Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Protesta, vështirësia e afirmimit përmes forcës

By: Ardit
8 October 2024 at 11:56

Opozita nuk i’a ka dalë dot, në ciklin e katërt të protestave, atë për t’u afirmuar përmes dhunës. Të hënën e 7 tetorit, PD vërtet arriti ti vërë flakën portretit të Edi Ramës mbi fasadën e PS-së, vërtet i mbushi me tym, flakë e gaz lotësjellës të gjitha institucionet kryesore të qeverisjes, por ajo nuk […]

The post Protesta, vështirësia e afirmimit përmes forcës appeared first on BoldNews.al.

U dhunuan nga serbët, dy motrat: Nuk e dini si është të zgjohesh prej të bërtiturave

By: gaze tare
8 October 2024 at 12:15

Dy motrat ishin dhunuar dhe torturuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Atyre u ishin prerë e vënë në zjarr edhe gjymtyrët. Me njërën këmbë, Flutura përkund mbesën e saj në djep, teksa pi një kafe. Por, as zëri i mbesës nuk i sjell buzëqeshje fytyrës së 45-vjeçares, që s’e heq dot nga mendja vitin 1999.

Njëzet e pesë vjet më parë, Flutura e kishte hapur e lumtur derën e shtëpisë për të pritur në vizitë motrën e saj, Fitoren. Por, pak kohë më vonë, atyre iu shkuan edhe disa vizitorë të padëshiruar.

Dy motrat ishin dhunuar dhe torturuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Atyre u ishin prerë e vënë në zjarr edhe gjymtyrët.

Të ulura pranë njëra-tjetrës, sërish në shtëpinë e Fluturës, ato tregojnë problemet shëndetësore që i kanë.

“Mjekët më kanë thënë që krejt problemet që i kam, më vijnë prej nervave, prej trurit. Është krejt shkaku i mendimeve të mia. Krejt natën veç mendoj”, thotë Flutura për Radion Evropa e Lirë.

Flutura thotë se, para luftës, nuk kishte pasur ndonjë problem shëndetësor dhe nuk kishte vizituar kurrë mjekë. Por, pas luftës, për të ndryshoi shumëçka.

Plagët që ia shkaktuan dhunuesit, ia bënë të vështirë ecjen. Por, Flutura refuzon të përdorë karrocë. Ajo nuk i pi as ilaçet kur ka mysafirë në shtëpi. Gjithçka e bën të frikësohet se sekreti i saj do të zbulohet nga njerëzit përreth në fshatin e saj të vogël.

“Më duket që krejt po e dinë, që krejt po e marrin vesh. As te mjeku s’kam qejf të shkoj. Edhe pse s’iu tregoj mjekëve çka më ka ndodhur, frikësohem se do ta marrin vesh”, thotë Flutura.

Edhe pse e mban sekretin, Flutura sërish kërkon ndihmë nga të tjerët. Ajo pyet njerëzit përreth se si arrijnë t’i heshtin mendimet e këqija, si arrijnë të flenë natën kur janë të stresuar, si arrijnë të…

Në Kosovë besohet se ishin dhunuar 20 mijë persona gjatë luftës. Një studim i publikuar në shtator nga organizata Medica Gjakova tregon se vetëm 6.5 për qind e të mbijetuarve jetojnë pa probleme shëndetësore.

Për problemet e shkaktuara nga dhuna, pothuajse të gjithë kanë vizita të rregullta mjekësore. Gjysma e të mbijetuarve detyrohen të shkojnë edhe në kontrolle të rregullta gjinekologjike.

Gjatë një vizite, një mjek e kishte pyetur Fluturën për një shenjë të mbetur nga prerjet që i ishin shkaktuar dhe Flutura ende beson se, në atë moment, mjeku e kishte zbuluar se ajo ishte dhunuar.

“Ai nuk më tha gjë. Po, ti s’e di qysh është për ne. Gjithmonë tentoj t’i fsheh shenjat, s’dua të më pyesë askush për to”, thotë ajo.

Përveç frikës nga zbulimi i sekretit, të cilin e dinë vetëm motrat dhe partnerët e tyre, ditët e Fluturës vështirësohen nga gjërat e shumta që ia kthejnë traumat në mendje.

Kur mysafirë në shtëpinë e saj kishin përmendur rrezikun e nisjes së një lufte në Kosovë – pas sulmit në Banjskë – Flutura kishte dalë e shqetësuar nga shtëpia dhe ishte fshehur nën llastikun që mbulon perimet e mbjella në oborrin e saj.

Kur një fëmijë i lagjes kishte gjuajtur me gurë drejt shtëpisë së Fluturës, zhurma e kishte bërë Fluturën të ngrinte në vend në korridorin e shtëpisë, para se të alivanosej.

“Gjërat që ndodhin tani, i harroj menjëherë. Por, gjërat prej së kaluarës, ato s’harrohen kurrë. Me ato do të vdes. Po të mundja, veç ta ndalja mendjen, të mos mendoja hiç”, thotë Flutura.

Nganjëherë, kur dikush më bën muhabet të mirë, harroj për 5-6 minuta.

Por, pastaj më kthehet sërish. Këtë s’po e kuptoj. Pse po më kthehen ato mendime? Qysh t’ia bëj për t’i larguar?, pyetet ajo.

Flutura dhe motra e saj e kanë statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që do të thotë se çdo muaj i marrin nga 230 euro ndihma në formë pensioni.

Por, pensioni konsiderohet i pamjaftueshëm nga organizatat joqeveritare vendore.

Flutura dhe Fitorja tregojnë se paratë nuk u dalin për t’i mbuluar shpenzimet e kontrolleve mjekësore dhe të ilaçeve që marrin.

Por, edhe sikur t’i kishin të gjitha paratë e botës, Flutura thotë se ato s’do të ishin të kënaqura.

“Besomë, po betohem në Zot, edhe po ta kisha këtë dhomë të mbushur me para, s’më duhen gjë. Para prej tepihut deri në tavan… asgjë s’ka rëndësi. Ju s’mund ta kuptoni se qysh është [jeta] për ne… Të zgjohesh çdo natë prej gjumit prej të bërtiturave tua”, thotë Flutura.

Sa herë që faqet e Fluturës përshkohen nga lotët, ajo ndal së foluri. Sytë i fokuson në distancë dhe qëndron në heshtje, deri kur motra e saj i afrohet dhe e përqafon.

Të përqafuara, ato qajnë së bashku teksa tregojnë se të dyja kanë tentuar disa herë t’i japin fund jetës.
“Jemi lodhur, jemi ligështuar. Më mirë të mos ishim fare”, thotë Fitorja. Por, që 25 vjet, forcën për të vazhduar e kanë gjetur vetëm te njëra-tjetra.

E, përveç problemeve të shumta shëndetësore, të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë edhe probleme të shumta psikologjike. Frika nga diskriminimi, izolimi e përqeshja bën që shumica e të mbijetuarve të mos i tregojnë përjetimet e tyre.

Që gjashtë vjet, institucionet shtetërore ftojnë të mbijetuarit të aplikojnë për njohje të statusit si të mbijetuar që të përfitojnë një pension mujor. Por, deri në dhjetor të vitit 2023, këtë status e kishin marrë më pak se 2.000 persona.

Kur Flutura e Fitorja dëgjojnë se ka edhe gra të tjera që kanë përjetuar dhunë gjatë luftës, ato befasohen.
“A po e sheh, motër? Nuk jemi vetëm ne. A po thua ti që ka edhe të tjera si ne? Sa janë?… Në një anë, po më dhimben. Por, në anën tjetër, po them, a po e sheh, s’qenkemi vetëm ne…”, thotë Fitorja.

Flutura përsërit disa herë se do të donte shumë që atë ditë të 1999-tës të kishte qenë e vetme, të mos i kishte shkuar Fitorja për vizitë.

Problemet e Fluturës shtohen nga ndjenja e fajit që s’arriti ta mbronte motrën.

“Gjithmonë më shkon në mendje… Po të mos kishte ndodhur ajo, unë s’do të isha sot kështu”, thotë Flutura.

Shumica e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ndodhën mes marsit dhe qershorit të vitit 1999, kur NATO-ja bombardoi caqet ushtarake të ish-Jugosllavisë. Histori të ngjashme me Fluturën dhe Fitoren kanë përjetuar shumë gra dhe burra kudo nëpër Kosovë. Të izoluar, shumë prej tyre nuk punojnë dhe jetojnë në kushte të vështira financiare.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar disa herë për historitë e tyre: si janë përjashtuar nga familjet, si janë gjykuar nga shoqëria, si nuk kanë gjetur mbështetje tek askush e as forcë brenda vetes për ta treguar historinë e tyre publikisht. Për këtë arsye, emrat e të mbijetuarve janë emra fiktivë të vendosur nga redaksia e REL-it, për t’ua ruajtur identitetin të mbijetuarve./REL

The post U dhunuan nga serbët, dy motrat: Nuk e dini si është të zgjohesh prej të bërtiturave appeared first on iconstyle.al.

1 i arrestuar, 3 në procedim penal e 9 në kërkim për dhunë në protestën e opozitës

8 October 2024 at 11:56

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njoftoi sot se në lidhje me protestën e djeshme të opozitës në vijim të veprimeve hetimore dhe  procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë arrestoi në flagrancë shtetasin: Xh. Rr., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Po ashtu, Policia njoftoi procedimin në gjendje të lirë shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, sipas policisë, po punohet për kapjen e shtetasve K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. P., 46 vjeç, S. B., 49 vjeç, D. N., 62 vjeç, K. B., 22 vjeç, H. V., 68 vjeç, dhe e një shtetasi të mitur 17 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga nenet 274, 237, 151, 150, 282 dhe 236 të kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 68 mbetje flakadani të plasur;

– 23 copa plastike të shisheve të djegura;

– 3 shishe plastike uji;

– 3 tymuese të plasura;

– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;

– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);

– 1 kuti cilindrike bombol;

– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

The post 1 i arrestuar, 3 në procedim penal e 9 në kërkim për dhunë në protestën e opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e dhunshme e opozitës, Policia nis procedimin penal për 3 zyrtarë të PD-së

8 October 2024 at 11:30

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Policia e Tiranës njoftoi sot se ka referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” (neni 262 i Kodit Penal, paragrafi i parë), për shtetasit Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike; Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike.

Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.

Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 68 mbetje flakadani të plasur;

– 23 copa plastike të shisheve të djegura;

– 3 shishe plastike uji;

– 3 tymuese të plasura;

– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;

– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);

– 1 kuti cilindrike bombol;

– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Protesta e dhunshme e opozitës, Policia nis procedimin penal për 3 zyrtarë të PD-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Flakadanë, molotovë dhe bidona me lëndë djegëse, çfarë u sekuestrua nga protesta e dhunshme e opozitës

8 October 2024 at 11:43

Policia ka sekuestruar molotovë, flakadanë, çanta me bidona me lëndë djegëse pas protestës së dhunshme të opozitës të hënën, ku mbetën të lënduar disa efektivë dhe protestues. Për dhunën dhe zjarrin është vënë në pranga një person ndërsa disa të tjerë janë proceduar penalisht. Mes të proceduarve janë edhe Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Ervin Minarolli.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 68 mbetje flakadani të plasur;

– 23 copa plastike të shisheve të djegura;

– 3 shishe plastike uji;

– 3 tymuese të plasura;

– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;

– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);

– 1 kuti cilindrike bombol;

– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

The post Flakadanë, molotovë dhe bidona me lëndë djegëse, çfarë u sekuestrua nga protesta e dhunshme e opozitës appeared first on Sot News | Lajme.

Dhunë dhe flakë në protestë/ Policia njoftim zyrtar, mes të proceduarve tre zyrtarë të lartë të PD (Emrat)

8 October 2024 at 11:32

Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë:

-arrestoi në flagrancë shtetasin: Xh. Rr., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”;

-procedoi në gjendje të lirë shtetasit F. D., 31 vjeç, dhe 2 shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;

Po kështu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” (neni 262 i Kodit Penal, paragrafi i parë), për shtetasit: F. N., sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike; G. B., kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike.

Gjithashtu, po punohet për kapjen e shtetasve K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. P., 46 vjeç, S. B., 49 vjeç, D. N., 62 vjeç, K. B., 22 vjeç, H. V., 68 vjeç, dhe e një shtetasi të mitur 17 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga nenet 274, 237, 151, 150, 282 dhe 236 të kodit Penal.

Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.

Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 68 mbetje flakadani të plasur;
– 23 copa plastike të shisheve të djegura;
– 3 shishe plastike uji;
– 3 tymuese të plasura;
– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;
– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);
– 1 kuti cilindrike bombol;
– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Dhunë dhe flakë në protestë/ Policia njoftim zyrtar, mes të proceduarve tre zyrtarë të lartë të PD (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

Hodhën molotov/ Arrestohet një protestues, shoqërohen 5 të tjerë. 7 janë në kërkim

By: Oldi
8 October 2024 at 08:31

Një person është arrestuar ndërsa 5 të tjerë janë shoqëruar në policinë e Tiranës në lidhje me protestën e mbrëmshme të opozitës. Ndërkohë vijojnë kërkimet për kapjen e 7 personave të tjerë të dyshuar si autorë të hedhjes së molotovëve në drejtim të institucioneve dhe policëve. Nga dhuna, flakët dhe molotovët mbetën të plagosur 10 […]

The post Hodhën molotov/ Arrestohet një protestues, shoqërohen 5 të tjerë. 7 janë në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 7 October 2024Main stream

Protesta me flakë e molotov, çfarë gjeti policia para Bashkisë Tiranë

7 October 2024 at 21:38

TIRANË- Burime policore konfirmojnë për ABC News se janë sekuestruar rreth 15 shishe me molotovë në afërsi të bashkisë së Tiranës.

Sipas burimeve, sasia e molotovit ishte e ndara në dy çanta të ndryshme.

Lëndët u gjetën të paplasura pasi i lanë protestuesit në momentin, që efektivët hodhën gaz lotsjellës.

Policia deklaroi se janë dëmtuar 10 efektivë, nga sulmet e protestuesve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta.

/ abcnews.al

Këlliçi: Qytetarët u dhunuan në mënyrë shtazarake nga policia! Sot ishte vetëm fillimi…

By: Ela
7 October 2024 at 22:33

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, i cili mohoi lëndimin e qytetarëve nga policia e shtetit. Këlliçi solli rastin e një qytetari i cili ishte djegur nga një lëndë piroteknike e hedhur nga një polic në drejtim të tij. Më tej Këlliçi theksoi se përgjigjja […]

The post Këlliçi: Qytetarët u dhunuan në mënyrë shtazarake nga policia! Sot ishte vetëm fillimi… appeared first on BoldNews.al.

Protesta e dhunshme/ Frrok Çupi: Ky është identiteti i PD së Sali Berishës

7 October 2024 at 20:22

TIRANË- Analisti Frrok Çupi I ftuar në “Real Story”, komentoi protestën e opozitës këtë të hënë, proteste kjo e cila vijoi me akte dhune dhe me hedhje molotovësh para disa institucioneve, përfshirë dhe selinë e PS-së.

Ai theksoi se skenat e dhunës së sotme, janë imazhi që përfaqëson Partia Demokratike e Shqipërisë dhe vetë Sali Berisha.

“Ky është identiteti i PD, por edhe i vetëqeverisjes së PD. PD e Berishës me kundërshtarin merret vesh vetëm me eliminimin, nuk ka dialog me kundërshtarin. I shkon në shtëpi. Berisha ka vepruar me grupe jashtëligjore, jashtë institucionale. Ai ka kërcënuar, ka vrarë dhe djegur me grupe të tilla. Ai e nisi me grupin e dhunës që në 1994 në Shënavlash. Pas asaj është djegur Tropoja, Lushnja, Fieri, Tirana disa herë. Dëmi më i madh që i është bërë shtetit nën qeverisjen e Berishës, ka qenë se ka ushtruar dhunë, presion dhe pushtet të ligë, nëpërmjet bandave private dhe asnjëherë nuk u ndërtua shteti. Ne sot shohim një organizatë amorfe, që mund të hedhë bomba nga të gjitha anët por mbetet pamja tipike, e asaj se çfarë ka qenë Shqipëria e Sali Berishës. Ishte protestë, pa ide, pa program, pa të nesërme, pa asgjë që i përket një organizmi shtetëror. Kjo protestë kulmoi në djegien e PS, që është një pa princip dhe paburrëri”, tha ai./abcnews.al

 

Përshkallëzohet protesta e opozitës, protestuesit hedhin molotov kundër institucioneve dhe policisë

7 October 2024 at 20:26

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Protesta e sotme e opozitës ka nisur në mënyrë të dhunshme, teksa protestuesit kanë hedhur bomba molotov dhe tymuese në drejtim të forcave të Policisë dhe të godinës së Kryeministrisë.

Gjithashtu ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Policia u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë hedhjen e molotovëve dhe tymueseve, teksa forcat zjarrfikëse janë përpjekur të shuajnë zjarrin.

Nga hedhja e molotovëve është djegur edhe një pemë përpara Kryeministrisë dhe një tjetër pemë përballë hotel “Rogner”.

Pas hedhjes së disa molotovëve dhe tymueseve, situata është qetësuar përpara godinës së Kryeministrisë, teksa protestuesit të prirë nga drejtuesit e Partisë Demokratike janë larguar nga sheshi përpara Kryeministrisë.

Ata janë nisur në drejtim të “Tajvanit” dhe rrugës protestuesit kanë vijuar të hedhin bomba molotov dhe kanë djegur një stacion autobusi.

Më pas protestuesit kanë bllokuar kryqëzimin mes “Tajvanit” dhe urës së Lanës në bulevardin kryesor, ku ka pasur makina të bllokuara në trafik, pas bllokimit të rrugës. Ndërkohë protestuesit kanë vijuar të hedhin mjete piroteknike.

Më pas protestuesit kanë marrë drejtimin e “Tajvanit”, duke kaluar mes makinave të mbetur në trafik.

Protestuesit e prirur nga drejtuesit e PD, Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar dhe Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm, i janë drejtuar më pas godinës së Partisë Socialiste, teksa kanë hedhur bomba molotov, flakadanë, kapsolla, tymuese në drejtim të saj dhe punonjësve të Policisë. Nga bombat molotov ka marrë flakë godina e PS-së, teksa është djegur baneri i madh në murin e PS-së me pamjen e kryeministrit Edi Rama. Hedhja e bombave molotov apo kapsollave kanë rrezikuar dhe shëndetin e punonjësve të policisë, të cilët janë vendosur përpara institucioneve për të ruajtur sigurinë dhe mbarëvajtjen e tubimit të opozitës.

Pasi janë hedhur disa bomba molotov, Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Me pas protestuesit i janë drejtuar kompleksit të ministrive dhe aty kanë hedhur lëndë plasëse në oborrin e Ministrisë së Brendshme, teksa disa efektivë të Policisë kanë mbetur të lënduar.

Protestuesit kanë hedhur bomba molotov edhe në drejtim të bashkisë së Tiranës, teksa një bombë është hedhur mes policëve, duke i vënë flakën një polici, teksa kolegët e kanë ndihmuar për të shuar flakët. Policia më pas ka hedhur ujë në drejtim të protestuesve duke kërkuar që t’i shpërndajë dhe më pas është hedhur edhe gaz lotsjellës.

Të drejtuar nga Bardhi dhe Noka protestuesit kanë vijuar të ecin në rrugët e kryeqytetit teksa pasi lanë pas bashkinë, protestuesit kanë thyer disa xhama të reklamave në trotuare.
Sakaq, ata kanë djegur një tjetër kazan plehrash tek e njëjta zonë. Protestuesit më pas i janë drejtuar godinës së Parlamentit, ku edhe aty ka pasur hedhje të lëndëve plasëse, teksa policia ka larguar protestuesit me gaz lotsjellës.

Protesta është thirrur nga Partia Demokratike, e mbështetur edhe nga Partia e Lirisë dhe aleatët e tjerë, ashtu siç ishte paralajmëruar nuk pati deklarata.

 

(vijon…)

/r.e/a.f/

The post Përshkallëzohet protesta e opozitës, protestuesit hedhin molotov kundër institucioneve dhe policisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhunë ndaj motrës dhe gruas, arrestohen dy persona në Tiranë

By: Oldi
7 October 2024 at 14:03

Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës. Mësohet se njëri prej tyre ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe tjetri ndaj gruas. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij. Specialistët […]

The post Dhunë ndaj motrës dhe gruas, arrestohen dy persona në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Dhunë ndaj motrës dhe gruas, arrestohen dy persona në Tiranë

By: lia rda
7 October 2024 at 13:50

Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës. Mësohet se njëri prej tyre ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe tjetri ndaj gruas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Këlliçi i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: Duhet të kenë turp për reagimet e tyre

By: Oldi
6 October 2024 at 22:45

Belind Këlliçi u tregua i ashpër ndaj ndërkombëtarëve, teksa tha se ata duhet të kenë turp për qëndrimet që kanë mbajtur ndaj zhvillimeve në vend. “Çfarë t’i them ndërkombëtarëve unë këtu, ku për turpin e tyre dalin dhe reagojnë për djegien e 12 karrigeve të drurit para parlamentit, të shqetësuar për demokracinë funksionale në vend […]

The post Këlliçi i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: Duhet të kenë turp për reagimet e tyre appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Goditen me shishe dhe me karrige dëshmitarët te “Shihemi në gjyq”

By: Oldi
6 October 2024 at 20:26

Hila ka kërkuar të përballet në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, me të njohurin e tij të vjetër, Gjonin. Siç shpjegon, Gjoni i ka marrë një hua dhe prej 12 vitesh nuk i përgjigjet. Veç kësaj, i ka privatizuar edhe një objekt, ndonëse Hila ka hyrë në një prej tyre […]

The post E rëndë/ Goditen me shishe dhe me karrige dëshmitarët te “Shihemi në gjyq” appeared first on BoldNews.al.

Ushtruan dhunë në familje, arrestohen dy persona në Dibër

By: armand
6 October 2024 at 12:48

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Dibër. Një 40-vjeçar u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, Ndërkaq, një 30-vjeçar u vu në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime […]

The post Ushtruan dhunë në familje, arrestohen dy persona në Dibër appeared first on BoldNews.al.

Njëri dhunon nënën, tjetri bashkëjetuesen/ Arrestohen dy persona në Dibër

By: Re Nato
6 October 2024 at 12:34

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Dibër.

Një 40-vjeçar u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij;

Ndërkaq, një 30-vjeçar u vu në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet 33-vjeçari

2 October 2024 at 10:20
Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar në Pogradec, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. “Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin D. M., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij”, njofton policia, Gjithashtu,  Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E.
❌
❌