Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 October 2024Main stream

Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, trembet Ronaldo, refuzon të udhëtojë për Championsin Aziatik

By: M C
3 October 2024 at 18:56

Konflikti në Lindjen e Mesme, i cili vendos Izraelin kundër Libanit dhe Iranit, kërcënon gjithashtu zhvillimin normal të Ligës së Kampionëve të Azisë. Al Nassr i Arabisë Saudite, “ylli” i madh i të cilit është portugez Cristiano Ronaldo, po planifikon t’i kërkojë Konfederatës Aziatike të Futbollit që ndeshja kundër Esteghlalit, e planifikuar për t’u luajtur më 22 tetor, në Teheran, kryeqytet i Iranit, të zhvendoset në një territor neutral.

“Ne jemi duke monitoruar situatën dhe do të punojmë në ditët në vijim për ta zhvendosur ndeshjen në një terren neutral”, tha një burim i Al Nassr për Al Riyadiya. Megjithatë, ai burim saktësoi se nuk është bërë ende kërkesa zyrtare për zhvendosjen e ndeshjes:

“Nuk kemi paraqitur ende një kërkesë zyrtare në Konfederatën Aziatike për të zhvendosur përplasjen e shumëpritur kontinentale”.

Në vitin 2016, Konfederata Aziatike vendosi që ndeshjet mes klubeve saudite dhe iraniane të luheshin në territor neutral, një masë që mbeti aktive deri në edicionin e fundit të Ligës së Kampionëve, kur sauditët dhe iranianët ishin sërish në gjendje të luanin në stadiumet e tyre. Në atë periudhë, skuadrat e Arabisë Saudite zgjodhën Katarin për të luajtur ndeshjet e tyre, ndërsa klubet iraniane zgjodhën Muskatin, kryeqytetin e Omanit dhe Dubain, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Al Nassr debutoi në këtë edicion të Ligës së Kampionëve të Azisë me barazimin 1-1 në transfertën e Al Shortas të Irakut, në një ndeshje që Cristiano Ronaldo nuk luajti. Në raundin e dytë portugezi shënoi golin e fitores ndaj Al Rayyan të Katarit (2-1).

Skuadra saudite është e katërta në zonën perëndimore, me katër pikë, dy më pak se Al Hilal dhe Al Ahli, dhe një më shumë se Esteghlal, rivali i saj i radhës.

The post Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, trembet Ronaldo, refuzon të udhëtojë për Championsin Aziatik appeared first on Albeu.com.

Ushtria libaneze ia kthen për herë të parë zjarrin forcave izraelite

3 October 2024 at 14:55

Ushtria libaneze ia ka rikthyer zjarrin forcave izraelite për herë të parë që nga fillimi i konfliktit një vit më parë, ka bërë të ditur për Reuters një burim brenda forcave të sigurisë.

Ushtria vetë ka theksuar se ka hapur zjarr “mbi burimin” e sulmeve izraelitë në postbllokun ushtarak libanez në jug të vendit, ku mbeti i vrarë një prej ushtarëve, transmeton Telegrafi.

Ky lajm vjen vetëm disa orë pasi ushtria njoftoi se një ushtar tjetër libanez është vrarë dhe një tjetër është plagosur, pasi u shënjestrua gjatë sulmeve izraelite derisa ishte me një mision shpëtimi me Kryqin e Kuq.

Në anën tjetër, ministria libaneze e Shëndetësisë ka njoftuar se afro 2 mijë libanez janë vrarë në Liban.

Në një total prej 1,974 persona, përfshirë 127 fëmijë janë vrarë nga sulmet izraelit në Liban në vitin e fundit, thuhet ndër tjera nga kjo ministri.

Në anën tjetër Firass Abiad që drejton këtë ministri, ka njoftuar se 9,384 tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmet izraelite.

Ndryshe Hezbollahu dhe ushtria izraelite kanë shkëmbyer zjarr që nga tetori i vitit të kaluar, por konflikti kulmoi këtë javë, kur Izraeli filloi inkursionin tokësor në Liban. /Telegrafi/

الطيران الإسرائيلي يستهدف بلدة #كيفون في قضاء #عاليه! pic.twitter.com/fnWXTVi54g

— Lebanon Debate (@lebanondebate) October 3, 2024

The post Ushtria libaneze ia kthen për herë të parë zjarrin forcave izraelite appeared first on Telegrafi.

Marina amerikane publikon pamjet e dy luftanijeve të tyre, që shkatërruan raketat iraniane që lëviznin drejt Izraelit

3 October 2024 at 08:35

“Dhjetëra” raketa iraniane që lëviznin drejt Izraelit gjatë të martës mbrëma, janë “shkatërruar me sukses” nga dy luftanije amerikane, ka njoftuar zëdhënësi i marinës amerikane gjatë të mërkurës.

Flota e Gjashtë amerikane Arleigh Burke e udhëhequr nga luftanijet USS Cole (DDG 67) dhe USS Bulkeley (DDG 84), kanë “shkatërruar dhjetëra raketa iraniane në mbrojtje të Izraelit nga lindja e Detit Mesdhe”, ka bërë të ditur kapiteni i marinës amerikane Bill Urban.

Që të dy luftanijet “kanë armët Aegis, të dizajnuar për shkatërrimin e raketave dhe këto anije ishin stacionuar në lindje të Mesdheut nga Shtetet e Bashkuara, si kundërpërgjigje ndaj lansimit të raketa iraniane”, shtoi Urban.

Marina amerikane madje publikoi dy video që shfaq momentin kur luftanije shkatërrojnë raketa nga Bulkeley.

Në kumtesë nuk është theksuar se për çfarë lloj raketash bëhet fjalë që janë lansuar nga Irani e shkatërruar nga marina amerikane. /Telegrafi/

The U.S. Sixth Fleet guided missile destroyers USS Cole (DDG 67) and USS Bulkeley (DDG 84) engaged multiple Iranian ballistic missiles in defense of Israel from the Eastern Mediterranean Sea, October 1, 2024. pic.twitter.com/phN9mMpXMT

— U.S. Central Command (@CENTCOM) October 2, 2024

The post Marina amerikane publikon pamjet e dy luftanijeve të tyre, që shkatërruan raketat iraniane që lëviznin drejt Izraelit appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Vritet një komandant i ushtrisë izraelite në Liban

2 October 2024 at 14:49

Ushtria izraelite thotë se një komandant i skuadrës së ushtrisë është vrarë në Liban.

Është vdekja e parë që Izraeli ka shpallur brenda Libanit, dhe e para që është dëgjuar nga Izraeli, pasi Hezbollahu raportoi për përleshje në qytetet kufitare.

Kapiteni Eitan Itzhak Oster, 22 vjeç, komandant skuadre në njësinë “Egoz”, u vra gjatë luftimeve, tha IDF-ja izraelite, transmeton Telegrafi.

Është e paqartë saktësisht se ku vdiq komandanti, por Hezbollahu tha se luftëtarët e saj po luftonin forcat izraelite që po përpiqeshin të depërtonin në qytetet Maroun Al Ras dhe Adaisseh.

Në anën tjetër, Izraeli ka njoftuar shumë vendbanime në Liban që të evakuohen për shkak të sulmeve ajrore që shënjestrojnë Hezbollahun. /Telegrafi/

The post Vritet një komandant i ushtrisë izraelite në Liban appeared first on Telegrafi.

Izraeli e shpall “non grata” Antonio Guterres-in

2 October 2024 at 14:28

Ministri i Jashtëm izraelit, ka njoftuar se Antonio Guterres-it i është ndaluar hyrja në Izrael, për shkak të asaj që ai e sheh si paragjykim anti-izraelit nga ana e shefit të OKB-së.

Israel Katz tha se e ka shpallur Guterres-in si person “non-grata” në shtetin e Izraelit, transmeton Telegrafi.

“Kushdo që nuk mund të dënojë pa mëdyshje sulmin e urryer të Iranit ndaj Izraelit, siç ka bërë pothuajse çdo vend në botë, nuk meriton të shkelë në tokën izraelite”, tha ai në X.

Guterres dënoi dje “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, me përshkallëzim pas përshkallëzimi”, dhe bëri thirrje për një armëpushim në një deklaratë që nuk përmendi në mënyrë specifike Iranin.

Kjo nuk është hera e parë që Guterres ka pasur mosmarrëveshje me diplomatët izraelitë. Që nga sulmi i Hamasit në tetor të vitit të kaluar, Izraeli ka akuzuar OKB-në se nuk po dënojnë haptazi sulmet e Hamasit në tokën izraelite. /Telegrafi/

The post Izraeli e shpall “non grata” Antonio Guterres-in appeared first on Telegrafi.

Hezbollahu sulmon veriun e Izraelit, e godet me raketa salvo

2 October 2024 at 12:39

Hezbollahu pretendon se ka shënjestruar rajonin e qytetit verior izraelit Haifa – duke e goditur me raketa të mëdha salvo.

Deri më tani nga Izraeli nuk janë deklaruar lidhur me këto pretendime të grupit militant Hezbollah nga Libani, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër mediat izraelite kanë raportuar më herët se janë aktivizuar sirenat, që paralajmërojnë sulmet e mundshme me raketa.

Madje sirenat janë dëgjuar në pjesë të ndryshme në Haifa, si dhe në qytetet tjera përgjatë kufirit me Libanin.

Video të ndryshme amatore shfaqin zjarr në rrugët përgjatë Haifas, si dhe helikopterët e ushtrisë izraelite që po shkrepin predha mbi Hezbollahun në Liban. /Telegrafi/

BREAKING * Hezbollah claims large missile barrage to Israel’s Haifa city
The Lebanese armed group says it targeted areas north of the Israeli port city with a large missile salvo.

No immediate reports of casualties or damage were available. We will bring you more shortly. pic.twitter.com/ELgF8VahxS

— Shakeel Yasar Ullah (@yasarullah) October 2, 2024

A lot of outgoing artillery rounds being fired by Israeli military into Lebanon. We are on Israeli side of the border. We could hear helicopter gunship also opening fire – you can hear artillery on this pic.twitter.com/5lCuW1F8Ki

— Deborah Haynes (@haynesdeborah) October 2, 2024

The post Hezbollahu sulmon veriun e Izraelit, e godet me raketa salvo appeared first on Telegrafi.

Izraeli dërgon më shumë trupa në Liban – ndërsa ‘shkëmbimi i zjarrit të artilerisë’ vazhdon

2 October 2024 at 10:50

Ushtria izraelite thotë se po dërgon më shumë trupa përtej kufirit në Liban, me njësitë e rregullta të këmbësorisë që i bashkohen operacionit tokësor këtë mëngjes.

Kjo vjen pasi Hezbollahu tha më herët këtë mëngjes se luftëtarët e saj ishin përleshur me forcat izraelite në fshatin kufitar Adaisseh, transmeton Telegrafi.

Redaktorja e sigurisë dhe mbrojtjes në Sky News, Deborah Haynes, raporton se zhurmat e forta mund të dëgjohen ndërsa Izraeli dhe Hezbollahu sulmojnë njëri-tjetrin në një “shkëmbim të vazhdueshëm të zjarrit të artilerisë”.

“Nëse Irani mendonte se sulmi i tij raketor kundër Izraelit do t’i pengonte forcat izraelite të vazhdonin ofensivën e tyre brenda Libanit – treguesit këtu janë absolutisht se nuk është kështu”, thotë Haynes, duke raportuar nga Izraeli verior.

“Që kur kemi qenë këtu, ka pasur shumë zjarr artilerie”, thotë ajo, duke shtuar se ka pasur gjithashtu një “një numër sirenash” që tregojnë se Hezbollahu qëllon drejt Izraelit.

“Padyshim që ndihet shumë më aktiv sot sesa dje”, shtoi Haynes.

Ushtria izraelite konfirmoi mbrëmë se po godiste “objektivat e Hezbollahut” në sulmet e reja ajrore në Liban. Zjarri dhe tymi ishin të dukshëm përgjatë Bejrutit në orët e para të mëngjesit. /Telegrafi/

 

The post Izraeli dërgon më shumë trupa në Liban – ndërsa ‘shkëmbimi i zjarrit të artilerisë’ vazhdon appeared first on Telegrafi.

Irani paralajmëron Izraelin se mund të sulmojë përsëri me “intensitet të shumëfishuar”

2 October 2024 at 08:30

Një komandant i lartë ushtarak iranian thotë se Garda Revolucionare është e përgatitur të nisë një tjetër sulm raketor ndaj Izraelit me “intensitet të shumëfishuar”.

Shefi i shtabit të forcave të armatosura, gjenerali Mohammad Bagheri tha se Irani do të godasë infrastrukturën izraelite nëse ndërmerr ndonjë veprim kundër territorit iranian, transmeton Telegrafi.

“Nëse regjimi sionist, që është çmendur, nuk përmbahet nga Amerika dhe Evropa dhe synon të vazhdojë krime të tilla, ose të bëjë ndonjë gjë kundër sovranitetit apo integritetit tonë territorial, operacioni i sontëm do të përsëritet me përmasa shumë më të larta dhe ne do të godasim të gjithë  infrastrukturën”, shtoi ai.

Gjenerali Bagheri tha se Irani nuk shënjestroi civilët izraelitë në sulmin e tij, pavarësisht se ishte “plotësisht i realizueshëm”.

Në anën tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani ka gabuar rëndë – duke u zotuar të hakmerret për sulmin. /Telegrafi/

 

The post Irani paralajmëron Izraelin se mund të sulmojë përsëri me “intensitet të shumëfishuar” appeared first on Telegrafi.

Netanyahu: Irani bëri një gabim të madh sonte dhe do ta paguajë atë

1 October 2024 at 22:45

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se Irani “do të vuajë” për sulmin e fundit raketor.

“Irani bëri një gabim të madh sonte – dhe do të paguajë për të”, tha Netanyahu.

Ai shtoi se sulmi kishte “dështuar” – pavarësisht pretendimeve nga Teherani i cili tha se rreth 90% e raketave goditën objektivat e tyre, shkruan skynews.

“Ekziston një dorë e qëllimshme dhe vrasëse pas këtij sulmi – ai vjen nga Teherani”, shtoi Netanyahu.

“Ne do t’i qëndrojmë rregullit që kemi vendosur: kushdo që na sulmon – ne do ta sulmojmë atë”, përfundoi ai.

Bëhet e ditur se raportet nga SHBA-ja sugjerojnë se shumica dërrmuese e raketave u kapën me sukses – dhe asnjë dëm, lëndim apo vdekje nuk është raportuar ende nga Izraeli.

Zyrtarët izraelitë tashmë janë zotuar për një “përgjigje të dhimbshme” kundër armikut.

Pas sulmit masiv me raketa balistike nga Irani drejt Izraelit, dy rivalët e kanë kërcënuar njëri-tjetrin me sulme të tjera, duke shtuar frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

The post Netanyahu: Irani bëri një gabim të madh sonte dhe do ta paguajë atë appeared first on Telegrafi.

Ushtria jordaneze në gatishmëri të lartë pas sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit

1 October 2024 at 20:38

Ushtria e Jordanisë përmes një deklarate ka njoftuar se të gjitha njësitë dhe formacionet në komandën e përgjithshme të forcave të saj të armatosura janë vënë “në gatishmëri të lartë” për t’u përballur me çdo përpjekje që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e mbretërisë.

Duke cituar një burim ushtarak në komandën e përgjithshme të forcave të armatosura, deklarata shtoi:

“Komanda e Përgjithshme po monitoron nga afër zhvillimet që po ndodhin në rajon dhe ka marrë masat e nevojshme paraprake për ndërtimin dhe mbështetjen e njësive të vijës së parë në frontet kufitare për të mbrojtur atdheun”.

Ndryshe, Jordania së fundmi ka mbyllur edhe hapësirën ajrore për shkak të sulmit iranian me raketa drejt Izraelit, shkruan CNN.

Bëhet e ditur se shpërthime të forta janë dëgjuar edhe në luginën e Jordanit, e cila ndodhet në kufirin midis Jordanisë dhe Bregut Perëndimor.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë dhjetëra raketa të fluturojnë mbi Jordaninë qendrore. /Telegrafi/

The post Ushtria jordaneze në gatishmëri të lartë pas sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit appeared first on Telegrafi.

SHBA: Irani po përgatitet për një sulm ndaj Izraelit

1 October 2024 at 17:33

Irani po përgatitet të nisë “së shpejti” një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.

Zyrtari gjithashtu paralajmëroi për “pasoja të rënda” nëse sulmi ndodh.

Njoftimi u bë i ditur pasi ushtria izraelite filloi, siç tha, një operacion të kufizuar tokësor kundër grupit Hezbollah, në Liban. Izraeli paralajmëroi banorët që të largoheshin nga disa dhjetëra fshatra kufitare të Libanit me Izraelin.

“Irani do të përballet me pasoja të rënda nëse kryen një sulm me raketa balistike”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë duke folur për shtypin amerikan në kushte anonimiteti.

Zyrtari tha se Teherani duket se po përgatitet të fillojë në çdo moment një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit.

Por, media shtetërore e Iranit nuk ka njoftuar për ndonjë sulm të afërt.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se ushtria është e gatshme të mbrohet dhe shtoi se Izraeli dhe aleatët e tij janë në një gjendje të lartë gatishmërie dhe çdo sulm nga Irani do të kishte pasoja.

Disa orë para këtij njoftimi Hagari tha se ushtria izraelite kishte filluar një operacion të pjesshëm tokësor në disa fshatra kufitare libaneze.

Siç raportohet, qëllimi i operacionit është të goditen zonat e kontrolluara nga grupi militant Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit.

“Hezbollahu i ktheu fshatrat libaneze pranë fshatrave izraelite në baza ushtarake, nga ku mund të kryejë sulme ndaj Izraelit. Hezbollahu ishte përgatitur t’i përdorte ato si terrene për një sulm të llojit të 7 tetorit, në shtëpitë izraelite”, tha Hagari.

Bëhet e ditur se përshkallëzimi i situatës ka alarmuar disa shtete për rrezikun e shpërthimit të një lufte të gjerë.

Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy tha se çmimi i një lufte rajonale do të ishte “i madh”.

“Ne po flasim me kolegët dhe homologët iranianë. Askush nga ne nuk dëshiron të shohë një luftë rajonale. Çmimi do të ishte i madh për Lindjen e Mesme dhe do të kishte ndikim edhe në ekonominë globale”, tha kryediplomati britanik Lammy.

Ndërkohë, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, e pranoi se ditët në vijim nuk do të jenë të lehta.

“Ne kemi ditë të rënda përpara nesh, ditë sfiduese dhe mendoj se kemi dërguar njerëz atje të cilëve mund t’u besojmë”, tha Gallant.

Ndryshe, Izraeli së fundmi i ka dhënë goditje të rëndë Hezbollahut duke vrarë drejtuesin e tij Hassan Nasrallah në Bejrut javën e kaluar. /VOA/

The post SHBA: Irani po përgatitet për një sulm ndaj Izraelit appeared first on Telegrafi.

Si vrasja e liderit të Hezbollahut mund të provokojë një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme?

1 October 2024 at 00:02

Siç raportohet, 48 orët e fundit në Lindjen e Mesme – në të cilat Izraeli vrau liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe vazhdoi të bombardonte grupin e mbështetur nga Irani në të gjithë Libanin – kanë rritur edhe një herë frikën se ky konflikt afatgjatë mund të shndërrohet në një luftë më të gjerë rajonale.

Vrasja e Nasrallahut në një grup të madh sulmesh ajrore izraelite në selinë e tij nëntokësore në Bejrut të premten, shënon një përshkallëzim të rëndësishëm në konfliktin midis Izraelit dhe grupit militant me bazë në Liban, i cili ka sulmuar Izraelin që nga fillimi i luftës së tij kundër Hamasit në Gaza.

Ai është gjithashtu i fundit në një varg goditjesh të mëdha ndaj Hezbollahut, i cili tani ka humbur komandantë të shumtë.

Izraeli ka paralajmëruar se një “epokë e re” lufte po fillonte me lëvizjen e “qendrës së gravitetit” në veri, duke iu referuar kufirit me Libanin.

Një nga qëllimet e deklaruara të luftës është të kthejë dhjetëra mijëra civilë të zhvendosur nga luftimet ndërkufitare.

Qindra mijëra janë zhvendosur brenda Libanit për shkak të luftimeve të fundit, ndërsa më shumë se një mijë janë vrarë që nga përshkallëzimi i sulmeve ajrore javën e kaluar, sipas zyrtarëve të qeverisë libaneze.

Izraeli ka ngritur mundësinë e një inkursioni tokësor në Liban, i cili, nëse ndërmerret, do të ishte pushtimi i katërt izraelit i vendit në 50 vitet e fundit.

Hezbollahu është zotuar se do të “vazhdojë luftën e tij për t’u përballur me armikun”, ndërsa Irani, i cili e mbështet grupin militant si pjesë e rrjetit të tij të përfaqësuesve rajonalë, ka dhënë një garanci për solidaritetin e tij.

Ja çfarë dihet deri më tani dhe deri ku mund të shkojnë gjërat më pas.

Konflikti në rritje

Izraeli ka goditur ato që thotë se janë objektiva të Hezbollahut në kryeqytetin libanez të Bejrutit, duke përfshirë sulmin në periferitë jugore të kryeqytetit që vrau Nasrallah.

Disa nga sulmet kanë goditur zona me popullsi të dendur, duke rrafshuar ndërtesat e banimit.

Izraeli ka thënë se Hezbollahu ruan armë në ndërtesa civile, gjë që grupi e mohon, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Civilët libanezë thonë se nuk mund t’u vënë veshin paralajmërimeve nga ushtria izraelite për të shmangur vendet ku Hezbollahu po vepron, sepse grupi është shumë i fshehtë.

Banorët nga periferitë jugore të Bejrutit kanë ikur për t’i shpëtuar bombardimeve izraelite, ku shumë prej tyre janë parë duke fjetur në vende publike.

Ndërkohë, sulmet e fundit vijnë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë një propozim armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Franca që kërkonte një pauzë 21-ditore në luftimet përtej kufirit Izrael-Liban.

Shtëpia e Bardhë tha se “nuk ka njohuri apo pjesëmarrje në” sulmin e Izraelit në Bejrut, me presidentin amerikan Joe Biden që e përshkruan vdekjen e Nasrallah si një “masë drejtësie për viktimat e shumta”, duke përfshirë amerikanët, ndërsa bëri thirrje për ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Çfarë do të bëjë Hezbollahu – apo Irani?

Në vazhdën e vrasjes së Nasrallahut – dhe sulmit me pagera – liderët e mbetur të Hezbollahut ka të ngjarë të vlerësojnë se si të takohen, të komunikojnë dhe të përgjigjen.

Por, analistët thonë se pengesat me të cilat përballet grupi nuk ka gjasa ta lënë atë plotësisht të dobësuar.

“Hezbollahu ka marrë goditjen më të madhe në infrastrukturën e tij ushtarake që nga fillimi i tij”, tha Hanin Ghaddar, bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Uashington dhe autor i Hezbollahland.

Grupi, megjithatë, bëhet e ditur se ruan ende komandantë të aftë, si dhe shumë nga asetet e tij më të fuqishme – duke përfshirë raketa të drejtuara me saktësi dhe raketa me rreze të gjatë që mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në infrastrukturën ushtarake dhe civile të Izraelit.

Deri më tani, nuk ka pasur një breshëri të madhe raketash nga Hezbollahu që të ketë shkaktuar dëme të konsiderueshme, të njohura në objektivat izraelitë.

Dhe, edhe në prag të vrasjes së Nasrallah, grupi ende nuk ka nisur një hakmarrje të madhe në atë nivel që mund të shohë sistemin e mbrojtjes ajrore të Iron Dome të Izraelit.

Por, zhvillimi i fundit rrit potencialin për një ndryshim.

Hezbollah pothuajse me siguri do të përgjigjet, sipas Jonathan Panikoff, ish-zyrtar i lartë i inteligjencës i specializuar në rajon, i cili tha: “Përgjigja ka të ngjarë të jetë mjaft e madhe sa që gjasat që do të shkaktojë një luftë në shkallë të plotë do të ngrihen në qiell”.

Një tjetër pyetje kyçe është shkalla në të cilën Irani mund të përfshihet.

Shteti është shfaqur i kujdesshëm për të hyrë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Izraelin, edhe pse lufta e tyre e gjatë në hije është hapur më tej në muajt e fundit – dhe vëzhguesit thonë se hakmarrja e drejtpërdrejtë iraniane gjithashtu mund të tërheqë më tej SHBA-në në konflikt.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se SHBA-ja beson se Irani do të ndërhyjë në konflikt nëse ata gjykojnë se do të “humbin” Hezbollahun.

Ambasada e Iranit në Liban e quajti vrasjen e Nasrallah një “përshkallëzim serioz që ndryshon rregullat e lojës” dhe tha se autori i tij “do të ndëshkohet dhe disiplinohet siç duhet”.

I dërguari iranian në Kombet e Bashkuara kërkoi gjithashtu një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit për të “dënuar veprimet e Izraelit në termat më të ashpër të mundshëm”.

Megjithatë, hapësira për diplomaci duket e kufizuar, veçanërisht pasi muajt e punës për një marrëveshje armëpushimi për luftën në Gaza kanë parë pak përparim të qëndrueshëm.

Duke vënë në dukje konfliktet e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit, Izraelit dhe Hezbollahut, dhe Izraelit dhe Iranit, ish-negociatori i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Lindjen e Mesme Aaron David Miller tha: “Asnjë nga këto luftëra nuk do të përfundojë së shpejti”. /Telegrafi/

The post Si vrasja e liderit të Hezbollahut mund të provokojë një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme? appeared first on Telegrafi.

Aksion ushtarak në kufirin Izrael-Liban, publikohen pamje në rrjete sociale

30 September 2024 at 22:56

Së fundmi, mediat libaneze kanë raportuar për zjarr të rëndë artilerie në qytetet kufitare në Libanin jugor.

Gjithashtu, Izraeli ka shpallur tre qytete në kufirin verior si zona të mbyllura ushtarake, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, këto janë shenja se një inkursion i mundshëm izraelit në Liban mund të ndodhë gjatë orëve të ardhshme.

Tani, janë publikuar pamje edhe në rrjete sociale të cilat tregojnë zhurmë të madhe në kufirin Izrael-Liban.

A number of outgoing rounds can be heard close to Israel’s border with Lebanon – we are on the Israeli side of the border pic.twitter.com/L3Jnf5s9Zw

— Deborah Haynes (@haynesdeborah) September 30, 2024

Është e qartë se ka një lloj aksioni ushtarak.

Megjithatë, deri më tani ushtria izraelite nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me inkursionin e mundshëm në tokat libaneze. /Telegrafi/

The post Aksion ushtarak në kufirin Izrael-Liban, publikohen pamje në rrjete sociale appeared first on Telegrafi.

Njësitë izraelite pozicionohen në kufi me Libanin – a po nis inkursioni izraelit në tokat libaneze?

30 September 2024 at 21:54

Mediat libaneze kanë raportuar zjarr të rëndë artilerie në qytetet kufitare në Libanin jugor.

Bëhet e ditur se disa trupa të Forcave të Armatosura Libaneze po “ripozicionohen” pranë kufirit.

“Ne po dëgjojmë gjithashtu nga izraelitët se tre qytete në kufirin verior tani janë shpallur zona të mbyllura ushtarake”, tha korrespondenti ndërkombëtar, John Sparks, shkruan skynews.

“Kjo ju jep një tregues mjaft të mirë se një inkursion është i mundshëm, madje shumë i mundshëm, në orët e ardhshme”, shtoi Sparks.

Gjithashtu, një njësi e lëvizshme e artilerisë izraelite është fotografuar duke gjuajtur një predhë nga Izraeli verior drejt Libanit, në një pozicion pranë kufirit Izrael-Liban.

Ndryshe, së fundmi Britania e Madhe u ka bërë thirrje shtetasve të saj të largohen menjëherë nga Libani.

Ky paralajmërim vjen pasi ka shqetësime për rritjen e dhunës në Lindjen e Mesme pas vrasjes së udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në sulmet ajrore izraelite në Bejrut. /Telegrafi/

The post Njësitë izraelite pozicionohen në kufi me Libanin – a po nis inkursioni izraelit në tokat libaneze? appeared first on Telegrafi.

Gjermania njofton për evakuime nga Libani

30 September 2024 at 19:51

Gjermania ka njoftuar se disa nga qytetarët e saj janë evakuuar nga Libani.

Në një deklaratë nga qeveria gjermane tha se evakuimet përfshinin staf jo thelbësor, familjet e punonjësve të ambasadës dhe shtetas gjermanë që janë të cenueshëm nga ana mjekësore.

Bëhet e ditur se Ministria e Jashtme gjermane ngriti nivelin e saj të krizës për misionet në Bejrut në Liban, Ramallah në Bregun Perëndimor dhe Tel Aviv në Izrael sërish në fundjavë, megjithëse ambasadat atje mbeten funksionale, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Aktualisht janë 1,800 shtetas gjermanë të regjistruar në Liban, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Zëdhënësi shtoi: “Ambasada vazhdon të mbështesë gjermanët e mbetur në Liban në përpjekjet e tyre për t’u larguar nga vendi nëpërmjet fluturimeve komerciale dhe mjeteve të tjera”.

Ndryshe, edhe shtete të tjera përfshirë Britaninë e Madhe kanë planifikuar evakuimin e qytetarëve nga Libani.

Siç raportohet, rruga ideale do të ishte që të evakuuarit të largohen me aeroplanë, por në rast të mbylljes së hapësirës ajrore, opsionet përfshijnë evakuimin me helikopter apo nisjen nga plazhet. /Telegrafi/

The post Gjermania njofton për evakuime nga Libani appeared first on Telegrafi.

Komandot izraelite bëjnë bastisje përgatitore në Liban

30 September 2024 at 15:10

Njësitë komando izraelite kanë bërë inkursione të shkurtra përtej kufirit në Liban ditët e fundit, për të përgatitur terrenin për një pushtim të mundshëm më të gjerë në të ardhmen e afërt, sipas gjashtë oficerëve dhe zyrtarëve izraelitë.

Zyrtarët thanë se bastisjet ishin fokusuar në mbledhjen e informacioneve rreth pozicioneve të Hezbollahut pranë kufirit, si dhe në identifikimin e tuneleve dhe infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut, në përgatitje për të sulmuar nga ajri ose nga toka.

Të gjithë zyrtarët folën në kushte anonimiteti për të diskutuar një çështje të ndjeshme ushtarake, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët thanë se Izraeli nuk kishte marrë një vendim përfundimtar nëse ose kur do të nisë një operacion të madh tokësor në Liban, i cili do të ishte i pari i Izraelit atje që nga viti 2006.

Bastisjet e shkurtra pasojnë disa muaj të misioneve të ngjashme të fshehta, në të cilat forcat speciale izraelite kaluan për pak kohë kufirin për të shkatërruar disa fortifikime të Hezbollahut, por nuk u përpoqën të përgatisnin terrenin për një pushtim, sipas katër zyrtarëve.

Ditët e fundit, inkursionet janë shtuar në intensitet dhe ambicie, thanë dy nga zyrtarët, ndërsa komandantët përgatiteshin për një manovër më të gjerë.

Është e paqartë se sa tokë shpreson të pushtojë Izraeli në ndonjë operacion tokësor, ose nëse synon të avancojë më shumë se disa qindra metra brenda Libanit jugor.

Qëllimi i deklaruar i qeverisë izraelite është ta bëjë zonën kufitare mjaftueshëm të sigurt për dhjetëra mijëra izraelitë të zhvendosur nga raketat e Hezbollahut gjatë vitit të fundit, për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

 

The post Komandot izraelite bëjnë bastisje përgatitore në Liban appeared first on Telegrafi.

Ministri izraelit i Mbrojtjes lë të kuptohet për operacion tokësor kundër Hezbollahut në Liban

30 September 2024 at 13:27

Ministri izraelit i Mbrojtjes duket se ka lënë të kuptohet për një operacion të mundshëm tokësor kundër Hezbollahut në Liban, sipas raportimeve në mediat izraelite.

Yoav Gallant u citua nga disa media se u tha trupave izraelite pranë kufirit libanez: “Eliminimi i Nasrallah është një hap i rëndësishëm, por nuk është fundi – për të kthyer banorët e veriut të sigurt në shtëpitë e tyre, ne do të aktivizojmë të gjitha aftësitë tona – duke përfshirë ju”.

Hassan Nasrallah, lideri i Hezbollahut, u vra në sulmet ajrore izraelite gjatë të premtes mbrëma, transmeton Telegrafi.

Në një postin në X, Gallant ka shpërndarë videon duke folur me trupat izraelite në veri të kufirit izraelit.

“Qëllimi ynë është i qartë – kthimi i banorëve të veriut në shtëpitë e tyre, do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të arritur këtë qëllim”, ka thënë ai në postim. /Telegrafi/

 

The post Ministri izraelit i Mbrojtjes lë të kuptohet për operacion tokësor kundër Hezbollahut në Liban appeared first on Telegrafi.

Ushtria izraelite kryen sulm tjetër ajror në Bejrut, vret liderin e lartë të grupit islamik Jama’a Islamya

29 September 2024 at 15:07

Ushtria izraelite thotë se ka kryer një sulm tjetër ajror në Bejrut të Libanit.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar si dhe re tymi të zi janë ngritur në qiellin e qytetit jugor, raporton Reuters.

Izraeli thotë se sulmi ishte “preciz” dhe se kishte shënjestruar rajonin e Danieh, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për rajonin e njëjtë të qytetit kur izraelitët vranë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë të premtes.

E burime të Reuters bëjnë të ditur se në sulmet izraelit në Luginën Bekka të Libanit është vrarë Mohammad Dahrouj, lider i lartë i grupit islamist Jama’a Islamiya.

Ky grup islamist politik Sunni u themelua në vitet e 60-ta si degë libaneze e Vëllazërisë Myslimane.

Ky grup shkrepi raketa mbi Izraelin gjatë viteve të fundit, kurse Izraeli më herët kishte kryer sulme duke shënjestruar figura tjera të këtij grupi. /Telegraffi/

 

The post Ushtria izraelite kryen sulm tjetër ajror në Bejrut, vret liderin e lartë të grupit islamik Jama’a Islamya appeared first on Telegrafi.

Nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut në Nepal, humbin jetën të paktën 120 persona

29 September 2024 at 13:15

Përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Nepal kanë marrë jetën e të paktën 120 njerëzve në të gjithë vendin, kanë raportuar zyrtarët.

Dhjetra të tjerë u zhdukën të dielën pas dy ditësh reshjesh intensive, të cilat kanë përmbytur luginën rreth kryeqytetit Katmandu, transmeton Telegrafi.

Njerëzit kanë mbetur të bllokuar në çati derisa ekipet e shpëtimit kanë dalw në terren me gomone. Mijëra shtëpi pranë lumenjve janë përmbytur dhe shumë autostrada janë bllokuar.

Pavarësisht parashikimit të reshjeve që do të vazhdojnë edhe të martën, të sot ka pasur shenja lehtësimi. Deri më tani, më shumë se 3,000 njerëz janë shpëtuar sipas një zëdhënësi të qeverisë.

Por përmbytjet e shpejta, së bashku me rrëshqitjet e dheut, kanë shkaktuar shumë vdekje. Pesë persona, përfshirë një grua shtatzënë dhe një vajzë   katërvjeçare, vdiqën kur një shtëpi u shemb nga një rrëshqitje dheu në qytetin Bhaktapur, në lindje të Katmandu, raportojnë mediat shtetërore.

Dy trupa u hoqën nga një autobus i ‘varrosur’ nga rrëshqitja e dheut në Dhading, në perëndim të Katmandu. Dymbëdhjetë persona, përfshirë shoferin, thuhet se ishin në autobus.

Gjashtë futbollistë humbën jetën gjithashtu nga një rrëshqitje dheu në një qendër stërvitore të operuar nga Shoqata e Futbollit të gjithë Nepalit në Makwanpur, në jugperëndim të kryeqytetit. /Telegrafi/

The post Nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut në Nepal, humbin jetën të paktën 120 persona appeared first on Telegrafi.

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë të iPhone në Indi – teksa në detyrë ishin rreth 1,500 punëtorë

28 September 2024 at 16:22

Një zjarr masiv shpërtheu në objektin e Tata Electronics Limited (TEL) në Hosur, Tamil Nadu, të Indisë, të shtunën, duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në funksionimin e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, objekti luan një rol vendimtar në montimin e komponentëve për iPhone të Apple dhe shpërthimi i zjarrit çoi në pengesa operacionale edhe kur ekipet e zjarrfikësve punuan për të kontrolluar zjarrin.

Sipas raportimeve, rreth 1500 punëtorë ishin në detyrë gjatë turnit të parë në momentin e incidentit.

Fire breaks out at Tata Electronics manufacturing unit in Hosur, Tamil Nadu. It is learnt that around 1,500 workers were on duty. A company spokesperson said: “There has been an unfortunate incident of fire at our plant in Hosur, Tamil Nadu. Our emergency protocols at the plant… pic.twitter.com/099tak7AgP

— Sangeetha Kandavel (@sang1983) September 28, 2024

Të gjithë punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk raportohet për viktima apo lëndime.

Sipas dëshmitarëve okularë, zjarri ka rënë herët në mëngjes, duke shkaktuar panik tek punëtorët.

Fire breaks out at Tata Electronics manufacturing unit in Tamil Nadu’s Hosurhttps://t.co/qasszaY7le pic.twitter.com/AcVXBRMbwl

— ChristinMathewPhilip (@ChristinMP_) September 28, 2024

Dhe ndërsa flakët u vunë përfundimisht nën kontroll, incidenti thuhet se preku rëndë linjën e prodhimit.

Njësia Tata Electronics në Hosur është një furnizues kryesor për Apple, veçanërisht komponentët e saktësisë për iPhone. /Telegrafi/

The post Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë të iPhone në Indi – teksa në detyrë ishin rreth 1,500 punëtorë appeared first on Telegrafi.

❌
❌