Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

“15 mln euro një lingotë ari”, Daci zbulon fuqinë ekonomike të grupit Çopja

17 September 2024 at 21:22

Gazetarja Glidona Daci ishte këtë të martë e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth dekonspirimit të operacionit për vëllezërit Çopja.

Ajo tha ndër të tjerat se vëllezërit Çopja janë shumë të fuqishëm ekonomikisht dhe pasuritë që ata kanë arrijnë shuma të frikshme.

“Janë 3 vëllezër, një i dënuar nga Britania e madhe dhe po vuan dënimin në një nga burgjet e Shqipërisë. Franc Çopja është ekstraduar më herët nga Dubai në Belgjikë për vrasjen e Arjan Spahiut dhe për shkak të trafikut të drogës.

Hajdar Çopja dihej që ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Dubai, por mendohej se ishte një personazh që dyshohej se ishte në Shqipëri dhe prokuroria dyshon se dikush e ka shitur, që do kryhej një operacion për të goditur grupin e fundit në qytetin e Elbasanit që kishte mbetur pa u goditur.

Është ky grup që përfshihet në disa nga ngjarjet më të rënda kriminale në 2019-2020. Është një grup shumë i fuqishëm që vetëm një lingotë ari vlen 15.4 milionë euro, nuk flas dot për pasuri të tjera, janë shuma shumë të frikshme. Ekonomikisht janë shumë të fuqishëm dhe po përplasej fuqishëm me grupin e “Tarzanit”. Përplasja mes tyre ka nisur për një sasi 50 kg kokainë të vjedhur në Britaninë e Madhe e ka pasur 13 të vrarë në Shqipëri e jashtë”,-tha Daci.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “15 mln euro një lingotë ari”, Daci zbulon fuqinë ekonomike të grupit Çopja appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Informacioni doli para se të nisnin arrestimet për grupin “Çopja”, BKH i merr telefonin Rrumbullakut

17 September 2024 at 10:11

Largimi dhe mos rënia në prangat e policisë, e disa prej eksponentëve të botës së krimit që kanë bashkëvepruar me organizatën kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, ka sjellë nisjen e një hetimi nga prokuroria dhe BKH-ja për nxjerrje të sekretit hetimor. Kjo është një taktikë e përsëritur që SPAK kryen mbi […]

The post Informacioni doli para se të nisnin arrestimet për grupin “Çopja”, BKH i merr telefonin Rrumbullakut appeared first on BoldNews.al.

Informacioni doli para se të nisnin arrestimet për grupin “Çopja”, BKH i merr telefonin Rrumbullakut dhe dy drejtuesve të policisë

By: V K
17 September 2024 at 10:02

Largimi dhe mosrënia në prangat e policisë, e disa prej eksponentëve të botës së krimit që kanë bashkëvepruar me organizatën kriminale të drejtuar nga vëllezërit “Çopja”, ka sjellë nisjen e një hetimi nga prokuroria dhe BKH-ja për nxjerrje të sekretit hetimor.

Kjo është një taktikë e përsëritur që SPAK kryen mbi drejtuesit e Policisë së Shtetit, me dyshime se mund të kenë nxjerrë sekretin hetimor përpara se vendimi i gjykatës t’i vihej në ekzekutim.

Ikja e Çopjave dhe shumë emrave të tjerë që ndodheshin në atë vendim për t’u arrestuar, ka angazhuar prokurorin Behar Dibra, i cili njëlloj si me rastin e gazetarit e “Ora News” Elton Qyno, ka vendosur të hapë një hetim për “nxjerrjen e sekretit hetimor”.

Në vazhdën e këtij hetimi, oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë shkuar me urgjencë në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, duke i sekuestruar aparatin e telefonit, me dyshimin se informacionet dhe emrat e operacionit të nisur nga SPAK kundër grupit “Çopja”, mund të kishin dalë prej tij.

Rrumbullaku ka dorëzuar telefonin, ndërsa pas tij agjentët e BKH-së i kanë marrë telefonin dhe këqyrur e-mailin një zyrtari tjetër të lartë të Policisë së Shtetit, i cili ja kishte dërguar me e-mail vendimin e gjykatës disa prej drejtuesve të Forcës Operacionale dhe Drejtuesit të Policisë së Elbasanit.

Punonjësve të policisë që u ka shkuar ky e-mail i dërguar nga zyrtari i lartë në drejtorinë qendrore, u janë marrë telefonat dhe këqyrur adresat postare elektronike, me shpresën e gjetjes së personit që kishte nxjerrë informacionin, përpara se SPAK të ndize dritën jeshile për ekzekutimin e vendimit.

Të gjithë emrat kishin dalë dhe pjesa dërmuese e personave përfshirë dhe biznesmenët që duhet të arrestoheshin, ishin larguar. Ndërkohë emrat në mesditë u publikuan.

Ky nuk është rasti i parë që SPAK, hap hetim për nxjerrje sekreti, apo qoftë dhe publikim i akteve sekrete, pasi janë dhe 4 procedime të tjera të kësaj natyre.

The post Informacioni doli para se të nisnin arrestimet për grupin “Çopja”, BKH i merr telefonin Rrumbullakut dhe dy drejtuesve të policisë appeared first on Albeu.com.

Skenari për ekzekutimin e Alibejt/ Do ndiznin zjarr në pallat, Vis Daka do hynte si zjarrfikës për të vrarë

15 September 2024 at 20:30

Mes planeve të shumtë dhe sigurimit të mjeteve për të kryer vrasjen e Erjon Alibej në Elbasan, organizata e drejtuar nga vëllezërit Çopja synoi të vinte në zbatim ekzekutimin me snajper të Alibej brenda burgut të Bradasheshit dhe brenda shtëpisë së tij në Elbasan. Në shtëpi Alibej pretendohet nga SPAK se do vritej përmes një […]

The post Skenari për ekzekutimin e Alibejt/ Do ndiznin zjarr në pallat, Vis Daka do hynte si zjarrfikës për të vrarë appeared first on BoldNews.al.

Vëllezërit Çopja kryen masakrën e Bradasheshit natën që u vdiq babai, Alibej dyshonte tek i afërmi i Suel Çelës

By: V K
3 September 2024 at 11:36

Goditja dhe vrasja pa mëshirë në dhjetor te vitit 2018 e Endrit Alibej i njohur me nofkën “Tarzani”, dajës së tij Arben Dylgjeri dhe mikut të tyre Turk, Erdal Duranay, prishi përfundimisht miqësinë Çopja-Alibej dhe bashkëpunimin e tyre në trafikun e kokainës.

Vrasja e tyre është bërë nga dy armë të ndryshme automatike, nga të cilat janë lëshuar 24 copë gëzhoja.

Pikërisht atë mbrëmje të vrasjes së trefishtë në Bradashesh, vëllezërve Çopja i kishte ndëruar jetë dhe babai i tyre.

Por pavarësisht kësaj dhimbjeje, ata nuk hoqën dorë nga plani për vrasjen e Endrit Alibej, duke e goditur këtë të fundit në ditën kur atyre i kishte ndëruar jetë babai.

Dy vëllezërit Hajdar dhe Franci Çopja, aktivizuan grupin e vrasve me pagesë të drejtuar nga Talo Çela, grup në të cilin bënte pjesë dhe Dashnor Dumani, vëllai i bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Në momentin e vrasjes së trefishtë, Erjon Alibej alias Agim Shurbi, ndodhej në Peqin pasi po shpërndate gjela deti tek disa miqtë e familjes së tij.

Por është njoftuar nga bashkëshortja për krimin e rëndë, dhe është nisur drejt e Bradasheshit.

Ngjarja ka qënë mjaft e rëndë për shkak të 3 viktimave. Ndërsa familja Alibej nuk kishte asnjë dyshim mbi vëllezërit Çopja, pasi dhe Franc Çopja ishte në varrimin e mikut të tij, Endrit Alibej.

Dyshimet e para të Erjon Alibej, ranë mbi një person të vetëm të quajtur Xhon Rusta. Ky i fundit është këshëriri i parë i Suel Çelës në Elbasan dhe ishte plagosur në vitin 2018 nga Erjon Alibej, duke e qëlluar 3 herë me armë, ku një nga plumbat i ka përshkruar lëkurën e barkut.

Ora News, raporton se më parë se për këtë ngjarje Erjon Alibej alias Agim Shurbi, është marrë i pandehur për akuzën e “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe në muajin Dhjetor 2020 është deklaruar fajtor dhe dënuar me 2 vite burgim.

Prokuroria e Elbasanit, gjatë leximit të pretencës kërkoi dënimin me 5 vite burgim të Erion Alibej alias Agim Shurbi, duke marrë parasysh dhe gjykimin e shkurtuar.

Ndërsa gjykata vendosi fillimisht dënimin me 3 vite burgim dhe duke marrë në konsideratë gjykimin e shkurtuar, ky dënim është ulur përfundimisht në 2 vite burgim.

Sipas dosjes hetimore ngjarja ka ndodhur në vitin 2018 në Elbasan, ku Alibej ka qëlluar plot 3 herë me pistoletë në drejtim të Xhon Rustës. Rusta është plagosur lehtë me dy plumba në vithe dhe një që e ka prekur në lëkurën e barkut.

Ndërkohë, shkak i kësaj përplasje me armë ka qënë se Xhon Rusta, e ka parakaluar me makinën tip “Audi”, Erjon Alibejn dhe ky i fundit në mes të rrugës nga makina e tij ka qëlluar me armë në drejtim të tij.

Pas kësaj ngjarjeje, Alibej është larguar, por më pas u arrestua nga policia, duke u mbyllur fillimisht në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe më tej Gjykata e Apelit Durrës, ndryshoi këtë masë në “arrest shtëpie”, masë në të cilën ai ishte deri në kohën kur RENEA shkoi e arrestoi në banesë për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Por goditja me armë dhe plagosja e Xhon Rustës në 2018 nga Erjon Alibej, ngjallën dyshime të forta tek Alibej dhe njerëzit e tij, se sulmin me armë në masakrën e Bradasheshit, mund ta kishte kryer Xhon Rusta dhe kushëriri i tij, Suel Çela.

Kjo pasi Erjoni para disa muaj kishte goditur me armë Xhonin dhe kushërinjtë Rusta-Çela, kishin goditur për hakmarje.

Aq më tepër që dhe vetë vrasësit e vërtetë të kësaj ngjarje, Franci dhe Hajdar Çopja e Mikael Kamami, i thoshin Erjon Alibej se masakrën e trefishtë e kishte bërë Suel Çela.

Të njëjtën linjë dyshimi Erjon Alibej ka marë dhe kur ka shkuar tek grupi i Çapjave në Elbasan të cilët sipas tij i kanë thënë se:

“…ju ka vra Suel Çela, asnjë tjetër nuk e bënte këtë tragjedi përveç atyre, se ska arsye se pse…”.

Nisur nga këto dyshime Erjon Alibej, fillon të kërkojë Suel Çelën për t’i kërkuar llogari këtij të fundit se çfarë kishte ndodhur dhe pse kishte goditur njerëzit e tij.

Akuza e fortë e ish-gjyqtarit nga Kosova: Shqipërisë i intereson vetëm leku, nuk e kanë problem bashkëpunimin me Serbinë

“Unë gjatë kësaj kohe komunikova me Suelin, nëpërmjet telefonit të kriptuar që ma sjell një njeriu i tij”.

Fjalët e Suelit kanë qënë këto:

”…unë nuk të kam hak e hile. Bahu i fortë dhe ki durim se çdo gja ka për të dalë. Nuk e di se sa mund të zgjasë, por çdo gjë ka për të dalë. Unë po mundohem që edhe unë të zbuloj. Më ke në mbështetje më ke në krahë. Vetëm bëj durim, nuk jam unë, nuk është Xhoni, nuk është askush në këto llafe që po flasim nga ana ime. Në qoftëse ty të del një fjalë, vetëm një fjalë që e vërteton me fakt që është Xhoni, unë do ta sjell me duart e mia, pranë teje dhe masakroje. Port ë jesh I qartë që në qoftëse të del Xhoni, Xhoni nuk bën asnjë lëvizje dot pa mua…”.

Sipas Erjon Alibej, këto kanë qenë fjalët e Suelit.

Ai ia ka kthyer duke i thënë fjalët: “…kush mund të jetë tjetër…“?- i them.

“…Po pse, tha, ti dyshon te unë prap…”?- më tha.

I thashë: “…Po kush mund të jetë tjetër…”?

Më tha: “…Këtë nuk e di tha, por ki durim se do të dale…”,- dhe i kam dhanë telefonin atij djalit që më erdhi dhe i kam thanë mere se nuk kam ça flas më me të.

Për një periudhë të gjatë jam interesuar vetë personalisht, me lidhjet e mija shoqërore por edhe me shoqërinë e Endritit, si dhe familjarët e mi, për të gjetur informacione për personat e atentatit ndaj Endritit dhe familjarëve të mi.

Ishte një kohë që flitej se atentatin e kanë bërë vëllezërit Çopja, Hajdar Çopja, Franc Çopja.

Në këtë kohë kam vajtur në Hollandë dhe kam takuar Suel Çelën, periudha nuk më kujtohet saktësisht. Për këtë takim më ka ndihmuar një shok i Endritit. Në Hollandë unë kam qëndruar në Rotterdam, kurse Sueli, ishte në Den Haag (Hagë).

E takoj Suel Çelën në shpinë e tij në Hagë. U ulëm në tavolinë, filloi të diskutojë dhe më thotë që ta kanë bërë Franc Çopja me Talon, Kelin, kaq më përmendi.

Më përpara ngjarjes unë Talo Çelën, nuk e kisha dëgjuar në jetën time. Talon e njihte gjithë Elbasani çfarë ishte, por ne s`kishim dëgjuar ndonjëherë për të.

“…Po arsyeja pse ma kanë bërë…”,- i thashë. Sueli më tha që flitet për 50 kile që kanë humbur në Angli dhe sikur ja keni marë juve 50 kile drogë.

Në bisedë e sipër pastaj, po e shikoja, po flitshim, po diskutonim, i thashë: “…E di që flet e gjithë Shqipëria për ty…”.

E kam marrë mundimin të vij se du të të shoh në sy, edhe sikur jeta ime të përfundoj këtu, të paktën të vdes njëherë e mirë, mos të vdes nga pak.

Filloi në atë moment iu mbushën sytë me lot, më kapi qafën dhe më tha:Unë të kam si Marion. Nuk ka pse unë të arrij deri në këtë pikë, aq më tepër me Endritin…, Endriti nuk më ka bërë asnjë gja. Në lidhje me Xhonin… Xhonit i gjujte ti, si gjujti Endriti. Nuk shkon kjo që unë ti gjuj Endritit prej Xhonit, se plagose ti Xhonin. Nuk shkon..Xhoni në qoftëse do të arrinte ta bante Xhoni këtë që i ndodhi Endritit, nuk do ta bënte kurrë pa mbështetjen time. Xhoni nuk gjen dot një armë, jo më të bëjë masakër. Ajo ishte një masakër nuk ishte vrasje. Nëse ty të del Xhoni, ore një fakt, du ta dish që jam unë mbrapa dhe unë do ta bi kokën e Xhonit në tepsi…”.

Këto kanë qenë fjalët e atij, i ka treguar SPAK-ut Erjon Alibej.

Ai ka vijuar duke thënë:…kam nejt goxha aty dhe pastaj jam larguar. Më ka dërgu sërish aty ku më mori ky djali. Më tha mu ‘mke në mbështetje, më ke në krah, po mundohem, jam mundu dhe po mundohem me shpirt që të të jap gjana të faktume, thjesht jo vetëm fjalë por po ta them që e ke nga ata, s’ka asnjë tjetër që ta ka bërë këtë pjesë. Nejta dhe pak aty siç thashë dhe u ngrejta dhe ika.

Të gjitha këto i shpjegova për t’ua bërë të qartë ju se pas atentatit të Endritit janë Talo Çela, Altin Ndoci, Mikael Qosja, financuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja”.

Dhe po këta persona janë të njëjtët që kanë financuar dhe realizuar atentatin ndaj vëllezërve Baho, në të cilën Kevin Baho ndërroi jetë, Sandër Baho u plagos rëndë dhe aktualisht është i paralizuar, si dhe atentati ndaj djalit të dajës tim Andi Zylyfi, i cili ka ndërruar jetë.

The post Vëllezërit Çopja kryen masakrën e Bradasheshit natën që u vdiq babai, Alibej dyshonte tek i afërmi i Suel Çelës appeared first on Albeu.com.

Grupi “Çopja” futi euro dhe paund në Shqipëri me valixhe. Dy drejtorë policie “rregulluan” letrat e OFL-së

By: V K
31 August 2024 at 10:50

Miliona euro kanë hyrë në Shqipëri përmes pikave kufitare, të cilët rezultojnë të dërguara nga Dubai përmes valixheve me rrota.

Shumat financiare janë investuar më pas në biznese të ndryshme duke u “tretur” në industrinë e ndërtimit në Tiranë, biznesin e shitjes dhe dhënies me qëra të makinave, në blerjen e apartamente, vilave luksoze në komplekse moderne si “Mandarine Drive” në Lundër të Tiranës, hotel “Domus”, lokale, e deri në investime në bizhuteri, makina luksoze duke blerë lingota floriri dhe Ar.

Ndërkohë, një shifër marramendëse financiare grupi e shpenzonte për të kryer vrasje me pagesë, blerjen e armëve moderne dhe një seri apartamentesh në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, me qëllim krijimin e tyre si baza vend-strehuese të anëtarëve që dilnin në kërkim, përfshirë këtu dhe Talo Çelën.

Valixhet emetoheshin me një postcode dhe më pas priteshin në aeroporte ku më tej tërhiqeshin nga njerëz të organizatës, duke i shpërndarë më tej në linjat respektive sipas direktivave që jepte nga Dubai, Franc dhe Hajdar Çopja alias Bako.

Sipas SPAK, njerëzit që maskoheshin si tregtarë dhe biznesmenë por të përfshirë në pastrimin e parave të vëllezërve “Çopja”, janë Talo Çela, përmes gruas dhhe vajzës së tij, kushëriri i tij Armis Stafa, Rexhino Doçi, Klajdi Merkaj, Arben Lamçja, Maklen Mici, Bashkim Lika dhe biznesmeni i ndërtimit në Elbasan, Arjan Ormenaj.

Në një bisedë, të zhvilluar në muajin Maj 2020 i hetuari Klajdi Merkaj i kërkon Franc Gergely, që t’i ndajë në 3 pjesë shumat monetare dhe të tri pjesët të jenë në një valixhe me rrota që të jenë më praktike në lëvizje.,NË22HR.

Një praktikë e tillë ka ndodhur në dhjetëra raste, ku në Shqipëri kanë hyrë sasitë e eurove.

Pesë ditë më vonë nga kjo bisedë në 27 Maj 2020 Klajdi Merkaj bisedon me Franc Çopjan, lidhur me masat e ndërmara për bllokim pasurie në bazë të Operacionit Forca e Ligjit, ku në këtë bisedë kuptohet se grupi ka bllokuar dy drejtorët e policisë, Elbasan dhe Tiranë.

Merkaj flet me Francin, duke e informuar atë se për punën e OFL-së ka takuar Drejtorin e Elbasanit dhe Tiranës, të cilët e kanë siguruar se nuk kanë asgjë me emrin e Franc Çopja, madje e njohin si person që punon jashtë dhe, sipas tyre, nuk është problematik.

Qëllimi i kapjes së dy drejtorëve të policisë ka qenë për ndërmarrjen e asnjë procedure hetimore apo dërgimi formulari për deklarim pasurie, lidhur me pronat që gëzonin në Tiranë dhe Elbasan dy vëllezërit “Çopja”.

Ndërkohë në 30 Maj 2020, Klajdi Merkaj informon Franc Çopjan se e mori shtëpinë. Më pas Klajdi Merkaj i kërkon Franc Çopjas që shtëpinë ta hedhë në emër të një personi të tretë dhe sipas tij e mira e kësaj shtëpie është se është blerë me kontratë të brendshme dhe jo me noteri.

Në vijim, Klajdi Merkaj i shkruan Franc Çopja se do bëhet revokim kontrate.

Përmbajtja e mesazhit që Klajdi Merkaj i dërgon shtetasit Franc evidentohet kështu:

“…ti hidhet në emër direkt personit dhe vlera bëhet minimale 50.000 € po “ok” shpia kur të duhet për tu fut…”?

Në vijim, të komunikimeve ndërmjet tyre, Klajdi Merkaj i dërgon Franc Çopjas një armë automatike e cila nga biseda kuptohet se është e llojit “Glock”.

Më pas, Klajdi Merkaj i rikujton Franc Çopja se duhet të gjejë një emër personi, tek i cili do jetë pronësia e shtëpisë së blerë nga Franc Çopja për shtëpinë dhe se në kontratë duhet të shënohet minimum 55 Euro.

Më datën 23 qershor 2020 Klajdi Merkaj i dërgon Franc Çopja postcodin me numër NË37SD, të valixheve të tjera. Po më datën 27 qershor 2020, Klajdi Merkaj i dërgon Francit, postcodin me numër LU13LZ.

Më pas, Klajdi Merkaj në bisedë me Francin, jep detaje se janë 2.5 dhe se personi nuk arriti t’i mblidhte në kohë ku dyshohet se bëhet fjalë për transportim të vlerave monetare.

Gjithashtu, në bisedën e 27 qershorit 2020, Klajdi Merkaj e falënderon Franc Çopja për dhuratën e ditëlindjes edhe pse e ka nesër. Në bisedë e sipër Klajdi Merkaj i dërgon Francit postcodin e një valixhe tjetër me rrota B152GJ dhe e informon se në orën 15:00 me të tyren (Angli) do jenë gati.

Përmbajtja e mesazhit që Klajdi Merkaj i dërgon Francit: “…B152GJ në orën 15:00 me të tyren janë gati atje është ok…? Ok…”. USA.

Më pas, Klajdi Merkaj në bisedë me Franc Çopjan jep detaje se ato që janë dërguar janë 50 (50.000 Euro/Paund) dhe se janë të ndara 1.000, ndërsa për të tjerat shkruan se kanë qenë 1000 dhe të ndara në tufa 10 mijë euro.

Më 14 Gusht 2020 Klajdi Merkaj bisedon me Franc Çopjan, të cilit i shpjegon se po interesohet të investojë në ndërtimin e një kompleksi banimi, sa dyfishi i atij që ka ndërtuar më parë si dhe një pallati në Tiranë.

Më pas, Klajdi Merkaj i tregon Franc Çopjas se kanë diskutuar për të dy vendet e ndërtimit dhe kanë marrë “…ok…”.

Gjithashtu, Klajdi Merkaj i thotë Franc Çopjas se tani janë në pritje të bëjnë blerjet e pronave, por për momentin nuk janë mirë me gjendjen e parave “..cash…” dhe i kërkon Francit që ta ndihmojë me një vlerë monetare “…cash…” prej 1.500.000 Euro.

Nga bisedat e zhvilluara ndërmjet tyre, Klajdi Merkaj ndër të tjera informon Francin për ndërtimin hap pas hapi të kompleksit të banimit duke i dërguar edhe foto.

Përmbajtja e disa prej mesazheve që Klajdi Merkaj i dërgon Francit më 19 Gusht 2020 Klajdi Merkaj e pyet Francin, nëse ka nisur gjë poshtë (shuma monetare) dhe më pas i shkruan Francit se nuk i duhen urgjent.

Nga bisedat evidentohet se, për Klajdi Merkaj rëndësi ka dakortësia e Francit dhe se tani mund t’i karikojë personat me kapar financiar duke synuar blerjen e pronave.

Klajdi Merkaj, i shkruan Francit se takimi me B-në, Arben Lamçja ishte i rëndësishëm pasi jep mundësi të shikoj gjëra sa më të mëdhaja.

Pastrim të parave Franc Çopja, ka kryer edhe përmes shtetasit Rexhino Doçi, i cili ka marrë një lokal me qira përballë fakultetit të Drejtësisë në Tiranë.

Lokali është marrë me qira tek shtetësja M.L, për një periudhë 8 vjeçare është planifikuar të paguhet 70 mijë euro qira.

Ndërkohë, janë dhjetëra raste kur Rexhino Doçi, ka kryer tërheqjen e më shumë se 1.5 milion euro cash nga persona të ndryshëm në Tiranë dhe Durrës, para këto që ishin në qarkullim nga Franc Çopja.

Një tjetër rast dhe person që pastron para për Franc Çopjan është kushëriri i tij, Armis Stafa.

Evidentohet se Armis Stafa, ka marrë përsipër dhe ka kryer veprime aktive nëpërmjet shitjes dhe blerjes së automjeteve me qëllim pastrimin e produkteve të veprës penale për llogari të Franc Çopjas.

Në 14 korrik 2023 ka dhënë shpjegime për këtë biznes dhe Erion Alibej një i arrestuar se ka porositur vrasje me pagesë, duke deklaruar në lidhje me asetet dhe pasuritë e vëllezërve Çopja. Ndër të tjera ai ka deklaruar se:

“…Kanë një biznes, pikë shitjesh dhe dhëniesh makinash me qira në aksin Elbasan-Metalurgji, por personi që me letra ka në pronësi këtë biznes e ka emrin Armi, mbiemrin nuk ia di, por di që e ka shtëpinë tek kryqëzimi i Cërrikut, tek lagjia “Gjurma e Mushkës”, dhe di që është kushëri i afërt me vëllezërit “Çopja”, sepse e ëma e vëllezërve Çopja me mamanë e Armit janë vajza tezeje…”.

Po ashtu, Alibej ka treguar dhe për disa biznese të tjera, duke përfshirë dhe rastin e dy vilave të blera në zonën e pas TEG-ut.

Armis Stafa merret në Elbasan me shitjen e makinave të shtrenjta, për llogari të Franc Çopjas. Del qartë nga bisedat se për çdo veprim komunikon me Franc Çopjan, i cili është pronari real i mjeteve.

Po ashtu Armis Stafa, e këshillon Franc Çopjan për veprime financiare në funksion të pastrimit të produkteve të veprës penale. Për çdo makinë që shitet në këtë biznes Armis, pyet Francin lidhur me çmimin përfundimtar.

The post Grupi “Çopja” futi euro dhe paund në Shqipëri me valixhe. Dy drejtorë policie “rregulluan” letrat e OFL-së appeared first on Albeu.com.

Investitori nga Dubai: Si u pastruan paratë e narkotrafikut në projekte ndërtimi në Tiranë

By: admin
30 August 2024 at 17:31

nga Klodiana Lala/BIRN

Në shtator të vitit 2020, Klajdi Merkaj po planifikonte një udhëtim në Dubai për të siguruar financime të bollshme për zgjerimin e biznesit të tij të ndërtimit në Tiranë.

Asokohe vetëm 31 vjeç, Merkaj po ndërtonte përmes kompanisë së themeluar prej tij një kompleks vilash luksoze në Lundër – zonën e pasur të periferisë që rrethon kryeqytetin shqiptar, por ambiciet e tij ishin më të mëdha.

Ndërsa po negocionte për blerjen e dy trojeve të kushtueshme në Tiranë, Merkaj kuptoi se kishte nevojë për më shumë para. Ai iu drejtua për ndihmë Franc Çopjes, një bosi shqiptar të trafikut ndërkombëtar të kokainës, i njohur ndryshe edhe si Franc Gergely.

Merkaj akuzohet se komunikonte me Çopjen përmes aplikacionit Sky ECC dhe e kishte informuar më parë atë për planet e tij të biznesit.

“Për të dy vendet jemi konsumuar lart për t’u realizu. Kemi marrë ok,” e informoi ai Çopjen, ndërsa i kërkoi një kapital prej 1.5 milionë eurosh në cash.

Komunikimet përmes aplikacionit Sky ECC mes Klajdi Merkajt dhe Franc Çopjes janë pjesë e një vendimi voluminoz të Gjykatës së Posaçme për masë sigurie ndaj organizatës kriminale “Çopja”, e akuzuar për një seri vrasjesh me pagesë, trafikimin ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës si dhe pastrimin e parave me burime kriminale.

Përveç konflikteve të përgjakshme, këto komunikime ekspozojnë gjithashtu disa shembuj të kufizuar të një fenomeni që besohet se është shumë herë më i përhapur mbi pastrimin e parave të narkotrafikut në kullat dhe komplekset e ndërtimit në Tiranë.

Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe njihet si “parajsë penale” për një sërë figurash të krimit të organizuar shqiptar, të cilët u fshehën atje për t’u shpëtuar arrestimeve apo atentateve nga grupet rivale.

Franc Çopja besohet se qëndroi në Dubai nga viti 2020 deri në dhjetor 2023, kur u ekstradua në Belgjikë si urdhërues i një vrasjeje për “prishjen e pazareve të drogës”.

Hetuesit besojnë se ai dirigjoi nga Dubai një ushtri me njerëz për të pastruar paratë e tij në Shqipëri si dhe negocioi marrëveshje biznesi që e bënin atë një investitor të fshehtë në projektet e ndërtimit në Tiranë.

Gjatë vitit 2020, kohë së cilës i përkasin bisedat e zhvilluara në SKY ECC, Çopja dokumentohet të ketë sjellë në Shqipëri të paktën 7.5 milionë euro të thata, të cilat u investuan në ndërtimin e një pallati pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në blerjen e apartamenteve të shtrenjta në disa prej kullave të Tiranës si dhe dy vilave në kompleksin “Mandarine Drive” pas qendrës tregtare TEG, e ndërtuar nga kompania e themeluar nga Merkaj.

Një sasi më e madhe prej 15.4 milionë eurosh dyshohet që të jetë investuar një vit më vonë në blerjen e lingotave të arit nga Çopja.

Sipas Europol, agjencisë ligjzbatuese të Bashkimit Europian që koordinoi operacionin e goditjes së grupit Çopja në fund të korrikut, kjo organizatë përdorte transaksione komplekse për të pastruar paratë e gjeneruara nga aktivitetet e paligjshme.

“Mes të arrestuarve është edhe një pastrues parash me qendër në Tiranë, i cili u ofronte shërbimet e tij disa grupeve të tjera kriminale të nivelit të lartë, të angazhuar në nivel ndërkombëtar në vrasje, korrupsion dhe trafik droge në shkallë të gjerë,” deklaroi Interpoli.

Masa e arrestit për akuzën e pastrimit të parave ndaj Klajdi Merkajt nuk është ekzekutuar ende dhe ai është shpallur në kërkim. I kontaktuar nga BIRN, vëllai i tij Endri Merkaj, i cili zotëron kompaninë e ndërtimit, nuk iu përgjigj një kërkese për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

“Ka nevojë për oksigjen”

Organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit nga Elbasani, Franc Çopja, 32 vjeç dhe Hajdar Çopja, 40 vjeç, u godit në fund të korrikut nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, në bashkëpunim me Europol dhe autoritetet ligjzbatuese në Belgjikë, Holandë dhe Francë.

Operacioni ndërkombëtar u kodua me emrin “Gorgon”, figura monstruoze të mitologjisë greke me Meduzën si përfaqësuesen më të njohur të tyre.

Sipas vendimit gjyqësor që BIRN e disponon, organizata Çopja akuzohet se mes viteve 2018-2020 kreu vrasjen e shtatë personave dhe plagosjen e dy të tjerëve, ndërsa përpiqej të eleminonte grupin kundërshtar Alibej përmes kontraktimit të vrasësve me pagesë.

Organizata besohet se e ka origjinën në vitet 2006-2007 në Itali, ku vëllezërit Çopja e nisën aktivitetin e tyre kriminal si shpërndarës të dozave të vogla të kokainës,

“Me kalimin e viteve, vëllezërit Çopja u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Europës, kryesisht në Holandë, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar,” thuhet në vendim.

Në vitin 2020, organizata shtrihej në disa vende të Bashkimit Europian dhe kultivonte lidhje me grosistët e kokainës në Amerikën Latine. Hetuesit besojnë se grupi Çopja ka trafikuar drogë edhe në vende aziatike si India dhe Singapori apo në Afrikën e Jugut.

Ndërsa luftonin për hakmarrje dhe trafikonin sasi të konsiderueshme kokaine në tregun ndërkombëtar, grupi Çopja ishte gjithashtu në kërkim të mundësive për të pastruar paratë e fituara përmes aktiviteteve të paligjshme në Shqipëri.

Nga 7.5 milionë euro të dokumentuara në vitin 2020, tre milionë prej tyre dyshohet se u injektuan në kompaninë “Elba Beton” në pronësinë e Arjan Ormenajt për të realizuar ndërtimin e një pallati pranë qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Elba Beton” është një kompani e themeluar në vitin 2001 nga Arben Lamçja, 50 vjeç – i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni në fund të viteve ’90 dhe njeri i besuar i Franc Çopjes në administrimin dhe pastrimin e parave. Në vitin 2006, Lamçja ia shiti kompaninë Arjan Ormenajt, por hetuesit besojnë se ai vazhdoi të qëndronte si ortak në hije i saj.

Ormenaj është aksioner edhe në gjashtë kompani të tjera biznesi, mes të cilave edhe “Trans Cement” sh.p.k. “Elba Beton” së bashku me kompaninë simotër “Trans Cement” zhvilluan projekte ndërtimi në plazhin e Golemit dhe në Tiranë mes viteve 2021-2023.

Sipas vendimit të gjykatës, Arben Lamçja dhe Arjan Ormenaj kanë kryer veprime aktive për llogari të krerëve të organizatës Çopja nëpërmjet blerjes së pasurive të paluajtshme, financimit të ndërtimit të godinave të banimit dhe çeljes së operatorëve ekonomikë me qëllim mosekspozimin e tyre si posedues dhe pronarë de facto.

Në një rast, Lamçja i shkruan Çopjes në janar 2020 se Ormenaj po planifikonte të ndërtonte një pallat pranë spitalit nr.5 dhe i kishte kërkuar ta pyeste Francin nëse donte të futej si investitor me një vlerë prej 2 milionë eurosh.

Çopja i përgjigjet se nuk është problem për lekët. “Arjan Ormenaj e ka derën të hapur pa kohë dhe pa shifër,” citohet të shkruajë ai.

Dhjetë muaj më vonë, Lamçja e njofton sërish Çopjen se Ormenaj “ka nevojë për oksigjen”.

Në të njëjtën kohë, sipas vendimit të gjykatës, Lamçja dhe Ormenaj blinin apartamente për llogari të Çopjes dhe i regjistronin ato në emrat e të afërmve apo rrethit të tij shoqëror.

Arrestimi i Ormenajt nuk u bë i mundur gjatë operacionit, duke u shpallur në kërkim për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa Arben Lamçja u arrestua në Kosovë në fillim të gushtit dhe u ekstradua në Shqipëri.

Ormenaj ishte i paarritshëm për koment, ndërsa avokati i Arben Lamçjes, Altin Gjata nuk i komentoi akuzat, pasi tha se duhet të njihet me të gjitha provat e Prokurorisë.

Por ai i tha BIRN se Lamçja i ishte nënshtruar më parë hetimit pasuror nga Krimet e Rënda dhe çështja kundër tij ishte pushuar.

Nga biznesi i gomave në ndërtim

“Mandarine Drive” është një kompeks vilash luksoze në periferi të Tiranës, i ndërtuar në një kodër të butë, dikur të gjelbëruar pas qendrës tregtare TEG. Vilat i përkasin arkitekturës moderne, kanë secila pishina personale dhe listohen nga agjencitë imobilare me çmime shitjeje që variojnë nga 1 milion deri në 1.5 milionë euro secila.

Kompleksi “Mandarine Drive” është një investim i kompanisë Merkaj 3 sh.p.k, e themeluar në vitin 2013 nga Klajdi Merkaj kur ishte vetëm 24-vjeç, me aktivitet tregtinë e gomave për mjetet e rënda të transportit. Në vitin 2017, Merkaj ia shiti aksionet vëllait të tij dhe kompania shënoi një ngjitje të beftë, duke u përfshirë në projektin e ndërtimit të kompleksit të vilave “Mandarine Drive”.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga vendimi i Gjykatës së Posaçme sugjerojnë se Klajdi Merkaj vazhdoi të kryente veprime për llogari të kompanisë.

Komunikimet në aplikacionin Sky ECC me Franc Çopjen e identifikojnë Merkajn si një person të angazhuar në transferta parash nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë. Në disa raste gjatë vitit 2020, ai i dërgon Çopjes kode postare, që sipas burimeve të hapura rezultojnë të jenë shtëpi në Londër, Luton dhe në periferi të Birmingamit.

Ai kujdeset gjithashtu që të shesë makinat e Çopjes si dhe të fshehë pronësinë e dy vilave të tyre në kompleksin “Mandarine Drive”.

“Shtetasi Klajdi Merkaj evidentohet si një nga personat e besuar që mban dhe menaxhon vlera monetare të konsiderueshme cash për llogari të shtetasit Franc Gergely,” thuhet në vendimin e gjykatës.

“… sipas porosisë dhe orientimit të shtetasit Franc Gergely (Çopja), ka marrë dhe ka transportuar vlera monetare cash, të cilat më pas janë investuar në ndërtim dhe blerjen e pasurive të patundshme për llogari të shtetasit Franc Gergely,” shtohet aty.

Parkimi i parave

Përveç sipërmarrësve të ndërtimit, Franc Çopja përdori edhe persona të tjerë për operacionet e tij të pastrimit të parave në Shqipëri.

Dy prej tyre dyshohet se ishin pronarët e një pike të këmbimit valutor “B.Lika, Çimi & Keni” përballë Bankës së Shqipërisë, Bashkim Lika dhe Maklen Mici, të cilët akuzohen se e përdornin biznesin e tyre si bazë financiare për organizatën kriminale Çopja.

Prokuroria e akuzon Micin se si përdorues i pikës së këmbimit valutor ka mbajtur në një rast në këto ambiente 2.3 milionë euro, të cilat i përkisnin Franc Çopjes dhe një pjesë e të cilave janë tërhequr nga Arben Lamçja.

Në një rast të dytë, Dorjan Dyli me profesion farmacist ka marrë pranë pikës së këmbimit valutor shumën prej 121 mijë eurosh, që i ka përdorur si këst të parë për blerjen e një apartamenti në një godinë përballë Fakultetit Ekonomik, i cili identifikohet si “pallati me fasadë të kuqe” në dosje. Ai i ka tërhequr paratë duke u identifikuar me emrin e koduar “shoku i Valkanit”.

Apartamenti kushtonte në total 236 mijë euro, por pjesën tjetër Dyli e ka mbuluar me një kredi fiktive të marrë në bankë, të cilën e ka shlyer me paratë e dërguara nga Çopja dhe që qëndronin në pikën e këmbimit valutor të Micit.

Në njërën nga bisedat që ndodhet në vendimin e gjykatës, Dyli i shpjegoi Çopjes se “drejtori i bankës e kishte këshilluar që kalimi i pagesave të bëhej çdo 5-6 ditë me shuma monetare 7 mijë deri në 10 mijë euro, pasi kur bëhen derdhjet cash nuk gjurmohen dot, vetëm se kanë komisione të larta”.

Franc Çopja shfaqet veçanërisht i interesuar për të blerë flori të pastër 24 karatësh në janar të vitit 2021 dhe personi që kujdesej për sigurimin e arit ishte kambisti Mici.

Në një rast, Mici akuzohet se i ka siguruar Çopjes 10 kilogramë flori të pastër, por bosi i organizatës i ka kërkuar që t’i sigurojë edhe 30 kilogramë të tjerë, të cilët rezultojnë të jenë sjellë në Shqipëri.

Në komunikimet mes tyre, hetuesit thonë se kanë gjetur edhe foto të lingotave të arit me vlerë 15.4 milionë euro. Sipas vendimit, Mici i kishte siguruar lingotat e arit me vlerë 15.4 milionë euro për llogari të Franc Çopjes.

Lika dhe Mici u arrestuan gjatë operacionit në fund të korrikut me akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale, por avokati i tyre, Adriatik Kuka i tha BIRN se ata nuk i lidh asgjë me veprimtarinë kriminale që iu atribuohet dhe se “janë të tronditur nga akuzat”.

Kuka tha gjithashtu se klientët e tij janë taksapagues të rregullt, tregtarë të njohur në qytetin e Tiranës dhe praktikantë të fesë myslimane.

“Duke qenë se janë praktikantë të fesë myslimane, për shkak të fesë nuk i lidh asnjë gjë me veprimtaritë kriminale. Si rrjedhim, nuk mund të shkelin normat ligjore/njerëzore që vijnë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe ligjeve në fuqi,” përfundoi Kuka. /BIRN/

The post Investitori nga Dubai: Si u pastruan paratë e narkotrafikut në projekte ndërtimi në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Detaje tronditëse/ Vrau Endrit Alibejn dhe i shkoi në varrim, Franc Çopja në “Sky”: I hodha 50€

By: V K
28 August 2024 at 14:40

Një nga episodet më të rënda ku pasqyrohen vrasjet në seri të grupit “Çopja” dhe grupit të Erjon Alibej, është momenti i masakrës me tre të vrarë në Bradashesh, ku një ditë më pas organizatori dhe financuesi kryesor i vrasjeve shkon në varrimin e “gjahut” të tij, Endrit Alibej.

Një veprim ky që në komunikimet “Sky”, tregohet me shumë mburrje nga Franc Çopja, tek i afërmi i tij Renato Musaku, i cili mësohet të jetë shpallur në kërkim për akuzën e “Përkrahjes së autorëve të krimit” në formën e “Organizatës kriminale”.

Duhet shumë guxim i madh dhe njëherësh duhet të jesh njeri jo normal për të kryer veprime të tilla, ku pasi ke vrarë shokun e ngushtë dhe bashkëpunëtorin tënd në trafikun e kokainës, një ditë më pas t’i shkosh në varrim atij dhe solidarizohesh me familjarët duke i hedhur 50 euro në formë ngushëllimi.

Në bisedat e “SKY”, Franc Çopja, i përshkruan kushëririt të tij Renato Musaku dhe situatën e rëndë që ishte në familjen e Endrit Alibej, duke i thënë se gruaja rumune e Endritit qante në gjuhën e saj Rumune duke thënë: “…Endrit jubira miaaaa…”.

Sipas të dhënave pjesore të siguruara nga gazetari i “Ora News” Elton Qyno, shtatë muaj pasi skuadra e Talo Çelës kishin kryer vrasjen e trefishtë, financuesi i kësaj vrasjeje Franc Çopja flet me një person tjetër, duke i thënë se një shtetas me nofkën “Bjondi” nuk është ndarë mirë me Hajdar Bakon, por sërisht ata nuk janë vrarë me njëri-tjetrin, siç po bënin me Endrit dhe Erjon Alibej.

Franci i shkruan se:…në fakt këto janë njohur prej Darit. Se dhe ne me “Bjondin” s’jemi ndarë mirë me i fjalë, jo me të vrame. Se ika unë, i piva kafe, i hodha një 50 euro, kur vdiq ai “Tarzani”. Gjasme ato të vrasin e të vinë të pinë kafen…”.

Personi tjetër ia kthen mesazhin duke qeshur: ”…hahahahaha, e ke bo këtë punë ti? Nejse shofim tani, ça do nxjerin. Atij tatit i ka shku llafi 100 për qind…”.

Por Franc Çopja sërish i shkruan, duke i thënë se nuk ka shkuar vetëm njëherë për ngushëllim, por dy herë, edhe në varrim edhe pas varrimit.

“…si e kam ba???. Kam shku dy herë unë o robo dhe para se me varros dhe masi e varrosën, i hodha një 50 eurosh… Shok për shpirt të Shpëtimit, si kisha shku, por m’kan ardh 3 vjet rrjesht kahu siç i vajtja, me t’puthme me përqafime…”.

Personi tjetër ia kthen duke i shkruar:…hahaha, po ça bo be plakun mer burr. Ç’ja q*** robt mo shku ku i kan…”.

Më tej, i njëjti person e pyet Franc Çopjan se kush është ky “Tarzani”…?

Dhe Franci ia kthen duke i shkruar si më poshtë vijon: “…Tarzani a ky para veti 3, ke “Reng-Roveri” hahaha këtë që se kapshin plumbat Rob q***…”.

Ndërkohë, një vit e gjysmë nga masakra në Bradashesh të Elbasanit, ku mbeti i vrarë Endrit Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri dhe miku turk Erdal Duranay, kapoja i grupit Franc Çopja, nga Dubai, komunikon me kushëririn e tij në Elbasan, Renato Musaku, ky i fundit një tregtar makinash.

Franc Çopja, në bisedë i thotë Renato Musakut, se Talo Çela dhe personat e tjerë të grupit të tij kanë gabuar nga mendjemadhësia, janë hallakatur dhe kanë biseduar me persona të tretë për ngjarjet kriminale, ku kanë marrë pjesë dhe duhet të ishin mbajtur nën kontroll pasi Franci, nuk i ka pas planifikuar kështu rrjedhën e ngjarjeve dhe veprimet e Talos dhe grupit të tij pas ngjarjeve mund të ndikojnë në zbardhjen e tyre.

Gjithashtu, Franci shprehet se anëtarët e familjes (Alibej) kanë qenë në ajër pasi nuk e kanë pasur dijeni se nga i vinte problem, kush ishin personat që kanë financuar dhe porositur vrasjen e familjarëve të tyre.

Franc Çopja, informon Renato Musaku, se, ai (Franci) ka shkuar edhe për vaki dhe ka hedhur 50 Euro dhe ju ka thënë me ironi: “…t’i rrojnë familjarët!…” dhe jep detajet për bashkëshorten e të ndjerit Endrit Alibej, e cila sipas tij qante në gjuhën rumune.

Në “SKY” Franci shprehet se: “…ato janë legena dhe sp***ë e keqe, është turp ti quash armiq”.

Por në fund kushëriri i tij, Renato Musaku, e këshillon Franc Çopjan se duhet ta vendosë në vijë përsëri grupin e tij të vrasësve me pagesë.

Franci i shkruan Renatos duke i thënë se grupi i tij është dëmtuar që kur u arrestua ai kalamani, duke nënkuptuar Klevis Allën, i cili pranoi të bashkëpunojë me drejtësisë, por më pas doli që kishte gënjyer prokurorët duke thënë qëllimisht emrat e Talo Çelës dhe Altin Ndocit, në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Prill 2020 në Durrës.

“…u zbulun ato të gjithë. Po çar ti baj Talos unë, fluturon me bisht në bythë. Se ato ishin ajrorë, s’dishin gja nga po i vinte. Po Talo b*ja, iku me i ven aty doli pastaj gaboi. Iku nga menja vet Talo, si pall k**i, tha e njof unë këtë shkoj unë i them. Kjo punë s’do trima budallej. Unë ja thash live atyne, majeni men i thash ato thanë vari k**n, këtij kalamanit. Kur re ti burg, u zhduka unë s’dilja ma lirshem s’ikja ma as Shqipri. Bana ca lekë,ene hec babeeee ça ti baja??? Ika i piva një kafe, i hodha i 50 eurosh. Trroni vet, ti rrojnë dashmit i thashë hahahaha…”.

Dhe Musaku ia kthen me të qeshur:…hahahaha…”.

Dhe sërisht Franc Çopja, vijon t’i shkruajë duke i përshkruar situatën e rëndë në shtëpinë e familjes Alibej duke shtuar:

“…qante ajo nusja atij… Indrit jubira miaaaa…, se e ka rumune…po b… vari k…n, s…me e keqe…Legena, turp me i thanë armik. Për zotin po u hallakatën m’brapa këta të tjerët, s’kishim shku kështu gjanat jo, si pata planifiku kështu…”.

Por Musaku i thotë duke vijuar të shkruajë: “…hahaha tamam, të degjenerum fare…”.

Ndërsa Çopja i thotë: “…po ngrit huna përpjet…”.

Dhe Musaku që ia kthen sërish duke i thënë:…po duhesh me u majt pak ma në kontroll, po hajt ma duhet me pa si me i van në vijë prapë…”.

Më tej, Franc Çopja në muajin maj 2020 flet në “Sky” me një person tjetër duke i thënë se ka 5 vjet është ngarkuar shumë duke u marrë dhe me vrasjet e kundërshtarëve të tij:

“…shoku jam i vogël me moshë, po kam 10 vjet pa pushim. Sidomos këtë 5 vjeçarin e funit, as familje asgja s’po shijoj. Mall, intriga, lek, vrite-prite, më hikën petlla…”.

Gjithashtu, Franci më tej i shkruan se pendesa e Klevis Allës dhe sherri që ka bërë Nuredin Dumani me Talo Çelën për një makinë të qelbur i ka prishur shumë punë.

”…kanë qënë me mu bashkë të gjithë, për 1 makinë të qelbët ka nis gjithë puna prej atij mostrës së vogël. Na mori në qafë, na prishi shumë punë…”.

Pas pendesës së Klevis Allës, është arrestuar Altin Ndoci, anëtar dhe vrasës me pagesë në grupin e “Çopjave”.

The post Detaje tronditëse/ Vrau Endrit Alibejn dhe i shkoi në varrim, Franc Çopja në “Sky”: I hodha 50€ appeared first on Albeu.com.

‘Operacione të fshehta’, Plaurent Dervishaj sillet nga Dubai në Tiranë

14 August 2024 at 19:14

Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën më 14 gusht sjelljen nga Dubai në Tiranë të të shpallurve në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçajt, të akuzuar për një sërë atentatesh dhe vrasjesh. Ata njihen si pjesëtarë të “Bandës së Durrësit”, e drejtuar nga Lulzim Berisha, aktualisht i ndaluar […]

The post ‘Operacione të fshehta’, Plaurent Dervishaj sillet nga Dubai në Tiranë appeared first on Reporter.al.

Pritet ‘koka e Meduzës’ për organizatën kriminale të vëllezërve Çopja

1 August 2024 at 19:02

Një prej organizatave kriminale më të përfolura në vend është goditur të enjten nga Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe agjencitë homolege në Hollandë, Belgjikë e Francë. Operacioni i përbashkët u kodua me emrin “Gorgon” – figura monstruoze sipas mitologjisë greke, me Meduzën si përfaqësuesen më të njohur të tyre. Në një […]

The post Pritet ‘koka e Meduzës’ për organizatën kriminale të vëllezërve Çopja appeared first on Reporter.al.

❌
❌