Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Vlora pas përmbytjeve/ Kryebashkiaku Dredha: Kemi aktivizuar fondin e emergjencave, vlerësimet e dëmeve po vijojnë ende

8 October 2024 at 23:49

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, në një intervistë për “Ora e Fundit”, theksoi se institucioni që ai drejton ka përthithur të gjitha fondet për shërbimet sociale, fond ky që akordohet nga ana e qeverisë qendrore.

“Ka një fond për shërbimet sociale që akordohet nga institucionet qendrore dhe ai fond është ezaurur 100% të tij nga Bashkia e Vlorës”, tha ai.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, këtë të martë zhvilloi një takim me kryebashkiakët dhe disa ministria, ndërsa gjatë bisedës dha porosi të qarta duke e vënë theksin tek masat kundër përmbytjeve dhe te procesi i legalizimeve.

Ai u ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakëve  sa i përket procesit të legalizimit, duke thënë se në këtë pikë nuk ka tolerime dhe duhet fokus maksimal.

Shefi i qeverisë tha se ky proces duhet të përshpejtohet për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve në mbarë vendin.

Kryebashkiaku i Vlorës, tha se përfshirja e Bashkisë në procesin e legalizimit është një iniciativë e mirë. Ai theksoi se në Vlorë do bëjnë maksimumin për ta çuar para procesin, ndërsa theksoi se gjatë këtij procesi, mund të hasen dosje, që kanë probleme dhe zgjidhja e tyre duhet të bëhet me rrugë gjyqësore.

“Iniciativë shumë e mirë, që edhe bashkia të jetë pjesë e këtij procesi.  Na duket një moment i mirë që edhe bashkia të jetë pjesë e këtij procesi. Gati përshpejtimi i legalizimeve në Vlorë, janë shumë dosje, që janë të pashqyrtuara, janë dosje, të cilat mund të jenë të pazgjidhshme, por ne do ti kalojmë në sitë. Mund të këtë mbivendosje, Ka disa dosje që mund të zgjidhen vetëm me rrugë gjyqësore. Këto janë ato problematika, që nuk varet nga Vlora, Ne do bëjmë çdo gjë për të përshpejtuar procesin e legalizimit”, tha ai.

Kryebashkiaku Dredha u pyet dhe për përmbytjet që prekën Vlorën pak ditë më parë. Sipas tij, reshjet e shiut kanë qenë të pazakonta, pavarësisht se emergjencat civile kanë qenë në terren, por pa mundur të evitojnë vërshimin e ujit në banesa e biznese.

Ai theksoi se bashkia e Vlorës ka aktivizuar fondin e emergjencës dhe mund të kërkojë fonde shtesë nga qeveria për të dëmshpërblyer banorët e prekur nga vërshimet e ujit.

“Që në momentin kur ka filluar reshjet, kemi qenë në terren, pasi kemi pasur informacion nga sinoptikanët që do kishte reshje, por nuk parashikohej të kishte një sasi të lartë reshjesh. Reshjet kanë qenë të pazakonta. Kemi aktivizuar fondin e emergjencave, që është 187 milionë lekë të vjetra.  Mund të kërkojmë  dhe ndihmë me një fond shtesë nga institucionet qendrore. ”, tha ai.

Yesterday — 8 October 2024Main stream

Kryetari i Vlorës, Dredha refuzon kritikat e Ramës për përmbytjet: Reaguam që në pikën e parë të shiut

By: redi
8 October 2024 at 19:54

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha nuk është dakord me kritikat e kryeministrit Edi Rama, se reagimi i strukturave shtetërore në Vlorë, pas reshjeve të shiut, nuk ka ishte i duhuri. Për ”A2cnn”, Dredha tha se masat janë marrë që përpara nisjes së reshjeve të shiut, por ato kanë qenë me intensitet tepër të lartë dhe të papërballueshme dhe për infrastrukturën e kanaleve të ujërave të larta.

Source

Before yesterdayMain stream

Përmbytjet në Vlorë, Dredha mbledh Këshillin Teknik: Përmirësim i infrastrukturës së brendshme dhe asaj nëntokësore

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha mblodhi sot në një takim të rëndësishëm Këshillin Teknik të përbërë nga ekspertë të jashtëm të fushës hidrike.

Gjatë takimit nisur edhe nga situata e krijuar në Vlorë nga përmbytjet e shkaktuara javën e kaluar u diskutua për përmirësimin e infrastrukturës së brendshme dhe asaj nëntokësore.

Në mbledhjen e Këshillit Teknik ishte i pranishëm edhe prefekti i qarkut Vlorë, Kristaq Kiço, i cili në një prononcim për ATSH-në tha se “në takim biseduam për masat që duhen marrë pas situatës së shkaktuar nga përmbytjet në Vlorë”.

“Konkretisht u diskutua për masat që duhen marrë lidhur me pastrimin e kanaleve dhe më i rëndësishmi ishte kanali i ujërave të larta, por edhe masat që duhen marrë për ndërtimet pa leje që janë bërë mbi kanale dhe kolektorë gjatë viteve të kaluara”, tha Kiço.

Prefekti Kiço informoi se “u vendos që të ketë një grup ekspertësh që të diskutohet edhe si të digjitalizohet i gjithë sistemi nëntokësor i ujërave të bardha me qëllim që të shikohet edhe ndërhyrja emergjente në lidhje me këtë”.

“Nga specialistët u paraqitën propozime konkrete dhe besoj që kjo do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme që të merren masa të menjëhershme për mospërsëritjen e fenomeneve të tilla, pasi jemi para stinës së dimrit dhe nga parashikimet e sinoptikanëve parashikohet të jetë dimër i vështirë me reshje të shumta”, tha Kiço.

Ndërkohë po ditën e sotme kryebashkiaku Dredha vizitoi disa prej bizneseve të qytetit për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

/k.s/r.e/

The post Përmbytjet në Vlorë, Dredha mbledh Këshillin Teknik: Përmirësim i infrastrukturës së brendshme dhe asaj nëntokësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Uji tërhiqet nga Vlora/ Dredha: Projekt me mbështetjen e qeverisë për të evidentuar problematika të ngjashme

By: Re Nato
6 October 2024 at 13:46

Nuk ka ende një bilanc rreth banesave apo bizneseve ndërsa vijon verifikimi në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në Vlorë.

Të gjitha familjet e dëmtuara do të marrin ndihmat e para të cilat kanë nisur të shpërndahen, ku do te jetë një grup pune i ngritur bashkë me të rinj për të ndihmuar të prekurit.

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha ka theksuar se menjëherë pas kësaj situate do të ketë edhe nje projekt me mbështetjen dhe të qeverisë për të evituar problematika të ngjashme, ndërsa edhe ndërtimet e lejuara ndër vite në kanalin e ujërave të larta janë një tjetër problematikë e cila do të vlerësohet në vijim.

“Bilanci, është ende shpejt. Kudo që shkojmë hasim dhe evidentojmë që ka problematika, sidomos në shtëpitë private. Projekt konkret do të ketë. Qeveria ka qenë gjithmonë pranë”, theksoi ndër të tjera kryebashkiaku Dredha./abcnews.al

Përmbytjet në Vlorë, PD: Papërgjegjshmëri e bashkisë së rilindur, Prokuroria të hetojë

By: Ela
5 October 2024 at 14:27

Partia Demokratike e Vlorës ka reaguar pas përmbytjeve katasrofike të qytetit bregdetar. Kreu i saj, Atird Hoxha tha se përmbytjet e fundit sollën pasoja të rënda për shumë familje dhe pronat e tyre. Kjo sipas tij, për shkak të keqmenaxhimit dhe papërgjegjshmërisë së kryebashkiakut Ermal Dredha. Hoxha shprehet se kjo qeveri ka treguar se nuk […]

The post Përmbytjet në Vlorë, PD: Papërgjegjshmëri e bashkisë së rilindur, Prokuroria të hetojë appeared first on BoldNews.al.

Përmbytja e Vlorës, justifikohet kryebashkiaku Dredha: Prurja e reshjeve ishte tej normales

By: Ela
5 October 2024 at 10:19

Rrugët e qytetit të Vlorës u përmbytën pasditen e djeshme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në biznese. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, në një intervistë për Euronews Albania, justifikohet se shkaku i përmbytjeve ishte sasia e madhe e reshjeve që ra për dy orë e gjysmë, e cila ishte shumë më e lartë se norma […]

The post Përmbytja e Vlorës, justifikohet kryebashkiaku Dredha: Prurja e reshjeve ishte tej normales appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Vlorë/ Kreu i bashkisë: Evakuuam 55 banorë, po monitorojmë situatën për të llogaritur dëmet e shkaktuara

5 October 2024 at 10:33

Vlora është një nga vendet që u godit nga moti i keq, duke shkaktuar përmbytje dhe problematika në qytet.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha për “ABC News” se gjatë inspektimit në terren ka konfirmuar që situata mbetet problematike në disa zona.

“Jemi në terren. Ka zona ku mund të ketë ankesa nga qytetarë, por reagimi ka qenë maksimal. Është edhe numri i mjeteve që na kufizon të reagojmë në moment në çdo segment, po e kemi marrë me prioritet, aty ku prezenca e ujit është më e madhe, aty ku ka akses më të madh të qarkullimit të mjeteve duhet të reagojmë më shpejt”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai ka theksuar se është duke u monitoruar situata për të llogaritur dhe dëmet e shkaktuara. Më tej nënvizoi se reagimi ka qenë maksimal nga të gjitha strukturat për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

“55 persona janë evakuuar dhe po shikohet mundësia menjëherë pas normalizimin e situatës për mbështetje financiare për familjet e dëmtuar me bashkëpunim me shtabin e emergjencave”, u shpreh Dredha.

Me dhjetëra biznese dhe familje uji ka hyrë duke krijuar dëme si ne orendi familjare tek shtëpitë ndërsa në biznese dëmet kanë qenë edhe më të mëdha deri në 100 mijë euro dëme.

Kujtojmë se 33 familje dhe 55 presona janë evakuuar mbrëmjen e djeshme për ti strehuar nga konviktet e shkollës Industriale.

Ndërkohë që në ndihmë të bashkisë së Vlorës kanë mbërritur dhe Forcat e Armatosura. Nga reshjet e shumta ka pasur dhe rrëshqitje dherash në bay pasin e Kaninës.

/abcnews.al/

Rreth 30 familje detyrohen të evakuohen si pasojë e përmbytjeve në Shqipëri

4 October 2024 at 23:26

Shirat e mëdha kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Shqipërisë jugore të premten, njoftuan autoritetet.

Zona e Vlorës, në jugperëndim të vendit, është prekur më së shumti nga përmbytjet, duke detyruar rreth 30 familje të evakuohen nga shtëpitë e tyre

Shiu i dendur i së premtes përmbyti shtëpi, biznese dhe rrugë. Nuk është raportuar për viktima.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, tha për mediat se situata mbetet shqetësuese dhe se edhe shumë familje të tjera kërkojnë të evakuohen.

“Prurjet e reshjeve ishin shumë të dendura. Shiu ra për një kohë të gjatë, 2 orë e 30 minuta pa ndalim, që shkaktoi dhe një efekt negativ tek pjesa e kanalit të ujërave të larta që ka dalë jashtë shtratit dhe gjithë uji ka vërshuar në mes të qytetit. Situata ka qenë realisht alarmante”, tha Dredha.

Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor në Vlorë, mbërritën atje me dy moto varka, dy ekipe të pajisur me dy motopompa, tetë mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Fier, Lushnje, dhe Pogradec.

Me përmbytje janë përballur të premten edhe Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, me këtë të parën që ka pësuar fatkeqësinë më të madhe në 40 vjetët e fundit.

Të paktën 19 njerëz kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe shumë të tjerë janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut.

The post Rreth 30 familje detyrohen të evakuohen si pasojë e përmbytjeve në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Vlora nën pushtetin e ujit, kryetari i Bashkisë kërkon ndihmën e ushtrisë: Është çarë kanali i ujërave të larta të qytetit

By: redi
4 October 2024 at 19:21

Si asnjëherë më parë i gjithë qyteti i Vlorës është nën pushtetin e ujit, pas reshjeve të dendura që përfshinë qytetin pas mesditës. Kryebashkiaku Ermal Dredha informon se janë evakuar 22 familje, ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar. Është kërkuar dhe ndihma e ushtrisë pasi është çarë kanali i ujrave të larta të qytetit. 22 familje janë evakuar pasi banesat e…

Source

❌
❌