Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 October 2024Main stream

Zyrtari i parë në burg pas 50 vitesh, ja për çfarë u dënua ish-ministri i Singaporit

By: Fia Nelaj
3 October 2024 at 20:03

Subramaniam Iswaran, një ministër i lartë i kabinetit në qeverinë e Singaporit, është dënuar me 12 muaj burg në një gjyq, që ka mbërthyer kombin e pasur.

Iswaran, 62 vjeç, u deklarua fajtor për pranimin e dhuratave me vlerë më shumë se 403,000 dollarë amerikanë ndërsa ishte në poste publike.

Dhuratat përfshinin bileta për Çmimin e Madh të Formula 1, një biçikletë Brompton T-line, alkool dhe një udhëtim në një avion privat.

Iswaran do të paraqitet në burg më 7 tetor.

Ai do të vuajë dënimin në Changi, i njëjti burg që mban të dënuarit me vdekje të Singaporit, ku  shumica e të burgosurve flenë në dyshekë kashte në vend të shtretërve.

Ai është figura e parë politike e Singaporit që dënohet në gati 50 vjet.

Kombi krenohet me imazhin e tij të pastër dhe mungesën e korrupsionit.

Por ai imazh dhe reputacioni i Partisë qeverisëse të Veprimit Popullor, kanë marrë një goditje si rezultat i çështjes së Iswaran.

Ligjvënësit e shtetit  janë ndër më të paguarit në botë, ku disa ministra fitojnë më shumë se 1 milion S$.

Ministrat nuk mund të mbajnë dhurata nëse nuk i paguajnë qeverisë vlerën e tregut të dhuratës dhe duhet të deklarojnë gjithçka që marrin nga njerëzit me të cilët kanë marrëdhënie biznesi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zyrtari i parë në burg pas 50 vitesh, ja për çfarë u dënua ish-ministri i Singaporit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌