Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

33 familje të evakuuara në Vlorë për shkak të motit të keq

Emergjencat Civile lajmëruan para pak çastesh se situata e motit të keq në qytetin e Vlorës është drejt normalizimit. Pas reshjeve të dendura në pjesën e dytë të ditës së sotme, thuhet se intensiteti i reshjeve ka rënë dhe, si pasojë, edhe uji është tërhequr.

“Ministria e Mbrojtjes, në koordinim me Shtabin e Përgjithshëm dhe AKMC, dërgoi sot në qytetin e Vlorës 28 forca, 8 mjete me kalueshmëri të lartë, 2 motopompa për heqjen e ujit, 1 gomone dhe 5 mjete transporti.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu. Ndërkohë, janë evakuuar 33 familje (55 persona), të cilët janë sistemuar në ambientet e konvikteve nga Bashkia Vlorë.

Në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile, ku mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Verdha, u diskutua për evidentimin e zonave të cilat kanë prezencë uji dhe kanë nevojë për ndërhyrje, menaxhimin e trafikut në qytet, furnizimin e pandërprerë me energji elektrike të hidrovoreve dhe stacioneve të pompimit, koordinimin dhe menaxhimin ndërmjet strukturave të bashkisë dhe policisë për familjet e evakuuara, ndjekjen e situatës deri në normalizimin e plotë të saj, si dhe pastrimin e kanaleve të cilat janë mbushur për shkak të prurjeve të përrenjve.

Nuk parashikohen reshje me intensitet të madh gjatë orëve në vijim, por Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë të monitorojë situatën në terren për t’i ardhur në ndihmë Bashkisë së Vlorës” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

The post 33 familje të evakuuara në Vlorë për shkak të motit të keq appeared first on Lapsi.al.

Moti i keq/ Përmbyten rrugët në Pogradec, aksin nacional “pushtohet” nga mjegulla

Moti i keq me reshje të shumta shiu ka sjellë përmbytje në disa nga rrugët kryesore të Pogradecit, duke i lënë ato nën pushtetin e ujit. Aktualisht, në terren ndodhen punonjës të shërbimeve publike dhe policisë bashkiake, të cilët po punojnë për të normalizuar situatën. Sipas raportimeve, deri tani nuk ka pasur njoftime për dëme […]

The post Moti i keq/ Përmbyten rrugët në Pogradec, aksin nacional “pushtohet” nga mjegulla appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Pamje dramatike, rrjedha e ujit merr para makinat në hyrje të autostradës Vlorë-Fier

Reshjet e dendura të shiut që nisën nga ora 15:00 e kësaj të premteje kanë zhytur në ujë qytetin e Vlorës. Akset kryesore rrugore si rruga Transballkanike, bulevardi Vlorës, Lungomare, rrugët “Gjergji Araniti”, “Gjergj Kastrioti” dhe “Kosova” janë përmbytur. Pamjet tregojnë qindra automjete të bllokuara në rrugët e qytetit, të fikura në mes të rrugës […]

The post VIDEO/ Pamje dramatike, rrjedha e ujit merr para makinat në hyrje të autostradës Vlorë-Fier appeared first on BoldNews.al.

Përkeqësimi i motit, Veliaj: Ekipet e emergjencës në terren, jemi pranë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë

Shirat e fortë që kanë mbërthyer Shqipërinë prej orëve të paradites, kanë sjellë disa problematika edhe në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot nga puna e ekipeve në terren të cilat po punojnë për normalizimin e situatës. Veliaj shprehet se falë punës së emergjencave çdo rrugë po mbahet nën kontroll ndërkohë që po bëhet monotorimi i çdo zone për të qenë…

Source

Moti i keq përfshinë edhe Malin e Zi, disa lumenj dalin nga shtrati dhe përmbysin shtëpitë

Disa shtëpi dhe rrugë janë përmbytur të premten në veri të Malit të Zi, pasi dy lumenj dolën nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit. Kryetari i komunës së Shavnikut, Jugosllav Jakiq tha se dy lumenj dolën nga shtrati në pjesën e Parkut Natyror Komarnica, në veri […]

The post Moti i keq përfshinë edhe Malin e Zi, disa lumenj dalin nga shtrati dhe përmbysin shtëpitë appeared first on BoldNews.al.

Shiu përmbyt rrugët kryesore në Vlorë, uji merr me vete tavolinat dhe çadrat e lokalit

Situata më e keqe nga moti i keq është në Vlorë. Ky qark është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu të cilat kanë përmbytur të gjithë qytetin. Madje në një lagje uji merr para tavolinat. Raportohet për përmbytje të bizneseve si dhe uji po hyn dhe në disa shtëpi. Reshjet e dendura […]

The post Shiu përmbyt rrugët kryesore në Vlorë, uji merr me vete tavolinat dhe çadrat e lokalit appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Vlora në kolaps total, gjithçka nën pushtetin e ujit

Vlora është në kolaps total si pasojë e motit të keq, ku pothuajse i gjithë qyteti ka probleme me përmbytjet. Hidrovori i stakuar, ndërsa një pjesë e qytetit bregdetar është pa drita. Bizneset kanë pësuar dëme, ndërsa edhe në video duket qartë vërshimi i ujit duke dëmtuar karrige dhe tavolina. Lagje të tëra të Vlorës janë nën ujë, niveli i të cilit në disa zona ka shkuar deri në brez të qytetarëve.

Source

Moti i keq, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te “Tirana Ime”

Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve për kujdes teksa kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura të shiut. Veliaj u ka kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë tek aplikacioni “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112. ”Tirana po përballet me reshje të dendura shiu! Ju lutem tregoni kujdes dhe ulni lëvizjet e…

Source

Përmbytje në Vlorë

Pas reshjeve të fundit të shiut, me intensitet të lartë qyteti i Vlorës është përballur me përmbytje të reja. Rruga Abano, Rominna, Bulevardi Vlorë-Skelë dhe disa rrugë të tjera në qytet janë prekur nga vërshimi i ujit.

Rruga te “Omonia” dhe te Kisha Ortodokse janë të pakalueshme. Drejuesit e automjeteve dhe kalimtaret po hasin vështirësi për shkakë të përmbytjes.

Ndërkohë bashkia apo strukturat e saj janë inegzistente.

The post Përmbytje në Vlorë appeared first on Lapsi.al.

Pamjet/ Vlora dhe Fieri nën ujë, përmbyten rrugë dhe biznese! Vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve

Kjo e premte e ka gjetur vendin tonën në pushtetin e ujit. Në Vlorë dhe në Fier ka pasur reshje të dendura shiu duke shkaktuar përmbytje në banesa dhe biznese. Në disa akse rrugore ka prezencë të ujit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në Vlorë rruga “Hasan Kushta”, rruga “Gjergj Araniti” aksi pranë Kishës Ortodokse

Tirana “nën pushtetin” e stuhisë, trafik i rënduar

Tirana është përfshirë nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar kështu edhe një trafik të rënduar pasi makinat qarkullojnë me vështirësi. Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike. […]

The post Tirana “nën pushtetin” e stuhisë, trafik i rënduar appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Moti i keq në Durrës, përmbyten disa rrugë, shfaqen probleme në qarkullim

Disa rrugë në Durrës, janë përmbytur si pasojë e reshje të dendura. Moti i keq ka përfshirë vendin që në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë në Durrës situata paraqitet më problematike në kryqëzimin pranë stadiumit “Niko Dovana”, te rrethrrotullimi i stacionit të trenit.

Gjithashtu në rrugën “Taulantia” dhe në rrugën “Aleksandër Goga”, janë shfaqur probleme me qarkullimin për shkak të përmbytjeve.

/abcnews.al/

Moti i keq në vend/ Lezha nën ‘pushtetin e ujit’, përmbyten rrugët

Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu kanë përfshirë ditën e sotme edhe qytetin e Lezhës.

Në disa lagje të qytetit sistemi i kanalizimeve nuk e përballoj nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të vërshojë nëpër rrugë.

Situata më problematike paraqitet në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ dhe në bllokun e banimit ’11 Janari’ në lagjen Besëlidhja.

Niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Në këto lagje është shënuar prezencë uji në 3 banesa dhe disa garazhe.

Ndërkohë në zonën e Zadrimës janë dhjetëra hektarë sipërfaqe tokë bujqësore të përmbytura. Bashkia e qytetit të Lezhës po ndërhyn për zhbllokimin e sistemit të kanalizimeve. Sakaq bëhet me dije se si pasojë e reshjeve të shiut, ka rritje të prurjeve në lumin Drin, niveli i të cilit është 30-40 cm poshtë pikës kritike.

The post Moti i keq në vend/ Lezha nën ‘pushtetin e ujit’, përmbyten rrugët appeared first on Lapsi.al.

Përkeqësimi i motit, Porti i Durrësit pezullon lundrimet e mbrëmjes së sotme drejt Barit

✇Albeu
By: M C

Porti i Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se për shkak të përkeqësim të kushteve të motit, do të pezullohen lundrimet e trageteve për në Portin e Barit (Itali). Lundrimet do të pezullohen mbrëmjen e sotme, 3 tetor 2024.

Sipas njoftimit zyrtar, tragetet që nisen zakonisht drejt Barit nuk do të lundrojnë mbrëmjen e sotme por do të bëjnë nisjen e tyre në mëngjesin e ditës së nesërme, 4 tetor 2024. Porti i Durrësit ka theksuar se udhëtarët dhe bizneset që planifikonin udhëtime për mbrëmjen e sotme mund të kontaktojnë agjencitë e trageteve për informacion të mëtejshëm.

The post Përkeqësimi i motit, Porti i Durrësit pezullon lundrimet e mbrëmjes së sotme drejt Barit appeared first on Albeu.com.

Përkeqësimi i motit, Porti i Durrësit pezullon lundrimet e mbrëmjes së sotme drejt Barit

Porti i Durrësit ka njoftuar ditën e sotme se për shkak të përkeqësim të kushteve të motit, do të pezullohen lundrimet e trageteve për në Portin e Barit (Itali). Lundrimet do të pezullohen mbrëmjen e sotme, 3 tetor 2024. Sipas njoftimit zyrtar, tragetet që nisen zakonisht drejt Barit nuk do të lundrojnë mbrëmjen e sotme […]

The post Përkeqësimi i motit, Porti i Durrësit pezullon lundrimet e mbrëmjes së sotme drejt Barit appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq, anulohen lundrimet e trageteve nga Porti i Durrësit

Për shkak të përkeqësimit të motit, Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar për anulimin e disa udhëtimeve detare.

Konkretisht, janë anuluar lundrimet e mbrëmjes së sotme të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit të Italisë.

Tragetet do të nisen drejt Barit mëngjesin e ditës së nesërme.

“Referuar parashikimeve të Autoriteteve detare për përkeqësim të kushteve të motit, mbrëmjen e sotme (dt.03.10.2024) nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit.

Tragetet do të nisen drejt Barit(Itali) mëngjesin e ditës së nesërme(04.10.2024).

Për çdo sqarim të nevojshëm, ju lutemi drejtohuni pranë agjencive të trageteve ose na ndiqni në adresën zyrtare www.durresport.al”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual të Durrësit.

Kujtojmë se për shkak të motit të keq, edhe dje pati anulim të lëvizjeve të mjeteve të vogla lundruese apo mjeteve të peshkimit.

The post Moti i keq, anulohen lundrimet e trageteve nga Porti i Durrësit appeared first on Lapsi.al.

Moti i paqëndrueshëm nesër/ Porti i Vlorës del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

✇Albeu
By: M C

Dita e nesërme parashikohet me reshje intensive shiu, rrebeshe dhe përmbytje në zonat veriperëndimore të vendit. Ashtu sikurse paralajmëroi edhe meteorologia Tanja Porja gjatë ditës së nesërme do të kemi edhe stuhi detare.

Nisur nga ky parashikim kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar se për shkak të përkeqësimit të motit do të ndalohet nisja e mjeteve të vogla të lundrimit dhe mjeteve të peshkimit duke filluara nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme. Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Njoftim i Portit Vlorë

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 03-04.10.2024 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 03-04.10.2024 duke filluar nga ora 02:00 datë 03.10.2024 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE, në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 20-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.TË NDALOHET PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 22:00 DATË 02.10.2024.

2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 04.10.2024.

The post Moti i paqëndrueshëm nesër/ Porti i Vlorës del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët appeared first on Albeu.com.

❌