❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Begaj në samitin e Brdo-Brijunit: Shqipëria, e palëkundur në angazhimin për stabilitet rajonal

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Presidenti i RepublikĂ«s, Bajram Begaj mori pjesĂ« nĂ« Samitin e Procesit tĂ« Brdo-Brijunit, qĂ« kĂ«tĂ« vit u mbajt nĂ« qytetin malazez tĂ« Tivatit.

Në fokus të këtij samiti ishte forcimi i stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Evropës Juglindore, mbajtja e të rinjve përmes mundësive më të mira, si edhe përshtatja me qëllimet e Planit të Gjelbër Evropian.

Kreu i Shtetit konfirmoi qëndrimin se Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për stabilitetin rajonal dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe se perspektiva e integrimit evropian mbetet në thelb të përpjekjeve tona.

“Bashkimi Evropian duhet tĂ« jetĂ« proaktiv nĂ« adresimin e nevojave dhe sfidave specifike tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor”, vlerĂ«soi Presidenti i RepublikĂ«s nĂ« Samitin e Procesit tĂ« Brdo-Brijunit, duke thekuar se, kjo pĂ«rfshin pĂ«rshpejtimin e projekteve infrastrukturore qĂ« lidhin rajonin mĂ« ngushtĂ« me pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« EvropĂ«s, pĂ«rmirĂ«simin e marrĂ«dhĂ«nieve tregtare dhe integrimin e ekonomive rajonale nĂ« tregun mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« BE-sĂ«.

Ndërsa theksoi rëndësinë e konferencës së dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të mbahet më 15 tetor për kapitullin e parë të negociatave të anëtarësimit, Presidenti Begaj e vlerësoi atë si një sinjal inkurajues edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, Presidenti i RepublikĂ«s u shpreh se e ardhmja e rajonit tonĂ« Ă«shtĂ« e lidhur ngushtĂ« me tĂ« ardhmen e brezave tĂ« rinj dhe se sfidat e kohĂ«s kĂ«rkojnĂ« pĂ«rpjekje tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta pĂ«r tĂ« trajtuar nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive çështjen “Brain Drain”.

Edhe pĂ«r çështje tĂ« tjera qĂ« ishin nĂ« fokus tĂ« Samitit tĂ« Procesit Brdo-Brijunit, Presidenti i ShqipĂ«risĂ« konfirmoi angazhimin e vendit pĂ«r agjendĂ«n e ndĂ«rlidhjes si njĂ« nga prioritetet mĂ« tĂ« larta, si edhe inkurajimin e ekonomive “tĂ« gjelbra”.

Krerët e shteteve pjesëmarrëse në këtë samit arritën në një konkluzion të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit dhe ecurinë e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si rruga më premtuese dhe e pazëvendësueshme drejt një Evrope të plotë, të lirë dhe në paqe.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e veprimeve të guximshme për të siguruar stabilitetin afatgjatë dhe krijimi i kushteve për të rinjtë, që ata të mund të qëndrojnë në vendet e tyre.

1 nga 3

The post Begaj në samitin e Brdo-Brijunit: Shqipëria, e palëkundur në angazhimin për stabilitet rajonal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria, ndihma për banorët e prekur nga përmbytjet në Bosnjë Hercegovinë

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Ndihmat e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« ndihmuar banorĂ«t e prekur nga pĂ«rmbytjet nĂ« BosnjĂ« HercegovinĂ« kanĂ« mbĂ«rritur nĂ« kĂ«tĂ« vend pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar sadopak vĂ«shtirĂ«sitĂ« e krijuara.

Ndihmat nga Shqipëria janë nisur në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, informoi sot Agjencia për Media dhe Informim.

Këto ndihma, të koordinuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, përbëjnë një dëshmi të solidaritetit dhe përkushtimit të Shqipërisë për të qenë pranë partnerëve në kohë krizash.

Dymbëdhjetë vende të BE-së kanë dërguar furnizime emergjente dhe kanë vendosur ekipe kërkim-shpëtimi në Bosnjë Hercegovinë pas përmbytjeve vdekjeprurëse.

Mbështetja emergjente është siguruar nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, një platformë për koordinimin dhe ndarjen e burimeve të emergjencës.

Shqipëria, Turqia, Hungaria, Mali i Zi dhe Rumania kanë dërguar komplete strehimi ndërsa Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Serbia kanë dislokuar tashmë ekipe të kërkim-shpëtimit.

Fshati malor Jabllanicë, afërsisht 30 kilometra në veri të qytetit të Mostarit, ishte më i prekuri.

The post Shqipëria, ndihma për banorët e prekur nga përmbytjet në Bosnjë Hercegovinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Meta: Përshkallëzimi i protestës qytetare, e vetmja rrugë për të rivendosur shtetin ligjor

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« sĂ« LirisĂ«, Ilir Meta u shpreh sot se pĂ«rshkallĂ«zimi i protestĂ«s qytetare Ă«shtĂ« e vetmja rrugĂ« pĂ«r tĂ« rivendosur shtetin ligjor.

Duke folur pĂ«r protestĂ«n e mbrĂ«mshme tĂ« opozitĂ«s, nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r mediet, Meta tha se “ngritja e qytetarĂ«ve dhe pĂ«rshkallĂ«zimi i domosdoshĂ«m i protestĂ«s qytetare dhe pĂ«rballja pa kthim dhe me çdo çmim me narkoshtetin Ă«shtĂ« tanimĂ« e vetmja rrugĂ« dhe alternativĂ« qĂ« ka mbetur pĂ«r tĂ« rivendosur shtetin ligjor dhe llogaridhĂ«nien, pĂ«r tĂ« mbrojtur dhe garantuar rikthimin e pluralizimit politik, tĂ« demokracisĂ« dhe njĂ«kohĂ«sisht sigurinĂ« e familjeve shqiptare”.

Meta gjithashtu akuzoi Policinë se përdori gazin lotsjellës në mënyrë joproporcionale.

“PĂ«rdorimi kriminal dhe jo proporcional i dhunĂ«s, i gazit lotsjellĂ«s deri tek fĂ«mijĂ«t dhe tĂ« moshuarit, si dhe arrestimet e paligjshme provuan se Policia e Shtetit Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« PolicinĂ« e narkopushtetit, qĂ« ka humbur jo vetĂ«m besimin, por edhe misionin pĂ«r tĂ« garantuar rendin dhe sigurinĂ« publike, pĂ«r tĂ« mbrojtur jetĂ«n dhe pronĂ«n e qytetarĂ«ve”, u shpreh ai.

Kreu i PL foli edhe për pensionet duke u shprehur se Partia e Lirisë kur të jetë në pushtet do të dyfishojë pensionet, duke i çuar ato në nivelet e vendeve fqinje.

“Dyfishimi i pensioneve, pĂ«r tĂ« arritur nĂ« mesataren e rajonit Ă«shtĂ« njĂ« nga 5 Prioritetet kryesore tĂ« PartisĂ« sĂ« LirisĂ«. Ne nĂ« qeverisje do tĂ« bĂ«jmĂ« tĂ« mundur indeksimin e plotĂ« tĂ« masĂ«s sĂ« pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazĂ«n e inflacionit tĂ« artikujve ushqimorĂ«. Po kĂ«shtu, duke garantuar indeksimin e shpeshtĂ« brenda vitit tĂ« masĂ«s sĂ« pensioneve nĂ« rastet e krizave apo pandemive pĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« shpejtĂ« tĂ« çmimeve”, theksoi Meta.

Meta u shpreh se, “do tĂ« garantojmĂ« rritjen e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike pĂ«r ta bĂ«rĂ« rritjen ekonomike gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se”.

The post Meta: Përshkallëzimi i protestës qytetare, e vetmja rrugë për të rivendosur shtetin ligjor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: ShumĂ« shpejt sjellim “PaketĂ«n e Maleve”, ndihmĂ« investimeve nĂ« vendlindje pĂ«r sipĂ«rmarrje turistike


TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Paketa e Maleve” Ă«shtĂ« njĂ« program komplet i ri pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur tĂ« gjithĂ« ata qĂ« janĂ« jashtĂ« dhe qĂ« duan ndihmĂ« pĂ«r tĂ« investuar nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre pĂ«r t’i kthyer nĂ« sipĂ«rmarrje biznesi turistik.

NĂ« njĂ« takim me kryebashkiakĂ«t nĂ« Kryeministri pĂ«r bashkĂ«punimet nĂ« interes tĂ« komunitetit pĂ«r tĂ« diskutuar pĂ«r platformat e dialogut, emergjencat civile dhe ndihmat sociale, Rama u ndal fillimisht tek lejet pĂ«r ndĂ«rtim qĂ« janĂ« nevoja imediate tĂ« qytetarĂ«ve qĂ« jetojnĂ«, sidomos nĂ« zonat rurale dhe qĂ« duan tĂ« shtojnĂ« njĂ« dhomĂ«, tĂ« rregullojnĂ« Ò«atinĂ« etj, proces qĂ« e cilĂ«soi pozitiv.

Por, shtoi Rama, “ndihma juaj pĂ«r tĂ« identifikuar dhe pĂ«r neutralizuar Ò«do lloj punonjĂ«si policie qĂ« ju shfaqet, nĂ«pĂ«r avlli qytetarĂ«ve, familjeve qĂ« jetojnĂ« nĂ« fshat Ă«shtĂ« shumĂ« e Ò«muar”.

Sepse, theksoi Kryeministri, “fatkeqĂ«sisht ky fenomen, ka ardhur duke u zvogĂ«luar, por Ă«shtĂ« problem, akoma Ă«shtĂ« problem, qĂ« iu shkojnĂ« pĂ«r njĂ« avlli dhe iu rrinĂ« tek koka dhe kuptohet pse. “Jo e ke lejen, jo s’e ke lejen””.

Rama theksoi se ky fenomen duhet të ndalohet totalisht.

“Besoj qĂ« shumĂ« shpejt gjatĂ« kĂ«tij muaji ne do tĂ« prezantojmĂ« atĂ« qĂ« e kemi quajtur “Paketa e Maleve”. ËshtĂ« njĂ« program komplet i ri pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur tĂ« gjithĂ« ata qĂ« janĂ« jashtĂ« dhe qĂ« duan ndihmĂ« pĂ«r tĂ« investuar nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre pĂ«r t’i kthyer nĂ« sipĂ«rmarrje biznesi turistik. Kur them jashtĂ«, ata qĂ« janĂ« nĂ« emigracion, apo ata qĂ« janĂ« nĂ« TiranĂ« dhe kanĂ« njĂ« pasuri atje. ËshtĂ« njĂ« paketĂ« besoj pozitive sepse kemi punuar qĂ« tĂ« mos jetĂ« njĂ« gjĂ« pak, por Ă«shtĂ« goxha domethĂ«nĂ«se dhe patjetĂ«r qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« paketĂ« qĂ« duhet ta pĂ«rdorni ju nĂ« kuptimin qĂ« duhet ta shfrytĂ«zoni pĂ«r tĂ« inkurajuar mĂ« shumĂ« dhe pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« shtysĂ« atyre qĂ« e kanĂ« me 2 mendje”, u shpreh Rama.

Në takimin me kryebashkiakët, Rama foli edhe për rritjen e pagave të punonjësve të pushtetit vendor, që e cilësoi edhe meritë të tyre.

 

The post Rama: ShumĂ« shpejt sjellim “PaketĂ«n e Maleve”, ndihmĂ« investimeve nĂ« vendlindje pĂ«r sipĂ«rmarrje turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshime në listat e ekipeve Kombëtare A dhe U-21, Silvinjo fton Feta Fetain

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Lista e KombĂ«tares A pĂ«son sĂ«rish ndryshime. Departamenti i Komunikimit nĂ« FSHF bĂ«n me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur tĂ« afrojĂ« nĂ« skuadĂ«r mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do tĂ« bashkohet me ekipin nĂ« stĂ«rvitjen e pasdites dhe do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e skuadrĂ«s pĂ«r dy ndeshjet e KombĂ«tares ndaj ÇekisĂ« dhe GjeorgjisĂ«.

Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.

ShqipĂ«ria U-21 do tĂ« luajĂ« mĂ« 15 nĂ«ntor kundĂ«r ArmenisĂ« nĂ« stadiumin “Air Albania” nĂ« ora 18:00.

The post Ndryshime në listat e ekipeve Kombëtare A dhe U-21, Silvinjo fton Feta Fetain appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjekmarkaj takim me Wahlers: KAS, monitorim nga afër të ngjarjeve në Shqipëri

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ NĂ«nkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj priti sot nĂ« njĂ« takim Dr. Gerhard Wahlers, zv.Sekretar i PĂ«rgjithshĂ«m i KAS (Fondacioni Konrad Adenhauer pranĂ« CDU-gjeramane), tĂ« cilit i shprehu konsideratĂ«n pĂ«r ndihmĂ«n qĂ« Gjermania i ka dhĂ«nĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« rrugĂ«timin e saj drejt demokracisĂ« dhe EvropĂ«s.

Gjekmarkaj theksoi në një postim në rrjetet sociale se, personalitetit gjerman i shprehu shqetësimin për rrezikun që i kanoset demokracisë e pluralizmit me agresionin që synon zhbërjen e opozitës.

“I shpjegova gjerĂ«sisht arrestin politik tĂ« Sali BerishĂ«s, Ervin Salianjit dhe tĂ« drejtuesve tĂ« tjerĂ« tĂ« opozitĂ«s mbi tĂ« cilĂ«t tunden prangat duke gjykuar “mĂ«katet” e tyre nĂ« skadencĂ« elektorale si ndihmĂ« e pastĂ«r pĂ«r Edi RamĂ«n dhe pushtetin e tij”, shkroi Gjermarkaj.

Gjithashtu, Gjekmarkaj i shprehu vendosmërinë në emër të PD për të bërë çdo betejë demokratike pa ndalim në emër të ekzistencës së pluralizmit, lirive dhe kundër rikthimit të burgosjeve politike.

“NĂ« Gjermani as mendja mĂ« me fantazi nuk do tĂ« imagjinonte gjithĂ« lidershipin e opozitĂ«s nĂ« burg dhe opozitĂ«n me gojĂ«n, duart dhe kĂ«mbĂ«t e lidhura nĂ« zgjedhje”, theksoi Gjekmarkaj

“I kĂ«rkova mikut tĂ« shquar dhe Fondacionit KAS tĂ« bĂ«het si deri mĂ« tani, zĂ«ri i PD nĂ« Gjermani dhe EvropĂ« duke u bĂ«rĂ« tĂ« ditur miqve qĂ« para “simpative” zgjedhim ekzistencĂ«n, opozitarizmin, pĂ«rballjen siç qe protesta e djeshme, qĂ«ndresĂ«n ndaj sĂ« keqes si shĂ«rbim ndaj ShqipĂ«risĂ« dhe vlerave Evropiane qĂ« KAS, institucion qĂ« mban emrin e themeluesit tĂ« EvropĂ«s moderne Konrad Adenhauer pĂ«rfaqĂ«son. Po ashtu i kĂ«rkova shtimin e pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« KAS dhe CDU nĂ« monitorimin nga afĂ«r tĂ« ngjarjeve nĂ« ShqipĂ«ri”, nĂ«nvizoi Gjekmarkaj.

“Burgosja e opozitĂ«s dhe liderĂ«ve tĂ« saj e ka kthyer ShqipĂ«rinĂ« nĂ« kohĂ« tĂ« errĂ«ta, liria e tyre e kthen tek e ardhmja”, pĂ«rfundoi Gjekmarkaj.

1 nga 3

The post Gjekmarkaj takim me Wahlers: KAS, monitorim nga afër të ngjarjeve në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përzgjidhen kandidatët për anëtarë në KLGJ dhe KLP

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ NĂ«nkomisioni “PĂ«r pĂ«rzgjedhjen e kandidatĂ«ve pĂ«r anĂ«tarĂ« tĂ« KĂ«shillit tĂ« LartĂ« GjyqĂ«sorĂ« dhe KĂ«shillit tĂ« LartĂ« tĂ« ProkurorisĂ« qĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« shoqĂ«rinĂ« civile”, pĂ«rzgjodhi sot kandidatĂ«t pĂ«r anĂ«tarĂ« nĂ« KĂ«shillin e LartĂ« GjyqĂ«sor dhe KĂ«shillin e LartĂ« tĂ« ProkurorisĂ«.

Kryetarja e nënkomisionit, Klotilda Bushka u shpreh se, duke qenë se deputetët e opozitës mungojnë, nuk mund të arrihet votimi për kandidatët, kështu që u kalua direkt në hedhjen e shortit.

Nga hedhja e shortit mes kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor mes Erjon Fejzullës dhe Violanda Theodhorit ishte kjo e fundit që u zgjodh anëtare.

“Raporti pĂ«rkatĂ«s i kalon seancĂ«s plenare pĂ«r votim. NĂ«se nuk arrihet kuorumi i kĂ«rkuar nga ligji sipas KushtetutĂ«s dhe ligjit Violanda Thodhori Ă«shtĂ« anĂ«tarĂ« e KLGJ”, tha Bushka.

Sa i përket kandidatëve për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishte vetëm emri i Erjon Fejzullës.

“Erjon Fejzulla rezulton nga gjithĂ« procedura si anĂ«tar i KLP dhe ky raport i kalon seancĂ«s plenare pĂ«r miratim. Edhe kĂ«tu nĂ«se nuk arrihet shumica e kĂ«rkuar nga ligji, Fejzulla do tĂ« zgjidhet automatikisht anĂ«tar i KLP-sĂ«â€, u shpreh Bushka.

“Me kĂ«tĂ« procedurĂ« nĂ«nkomisioni e ka pĂ«rmbyllur procesin e vakancave nĂ« KLP dhe KLGJ”, u shpreh Bushka, e cila falĂ«nderoi dhe misionet ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« kanĂ« ndjekur kĂ«tĂ« proces qĂ« nga fillimi.

The post Përzgjidhen kandidatët për anëtarë në KLGJ dhe KLP appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Bashkitë të kryejnë evidencat e dëmeve nga zjarret, fondi i kushtëzuar ende i pashfrytëzuar

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se, kryebashkiakĂ«t kanĂ« 3 instrumente pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« komuniteteve tĂ« tyre sa i pĂ«rket emergjencave civile.

Në takimin e mbajtur sot nga Kryeministri Edi Rama me kryetarët e bashkive, ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, për bashkëpunimet në interes të komunitetit për të diskutuar për platformat e dialogut, emergjencat civile dhe ndihmat sociale, Vengu bëri një raport të situatës së zjarreve në periudhën qershor-shtator.

“Kemi pasur mĂ« shumĂ« se 1 mijĂ« zjarre dhe ajo qĂ« Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kuptojmĂ« tĂ« gjithĂ« Ă«shtĂ« qĂ« njĂ« zjarr na kushton afĂ«rsisht, mesatarisht 50 hektarĂ« tokĂ« e djegur dhe 50 rrĂ«njĂ« ullinj”, tha Vengu.

Vengu u shpreh se, fatmirësisht ky sezon ka qenë pa fatalitete, por, theksoi ai, dëmet mbeten të konsiderueshme tek komunitetet rurale.

Ai u shpjegoi kryebashkiakĂ«ve 3 instrumentet qĂ« kanĂ« nĂ« dispozicion pĂ«r t’i ardhur nĂ« ndihmĂ« komunitetit.

Instrumenti i parë, sipas tij, ka të bëjë me menaxhimin e fondit të kushtëzuar.

“Fondi i kushtĂ«zuar pĂ«r mbrojtjen civile sivjet ka qenĂ« prej 800 milionĂ« lekĂ«sh, afĂ«rsisht 8 milionĂ« euro, i shpĂ«rndarĂ« nĂ« tĂ« gjitha njĂ«sitĂ« vendore. Kemi kryer njĂ« monitorim tĂ« mĂ«nyrĂ«s sesi ky fond i kushtĂ«zuar Ă«shtĂ« shpenzuar”, tha ministri.

Ai nĂ«nvizoi se, “ka bashki tĂ« vogla qĂ« e kanĂ« shpenzuar shumĂ« mirĂ« dhe ka paradoksalisht bashki tĂ« mĂ«dha, me resurse financiare tĂ« mjaftueshme qĂ« nuk e kanĂ« shpenzuar ende dhe do tĂ« ftoja tĂ« gjithĂ« kryetarĂ«t e bashkive qĂ« tĂ« vijonit, teksa jemi nĂ« fund tĂ« sezonit tĂ« zjarreve, por edhe nĂ« fillim tĂ« sezonit tĂ« pĂ«rmbytjeve, ku nĂ« terren janĂ« tĂ« gjithĂ« ekipet tuaja qĂ« bĂ«jnĂ« evidencat e dĂ«meve, tĂ« shfrytĂ«zoni kĂ«tĂ« moment sepse i gjithĂ« financimi i fondit tĂ« kushtĂ«zuar ju jep mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« vini nĂ« ndihmĂ« tĂ« qytetarĂ«ve pĂ«r dĂ«mshpĂ«rblime.

Vengu iu drejtua kryebashkiakëve se, kanë 60% të këtij fondi në dispozicion për të realizuar dëmshpërblimet dhe është një instrument shumë domethënës që qeveria e ka vendosur në dispozicion.

Vengu theksoi se, instrumenti i dytë ka të bëjë me projektet parandaluese në infrastrukturë, për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

“Vitin e kaluar ishte njĂ« fond prej 1.1 miliardĂ« e 570 milionĂ« lekĂ« tĂ« reja. NĂ« fakt disbursimi ka ndodhur nĂ« dy kĂ«ste, njĂ« pjesĂ« nĂ« 2023-in, njĂ« pjesĂ« nĂ« 2024-Ă«n. Kemi vĂ«nĂ« re qĂ« i gjithĂ« fondi i alokuar nĂ« fakt Ă«shtĂ« kontraktuar nga shumica e bashkive, por mbeten ende 14 projekte me kontrata tĂ« palidhura dhe do tĂ« ftoja kryetarĂ«t e bashkive qĂ« tĂ« vijonin sa mĂ« shpejt me finalizimin e tyre nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kĂ«to fonde tĂ« mos digjen, por tĂ« vendosen nĂ« eficiencĂ« tĂ« plotĂ«â€, tha Vengu.

Vengu shtoi se, elementi i tretë ka të bëjë me projektin e digave.

“Edhe kĂ«tu kemi 14 projekte fituese. 8 projekte nĂ« fazĂ« lidhje kontrate dhe 6 projekte nĂ« pĂ«rfundim procesi prokurimi. Edhe kĂ«tu do tĂ« doja njĂ« vĂ«mendje tĂ« shtuar sepse fondi i pĂ«rbashkĂ«t digat dhe projektet infrastrukturore kĂ«tĂ« vit ka qenĂ« i konsiderueshĂ«m, afĂ«rsisht 1 miliardĂ« e 800 milionĂ« lekĂ« tĂ« reja dhe ne do vijojmĂ« sigurisht qĂ« tĂ« alokojmĂ« njĂ« fond identik edhe pĂ«r vitin 2025”, u shpreh Vengu.

Ai tha se, “risia pĂ«r kĂ«tĂ« vit, pasi nĂ« 2 vitet paraardhĂ«se kemi pasur njĂ« vĂ«shtirĂ«si nĂ« kalendarizimin e projekteve, evidentimit tĂ« tyre, analizĂ«s sĂ« tyre nga emergjencat civile dhe mĂ« pas miratimi dhe financimi dhe do t’i japim mundĂ«sinĂ« njĂ«sive vendore, kĂ«tĂ« muaj do tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« thirrje pĂ«r projekte tĂ« reja, projekte qĂ« mund t’i keni ekzistuese”.

“UnĂ« kam nxitur nĂ« fakt gjatĂ« gjithĂ« kĂ«tyre muajve kryetarĂ«t e bashkive qĂ« tĂ« na dĂ«rgojnĂ« projekte infrastrukture, qoftĂ« pĂ«r digat, qoftĂ« pĂ«r masat parandaluese, pĂ«r kanale, pĂ«r ura nĂ« zona tĂ« caktuara me vĂ«shtirĂ«si aksesi, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« brenda kĂ«tij muaji tĂ« bĂ«jmĂ« thirrjen dhe marrjen e tĂ« gjitha projekteve nga ju, t’i analizojmĂ« bashkĂ« me emergjencat civile dhe me stafet tuaja dhe tĂ« bĂ«jmĂ« renditjen e cilĂ«sisĂ« sĂ« projekteve, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« brenda tetorit, teksa jemi nĂ« proces finalizimi tĂ« ligjit tĂ« buxhetit 2025, tĂ« alokojmĂ« fondin sivjet dhe kjo i jep mundĂ«si qĂ« tĂ« filloni punĂ«n qĂ« nĂ« dhjetor praktikisht. Ju jep mundĂ«si qĂ« tĂ« pĂ«rgatisni nĂ« mĂ«nyrĂ« sa mĂ« efikase sezonin tjetĂ«r”, tha Vengu.

The post Vengu: Bashkitë të kryejnë evidencat e dëmeve nga zjarret, fondi i kushtëzuar ende i pashfrytëzuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj në Malin e Zi: Me rëndësi forcimi i lidhjes mes shqiptarëve në të gjitha trevat

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Presidenti i RepublikĂ«s, Bajram Begaj, bĂ«ri bashkĂ« nĂ« Tivat tĂ« Malit tĂ« Zi pĂ«rfaqĂ«suesit e tĂ« gjithĂ« spektrit politik dhe u bĂ«ri thirrje qĂ«, pavarĂ«sisht ngjyrave partiake, tĂ« jenĂ« tĂ« bashkuar pĂ«r mbrojtjen e interesit shqiptar.

Kreu i Shtetit shfrytëzoi vizitën në Malin e Zi, ku ndodhet për Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, për të diskutuar me përfaqësuesit shqiptarë atje problematikat e tyre dhe të faktorit shqiptar në tërësi.

Ashtu si vitin e shkuar në Manastir të Maqedonisë së Veriut, gjatë ditës së Alfabetit,  ku bashkoi përfaqësuesit shqiptarë të kaheve të ndryshëm politikë, edhe në Tivat, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në takimin e përbashkët me shqiptarët e Malit të Zi, theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjes mes shqiptarëve në të gjitha trevat.

“PĂ«r çështje madhore kombĂ«tare, – theksoi Presidenti Begaj, – ne si shqiptarĂ« duhet tĂ« jemi bashkĂ« pavarĂ«sisht ideologjive politike e partiake qĂ« na bĂ«jnĂ« tĂ« konkurrojmĂ« me njĂ«ri -tjetrin, konkurrencĂ« e cila Ă«shtĂ« mirĂ« tĂ« jetĂ« e shĂ«ndetshme. Ne duhet tĂ« jemi bashkĂ« pĂ«r çështjet qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« mĂ« orientimin Euroatlantik tĂ« shqiptarĂ«ve. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« Ă«ndĂ«rr dhe aspiratĂ« e shqiptarĂ«ve, pĂ«r tĂ« cilĂ«n nuk negociohet”, theksoi Presidenti i RepublikĂ«s sĂ«. Bajram Begaj.

“Ne ndĂ«r vedi nuk mund tĂ« vendosim gardhe”, – u shpreh Kreu i Shtetit, i cili mbĂ«shteti nismat e ndĂ«rmarra pĂ«r heqjen e barrierave nĂ« kufijtĂ« e rajonit.

Kreu i Shtetit pĂ«rgĂ«zoi pĂ«rfaqĂ«suesit e shqiptarĂ«ve tĂ« Malit tĂ« Zi pĂ«r atĂ« qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« dhe bĂ«jnĂ« nĂ« interes tĂ« shqiptarĂ«ve dhe i kĂ«shilloi se Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« mos tolerojnĂ« veprimet antishqiptare: “NĂ«se ne shohim njĂ« qĂ«ndrim qĂ« bie ndesh me interesat e shqiptarĂ«ve, qĂ« bie ndesh me Ă«ndrrat e shqiptarĂ«ve,me rrugĂ«timin tonĂ« evropian, me qenien tonĂ« nĂ« NATO, patjetĂ«r qĂ« kĂ«to gjĂ«ra nuk tolerohen, janĂ« vijĂ« e kuqe ndarĂ«se.  Mendimet individuale ne nuk i kundĂ«rshtojmĂ« dot. Ne kundĂ«rshtojmĂ« veprimet. Ne kurrĂ« nuk do tĂ« pajtohemi me veprime qĂ« bien ndesh me KosovĂ«n, bien ndesh me njohjen e saj, bien ndesh me votimin e KosovĂ«s nĂ« institucionet ndĂ«rkombĂ«tare”.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë u shpreh se, duhet bërë më shumë në rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në administratë dhe jo vetëm.

Gjithashtu, ai u shpreh se, asimilimi i shqiptarëve është një fenomen mjaft shqetësues, për parandalimin e të cilit është i nevojshëm hartimi i një strategjie afatgjatë, e cila do të duhet të ketë në fokus ruajtjen e identitetit kombëtar përmes arsimit, gjuhës dhe kulturës shqipe.

Presidenti i Republikës përgëzoi miratimin e tekstit të abetares së përbashkët në shkollat e Malit të Zi, ku mësimi bëhet ne gjuhën shqipe. Nga sot e tutje, në shkollat shqipe, nxënësit  do të mësojnë gjuhën shqipe me të njëjtin libër si moshatarët e tyre në Kosovë dhe Shqipëri.

Duke e theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e kĂ«saj arritjeje, Kreu i Shtetit u shpreh se,  “Abetarja Ă«shtĂ« ajo qĂ« na mĂ«son gjuhĂ«n dhe gjuha Ă«shtĂ« rrĂ«nja e kombit. Pa gjuhĂ«, nuk ka komb”.

Gjatë bisedës me Presidentin, përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Malin e Zi evidentuan kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik, kulturor e politik të vendit dhe u shprehën shpresëplotë për pritshmëritë në forcimin e pozitës së tyre në të ardhmen.

Ata, gjithashtu, siguruan se, me kontributin e tyre në jetën politike dhe ekonomike në Malin e Zi, do të vazhdojnë të jenë faktor të rëndësishëm  për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Presidenti Begaj i siguroi ata se ai personalisht do të mbështesë çdo inciativë që i shërben forcimit të faktorit shqiptar në rajon e më gjerë.

1 nga 3

The post Begaj në Malin e Zi: Me rëndësi forcimi i lidhjes mes shqiptarëve në të gjitha trevat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha dhe Proda vizitojnë policët e lënduar në protestë

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Ministri i BrendshĂ«m Ervin Hoxha dhe kreu i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda, ndodhen nĂ« Spitalin e TraumĂ«s ku po vizitojnĂ« efektivĂ«t e lĂ«nduar, pas protestave tĂ« dhunshme tĂ« opozitĂ«s.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, gjatë një prononcimi për mediet, u shpreh se gjendja shëndetësore e efektivëve të lënduar është e mirë.

“Ata, tĂ« cilĂ«t e orkestruan shfaqjen e shĂ«mtuar tĂ« mbrĂ«mjes sĂ« sotme nĂ« rrugĂ«t e TiranĂ«s, kanĂ« shkuar tanimĂ« pranĂ« familjeve tĂ« tyre.

NdĂ«rsa ata, qĂ« fatkeqĂ«sisht nuk kthehen dot sonte pranĂ« familjes janĂ« tre efektivĂ« policie, tĂ« cilĂ«t janĂ« plagosur dhe do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« spital, pĂ«r tĂ« vetmen arsye se ishin nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s.  I falĂ«nderova tĂ« tre efektivĂ«t dhe u urova kthim sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« nĂ« shtĂ«pi”, u shpreh Hoxha.

“I falĂ«nderoj edhe njĂ«herĂ« tĂ« gjithĂ« punonjĂ«sit e PolicisĂ« qĂ« u provokuan, goditĂ«n dhe madje u lĂ«nduan, por treguan profesionalizmin dhe maturinĂ« e njĂ« trupe qĂ« reagon vetĂ«m proporcionalisht, si njĂ« trupĂ« evropiane e njĂ« shteti evropian.

Sot ata kishin pĂ«rballĂ« njĂ« turme tĂ« çoroditur nga njĂ« motivim politik absurd, ku njĂ« pjesĂ« individĂ«sh kapĂ«rcyen vijĂ«n e ligjit me akte tĂ« dĂ«nueshme”, tha Hoxha.

“U bllokua deri edhe rruga e autoambulancĂ«s, apo u sulmua si kurrĂ« nĂ« ndonjĂ« vend demokratik selia e njĂ« partie politike kundĂ«rshtare (pĂ«rveç pĂ«rsĂ«ritjeve klasike tĂ« sulmeve qorre mbi muret e institucioneve qendrore apo zjarrvĂ«nies sĂ« pemĂ«ve tĂ« “qeverisĂ«â€ qĂ« nuk munguan edhe sonte).

Por pavarĂ«sisht absurditetit tĂ« shfaqjes sĂ« sotme tĂ« njĂ« “mosbindjeje civile”, qĂ« fyen inteligjencĂ«n e çdo qytetari tĂ« kĂ«tij vendi, Policia e Shtetit e kreu detyrĂ«n konform praktivave mĂ« tĂ« mira demokratike”, vijoi ministri.

Sipas tij, “orkestruesit e kĂ«saj shfaqjeje jocivile sonte do tĂ« flenĂ« nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre dhe nuk do ta prishin gjumin, as pĂ«r tĂ« çoroditurit nga bllofi i “mosbindjes civile” qĂ« natĂ«n do ta kalojnĂ« si persona nĂ« kĂ«rkim pĂ«r aktet e tyre tĂ« paligjshme.

Çdo akt Ă«shtĂ« i dokumentuar dhe çdo autor aktesh antiligjore Ă«shtĂ« tanimĂ« subjekt i organeve ligjzbatuese.

I garantoj qytetarĂ«t e kĂ«tij vendi se bllofi i mosbindjes civile nuk do tĂ« prodhojĂ« asgjĂ« tjetĂ«r, pĂ«rveç pĂ«rgjigjes proporcionale dhe shteruese tĂ« ruajtĂ«sve tĂ« ligjit ndaj shkelĂ«sve tĂ« ligjit”, pĂ«rfundoi ministri i BrendshĂ«m.

Gjatë vizitës, ata ndaluan edhe tek një nënë, e cila lindi në makinë, për shkak të bllokimeve të rrugëve nga protestuesit.

Gjatë protestave, dhjetë policë u lënduan nga sulmet me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.

Protesta e opozitës, 10 punonjës policie të dëmtuar nga sulmet me molotov dhe mjete të forta

/a.f/r.e/

The post Hoxha dhe Proda vizitojnë policët e lënduar në protestë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punonjësit e bashkisë në terren, nis pastrimi i dëmeve të shkaktuara nga protesta e opozitës

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Protesta e opozitĂ«s mbaroi, por shkaktoi nĂ« kryeqytet dĂ«me dhe papastĂ«rti tĂ« mĂ«dha. PĂ«rgjatĂ« bulevardit “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” dhe nĂ« ambientet rreth MinistrisĂ« sĂ« Brendshme protestuesit lanĂ« pas xhama tĂ« thyera, lulishte tĂ« dĂ«mtuara dhe mbeturina pafund.

Menjëherë pas largimit të protestuesve të gjithë punonjësit e bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren për të pastruar kryeqytetin nga ato që lanë pas.

1 nga 4

/r.e//a.f/

The post Punonjësit e bashkisë në terren, nis pastrimi i dëmeve të shkaktuara nga protesta e opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e opozitës, ekspertët mbledhin prova në selinë e PS dhe përpara Kryeministrisë

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Pas pĂ«rplasjeve tĂ« dhunshme qĂ« ndodhĂ«n gjatĂ« protestĂ«s sĂ« opozitĂ«s, ku u hodhĂ«n molotovĂ« nga disa protestues, ekspertĂ« tĂ« policisĂ« kanĂ« mbĂ«rritur nĂ« selinĂ« e PartisĂ« Socialiste pĂ«r tĂ« mbledhur prova pas shpĂ«rthimeve.

Zjarri shpërtheu pas hedhjes së njëpasnjëshme të molotovëve, duke rrezikuar jetën e gazetarëve, protestuesve dhe operatorëve të pranishëm.

Grupi hetimor po vazhdon të mbledhë prova edhe përpara Kryeministrisë, duke dokumentuar dëmet dhe aktet e dhunshme të shkaktuara nga militantë opozitarë.

Në përplasjet mes protestuesve dhe policisë, dhjetë efektivë policie kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

ekspertë të policisë duke mbledhur provat, Foto: Agim Dobi
1 nga 11

/r.e//a.f/

The post Protesta e opozitës, ekspertët mbledhin prova në selinë e PS dhe përpara Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e opozitës, 10 punonjës policie të dëmtuar nga sulmet me molotov dhe mjete të forta

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ 10 punonjĂ«s Policie janĂ« dĂ«mtuar nĂ« protestĂ«n e sotme tĂ« opozitĂ«s nga sulmet me e qytetarĂ«ve, me molotov, lĂ«ndĂ« piroteknike e sende tĂ« forta ndaj PolicisĂ«.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Policia bën të ditur se, që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta  ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie, thekson Policia.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia thekson ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

/a.f/

 

The post Protesta e opozitës, 10 punonjës policie të dëmtuar nga sulmet me molotov dhe mjete të forta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përshkallëzohet protesta e opozitës, protestuesit hedhin molotov kundër institucioneve dhe policisë

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Protesta e sotme e opozitĂ«s ka nisur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« dhunshme, teksa protestuesit kanĂ« hedhur bomba molotov dhe tymuese nĂ« drejtim tĂ« forcave tĂ« PolicisĂ« dhe tĂ« godinĂ«s sĂ« KryeministrisĂ«.

Gjithashtu ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Policia u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë hedhjen e molotovëve dhe tymueseve, teksa forcat zjarrfikëse janë përpjekur të shuajnë zjarrin.

Nga hedhja e molotovĂ«ve Ă«shtĂ« djegur edhe njĂ« pemĂ« pĂ«rpara KryeministrisĂ« dhe njĂ« tjetĂ«r pemĂ« pĂ«rballĂ« hotel “Rogner”.

Pas hedhjes së disa molotovëve dhe tymueseve, situata është qetësuar përpara godinës së Kryeministrisë, teksa protestuesit të prirë nga drejtuesit e Partisë Demokratike janë larguar nga sheshi përpara Kryeministrisë.

Ata janĂ« nisur nĂ« drejtim tĂ« “Tajvanit” dhe rrugĂ«s protestuesit kanĂ« vijuar tĂ« hedhin bomba molotov dhe kanĂ« djegur njĂ« stacion autobusi.

MĂ« pas protestuesit kanĂ« bllokuar kryqĂ«zimin mes “Tajvanit” dhe urĂ«s sĂ« LanĂ«s nĂ« bulevardin kryesor, ku ka pasur makina tĂ« bllokuara nĂ« trafik, pas bllokimit tĂ« rrugĂ«s. NdĂ«rkohĂ« protestuesit kanĂ« vijuar tĂ« hedhin mjete piroteknike.

MĂ« pas protestuesit kanĂ« marrĂ« drejtimin e “Tajvanit”, duke kaluar mes makinave tĂ« mbetur nĂ« trafik.

Protestuesit e prirur nga drejtuesit e PD, Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar dhe Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm, i janë drejtuar më pas godinës së Partisë Socialiste, teksa kanë hedhur bomba molotov, flakadanë, kapsolla, tymuese në drejtim të saj dhe punonjësve të Policisë. Nga bombat molotov ka marrë flakë godina e PS-së, teksa është djegur baneri i madh në murin e PS-së me pamjen e kryeministrit Edi Rama. Hedhja e bombave molotov apo kapsollave kanë rrezikuar dhe shëndetin e punonjësve të policisë, të cilët janë vendosur përpara institucioneve për të ruajtur sigurinë dhe mbarëvajtjen e tubimit të opozitës.

Pasi janë hedhur disa bomba molotov, Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Me pas protestuesit i janë drejtuar kompleksit të ministrive dhe aty kanë hedhur lëndë plasëse në oborrin e Ministrisë së Brendshme, teksa disa efektivë të Policisë kanë mbetur të lënduar.

Protestuesit kanĂ« hedhur bomba molotov edhe nĂ« drejtim tĂ« bashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s, teksa njĂ« bombĂ« Ă«shtĂ« hedhur mes policĂ«ve, duke i vĂ«nĂ« flakĂ«n njĂ« polici, teksa kolegĂ«t e kanĂ« ndihmuar pĂ«r tĂ« shuar flakĂ«t. Policia mĂ« pas ka hedhur ujĂ« nĂ« drejtim tĂ« protestuesve duke kĂ«rkuar qĂ« t’i shpĂ«rndajĂ« dhe mĂ« pas Ă«shtĂ« hedhur edhe gaz lotsjellĂ«s.

Të drejtuar nga Bardhi dhe Noka protestuesit kanë vijuar të ecin në rrugët e kryeqytetit teksa pasi lanë pas bashkinë, protestuesit kanë thyer disa xhama të reklamave në trotuare.
Sakaq, ata kanë djegur një tjetër kazan plehrash tek e njëjta zonë. Protestuesit më pas i janë drejtuar godinës së Parlamentit, ku edhe aty ka pasur hedhje të lëndëve plasëse, teksa policia ka larguar protestuesit me gaz lotsjellës.

Protesta është thirrur nga Partia Demokratike, e mbështetur edhe nga Partia e Lirisë dhe aleatët e tjerë, ashtu siç ishte paralajmëruar nuk pati deklarata.

 

(vijon
)

/r.e/a.f/

The post Përshkallëzohet protesta e opozitës, protestuesit hedhin molotov kundër institucioneve dhe policisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Meta: Objektiv i protestës përmbysja e regjimit dhe rivendosja e drejtësisë

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« sĂ« LirisĂ«, Ilir Meta deklaroi se objektivat e protestĂ«s sĂ« sotme janĂ« pĂ«rmbysja e regjimit tĂ« narkoshtetit dhe zgjimi i njerĂ«zve dhe pĂ«r tĂ« rivendosur drejtĂ«sinĂ«.

“NjerĂ«zit janĂ« tepĂ«r tĂ« revoltuar dhe reagimi i tyre Ă«shtĂ« i qartĂ« dhe do tĂ« vazhdojĂ« edhe nĂ« orĂ«t nĂ« vijim, pastaj dhe vazhdimisht, deri nĂ« arritjen e objektivave tĂ« kĂ«saj proteste”, tha Meta nĂ« njĂ« prononcim pĂ«r mediet, gjatĂ« rrugĂ«s nga selia e PL drejt bulevardit kryesor pĂ«rpara KryeministrisĂ«.

“Objektivat janĂ« pĂ«rmbysja e regjimit tĂ« narkoshtetit dhe zgjimi i njerĂ«zve pĂ«r tĂ« rivendosur edhe drejtĂ«sinĂ«, aq mĂ« tepĂ«r pas aktit tĂ« fundit banditesk tĂ« dĂ«nimit politik tĂ« deputetit Ervin Salianji, pĂ«r tĂ« vetmen arsye pse kishte denoncuar lidhjet nĂ« nivelet mĂ« tĂ« larta tĂ« narkoqeverisĂ« me trafikun e drogĂ«s”, theksoi Meta.

Sa i takon pritshmërisë, Meta tha se gjithçka tregon një angazhim qytetar dhe një ndjenjë të fortë të revoltës.

“Besoj se e morĂ«t vesh qĂ« nĂ« KosovĂ« u rritĂ«n pensionet 20 %, gati 60 e ca euro – 70 euro nĂ« muaj, ndĂ«rsa kĂ«tu 4 mijĂ« lekĂ« tĂ« vjetra”, tha Meta.

/r.e//a.f/

The post Meta: Objektiv i protestës përmbysja e regjimit dhe rivendosja e drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Liga e Kombeve, KombĂ«tarja nis pĂ«rgatitjet pĂ«r dy ndeshjet zyrtare tĂ« tetorit ndaj ÇekisĂ« dhe GjeorgjisĂ«

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ KombĂ«tarja shqiptare nisi kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« pĂ«rgatitjet pĂ«r dy ndeshjet e radhĂ«s nĂ« LigĂ«n e Kombeve (Nations League), atĂ« ndaj ÇekisĂ« (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe GjeorgjisĂ« (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00).

Kuqezinjtë zbritën në fushë pasditen e sotme, teksa seanca stërvitore nisi në orën 16:00 dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Enea Mihaj, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Andi Hadroj, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Taulant Seferi, Marash Kumbulla, Myrto Uzuni, Adrian Ismajli, Mirlind Daku, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Jasir Asani dhe Ernest Muçi.

Në mbrëmje me grupin do të bashkohen edhe Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami.

Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanĂ« punuar mĂ« shumĂ« nĂ« “ShtĂ«pinĂ« e Futbollit” me njĂ« pjesĂ« tĂ« lojtarĂ«ve, tĂ« cilĂ«t kanĂ« mbĂ«rritur nĂ« grumbullim mĂ« herĂ«t, pasi kanĂ« pĂ«rfunduar impenjimet me klubet e tyre, ndĂ«rsa lojtarĂ«t qĂ« kanĂ« mbĂ«rritur ditĂ«n e sotme kanĂ« marrĂ« ngarkesĂ« tĂ« lehtĂ« stĂ«rvitore.

Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin, teksa skuadra zhvilloi edhe një test miqësor, ku të përfshirë ishin edhe disa lojtarë nga ekipi U-21 dhe U-19.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë nesër seancën e radhës stërvitore dhe grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo.

/r.e//a.f/

The post Liga e Kombeve, KombĂ«tarja nis pĂ«rgatitjet pĂ«r dy ndeshjet zyrtare tĂ« tetorit ndaj ÇekisĂ« dhe GjeorgjisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OPDAT, seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ OPDAT zhvilloi fundjavĂ«n e kaluar njĂ« seminar koordinues pĂ«r prokurorĂ«t e SPAK nĂ« Peshkopi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, bëri të ditur sot se, së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thekson Ambasada e SHBA.

/r.e//a.f/

The post OPDAT, seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akti terrorist i Hamasit ndaj Izraelit, Spiropali: Të bashkohemi për të kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali pĂ«rkujtoi sot 1 vjetorin e aktit terrorist tĂ« Hamasit ndaj Izraelit.

“Sot Ă«shtĂ« pĂ«rvjetori i parĂ« i njĂ« akti tĂ« shumĂ«fishtĂ« terrorist qĂ« goditi Izraelin, me kosto tĂ« jashtĂ«zakonshme njerĂ«zore; dhjetĂ«ra mijĂ«ra jetĂ« qytetarĂ«sh civilĂ«, qĂ« janĂ« viktimat e para tĂ« njĂ« lufte, e cila e kishte nisjen njĂ« vit mĂ« parĂ«, por qĂ« duhet tĂ« pĂ«rfundojĂ« njĂ« orĂ« e mĂ« herĂ«t”, u shpreh Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit shprehu dhembje pafund për pengjet njerëzore ende në robëri, për të vrarët dhe të dhunuarit e sulmit barbar, për viktimat e luftës dhe për pasojat gati të pakthyeshme që e bënë edhe vetë paqen e brishtë në rajon, një viktimë direkte të luftës që godet gjithëkënd!

“ËshtĂ« koha qĂ« tĂ« bashkohemi pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar kthimin e tĂ« gjithĂ« pengjeve si edhe tĂ« kontribuojmĂ« pĂ«r njĂ« paqe tĂ« ndershme, tĂ« qĂ«ndrueshme, gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se, qĂ« do tĂ« mund tĂ« garantonte siguri dhe stabilitet pĂ«r rajonin e gjithĂ« botĂ«n”, theksoi Spiropali.

/a.f/

The post Akti terrorist i Hamasit ndaj Izraelit, Spiropali: Të bashkohemi për të kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga 10 Tetori në kinematë shqiptare, aktori Mustafaraj fjalë zemre për regjisorin që solli Danny Glover në Tiranë

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Aktori i njohur Herion Mustafaraj, edhe pse prej vitesh jeton dhe punon nĂ« SHBA, mbetet tejet i lidhur me artin shqiptar. SĂ« fundmi, ai ka shprehur vlerĂ«simin e tij pĂ«r regjisorin Fatmir Doga dhe filmin mĂ« tĂ« fundit “Prokurori”, ku luan edhe legjenda e Hollivudit, Danny Glover.

Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, Mustafaraj i ka kushtuar fjalë të veçanta regjisorit Doga.

“I dashur Fati, ti je regjisori qĂ« i duhet kinemasĂ« shqiptare, vĂ«lla. Ti sjell yjet amerikanĂ« tĂ« klasit botĂ«ror nĂ« historitĂ« tona shqiptare. Ju i tregoni kĂ«to histori pa paragjykime, pa e shitur tĂ« keqen si shqiptare nĂ« filmat komercialĂ«. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« kthesĂ« e madhe pĂ«r ne si kineastĂ« shqiptarĂ«. Urime vĂ«lla, shkĂ«lqe!”, u shpreh Mustafaraj.

Ky film pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit, duke sjellë emra të mëdhenj si Danny Glover në ekranin shqiptar.

“Prokurori” do tĂ« nisĂ« shfaqjet nĂ« tĂ« gjitha kinematĂ« shqiptare mĂ« 10 tetor, duke premtuar njĂ« pĂ«rvojĂ« unike pĂ«r artdashĂ«sit.

1 nga 2

/a.f/

The post Nga 10 Tetori në kinematë shqiptare, aktori Mustafaraj fjalë zemre për regjisorin që solli Danny Glover në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌