Kryeministri Edi Rama është rikthyer në detyrë pas një periudhe rehabilitimi pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Sot, ai ka vijuar axhendën e tij me një takim me kryetarët e bashkive në kryeministri. Gjatë fjalës së tij, Rama diskutoi për situatën e përmbytjeve në qytetin e Vlorës, duke e përshkruar atë si një problem të rëndësishëm që kërkon vëmendje të veçantë.
Ai e krahasoi situatën në Vlorë me kushtet e vështira atmosferike që po përjetojnë disa vende në Evropë, si Austria dhe Bosnja, duke theksuar se përmbytjet atje janë rezultat i një kombinimi faktorësh të natyrshëm dhe organizimit të dobët.
Gjithashtu, ai e vuri në dukje se edhe në vende si Dubai, ku infrastruktura është e zhvilluar, shpesh ndodhin probleme të ngjashme kur përballen me mot të keq.
Rama theksoi se analizat tendencioze që kanë shoqëruar përmbytjet në Vlorë duhet të kuptohen në kontekstin e këtyre situatave të jashtëzakonshme.
Ai nënvizoi se, pavarësisht përpjekjeve për të menaxhuar situatat emergjente, infrastruktura shpesh nuk është në gjendje të përballojë intensitetin e motit ekstrem, duke kërkuar një qasje më të integruar dhe efektive për të përmirësuar sistemin e mbrojtjes dhe menaxhimit të emergjencave.
âJanĂ« 4 pika me njĂ« rĂ«ndĂ«si shumĂ« tĂ« veçantĂ«, dhe do ta filloj nga emergjencat, sepse tani Ă«shtĂ« fakt se nĂ« periudhĂ«n e vjeshtĂ«s, dimrit dhe pranverĂ«s ka pĂ«rmbytje, dhe natyra e kĂ«tyre problemeve ndryshon çdo vit. E kemi parĂ« tĂ« gjithĂ« çfarĂ« ndodhi nĂ« Austri dhe pamĂ« se çfarĂ« ndodhi nĂ« ditĂ«t kur kĂ«tu u pĂ«rmbyt Vlora, si dhe nĂ« BosnjĂ«, ku humbĂ«n jetĂ«n shumĂ« persona. Ka njĂ« shpjegim shumĂ« tĂ« thjeshtĂ« pĂ«rtej analizave tendencioze dhe popullore qĂ« u bĂ«hen pĂ«rmbytjeve, dhe ai Ă«shtĂ« ndryshimi nĂ« formacionin e reshjeve. Para disa kohĂ«sh, pĂ«rmbytja nĂ« Dubai ishte spektakolare, ku nĂ« harkun e 18 orĂ«ve ra njĂ« sasi reshjesh e barabartĂ« me 4 muaj shi nĂ« LondĂ«r.
Në këto situata, nuk ka infrastrukturë që të mund të absorbojë goditjen e parë, por ajo që ne nuk mund ta neglizhojmë është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor, qoftë për zjarret apo për përmbytjet. Duke u ndalur te përmbytjet, është e domosdoshme që të ketë një fokus të veçantë në organizimin e strukturës, aftësimin dhe stërvitjen e të gjithë atyre që duhet të jenë gati për të dalë në terren në momentin e parë. Kur është faza e goditjes, nuk ka çfarë bën askush, dhe është e domosdoshme që pjesë e këtij dialogu të jetë edhe efikasiteti i koordinimit me strukturat e qeverisjes qendrore.
Në sferën e emergjencave civile, Italia është ekselente; e keni parë edhe vetë çfarë ka ndodhur atje. Arsyeja pse e sjell rastin e Italisë është sepse ka një rrjet personash të gatshëm, që nuk janë persona të punësuar në institucione, por janë rezervistë në të gjithë territorin, dhe kjo kërkon vëmendje të posaçme. Të gjitha prefekturat bëjnë një deklarim forcash, dhe ajo që ndodh, për shembull në Korçë dhe Shkodër, është interesante. Prefektura e Korçës ka deklaruar 1491 forca, por ka aktivizuar vetëm 342 forca dhe ka kërkuar mbështetje nga FA, pa arritur të aktivizojë 70% të forcave aktive. Prefektura e Shkodrës ka angazhimet më të larta të kapaciteteve vendore dhe ka përdorur më shumë kapacitete nga ato të deklaruara, duke kërkuar mbështetje nga FA vetëm në raste specifike.
Ajo qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« domethĂ«nĂ«se Ă«shtĂ« se rezultati nĂ« Korçë, pavarĂ«sisht shpenzimit tĂ« madh tĂ« energjive, ka qenĂ« mĂ« i dobĂ«t se nĂ« ShkodĂ«r. Kjo do tĂ« thotĂ« se Ă«shtĂ« e mundur, por kĂ«rkon vetĂ«m trajnim dhe stĂ«rvitje pĂ«r kĂ«tĂ« punĂ«,â â tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
The post âPĂ«rmbytja e VlorĂ«s, si Bosnja e Dubaiâ, Rama: Ka ndryshuar moti appeared first on Euronews Albania.