Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Florida në alarm/ Autoritetet për uraganin “Milton”: Stuhia e shekullit

Autoritetet në Tampa, Florida, po japin një përditësim përpara uraganit “Milton” dhe të gjithë po theksojnë se sa e keqe mund të jetë kjo stuhi. Shefi i policisë Lee Bercaw thotë se ai nuk mund të dërgojë oficerë jashtë në kulmin e stuhisë, kështu që njerëzit duhet të ndjekin evakuimet e detyrueshme.

“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë më parë, kjo është stuhia e shekullit”, thotë ai.

Shefi i policisë i lutet banorëve të qëndrojnë të qetë, veçanërisht në pikat e karburantit ku mund të ketë pritje të gjata ndërsa njerëzit përpiqen të largohen nga shtegu i stuhisë.

The post Florida në alarm/ Autoritetet për uraganin “Milton”: Stuhia e shekullit appeared first on iconstyle.al.

Dietologët shpjegojnë shkakun numër një të shtimit në peshë

Sipas dietologëve marrja e tepërt e kalorive është shkaku kryesor i shtimit në peshë. Ata thonë se edhe pse gjenetika luan një rol të rëndësishëm, nëse merrni më shumë kalori sesa digjni, do të shtoni në peshë.

Dhe kjo ndodh lehtësisht në ditët e sotme, sepse njerëzit konsumojnë më tepër ushqime të përpunuara dhe me shumë kalori, se kurrë më parë.

Një tjetër faktor është edhe qëndrimi ulur për orë të gjata. Kjo gjë bën që të digjni më pak kalori dhe rrit rrezikun e obezitetit dhe të sëmundjeve shoqëruese.

Po pse kaloritë e tepërta janë arsyeja kryesore e shtimit në peshë dhe çfarë mund të bëni për këtë?

Zgjidhja e thjeshtë e matematikore

Mënyra për të zgjidhur këtë enigmë është duke shmangur ushqimet e përpunuara dhe duke krijuar një defiçit në kalori. Këtë deficcit në kalori mund ta arrini duke reduktuar kaloritë që merrni përmes ushqimit dhe duke qenë sa më aktivë fizikisht.

Më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë? Por mund të bëhet. Dhe fillon duke kuptuar matematikën e thjeshtë të shtimit në peshë.

Studiuesit kanë llogaritur se në 1 kg yndyrë trupore ka rreth 3.500 kalori.

Pra, le të bëjmë një llogari të thjeshtë. Supozojmë se keni reduktuar 500 kalori në ditë, për një javë. Kjo do të llogaritet si: 500 x 7 = 3.500 kalori të humbura. Pra ju do të humbisni 1 kilogram yndyrë në shtatë ditë.

Ekziston gjithashtu një mënyrë tjetër për të humbur kilogramët e padëshirua, që nuk kërkon të reduktoni shumë kalori në ditë. Ajo është: lëvizni sa më shumë.

Teorikisht, nëse digjni 200 kalori në ditë përmes aktivitetit fizik dhe reduktoni vetëm 300 kalori nga regjimi juaj ushqimor, në fund të javës do të përfundoni me një defiçit prej 3.500 kalorish. Pra një kile yndyrë e zhdukur.

Siç e shihni, për të arritur një deficcit në kalori, ose mund të reduktoni një sasi kalorish në ditë nga ushqimi ose t’i digjni përmes aktivitetit fizik ose të bëni një kombinim të të dyjave.

Bëni zëvëndësime në regjimin tuaj ushqimor

Dietologët këshillojnë të zëvendësoni ushqimet tuaj të preferuara të cilat përmbajnë shumë kalori, me një ushqim të shëndetshëm i cili ju shijon po njëlloj.

Për shembull në vend të akullores ju mund të konsumoni kos me fruta të freskëta, të cilin mund ta përgatisni fare lehtë në shtëpi.

Eliminoni ushqimet dhe pijet që përmbajnë shumë kalori

Dy këshillat më të lehta të dietologëve për humbjen e peshës janë: të pini më shumë ujë dhe të hani më pak ushqime të përpunuara. Këto dy ndryshimeve në stilin e jetesës do të zvogëlojnë automatikisht kaloritë që merrni gjatë ditës.

Nëse jeni nga ata persona që konsumojnë çdo ditë pije të gazuara dhe të ëmbëlsuara me shumë sheqer, hani shumë ëmbëlsira, biskota, ushqime të kripura dhe ushqim të shpejtë, është koha të filloni me reduktimin e tyre./aw/

The post Dietologët shpjegojnë shkakun numër një të shtimit në peshë appeared first on iconstyle.al.

Humbën jetën nënë e foshnje/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Tiranë, ku nëna dhe foshnja e saj ndërruan jetë njëra pas tjetrës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Sakaq detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me ngjarjen.

Fillimisht foshnja lindi i vdekur, ndërsa më pas ndërroi jetë edhe nëna 37-vjeçare, e cila ishte e shtruar në reanimacion.

Sipas informacioneve nga burimet e gazetares së Top Channel, Alma Demiraj, shkaku i vdekjes së gruas është hemoliza e gjakut, e njohur ndryshe si çarja e rruazave të kuqe të gjakut, e lidhur me problemet autoimune.

Kjo patologji e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas çka solli dhe lindjen e foshnjës të pajetë.
Gruaja vazhdonte të kishte hemolizë të rruazave të gjakut dhe u shtrua në reanimacionin e spitalit qendror ku biluribina vazhdonte të ishte e lartë, çka bëri që pas foshnjës të humbte jetën edhe nëna 36 vjeçare.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, gruaja nuk arriti të mbijetonte pas komplikacioneve shëndetësore.

The post Humbën jetën nënë e foshnje/ Detaje të reja nga ngjarja e rëndë appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Gjermani! Përplasen dy autobusë, 50 të plagosur

Rreth 50 persona raportohet se janë lënduar në një aksident mes dy autobusëve në qytetin gjerman të Regensburg.

Një zëdhënës i policisë tha se 13 persona janë lënduar rëndë. Aksidenti ndodhi në urën Nibelungen mbi lumin Danub dhe autoritetet janë ende duke hetuar shkakun e rrëzimit, tha zëdhënësi.

Përafërsisht 30 personel policie, 110 zjarrfikës, 170 punonjës të shpëtimit dhe një helikopter shpëtimi u dërguan, shtoi ai.

The post E rëndë në Gjermani! Përplasen dy autobusë, 50 të plagosur appeared first on iconstyle.al.

Elvana Gjata: Jam sulmuar me lajme të rënda, të pavërteta!

E ftuar së fundmi në “Top Albania Radio” ka qenë këngëtarja Elvana Gjata e cila siç është parë, kohëve të fundit ka qenë tepër e komentuar nëpër rrjet.

Siç e thotë dhe ajo gjithë karrierës së saj, Gjata është përballur me lajme dhe thashetheme nga më të ndryshmet, ku shumica kanë qenë të sajuara për të ulur figurën e saj. Si reagon ajo ndaj tyre?

“Përtej shakasë dhe faktit që unë kam mbajtur të njëjtin qëndrim që në fillimet e mia, sepse kam dashur gjithmonë që puna të flasë për mua. Më duhet të them që kohët kanë ndryshuar. Në momentin që çdo gjë ka kaluar në platformat online, rrjetet sociale, ka plasur një luftë lojë numrash, klikimesh, komentesh, opinionesh. Patjetër që është në rregull që të japësh opinionin tënd, por kjo nuk do të thotë që ke të drejtë. Për shembull për mua nuk më bën çudi asgjë dhe nuk çuditem kur shikoj lajme me romancë në momentin kur bëj një kërcim në skenë me Ylli Limanin, apo në momentin kur jam në film “2 Gisht Mjaltë” me Ermalin, apo me seriaalin me Romeon. Por nuk do të thotë që unë tani do të reagoj gjithmonë, sepse realisht i bie që të merrem vetëm me këtë punë dhe të lë gjërat e tjera.

Fakti është që të thuash të vërtetën sot është çmenduri në një botë plot me gënjeshtra. Sot e vërteta mbulohet me mijëra gënjeshtra. Është e trishtë kur ti shikon një lajm që promovohet dhe riprodhohet nga një mijë portale të tjera dhe nuk i gjendet më as fillimi dhe as fundi. Në fakt këtë do ta quaja një gënjeshtër të madhe. Ne kemi atë shprehjen tonë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por në kohët që jetojmë gënjeshtrës i janë zgjatur shumë këmbët. Unë jam sulmuar me lajme të rënda do thoja, të pavërteta. Jo vetëm të pavërteta do thoja, por jashtë çdo llogjike dhe sensi, por kjo mua nuk më ka bërë që të ndalem dhe fakti që nuk kam reaguar nuk do të thotë që kam qenë indiferente, por kam zgjedhur të punoj me të gjithë forcat e mia.”

The post Elvana Gjata: Jam sulmuar me lajme të rënda, të pavërteta! appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi/ Nënë e bijë gjenden të vdekura, babai dhe djali në gjendje të rëndë

Një ngjarje horror është regjistruar në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura në rrethana misterioze.

Ngjarja është konfirmuar nga policia e Tetovës, e ndërsa sipas mediave vendase, nëna 36-vjeçe dhe e mitura 4 vjeçe janë gjetur të pajeta në shtëpinë e tyre, ndërsa babai dhe djali janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Tetovës.

“Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja. Menjëherë pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Tetovës.

The post Tragjedi/ Nënë e bijë gjenden të vdekura, babai dhe djali në gjendje të rëndë appeared first on iconstyle.al.

Rritet çmimi i bukës me 20 lekë?Flet ekspertja e ekonomisë:Çfarë ndodh nga 1 nëntori

Nga 1 Nëntori, hyn në fuqi vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, në orët e pikut për furrat e bukës dhe pastiçeritë.

Çmimet do të rriten me 15% për të gjitha kategoritë, në varësi të llojit të aktivitetit të furrave. Kjo rritje do të zbatohet në periudhën e dimrit nga ora 18:00-22:00 dhe në periudhën pranverë-verë nga ora 19:00-23:00. Për kategorinë e parë, që përfshin vetëm furrat e bukës, çmimi do të rritet nga 7.6 lekë në 8.74 lekë/kWh.

Kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike, pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të bukës.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi, dha zgjidhjen sipas saj për këtë situatë, për të mos arritur në rritjen e çmimit të bukës.

“Por ne e dimë shumë mirë që furrat e bukës në fakt kanë rritje të kostos. Pagat e punonjësve janë të larta. Por është një problem te të gjithë tregtarët, që sapo del një vendim kanë tendencën për të rritur çmimet.

Akoma pa ardhur nëntori, ka patur një komunikim që do ketë rritje të çmimit të bukës. Kjo rritje do të jetë 15-20 lekë. Që në fakt është shumë për një produkt shporte, pra me një llogari të thjeshtë gjithë indeksimi i pensioneve shkon te buka.

Përsa kohë është me fashë orare, atëherë furrat e bukës e kanë të zgjidhur. Të mos prodhojnë në atë orë dhe kështu nuk u rritet kosto e për rrjedhojë nuk rritet as çmimi i bukës“, shprehet Radonshiqi.

Sipas ekspertes së ekonomisë, kostot e jetesës i kemi pothuajse njesoj me vendet e BE. Paga mesatare që familjet, duhet të kenë për të bërë një jetesë normale duhet të jetë 100 mijë lekë.

The post Rritet çmimi i bukës me 20 lekë?Flet ekspertja e ekonomisë:Çfarë ndodh nga 1 nëntori appeared first on iconstyle.al.

Pas lajmeve për ndarje Bianca dhe Kanye bëjnë lëmsh rrjetin!

Lajmi për ndarjen e Bianca Censorit dhe Kanye West mori dhenë! Mirëpo mesa duket dyshja i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet e krijuara në rrjet për ata dhe i kanë bërë të gjithë lëmsh teksa janë parë duke dalë së bashku në Tokio, Japoni dhe duke u shfaqur më të dashur se kurrë me njëri-tjetrin.

Dalja e Kanye-s dhe Bianca-s për shopping në Tokio vjen pasi një raport i TMZ sugjeroi se çifti kanë vendosur të ndahen pas dy vitesh martesë. Sipas burimit, dyshja kanë biseduar me miqtë e tyre për ndarjen e tyre dhe ishin duke banuar në vende të ndryshme.

The post Pas lajmeve për ndarje Bianca dhe Kanye bëjnë lëmsh rrjetin! appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Tiranë/ Ndërron jetë nëna dhe foshnja e saj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet.

Një nënë 37 vjeç ka humbur jetën bashkë me foshnjën e saj në QSUT, pak kohë, pasi ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.  Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë pas lindjes në maternitet.

Mësohet se 37-vjeçarja kishte lindur ditën e djeshme, por për shkak të komplikacioneve pas procesit, ajo ka ndërruar jetë së bashku me foshnjën.

The post E rëndë në Tiranë/ Ndërron jetë nëna dhe foshnja e saj appeared first on iconstyle.al.

Billie Eilish merr vendimin e papritur për jetën e saj të dashurisë

Billie Eilish po planifikon të qëndrojë e heshtur për jetën e saj të dashurisë në të ardhmen.

Këngëtarja e “Birds of a Feather”, 22 vjeç, ndau në kopertinën e nëntorit për Vogue se i vinte keq që ishte e sinqertë për tërheqjen e saj ndaj grave, pavarësisht se ndihej “e frikësuar prej tyre, bukurisë dhe pranisë së tyre” vitin e kaluar në një intervistë për Variety’ Çështja Fuqia e Grave’.

“Do të doja që askush të mos dinte asgjë për seksualitetin tim ose asgjë për jetën time në lidhje. Gjithmonë, kurrë, ndonjëherë, “i tha Eilish për gazetën. “Dhe unë shpresoj se ata nuk do ta bëjnë më.”

“Dhe nuk po flas më kurrë për seksualitetin tim”, shtoi ajo. “Dhe nuk po flas kurrë më për atë me kë po takohem.”

The post Billie Eilish merr vendimin e papritur për jetën e saj të dashurisë appeared first on iconstyle.al.

Për kë e ka?! Elvana Gjata mesazh ‘të koduar’ në X

Këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata së fundmi ka qenë tepër e komentuar në rrjet ku shumë persona e kanë krahasuar me këngëtaren me famë botërore, Beyonce, teksa kjo e fundit pretendohet se ka lidhje me skandalin e shumëpërfolur të Diddy-t.  

Mesa duket, Elvana ka zgjedhur të japë një mesazh të koduar nëpërmjet një postimi të saj të bërë në llogarinë personale të X, ku shkruan: “Nëse kohën që harxhon me urrejtje pa arsye për të tjerë, do ta ktheje në dashuri dhe punë për veten, sot do të ishe një njeri shumë më i lumtur… just open your eyes… let no one fool you”.

Mbetet e paqartë nëse i drejtohet një personi specifik, apo e ka në formë këshille për ndjekësit e saj.

The post Për kë e ka?! Elvana Gjata mesazh ‘të koduar’ në X appeared first on iconstyle.al.

Po prisni për një unazë inteligjente Apple? Kemi lajme të këqija

Planet për të zhvilluar një unazë inteligjente thuhet se janë braktisur nga Apple, sipas Mark Gurman të Bloomberg-ut.

Ky vendim vjen pas viteve të eksplorimit të brendshëm të konceptit, por në fund të fundit, Apple ka zgjedhur të mos e ndjekë atë.

Por cilat kanë qenë shkaqet që e “detyruan” Apple të merrte këtë vendim? Mund të dëmtojë potencialisht suksesin e Apple Watch, një produkt që mbetet një fokus kryesor për kompaninë.

Apple nuk sheh asnjë arsye për të prezantuar një produkt të ri që mund të reduktojë shitjet e Apple Watch, i cili vazhdon të jetë një performues i fortë dhe një lider në treg, shkruajnë mediat e huaja.

Ky lajm mund të jetë një surprizë për disa që po prisnin një unazë inteligjente të markës Apple.

Megjithatë, nga pikëpamja strategjike, është një veprim logjik.

Apple Watch është një produkt shumë i suksesshëm dhe Apple nuk ka gjasa të rrezikojë shitjet e saj duke prezantuar një pajisje konkurruese.

Për më tepër, tregu i unazave inteligjente është ende relativisht i ri dhe është e pasigurt nëse ka kërkesë të mjaftueshme për të garantuar hyrjen e Apple.

 

The post Po prisni për një unazë inteligjente Apple? Kemi lajme të këqija appeared first on iconstyle.al.

Rrëfimi ‘pa dorashka’ i Majlinda Kelmendit: Kam munguar në ditëlindjet e prindërve

Ish-xhudistja, Majlinda Kelmendi ka rrëfyer vështirësitë me të cilat ajo është përballur gjatë kohës që ishte aktive në xhudo. Në një intervistë, ajo ka thënë se karriera i ka kushtuar jetën familjare pasi ka munguar në shumicën e datave të rëndësishme në familjen e saj.

“Nuk kam shkuar në asnjë dasmë apo fejesë. Babai i ka 71 vjet ndërsa nëna gati 70 dhe unë kam munguar në këto vitet e fundit në pjesën më të madhe të ditëlindjeve të tyre. Kam dalë shumë pak, madje as në restorant nuk kam shkuar, njerëzit kanë pasur shumë pritshmëri prej Majlindës dhe unë këtë e kam ditur. Kam sakrifikuar shumë gjatë karrierës, kam pasur një karrierë 22-vjeçare, sidomos ato 15 të fundit kanë qenë shumë intensive”

Po ashtu, ajo ka prekur edhe temën e refuzimit të milionave për ta përfaqësuar Kosovën, e po ashtu komentoi edhe ofertën që kishte nga Kazakistani.

“Edhe sot njerëzit vazhdojnë të më pyesin se si i kam refuzuar milionat, mënyra se si më shohin njerëzit ajo as nuk blihet e as nuk shitet. Derisa je garues gjithmonë duhet ta kesh parasysh se mund t’iu vijnë lëndimet, janë pjesë e rrugëtimit dhe ndoshta vijnë në momentin më të keq për ty, nuk i pret asnjëherë. Nuk e di unë si do të isha ndjerë ose a do ia kisha falur vetes nëse do kisha shkuar në vitin 2015 në Kazakistan dhe do ta kisha marrë medaljen e artë olimpike për Kazakistanin”

The post Rrëfimi ‘pa dorashka’ i Majlinda Kelmendit: Kam munguar në ditëlindjet e prindërve appeared first on iconstyle.al.

Helmim masiv në Dibër, 30 banorë paraqiten në spital, mes tyre dhe të mitur

Disa persona janë paraqitur mesditën e sotme me simptoma helmimi në spitalin e Peshkopisë. Policia e Dibrës në një njoftim paraprak, bën me dije se mes personave që kanë shfaqur shenja helmimi ka edhe disa të mitur.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit. Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit”.

Pritet që në përfundim të hetimeve nga policia të ketë edhe informacion më të detajuar për atë çfarë e ka shkaktuar helmimin masiv në Dibër.

The post Helmim masiv në Dibër, 30 banorë paraqiten në spital, mes tyre dhe të mitur appeared first on iconstyle.al.

Do e provoni? Dua Lipa bën viral një tjetër kombinim të çuditshëm ushqimesh

Dua Lipa është bërë sërish virale në internet!

Ylli shqiptar, Dua Lipa i ka prezantuar ndjekësve një tjetër recetë të çuditshme, Cola dietike me lëng turshie.  Në një video të postuar në TikTok, ajo filloi me fjalët: “Hapi i parë, ‘diet coke’ dhe pastaj lëng turshie, më pas disa turshi”.

Ajo vazhdoi duke shtuar lëng speci djegës dhe disa copa speci për të përfunduar pijen.

@dualipaofficialWhat do we call her?

♬ original sound – Dua Lipa

Ndërsa përgatiti këtë përzierje të pazakontë, ajo u shpreh:

“Të gjithë po më shikojnë. Zonja aty para po mendon ‘Çfarë po bën ajo?’”.

Reagimet e miqve të saj për pijen ishin të ndryshme, me disa që shfaqën habi për shijen e fortë të turshisë, por Dua, nga ana e saj, e pëlqeu rezultatin duke thënë: “Kjo është… mmmmmm”.

Do e provoni recetën e Duas?

The post Do e provoni? Dua Lipa bën viral një tjetër kombinim të çuditshëm ushqimesh appeared first on iconstyle.al.

Nuk vlerësohet në estradë aq sa e meriton? Fifi: Secili merr atë që meriton

Këngëtarja e njohur Fifi ka reaguar përmes një postimi në Instagram ku ka ndarë mendimet e saj për vlerësimin në skenën muzikore dhe estradën shqiptare. Në përgjigje të një pyetje nga ndjekësit, ajo thekson se secili merr atë që i takon, duke përmendur konceptin e “rriskut”. Fifi shton se ajo meriton më shumë, por që vetëm Zoti i Madh e di nëse do të marrë atë që meriton.

Pyetja që ndezi këtë reagim ishte: “A mendon që nuk vlerësohesh aq shumë në estradë sa e meriton? Me zërin që e ki ti!”.

Përgjigja e saj tregon një qëndrim të qetë dhe besim tek fati, duke lënë të kuptohet se suksesi do të vijë kur të jetë koha e duhur. Ajo u shpreh:

“Secili e merr atë që i takon. Atë që ka risk, dikush më pak e dikush më shumë. A meritoj më shumë dhe a do marrë atë që meritoj e di vetëm Zoti i Madh”.

The post Nuk vlerësohet në estradë aq sa e meriton? Fifi: Secili merr atë që meriton appeared first on iconstyle.al.

Si po trajtohet Diddy në burg? Zbulohen detaje nga qëndrimi pas hekurave

Edhe pse Sean “Diddy” Combs u arrestua dhe u burgos me akuzat për trafik seksual, abuzim dhe përdhunim, ai ende duket se po shkakton frikë, sikurse thotë një burim anonim për revistën People.

Ai është shumë i fortë. Të gjithë kishin frikë të dilnin kundër tij. Edhe tani, pas hekurave, ai mbetet i fortë. Të gjithë e dinim atë në atë kohë” tha ai, duke shtuar: “Të gjithë ia atribuonin obsesionin e tij për kontroll gjenialitetit të tij krijues.”

I njëjti burim anonim shtoi se ai është “tepër inteligjent. Ai njeh shumë njerëz dhe ka ndihmuar shumë – dhe shumë ia kanë borxh dhe ai e di këtë. Ai është i aftë për shumë – shumë më tepër nga sa mund ta imagjinojë kushdo, edhe sot.’

Ndër viktimat e tij të supozuara është Ally Carter. Pasi kaloi një fëmijëri traumatike, sot ajo akuzon Shërbimet e Mbrojtjes së Fëmijëve të Qarkut Riverside se janë përgjegjëse për përfshirjen e saj në një rrjet prostitucioni të fëmijëve

Gjatë një periudhe, siç thotë ajo në një nga videot që qarkullojnë në internet, ka takuar një burrë, “Keith”, me të cilin ka pasur një lidhje të shkurtër për disa javë. Derisa një ditë, e pushtuar nga dyshimet se partneri i saj nuk ishte ai që dukej, ajo kontrolloi portofolin e tij dhe gjeti ID të ndryshme false me emra të ndryshëm. Kur e kapi duke kaluar vetë gjërat e tij, “më goditi, më theu brinjët dhe më dërgoi në spital. Më tha, tani ti më përket mua. Unë bëra atë që më tha‘.

Kjo u pasua nga pjesëmarrja e saj në festa të ndryshme orgjish me personazhe të famshëm, nga Muzeu Getty në Los Anxhelos te Pallati Buckingham dhe bazat ushtarake.

The post Si po trajtohet Diddy në burg? Zbulohen detaje nga qëndrimi pas hekurave appeared first on iconstyle.al.

Dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në fizikë

John Hopfield dhe Geoffrey Hinton fituan Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2024 për zbulimet që mundësuan mësimin e makinerive me rrjete nervore artificiale.

Hans Ellegren, sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, e dha çmimin në Stokholm. Hopfield është nga Universiteti Princeton në Shtetet e Bashkuara dhe Hinton është nga Universiteti i Torontos në Kanada.

Çmimet Nobel u krijuan nga shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në 1896. Ajo vjen me një çmim në para prej 11 milionë korona suedeze, që është gati 976,000 €. Nga viti 1901 deri në vitin 2023, janë dhënë 117 çmime Nobel në Fizikë. Më i riu nga 225 laureatët ishte 25 vjeç, ndërsa më i moshuari 96.

Çmimi i fizikës i vitit të kaluar iu dha Pierre Agostini nga Universiteti Shtetëror i Ohajos në Shtetet e Bashkuara, Ferenc Krausz nga Instituti Max Planck i Optikës Kuantike në Gjermani dhe Anne L’Huillier nga Universiteti Lund në Suedi.

The post Dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në fizikë appeared first on iconstyle.al.

U dhunuan nga serbët, dy motrat: Nuk e dini si është të zgjohesh prej të bërtiturave

Dy motrat ishin dhunuar dhe torturuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Atyre u ishin prerë e vënë në zjarr edhe gjymtyrët. Me njërën këmbë, Flutura përkund mbesën e saj në djep, teksa pi një kafe. Por, as zëri i mbesës nuk i sjell buzëqeshje fytyrës së 45-vjeçares, që s’e heq dot nga mendja vitin 1999.

Njëzet e pesë vjet më parë, Flutura e kishte hapur e lumtur derën e shtëpisë për të pritur në vizitë motrën e saj, Fitoren. Por, pak kohë më vonë, atyre iu shkuan edhe disa vizitorë të padëshiruar.

Dy motrat ishin dhunuar dhe torturuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Atyre u ishin prerë e vënë në zjarr edhe gjymtyrët.

Të ulura pranë njëra-tjetrës, sërish në shtëpinë e Fluturës, ato tregojnë problemet shëndetësore që i kanë.

“Mjekët më kanë thënë që krejt problemet që i kam, më vijnë prej nervave, prej trurit. Është krejt shkaku i mendimeve të mia. Krejt natën veç mendoj”, thotë Flutura për Radion Evropa e Lirë.

Flutura thotë se, para luftës, nuk kishte pasur ndonjë problem shëndetësor dhe nuk kishte vizituar kurrë mjekë. Por, pas luftës, për të ndryshoi shumëçka.

Plagët që ia shkaktuan dhunuesit, ia bënë të vështirë ecjen. Por, Flutura refuzon të përdorë karrocë. Ajo nuk i pi as ilaçet kur ka mysafirë në shtëpi. Gjithçka e bën të frikësohet se sekreti i saj do të zbulohet nga njerëzit përreth në fshatin e saj të vogël.

“Më duket që krejt po e dinë, që krejt po e marrin vesh. As te mjeku s’kam qejf të shkoj. Edhe pse s’iu tregoj mjekëve çka më ka ndodhur, frikësohem se do ta marrin vesh”, thotë Flutura.

Edhe pse e mban sekretin, Flutura sërish kërkon ndihmë nga të tjerët. Ajo pyet njerëzit përreth se si arrijnë t’i heshtin mendimet e këqija, si arrijnë të flenë natën kur janë të stresuar, si arrijnë të…

Në Kosovë besohet se ishin dhunuar 20 mijë persona gjatë luftës. Një studim i publikuar në shtator nga organizata Medica Gjakova tregon se vetëm 6.5 për qind e të mbijetuarve jetojnë pa probleme shëndetësore.

Për problemet e shkaktuara nga dhuna, pothuajse të gjithë kanë vizita të rregullta mjekësore. Gjysma e të mbijetuarve detyrohen të shkojnë edhe në kontrolle të rregullta gjinekologjike.

Gjatë një vizite, një mjek e kishte pyetur Fluturën për një shenjë të mbetur nga prerjet që i ishin shkaktuar dhe Flutura ende beson se, në atë moment, mjeku e kishte zbuluar se ajo ishte dhunuar.

“Ai nuk më tha gjë. Po, ti s’e di qysh është për ne. Gjithmonë tentoj t’i fsheh shenjat, s’dua të më pyesë askush për to”, thotë ajo.

Përveç frikës nga zbulimi i sekretit, të cilin e dinë vetëm motrat dhe partnerët e tyre, ditët e Fluturës vështirësohen nga gjërat e shumta që ia kthejnë traumat në mendje.

Kur mysafirë në shtëpinë e saj kishin përmendur rrezikun e nisjes së një lufte në Kosovë – pas sulmit në Banjskë – Flutura kishte dalë e shqetësuar nga shtëpia dhe ishte fshehur nën llastikun që mbulon perimet e mbjella në oborrin e saj.

Kur një fëmijë i lagjes kishte gjuajtur me gurë drejt shtëpisë së Fluturës, zhurma e kishte bërë Fluturën të ngrinte në vend në korridorin e shtëpisë, para se të alivanosej.

“Gjërat që ndodhin tani, i harroj menjëherë. Por, gjërat prej së kaluarës, ato s’harrohen kurrë. Me ato do të vdes. Po të mundja, veç ta ndalja mendjen, të mos mendoja hiç”, thotë Flutura.

Nganjëherë, kur dikush më bën muhabet të mirë, harroj për 5-6 minuta.

Por, pastaj më kthehet sërish. Këtë s’po e kuptoj. Pse po më kthehen ato mendime? Qysh t’ia bëj për t’i larguar?, pyetet ajo.

Flutura dhe motra e saj e kanë statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, që do të thotë se çdo muaj i marrin nga 230 euro ndihma në formë pensioni.

Por, pensioni konsiderohet i pamjaftueshëm nga organizatat joqeveritare vendore.

Flutura dhe Fitorja tregojnë se paratë nuk u dalin për t’i mbuluar shpenzimet e kontrolleve mjekësore dhe të ilaçeve që marrin.

Por, edhe sikur t’i kishin të gjitha paratë e botës, Flutura thotë se ato s’do të ishin të kënaqura.

“Besomë, po betohem në Zot, edhe po ta kisha këtë dhomë të mbushur me para, s’më duhen gjë. Para prej tepihut deri në tavan… asgjë s’ka rëndësi. Ju s’mund ta kuptoni se qysh është [jeta] për ne… Të zgjohesh çdo natë prej gjumit prej të bërtiturave tua”, thotë Flutura.

Sa herë që faqet e Fluturës përshkohen nga lotët, ajo ndal së foluri. Sytë i fokuson në distancë dhe qëndron në heshtje, deri kur motra e saj i afrohet dhe e përqafon.

Të përqafuara, ato qajnë së bashku teksa tregojnë se të dyja kanë tentuar disa herë t’i japin fund jetës.
“Jemi lodhur, jemi ligështuar. Më mirë të mos ishim fare”, thotë Fitorja. Por, që 25 vjet, forcën për të vazhduar e kanë gjetur vetëm te njëra-tjetra.

E, përveç problemeve të shumta shëndetësore, të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë edhe probleme të shumta psikologjike. Frika nga diskriminimi, izolimi e përqeshja bën që shumica e të mbijetuarve të mos i tregojnë përjetimet e tyre.

Që gjashtë vjet, institucionet shtetërore ftojnë të mbijetuarit të aplikojnë për njohje të statusit si të mbijetuar që të përfitojnë një pension mujor. Por, deri në dhjetor të vitit 2023, këtë status e kishin marrë më pak se 2.000 persona.

Kur Flutura e Fitorja dëgjojnë se ka edhe gra të tjera që kanë përjetuar dhunë gjatë luftës, ato befasohen.
“A po e sheh, motër? Nuk jemi vetëm ne. A po thua ti që ka edhe të tjera si ne? Sa janë?… Në një anë, po më dhimben. Por, në anën tjetër, po them, a po e sheh, s’qenkemi vetëm ne…”, thotë Fitorja.

Flutura përsërit disa herë se do të donte shumë që atë ditë të 1999-tës të kishte qenë e vetme, të mos i kishte shkuar Fitorja për vizitë.

Problemet e Fluturës shtohen nga ndjenja e fajit që s’arriti ta mbronte motrën.

“Gjithmonë më shkon në mendje… Po të mos kishte ndodhur ajo, unë s’do të isha sot kështu”, thotë Flutura.

Shumica e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ndodhën mes marsit dhe qershorit të vitit 1999, kur NATO-ja bombardoi caqet ushtarake të ish-Jugosllavisë. Histori të ngjashme me Fluturën dhe Fitoren kanë përjetuar shumë gra dhe burra kudo nëpër Kosovë. Të izoluar, shumë prej tyre nuk punojnë dhe jetojnë në kushte të vështira financiare.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar disa herë për historitë e tyre: si janë përjashtuar nga familjet, si janë gjykuar nga shoqëria, si nuk kanë gjetur mbështetje tek askush e as forcë brenda vetes për ta treguar historinë e tyre publikisht. Për këtë arsye, emrat e të mbijetuarve janë emra fiktivë të vendosur nga redaksia e REL-it, për t’ua ruajtur identitetin të mbijetuarve./REL

The post U dhunuan nga serbët, dy motrat: Nuk e dini si është të zgjohesh prej të bërtiturave appeared first on iconstyle.al.

Paris Hilton diagnostikohet me një çrregullim mendor: Është superfuqia ime

Paris Hilton ka folur hapur për diagnozën e saj me çrregullimin e hiperaktivitetit me deficit të vëmendjes (ADHD).

Në një rrëfim përTeen Vogue”, 43-vjeçarja, reflektoi mbi vështirësitë me simptomat e ADHD-së, para se të merrte diagnozën e saj përfundimtare.

“Gjatë rritjes, gjithmonë më thoshin që isha shumë energjike, shumë e shpërqendruar, shumë e zëshme — thjesht shumë në çdo gjë. Nevoja ime e përhershme për stimulim, e kombinuar me një sistem arsimor që nuk i përshtatej mënyrës sime natyrore të të mësuarit, përfundimisht më çoi në ambiente ku kaloja kohë me adoleshentët problematikë në industri,’” shkroi ajo në rrëfimin e saj.

Hilton më parë ka folur se si rebelimi i saj si adoleshente e bëri që prindërit ta dërgonin në një seri institucionesh dhe programesh trajtimi për fëmijë me probleme të sjelljes, varësi dhe çështje të shëndetit mendor. Në moshën 17-vjeçare, ajo kaloi 11 muaj në shkollën Provo Canyonnë Utah, ku pretendon se u abuzua seksualisht.

Duke kujtuar atë periudhë të jetës së saj, Hilton shkroi, “Do të doja që dikush të kishte pyetur, ‘Çfarë po ndodh vërtet me të? Përkundrazi, kalova vite duke u ndjerë e keqkuptuar, duke u ndëshkuar për mënyrën se si funksiononte truri im,” shtoi ajo. “Nuk ishte deri shumë më vonë në jetë që zbulova çfarë po ndodhte vërtet: Kisha ADHD.”

Hilton theksoi se ADHD shpesh është një “luftë e heshtur” për vajzat dhe gratë, të cilat sipas studimeve shpesh mbeten pa diagnozë.

Ajo kujtoi që fillimisht ishte e pasigurt se si ta përballonte diagnozën e saj.

“Në fillim, të diagnostikohesha më dukej si një etiketë — diçka që më kufizonte, duke më përkufizuar nga ajo që nuk mund të bëja, nga ajo që më bënte të ndryshme,” shkroi ajo. “Ishte diçka që më dukej e nevojshme ta fshehja, duke u shqetësuar se si mund të perceptohej. A do mendonin njerëzit që isha shumë e shpërndarë, shumë e paqëndrueshme ose e paaftë për sukses?”

Ajo vazhdoi:

“ADHD nuk është një kufizim; është një superfuqi. Është arma ime sekrete në një botë që shpesh na thotë të luajmë të sigurt.”

The post Paris Hilton diagnostikohet me një çrregullim mendor: Është superfuqia ime appeared first on iconstyle.al.

❌