Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Refuzimi i komisionit Xhafaj nga institucionet e drejtësisë, Berisha: Luftë klanesh

By: fra nc
4 October 2024 at 13:50

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të premte një konferencë me gazetarët, ku mes të tjerash foli dhe për refuzimin e komisionit ‘Xhafaj’ nga institucionet e drejtësisë.

Berisha e cilësoi refuzimin si një tregues të kapjes së sistemit të drejtësisë nga politika. Ai tha se ky refuzim është pjesë e një “luftë klanesh” për të treguar një pavarësi të rreme të gjyqësorit nga qeveria.

Berisha shtoi se Shqipëria ka nevojë për një sistem të drejtësisë më të përgjegjshëm dhe transparent.

“Nuk them unë se Skapi është i kapur.

Që Skapi është i kapur nga Edi Rama, fakton një seri dosjesh me firmën e Edi Ramës, djegësi i Tiranës, 130 milionë euro që nuk ekziston as nam as nishan, dhe që ka firmën e paligjshme të Edi Ramës për 8 përqind bonus për një kompani që nuk ekzistonte.

Nuk ka asnjë qëndrim ndaj Ilir Beqës dhe Edi Ramës për sterilizimin rreth 80 milionë euro që rriti çmimin e sterilizimit të paketës kirurgjikale 83 herë.

Nuk ka asnjë qëndrim për ndrikull Nushin, bashkëshorten e kushëririt të Edi Ramës, të cilës ata që nuk marrin dot ilaçet për sëmundjet më të rrezikshme, i paguajnë për analiza që nuk janë bërë kurrë për mbi gjysmë milioni shqiptarë.

Nuk hapi çështje për Amant Josifin, që ka vjedhur 2 miliardë euro qytetarëve perëndimorë nën ombrellën e Edi Ramës.

Nuk jam unë, por këto janë të vërteta që kanë nisur të kundërmojnë edhe në kancelaritë e mëdha perëndimore.

Por e vërteta nuk ka shpejtësinë e gënjeshtrës.

Për sa u përket këtyre, këto janë një përpjekje për të treguar, janë një luftë klanesh, me të cilat duan të provojnë se janë të pavarur nga Edi Rama.

Por unë nuk marr për bazë këto. Marr për bazë veprimet e tyre antikushtetuese, veprimet e tyre antiligjore me të cilat ato kanë damkosur përfundimisht sistemin e drejtësisë!”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Refuzimi i komisionit Xhafaj nga institucionet e drejtësisë, Berisha: Luftë klanesh appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 3 October 2024Main stream

Pas ‘Kushtetueses’ dhe SPAK, një tjetër institucioni i drejtësisë refuzon komisionin “Xhafaj”, ILD: Nuk marrim pjesë

3 October 2024 at 12:06
Tre institucione të drejtësisë kanë refuzuar të marrin pjesë në komisionin “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, ndryshe komisioni “Xhafaj”. Fillimisht ishte Gjykata Kushtetuese e cila refuzoi pjesëmarrjen, më pas SPAK dhe ILD. Në një reagim thuhet se Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me
Before yesterdayMain stream

Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj”

By: user 8
2 October 2024 at 13:00

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të jetë pjesë e Komisionit anti-korrupsion që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj.

Në një përgjigje që Kushtetuesja i ka kthyer Kuvendit, kryetarja e kësaj Gjykate, Holta Zaçaj shprehet se nuk mund të marrim pjesë në Komision.

Reagimi i Kushtetuese ka ardhur pas ftesës që iu drejtua nga Komisioni institucioneve Kushtetuese në vend, përfshi edhe ato të drejtësisë, lidhur me ligjbërje, dhënie mendimi apo veprimtarinë e këtij komisioni ad-hoc.

Komisioni anti-korrupsion u ngrit nga mazhoranca socialiste me një përbërje prej 11 anëtarësh, ku 5 vende i takojnë opozitës, e cila nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje.

Kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj, i drejtoi kërkesa për bashkëpunim institucioneve publike të cilat ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion sipas vlerësimeve që bëhen në raportet e KE-së, thuajse të gjitha institucioneve për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit dhe grupit të ekspertëve që merret me çështjet e korrupsionit.

The post Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj” appeared first on Lapsi.al.

❌
❌