Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Flakadanë e shpërthime me molotov në tubim, procedohen penalisht Flamur Noka dhe Gazment Bardhi!

Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli. Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. “U referuan materialet në

Dhunë dhe flakë në protestë/ Policia njoftim zyrtar, mes të proceduarve tre zyrtarë të lartë të PD (Emrat)

Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë:

-arrestoi në flagrancë shtetasin: Xh. Rr., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;

-procedoi në gjendje të lirë shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;

Po kështu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” (neni 262 i Kodit Penal, paragrafi i parë), për shtetasit: F. N., sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike; G. B., kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike.

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. P., 46 vjeç, S. B., 49 vjeç, D. N., 62 vjeç, K. B., 22 vjeç, H. V., 68 vjeç, dhe e një shtetasi të mitur 17 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga nenet 274, 237, 151, 150, 282 dhe 236 të kodit Penal.

Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.

Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 68 mbetje flakadani të plasur;
– 23 copa plastike të shisheve të djegura;
– 3 shishe plastike uji;
– 3 tymuese të plasura;
– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;
– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);
– 1 kuti cilindrike bombol;
– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Dhunë dhe flakë në protestë/ Policia njoftim zyrtar, mes të proceduarve tre zyrtarë të lartë të PD (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

Video/ Polici shtyn molotovin drejt protestuesve, i moshuari merr flakë dhe dëmtohet rëndë

Pas përfundimit të protestës së djeshme, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku shfaqet një efektiv policie që shtyn drejt protestuesve një molotov, ku një nga tubuesit ka marrë edhe flakë. Bardhi shkruan në Facebook, se protestuesi i moshuari është plagosur rëndë, ndërsa hedh akuza drejt ministrit të Brendshëm. […]

The post Video/ Polici shtyn molotovin drejt protestuesve, i moshuari merr flakë dhe dëmtohet rëndë appeared first on BoldNews.al.

Protestuesi merr flakë/ Bardhi: Policia shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve, u plagos një i moshuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas përfundimit të protestës,  shfaq momentin që një efektiv polici shtyn me këmbë një molotov drejt protestuesve.

Protestuesi për një moment ka marrë flakë.

Gazment Bardhi po ashtu shkruan se i moshuari është plagosur rëndë, ndërsa hedh akuza drejt ministrit të Brendshëm.

“Ky është momenti ku Policia e Shtetit shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve të pa pajisur me mjete mbrojtëse dhe që plagosi rëndë një qytetar të moshuar pjesëmarrës në protestë.

Ushtari i Ergys Agasit në krye të Ministrisë së Brendshme sajon foto me policë “të dëmtuar”, ndërkohë nuk ka informacion që janë plagosur qytetarë.

E siguroj që si trashëgimtar i familjes së Enver Hoxhës, do të ketë fatin e të parëve të tij! Kriminel”, shkruan Gazment Bardhi.

The post Protestuesi merr flakë/ Bardhi: Policia shtyn molotovët drejt turmës së qytetarëve, u plagos një i moshuar appeared first on Lapsi.al.

U lënduan te protesta e opozitës, babë e bijë përfundojnë në QSUT

Dy persona babë e bijë, janë shoqëruar për në spital. Mësohet se ata kanë qenë në protestën e opozitës, ku edhe kanë pësuar probleme me frymëmarrjen dhe djegie.

Sipas informacioneve  vajza  ka pësuar djegie 2%  dhe po del nga urgjenca. Babai do shoqërohet te djegie plastika pasi ka pësuar djegie 15%

Gjithashtu nga protesta ka mbetur e lënduar edhe një grua e cila është djegur gabimisht nga hedhja e një bombe molotov.

Ajo është shoqëruar në spital, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Të lënduar ka pasur edhe nga efektivët e policisë. 10 të lënduar është bilanci, ndërkohë që njëri është shoqëruar te Trauma.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U lënduan te protesta e opozitës, babë e bijë përfundojnë në QSUT appeared first on Euronews Albania.

Hyrja e selisë së PS nën flakë, i vihet zjarri banderolës me portretin e kryeministrit Rama

PD ka thirrur sot një protestë para kryeministrisë e njoftuar për të nisur në orën 18:00. Selia blu nuk ka dhënë shumë detaje mbi mënyrën e organizimit, por ka deklaruar se do të ketë akte të mosbindjes civile.

Ndonëse me një pjesëmarrje modeste të protestuesve, protesta duket se ka nisur agresive. Me t’u mbledhur para kryeministrisë, protestuesit kanë nisur të sulmojnë policinë me lëndë piroteknike, ndërsa kanë hedhur molotov drejt kryeministrisë.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë në protestën kombëtare të thirrur pasditen e 7 tetorit nga opozita, Policia e Shtetit ka ndërmarë një plan masash duke bllokuar disa nga segmentet rrugore që lidhen me bulevardin Dëshmorët e Kombit.

The post Hyrja e selisë së PS nën flakë, i vihet zjarri banderolës me portretin e kryeministrit Rama appeared first on Sot News | Lajme.

Molotov në hyrje të Ministrisë së Brendshme

Pas kryeministrise, djegies se koshave, nje stacioni autobusi si dhe flaka qe iu vu Partise Socialiste, deputetët dhe protestuesit iu drejtuan Ministrisë së Brendshme. Qindra forca policie janë vendosur rreth perimetrit të Ministrisë së Brendshme, ndërkohë nuk dihet skenari se si do të vijojë. Po kështu nuk dihet nëse protestuesit do të rikthehen sërish tek […]

The post Molotov në hyrje të Ministrisë së Brendshme appeared first on BoldNews.al.

Këlliçi i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: Duhet të kenë turp për reagimet e tyre

Belind Këlliçi u tregua i ashpër ndaj ndërkombëtarëve, teksa tha se ata duhet të kenë turp për qëndrimet që kanë mbajtur ndaj zhvillimeve në vend. “Çfarë t’i them ndërkombëtarëve unë këtu, ku për turpin e tyre dalin dhe reagojnë për djegien e 12 karrigeve të drurit para parlamentit, të shqetësuar për demokracinë funksionale në vend […]

The post Këlliçi i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: Duhet të kenë turp për reagimet e tyre appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Momente tmerri për rreth 190 pasagjerë, avioni merr flakë teksa bënte ulje emergjente

Një avion i Frontier Airlines, ka marr flakë gjatë një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas të shtunën mbrëma. Fluturimi nga San Diego në Las Vegas ishte në proces uljeje kur pilotët panë tym dhe shpallën gjendjen emergjente, tha Frontier. Ndërsa ekipet e zjarrit dhe të shpëtimit shuan zjarrin, të gjithë […]

The post VIDEO/ Momente tmerri për rreth 190 pasagjerë, avioni merr flakë teksa bënte ulje emergjente appeared first on BoldNews.al.

E fundit/ Bie zjarr në komisariatin e Shijakut

Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune. Zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po ndërhyjnë për të lokalizuar flakët.

Është e paqartë sesi ka nisur zjarri në brendësi të komisariatit. Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

The post E fundit/ Bie zjarr në komisariatin e Shijakut appeared first on Lapsi.al.

Vlora vijon të jetë ‘nën ujë’/ Merr flakë pompa e hidrovorit e qytetit bregdetar

Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut disa lagje në qytetin e Vlorës janë ende në ujë. Situata është bërë edhe më kaotike pasi tek hidrovori i qytetit ka shpërthyer një nga pompat. Pas shpërthimit, ka patur flakë dhe si pasojë u fikën të katërta pomat e hidrovorit.

Deri sa të riparohet, uji do të jetë prezent dhe rrugët do të vazhdojnë të jenë të përmbytura. Aktualisht zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, për të shuar flakët e një prej pompave të hidrovorit.

The post Vlora vijon të jetë ‘nën ujë’/ Merr flakë pompa e hidrovorit e qytetit bregdetar appeared first on Lapsi.al.

Zjarret në Greqinë Qendrore| Humbin jetën 2 persona, evakuohen disa fshatra

Dy persona humbën jetën në një zjarr që u përhap në zonat e banuara në Corinthia, provincën qendrore të Greqisë.

Në një deklaratë për shtyp nënkryetari i bashksië së provincës bëri të ditur se dy burra, të moshës 35 dhe 40 vjeç, vdiqën ndërsa po udhëtonin për të ndihmuar në shpëtimin e bagëtive nga zjarri.

Fronti i zjarrit ishte shtrirë në 30 kilometra (18.6 milje) në katër drejtime kryesore, shtoi ai.

Disa shtëpi në fshatin Ano Loutra tashmë janë rrafshuar nga flakët, teksa forcat e zjarrëfikëses kanë lëshuar një urdhër evakuimi për më shumë vendbanime në rajon.

Qindra zjarrfikës të ndihmuar nga mjetet tokësore dhe ajrore, si dhe vullnetarë, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarret në Greqinë Qendrore| Humbin jetën 2 persona, evakuohen disa fshatra appeared first on Euronews Albania.

Makina shpërthen në flakë gjatë lëvizjes

Një automjet është shkrumbuar totalisht në afërsi të fshatit Diellas në bashkinë e Pustecit.

Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” ka qenë duke udhëtuar nga Pustecit në drejtim të Korçës atëherë kur mjeti i tip papritur ka shpërthyer në flakë.

Pavarësisht përpjekjes se forcave zjarrfikese mjeti është shkrumbuar i gjithi ndërkohë që policia ndodhet në vendi e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e ngjarjes

Për fatin e mirë nuk ka të lënduar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Makina shpërthen në flakë gjatë lëvizjes appeared first on Euronews Albania.

❌