Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream
Before yesterdayMain stream

KPK u nda në vlerësimin e gjyqtarit Julian Haxhiu

9 September 2024 at 14:38

Gjyqtari i Tiranës, Julian Haxhiu u konfirmua në detyrë më shumicë votash të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, më 7 qershor. Trupa u nda në vlerësimin përfundimtar për mënyrën e përfitimit të një kredie me kushte lehtësuese, ku kryesuesja Alma Faskaj dhe relatorja Pamela Qirko i gjetën bindëse shpjegimet e subjektit, ndërsa […]

The post KPK u nda në vlerësimin e gjyqtarit Julian Haxhiu appeared first on Reporter.al.

Gjyqtari Tonin Sterkaj shkarkohet nga detyra

4 September 2024 at 16:13

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 4 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Vendimi u mor nga trupa e KPK kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen. Gjatë seancës dëgjimore të martën, Sterkaj u pyet dhe dha shpjegime për barrat […]

The post Gjyqtari Tonin Sterkaj shkarkohet nga detyra appeared first on Reporter.al.

KPK shkarkon prokurorin Dashnor Nure

4 September 2024 at 11:02

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën vendimin për shkarkimin e prokurorit të Korçës Dashnor Nure pas vetingut në të tri kriteret. Nures iu kalua barrë prove në lidhje me adresat e banimit dhe dy banesave nga të afërmit në të cilat ai kishte jetuar. Po ashtu atij iu gjetën pamundësi financiare në disa […]

The post KPK shkarkon prokurorin Dashnor Nure appeared first on Reporter.al.

Prokurorja Ornela Rrumbullaku shkarkohet nga detyra

4 September 2024 at 10:25

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 4 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Ornela Rrumbullaku. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Xhensila Pinen. Gjatë seancës dëgjimore të hënën, Rrumbullaku dha shpjegime për bilancet negative në […]

The post Prokurorja Ornela Rrumbullaku shkarkohet nga detyra appeared first on Reporter.al.

Gjyqtari Tonin Sterkaj jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

3 September 2024 at 19:05

Gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj u përball të martën më 3 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore u pyet dhe dha shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe bilancin negativ në vlerën 28.3 milion lekë, si dhe për një sërë gjetjesh në aspektin profesional. Procesi i vetingut […]

The post Gjyqtari Tonin Sterkaj jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin appeared first on Reporter.al.

Skeda e pasurisë së deklaruar –Tonin Sterkaj – Gjykata e Shkodrës

By: BIRN
2 September 2024 at 19:29

Gjyqtari Tonin Sterkaj i Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër do të përballet të martën më 3 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine. Tonin Sterkaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin […]

The post Skeda e pasurisë së deklaruar –Tonin Sterkaj – Gjykata e Shkodrës appeared first on Reporter.al.

Prokurori Dashnor Nure pa shtëpi, KPK i heton adresat e banimit

2 September 2024 at 19:03

Prokurori i Korçës, Dashnor Nure u përball të hënën më 2 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura lidhur me adresat e banimit si dhe bilancet negative të konstatuara në vite. Procesi i vetingut për Nuren po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela […]

The post Prokurori Dashnor Nure pa shtëpi, KPK i heton adresat e banimit appeared first on Reporter.al.

Ornela Rrumbullaku jep shpjegime për bilancet negative në investimet e bashkëshortit

2 September 2024 at 18:56

Prokurorja e Tiranës, Ornela Rrumbullaku u përball të hënën më 2 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për bilancet negative në vlera të mëdha të konstatuara në burimin e krijimit të aksioneve të bashkëshortit në disa shoqëri private. Ajo i kundërshtoi gjetjet e KPK-së, duke pretenduar se […]

The post Ornela Rrumbullaku jep shpjegime për bilancet negative në investimet e bashkëshortit appeared first on Reporter.al.

Skeda e pasurisë së deklaruar –Dashnor Nure – Prokuroria e Korçës

By: BIRN
1 September 2024 at 15:28

Prokurori Dashnor Nure i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë do të përballet të hënën më 2 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Alma Faskaj dhe Xhensila Pine. Dashnor Nure e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin […]

The post Skeda e pasurisë së deklaruar –Dashnor Nure – Prokuroria e Korçës appeared first on Reporter.al.

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ornela Rrumbullaku – Prokuroria e Tiranës

By: BIRN
1 September 2024 at 14:31

Prokurorja Ornela Rrumbullaku e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë do të përballet të hënën më 2 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Pamela Qirko dhe Alma Faskaj. Ornela Rrumbullaku përfundoi studimet e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pas një […]

The post Skeda e pasurisë së deklaruar –Ornela Rrumbullaku – Prokuroria e Tiranës appeared first on Reporter.al.

Komisioneri Publik ankimon dy vendime të KPK

7 August 2024 at 18:00

Komisionerët Publik njoftuan të mërkurën se kishin ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Sonjela Voskopi dhe të ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Apelit Administrativ, Ervin Aliu. Ankimi për Voskopin, i bërë nga komisioneri Florjan ballhysa i kërkon Kolegjit që të rishqyrtojë […]

The post Komisioneri Publik ankimon dy vendime të KPK appeared first on Reporter.al.

Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e ndihmëses ligjore Klerona Meçi

2 August 2024 at 14:15

Ndihmësja ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Klerona Meçi u konfirmua në detyrë më 9 prill me shumicën e votave të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, komisionereve Alma Faskaj dhe Pamela Qirko, të cilat konkluduan se ky subjekt rivlerësimi kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe figurën, si dhe kualifikues për profeisonalizmin. […]

The post Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e ndihmëses ligjore Klerona Meçi appeared first on Reporter.al.

❌
❌