berat është e…

Source

Balla: S’ka qeveri teknike, synojmë mbi 84 mandate. Kaosi nga deputetët bëhet për Berishën

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka dënuar ashpër skenarët e kaosit dhe dhunës së Partisë Demokratike në Kuvend, të cilët dogjën edhe karriget. Për të PD-ja është një parti e marrë peng dhe i shërben interesit të familjes Berisha. ”Kjo që keni parë sot nga kjo forcë politike është bërë edhe para 1 viti, ishim në të njëjtën situatë, edhe para 2-3 vitesh po ashtu…

Source

Zëri i Amerikës: Europa rikthen në Tiranë mbi 5 mijë shqiptarë, ishin me qëndrim jo të rregullt në një nga vendet e BE

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave (EUROSTAT) 4 mijë shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u detyruan të lënë një vend të Bashkimit Europian në gjashtë muajt e parë të këtij viti pas një urdhri policor. Ndërkohë sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme shqiptare 1120 shtetas të tjerë shqiptarë me qëndrim jo të rregullt dhe me ndëshkime penale u riatdhesuan nga…

Source

❌