❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 October 2024Main stream

Transformon trungjet e pemës në vepra arti, amerikani e nisi ëndrrën me një laps

By: Fia Nelaj
5 October 2024 at 18:27

Andrew Mallon në Virxhinia, SHBA, po i jep jetë trungjeve të vjetra të pemëve, duke i shndërruar ato në skulptura mahnitëse me ndihmën e motosharrës së tij.

Deri tani, ai ka krijuar mbi 150 skulptura, shumica e të cilave janë vendosur në parqe dhe oborre private në pjesën veriore të Virxhinias.

Mallon shpreh qĂ«llimin e tij pĂ«r tĂ« gjallĂ«ruar hapĂ«sirat dhe pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« njerĂ«zve pak magji. “Pas çdo projekti, ndjej ndikimin qĂ« ka nĂ« lagje dhe komunitet. Ato sjellin gĂ«zim pĂ«r njerĂ«zit!”, thotĂ« ai.

Andrew filloi të punonte me drurin në vitin 2012, duke gdhendur figura të vogla nga lapsa të vjetër.

MĂ« pas, ai kaloi nĂ« krijimin e skulpturave mĂ« tĂ« mĂ«dha, duke investuar nĂ« motosharrĂ«n e tij tĂ« parĂ«. “Gdhendja me motosharrĂ« Ă«shtĂ« si operacion nĂ« tru. Duhet tĂ« jesh shumĂ« i kujdesshĂ«m”, shpjegon ai.

Sot, Mallon punon me 10 motosharra dhe mjete të tjera, duke bërë 90% të punës me motosharrë elektrike.

NĂ« vitin 2016, ai themeloi “AM Sculptures”, dhe pasioni i tij u shndĂ«rrua nĂ« njĂ« biznes fitimprurĂ«s, me skulptura qĂ« kushtojnĂ« nga 3000 deri nĂ« 5000 dollarĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Transformon trungjet e pemës në vepra arti, amerikani e nisi ëndrrën me një laps appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Kadastra në kolaps, prej një muaji nuk kryhet më asnjë veprim

By: Ardit
2 October 2024 at 16:12

Prej gati një muaji i gjithë tregu i pasurive të patundshme është në kolaps. Qytetarët, të cilët duan të kryejnë veprime me pronat e tyre nuk munden dhe sorollaten pa asnjë zgjidhje. Pas bllokimit disa mujor të këtij institucioni, kur në krye të tij u vendos Dallëndyshe Bici, tani është radha e Lorena Goxhobellit të [
]

The post Kadastra në kolaps, prej një muaji nuk kryhet më asnjë veprim appeared first on BoldNews.al.

Kolapsi i energjisĂ« nĂ« rajon, ende pa ‘fajtor’

4 September 2024 at 16:00

Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) vijon hetimet mbi incidentin e paprecedentë të ndërprerjes së energjisë elektrike në disa vende të Ballkanit Perëndimor mesditën e 21 qershorit.

Esmeralda Topi

Mesditën e 21 qershorit sistemet e transmetimit të energjisë në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë dhe një pjesë të Kroacisë u përballën me një avari të paprecedentë që shkaktoi ndërprerje disa orëshe të energjisë elektrike në të katra vendet.

Në Shqipëri, energjia në rang vendi u rikthye për 30 minuta. Në një deklaratë të posaçme për situatën, ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, deklaroi se kolapsi erdhi për shkak të sistemit të ngarkuar dhe temperaturave të larta.

‘Duke nisur nga linja e interkonjeksionit midis ShqipĂ«risĂ« dhe GreqisĂ«, e cila pati njĂ« avari dhe mĂ« pas nĂ« efekt kaskadĂ« i gjithĂ« vendi, kemi pasur shkĂ«putje tĂ« energjisĂ« elektrike nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ«. Nga ana tjetĂ«r, jemi informuar nga operatorĂ«t e tjerĂ« tĂ« transmetimit nĂ« rajonin tonĂ« se e njĂ«jta situatĂ« ka ndodhur edhe nĂ« Malin e Zi dhe pjesĂ«risht nĂ« Kroaci dhe nĂ« BosnjĂ« HercegovinĂ«.’, theksoi Balluku mĂ« 21 qershor.

Incidenti u raportua menjëherë nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Energjisë (ENTSO), një shoqatë bashkëpunimi mes 40 operatorëve evropianë të sistemit të transmetimit që përfaqësojnë 36 vende.

‘OperatorĂ«t e prekur tĂ« Sistemit tĂ« Transmisionit (OST), me ndihmĂ«n e OST-ve fqinje, e rikthyen furnizimin me rrymĂ« nĂ« rrjetet e tyre brenda 2 orĂ«ve pĂ«rafĂ«rsisht, me qĂ«llim qĂ« ta minimizonin ndikimin e ndĂ«rprerjes sĂ« rrymĂ«s tek konsumatorĂ«t’, deklaronte ENTSO, tĂ« premten e 21 qershorit.

Po ashtu, Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Energjisë lajmëroi nisjen e një hetimi lidhur me incidentin.

‘Komiteti i Operacioneve tĂ« Sistemeve tĂ« ENTSO-E do tĂ« kryejĂ« njĂ« hetim tĂ« detajuar tĂ« kĂ«saj ngjarjeje nĂ« javĂ«t nĂ« vijim, me mbĂ«shtetjen e njĂ« paneli ekspertĂ«sh.’, thuhej nĂ« njoftim.

‘Hetim ndĂ«rkombĂ«tar’

NjĂ« ditĂ« pas kolapsit energjitik, nĂ« shumicĂ«n dĂ«rrmuese tĂ« mediave shqiptare – tradicionale apo ato online- u raportua se Komisioni Evropian kishte nisur hetim ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r zbardhjen e incidentit tĂ« 21 qershorit.

Këto ishin titujt kryesor të mediave, të shtunën e 22 qershorit. Hetimi të cilit i referoheshin mediat shqiptare, në fakt nuk ishte nisur nga Komisioni Evropian, por nga ENTSO-E, Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike.

ENTSO-E është shoqatë bashkëpunimi mes 40 operatorëve evropianë të sistemit të transmetimit që përfaqësojnë 36 vende.

Avaria ende pa ‘fajtor’

Thuajse tre muaj pas incidentit, Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë në Shqipëri i tha Faktoje se grupi i punës ngritur në koordinim me ETSNO-E është ende në proces të analizës së plotë të kolapsit energjitik të 21 qershorit.

‘Momentalisht Ă«shtĂ« shumĂ« herĂ«t pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ«se ndonjĂ« nga vendet ka qĂ«nĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r avarinĂ«.’, thekson Operatori i Transmetimit, teksa shton se ‘OST Ă«shtĂ« nĂ« koordinim me grupin e punĂ«s tĂ« ETNSO-E pĂ«r sigurimin e tĂ« gjithĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« nevojshme pĂ«r raportin.’

Raporti mbi incidentin pritet të jetë gati në fund të vitit 2024. Në të do të identifikohen rekomandime për të gjithë Operatorët e Transmetimit, prekur ose jo nga incidenti. Mbi këtë bazë, OST thotë se do të përcaktojë edhe planin e masave.

Dhe teksa hetimet vijojnë, Azmer Duleviç, inxhinier elektrik identifikon disa faktorë si shkaktarë të ndërprerjes së energjisë në Ballkan.

‘Rajoni pĂ«rjetoi temperatura jashtĂ«zakonisht tĂ« larta, duke çuar nĂ« njĂ« rritje tĂ« kĂ«rkesĂ«s pĂ«r energji elektrike pasi njerĂ«zit pĂ«rdorĂ«n mĂ« shumĂ« kondicionerĂ«t. Po ashtu, rrjetet e energjisĂ« nĂ« shumĂ« vende tĂ« Ballkanit sidomos nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« tĂ« vjetĂ«ruara dhe kanĂ« vĂ«shtirĂ«si pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar rritjen e papritur tĂ« kĂ«rkesĂ«s.’, argumenton ai duke shtuar si faktorĂ« tĂ« tretĂ« edhe sistemet e ndĂ«rlidhura tĂ« energjisĂ«.

‘NdĂ«rlidhja e sistemeve tĂ« energjisĂ« nĂ« rajon bĂ«n qĂ« problemet qĂ« ka njĂ« vend tĂ« pĂ«rhapeshin shpejt edhe nĂ« vendet fqinje tĂ« tjera.’, pohon Duleviç.

The post Kolapsi i energjisĂ« nĂ« rajon, ende pa ‘fajtor’ appeared first on Faktoje.al.

Kolapsi i pa/evitueshëm i pensioneve në Shqipëri

By: FAKTOJE
6 August 2024 at 14:30

Aurora Sulçe, Ervin Qafmolla

Fitim Sula, pensionist 78-vjeçar nga Rrogozhina, me profesion skulptor, shpreh pakĂ«naqĂ«si rreth pensionit tĂ« tij tĂ« ulĂ«t. Me 43 vite kontribut si mĂ«simdhĂ«nĂ«s dhe si artist, ai thotĂ« se pensioni nuk do t’i mjaftonte pĂ«r tĂ« mbuluar nevojat po tĂ« mos ishte pĂ«r ndihmĂ«n e fĂ«mijĂ«ve.

“ËshtĂ« premtuar vazhdimisht rritje e pensionit, por ka rreth 11 vjet qĂ« nuk ka asnjĂ« rritje tĂ« tillĂ«. PĂ«rkundrazi, me rritjen e inflacionit, pensioni im dhe i pensionistĂ«ve tĂ« tjerĂ« nĂ« ShqipĂ«ri faktikisht Ă«shtĂ« zvogĂ«luar.”

Sula aktualisht përfiton një pension prej 25 mijë lekësh në muaj, i cili ndonëse paraqitet më i lartë se i shumë të tjerëve, sërish është i pamjaftueshëm. Por ky nuk është meraku i tij i vërtetë.

“Duke parĂ« situatĂ«n aktuale dhe mĂ«nyrĂ«n se si po shkojnĂ« punĂ«t, jam shumĂ« pesimist pĂ«r tĂ« ardhmen e pensioneve pĂ«r brezat e rinj, pĂ«rfshirĂ« edhe djalin tim, sepse vajza jeton nĂ« Milano”, thotĂ« ai.

Sula vĂ«ren se strukturat aktuale dhe mĂ«nyrat e menaxhimit tĂ« fondit tĂ« pensioneve nuk japin shumĂ« shpresĂ« pĂ«r stabilitet ose siguri afatgjatĂ«. “NĂ«se nuk bĂ«hen reforma serioze dhe tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« sistem dhe nĂ« ekonominĂ« e vendit, frika ime Ă«shtĂ« se pensionet mund tĂ« jenĂ« edhe mĂ« tĂ« paqĂ«ndrueshme nĂ« tĂ« ardhmen, prandaj vazhdimisht e kĂ«shilloj djalin tĂ« largohet nga vendi.”

Ndërkaq janë mbi 700 mijë pensionistë në Shqipëri, shumë prej të cilëve pasi kanë punuar rreth katër dekada, të ardhurat nuk u mjaftojnë as për nevojat e përditshme elementare. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), pensioni mesatar në vend përllogaritet në 15,600 lekë. Ky nivel është sa 39% e pagës minimale dhe 20% e pagës mesatare.

Në vitin 2022, Banka Botërore e rishikoi minimumin e varfërisë sipas rajoneve, duke e indeksuar këtë normë në rastin e Shqipërisë në 6.85 dollarë në ditë, çka në muaj rezulton në 205 dollarë. Kjo do të thotë që mesatarja e pensioneve në Shqipëri tashmë është zyrtarisht poshtë nivelit ndërkombëtar të varfërisë.

Por një pjesë e pensionistëve marrin shumë më pak se kaq. Bëhet fjalë për të moshuarit e zonave rurale. Sipas ISSH-së, pensioni në fshat është vetëm 10,888 lekë dhe ai në qytet 18,615 lekë.

Niveli i ulët i pensioneve është pasojë e drejtpërdrejtë e situatës së vështirë në të cilën ndodhet skema e pensioneve në Shqipëri. Një skemë deficitare, e cila gjithmonë e më shumë po kërkon mbështetje financiare nga buxheti i shtetit, duke qenë një barrë e drejtpërdrejtë mbi taksapaguesit shqiptarë.

Emigrimi masiv dhe i pandalshĂ«m gjatĂ« dekadave tĂ« fundit, ulja e numrit tĂ« lindjeve dhe rritja e jetĂ«gjatĂ«sisĂ« sĂ« tĂ« moshuarve, janĂ« faktorĂ«t kryesorĂ« qĂ« ndikojnĂ« te gremisja graduale dhe e ‘qĂ«ndrueshme’ e skemĂ«s sĂ« pensioneve nĂ« ShqipĂ«ri.

Kjo për shkak të emigrimit masiv dhe të pandërprerë vitet e fundit, që ka ulur ndjeshëm numrat e fuqisë punëtore dhe rrjedhimisht, edhe të kontribuuesve në skemë. Paralelisht është rritur mosha mesatare, çka do të thotë plakje e popullsisë.

Sipas Censit 2023, popullsia llogaritet në 2.4 milionë banorë, ose 420 mijë më pak se rreth një dekadë më parë. Kjo do të thotë se gjatë periudhës me realizimit të dy censeve, vendi ka humbur mesatarisht 35 mijë banorë në vit. Ndërkohë, mosha mesatare, në fund të 2023-it llogaritet në 42.5 vite, nga 35.3 vite që ishte në Censin 2011, duke rezultuar në një plakje të Shqipërisë prej 7.2 vitesh gjatë periudhës në fjalë.

Të dy këta tregues kanë efekt të drejtpërdrejtë në skemën e pensioneve, duke ulur numrin e kontribuuesve dhe rritur atë të përfituesve, thënë ndryshe, të pensionistëve.

Sipas ISSH-së, numri i kontribuuesve në skemën e pensioneve në fund të vitit 2023 arriti në 826,928 mijë persona. Vitin e kaluar u shënua një rritje e vogël e kontribuuesve me rreth 25,000 persona dhe kjo si rrjedhojë e nismës së qeverisë për të rritur pagën minimale, çka u shoqërua me një reduktim të lehtë të informalitetit në tregun e punës. Por edhe kjo rritje e numrit të kontribuuesve rezulton e pandjeshme përballë shtimit të pensionistëve.

Të dhënat zyrtare të ISSH-së tregojnë se në fund të vitit 2023, numri i përfituesve në skemën e pensioneve rezultoi  rreth 705 mijë pensionistë. Në vitet e fundit, numri i pensionistëve të përfshirë në skemë ka ardhur duke u rritur në mënyrë të vazhdueshme, duke konfirmuar plakjen e popullsisë dhe nevojën për të gjetur burime financimi.

Rrjedhimisht, raporti kontribuues/përfitues në skemën e pensioneve, një tregues i rëndësishëm që tregon për shëndetin financiar të saj, ka arritur në 1.17. Kjo do të thotë se për çdo përfitues nga skema e pensioneve ka 1.7 kontribuues. Kjo normë tregon që ky ekuilibër i brishtë po ulet me shpejtësi drejt raportit 1 me 1, ku numri i kontribuuesve barazohet me atë të përfituesve.

Të dhënat e fundit të Censit 2023 dëshmojnë se Shqipëria nuk ndodhet shumë larg këtij realiteti, diçka që do të përbënte një skenar të zymtë për ekonominë dhe jetën shoqërore, dhe për të ardhmen e vendit.

Kjo pasi raporti i varësisë së të moshuarve është rritur në 30.4% në vitin 2023 nga 16.7% që ishte në Censin 2011.

Ndërkohë që raporti i varësisë së të rinjve ka zbritur aktualisht në 24% nga 30.4% që ishte dhjetë vite më parë. Numri i të rinjve po gremiset me shpejtësi, ndërsa ai i të moshuarve po rritet ditë pas dite. Kjo është formula që e bën vendin të përballet me plakje progresive të popullsisë, të cilës nuk i duket fundi.

Kur u zhvillua censi 2011, në të gjithë vendin u numëruan mbi 268 mijë të rinj të grupmoshës 15-19 vjeç, por në censin 2023, numri i tyre gati u përgjysmua. Kjo grupmoshë ka pasur edhe rënien më të madhe në periudhën ndërmjet censeve, si në numër dhe në përqindje. Kjo tregon qartazi se numri i të rinjve në Shqipëri po bie me shpejtësi dhe shpjegohet me emigracionin e lartë të të rinjve dhe familjeve me fëmijë pas vitit 2016.

Në krahun tjetër, rritjen më të fortë në popullsinë e përgjithshme e kishin të moshuarit mbi 85 vjeç. Grupi i popullsisë 85-89 vjeç arriti në mbi 26 mijë persona në censin 2023, nga rreth 14 mijë të tillë më vitin 2011, me rritje 79%. Një tregues i qartë i plakjes së popullsisë me ritme shumë të shpejta dhe që goditjen e parë e jep tek skema e pensioneve.

Mosha e pensionit është 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç e 10 muaj për gratë. Sipas reformës së vitit 2014, mosha e pensionit për gratë po rritet gradualisht me dy muaj çdo vit, për të arritur në 67 vjeç deri në vitin 2056 dhe për burrat do të mbetet 65 vjeç deri në vitin 2032 dhe do të rritet me një muaj çdo vit për të arritur në 67 vjeç deri në vitin 2056.

Dështimi i skemës nuk do të thotë falimentim

Arnen Sula, 34 vjeç, i biri i Fitimit, nuk duket se ka ndër mend që të largohet nga Shqipëria. Të paktën, jo në të ardhmen e afërt. Aktivist, me profesion arkitekt, dhe në mënyrën e vet, besnik ndaj trashëgimisë së të atit, ai drejton një organizatë jofitimprurëse të fokusuar te kontributi në art dhe kulturë.

“ËshtĂ« e pamundur tĂ« imagjinoj jetesĂ«n time me njĂ« pension mesatar prej 25,000 lekĂ«sh nĂ« muaj, i cili Ă«shtĂ« larg nga tĂ« ofruarit e njĂ« jetesĂ« tĂ« dinjitetshme dhe tĂ« qĂ«ndrueshme pĂ«r pensionistĂ«t”, thotĂ« Sula. “Pra, nuk i druhem faktit nĂ«se do tĂ« kem apo jo pension nĂ« tĂ« ardhmen; shqetĂ«simi im Ă«shtĂ« pĂ«r nivelin e pensionit dhe rishikimin e moshĂ«s sĂ« daljes nĂ« pension.”

Nga njĂ« pikĂ«pamje e aktivizmit qytetar, ai shprehet thellĂ«sisht i shqetĂ«suar pĂ«r largimin e rinisĂ«, qĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore, dhe thotĂ« se gjendja nĂ« ShqipĂ«ri nuk duhet lejuar tĂ« qĂ«ndrojĂ« e njĂ«jtĂ« pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« gjatĂ«. “ËshtĂ« e qartĂ« qĂ« ndryshimet duhet tĂ« kishin ndodhur mĂ« herĂ«t”, thotĂ« ai, dhe shton se pa u marrĂ« masat e duhura, urgjente, mund tĂ« rrezikohet qĂ« situata tĂ« shkojĂ« drejt katastrofĂ«s.

Shqetësimet e Sulës, si të atit ashtu edhe të birit, përligjen nga shifrat zyrtare.

Skema publike e pensioneve në Shqipëri është deficitare prej shumë vitesh tashmë. Sipas të dhënave të ISSH-së, në vitin 2023 deficiti arriti në 14.6 miliardë lekë. Dhe aktualisht, ky mekanizëm po mbahet në jetë falë serumeve financiare nga buxheti i shtetit.

Thënë ndryshe, nevojiten para të mbledhura nga kontribute të tjera, kryesisht tatime dhe taksa, të cilat përdoren krahas kontributeve për pensione, në mënyrë që pensionistët të marrin mbështetjen e tyre financiare.

Skema publike e pensioneve në Shqipëri është e bazuar mbi përfitimet e përcaktuara në funksion të moshës dhe bazuar mbi kontributet sipas të ardhurave mujore nga puna. Punëdhënësit dhe punëmarrësit në sektorin privat dhe publik, si dhe të vetëpunësuarit, përfshi ata në sektorin bujqësor, kontribuojnë në këtë skemë.

Vlen të theksohet se ky ka qenë viti më i mirë në 10-vjeçarin e fundit dhe është ndihmuar nga rritja e të ardhurave me ritme dy shifrore. Të ardhurat u nxitën nga shtimi i punësimit, rritja e pagës minimale dhe rritja e pagave në të gjitha nivelet vitin e kaluar. Në anën tjetër, gjithnjë e më shumë pensionistë nuk po plotësojnë kriteret për pension të plotë.

Por pavarësisht këtij përmirësimi, sërish skema ka nevojë për ndihmën e vazhdueshme të qeverisë për të shmangur kolapsin. Nga buxheti i shtetit akordohen çdo vit miliarda lekë që skema të vazhdojë të funksionojë dhe pensionistët të marrin pension. Në vitin 2023, u dhanë nga financat publike 16.1 miliardë lekë për pensionistët. Shifër që edhe pse ka ardhur në rënie për arsyet e përmendura, sërish mbetet e konsiderueshme.

“Skema publike e pensioneve Ă«shtĂ« duke pĂ«rjetuar deficit prej dy dekadash. NĂ« kĂ«tĂ« drejtim ajo mund tĂ« konsiderohet se po shkon drejt konsumimit, nĂ«se nuk ka mekanizma tĂ« tjerĂ« pĂ«rmirĂ«simi dhe ndarje tĂ« risqeve qĂ« paraqet pĂ«r tĂ« ardhmen”, thotĂ« Eduart Gjokutaj, ekspert pĂ«r ekonominĂ«.

Ai shpjegon se nga njëra anë, është presioni që vjen nga rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë me përshpejtim në vitet e fundit deri në vitin 2023, por, nga ana tjetër, është rritur edhe numri i pensionistëve përfitues për arsye edhe të jetëgjatësisë më të madhe. Gjokutaj vëren se të dy këto faktorë janë presion i shtuar mbi skemën, duke ndikuar në amortizimin e shpejtë të saj.

“MegjithĂ«se pĂ«rpjekja pĂ«r tĂ« zgjeruar vlerĂ«n e kontributeve nĂ« buxhet ka ardhur me pĂ«rmirĂ«sim, si dhe duke u ndikuar nga rritja e pagĂ«s minimale dhe pagave nĂ« tĂ«rĂ«si, nĂ« sektorin publik dhe atĂ« privat, shihet se efekti i tyre vetĂ«m sa mund tĂ« ngushtojĂ« deficitin e skemĂ«s, por nuk arrin dot ta mbajĂ« atĂ« pĂ«r njĂ« periudhĂ« afatgjatĂ«â€, thotĂ« Gjokutaj.

NdĂ«rsa eksperti Selami Xhepa niset nga premisa qĂ« nĂ« thelbin e saj, skema bazohet nĂ« parimin e solidaritetit, duke realizuar rishpĂ«rndarjen e tĂ« ardhurave midis brezave. “Problemet fillojnĂ« tĂ« shfaqen nĂ« momentin kur kontributet qĂ« mblidhen nga tĂ« punĂ«suarit nuk pĂ«rballojnĂ« dot detyrimet e akumuluara”, thotĂ« ai.

Xhepa vĂ« nĂ« dukje se rĂ«nia e kontributeve vjen pĂ«r shkak tĂ« ndryshimeve demografike, informalitetit tĂ« lartĂ« nĂ« tregun e punĂ«s dhe pagave tĂ« ulĂ«ta. “TĂ« gjithĂ« kĂ«ta faktorĂ« kanĂ« qenĂ« shumĂ« prezentĂ« nĂ« skemĂ«n e pensioneve nĂ« vendin tonĂ«, duke krijuar probleme tĂ« qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« financiare tĂ« saj.”

Ekspertët shpjegojnë se zyrtarisht skema e pensioneve nuk dështon, pasi ajo është skemë shtetërore dhe si e tillë, do të financohet gjithmonë nga buxheti i shtetit. Por është pikërisht kjo varësi, përballë faktit që skema nuk mbulon dot nevojat e saj, e cila ndonëse nuk lejon që të materializohet falimenti i skemës, në parim nuk përjashton që modeli i funksionimit është faktikisht i dështuar.

“Nuk ka asnjĂ« rrezik qĂ« tĂ« mos paguhen pensionet nĂ« tĂ« ardhmen, pavarĂ«sisht deficitit tĂ« saj [skemĂ«s]”, thekson Xhepa. Ai beson qĂ« transfertat nga buxheti do tĂ« pĂ«rballojnĂ« gjithsesi pĂ«rmbushjen e detyrimeve, por kĂ«mbĂ«ngul mbi nevojĂ«n e reformave afatgjata pĂ«r tĂ« rinjtĂ« qĂ« do t’i bashkohen kĂ«saj skeme.

Sipas Xhepës, ndryshimet sistemike që mund të ndodhin nënkuptojnë një ndryshim të sistemit aktual për të kaluar drejt një fondi pensionesh, në formën e një fondi investimi, kontributit në fonde private, apo në forma të tjera të kombinuara.

“Kjo nuk cenon pagimin e pensioneve tĂ« pĂ«rfituesve, qĂ« janĂ« tashmĂ« nĂ« skemĂ« dhe qĂ« do tĂ« jenĂ« dhe nĂ« tĂ« ardhmen”, vĂ«ren Xhepa.

Pamundësia e falimentit nuk shmang skamjen

MegjithatĂ«, teksa ekspertĂ«t bien nĂ« njĂ« mendje se mundĂ«sitĂ« qĂ« skema tĂ« kolapsojĂ« financiarisht nĂ« tĂ« ardhmen – me fjalĂ« tĂ« tjera, qĂ« tĂ« moshuarit tĂ« mbeten pa pensione – askush nuk Ă«shtĂ« nĂ« gjendje qĂ« tĂ« parashikojĂ« sesi do tĂ« duket mbĂ«shtetja pĂ«r tĂ« moshuarit nĂ« dekadat qĂ« do tĂ« vijnĂ«.

Nëse dinamikat demografike vijojnë përkeqësimin, rreziku i shndërrimit të një pensioni sakaq modest, në një pagesë lëmoshe të papërfillshme për brezat e pensionistëve të së ardhmes, mund të paraqitet si një skenar që nuk mund të përjashtohet.

Në fakt, ekspertja Teuta Nunaj thekson se sfidat për skemën e pensioneve do të vijnë duke u rritur në të ardhmen, për shkak të gjasave të përkeqësimit të raportit kontribuues/përfitues. Këto janë sfida që përballë një realitetit të një skeme që tashmë paraqitet financiarisht e uritur, do të duhet të përballohen përherë e më shumë nga buxheti i shtetit.

“Nuk gjykoj se ka rrezik qĂ« kontribuuesit e sotĂ«m tĂ« mos marrin pension nesĂ«r. Arsyeja bazĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« Ă«shtĂ« se skema aktuale e pensioneve nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« njĂ« skemĂ« shtetĂ«rore”, thotĂ« Nunaj. Ajo shpjegon se tĂ« gjitha kontributet qĂ« derdhen nĂ« skemĂ«n e pensioneve klasifikohen si kontribute publike dhe janĂ« pjesĂ« e buxhetit tĂ« shtetit, i cili mbulon nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rvitshme diferencĂ«n mes kontributeve direkte dhe shpenzimeve pĂ«r tĂ« gjitha kategoritĂ« e pensioneve.

Sipas Nunaj, çdo dështim i skemës së pensioneve dhe mosdhënia e pensioneve për kontribuuesit do të ishte një dështim për shtetin dhe do të krijonte probleme të mëdha ekonomike e sociale për shoqërinë në tërësi. Por, ajo vë në dukje se nëse të ardhmen vazhdon të rritet numri i pensionistëve dhe të ulet numri i kontribuuesve, sfidat për skemën e pensioneve do të rriten edhe më shumë.

“E gjithĂ« kjo panoramĂ« e skemĂ«s aktuale publike dhe njĂ« ecurie ende tĂ« ulĂ«t tĂ« skemĂ«s private tĂ« pensioneve pĂ«rçon nĂ« mbajtjen e njĂ« skeme qĂ« nuk garanton qĂ«ndrueshmĂ«ri, rritje pĂ«r tĂ« sfiduar varfĂ«rinĂ« dhe shtimin e kostove, si dhe njĂ« mbulim tĂ« brezave tĂ« ardhĂ«m tĂ« pensionistĂ«ve”, thotĂ« Nunaj.

Se kur mund tĂ« ndodhĂ«, nĂ«se vĂ«rtet ka gjasa tĂ« ndodhĂ«, qĂ« mbulimi me mbĂ«shtetje financiare pĂ«r “brezat e ardhshĂ«m tĂ« pensionistĂ«ve” tĂ« mos garantohet dot Ă«shtĂ« njĂ« skenar i zymtĂ« dhe praktikisht i paparashikueshĂ«m.

Ekspertët e intervistuar pajtohen se rreziqet kryesore për të ardhmen janë deficiti buxhetor i skemës, rritja e jetëgjatësisë së popullatës, rënia e ritmeve të lindjeve dhe emigrimi kryesisht i moshave të reja dhe familjeve me një moshë aktive për punësim. Të gjitha këto po ndodhin që tani, me ritme të shtuara dhe pa ndonjë sinjal se diçka mund të ndryshojë për mirë në secilin nga treguesit në fjalë.

Eduart Gjokutaj beson se kontribuuesit e sotëm garantohen nga legjislacioni dhe, mbi të gjitha, nga buxheti i shteti, ndaj edhe do të përfitojnë pensionet e tyre sipas të gjithë parametrave që përmbushin.

“Risku i madh nĂ« pĂ«rfitueshmnĂ«rinĂ« Ă«shtĂ« pĂ«r njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« pensionistĂ«ve tĂ« ardhshĂ«m, tĂ« cilĂ«t nuk kanĂ« çfarĂ« pretendojnĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« pension social apo njĂ« pension tĂ« ulĂ«t, pasi do tĂ« vuajnĂ« efektet e informalitetit tĂ« punĂ«s sĂ« tyre”, thekson ai.

Babë e bir shohin me trazim nga e ardhmja

Fitim Sula, ndonĂ«se pensionist, i mban sytĂ« nga brezat e rinj qĂ« masivisht po e lĂ«nĂ« vendin. Ai vĂ«ren se faktorĂ«t kryesorĂ« qĂ« i shtyjnĂ« kĂ«ta tĂ« emigrojnĂ« pĂ«rfshijnĂ« kĂ«rkimin pĂ«r mundĂ«si mĂ« tĂ« mira ekonomike dhe profesionale. “ShumĂ« tĂ« rinj tĂ« shkolluar nĂ« EuropĂ« marrin njĂ« arsimim tĂ« pĂ«rparuar dhe zhvillojnĂ« njĂ« kapacitet intelektual tĂ« lartĂ«, por shpesh ndeshen me mungesĂ«n e mundĂ«sive pĂ«r ta vĂ«nĂ« kĂ«tĂ« kapacitet nĂ« zbatim nĂ« vendlindje”, thotĂ« ai. Ai shton se tĂ« rinjtĂ« ndiejnĂ« se vendet e punĂ«s qĂ« ekzistojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri nuk u ofrojnĂ« sfida dhe as mundĂ«si pĂ«r rritje profesionale dhe personale.

Sula përmend gjithashtu, mungesën e stabilitetit politik dhe korrupsionin si faktorë me peshë madhore, të cilët e bëjnë të vështirë për individët të ndjejnë se mund të kenë një të ardhme të sigurt në Shqipëri.

“Si pensionist, kam parĂ« shumĂ« ndryshime nĂ« vendin tim, dhe ndonjĂ«herĂ« Ă«shtĂ« e trishtueshme tĂ« shoh se sa pak ka ndryshuar nĂ« disa aspekte, duke shtyrĂ« brezin e ri tĂ« mendojĂ« pĂ«r njĂ« jetĂ« diku tjetĂ«r.

Në qershor të këtij viti, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith, bëri të ditur rezultatet e një studimi nga Këshilli Britanik (British Council), sipas të cilit, më shumë se dy të tretat e të rinjve shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi. Anketa të tjera e vlerësojnë këtë prirje mbi nivelin 70%.

Emigrimi i tĂ« rinjve pĂ«rfaqĂ«son njĂ« problem real, duke qenĂ« se ata pĂ«rbĂ«jnĂ« kapacitete prodhuese, konsumatore dhe kontribuuese nĂ« buxhetin dhe skemat shtetĂ«rore, pĂ«rfshi atĂ« tĂ« pensioneve. Gjithashtu, tĂ« rinjtĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« edhe kapacitetin riprodhues tĂ« njĂ« vendi – me fjalĂ« tĂ« tjera pĂ«rtĂ«ritjen e popullsisĂ« sĂ« tij nĂ« kohĂ«.

I biri i Fitimit, Arneni, arsyet e këtij eksodi nuk i sheh të kufizuara te situata ekonomike e Shqipërisë. Për të, kjo është thjesht pasojë e problemeve më të thella. Sipas tij, një ndër arsyet kryesore që ndikon në emigrimin masiv i të rinjve është edukimi në familje dhe në shoqëri.

“ShoqĂ«ria shqiptare, qĂ« nga diktatura komuniste ka qenĂ« e karakterizuar nga mungesa e rezistencĂ«s ndaj abuzimeve politike, ku dhuna dhe pushteti kanĂ« qenĂ« elemente tĂ« pandashme pĂ«r dekada, tĂ« ngulitura nĂ« çdo qelizĂ« tĂ« shoqĂ«risĂ«, nga fĂ«mijĂ«t deri te moshat e treta. Pas rĂ«nies sĂ« diktaturĂ«s, nuk kemi ditur tĂ« prodhojmĂ« politikĂ« apo politikanĂ« cilĂ«sorĂ«, por vetĂ«m biznesmenĂ«â€, vĂ«ren ai.

Sula i riu, thotĂ« se frika e trashĂ«guar ndĂ«r breza, dhe mungesa e besimit reciprok dhe komunitar, vazhdon tĂ« ndikojnĂ« edhe sot. “NĂ« shoqĂ«rinĂ« tonĂ« ende pĂ«rdoret shprehja, ‘Me ujin, zjarrin dhe qeverinĂ« mos u merr’, diçka qĂ« reflekton drojĂ«n dhe mospĂ«rfshirjen qytetare nĂ« politikĂ«bĂ«rje”.

Ai pĂ«rmend raste personash publikĂ« qĂ« kanĂ« pranuar publikisht se i kanĂ« lĂ«nĂ« amanet fĂ«mijĂ«ve qĂ« tĂ« mos jetojĂ« nĂ« ShqipĂ«ri. “KĂ«to amanete tĂ« prindĂ«rve pĂ«rjashtojnĂ« mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« rinjtĂ« tĂ« angazhohen dhe tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e gjendjes socio-politike nĂ« vend, duke e lĂ«nĂ« vendin nĂ« njĂ« cikĂ«l vicioz tĂ« ngulfatjes dhe mungesĂ«s sĂ« zhvillimit”, thotĂ« ai.

Arnen Sula e ka tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« identifikojĂ« çfarĂ«do nisme funksionale qĂ« qeveria aktuale ka ndĂ«rmarrĂ« pĂ«r t’i mbajtur njerĂ«zit qĂ« tĂ« mos largohen. “Por Ă«shtĂ« shumĂ« e lehtĂ« tĂ« them qĂ« kĂ«to 32 vite janĂ« bĂ«rĂ« mjaftueshĂ«m nga qeveritĂ« pĂ«r t’i larguar njerĂ«zit nga ShqipĂ«ria”, shton ai.

“Duket sikur kanĂ« ndjekur njĂ« manual tĂ« pashkruar qĂ« pĂ«rmban hapat e detajuar se si tĂ« krijosh njĂ« ambient ku tĂ« rinjtĂ« jo vetĂ«m qĂ« mendojnĂ« tĂ« ikin, por vrapojnĂ« drejt kufirit me çanta nĂ« dorĂ«.”

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n mĂ«nyrĂ«, as ndryshimet e nevojshme pĂ«r t’i mbajtur njerĂ«zit nĂ« ShqipĂ«ri, pĂ«r tĂ« nuk janĂ« vetĂ«m financiare dhe burokratike. Ai e sheh zhvillimin e mundĂ«sive pĂ«r tĂ« nxitur qĂ« tĂ« rinjtĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« vend, pĂ«rmes mbĂ«shtetjes dhe ushqimit tĂ« artit dhe kulturĂ«s, si motorĂ« tĂ« emancipimit tĂ« shoqĂ«risĂ« dhe nxitjes sĂ« mendimit kritik.

Sipas tij këto të fundit, harmonizuar me një sërë përmirësimesh rrënjësore në arsim, punësim dhe përfshirje të vërtetë qytetare, mund të kishin pasur mundësi për të fashitur frikën dhe për të ringjallur besimin dhe kontributin e përbashkët.

“Korrupsioni i politikĂ«s, qĂ« ka depĂ«rtuar nĂ« shoqĂ«ri si edhe brenda shoqĂ«risĂ« civile, ka njĂ« ndikim madhor nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«, pasi minon besimin nĂ« institucionet qĂ« duhet tĂ« promovojnĂ« ndryshimin pozitiv
 dhe kjo krijon njĂ« cikĂ«l vicioz ku mungon transparenca dhe llogaridhĂ«nia, duke ulur ndjeshĂ«m efektshmĂ«rinĂ« e çdo pĂ«rpjekjeje pĂ«r reforma dhe pĂ«r t’i mbajtur tĂ« rinjtĂ« brenda vendit”, thotĂ« Arnen Sula.

Kamerdare shpëtimi për skemën e pensioneve

Kur diskutohet pĂ«r pensionet, fjala kyç Ă«shtĂ« demografia – me fjalĂ« tĂ« tjera studimi statistikor i popullsive. Sipas INSTAT, nĂ« vitin 2023 nĂ« ShqipĂ«ri pati njĂ« rĂ«nie vjetore prej 10% tĂ« foshnjave tĂ« lindura, duke numĂ«ruar 22,210 syresh.

KĂ«tu njĂ« nga treguesit qĂ« pasqyron edhe mĂ« mirĂ« situatĂ«n Ă«shtĂ« Indeksi Sintetik i Fekonditetit (ISF) – ndryshe, norma e lindshmĂ«risĂ«, qĂ« tregon se sa fĂ«mijĂ« pritet tĂ« lindĂ« njĂ« femĂ«r gjatĂ« jetĂ«s sĂ« saj.

Globalisht pranohet që 2,1 fëmijë për grua është niveli i zëvendësimit të nevojshëm për popullsinë e një vendi. Në vitin 2022, kjo normë në Shqipëri rezultoi në nivelin 1.21. Ky nivel paraqitet jashtëzakonisht i ulët, duke e bërë të paqëndrueshme të ardhmen e popullsisë së vendit.

Në anën tjetër, të gjitha vendet e BE-së janë qartazi poshtë normës ideale të lindshmërisë prej 2.1 fëmijësh për grua. Aktualisht, në Bashkimin Europian, ky tregues paraqitet në një mesatare prej rreth 1.4 lindjesh për grua, diçka që sipas Eurostat përbën një rënie historike. Ndër vendet që shënojnë normat më të ulëta të zëvendësimit të popullsisë, sipas të njëjtit tregues, janë Spanja (1.16) dhe Italia (1.24).

Sa për referencë, Gjermania, destinacion i parapëlqyer për emigrantët shqiptarë aktualisht, ka një normë lindshmërie prej vetëm diçka më shumë se 1.3 fëmijë për grua.

Teksa popullsia e Bashkimit Europian vijon të tkurret, kjo do të thotë që për arsye të zëvendësimit praktik të burimeve njerëzore që mungojnë, vendet anëtare janë të shtrënguara që ta importojnë kapitalin njerëzor nga jashtë. Ballkani Perëndimor rezulton në vijën e parë të vendeve eksportuese të kapitalit njerëzor, Shqipëria ndër to.

Ndaj, nëse merret parasysh mesatarja prej 35 mijë njerëzish në vit që Shqipëria ka humbur gjatë 12 viteve të fundit, vendosur edhe në kontekstin e gremisjes së përshkallëzuar të lindjeve, situata mund të paraqitet shumë më dramatike nga sa mund të mendohet për të ardhmen e parashikueshme. Në fakt, norma aktuale e lindshmërisë në vend, tejkalon edhe parashikimet më zymta të INSTAT-it, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi popullsinë e vendit, dhe rrjedhimisht për qëndrueshmërinë e pensioneve në të ardhmen.

Gjatë muajve të fundit të vitit 2023, si edhe në pranverën e këtij viti, Ministri i Financave, Ervin Mete ka përmendur se skema e pensioneve do të ndryshojë, por pa specifikuar se cilat do të jenë ndërhyrjet.

Qeveria shqiptare, Banka Botërore dhe grupet e interesit janë duke diskutuar këtë reformë të pensioneve, e cila, sipas deklaratave, pritet të jetë gati deri në fund të 2024-rës. Ndryshimet që po diskutohen përfshijnë uljen e viteve me kontribute për pension të plotë dhe pension minimal, uljen e masës së kontributit, ndryshimin e indeksimit duke favorizuar pensionet e ulëta, krijimin e skemave private për profesionistët etj. 

Por cilat janë masat që sugjerojnë ekspertët?

Ndërsa frika ngrihet për mbështetjen e të moshuarve në të ardhmen dhe rreth cilësisë së kësaj mbështetjeje, Teuta Nunaj vë theksin te një prioritet që mund të tingëllojë kundërintuitiv: sigurim më së pari, i dinjitetit për pensionistët aktualë.

“Rritja e nivelit tĂ« pensioneve, qoftĂ« edhe pĂ«rmes njĂ« pensioni tĂ« 13-të  Pensionet aktuale janĂ« tĂ« ulĂ«ta dhe duhet tĂ« rriten pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur nevojat bazĂ« tĂ« pensionistĂ«ve dhe pĂ«r t’u mundĂ«suar njĂ« jetesĂ« me dinjitet”, thekson Nunaj.

Ndërsa masat e tjera, ajo përmend rritjen e numrit të kontribuuesve përmes zvogëlimit të informalitetit në punësim, përmes deklarimit të punonjësve të paregjistruar, deklarimit të pagave të plota dhe pagesës së kontributeve përkatëse.

Gjithashtu, Nunaj vë në dukje nevojën për rregullimin e skemës së pensioneve në zonat rurale, në zërin e kontributeve dhe të pensioneve, ku kontributet dhe përfitimet paraqiten tepër të ulëta. Ajo përmend edhe integrimin e skemave të pensioneve private të detyrueshme, krahas asaj ekzistuese vullnetare.

Ndërsa për ekspertin Selami Xhepa, fokusi duhet të jetë tek lufta kundër informalitetit, me qëllim që të gjithë të deklarojnë pagën reale dhe të paguajnë sigurime në bazë të këtij niveli page.

“Me rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« Ă«shtĂ« nĂ«nraportimi i tĂ« ardhurave pĂ«r llogaritjen e kontributeve
 dhe mĂ« tej, rritja permanente e tĂ« ardhurave nĂ« sektorin publik dhe privat, ndikon nĂ« rritjen e tĂ« ardhurave tĂ« fondit tĂ« pensioneve.”

Xhepa mendon se ka hapĂ«sira pĂ«r uljen e normĂ«s sĂ« kontributeve, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« nxitet formalizimi dhe pjesĂ«marrja nĂ« fondin e pensioneve. “Mundet, gjithashtu, tĂ« shikohen skema alternative pĂ«r t’iu dhĂ«nĂ« qytetarĂ«ve mĂ« shumĂ« mundĂ«si tĂ« marrin pĂ«rsipĂ«r pĂ«rgjegjĂ«si individuale, kur tĂ« arrijnĂ« nĂ« moshĂ«n e tretë  skema kursimi individuale, tĂ« garantuara, tĂ« patatuara
 etj.”, thotĂ« ai.

Eduart Gjokutaj, nga ana tjetër, vë theksin te rishikimi i sistemit të pensioneve në sektorin bujqësor, duke synuar rritjen e bazës së atyre që janë rezidentë dhe punojnë si të vetëpunësuar në bujqësi. Ai sjell në vëmendje faktin që reformat e ndërmarra në këtë drejtim kanë pasur efekte kundërproduktive.

“PĂ«rfundimi i bashkimit tĂ« skemĂ«s urbane dhe rurale nĂ« vitin 2018, shĂ«noi barazimin e kontributeve qĂ« duhet tĂ« paguajnĂ« tĂ« vetĂ«punĂ«suarit bujqĂ«sorĂ« dhe kontributet qĂ« paguajnĂ« tĂ« vetĂ«punĂ«suarit nĂ« sektorin jobujqĂ«sor. Si rezultat, numri i fermerĂ«ve qĂ« kontribuojnĂ« nĂ« sistemin e pensioneve ra dhe pritshmĂ«ria Ă«shtĂ« qĂ« ai tĂ« zvogĂ«lohet edhe mĂ« tej nĂ« tĂ« ardhmen”, thotĂ« Gjokutaj.

Si rrjedhojë, shpjegon ai, një numër i madh fermerësh pritet të mos kenë të drejtë për pension pleqërie dhe në këtë mënyrë të përfitojnë vetëm nga pensioni social, i cili është më i ulët se pensioni bazë.

“Sfida mĂ« e madhe pĂ«r trajtim Ă«shtĂ« edhe politikat e reja pĂ«r ndalimin e largimit tĂ« familjeve tĂ« reja dhe tĂ« rinjve duke ndĂ«rtuar njĂ« politikĂ« ndĂ«rsektoriale qĂ« ndĂ«rlidh ambiciet pĂ«r edukim, punĂ«sim tĂ« denjĂ« dhe bazuar mbi kĂ«rkesat e tregut tĂ« BE-sĂ«, si dhe njĂ« ambient mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« jetuar dhe banuar qĂ« lidhet me subvencionet qĂ« duhet tĂ« ndĂ«rtohen nĂ« formĂ« paketash pĂ«r familjet e reja”, thekson Gjokutaj.

Teksa ekspertët pajtohen gjerësisht rreth ndryshimeve themelore të nevojshme për skemën aktuale të pensioneve, situata aktuale përligj me siguri nevojën urgjente për ndryshim rrënjësor.

Sot, skema e pensioneve nuk kënaq askënd; as pensionistët që marrin një pension që më së shumti varion nga i pamjaftueshëm në të papërfillshëm; as qeverinë që duhet të përllogarisë miliarda lekë në buxhet për kompensimin e deficitit dhe as kontribuuesit aktualë, që nesër do të jenë përfituesit e radhës që përherë e më shumë po përballen me pasiguri për mirëqenien e së nesërmes.

Dhe ndër të gjithë këta skenarë, as që janë marrë parasysh brezat më të rinj, ata që ende nuk kanë filluar të punojnë, dhe të cilët nuk dihet se çfarë pensioni do të marrin, apo nëse të përfitojnë një pension sipas kuptimit që ai ka sot.

Arnen Sula, i cili vijon t’u rezistojĂ« kĂ«shillave tĂ« prindĂ«rve pĂ«r t’u larguar nga ShqipĂ«ria, ashtu siç tashmĂ« kanĂ« vepruar shumĂ« bashkĂ«moshatarĂ« tĂ« tij, kĂ«mbĂ«ngul se asnjĂ« recetĂ« reformash ekonomike nuk mjafton pĂ«r t’i shpĂ«tuar pensionet shqiptare nga sĂ«mundja kronike qĂ« i ka kapluar.

NĂ«se nuk ngrihemi me vullnet, besim dhe pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« bashkuar forcat dhe pĂ«r ta ndryshuar kĂ«tĂ« vend, asgjĂ« nuk do t’i shpĂ«tojĂ« dot brezat e shqiptarĂ«ve nga tatĂ«pjeta; sigurisht as pensionistĂ«t e sĂ« ardhmes, njĂ«ri prej tĂ« cilĂ«ve mund tĂ« jem edhe unĂ«â€, thotĂ« ai.

Ky artikull u mundĂ«sua me mbĂ«shtetjen nga skema e granteve “BAT Civil Society”, e zbatuar nga Instituti pĂ«r Demokraci dhe NdĂ«rmjetĂ«sim nĂ« partneritet me Faktoje dhe Center for Research and Policy Making (CRPM), mbĂ«shtetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.

The post Kolapsi i pa/evitueshëm i pensioneve në Shqipëri appeared first on Faktoje.al.

❌
❌