Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Shkon në 23 numri i viktimave nga përmbytjet në Evropën Qendrore dhe Lindore

By: lia rda
18 September 2024 at 17:24

Numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga cikloni Boris, që goditi Evropën Qendrore dhe Lindore, ka shkuar në 23, pasi autoritetet çeke njoftuan vdekjen e një personi të katërt në atë vend.

Mediat çeke raportuan se viktima e fundit ishte një 70-vjeçare nga një fshat afër Jeseník, e cila u gjet 20 metra larg shtëpisë së saj, dhe në atë vend nivelet e ujit janë përgjithësisht në rënie, megjithëse lumenjtë ende regjistrojnë nivele të larta të ujit në disa pjesë të Bohemisë Jugore.

Sipas të dhënave të Reuters, shtatë persona vdiqën në Rumani, shtatë në Poloni dhe pesë në Austri.

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë tha se më shumë se 14,000 trupa u vendosën në zonat e goditura nga përmbytjet, duke përfshirë Wronclaw, dhe forcat e armatosura po përdorin helikopterë për të evakuuar njerëzit dhe për të forcuar mbrojtjen nga përmbytjet.

Në Budapest, nivelet e ujit të Danubit pritet të arrijnë kulmin të premten ose të shtunën dhe kryeministri Viktor Orbán vizitoi fshatin Kismaros, në veri të Budapestit në bregun e Danubit, ku mbikëqyri përgatitjet për përmbytjet./abcnews.al

Përmbytjet, Austria me plan masash, paketë prej 1 miliard euro për fatkeqësitë natyrore

18 September 2024 at 15:42

Austria njoftoi këtë të mërkurë një paketë masash për t’u marrë me përmbytjet që goditën vendin.

Bëhet fjalë për 1 miliard euro për fatkeqësitë natyrore. Partitë politike austriake gjithashtu kanë pezulluar paraqitjet e fushatës përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për më 29 shtator, pas përmbytjeve të mëdha.

“Ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira për shumë zona në Austri pasi nga përmbytjet janë shkaktuar shkatërrime të paimagjinueshme,” tha kancelari Karl Nechhammer në një deklaratë.

Paketa e masave njoftohet pasi Austria dhe vendet e tjera të Evropës Qendrore janë goditur nga përmbytjet më të këqija në rajon në të paktën dy dekada. Vetëm në Austri kanë humbur jetën pesë persona.

Fondi ofron financim për masat parandaluese dhe rikuperimin nga fatkeqësitë.

Shkon në 20 numri i viktimave nga përmbytjet në Europë

By: user 8
18 September 2024 at 12:33

Ka shkuar në 20 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe stuhitë në vendet evropiane si: Rumani, Austri, Poloni, Çeki, Hungari dhe Sllovaki.

Reshjet e dendura dhe stuhitë që goditën Evropën kanë shkaktuar përmbytje në përmasa të gjera në të gjithë kontinentin, ndërsa sa vjen e rritet numri i personave që kanë humbur jetën.

Në Rumani ka shkuar në 7 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet. Ndërsa në Austri ka shkuar në 5, në Çeki në 3 dhe në Poloni është rritur në 5 numri i personave që kanë humbur jetën.

Situata është më e keqe sesa pritej.

Në Hungari dhe Poloni janë mobilizuat ushtarët për të përforcuar argjinaturat e lumenjve me thasë rëre. Shumë ndërtesa historike në të dy vendet janë mbyllur përkohësisht.

Qeveria në Poloni shpalli gjendje të “fatkeqësisë natyrore” në rajonet jugore më të goditura nga përmbytjet.

Gjithashtu edhe qytetarët në Hungari, Poloni dhe Çeki morën pjesë vullnetarisht në përpjekjet për luftimin me përmbytjet, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar.

Ndërkohë nga vendet evropiane të prekura nga përmbytjet kanë ardhur deklarata se situata ishte më e keqe se sa pritej. Në fotot në media shihet se qytetarët janë evakuuar me ndihmën e varkave dhe se shumë qytete janë përmbytur.

Shirat e dendur në Evropë pritet të përfshijnë edhe Italinë. Ka shqetësime se reshjet brenda një jave mund të shkaktojnë përmbytje në vendet e Ballkanit Perëndimor si në Serbi, Kroaci dhe Slloveni.

The post Shkon në 20 numri i viktimave nga përmbytjet në Europë appeared first on Lapsi.al.

Përmbytjet masive vënë në alarm Europën Qendrore, fillojnë të marrin masa

18 September 2024 at 10:35

Vullnetarë dhe punonjës të shërbimeve emergjente punuan gjatë natës ndërmjet të martës dhe të mërkurës për të fortifikuar qytetin polak Vrocllav përballë rrezikut të vërshimeve si rezultat i niveleve të ngritura të ujit, ndërsa Hungaria hapi një digë teksa kryeministri paralajmëroi për afrimin e një “periudhe kritike”.

Përmbytjet më të ashpra që kanë goditur Evropën Qendrore në dy dekadat e fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha nga Rumania deri në Poloni, duke përhapur baltë dhe mbetje nëpër vendbanime, duke shkatërruar ura, duke fundosur automjete dhe duke i lënë autoritetet dhe amvisëritë me dëme që do të arrijnë vlerën e miliarda dollarëve.

“Shumëçka ka ndodhur sonte”, tha kryeministri polak, Donald Trusk, gjatë një mbledhjeje për menaxhimin e krizës, në Vrocllav. “Na duhen informata urgjente… nga ato vende ku është ngritur niveli i ujit”.

Qytezat në jug të Vrocllavës, si Levin Bzheski, tashmë janë goditur nga vërshimet, që kanë detyruar banorët të dalin nëpër rrugët e përmbytura apo të kërkojnë vende të sigurta në çatitë e shtëpive apo ndërtesave, raporton Reuters.

Në Hungari, autoritetet hapën një digë në veriperëndim të vendit, për të kanalizuar ujin nga lumi Lajta në një rezervuar emergjent, në përpjekje për të mbrojtur qytetin Mosonmaxharovar.

Në kryeqytetin Budapest, uji i Danubit pritet të arrijë në nivelin e 8.5 metrave apo ta kapërcejë atë, dikur gjatë të premtes apo të shtunës.

“Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve, situata është kritike në mbarë Evropën Qendrore”, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban, në një postim në platformën sociale X, të martën.

“Sipas parashikimeve të fundit, periudha kritike për Hungarinë do të nisë nesër [e mërkurë], prandaj po bëhen përgatitje maksimale për mbrojtje nga përmbytjet”.

Disa shtete evropiane u përballën me vërshime vdekjeprurëse gjatë fundjavës, teksa Rumania, Polonia, Austria dhe Çekia raportuan për viktima dhe dëme të mëdha.

Dy ditë pasi shiu i rrëmbyeshëm përmbyti dy qarqe në lindje të Rumanisë, shumë zona mbeten të mbuluara nga uji, ndërsa njerëzit po përballen me vështirësi në llogaritjen e dëmeve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytjet masive vënë në alarm Europën Qendrore, fillojnë të marrin masa appeared first on Euronews Albania.

Situata e përmbytjeve në Europë: Italia pritet të goditet nga stuhia ‘Boris’

By: user7
18 September 2024 at 08:18

Stuhitë intensive që godasin Europën qendrore po arrijnë tani në Itali, ku paralajmërimet për shi të dendur, erëra të forta dhe përmbytje janë lëshuar në pjesën më të madhe të vendit.

Përmbytjet janë raportuar tashmë në qytetin qendror të Peskarës, ndërsa alarmet e motit të shërbimit meteorologjik italian zbatohen nga bregu verior i Emilia-Romagna deri në jug.

Paralajmërimet vijnë pasi përmbytjet kanë shkatërruar pjesë të Polonisë, Republikës Çeke, Rumanisë dhe Austrisë këtë javë, duke lënë të paktën 21 njerëz të vdekur.

Autoritetet në Kroaci, Hungari dhe Sllovaki po paralajmërojnë gjithashtu për përmbytje në ditët në vijim.

Përmbytjet e konsiderueshme janë shkaktuar nga stuhia “Boris”, e cila solli sasi të mëdha shiu dhe bore në fundjavë.

Më shumë se 5,000 ushtarë janë vendosur për të ndihmuar njerëzit në Poloninë jugore, duke përfshirë 40,000 banorët e evakuuar nga qyteti i Nysa.

Ujërat e përmbytjeve po zvogëlohen në disa vende në rajon dhe po përhapen në të tjera, me shkallën e dëmit të zbuluar në qytete polake si Glucholazy. Ura kryesore e qytetit u shemb pasi u dëmtua nga lumi, ndërsa shumë nga rrugët e tij janë mbuluar me baltë.

Policia polake të martën konfirmoi se të paktën gjashtë persona kanë vdekur, duke paralajmëruar kundër informacioneve të rreme pas raportimeve të mediave që tregojnë se numri i përgjithshëm i njerëzve të vrarë në më shumë se një duzinë.

Kryeministri i vendit, Donald Tusk, ka shpallur një gjendje një mujore të fatkeqësisë natyrore, me përmbytjet më të këqija që pritet të godasin qytetin e Wroclaw të mërkurën.

Zonat përgjatë kufirit çeko-polakë janë ndër më të goditurat, ku 15,000 njerëz janë evakuuar edhe në Republikën Çeke.

The post Situata e përmbytjeve në Europë: Italia pritet të goditet nga stuhia ‘Boris’ appeared first on Lapsi.al.

Italia preket nga moti i keq! Jepet alarmi dhe në Ballkan, a preket Shqipëria?

By: M C
17 September 2024 at 21:31

Fundjavën që lamë pas një stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshiu pjesën më të madhe të Europës qendore dhe lindore, duke shkaktuar 21 viktima si dhe shumë dëme materiale.

Më të prekura ishin Rumania, Polonia, Republika Çeke dhe Austria.

Por alarmi tashmë është dhënë edhe në Itali. Sipas Shërbimi Meteorologjik italian orët në vijim do të jenë mjaft delikate, pasi priten reshje të forta shiu sidomos në bregun verior të Emilia-Romagna në jug ekstrem të vendit.

Ndëkrohë edhe autoritetet në Kroaci, Hungari dhe Sllovaki po paralajmërojnë gjithashtu për përmbytjet në ditët e ardhshme.

Edhe në Shqipëri priten reshje orët në vijim, por nuk ka asnjë alarm.

Përmbytje të konsiderueshme u shkaktuan nga stuhia Boris, e cila solli sasi të mëdha shiu dhe bore gjatë fundjavës.

The post Italia preket nga moti i keq! Jepet alarmi dhe në Ballkan, a preket Shqipëria? appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Pritej që të fliste në Parlamentin Evropian, Viktor Orban anulon të gjitha aktivitetet ndërkombëtare! Ja arsyeja

16 September 2024 at 14:34
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se i ka anuluar të gjitha “detyrimet e tij ndërkombëtare”, pasi vendi i tij pritet të përfshihet nga përmbytje të mëdha. Orban, i cili pritej të fliste këtë javë në Parlamentin Evropian, tha përmes një postimi në rrjetet sociale se, “për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe përmbytjeve

Evropa Qendrore vazhdon të luftojë me shira e përmbytje

16 September 2024 at 08:43

Banorët dhe autoritetet në Evropën Qendrore vazhdojnë të luftojnë me reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Në Rumani, zyrtarët thanë se së paku gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë zhdukur. Në Austri, një zjarrfikës vdiq gjatë një operacioni të shpëtimit. Në Poloni u raportua, po ashtu, një viktimë nga mbytja, ndërsa […]

The post Evropa Qendrore vazhdon të luftojë me shira e përmbytje appeared first on BoldNews.al.

Stuhia “Boris” shkakton dëme të jashtëzakonshme në Europën Qendrore dhe Lindore, vendet më të prekura

15 September 2024 at 23:02

Stuhia “Boris” ka shkaktuar probleme të mëdha në shumë vende në Europë. Nga pamjet e raportuara nga mediat e huaja shihen imazhe të vendeve të përmbytura, ndërsa numri i viktimave është shtatë.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Poloni, Republikën Çeke dhe në Austri. Por gjithashtu probleme nga stuhia reshjet e shumta dhe përmbytjet janë raportuar në Hungari, Gjermaninë juglindore.

Gati 80 %  një qyteti në Republikën Çeke, Krnov, është zhytur nën ujë, ndërsa operacionet për shpëtimin e qytetarëve janë tejet të vështira.

Nga ana tjetër Kryeministri polak Donald Tusk,  thotë se qeveria e tij do të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa autoritetet luftojnë për t’u marrë me pasojat e përmbytjeve.

/abcnews.al/

Përmbytjet në Europën Lindore dhe Qendrore, 6 persona humbin jetën! Autoritetet në gatishmëri, dhjetëra familje të evakuara

15 September 2024 at 17:32
Gjashtë persona kanë vdekur dhe të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve të masive në Evropën Lindore dhe Qendrore. Sipas parashikimeve, më shumë reshje priten në ditët në vijim. Kjo do të thotë rritje e nivelit të lumenjve dhe situata ka vënë autoritetet në gatishmëri të lartë. Dhjetëra mijëra shtëpi janë dëmtuar deri më tani në

Moti i keq përmbyt Durrësin, Hysaj me ironi: Mos harroni çizmet e llastikut/ PAMJET

By: Ela
15 September 2024 at 12:11

Anëtarja e Kryesisë së PD, Jola Hysaj ka publikuar pamjet nga qyteti i Durrësit, që siç shihet për shkak të reshjeve të shiut disa rrugë janë përmbytur, situatë e cila është e njejtë prej shumë vitesh dhe kryebashkiakja Sako s’bën asgjë për ta përmirësuar. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hysaj me ironi […]

The post Moti i keq përmbyt Durrësin, Hysaj me ironi: Mos harroni çizmet e llastikut/ PAMJET appeared first on BoldNews.al.

Nga i nxehti përvëlues te shiu i rrëmbyeshëm, Europa përgatitet për stinën e përmbytjeve

By: user7
15 September 2024 at 09:09

Kontinenti evropian ka lënë pas temperaturat ekstreme dhe të nxehtin përvëlues për t’i hapur rrugë reshjeve të shiut, të cilat kanë nisur të shkaktojnë dëme në disa shtete.

Rumania ka ngritur kampe zhvendosjeje dhe ka nisur operacionet e shpëtimit pasi përmbytjet vranë të paktën katër persona dhe shkatërruan mijëra shtëpi në lindje të vendit. Varkat dhe aeroplanët ushtarakë po përdoren për të lëvizur njerëzit në vende të sigurta dhe kryeministri Marcel Ciolacu ka thënë se prioriteti tani është parandalimi i humbjeve të mëtejshme të jetëve.

Ditët e fundit kanë parë shira të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Evropën qendrore dhe lindore, duke fryrë lumenj dhe duke shkaktuar paralajmërime për përmbytje në Republikën Çeke, Poloni, Austri, Sllovaki dhe Hungari. Barrierat nga përmbytjet në kryeqytetin çek Pragë janë ngritur, ndërsa në disa pjesë të Polonisë banorët janë evakuuar.

Katër personat e vdekur u gjetën në rajonin juglindor rumun të Galatit gjatë një operacioni kërkimi dhe shpëtimi, konfirmuan shërbimet e urgjencës për agjencinë e lajmeve AFP. “Dhjetëra njerëz u shpëtuan nga shtëpitë e tyre në 19 zona të vendit”, shtuan ata.

Në Poloni , ministri i brendshëm Tomasz Siemoniak tha se kishte një “situatë të vështirë” në zonat përreth katër lumenjve. Në jugperëndim, lumi Biala ka tejkaluar nivelet e sigurta me dy metra, dhe ka shqetësim të veçantë për qytetet e afërta Morow dhe Glucholazy.

Në Republikën Çeke , alarmi më i lartë për përmbytjet ishte shpallur në 38 vende të ndryshme. Në Pragë, barrierat nga përmbytjet janë ngritur, argjinaturat janë mbyllur për publikun dhe kopshti zoologjik është mbyllur. Të premten në mëngjes, një portë prej çeliku një metër e trashë u përdor për të mbyllur të ashtuquajturin Kanali i Djallit ose Certovka, i cili kalon nëpër qytet.

Në Austri, për të cilën zyrtarët thonë se përjetoi gushtin më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve të temperaturave, shumë rajone presin 10-20 cm shi brenda pak ditësh. Në pjesë të veriut parashikohet mbi 20 cm. Qendra e paralajmërimit të stuhisë UWZ tha se disa pjesë do të shohin rekorde të mëparshme për të gjithë muajin shtator “të tejkaluar në vetëm pak ditë”.

Reshje të dendura të vazhdueshme priten edhe përtej kufirit në shtetin gjerman të Bavarisë. Reshjet ekstreme po bëhen më të mundshme në Evropë, si në pjesën më të madhe të botës, për shkak të ndryshimeve klimatike.

The post Nga i nxehti përvëlues te shiu i rrëmbyeshëm, Europa përgatitet për stinën e përmbytjeve appeared first on Lapsi.al.

Shiu i rrëmbyeshëm përfshin Evropën Qendrore dhe Lindore, 4 persona gjendet të pajetë në Rumani

15 September 2024 at 07:09
Evropa qendror dhe ajo lindore janë përfshirë nga moti i keq me reshje të rrëmbyera shiu. Rumania ka ngritur kampe zhvendosjeje dhe ka nisur operacionet e shpëtimit pasi përmbytjet vranë të paktën katër persona dhe shkatërruan mijëra shtëpi në lindje të vendit. Varkat dhe avionët ushtarakë po përdoren për të lëvizur njerëzit në vende të

Mianmar nuk gjen qetësi, pas tajfunit Yagi goditet nga përmbytje masive, dhjetëra të vrarë e qindra mijëra të zhvendosur

By: E.K
14 September 2024 at 08:19

Përmbytje të rënda kanë goditur Mianmarin pas tajfunit Yagi, me më shumë se 230,000 njerëz të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Junta qeverisëse e vendit ka kërkuar ndihmë nga jashtë për të zbutur ndikimin e fatkeqësive natyrore që po godasin vendin. Kryeqyteti Naypyidaë është ndër zonat më të goditura. Ushtria raporton se përmbytjet […]

The post Mianmar nuk gjen qetësi, pas tajfunit Yagi goditet nga përmbytje masive, dhjetëra të vrarë e qindra mijëra të zhvendosur appeared first on FaxWeb.

Situata e motit për orët në vijim/ Lajda Porja: Shtrëngata dhe stuhi e fortë, rrezik për përmbytje

By: V K
13 September 2024 at 09:08

Meteorologia e njohur Lajda Porja, teksa ka folur lidhur me situatën e motit në vendin tonë, ajo shprehet se kjo fundjavë do jetë një fundjavë tipike vjeshte.

Sipas saj, reshjet dhe shtrëngatat e shiut do të jenë prezente pothuajse gjatë gjithë kohës, ndërsa temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie.

Mes të tjerash, Porja thekson se kjo e premte do karakterizohet me reshje shiu të vazhdueshme.

Gjithashtu, sipas meteorologes edhe fundjava do ketë prezencën reshjesh, por e diela do t’i ketë më të pakta.

Një fundjavë tipike vjeshte në këtë fundjavë.  Reshjet kanë filluar që pas mesnatë dhe sot kanë përfshirë të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që dita e sotme të jetë me rrebeshe shiu gjatë gjithë ditës, herë pas here do shoqërohen me stuhi të forta ere, në fakt do kemi dhe rrezikshmëri  përmbytje lokale, kryesisht  në zonat veriperëndimore dhe  disa zona të ultësirës perëndimore, E shtuan dhe e diela me vranësira dhe reveshe shiu, ku të shtunën kemi rrebeshe të herëpashershme, kurse e diela, edhe pse do ti ketë prezente reshjet, do t`i ketë në sasi të pakta”,  tha ajo.

The post Situata e motit për orët në vijim/ Lajda Porja: Shtrëngata dhe stuhi e fortë, rrezik për përmbytje appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet bëjnë namin në Nigeri, raportohet për 30 të vdekur

By: M C
11 September 2024 at 22:43

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën. Ndërsa 400,000 të tjerë janë zhvendosur nga përmbytjet masive që përfshinë qytetin e Maiduguri në verilindje të Nigerisë gjatë kësaj jave.

Mijëra shtëpi u përmbytën pasi diga Alaou shpërtheu në lumin Ngada, 20 km në jug të Maiduguri.

Maiduguri, kryeqyteti rajonal i shtetit Borno, po përjeton një nga përmbytjet më të këqija në 30 vjet, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

The post Përmbytjet bëjnë namin në Nigeri, raportohet për 30 të vdekur appeared first on Albeu.com.

Reshje të dendura shiu pritet të mbërthejnë vendin tonë në fillim të javës, ja zonat që rrezikojnë përmbytje

By: V K
6 September 2024 at 12:37

Rajoni  është duke u përballur me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, të cilat gjatë ditës së djeshme, shkaktuan probleme me përmbytje.

Veriu i Italisë, pritet të përballet me të njëjtin intensitet reshjesh të këtyre ditëve edhe gjatë javës, zhvillime që parashikohet të prekin edhe vendin tonë.

Ndërkohë, sa i përket Shqipërisë, moti sot është me vranesira dhe me reshje shiu, të cilët pritet të zgjerohen thuajse në të gjithë territorin gjatë orëvë në vijim.

 

Reshjet priten të moderuara dhe pa rrezik për përmbytje gjatë ditës së sotme, por problemet sipas stacioneve meterologjike rajonale, pritet të nisin gjatë ditës së hënë për zonat veri-perëndimore dhe jugore të Shqipërisë.

Nga a hëna, parashikohet se masat ajrore të ftohta të përplasen fillimisht në Itali, si edhe Veriun e gadishullit të Ballkanit dhe disa orë më pas në vendin tonë gjatë mbrëmjes se të hënës, duke sjellë reshje të dendura shiu në zonën e Shkodrës, Lezhës deri në Durrës.

Po ashtu, parashikohen reshje të dendura edhe në jug të vendit, të cilat mund të shkojnë deri në përmbytje në zona të caktuara.

The post Reshje të dendura shiu pritet të mbërthejnë vendin tonë në fillim të javës, ja zonat që rrezikojnë përmbytje appeared first on Albeu.com.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitje dherash, moti i keq përfshin Italinë

By: D Marku
28 August 2024 at 14:44

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në provincën jugore italiane të Caserta, ku një grua dhe djali i saj janë zhdukur. Autoritet besojnë se ato kanë humbur jetën, teksa po vijohet puna për gjetjen e tyre dhe evakuimin e personave të tjerë në zonë.

Gruaja rreth të 70-tave dhe djali i saj në të 40-at, po udhëtonin me një makinë kur u përfshinë nga mot i keq.

Brigada e zjarrfikësve tha në platformën X se 10 skuadra kërkimi ishin vendosur për të gjetur dy personat dhe se rrëshqitja e dheut kishte detyruar njerëzit të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre.

Moti i keq goditi qytetin e San Felice a Cancello, një qytet i vogël rreth 30 km në verilindje të Napolit. Edhe pjesë të tjera të Italisë si Milano apo Komo u përfshinë nga stuhitë e mëdha dhe breshëri.

The post Shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitje dherash, moti i keq përfshin Italinë appeared first on Albeu.com.

❌
❌