❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mesazhet ndaj Bardhit, Karamuço: Duan t’ju mbyllin gojĂ«n atyre qĂ« sulmojnĂ« krimin

Kreu i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Demokratike, Gazment Bardhi, ka marrĂ« pak ditĂ« mĂ« parĂ« njĂ« mesazh pĂ«rmes aplikacionit ‘Signal’ qĂ« pĂ«rmban emrat e dy eksponentĂ«ve tĂ« krimit tĂ« organizuar: Ervis Martinaj, i cili Ă«shtĂ« i zhdukur, dhe Erigers Mihasi, i cili ka ndĂ«rruar jetĂ«.

Ky zhvillim ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, duke ngritur pyetje mbi motivet dhe kontekstin e këtij mesazhi.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në emisionin Review dha etaje mbi hetimet që po zhvillohen në lidhje me këto mesazhe drejt Bardhit.

Ai theksoi se aktualisht janë disa hetime që po ecin paralelisht, duke përfshirë një hetim nga Policia e Shtetit dhe një tjetër nga Anti-Terrori. Sipas tij, këto hetime përfshijnë analizën e IP-ve dhe identifikimin e personave të përfshirë.

“JanĂ« disa hetime qĂ« po ecin paralelisht. ËshtĂ« hetim nga Policia e Shtetit, njĂ« nga Anti-Terrori, ku Ă«shtĂ« IP-ja, ku Ă«shtĂ« ku person dhe kĂ« ka mbrapa. Informacione ka, por janĂ« tĂ« rrugĂ«s operative dhe tĂ« arrestohen personat konkretĂ«. NdĂ«rkohĂ« SPAK-u ka vendosur nĂ« dispozicion laboratorin mĂ« tĂ« mirĂ« qĂ« ka, me ekspertĂ« shqiptarĂ« dhe izraelitĂ«, pĂ«r t’idalĂ« deeri nĂ« fund kĂ«saj pune. Di t‘ju them qĂ« kjo Ă«shtĂ« nĂ« vazhdĂ«n e asaj qĂ« po ndiqen nga ana e botĂ«s sĂ« sĂ« keqes pĂ«r tĂ« shantazhuar, relativizuar, mbyllur gojĂ«n pĂ«r kĂ«ta njerĂ«z qĂ« flasin me kĂ«to sisteme kriminale qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« shumĂ« njerĂ«z kur tĂ« dalin si tĂ« vĂ«rteta,” – ka shtuar Karamucho, duke nĂ«nkuptuar se situata Ă«shtĂ« e ndĂ«rlikuar dhe se ka njĂ« pĂ«rfshirje tĂ« gjerĂ« tĂ« individĂ«ve nĂ« kĂ«to aktivitete kriminale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mesazhet ndaj Bardhit, Karamuço: Duan t’ju mbyllin gojĂ«n atyre qĂ« sulmojnĂ« krimin appeared first on Euronews Albania.

Lindja e Mesme e kërcënuar nga lufta! Eksperti: Trazirat nga Izraeli dhe Irani

Në emisionin BalkanTalk fokusi i pasdites së kësaj të shtune ishte ngjarja që mbërtheu opinionin publik botëror si pasojë e shpërthimit të një tjetër sulmi në Lindjen e Mesme.

Ekspert i çështjeve të sigurisë, Erdogan Shipoli ishte këtë të shtunë në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Washington për EuroNews Albania për të diskutuar dhe analizuar rreth shkaqeve të luftës.

Lindja e Mesme, sipas Shipolit, është rajoni më i ngarkuar me problematika të jashtëzakonshme të cilat po tentojnë ta shndërrojnë konfliktin në një Luftë të Tretë Botërore.

“Ne po flasim pĂ«r njĂ« rajon qĂ« gjithmonĂ« ka rreziqe tĂ« tilla. UnĂ« shpresoj dhe jam optimistĂ« qĂ« nuk jemi nĂ« fazĂ«n pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« qĂ« kemi luftĂ« rajonale. Mendoj se kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me PR e komunikimit pĂ«r publikun e brendshĂ«m mes Izraelit dhe Iranit. GjithmonĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« konflikt por tanimĂ« situata Ă«shtĂ« pak mĂ« e acaruar. Atje edhe kur ska njĂ« konflikt rajonal situata nuk Ă«shtĂ« e mirĂ« se mund tĂ« shohim tragjedirat qĂ« po i ndodhin popullit palestinez ose libanez”, -tha eksperti.

Eksperti Shipoli theksoi se Izraeli e ka përkrahjen e plotë nga SHBA.

“JanĂ« disa momente qĂ« e ka pĂ«rkrahjen intensive tĂ« madhe dhe mundĂ«sitĂ« qĂ« Izraeli tĂ« qortohet janĂ« tĂ« pakta. Donald Trump i ka dhĂ«nĂ« dritĂ« tĂ« gjelbĂ«r Netanyahut dhe suport nĂ« zgjedhjet e tij, prandaj po ndodhin tĂ« gjitha kĂ«to. Netanyahu do pĂ«rdori tĂ« gjitha mundĂ«sitĂ« deri nĂ« zgjedhjet derisa Trump apo Harris tĂ« zgjidhet,” – tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lindja e Mesme e kërcënuar nga lufta! Eksperti: Trazirat nga Izraeli dhe Irani appeared first on Euronews Albania.

“Mafia ka marrĂ« me qira shtetin”, Çollaku zbardh rrezikun nga krimi i organizuar

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar nĂ« emisionin Review, ka tĂ«rhequr vĂ«mendjen ndaj njĂ« situate alarmante tĂ« sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, duke e pĂ«rshkruar shtetin si tĂ« shkĂ«rmoqur.

Ai theksoi se, ndërsa DEA (Agjencia për Luftimin e Drogës) ka hapur një zyrë në vend, kjo zyrë nuk po adreson një nga problematikat më të mëdha që e përfshin Shqipërinë, korrupsionin.

“Ne jemi tek shkĂ«rmoqja e shtetit. KĂ«tu DEA ka hapur zyrĂ«, por nuk ka hapur zyrĂ« pĂ«r korrupsionin. Ne kemi njĂ« problem shumĂ« mĂ« serioz, mafia ka marrĂ« me qira shtetin. KĂ«ta qĂ« do na japin mĂ«ndime tĂ« ndershme ne qĂ« kuvendojnĂ« me mafian atje, kĂ«ta do luftojnĂ« korrupsionin.” –tha Çollaku.

Sipas Çollakut, lidhjet mes politikĂ«s dhe krimit tĂ« organizuar janĂ« njĂ« pengesĂ« e madhe pĂ«r zhvillimin e vendit dhe pĂ«r krijimin e njĂ« sistemi tĂ« drejtĂ«sisĂ« qĂ« funksionon pĂ«r qytetarĂ«t.

Deklaratat e tij vijnë në një kontekst ku shqetësimet për korrupsionin dhe ndikimin e krimit të organizuar janë në rritje, duke bërë që shumë qytetarë të humbasin besimin në institucionet e shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mafia ka marrĂ« me qira shtetin”, Çollaku zbardh rrezikun nga krimi i organizuar appeared first on Euronews Albania.

Karamuço pĂ«r Komisionin “Xhafaj”: Ka nĂ« plan tĂ« ndryshojĂ« KushtetutĂ«n

I ftuar në emisionin Review, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka analizuar dështimin e Komisionit Xhafaj, i cili është kritikuar për shkak të refuzimit të pjesëmarrjes nga shumë institucione të drejtësisë.

Karamuço theksoi se ky komision, i cili fokusohet në reformën në drejtësi, ka për qëllim të sjellë një verdikt final që do të ndikojë në ndryshime të rëndësishme në Kushtetutën e Republikës.

Sipas tij, ndërhyrja në Kushtetutë do të prekë disa institucione kyçe, përfshirë Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), gjykatat në tërësi dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Karamuço nënvizoi se i vetmi institucion që do të përjashtohet nga këto ndryshime është SPAK-u (Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion).

Kjo situatë, sipas tij ngre pyetje të shumta rreth efektivitetit të reformave në drejtësi dhe nevojës për një qasje më të qëndrueshme dhe të koordinuar nga të gjitha institucionet përkatëse.

“Tek Komisioni i dytĂ« ne nuk kemi njĂ« dokument tĂ« dytĂ«, por kemi disa drafte tĂ« gatshme se ku do tĂ« ndĂ«rhyhet dhe marrim ekspertĂ«t i pyesim; a duhet ta ndryshojmĂ« kĂ«tĂ« apo jo? Ky Komision do dalĂ« me njĂ« verdikt final qĂ« do tĂ« kĂ«rkojĂ« tĂ« ndryshohet Kushtetuta. Duke filluar nga Kushtetuta, kĂ«ta synojnĂ« qĂ« tĂ« prekin disa persona, Inspektorin e LartĂ« tĂ« DrejtĂ«sisĂ«, KLSH-nĂ«, gjykatat nĂ« tĂ«rĂ«si. Organet e posaçme e kanĂ« me vijĂ« tĂ« kuqe qĂ« nuk mund t’i prekin dot, por njĂ«sitĂ« anti-korrupsion do tĂ« jenĂ« si njĂ« drejtoritĂ« e veçantĂ«. Do futen edhe njĂ«si tĂ« veçanta tĂ« policisĂ«, si njĂ« task-forcĂ« e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r administratĂ«n, pĂ«r tĂ« gjeneruar sa mĂ« shumĂ« denoncime dhe kallĂ«zime. Ne kemi sot njĂ« koeficient shumĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« problematikave pĂ«r sundimin e ligjit; jemi kampionĂ« nĂ« Ballkan, pra moszbatimi i akteve nĂ«nligjore Ă«shtĂ« nĂ« kaos. Pyetja Ă«shtĂ«, a e zgjidh dot ky Komision me instrumente ekzekutive kĂ«tĂ« problematikĂ«?” – tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Karamuço pĂ«r Komisionin “Xhafaj”: Ka nĂ« plan tĂ« ndryshojĂ« KushtetutĂ«n appeared first on Euronews Albania.

Pogradec| Aksidentoi për vdekje këmbësorin e u largua, arrestohet 38-vjeçari (Emri)

NĂ« vazhdim tĂ« hetimeve pĂ«r ngjarjen tragjike tĂ« ditĂ«s sĂ« djeshme nĂ« aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku u gjet i pajetĂ« shtetasi Florant Palla, 40 vjeç, grupi hetimor ka arritur tĂ« lokalizojĂ« drejtuesin e automjetit qĂ« u largua nga vendi i ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit, Gentjan Capo, 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, është shoqëruar në Komisarjatin e Policisë për të dhënë deklaratën e tij.

Ai pĂ«rballet me akuzat pĂ«r “Shkeljen e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Automjeti i tij është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe do të analizohen për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

NĂ« vijim tĂ« informacionin paraprak tĂ« dhĂ«nĂ« ditĂ«n e djeshme, ku nĂ« aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Ura e LeshnicĂ«s”, u gjet i pajetĂ« shtetasi F. P. 40 vjeç dhe paraprakisht u dyshua pĂ«r aksident rrugor, grupi hetimor nĂ«n drejtimin ProkurorisĂ« vijoi veprimet hetimore pĂ«r identifikimin e drejtuesit tĂ« mjetit, qĂ« shkaktoi aksidentin.

Pas njĂ« pune intensive tĂ« bĂ«rĂ« nga Sektori i PolicisĂ« Rrugore, qĂ« nga mbrĂ«mja e djeshme me kĂ«qyrje te kamerave qe ndodheshin ne aksin rrugor Korçë-Pogradec, kontrolle me dron dhe dylbi tĂ« territorit te fshatrave dhe zonave tĂ« banuara pĂ«rreth vendndodhjes se aksidentit dhe informacioneve tĂ« marra ne rruge operative, u bĂ« e mundur qĂ« rreth rreth orĂ«s 16:40, tĂ« lokalizohej nĂ«pĂ«rmjet dronit automjeti tip “Volkswagen” i pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« ngjarje rrugore.

Gjithashtu u identifikua dhe drejtuesi i automjetit shtetasit G. C., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec,

ShĂ«rbimet e PolicisĂ« kapĂ«n dhe shoqĂ«ruan nĂ« Komisariat shtetasin G. C., i cili u arrestua pĂ«r veprat penale ” Shkelja e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

Ndërsa automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pogradec| Aksidentoi për vdekje këmbësorin e u largua, arrestohet 38-vjeçari (Emri) appeared first on Euronews Albania.

Nga “Xhafaj 1” te “Xhafaj 2”/Ish-Prokurori zbulon ndryshimet e rĂ«ndĂ«sishme

Ish-prokurori Eugen Beçi ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review, ku ndau mendimet e tij mbi dështimin e Komisionit Xhafaj, një strukturë që është kritikuar për refuzimin e saj nga disa institucione të rëndësishme të drejtësisë.

Gjatë diskutimit, Beçi theksoi se ka ndryshime thelbësore mes Komisionit Xhafaj 1 dhe atij të tanishëm, sidomos në mënyrën se si trajtohet reforma në drejtësi.

Beçi  sqaroi se Komisioni Xhafaj 2 u refuzua për shkak se në të parin u trajtuan kryesisht çështje që lidhen me procesin e vetingut.

Sipas tij, ky fokus i ngushtë e bëri të pamundur adresimin e tre shtyllave kryesore që janë thelbësore për një reformë të suksesshme në drejtësi: transparenca, efikasiteti dhe profesionalizmi.

Ai nënvizoi se këto aspekte janë jetike për ndërtimin e një sistemi të drejtësisë që të jetë i besueshëm për qytetarët, por edhe i efektshëm për vetë gjyqtarët dhe prokurorët e vendit.

“Duhet tĂ« bĂ«jmĂ« krahasimin. PĂ«r kĂ«tĂ« qĂ« flasim sot do duhet ta quajmĂ« Komisioni Xhafaj 2. TĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« krahasim teknik. Pse ka njĂ« diferencim bardhĂ«ezi nĂ« qĂ«nderimet e institucioneve nĂ« vitet 2014, 2015 dhe 2016 dhe me institucionet e vitit 2024. Komisioni Xhafaj qĂ« kishte nisur pa marrĂ« pushtetin Partia Socialiste, rakorduan nĂ« 2014, tĂ« gjitha institucionet e drejtĂ«sisĂ« ishin tĂ« pavarura dhe çuan ekspertĂ« nĂ« Komisionin Xhafaj 1. ÇfarĂ« ka ndodhur nga Xhfaja 1 tek Xhafaj 2? TĂ« gjitha shoqatata dhanĂ« mendime pĂ«r reformĂ«n nĂ« drejtĂ«si, pĂ«r projektine zotit Xhafaj dhe pĂ«r atĂ« studim pĂ«r defektet e sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«, tĂ« gjitha pĂ«rfunduan nĂ« njĂ« veting. Xhafaj 2 Ă«shtĂ« krijuar pĂ«r tĂ« rregulluar disa gabime, atĂ« çka nuk e preku refroma e parĂ«, qĂ« e kishin mendjen vetĂ«m tek vetingu, nuk u morĂ«n me 3 shtylla. Efikasiteti ka tĂ« bĂ«jĂ« me rritjen e investimeve qĂ« tĂ« shtohen sallat e gjyqit. Transparenca dhe profesionalizmi, ka tĂ« bĂ«jĂ« me krijimin e sallave pĂ«r çdo gjyqtar, shpejtĂ«sinĂ« e gjykimit, rritjen e numrit tĂ« gjyqtarĂ«ve, prokurorĂ«ve, qĂ« njĂ« prokuror ose gjyqtar tĂ« mos ketĂ« 600 dosje nĂ« dorĂ«,” –sqaroi ish-prokurori.

The post Nga “Xhafaj 1” te “Xhafaj 2”/Ish-Prokurori zbulon ndryshimet e rĂ«ndĂ«sishme appeared first on Euronews Albania.

F1, Newey shpjegon pse zgjodhi Aston Martin në vend të Ferrari-t

Disa javë pas prezantimit te Aston Martin, Adrian Newey i kthehet edhe një herë sagës në kërkim të tij dhe refuzimin e ofertës së Ferrari-t për tu bashkuar me Lewis Hamilton në vitin 2025.

Në vazhdim të njoftimit në muajin Maj për largimin e tij nga Red Bull, spekullimet u shtuan aq shumë saqë përcaktuan edhe të ardhmen e dizenjatorit të njohur.

Një kandidat i fortë për shërbimet e tij ishte Ferrari që propozonte bashkimin e Newey-t me Hamilton.

VetĂ« Hamilton do tĂ« deklaronte se ishte njĂ« “privilegj” tĂ« punonte me Newey-n dhe ai ishte i paduruar pĂ«r tĂ« nisur aventurĂ«n e re.

Me kalimin e javĂ«ve, opsioni Ferrari filloi tĂ« ftohej dhe ish skuadrat e Newey-t si Williams dhe McLaren shtuan insistimin pĂ«r t’ja rrĂ«mbyer rivalĂ«ve tĂ« Aston Martin.

Në prezantimin si Partner në Menaxhimin Teknik përkrah Lawrence Stroll në vitin 2025, Newey u pyet se sa seriozisht e kishte vlerësuar mundësinë e firmës te Ferrari përpara se të zgjidhte skuadrën me seli në Silverstone.

Duke ju referuar arĂ«syeve qĂ« e shtynĂ«, Newey citoi nevojĂ«n pĂ«r njĂ« “sfidĂ« tĂ« re”. Ai tregoi se kishte diskutuar gjatĂ« me bashkĂ«shorten pĂ«r vendimin e fundit tĂ« karrierĂ«s dhe se zgjedhja e tij ishte e natyrshme.

Me Lawrence Stroll njihej prej kohësh dhe zakonisht kalonin orë sëbashku në palestër, sidomos në garat aziatike.

Anglezi legjendar u shpreh i lumtur për interesimin e skuadrave ndaj tij por pasioni, përkushtimi dhe entuziazmi i Lawrence dukeshin qartë në këmbënguljen e tij.

Atë cka më shumë se dy dekada më parë e bënin Frank Williams, Ron Dennis, Eddie Jordan apo dhe të tjerë, tani e realizon vetëm Lawrence Stroll që mbetet pronari unik i një skuadre në Formula 1, aktiv në pistë.

Newey do të fillojë punë në rolin e ri te Aston Martin në datën 1 Mars të vitit 2025.

The post F1, Newey shpjegon pse zgjodhi Aston Martin në vend të Ferrari-t appeared first on Euronews Albania.

Shijak| Përfshihet nga flakët zyra në Komisariatin e Policisë, detajet e para

Zyra e  ndihmës/specialistit të rendit në Komisariatin e Policisë Shijak ka marë flakë rreth orës 18;30, këtë të shtunë.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet e para hetimore  paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor  dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore   po punojnë  për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shijak| Përfshihet nga flakët zyra në Komisariatin e Policisë, detajet e para appeared first on Euronews Albania.

Roli i Kinës në Ballkanin Perëndimor: Si e shfrytëzon mungesën e vëmendjes së BE-së

NĂ« njĂ« tĂ« kaluar tĂ« afĂ«rt, ShqipĂ«ria u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« shtet tĂ« pĂ«rplasjeve ideologjike brenda kampit komunist, duke kaluar nga njĂ« shtet nĂ«n lupĂ«n e Bashkimit Sovjetik nĂ« njĂ« partner tĂ« KinĂ«s gjatĂ« viteve ’60.

Pas ftohjes me KinĂ«n nĂ« fund tĂ« viteve ’70, prania e saj nĂ« rajon u zvogĂ«lua, por nĂ« dekadĂ«n e fundit, Kina ka intensifikuar interesin e saj nĂ« Ballkan pĂ«rmes nismĂ«s “NjĂ« Brez, njĂ« RrugĂ«â€.

Ky shtet ka shfrytëzuar mundësitë që ofron Ballkani për të zgjeruar influencën e saj, veçanërisht përmes investimeve strategjike në infrastrukturë.

Vendet e Ballkanit, duke mos qenë pjesë e Bashkimit Evropian, ofrojnë mundësi për investime që nuk janë të kufizuara nga standardet e BE-së.

Serbia, si përfituesja kryesore e investimeve kineze në rajon, ka arritur të shfrytëzojë këtë situatë për të forcuar pozitat e saj ndërkombëtare.

Futja e Kinës në rajon ka ndihmuar për të plotësuar boshllëqet që ka lënë Bashkimi Evropian, duke ofruar financim për projekte që vendet e Ballkanit dëshironin.

Vonesat në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mungesa e transparencës mund të çojnë në probleme të mëtejshme për politikat e BE-së.

Tensionet midis KinĂ«s dhe PerĂ«ndimit, veçanĂ«risht Shteteve tĂ« Bashkuara, po e shndĂ«rrojnĂ« Ballkanin nĂ« njĂ« fushĂ«betejĂ« gjeopolitike, ku vendet e rajonit duhet tĂ« ndjekin njĂ« “politikĂ« tĂ« diferencuar” pĂ«r tĂ« balancuar marrĂ«dhĂ«niet e tyre ekonomike me orientimin strategjik pro-perĂ«ndimor.

Në këtë kontekst, ekspertët rekomandojnë që Bashkimi Evropian duhet të rishikojë dhe sqarojë ofertat e tij për rajonin, duke u siguruar që të mos e lërë hapësirën për ndikime të tjera që mund të dëmtojnë aspiratat e vendeve të Ballkanit për integrim evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Roli i Kinës në Ballkanin Perëndimor: Si e shfrytëzon mungesën e vëmendjes së BE-së appeared first on Euronews Albania.

Kriza humanitare në Liban, zyrtari i OKB : Sistemi shëndetësor është në kolaps

Kriza humanitare në Liban po përshkallëzohet çdo ditë, ndërsa sulmet ajrore izraelite zgjerohen gjeografikisht dhe përqendrohen gjithnjë e më shumë në infrastrukturën shëndetësore dhe civile.

Të paktën 77 punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë në detyrë që nga tetori 2023, me gati një të tretën e këtyre viktimave duke humbur jetën brenda një periudhe 24-orëshe nga 2 deri më 3 tetor, sipas raportimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Imran Riza, zĂ«vendĂ«s koordinatori humanitar i OKB-sĂ« pĂ«r Libanin, shprehu shqetĂ«sim pĂ«r njĂ« “rritje alarmante tĂ« sulmeve” ndaj punonjĂ«sve tĂ« kujdesit shĂ«ndetĂ«sor.

Ai theksoi se “sistemi shĂ«ndetĂ«sor Ă«shtĂ« nĂ« prag tĂ« kolapsit,” duke nĂ«nkuptuar se pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« ofruar ndihmĂ« dhe kujdes shĂ«ndetĂ«sor po bĂ«hen gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« vĂ«shtira nĂ« kĂ«tĂ« kontekst tĂ« tensionuar.

Situata në Liban, sipas Riza-s, kërkon një vëmendje të menjëhershme ndërkombëtare për të ndihmuar në lehtësimin e krizës dhe mbrojtjen e jetëve të atyre që ofrojnë ndihmë në mes të dhunës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kriza humanitare në Liban, zyrtari i OKB : Sistemi shëndetësor është në kolaps appeared first on Euronews Albania.

Vijojnë evakuimet masive nga Libani, shkak tensionet ushtarake

Koreja e Jugut ka evakuuar gati 100 qytetarë të saj nga Libani të shtunën, ndërsa dy avionë australianë pritet të mbërrijnë në Bejrut për të ndihmuar qytetarët australianë në mes të sulmeve të intensifikuara ushtarake izraelite.

Sipas Yonhap News, 96 koreano-jugorë u kthyen me një aeroplan ushtarak, ndërsa një shtetas libanez, i lidhur me një qytetar të Koresë së Jugut, gjithashtu u evakua.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut njoftoi se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të marrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve të saj.

Mediat australiane raportuan se rreth 500 qytetarë australianë do të evakuoheshin, me dy fluturime çarter që do të transportonin ata dhe familjet e tyre nga Beiruti në Qipro.

Indonezia gjithashtu evakuoi 65 qytetarë, me 20 prej tyre që arritën në Aman, Jordani, dhe grupi i katërt që mbërriti në Damask, Siri.

Përveç kësaj, Malajzia njoftoi evakuimin e pesë qytetarëve të saj, ndërsa Kina kishte evakuuar 80 shtetas dhe anëtarë të familjeve të tyre nga Libani, duke mbërritur në portin e Qipros në Limasol.

Situata e tensionuar në Liban po nxit evakuime të shumta nga vende të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vijojnë evakuimet masive nga Libani, shkak tensionet ushtarake appeared first on Euronews Albania.

Transformon trungjet e pemës në vepra arti, amerikani e nisi ëndrrën me një laps

Andrew Mallon në Virxhinia, SHBA, po i jep jetë trungjeve të vjetra të pemëve, duke i shndërruar ato në skulptura mahnitëse me ndihmën e motosharrës së tij.

Deri tani, ai ka krijuar mbi 150 skulptura, shumica e të cilave janë vendosur në parqe dhe oborre private në pjesën veriore të Virxhinias.

Mallon shpreh qĂ«llimin e tij pĂ«r tĂ« gjallĂ«ruar hapĂ«sirat dhe pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« njerĂ«zve pak magji. “Pas çdo projekti, ndjej ndikimin qĂ« ka nĂ« lagje dhe komunitet. Ato sjellin gĂ«zim pĂ«r njerĂ«zit!”, thotĂ« ai.

Andrew filloi të punonte me drurin në vitin 2012, duke gdhendur figura të vogla nga lapsa të vjetër.

MĂ« pas, ai kaloi nĂ« krijimin e skulpturave mĂ« tĂ« mĂ«dha, duke investuar nĂ« motosharrĂ«n e tij tĂ« parĂ«. “Gdhendja me motosharrĂ« Ă«shtĂ« si operacion nĂ« tru. Duhet tĂ« jesh shumĂ« i kujdesshĂ«m”, shpjegon ai.

Sot, Mallon punon me 10 motosharra dhe mjete të tjera, duke bërë 90% të punës me motosharrë elektrike.

NĂ« vitin 2016, ai themeloi “AM Sculptures”, dhe pasioni i tij u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« biznes fitimprurĂ«s, me skulptura qĂ« kushtojnĂ« nga 3000 deri nĂ« 5000 dollarĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Transformon trungjet e pemës në vepra arti, amerikani e nisi ëndrrën me një laps appeared first on Euronews Albania.

La Italinë për fermën në Shqipëri, Bakiu: Derrave u vendosa emrat e politikanëve

Në emisionin RealPeople këtë të shtunë, Ardian Bakiu, një skraparli i apasionuar pas natyrës dhe rritjes së shpendëve, ndau historinë e tij inspiruese.

Pas gjashtë vitesh përkushtim në fermën e tij me rosakë, ai reflektonon mbi jetën e tij.

I larguar nga Shqipëria në moshën 19-vjeçare, Ardiani kaloi disa vite të vështira në Itali, duke u përballur me pengesat gjuhësore dhe racizmin.

Pas një viti pune në një lavazho makinash në Bari, ai u transferua në Torino, ku ndjeu gjithmonë një distancim nga italianët atje.

Në bisedë me gazetarin Flori Gjini, ai tregoi për pasionin e tij të veçantë për rritjen e kafshëve, duke zbuluar se ka vendosur emra politikanësh për derrat e tij.

“KafshĂ«ve u vendos emra. Derrave u kam vendosur emrat e politikanĂ«ve. TĂ« fundit pĂ«r shembull thera MonikĂ«n. I vendosa emrat e tĂ« gjitĂ«ve SalĂ«s, Likes, Edit. MonikĂ«n e lashĂ« tĂ« fundit se mĂ« vinte keq, ishte mĂ« e bukura. UnĂ« vetĂ« nuk merrem me politikĂ«, s’mĂ« pĂ«lqen fare sepse kĂ«ta janĂ« tĂ« njĂ«tĂ«t njerĂ«z.Nuk ka drejtĂ«si,” -tha Bakiu me humor.

Megjithatë, për Ardianin, jetë me rosakët në Skrapar është vendimi më i mirë, duke e bërë atë të ndjehet më i lumtur se kurrë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post La Italinë për fermën në Shqipëri, Bakiu: Derrave u vendosa emrat e politikanëve appeared first on Euronews Albania.

Skraparliu: U riktheva nga Italia për rosakët, më i lumtur se kurrë

Ardian Bakiu, i ftuar në emisionin RealPeople këtë të shtunë, ndau historinë e tij frymëzuese për dashurinë ndaj natyrës dhe pasionin për rritjen e rosakëve.

Pas gjashtë vjetësh përkushtim në fermën e tij, Ardiani reflekton për rrugëtimin e tij.

Duke u larguar nga Shqipëria në moshën 19-vjeçare, ai përjetoi vështirësi të shumta në Itali, nga pengesat gjuhësore te racizmi. Fillimisht punoi në një lavazho makinash në Bari, përpara se të transferohej në Torino me vëllain e tij, ku vazhdoi të ndiente distancimin nga qytetarët italianë.

Kur gazetari Flori Gjini e pyeti nëse do të zgjidhte mes jetës së vështirë në Itali dhe fermës së rosakëve në Shqipëri, Ardiani shprehu me vendosmëri preferencën për të qëndruar në vendin e tij, pavarësisht sfidave ekonomike.

Pasioni i tij për natyrën dhe shpendët duket se e mbush me energji dhe motivim, duke e bërë atë të ndjehet i lidhur më fort me tokën e tij.

“Nuk mĂ« vjen keq , hiç fare. Jam shumĂ« qetĂ«. MĂ« mirĂ« kĂ«tu, sesa tek restoranti qĂ« isha nĂ« Itali. NĂ«se kĂ«tu do ketĂ« pak ekonomi dhe tĂ« eci vendi, s’ka tĂ« paguar me asgjĂ«,” –tha Ardiani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Skraparliu: U riktheva nga Italia për rosakët, më i lumtur se kurrë appeared first on Euronews Albania.

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të ndalohen dërgesat e armëve për Izraelin, që kanë qenë kritike për kryerjen e operacionit hakmarrës të Izraelit në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Mendoj se sot prioriteti Ă«shtĂ« qĂ« ne tĂ« kthehemi tĂ« njĂ« zgjidhje politike, qĂ« ne tĂ« ndalojmĂ« dĂ«rgimin e armĂ«ve pĂ«r luftĂ«n nĂ« GazĂ«â€, tha Macron pĂ«r transmetuesin France Inter.

“Franca nuk po dĂ«rgon armĂ«â€, shtoi ai.

Franca nuk është një ofruese e madhe e armëve për Izraelin dhe vitin e kaluar dërgesat e pajisjeve ushtarake arritën deri në 33 milionë dollarë, sipas raportit vjetor për eksportin e armëve të Ministrisë franceze të Mbrojtjes. Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, i kishin dërguar armë Izraelit vitin e kaluar në vlerë prej 3 miliardë dollarësh.

NĂ« shtator, Britania njoftoi pĂ«r pezullimin e eksporteve tĂ« armĂ«ve pĂ«r Izraelin, duke u thirrur nĂ« “rreziqe reale” se ato armĂ« mund tĂ« pĂ«rdoren nĂ« shkelje serioze tĂ« ligjit ndĂ«rkombĂ«tar humanitar.

Macron përsëriti shqetësimin e tij mbi konfliktin në Gazë që po vazhdon pavarësisht thirrjeve të përsëritura që palët të arrijnë një marrëveshje armëpushimi.

“Mendoj se ne nuk po dĂ«gjohemi. Mendoj se Ă«shtĂ« gabim, pĂ«rfshirĂ« edhe pĂ«r sigurinĂ« e Izraelit”, tha ai, duke shtuar se konflikti po çon nĂ« “urrejtje”.

Ai po ashtu foli edhe pĂ«r pĂ«rshkallĂ«zimin e dhunĂ«s mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit militant dhe partisĂ« politike qĂ« kontrollon shumicĂ«n e Libanit jugor – nĂ« Liban. Ai tha se ky pĂ«rshkallĂ«zim Ă«shtĂ« “prioritet”.

“Libani nuk mund tĂ« bĂ«het Gaza e re”, tha ai.

Të hënën, më 7 tetor, shënohet njëvjetori i sulmit të paprecedent të kryer nga Hamasi në Izrael, që nxiti luftën në Gazë. Radikalët palestinezë vranë afër 1.200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë afër 42.000 palestinezë./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin appeared first on Euronews Albania.

Gara Harris – Trump, muaji i fundit i fushatĂ«s pĂ«r ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«

Ka mbetur vetëm një muaj deri në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, aty ku demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump po vazhdojnë fushatën intensive.

Dy rivalët po përpiqen në muajin e fundit të fushatave të tyre që të fitojnë terren në komunitetet ku mund të kenë mbështetje më të vogël.

Sondazhet tregojnë se nënpresidentja Harris gëzon mbështetje më të madhe mes votueseve gra.

GjatĂ« njĂ« tubimi nĂ« KarolinĂ«n e Veriut, Trump u zotua t’i mbronte gratĂ«, pĂ«r tĂ« cilat tha se janĂ« mĂ« tĂ« varfra, me mĂ« shumĂ« probleme shĂ«ndetĂ«sore dhe mĂ« pak tĂ« sigurta sesa kur ai ishte president.

“Po harxhojnĂ« mĂ« shumĂ« para pĂ«r ushqimet dhe gjithçka tjetĂ«r se sa shpenzonin katĂ«r vjet mĂ« parĂ«. JanĂ« mĂ« tĂ« stresuara, mĂ« tĂ« dĂ«shpĂ«ruara dhe tĂ« pakĂ«naqura se sa ishin katĂ«r vjet mĂ« parĂ«. UnĂ« do t’i rregulloj tĂ« gjitha kĂ«to probleme”, u premtoi Trump grave amerikane.

Qasja ndaj abortit është një nga arsyet se pse republikani renditet pas demokrates Harris mes votueseve gra.

Ai emëroi në Gjykatën e Lartë pjesëtarë që ndihmuan në dhënien fund të një ligji federal mbi 50 vjeçar për mbrojtjen e abortit.

Më shumë se njëzet shtete kanë vënë kufizime për abortin pas vendimit të Gjykatës së Lartë në vitin 2022, mes tyre edhe Xhorxhia.

Nga ana tjetër, republikani Trump kryeson mes votuesve burra.

PĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« shtuar mbĂ«shtetjen pĂ«r zonjĂ«n Harris mes burrave pĂ«rfshijnĂ« edhe njĂ« reklamĂ« nga “Projekti Linkoln” qĂ« Ă«shtĂ« kundĂ«r zotit Trump.

Reklama thotë se Harris është më e mira për klasën e mesme dhe u kërkon burrave të votojnë për të.

Ekonomia vazhdon të jetë çështja kryesore për shumicën e votuesve.

Trump thotë se do të tërheqë investime të huaja dhe hapë më shumë vende pune, kurse Harris po premton një ndihmë prej 25 mijë dollarësh për blerësit e rinj të shtëpive.

Ndërsa shumica e shteteve janë të vendosura se për kë do të votojnë, ka të ngjarë që fituesi i zgjedhjeve të përcaktohet nga shtetet fushëbetejë si Miçigani, Uiskonsin, Pensilvania, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Arizona dhe Nevada.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gara Harris – Trump, muaji i fundit i fushatĂ«s pĂ«r ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« appeared first on Euronews Albania.

Mijëra qytetarë marshojnë në Paris në solidaritet me palestinezët dhe libanezët

Disa mijëra njerëz po ecin nëpër qytetin e Parisit, duke treguar solidaritet me popullin palestinez.

Ata po i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë luftën e tij ndaj Gazës, por njerëzit janë gjithashtu këtu për libanezët ndërsa ato sulme ndaj vendit të tyre nga Izraeli përshkallëzohen.

“Ekziston njĂ« komunitet shumĂ« i madh libanez nĂ« FrancĂ« dhe Libani ka lidhje historike kĂ«tu,” – tha kryeministri i FrancĂ«s nĂ« fillim tĂ« kĂ«saj jave, ndĂ«rsa ai iu drejtua parlamentit dhe bĂ«ri thirrje pĂ«r qetĂ«si.

“ShumĂ« njerĂ«z kĂ«tu thonĂ« se janĂ« tĂ« frustruar qĂ« konflikti ka vazhduar pĂ«r gati njĂ« vit dhe mendojnĂ« se komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar thjesht nuk po bĂ«n asgjĂ«. Ata mendojnĂ« se Franca nuk po bĂ«n mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« mbrojtur civilĂ«t dhe njerĂ«zit qĂ« po vuajnĂ« vĂ«rtet,” -tha Macron mĂ« tej.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mijëra qytetarë marshojnë në Paris në solidaritet me palestinezët dhe libanezët appeared first on Euronews Albania.

SHBA nuk ripërtërin programin për emigrantët latino-amerikan, ja shkaku

Departamenti i Sigurisë Kombëtare njoftoi të premten se administrata e presidentit Biden nuk do të ripërtërijë një program të përkohshëm për mbërritjen e emigrantëve me sponsorizim nga shtetasit amerikanë.

Programi ofronte mundësinë që emigrantët të hynin në SHBA për arsye humanitare ose nëse hyrja e tyre ishte e konsideruar si përfitim publik.

Ky program, i cili u krijua për të ofruar një rrugë ligjore për emigrantët nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela, filloi në tetor të vitit 2022 dhe do të skadojë në javët e ardhshme.

Rreth 530,000 emigrantë nga këto vende kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara përmes rrugëve ajrore dhe kanë përfituar një qëndrim dyvjeçar.

Ndërsa administrata Biden e nisi këtë program për të ulur kalimet e paligjshme në kufirin me Meksikën, numri i emigrantëve që kalonin ilegalisht kufirin arriti në nivele rekord gjatë administratës së tij, por ka rënë së fundmi për shkak të kufizimeve të reja.

Sipas zëdhënëses së Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Naree Ketudat, vendimi për të mos e ripërtëritur programin bazohet në përcaktimet e bëra në fillim të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA nuk ripërtërin programin për emigrantët latino-amerikan, ja shkaku appeared first on Euronews Albania.

Biden: Izraeli po diskuton përgjigjen ndaj Iranit, nuk synon vetëm rezervat e naftës

NĂ« njĂ« paraqitje tĂ« rrallĂ« nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«, presidenti Joe Biden tha tĂ« premten se Izraeli nuk ka vendosur ende si do t’i pĂ«rgjigjet sulmeve me raketa nga Teherani, duke kĂ«rkuar qĂ« kryeministri izraelit tĂ« shqyrtojĂ« objektiva tĂ« tjerĂ« pĂ«rveç rezervave iraniane tĂ« naftĂ«s.

Sipas presidentit Biden, Izraeli po shqyrton mundësitë për hakmarrje ndaj Iranit për sulmin me raketa të kësaj jave, por ende nuk ka marrë një vendim për reagimin e tij.

Ai theksoi se sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane nuk mbështeten nga administrata e tij.

Analistët vlerësojnë se një sulm ndaj industrisë iraniane të naftës do të kishte pak ndikim në furnizimin global, por një hakmarrje nga Teherani, si bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, mund të kishte pasoja të rënda për tregjet e energjisë.

Presidenti Biden, që ka përballur sfida për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit që nga sulmi i Hamasit në tetor të vitit të kaluar, kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për mungesën e përgjigjeve ndaj thirrjeve për armëpushim.

Ai shprehu se asnjë administratë amerikane nuk e ka mbështetur Izraelin më shumë se ajo e tij.

“AsnjĂ« administratĂ« nuk e ka ndihmuar Izraelin mĂ« shumĂ« se unĂ«, asnjĂ«. Dhe unĂ« mendoj se Netanyahu duhet ta mbajĂ« mend kĂ«tĂ«. Nuk e di nĂ«se ai po pĂ«rpiqet tĂ« ndikojĂ« nĂ« zgjedhjet amerikane, nuk e di, por nuk po e llogaris kĂ«tĂ«â€, tha Presidenti Biden.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden: Izraeli po diskuton përgjigjen ndaj Iranit, nuk synon vetëm rezervat e naftës appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet lokale në Bosnjë, qytetarët shkojnë drejt qendrave të votimit të dielën

Bosnja dhe Herzegovina do të mbajë zgjedhjet e saj lokale të programuara për ditën e  dielë.

ZgjedhĂ«sit do tĂ« votojnĂ« pĂ«r 143 kryetarĂ« dhe 3,200 anĂ«tarĂ« tĂ« kĂ«shillave nĂ« dy entitetet e vendit: Federata e BosnjĂ«s dhe HercegovinĂ«s (FBIH) dhe Republika Srpska (RS), si dhe nĂ« Distriktin Brčko, i cili ka status tĂ« veçantĂ«.

Peisazhi zgjedhor karakterizohet nga partitë boshnjake që formojnë aleanca të ndryshme, ndërsa partitë serbe dhe kroate priren të bashkohen rreth një kandidati ose aleance të vetme.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës (CIK), një total prej 110 partish, 58 aleancash, 76 kandidatëve të pavarur dhe 43 përfaqësuesish të pakicave po konkurrojnë për votat e rreth 3.4 milion votuesve të regjistruar.

Zgjedhjet shënojnë një dominim të partive boshnjake, duke sjellë një numër të madh kandidatësh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhjet lokale në Bosnjë, qytetarët shkojnë drejt qendrave të votimit të dielën appeared first on Euronews Albania.

❌